Gjermania është shprehur e gatshme të presë deri në 1,5 milionë refugjatë në 2015-ën, një shifër mjaft e lartë e njoftuar deri më tani nga ana e qeverisë, njoftoi sot e përditshmja gjermane
“Bild” referuar një dokumenti konfidencial.
Deri më tani, Gjermania kishte parashikuar të akomodonte rreth 800 mijë deri në një milion migrantë në vitin 2015 duke shënuar një shifër rekord për vendin dhe për Evropën.
Por sipas një dokumenti konfidencial cituar nga e përditshmja popullore, autoritetet gjermane vlerësojnë se vendi mund të presë në tre muajt e ardhshëm më pak se 920 mijë migrantë të tjerë duke i tejkaluar parashikimet në 1,5 milion persona për vitin 2015-të.
“Presioni migrator pritet të rritet ende. Për tremujorin e katërt ne do të llogarisim një shifër midis 7 mijë dhe 10 mijë hyrjeve të paligjshme në ditë, referuar ekstrakteve të këtij dokumenti, ku “Bild” nuk e saktëson origjinën e kontigjentit të migrantëve.
“Kjo shifër e madhe e azilkërkuesve rrezikon të bëhet një ngarkesë ekstreme për rajonet dhe komunat gjermane duke evidentuar edhe më tepër rrezikun e prishjes së sistemit të furnizimit dhe mbështetjes me ndihma”
Ju lutem gazetare te Temes,mos shkruani me artikuj te tille se nuk do te ngelet njeri ne Shqiperi!
Jo se eshte i gatshem, por parashikon se mund te jene aq. Nga titulli duket sinur na behet thirrje edhe neve qe s’kemi ikur akoma qe te shkojme.
Gazetare analfabete funksionale, mos shkruani gjerat sipas kokes suaj, por siç jane. Perktheni mire dhe mos ia fusni kot. Nuk thuhet qe jane te gatshem, por ka mundesi qe numri i te ardhurve do te shkoje deri ne 1,5 milion. Asnjeri nuk eshte i gatshem, por gjermaneve u doli situata nga duart dhe tani po mundohen qe te korrigjojne ate qe prishen me duart e tyre, por kjo gje tani eshte shume vone dhe pasojat jane katastrofike.
Ju lutem ju te Temes, qe te mos perdorni kosovare ne perkthime dhe shkrime, sepse nuk e kane idene e te shkruajturit te gjuhes standarde shqipe.
Nuk shkruhet “deri me tani”, or tunxh! Ne artikullin origjinal nuk eshte shkruajtur “deri me tani”! Kur do te mesoni qe te shkruani ashtu siç duhet gjuhen shqipe?!
o gazetar leshi ,nuk shkruan ashtu por sipas informacionev pritet te vijn afro 1.5 milon ,ju jeni disa matrapaz gazetar e hapni thashmetheme te rreme
o njerez, shteti gjerman i referohet refugjateve te luftes, jo azilantve shqiptare
shqiptaret nderkohe kthehen pas me aviona… llafe te bukura, mire se nuk te futin ne BE por nuk te lene dhe futin hundet gjithnje si ta bejme vete shtetin ketu. Per mua, te krijohet nje parti qe nuk e ka ne program futjen ne BE por reciprocitetin me BE (nga vizat, heqja e prioritetit te ligjeve te BE, hapje nga faktoreve te tjere per investime etj) dhe do shihni si do vrapoje BE ta ne joshe serisht. Nuk i intereson te kete ne zemer te saj, nje shtet qe sheh gjetiu per partnership. Nacionalizmi funksionoi me kroacine, po funksionon me serbine, vetem ne pacifistat dhe kozmopoliitet e ballkanit, kemi mbetur ne bisht. Se dhe drejtesia nuk behet se nuk te le BE se i ka partnere ata qe bene kerdine 25 vjet (jane antikomunista te oreve te para dhe sot ende priten me nderime ne perendim).
Mori fund Europa. Te rroje Merkeli.