Prokuroria e Brunswick-it në veri të Gjermani ka bërë hapa pas dhe ka bërë me dije nje informacion të kundërt me atë që kishte njoftuar në fillim të javës duke thene se ish-kreu i Volkswagen-it nuk është nën hetim penal në lidhje me motorët e trukuar.
”Komunikata e publikuar dje nga Prokuroria e këtij qyteti që njoftoi nisjen e një hetimi gjyqësor ndaj ish-kreut, Martin Winterkorn, ishte e keqformuluar”, njoftoi sot zëdhënësi i institucionit.
Hetimi i nisur ka për qëllim të prekë zyrtarët të Volkswagen-it për manipulimet në lidhje me motorët me dizel pa përmendur në mënyrë eksplicite askënd.