Pavarësisht ngacimimit nga ana e gazetarëve serbë të pranishëm në konferencën për shtyp, në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë rrugës nga Rinasi drejt Tiranës, kapiteni i përfaqësueses së Serbisë, një kampion i vërtetë pavarësisht kombësisë së tij, Branislav Ivanovic, ka devijuar tendencën e diktuar për ta orientuar të gjithë intervistën dhe pyetjet vetëm në kuadrin sportiv.
“E dimë që kjo ndeshje i tejkalon disi normat dhe kufijtë sportivë. Gjithsesi ne do të mundohemi që të luajmë dhe të sillemi në mënyrë të tillë që ta fitojmë këtë ndeshje për shkak të rëndësisë që ajo ka”, ishte përgjigja e Ivanovic ndaj ngacmimit nëse goditjes me gurë të autobusit ku udhëtonte ekipi serb, ai do t’i përgjigjej me gola.
Ivanovic, sikurse dhe trajneri i Serbisë, Curcic, ka vlerësuar përfaqësuesen e Shqipërisë për rezultatet e arritura nga kjo e fundit, si dhe trajnerin De Biasi. “Dimë që Shqipëria ka një trajner italian dhe se ai ka bërë një përgatitje psikologjike të ekipit sikurse dinë vetëm ata. Nuk mendoj se jemi dy herë më të fortë, pasi nëse jemi të tillë, këtë gjë duhet ta tregojmë në fushë dhe për këtë jemi të gjithë të përgatitur”, deklaroi kapiteni i Serbisë.
Nëse do të ishte në dorën e tij që të kthehej pas në kohë për të riluajtur ndeshjen në Beograd, Ivanovic deklaron: “Do të ndryshoja rezultatin dhe pikët do ti kaloja në vendin tim. Sa i takon ndeshjes që do të luajmë nesër, ne jemi këtu vetëm për futboll dhe do të na duhet të tregojmë pikërisht atë që ka thënë trajneri De Biasi, se jemi dyfish më të fortë”.
Nga ana tjetër, kapiteni i Serbisë është krejtësisht i ndërgjegjshëm që ajo që ndodhi në Serbi nuk mund t’i rezervojë nesër përfaqësueses serbe duartrokitje në “Elbasan Arena”: “Ne nuk presim që tifozët të na duartrokasin, sikurse nuk ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në Beograd, por është një rast i mirë për të dëshmuar se ne dimë të sillemi më mirë se ka ndodhur në të kaluarën”.
O Tema, nuk eshte kapiteni i perfaqesues shqiptare Ivanovici, por asaj serbe. Pi ndonje kafe po erdhi gjume dhe shkruaj tamam.
Pse cfare duhet te beje gazeta,meqe eshte serb vetem duhet share per te plotesuar epshet e tua kafsherore? Ik o kafshe qerrrohu…
Me sa ve bast.
Respekt per kapitenin serb. Si ne Belgrado dhe ne Tirane eshte sjell tamam.
Kam pasur mundesin ta takoj 2 here kapitenin serb ne pre ndeshje dhe ne momentin e komunikimit qe jam shqipetar perkundrazi me respekt te vecant ka pranuar foto dhe autograf. Respekt
kapteni i serbise tema jo i shqiperise
Bravo lojtaret.Vetem per futboll.
Bravo,kapiteni i ekipit serb!
Respekt per kete futbollist se ka folur si perendimor.
PO çfar fai kan lojtaret serb o SHQIPTAR ata vin te japin nje çfaçe per ne dhe ne e kemi per detyr ti rrespektojm,nuk jan tifozet qe ishin tek ndeshja par jan vetem lojtaret qe nuk kishin kurr far problemi me lojtaret tan ne fush dhe atje,vetem i prishim pun dhe imazhin vetes ne jemi ne nuk jemi te dobet ne karakter qe te meremi me lojtaret ata i rrespektojm kjo esht e tera.
Cfare duartroitjesh pret pret shkaui i qenit. Neser gola e shkelma do prisni.
Ne Beograd Kol Kushtes i thane Legendarni tani te shohim kush do te jete Legjenda e rradhes Forca SHQIPNI ETNIKE
3-0 DO FITOJME NUK DUAM LUFTË DUAM PAQE JEMI NE EPERSI NUMERIKE. ME PESHTYME JA U HEQIM BREKET.
Ivanovic eshte nje lojtar i shkelqyer, por duket se edhe njeri i mire. Edhe ne ndeshjen e Beogradit ai ishte ndryshe nga ekipi i tij dhe doemos shume me lart se zyrtaret, gazetaret dhe tifozat serbe. Ishte i vetmi qe tentoi ti mbronte lojtaret tane.Madje kercenoi edhe me doreheqje nga kombetarja,pas asaj qe ndodhi.
Dhe TemA ben shume mire qe e citon dhe e vlereson.
Shyqyr që paska akoma njerëz me mënd në kokë…! Por nuk mund të ri pa komentuar tek shkrimi, shprehjen “një kampion i vërtetë PAVARËSISHT KOMBËSISË SË TIJ”… Nuk ma rrok llogjika, që në botë ka kombësi që nuk mund të kenë kampionë në sport…aq më shumë Serbia, që na pëlqen apo jo, duhet ta pranojmë se ka patur dhe ka shumë kampionë në sporte dhe është vite para nesh në këtë apsekt…! Ky është një racizëm vulgar i gazetës dhe i kamufluar me dinakëri…Pikërisht, një nga mentalitetet tona primitive raciste, është përzjerja e sportit me kombësinë, origjinën, kulturën dhe nacinalizmin primitiv… Harrojmë, ose nuk arrijmë të kuptojmë se në këtë mënyrë “shpiem ujë në mullirin” e fqinjëve tanë që nuk na duan, sepse në sport ata janë shumë më të përparuar se ne…! Ky është realiteti dhe sa më shpejt ta kuptojmë e pranojmë, aq më mirë për ne… Me nacionalizma idiote primitive, me vrer dhe urrejtje injorante, me flamuj e banderola, nuk fitohen ndeshjet…!