Flamuri palestinez ngrihet për herë të parë tek Kombet e Bashkuara

30 Shtator 2015, 11:08Bota TEMA

Flamuri palestinez  do të ngrihet për herë të parë tek Kombet e Bashkuara dhe kjo  lëvizje ka gjasa të shkaktojë disa polemika.

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë vende të tjera votuan kundër mocionit në fillim të këtij muaji në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me përfaqësuesin e OKB-së, izraelitin Ron Prosor i cili tha se ky veprim ishte një “përpjekje e hapur për ndryshimin e kursit të OKB-së”.

Ndërsa lideri palestinez Mahmoud Abbas tha se “Unë jam i sigurt se ditën kur flamuri ynë do  të ngrihet mes flamujve të tjerë të bashkësisë së kombeve, do të jetë dita më emocionale dhe më krenare.

Abbas këmbënguli gjithashtu se e vetmja mënyrë që palestinezët mund të arrijnë të marrin shtetësinë ishte përmes bisedimeve të drejtpërdrejta, raporton BBC.

Mocioni u miratua me 119 vota ku 45 vende abstenuan. Të dy udhëheqësit, ai i  Izraelit dhe i  Palestinës do të flasin para OKB-së këtë javë.

“Ndjenja e krenarisë mes popullit palestinez ishte shumë e madhe në ditën që bota votoi në favor të kësaj nisme historike,” tha Abbas të martën.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një zgjidhje shumëpalëshe të konfliktit izraelito-palestinez, duke shtuar se “OKB-ja duhet t’i japë popullit tim më shumë sesa shpresë”./j.h

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje