KFOR-i vlerëson se terrorizmi dhe fondamentalizmi fetar janë çështje komplekse e globale, kurse të ashtuquajturit “luftëtarët e huaj” prekin çdo vend evropian në nivele të ndryshme
“Organizatat terroriste zakonisht rekrutojnë ndjekësit e tyre në vende ku ka kushte të veçanta sociale dhe ekonomike, të tilla si: varfëria, margjinalizimi dhe mungesa për një të ardhme me perspektivë”. Ky është qëndrimi analitik që KFOR dha për KosovaPress, në pyetjen se a është Kosova duke u rrezikuar nga grupet terroriste, të ashtuquajtura “islamike”.
Zyra për media e forcave ushtarake të NATO-s, KFOR, në Prishtinë, thotë se rajoni i Ballkanit vuan nga çështje të tilla socio-ekonomike dhe thuhet të jetë një nga fushat ku luftëtarët e huaj janë duke u rekrutuar në mënyrë aktive.
“Megjithatë, ne duam të theksojmë se institucionet në Kosovë janë të përkushtuara për të luftuar këtë fenomen, dhe në vitin që shkoi (ato: institucionet) kanë marrë masa për të parandaluar dhe për të luftuar terrorizmin”, thuhet në përgjigen e KFOR-it.
KFOR sqaron se terrorizmi është një fenomen shumë kompleks dhe “nuk ka asnjë vend që mund të përcaktojë veten krejtësisht të imunizuar ndaj tij (terrorizmit). Institucionet në Kosovë e kanë marrë këtë fenomen seriozisht, në fakt kuvendi miratoi një ligj të rëndësishëm për të ndëshkuar ata njerëz që vendosin të marrin pjesë në luftëra në vende të huaja dhe Policia e Kosovës kryen operacione për të parandaluar atë.”
Megjithatë, KFOR do të vazhdojë të jetë në Kosovë për aq sa e kërkon situata e sigurisë, e cila sipas tyre është rritur në vazhdimësi, duke u bërë gjithnjë e më e sigurt. Ky trend pozitiv i situatës së sigurisë veçanërisht shquhet në pjesën veriore të vendit.
“KFOR-i është duke ndihmuar në arritjen e një mjedis të qëndrueshëm, multietnik dhe paqësor në Kosovë. Pa asnjë dyshim, niveli i sigurisë në tërë Kosovën, i perceptuar nga popullata vendore, është rritur ndjeshëm. KFOR-i po luan një rol të rëndësishëm në favor të të gjithë njerëzve në Kosovë dhe do të vazhdojë të garantojë një mjedis të sigurt dhe të qetë për të përmirësuar procesin e stabilizimit”, përgjigjet zyra për media e KFOR në Prishtinë.
Sipas tyre, qëndrimi i KFOR-it në Kosovë është në përputhje me situatën e sigurisë në terren, duke mbetur fuqimisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes në të gjithë vendin.
“Ne jemi vazhdimisht duke vlerësuar zhvillimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe çdo përshtatje e mundshme në të ardhmen do të bazohet në këtë vlerësim. Rregullimi i pozicionit të forcës nuk do të thotë se KFOR-i do të jetë më pak vigjilent. Prania e KFOR-it është shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit”, tha KFOR-i.
Sa i përket mundësisë për zvogëlimin e numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, KFOR-i deklaron se ‘nuk është paraparë ndonjë zvogëlim në numrin/pozicionin e ushtarëve të KFOR-it”.
pra jo vetem Dadic,por dhe KFOR ndajne te njejtin mendim: Kosovo eshte vater jihadistash…………
PO SA JANE AMAN NA THONI, SE PO NDEGJOJME PER XHIHADISTE NGA ITALIA, ANGLIA, GJERMANIA, ETJ. APO NA KENI VARUR TARGEN E XHIHADIZMIT E PO MERRNI ME QAFE PJESEN TJETER QE JANE 99.99999%, QE NUK E PERKRAHIN ATE.AH, EURPE KURVE PLAKE.JU KERKONI TE NA HIDHNI NE PREHERIN E TJETER KUJT , SIC KENI BERE GJITHMONE, PER TE NA SHUAR SHPRESEN QE PO I RILIND KETIJ KOMBI.
hetoni KFOR turk ne kosove se cfare aktiviketi ben degjenron shqiptaret dhe u jep perparsi vetem turqelive
japin ndihma ushqimore gjoja per myslymanet e vertete dokatorat turk te kforit marrin femijet shqiptare dhe u bejne synet ne menyre kolektive shahet nene terez e skenderbeu dhe mbrojne tezen se osmanet ishin te mire hapin shkolla e xhamira turke qe radikalzojne njerizt per inetres te tyre
hapin edhe faqe ne internet antishqiptare si TheOsmanlit apo turqia aleat i kombit shqiptar etj
jo me kot 5 vitet e fundit ne shqiperi kane marre pashaporta mbi 8.000 mije shtetas turq qe shumica jane spiuna dhe punojne per islamzimin e shqipeerise
Shikoni se c’fare i bene terroristave imzot po ti ver poshte! https://www.youtube.com/watch?v=MxwGd0uhPp0
https://www.youtube.com/watch?v=MxwGd0uhPp0
po vjen ere e mirre edhe ne kosove.nga mot do vine te bejne turizem camping ne shqiperi si para disa vjetesh
Sherbimet sekrete serbe, po rekrutojne aq shume turq shqipfoles ne Kosove , per t’i perdorur per propogande kunder perendimit dhe ne luften e isis, sa qe kane arritur ne limitit per t’a quajtur rrezik eminent per sigurine e rajonit dhe me gjere…Pra propoganda serbe, po konturon idene ,…. se Kosova nuk mund te qendroje jashte Serbise…Krijimii nje rasti te dyte per Serbine, do jete nje preçedent i rrezikshem edhe per Shqiperine….Jemi ne emergjence kombetare dhe historike!!!….