INTERVISTA/ Rama: Do kemi një samit për diasporën

3 Tetor 2015, 12:58Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një bilanc takimeve që zhvilloi Nju York, në kuadër të asambalesë së OKB-së.

Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë në lidhje me qëndrimin e tij në Nju Jork. Duke folur për Kosovën, Rama thotë se njohja e saj është dicka pozitive edhe për vetë Serbinë.

“Do të organizojmë një samit të parë për të gjithë diasporën. Në samit, do të marrin pjesë njerëz me kontribute” – thotë Edi Rama.

-Zoti kryeministër, ju patët një axhendë të ngjeshur taksimesh në Nju York, përfshirë një nga më të rëndësishmet ose më i rëndësishmi ai me presidentit e SHBA Barack Obama. Në përfundim të kësaj vizite zyrtare në SHBA me çfarë konkluzionesh ktheheni në Shqipëri?

KM Rama: Besoj që këtë herë me plot të drejtë mund të ndjehemi mirë për faktin që ishte sa një mundësi për të shprehur mendimet tona aq edhe një mundësi për të konstatuar evoluimin që roli i Shqipërisë dhe politika jonë e jashtme kanë sjellë në imazhin e vendit tonë. Jemi respektuar posaçërisht. Unë këtu bëj një krahasim me dy vjet më parë kur unë isha në OKB këtu në Nju York, sapo ishte formuar qeveria. Jemi vënë në kushtet ku na është dhënë mundësia të flasim dhe të japim kontributin tonë dhe jemi vlerësuar realisht për çka Shqipëria ka bërë në këtë periudhë kohe dhe për çka ne kemi kontribuuar në këtë sesion kaq të posaçëm për faktin se në sesionin e radhës u ra dakord edhe për axhendën e zhvillimi të 15 viteve të ardhshme.

-Përsa i përket fjalës në Asamblenë e Përgjithshme

KM Rama: Përsa i përket Kosovës besoj që jo thjesht sepse ky është një detyrim i patjetërsueshëm për këdo që përfaqëson Shqipërinë në çdo forum ndërkombëtar, por edhe sepse në fazën në të cilën ndodhet sot rajoni, njohja plotësisht e Kosovës dhe integrimi i saj në Kombet e Bashkuara do të ishte një shtysë e madhe për procesin e paqes dhe ndërveprimin rajonal dhe do të ishte një gjë shumë e mirë dhe për vetë Serbinë. Unë e pashë të udhës të këmbëngul në këtë tezë. Nga ana tjetër për sa i përket Kartës Globale është një ide që është pritur jashtëzakonisht mire dhe kjo më ka inkurajuar ta përsëris që ne të bëhemi bashkë me vendet e tjera, por ne do ta fillojmë këtë si Shqipëri për të përfshirë në kurikulën e sistemit tonë arsimor një kartë vlerash, që do të thotë një kartë ku të gjithë fëmijët edhe më të rinjtë të njihem me domosdoshmërinë dhe të kuptojnë domosdoshmërinë e respekti të fesë së tjetrit, të identitetit të tjetrit, të ngjyrës së tjetrit të historisë së tjetrit e kështu me radhë. Kuptohet kjo kërkon një artikulim më të detajuar dhe më të gjerë dhe ne kemi filluar të punën për këtë.

Takimet me Diasporën dhe propozimi për samitin e saj.

KM Rama: Ne jemi angazhuar prej më shumë se një viti në një projekt bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit dhe pjesë e këtij projekti është edhe Diaspora. Gjatë këtij viti kemi punuar për të identifikuar një qasje të re ndaj diasporës duke konsideruar edhe opinionet, vlerësimet, gjykimet dhe paragjykimet e mundshme në Diasporë lidhur me Shqipërinë, gjë për të cilën kemi bërë dhe një anketë shumë profesionale me e diasporën shqiptare në Amerikë. Mbi këtë bazë kemi vendosur të organizojmë një samit të parë të Diasporës ku do të ftojmë njerëz nga e gjithë Diaspora shqiptare në Amerikë ose Europë, njerëz me kontribute të kahershme, njerëz me kontribute të reja, njerëz të sferave të ndryshme për të bërë një diskutim të madh kombëtar për të parë se çfarë mund të bëjmë sëbashku lidhur me marrëdhënien dhe ndërveprimin me diasporën.

10 komente në “INTERVISTA/ Rama: Do kemi një samit për diasporën”

  1. Lili says:

    Po ku mbraroje brain drain-i i profesionisteve te diaspores ne shendetsi?
    A e keni njesoj kete nismje?

  2. Lili says:

    Gjithe Franca gjate ketij vjeti kremton 30 vjetorin e kompanise Preljocaj edhe gati cdo qytete ku kjo kompani ka luajtur ka shfaq nga kile get e angelinit nje program apostafat per kete rast:ministria e kultures shqiptare as nuk i ka reja ndermend,as kile feve shqiptare edhe pse Angelini nuk e harroj Tiranen edhe e pruni baletin edhe ne Tiranen….
    Shih’ trente ans du ballet preljocaj en France’.

  3. Mustafa Kacollja says:

    zoti kryeminister une si shqipetar ju uroj qe ta beni kete samit me diasporen me seriozitetin me te madh.te ftohen te gjithe ata qe kane kontribuar e qe kontribuojne per ceshtjen kombetare.por te tregohet kujdes mos i jepni ngjyra politike.interesi kombetar te ndahet nga interesat politike te partive.kombi mbi te gjitha.

  4. Titi says:

    Jam plotesisht dakort me komentun tuaj z.Mustafa Ky samit ka vetem dy ngjyra Kuq e zi dhe dhe ne kete samit nuk duhet te diskutohet per asnje parti por vetem probleme qe jane shqetesuse per kombin shqipetar

  5. TARRASI says:

    Kush ja beri itervisten shokut Rama , Meroja apo Sokol Palla se me “Zerin e Amerikes” u soll si rrugac perball tere botes shqiptare megjirthse gazetari Ikonomi u tregua mjaft I sjellshem duke mos e pyetur as per 200 miljonshin as per investimet ne real state e as per investimet e tjera ne fushen e sherbimeve.
    Nuk mendoj se do I premtoje koha me bere edhe nje maskarade tjeter me diasporen pas asaj qe berikur erdhi ne pushtet me kriminele.
    Nuk kishte lene kriminel pa bere deputet dhe pasi e mbushi edhe administraten me te tille beri thirrje qe te vije dhe diaspora ne ceten e tije te krimit.

  6. vetrani says:

    Ta paska rras keq RMA o Tarras.

  7. Edver Salmagari says:

    Ka nja dy-tri gjera ketu qe nuk shkojne. Njera eshte se kongresin e diaspores nuk duhet e nuk mundet ta organizoje qeveria e Tiranes, e Kosoves, apo qeveri tjater. Kongresi i Diaspores i perket Diaspores – po u perzie qeveria e parija, eshte e kontaminuar, e kontrolluar, e perdreqizuar. Duan qe edhe diasporen ta mbajne nen kontroll. Marifetçinj te ligj.

    1. Disaspora esht nje grumbull budallenjsh qe kane nje nivel tejet qesharak ne cdo aspekt .

      Ketu diaspora drejtohet nga ca deficente qe te vjen per te vjelle ti degjosh se ata kane nje mentalitet te Shqiperise mocalore te kohes se Zogut

      As qe ja vlen fare te meresh me diaspiren

      I vetmi intelektual dhe njeri me te vertet inteligjent esht Profesor Nikolla Pano . Ky esht edhe personi qe intervistohet nga media amerikane kur flitet per ceshtjet shqiptare
      Gjithe te tjeret jane ca rembythje dhe budallenj qe genjejn njeri tjetrin dhe nuk i pjerdh njeri fare mga Administrata amerikane

  8. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” says:

    Si nuk i mbaruan fishekzjarret dhe shashkat ketij njeriu more????!!!

    Cdo gje eshte gati te beje, pervec ekonomise dhe ndertimit te shtetit

  9. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” says:

    Si nuk i mbaruan fishekzjarret dhe shashkat ketij njeriu more????!!!

    Cdo gje eshte gati te beje, pervec ekonomise dhe ndertimit te shtetit ligjor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje