Katër autobusë të vegjël pa shofer janë në provë në qytetin grek të Trikalas, i pari nga pesë qytetet evropiane që po prezanton transportin e automatizuar.
Automjetet janë pjesë e CityMobil2, një projekt kërkimor i financuar nga BE-ja, ku po testohen sistemet e automatizuara të transportit rrugor me autobusë pa shoferë (vetë-lëvizin) në gjithë Evropën. Çdo autobus mund të transportojë nga 10 deri në 12 pasagjerë përgjatë rrugës me një shpejtësi deri në 20 kilometra në orë.
“Unë isha duke menduar … një autobus pa shofer, si mund të jetë ?, – pyeti një grua e moshuar, e cila bëri një udhëtim me njërin nga autobusët vogël.
“Por unë u kënaqa me të vërtetë dhe nuk kishte asnjë problem. Është si një autobus i rregullt me shofer. Unë do të përdorë atë, pasi ai kalon nëpër lagjen time”.
Autobusët janë elektrike, pa zhurmë dhe nuk ndotin ambjentin.
“Këta autobus përdorin bateri për të karikuar motorin elektrik”, shpjegoi Vasilis Karavidas, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin e autobusëve.
“Ata janë të pajisur me GPS dhe lazer dhe ndjekin një rrugë të paracaktuar.
Autobusët e automatizuar përdorin sensorë për të zbuluar pengesat.
Disa njerëz janë të frikësuar, të tjerët hezitojnë, raportojnë mediat.
Çështja është t’i bindësh të gjithë, se autobusi është i sigurt. Hulumtuesit gjithashtu duan të shohin nëse këta autobusa mund të bashkëjetojnë me makinat dhe këmbësorët.
Nëse eksperimenti ka sukses, ai mund të shënojë një epokë të re për transportin publik në Evropë./j.h
Bravo!
perderisa do te kemi korrake ergates alvanous qe te mbledhin ullinje e rrodakina,ne do te tallim t’arxidia mas…………….ouzo,mezedaki kai bouzouki!
https://www.youtube.com/watch?v=EA1V4p6tzgw
Ngelen dhe shoferat e autobuzve pa pune ne greqi
Shtohet papunesia .Prandaj ben europa eksoperimente me greket , Mijera rroga te trasportit publik te shofereve shkurohen e paguhen borxhet e merkelit
varferia e madhe te tilla gjera sjell
Buk per shoferet
Popull dembel
Nje nisme per tu pergezuar, kurse palacot shqiptare qe shkruajne ketu e kane mendjen si te trashin zorren.
Me dembela se ju qe harxhoni orarin e punes neper kafene nuk ka.
hahaaa a po shoferet evgjite ku do punojne?!
Bravo, nje gje shume e mire dhe e sigurt.Edhe ambienti do te jete i paster!