Putin bën gati armët, nis mësymja kundër ISIS

30 Shtator 2015, 13:35Bota TEMA

Vladimir Putin po bën gati armët. Parlamenti rus miratoi përdorimin e forcave të armatosura në Siri për të luftuar, ashtu siç kërkoi edhe presidenti sirian Assad, xhihadistët e ISIS.

“Në Siri do të sulmojmë vetëm nga ajri, me avionë luftarakë”, shpjegoi shefi i administratës presidenciale Sergei Ivanov.

Dje në mbrëmje Putin kishte kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë rus për të diskutuar “lutën kundër terroristëve dhe ekstremizmit”. Në mbledhje morën pjesëkryeministri Dmitri Medvedev, presidenti i Dumës Sergei Narishkin, presidentja e Këshillit të Federatës Valentina Matvienko, sekretari i Këshillit të Sigurisë Vladimir Kolokoltsev etj.

“Rusia është gati të godasë në Siri dhe mund ta bëjë në çdo moment”, raportojnë burime nga inteligjenca merikane.

Putin i kërkoi Dumës autorizimin për përdorimin e kontigjentit të Forcave të Armatosura ruse që gjenden jashtë territorit “në bazë të parimeve të përgjithshme të njohur nga ligjet ndërkombëtare”.

Nuk është specifikuar se në cilën zonë do të nisin bombardimet, megjithëse inteligjenca amerikane thotë se ka pasur lëvizje si në Siri, ashtu edhe në Irak.

Sipas amerikanëve dronët rusë kanë filluar tashmë të lokalizojnë objektivët e mundshëm.

Katër aeroplanmbajtëse janë vendosur në bazën detare të Latakias ku janë edhe 600 uhstarë. Hera e fundit që Putin kishte kërkuar lejën e Dumës për të kryer sulme ishte kur aneksoi Krimenë në 2014./a.l

 

5 komente në “Putin bën gati armët, nis mësymja kundër ISIS”

  1. Shën Thomai says:

    Tani do na kthehen mbrapsht gjithe mjekroshat tane trima.

  2. ed says:

    mos

    ku do vene leshqent ?????????????????

    putin i do shume islamiket. thjesht do i ndihmoje qe te ikin me shpejt te virgjreshat.

  3. €uromilioner says:

    Amerikes eshte per ti pasur friken ,ai e jep OK,por mund ti ndihmoj ISI duke i treguar te gjithe vendet e rusit.

  4. anticensurë says:

    pa trupa toksore nuk ka fitore!!
    te këta trupat toksore duhet të jenë të zonës!thjeshtë irakenë kurd ose iranianë!!
    ata dinë si të merren me ta!!kanë të njëjtin metër!!
    si rusi si amerikani mund ë sulmojnë nga ajri,por do të ketë pak rrezultat dhe shumë viktima civile!!bastardët e ISIS do ti përdorin civilët për mbrojtje dhe në të njëjtën kohë do të bëjnë propagandë me civilët e vrarë!!

  5. Mua s'me pyet kush, por... says:

    Mua s’me pyet kush, por e shoh si te rrezikshme dtesen per trupat Ruse ne ate terren ku s’ka as kufij shtetesh, as ideologjish dhe as parimesh…

    Ne afganistan humben te gjithe vec e vec, ne kohe te ndryshme, kam frike se ketu do humbasim te gjithe se bashku…

    Nuk permenda termin SIRI, pasi aty s’ka me siri, sirianet kane ikur, i presin kudo si viktima.

    Siria eshte kthyer ne nje laborator ku po shfaqet trajleri i Luftes se trete, qe s’ka pse te jete boterore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje