PD akuza Ramës: I dha 4 miliardë lekë mikut të tij për godinën. Reagon OSHEE: Shpifësit opozitarë, të mos harrojnë të paguajnë dritat!

6 Tetor 2015, 14:35Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzar kryeministrin Rama se ka ndikuar në një tender për ndërtimin e godinës së OSHEE. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tenderi për godinën e OSHEE ishte i paracaktuar, dhe i është dhënë mikut të kryeministrit Rama.

Por kompania OSHEE ka reaguar pas kësaj deklarate, duke u shprehur se nuk mund të pranojë kritika nga ata që i quan shkatërruesit e djeshëm.

Fituesi u shpall dje, dhe ai është ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, miku i tij i vjetër në biznes, Carapuli, ashtu siç kishim paralajmëruar ne me denoncimin publik që bëmë.

Ky është një korrupsion i pastër me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Masha e tij e bindur në OSHEE vetëm sa ka zbatuar porosinë në këtë rast.

Miku, partneri, ortaku i Edi Ramës mori tenderin prej 4 miliardë e 540 milionë lekësh, edhe pse kishte paraqitur ofertën më të lartë.

U skualifikua subjekti tjetër që u fut në garë duke ofruar 740 milionë lekë më pak, pra që do ti kursente qytetarëve shqiptarë 740 milionë lekë.

Ky korrupsion, kjo babëzi, kjo zhvatje bëhet pikërisht me paratë që OSHEE, kjo bande kriminale, ua ka marrë shqiptarëve me kërbaç, duke i shtypur e poshtëruar, duke i dërguar në burg, e shpesh duke u marrë dhe jetën.

Kanë përfunduar në burg e kanë vrarë vetën për 30 mijë lekë të vjetra qytetarët tanë, ndërkohë që kryeministri ndan miliardat me mikun e tij në shkelje të ligjit e procedurës.

Po dhunohen çdo ditë mijëra qytetarë që jetojnë me një dyqan të vogël, ndërkohë që Edi Rama sdo tia dijë për asnjë rregull apo ligj, jep 4 miliardë e 540 milionë lekë për ndërtuesin e sarajeve të tij të luksit”, tha Paloka

Ndërsa kompania OSHEE  pas kësaj deklarate reagoi duke thenese  nuk mund të pranojë kritika nga shkatërruesit e djeshëm.

Kompania jonë pranon çdo kritikë nga klientët dhe punon çdo ditë me bindjen se ka ende shumë për të bërë që t’u sherbejë klientëve siç e meritojnë. Por kompania jonë nuk i pranon kritikat e shkatërruesve të saj të deridjeshëm, të cilët e lanë OSHEE-në rrugëve nëpër skuta të marra me qerara marramendëse dhe me 1 miliard dollarë borxhe.

Ne do të ndertojmë qendrën e re moderne të kompanisë sonë për të kursyer parate e qirave në vite si edhe per t’i sherbyer me dinjitet të plote klientëve.

Ndërsa partisë së shkatërruesve të kompanisë kur ishin në pushtet dhe shpifësve profesionistë tani që janë në opozitë, u themi vetëm të mos harrojnë të paguajnë rregullisht dritat.

Për të tjerat le të thonë ç’të duan!”, thuhet në reagimi e OSHEE.

5 komente në “PD akuza Ramës: I dha 4 miliardë lekë mikut të tij për godinën. Reagon OSHEE: Shpifësit opozitarë, të mos harrojnë të paguajnë dritat!”

  1. Ema says:

    Dokort qe le te thon cte duan, por si eshte puna qe nuk eshte klasifikuar ne tender nje ofert me e ulet? kete sqaroni leri dritat e PD-s.

  2. gdsk says:

    Cfare pergjigje kompetente. Cfare gjuhe ka perdorur.
    Eshte e turpshme.

  3. nuni says:

    Ka vjedh Cela kur ka qene Nrnkryetar i bashkise Durres sa snumerohen. Osshe duhet te pergjigjet pse ja ka dhene konkurentit me te shtrenjte.PD prandaj eshte ne opozite. Kush jane lidhjet e Endri Fuges me Celen dhe fituesit?

  4. vito says:

    CARAPULI e meriton per seriozitetin dhe pergjegjshmerine ne cilesine e ndertimeve qe ka bere,anipse nga kooperimi me te kane perfituar firma leshi si Gener 2 etj.Tung

  5. ertonia says:

    Eurocol paska marre dhe tenderin e Parkut Olimpik . Hehe Rama qe kishte vetem 3000 e kursime e dilte me Aneten duke bere moral. Pse nuk flet mami Aneta tani per vilen dhe tenderat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje