Ekipi serb mbërrin në Sheraton nën masa ekstreme sigurie, asnjë problem gjatë shoqërimit

7 Tetor 2015, 18:45Sport TEMA

Ekipi serb nisi rrugen drejt Tiranes në orën 18:15 nga aeroporti i Rinasit për në Sheraton ku ka mbërritur para pak çastesh, rreth orës 18:40.
Policia ka marrë masa ekstreme per rrugëtimin e ekipit serb, ndërsa të gjitha segmentet ku kaloi autobusi i futbollistëve deri në akomodimin në hotel ishin të bllokuara. 15 forca speciale RENEA te angazhuara për sigurinë fizike të ekipit serb ku ka pasur edhe autokolona me fenelina dhe drita te gjata.

Ndërkohë ka pasur grumbullime te vogla njerezish ne rrugen e Durresit dhe te sheshi Nene Tereza, por nuk ka pasur asnjë problem.
Ekipi serb hyri ne Sheraton dhe pjesa tjeter, tifozet dhe sponsoret ndodhen tek hotel Rogner.

2 komente në “Ekipi serb mbërrin në Sheraton nën masa ekstreme sigurie, asnjë problem gjatë shoqërimit”

  1. Pelasgian says:

    URRAAAAAAAA

    URRRAAAAAAAAAAAAA

    Prit kur te dale jevgu e te thoje

    Na pranoni ne EU! Ne i beme detyrat!

    E ti squirtoje Merkel ne surrat !

  2. liku says:

    Na cmenden edhe keto mediat shqiptare.
    Sikur kushedi se kush po vjen.
    – Erdhi avioni
    -Zbriti avioini.
    – Ja po del autobuzi nga rinasi.
    – Autobusi po ecen
    – Mberriti ne Sheraton.
    …..
    Tani mbete vetem te raportojne :
    – Serbet hyne ne dhoma
    – Po kryejne normalisht nevojat personale
    – Asnje s’po I ngacmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje