Lërini “heronjtë” e vërtetë të flenë gjumë

7 Tetor 2015, 20:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mendoni pak 11 lojtarët e ekipit kombëtar që do të jenë nesër në fushë. Ata kanë gjithë ditën që bombardohen me lajme që nisin me arrestimin e Morinës dhe përfundojnë me kërcënime idiote anonime për trazira. Pastaj vijon presioni i tifozëve që duan fitore për jetë a vdekje, presioni i politikanëve që bëjnë sikur flasin për paqe dhe kanë ndezur luftën.

Ata po bëhen gati të hyjnë në fushën e lojës, por më shumë se sa udhëzimet e trajnerit De Biazi, ata e kanë ngarkuar kokën e tyre me historinë shqiptaro-serbe, me betejën e Fushëkosovës, me dinastinë e Karagjeorgjeviçit, me luftën e NATO-s e UÇK-së në Kosovë, me mitin e Adem Jasharit dhe maskarat e Akranit… Kështu si po i bombardojmë ne ata, po i transformojmë nga lojtarë në personazhe historikë, duke i dërrmuar përfundimisht, për shkak të një kompleksi që kemi përballë serbëve.

Nuk do të thosha që është kompleks urrejtje, por më shumë se kaq. Kemi brenda vetes një bindje që me serbët nuk ia kemi dalë në shumicën e rasteve në histori. Ata ose na kanë mundur në beteja, ose na kanë pushtuar, ose na kanë masakruar, ose na kanë poshtëruar, ose na kanë sunduar. Na e kënë bërë këtë në tokën tonë, në vendin ku jetojmë, në familjet tona, në hapësirën tonë gjeografike, më shumë në Kosovë, por dhe në Shqipëri. Të vetmen betejë që ja kemi dal më 1999, ja dolëm vetëm se ishim në aleancë me Perëndimin kundër tyre, aleancë e cila angazhoi NATO në krahun tonë. Vetëm si të tillë mund ti mundim. Vetëm si perëndimorë. Në të gjitha rastet e tjera na kanë mundur.

Ndaj ngarkesa që kemi ndaj tyre nuk është thjesht urrejtje, por dhe një kompleks inferioriteti, një raport i pasinqertë me veten sidomos kur flasim për histori. Është kjo arsyeja që në ndeshjen e nesërme ne jemi për të gjithë luanë, pasi është rasti fatlum kur do përballemi në emër të popullit, por jo si popull, por thjesht si 11 lojtarë. Ne po bëjmë si të marrë se nuk po ndeshemi vet, se beteja nuk është në duart tona, as në këmbët dhe mendjet tona, por në këmbët e 11 lojtarëve, të cilëve nuk u mjafton të dinë të luajnë futboll, por duhet të dinë dhe gjithë komplekset që ne kemi trashëguar nga historia e bashkëjetesës dhe luftës me serbët dhe t’i mbajnë si çant shpine nëpër fushë kur të luajnë. Përfytyro pastaj dhe komentatorë gomerë televizivë që më shumë flasin për historinë sesa për futbollin dhe kur transmetojnë ndeshjen.

Si burracakë që jemi, meqë do bëjmë sikur do përballemi me serbët, por jo vet, jemi bërë të gjithë agresivë, të padurueshëm, me plot ankthe dhe pritshmëri për rezultatin, shumë herë më tepër se kur vendosen fatet e vendit tonë në raport me serbët që nga 1913-a e deri më 1999-ën.
Është ekzaktësisht personaliteti ynë i dyfishtë, i cili na bën të dukemi sikur po veshim uniformat e UÇK-së, meqë beteja reale nuk është mes nesh dhe serbëve, por mes 11 lojtarëve shqiptarë dhe serbë. Edhe nëse na mundin dhe nëse i mundim, ata nuk përfaqësojnë historinë tonë, por historinë e futbollit dhe historia e futbollit serb, është shumë më e mirë se historia e fubtollit shqiptar. Do të ishte mrekulli t’i mundim dhe asgjë e jashtëzakonshme po të fitojnë ata. Burracakëria jonë është se duam t’i vëmë 11 lojtarët tanë në gijotinën e përgjegjësisë historike; ose të fitojnë, ose të mos t’ua shohim sytë.

Mos e çani kokën djemë! Fikni televizorët, mos lexoni gazetat, mos lexoni portalet, as gazetën Tema dhe futjani gjumit. Dëgjoni vetëm Gani De Biassin, të vetmin njeri të kthjellët që keni afër këto ditë, i cili do fitoren tuaj në fushë. Ne të tjerët duam fitoren tonë mbi serbët që s’e kemi arritur dot me këmbët, duart dhe mendjet tona. Ndaj mos pyesni fare për ne. Na lini në budallallëkun tonë dhe shikoni ndeshjen. Po fituat, futjani një gotë verë dhe vazhdoni stërvitjen, po nuk fituat mos e humbisni, se keni ende shans. Ju jeni heronjtë e vetëm të kësaj beteje, edhe sikur të humbisni, ndaj flini gjumë të jeni të shplodhur për nesër. Ne burracakët që s’ua kemi dalë dot serbëve, do vazhdojmë të bëjmë sikur kemi luftë nesër.

68 komente në “Lërini “heronjtë” e vërtetë të flenë gjumë”

    1. abc says:

      sakte por mero ka nje gabim…

      serbet kane dhe nje lojtar te federuar ne 1991 dhe kete e tregon “tifozi” izet haxhia

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      pra me gjithe berishovicin jane 12 lojtare

      1. holta says:

        Debil komplet. Mbush rradhe me idiotizma ketu, sikur ta ka njeri per borxh, se per te pyetur sigurisht qe ste pyet njeri.
        Mero ka shume te drejte. Neser luhet ne fushe futoblli nje shans per Shqiperine te kualifikohet per te paren here, per te qene ne Europian. Ndaj dhe ne duhet te jemi aty si europiane, jo per te hequr meraqe nacionaliste, po per ti dhene kombit tone nje shans per nje vitrine qe nuk e ka patur me pare. Neser duhet te tregojme qe ne Europian duam te shkojme si Europiane.

        1. ALBANIA VS SERBIT & SALISERBIT says:

          MA NGADALE MOJ HOLTA

          KU NA DOLE KAQ PATRIOTE E MADHE

          KU ISHE PER 25 VJET QE ATE SHQIPERINE TENDE DHE TIMEN TA SHKATERROI SALISERBI ??

          NUK E DISKUTOJ QE SJELLJA E KULTURUAR & E EUROPJANIZUR E SHQIPTAREVE DHE FITORJA DO JETE HISTORIKE…POR KJO NUK MOHON FAKTIN QE ATE QE NUK E BERI SERBI PER 150 VJET KUNDER SHQIPERISE E BERI ME SALI SERBIN….QE E THA TROC NE KUVEND

          PO DAMIR FAZLLICIN E KAM MIK SHTEPIE..DONI TJA U SJELL PER KAFE

          DHE MOS HARRO SE NE 2007 PARA DAMIR FAZLLICIT NE KOMISJONIN E SIGURISE KOMBETARE..RAPORTUAN PARA FAZLLICIT DHE FILOSERBIT TOM RIXH..

          SHQIPTARET DUHET TE FITOJNE DY TAKIME QE TE KUALIFIKOHEN NE EUROPE

          1-ME FUTBOLLISTET SERBE

          2- ME SALISERBIN

          DHE KJO E DYTA ESHTE ME KRYESORE DHE ME E VESHTIRE

          SUKSESE HOLTA KUNDER SERBISE DHE SALISERBIT

    2. Itali says:

      Sakte por shume von ky shkrim kEni nje vit qe fryni popullin ju gazetaret per kete ndeshje.neser shpresoj mos te ndolli si me torten ne mes te tirones e kishim aty per te honger por e shkelem me kom.

    3. patriot says:

      Ne fakt,zoti Mero,ka vend per nje korrigjim te rendesishem lidhur me bilancet e betejave me serbet.Interesohu dhe do kuptosh se serbet kane pesuar nje disfate,te cilen prej asaj kohe dhe sot nuk e kaperdijne! behet fjale per disfaten poshteruese qe serbet kane pesuar ne LUME,ne krahinen e lavdishme me bilanc gjithmone fitues ndaj shkijeve!

  1. enter''" says:

    Ky artikull eshte nje shpulle e forte per te gjithe palacot nacionaliste qe keto dite vollen vrer.

  2. Rapsodi says:

    o mero kjo ketu poshte eshte heroine jo ju..ka filluar dhe cigaren..dhe…

    Supermbesa e Shali Berishës, Dakara Malltezi, është shpallur superheroinë në Serbi, për shkak të mbrojtjes së dhunës së huliganëve serbë. Dasara duket se ka futur në telashe familjen, pasi ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të familjes, e lidhur në mënyrë të shumëfishtë me qarqet më të errëta të Beogradit. Ajo e ka fshirë menjëherë postimin në Facebook, ndërsa gjysh Berisha tentoi ta mbulonte skandalin dje.

    Gjithsesi, Dasara tashmë është heroina e Serbisë. Mediat serbe i kanë dalë në mbrojtje mbesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi, pas një statusi në Facebook, ku ajo shfrynte mbi shqiptarët dhe mbronte dhunën e huliganëve serbë. Dhuna e serbëve mbi kombëtaren shqiptare, ka shokuar çdo shqiptar në mbarë botën, vetëm mbesa e Berishës shfryn vrer mbi shqiptarët. Deklaratën e saj e kanë publikuar si lajm kryesor mediat më të mëdha serbe si gazeta Blic, Telegraf, Kurir etj, duke i dhënë një hapësirë të rëndësishme. Mediat serbe, me krenari, kanë shfrytëzuar statusin e supermbesës së Berishës kundër shqiptarëve, duke e cilësuar atë “heroina” e Serbisë. Sipas medieve serbe, mbesa e Berishës kishte thënë të vërtetat që nuk thoshte asnjë shqiptar tjetër.

    Gazeta Blic, shkruan se ajo ka marrë kërcënime dhe është detyruar që ta fshijë statusin ku kritikonte futbollistët shqiptarë. Sipas Blic, mbesa e Sali Berisha ka thënë të vërtetën, se futbollistët shqiptarë nuk respektuan rregullat e futbollit dhe u treguan të pacivilizuar. Dhuna në stadiumin “Partizani” në Beograd, e provokuar nga huliganët serbë të cilët ishin të gatshëm të vrisnin lojtarët e kombëtares tonë shqiptare, të lejuar edhe nga siguria serbe, ka shokuar qytetarët shqiptarë dhe mbarë botën. Këtë ngjarje, e kanë denoncuar i madh e i vogël që ka gjak shqiptari dhe dënon dhunën dhe prapambetjen e shtetit serb, i cili e ka të vështirë të shkëputet nga e shkuara. Në këto kushte, kur të gjithë shqiptarët, të shokuar dhe të revoltuar nga ngjarja skandaloze, kanë dënuar dhunën e ushtruar nga huliganët serbë në stadiumin e Beogradit, këtë gjë nuk e ka bërë mbesa e Sali Berishës, Dasara Malltezi.

    Dasara, urrejtje ndaj shqiptarëve

    Dasara Malltezi, me anë të një postimi në Facebook, ka shokuar të gjithë shqiptarët. Përpos ngjarjes në Beograd, shqiptarëve u është dashur të mbeten të befasuar dhe të irrituar edhe nga postimi i mbesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim të gjatë në Facebook, Dasara ka shfryrë keq kundër të gjithëve atyre që kanë mbrojtur idenë se flamuri me simbolet kombëtare nuk duheshin prekur dhe as përdhosur. Por, sipas Dasarës, kjo nuk është e drejtë, pasi sipas saj, rregullat duhen respektuar.

    Lojtarët e kombëtares sipas Dasarës janë treguar të pacivilizuar dhe se kanë qenë ata që kanë qëlluar me grushte e shkelma. “Kur nuk u lejuan flamurët, duhet të mësoni të respektoni rregulla dhe jo të fusni lodra kalamajsh prapë në stadium, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse mungesë civilizimi. Shkuat për të luajtur, atëherë luani jo të ziheni me grushte e shqelma. Plasët për të thënë se serbët nuk janë të civilizuar, por harroni që jeni ju që u hodhët me grushte”, shkruante në Facebook Dasara, e cila siç duket është mërzitur shumë që lojtarët shqiptarë u vetëmbrojtën në një atmosferë armiqësore në Beograd.

    Ky status, pavarësisht se ka gjyshen me prejardhje serbe, ka mbetur në mendjen e shqiptarëve, të cilët janë bërë të gjithë bashkë me djemtë e kombëtares tonë, ku ndonjë prej tyre nuk mund të vinte i gjallë në Shqipëri nga dhuna serbe. Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi!

  3. arb says:

    Brovo Mero,
    Eshte thjesht nje ndeshje futbolli të cilën mendoj se mund ta fitojme per te vetmen arsye se Serbet nuk kane motivimin per te luajtur pasi janë jashte kampionatit. Te mos harrojme qe shumica e lojtarve serb luajne ne ekipe te medha europiane të cilat nuk do të dëshironin që lojtaret e tyre të dëmtohen per nje ndeshje pa intres.
    Gjithesesi le t’ia leme kohes.
    Te tjerat jane pallavra nacionaliste që ekzistojne gjithëmone midis dy vendeve fqinje (rasti me klasik eshte Gjermania me Francen)
    Tung

  4. eklipso says:

    Më në fund një çikë mend në gjithë këtë katrahurë folkloriko-nacionaliste.

    Na çanë trapin tifozat e leshit, që nuk kanë ça ti bëjnë gomarit dhe i bien samarit.

  5. sit..back..and relaks says:

    Ja ke fut pordhes o shok me ket artikull sa nuk ka ku te veje. po thirrjet, artikujt, shkrimet, dhe ngarkesat emocionale kur luajti shqiperia ne beograd nuk i mban mend, apo ato nuk quhen shenja inferioriteti, personalitet i dyfishte e pordhe me rigon e terrci e verrci te serbeva ndaj nesh. e nuk quhet personalitet i dyfishte por i shumefishte pasi nje person mund te kete nje dy tre apo me shume personalitete. e nuk te ngeli ty te percktosh se sa personalitete ka kombi shqiptar se per ate kemi prof dok doc illi pangon. sa per beteja te fituara e te humbura me serbet prape je ke fut pordhes kot. sepse mor zoteri serbet gjithmone kane qene pala qe ka sulmuar, gjithmone ka pasur prapa rusin, francezin dhe te tjere miq te shqiperise sot. sepse shqiperia kur luftonte serbin ne te njejten kohe luftonte turkun dhe grekun. sepse mor zoteri armatimi qe merrte serbia nga rusia dhe evropa nuk krahasohej me pushket e kohes se skenderbeut qe kishin shqiptaret, e si perfundim prape na hengren mutin se ja ku jemi ne vendin tone, me gjuhen tone. nuk vuajm nga ndonje kompleks inferioriteti ndaj askujt, vuajm vetem qe ti tregojm botes se sa e padrejte ka qene historia me ne. sa per serbet ne rast se fitojne duhet tju behet nje percjellje sic e meritojne, as me pak e as me shume se cu bene cunave tone atje. por ndeshja duhet te mbyllet pa incidente, pas ndeshjes zoti e di.

    1. Adi says:

      Mero shkruan per shqiptaret jo per serbet. Gabimet dhe komplekset e tyre nuk justifikojne gabimet dhe komplekset tona. Bravo Mero! Vetem emrin e De Biazit mos e transformo! Se nuk behet me shqiptar nese i ve nje emer turk

      1. sit..back..and relaks says:

        po ku i pe komplekset tona? te kerkosh fitoren quhet kompleks tani? po edhe kur luan apo shikon shah te nxehet gjaku e jo me kur luan apo shikon futboll. per ca kompleksesh e ke llafin, as serbet nuk kane komplekse me ne as ne me ata, kemi thjesht nje hasmeri qe shkon nder shekuj, urrejtje qe shkon nder shekuj, nuk kemi komplekse me njeri tjetrin. duhet ti themi gjerat sic jane, nuk i duam e nuk na duan por duhet te nderveprojme se jemi komshij, duhet ti flasim njerit tjetrit se jemi komshij por kjo nuk duhet patjeter te na beje te duam njeri tjetrin. ne rastin me te pare serbet do versuleshin pa meshire, pra mor mik ata kane qene jane e do jene hasmit tane, e hasmit kurre mos i zer bese. ai morina ka bere gjene me fantastike sot per sot pas ngritjes se flamurit ne vlore, i ngriti isa boletinin me ismail qemalin mu ne mes te beogradit mbi kokat e 30 mije qenerve te terbuar serbe. dhe ne ishim te paret, kushdo tjeter vetem sa do jete fotokopje e jona. Mero kerkon te beje objektivistin pa lidhje. une nuk e di per meron, por kur shikoj perballje shqiperi-serbi qofte edhe loje pingpongu te jete me hipen gjaku ne koke. Nuk e di se c’histori ju mesojne femijeve ne shkolle sot, por une te mijve do ju tregoj se kush kane qene jane e do jene armiqte tane te perjetshem, kush jane ata qe na kane vrare prere e masakruar nder shekuj e qe pa ju dridhur dora do ta benin serish ne shekullin ku jetojme, sllavet e greket.

        1. Adi says:

          Mjafton te rishikosh me gjakftohtesi ato qe shkruan dhe fjalorin e lebetitur qe perdor dhe do mr japesh te drejte. Une nuk e di ca eksperiencash personale e familjare ke pas “nder shekuj”, po mendoj qe me vrasje e dhune eshte gjithe historia e njerezimit madje dhe brenda te njejtit komb. Po te ishte ashtu spanjollet nuk duhet t’i flisnin njeri tjetrit pas luftes civile, amerikanet po ashtu, francezet pas revolucionit per vite u theren me njeri tjetrin. Ruset gjithashtu. Mos shkojme me larg ne histori. Duhet me hec perpara dhe me u perpjek me e bo me mire. Te vdekurit e vjeter duhet t’ia lene vendin te vdekurve te ri sic thote Kunder

          1. Eksperienca? dy here djegur shtepite e fisit tone nga greku. Sa per spanjollet basket dhe katalonj duan shkeputje nga madridi. Sa per fjalorin me fal qe ti ofendova serbet aq pak.

            1. Adi says:

              Lufta civile spanjolle ishte midis republikaneve/ te majteve dhe monarkisteve. Te gjithe spanjolle. Beri qindra mijera viktima. S’ka lidhje fare me basket apo katalonjasit (qe sa per dijeni nuk kane luftuar kurre me spanjollet).
              Sa per eksperiencat sigurisht qe nuk duhen harruar, por mire eshte te tejkalohen. Ndryshe nuk behet perpara. Serbet shaji sa te duash, po urrejtja tepert ashtu si dashuria e tepert eshte vleresim i madh dhe s’te ben as mire per shendetin

              1. sit..back..and relaks says:

                po ETA kujt ja hudh bombat, afrikes se jugut?

    2. Pelasgian says:

      Respekte per shkrimin ,,,,i ke bo mutin n’koke Kacurrelsit “inferiore”!

    3. @ says:

      relax and sit… back…you!

      1. sit..back..and relaks says:

        always relaxed. cdo koment qe bera ishte ne relax mode.

  6. Mero,
    urime per kete shkrim te shkelqyer.
    Je teresisht i sakt dhe atdhetar.
    Keshtu duhej te fliste Bujar Nishani ose Edi Rama dhe jo nje gazetar i thjeshte si Ju.
    Nderimet e mia.

    1. Vlora1912 says:

      “Nje gazetar i thjesht si ju” !!!!!!!!!

      O “Lexues i TemA”, po the per Meron gazetar i thjesht, cfar tu thuash gazetarve te tjere….???

      Se gazetar nuk u thua dot…..tellall po, edhe mundet!!!

      Por ke te drejt, qe e quan Atdhetar per kete shkrim te VERTET.

      Gazetar si Mero na bejne te dallojme qart nga Serbet dhe historia e tyre.

      1. Vlora 1912. “Gazetar i thjeshte…”, eshte perdorur ne kuptimin jasht funksioneve shtetrore e partiake. Dakort i/e dashur ?

        1. Vlora1912 says:

          Isha i qart per kuptimin e percaktimit Tuaj.

          Por me ate rast, gjeta mundesine te them se Mero dallon shum nga tufa e pafund e analisto gazetareve shqiptar.

          Brs,
          Ja kalofsh mire

  7. Lame Kodra says:

    Sakte dhe bukur,Mero! Por,per fat te keq,ne Shqiperi ka shume llum.
    Nuk eshte llum nacionalizmi,jo. Por eshte llum levantin, tribal,arabo-islamik.
    Thjesht, surrati i piset i nje pjese te madhe,te nje populli primtiv….

  8. Shqipetari says:

    @@ Mire mo Mero mire i thua te Gjitha…vetem do te shtoja se ne Shqipetaret nuk jemi Vetem “Burracake” jemi edhe pak Emocjonale do te shtoja…megjithe ate uroje qe ZOTI I MADHE te ndihmoje Ekipin tone dhe na Nderoj…pastaj le te Emerohemi me epitete nga me te Ndryshmet..Uroj edhe njehere FITORE, per te Gjitha ato qe na kane Bere serbet.Le te Kthehet ne nje HAKMArrje SORTIVE::::

  9. Mentari says:

    Na kan Mundur kur si gjithmone mbrapa tyre eshte Rusi.Lexo ekspediten e Skenderbeut qe shkoj gjer ne Nish per ti ndershkuar sepse ata kekronin ti bllokonin rrugen Skenderbeut per te shkuar ne ndihme te Hunadit.Serbet ne tere historine tyre nuk kan fituar asnje lufte dhe fatkeqeish jane krenare per Humbjet.Me ne shqiptaret si Komb ata asnjehere uk kan bere lufte frontale por kane bere beteja te zgjedhura duke luftuar me popullatat civile te paarmatosur e te paorganizuara.Skenderbeu i preu me shpate e i dogji te gjall ne ate ndeshkim.

  10. interesant says:

    Zoti Mero! Qëllimi i shkrimit dhe revolta ndaj sjelljes që vihet në shënjestër janë të drejta, por “urrejtja” ndaj serbëve nuk është e të tërë shqiptarëve, por vetëm e atyre që shpirtërisht rrojnë vetëm me historinë e produktet e saj, prandaj përgjithësimi nuk është i drejtë. Po ashtu nuk është e saktë që shkaku i “urrejtjes” është inferioriteti, sepse edhe serbët janë urrejtës të shqiptarëve, mirëpo, duke qenë se, sipas përshkrimit tuaj serbët janë fitimtarë të kurdohershëm ndaj shqiptarëve, atëherë ata do duhej të vuanin nga megalomania. a mos edhe megalomania është shka urrejtjeje (se pasojë ndoshta edhe mund të jetë)?! Apo ndjehen inferiorë nga fitoret e njëpasnjëshme kundër shqiptarëve!

  11. Claus says:

    Nuk eshte se mediat dhe vete Mero jane bere aq te moderuar mbi kete ndeshje, per te arritur deri aty sa ekipit ti rekomandohet mosleximi i mediave, gazetave dhe vete “Tema-s”.

    Eshte dyfyteresi dhe asgje tjeter. Eshte vetem nje maske. U ka zene rrota bishtin mediave, qeverise dhe tere dalldise nacionalo-primitive sepse e dine shume mire qe per provokimin me te vogel cmimi eshte teper larte dhe hajde tani te luajme rolin e “europianit” dhe te “moderuarit”, qe kjo ndeshje eshte vetem “ndeshje futbolli dhe asgje tjeter”.

    Do te ishte fare mire qe mediat tona me Fevzi ne krye dhe tere, politika me Ramen po ashtu ne krye te kishin qene me te moderuar para disa muajsh ne ndeshjen e Beogradit, por ja qe nuk e bene, perkundrazi ndezen gjakrat dhe perpunuan tifozet ne ate fare derexheje sa ndeshja e nderpre.

    Kjo “paqe” qe kerkohet tani eshte vetem pasoje e ndeshjes ne Beograd se e dini fare mire cfare keni gatuar ne ate kohe.

    Shpresoj te dilni pa u lagur nga ky “muhabet” ballkanik. Rrezikun “Ballist” nga hero e futet ne burg vetem per dy dite sa te kaloje kjo furtune dhe prape do te dale, por kami frike se do te kete “Balliste” te tjere qe do te ndjekin rrugen e tij.

    3200 Police dhe disa te tjere qe do te hyne neper shtepiat e elbasanllijve per te bere roje ne ballkonet e pallatave.

    Skena te mjera dhe qesharake. Skena me regjizore mediatike qe tani po na hiqeni si pellumba paqeje.

    Eshte mbrojtje e detyruar Mero. Ujku nuk e harron zanatin e tij. Me kete editorial i keni hedhur pak miell putres per te treguar “urtesi”, por ai miell me pak fryme mund te largohet dhe te dale perseri putra e ujkut me thonje te gjate.
    Perse kur ju ngushtohet rripi beheni engjej?

  12. shvejk says:

    Nuk jam dakort me ty Mero kur thua se futbollistet jane nen presionin e politikaneve qe bejne sikur flasin per paqe por kane ndezur luften. Kesaj rradhe luften e kane ndezur mediat me mendjelehtesine e tyre dhe me deshiren per te bere lajm edhe aty ku gjerat jane fare te qarta.

  13. ILIRET says:

    E sakte z.Baze, po nuk jemi te gjithe burracake te trimeruar si nacionaliste.
    Jane ca injorante pa shkolle. A mund te zhvillohet nje sondazh se sa klase shkolle kane kto grupe tifozash qe etiketohen me emra te ndryshem. Besoj as tete klase. Idjote qe kujtojne se po shkojne ne lufte por dhe nga lufta i mbushin breket.
    Dhe si pasoje e ketyre injoranteve ne kemi filluar ta humbim ndeshjen.
    Dy incidente UEFA i ka rregjistruar.
    -Autobuzi i kombetartes serbe sulmohet me gure.
    -Thirrje fyese e racizem i manifestuar nga shqiptaret gjate kalimit ne rruge te kombetares serbe.
    Kujdes. Kapini provokatoret dhe izolojini. Deri duke i bere te pademshem.

  14. Shqipetari says:

    @@ MBESA E ISH-KRYEMINISTRIT Sali berisha,Deklaroj se po te fitoj Skuadra e saj e Zemeres, pra skuadra serbe..ajo do tu beje Disa Sportisteve nje Dhurate shume “Bujare”..Do te “Luaj me Zogun” e saj ne piano…???Po ama shtoj po FITUAN SHIFTARET, rrezik se po ma “Cajne Zogun”…lol

  15. aleko says:

    Serbet ja kane dale se kane pas miqe,sidomos Rusine,Nuk mendoj se jane me te zot se shqipetaret.Shqipetsret i kane pas te gjitha kundra nga veriu ngs jugu nga perndimi dhe biles dhe nga vet Turqia qe sot e quajme Vallau i madhe””Nese dobenim nje paralele do thoja rasti shqipetare ngjason me dike jeton ne nje pallat dhe poshte dhe larte tij jetojne pese kriminele,,Cmund te behet ne te tilla raste vec ndryshimit te shtepise.Kete kanebere shqipetsret gjate historise me shpernguljet e tyre ndonje here biblike
    Por ja dolen te mbijetojne,Sapo doli dikush ne kreh tone dhe gjerat po ndryshojne ne maredhenje me fqinjet.Natyrisht kejo nuk perjashton dhe gabime tona ne planin historik.Sido qe te jete shqipetaret nuk jene shume nacionalist ,kane nje gen me te civilizuar se serbo greket te cilet nga ana e tyre ne shme raste provokojne ndjenjet e shqipetsreve dhe bindje primitive nacionaliste.Gjithsesi bie dakorte qe lojtaret e kombetares te mos i ngarkojme me shume nga cduhet psikologjikisht ,,

  16. eri says:

    Shume shkrim i bukur

  17. eda says:

    Z.Mero te lumte per llogjiken e sakte qe ke!

  18. eda says:

    Z.Mero te lumte per llogjiken e sakte qe ke!

  19. Të fala nga Shkupi says:

    Paragrafi i fundit JO “TË SHPËLODHUR” POR DUHET “TË ÇLODHUR”

    Përshëndetje dhe tekstin e ke qëlluar. Respekte

  20. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Pershendetje Mero, ke bere nje shkrim te jashtezakonshem!!!!

  21. Majmuni says:

    Hallall plako se i ke rene ne koke muhabetit! Sikur ti heqim dhe ato plisat nga koka do bejme mire. Kur te dali kombetarj e Kosoves ne selamet le te vejne dhe kllufa ne koke po deshen!!
    Dhe ate kengen e shplare Kuq e Zi bejme mire ta nderojme me nje kenge me normale tifozerie pa shqiperi te madhe e pa krenari idiotash!!
    Shqiperine e kane marre ne qafe vete shqiptaret prandaj bejme mire te rrime urte e te hajm kai luge kos!!

  22. anna says:

    Sinqerisht me je dhembsur Mero me kete shkrim….
    Serbet kane bere lufte me popullesine e pa armatosur se ne lufte frontale nuk kane dale fitimtare….turp sa shume e ul historine e vendit tend….

  23. Arber Iliri says:

    Mero, serbet me mbeshtetjen e rusise e slaveve te tjere kane qene te priviligjuar ndaj shqiptareve e kombeve te tjere fqinje, por kjo vinte nga interest gjeopolitike.Shqiptaret nuk kane komplekse ndaj serbeve dhe as qe behet fjale per humbje.Komplekse kane serbet dhe ne ndeshjen ne Beograd treguan sa prapa jane.Mund te kerkoje nje fitore mbi serbet ne fushen e futbollit dhe nje tjeter nga tribunat duke u sjelle denjesisht ndryshe nga serbet ne Beograd.I je fut detit me kembe me kete shkrim, ke gabuar ne shume pikpamje.

  24. Fredi says:

    Bravo Mero!
    Ne rastin si ky shkrim me pelqeve, pra kur nuk komenton forcat politike shqiptare, qe ne te shumten e rasteve shkruan si tifoz vetem i njeres pale.
    Uroj e shpresoj qe kete fryme per paqe e objektivitet ta vazhdosh edhe ne ardhmen.

  25. Toni says:

    Te lumte goja Zmero. Ndjenje inferioritei eshte dhe nuk ka as edhe nje lidhje me patriotizmin ose urrejtjen ndaj tyre .

    Lerini futbollistat te luajne te qete. Ulini gishtat e mesit ju injorante Shqipetare qe as nuk keni pare ndonje her ne jeten tuaj ndonje Serb.

    Tuf bagetish pa kulture.

    Forca djema dhe me fitore, po me fitore te paster sportive dhe jo budallalliqe kuq e zi e lesh e presh e Shqiponja e do vdesim per kete toke. Dokrra dhe vetem dokrra.

  26. Toni says:

    Historia ka per tu perseritur! Flamurtari ia doli me se miri me Partizanin e Beogradit ne kushte shume here me te veshtira. Lojtaret e kombetares tone jane ne kushte optimale per te triumfuar. Karikimi lojtaret e kombetares i kthen ne superlojtare dhe te jeni te sigurt qe keshtu do te jene ne kete ndeshje historike. Skuadra serbe duhet te trajtohet si ajo kombetarja greke pak vite me pare. Jam i sigurt per nje fitore te madhe e historike, e arritur ndaj serbeve e ben te paharrueshme! (me vjen keq Mero,por shkrimi jot mbi kete teme nuk eshte ne lartesine e duhur)! Fitore dhe triumf historik! (ESHTE DESTINIM I LUFTETAREVE TE VERTETE SHQIPTARE TE UDHEHEQUR NGA NJE STRATEG ITALIAN)!

  27. Muzapopullore says:

    Shume talente te fshehura paske Mero nga Peshtani. Po kete te fundit se kishim pikasur. Valium Kombetar !!!! Eshte e vetmja dite kur te gjithe shqiptaret ndjehen shqiptare dhe tregojne qe jemi popull i mrekullueshem ne te gjitha shtresezimet. Mero Dulqinja therret valium valium. Kombi te fleje se une sfitoj ndonje lek nga ky entuziasem i justifikuar.
    Mero Dulqinja!! Ky komb i mrekullueshem ka vetem nje difekt. Jashteqit vetem politikane. Por ti nga kjo ben leke. Prandaj ste pelqen qe shqiptaret qofte edhe per nje dite harrojne skuthesite nga te cilat ti ben leke.

  28. Kasëmi says:

    Jam shumë dakord me të gjithë editorialin e Meros, por dua të shtoj edhe diçka: Me idiotllëkun tonë, me nacionalizmin dhe racizmin primitiv që mbartim, sëbashku me kompleksitetin inferior që kemi, përziejmë sportin me origjinën, kulturën, trashëgiminë dhe vlerat e kombit tonë, duke harruar ose mos kuptuar, se në këtë mënyrë “shpiem ujë në mullirin” e fqinjëve tanë, të cilët realisht dhe pa diskutim, janë shumë më përpara se ne në sport… Një ndeshje sportive, nuk fitohet me klithma nacionaliste primitive, as me “flamur”, fanfara e banderola, por fitohet vetëm ë fushën e blertë të stadiumit… Këto janë vetëm për politikanët, për “interesa” të caktuara dhe për shitësit e “aksesuarëve” kuqezi…

  29. Tunxh, bir says:

    Qe te jene me te qete lojtaret,te mos meren me lajmet apo asnje informacion nga keto idiotlliqet.

  30. Bekim Sala says:

    Bekim
    Mero je treguar realist per ndeshjen e cila nuk tregon aspak vlerat kombetare te dy popujve qe ndeshen per sport e jo per lufte . Sa i perket historise e ke gabim. Asnjehere serbet nuk kane luftuar perballe nje ushtrie shqiptare, por kunder civile e Te pambrojtur e Te pa armatosur ku kane bere krime e masakra te perbindeshme duke perch dust me debimet e masakrat e 1999 kunder pleqve,grave e femive , pir qe ti i quan fitore ushtarake me Te padrejte. Kujto Skenderbeun, Elez Isufin e betejat ne mbrojtjen e Dibres ku u crane mbi 12.000 ushtare serbe e jo civile Te panbrojtur. Kujto dhe betejat e U C K- se e cila ndonese e. Igell ne numer dhe pa at atom Te rende, mu di Te rezistoje heroikisht duke i a sjelle mendjen verdalle ushtrise serbe.
    Me Te drejte kur thua qe ndeshja e futbollit nuk duhet te konvertohet ne nje ndeshje popullore ku do Te fitoje me i miri. Ke Te drejte Jugosllavia,por jo serbet, kane patur futboll me Te mire se ne, por ne kemi qene shtet i mbyllur dhe jo i hapur si Jugosllavia,dhe ky nuk eshte faji i popullit tone,por i regjimit Te kaluar qe na izoloi Nga bota.
    Sidoqofte, shkrimi eshte pozitiv, duke hequr nenvleftesimin e vlera e tona kombetare si popull me me shume re Mira se sa Te meta.

  31. Kaqaki Junior says:

    “Kemi mbrenda vetes nje bindje qe me serbet nuk ia kemi dale ne shumicen e rasteve ne histori” shkruan Mero Baze!
    _________________________________________________________________________
    Per ma shume se 450 vjet, serbet, pos tj., ishin “Raja” e jone, ne ia kemi dale, bile fort ia kemi dale!

    1. Adi says:

      Mero nuk po flet per ju turqit po per shqiptaret. Per turqit kam respekt se zbor i bone ballkanit po per shqiptaro-turqit vetem perbuzje. Jeni si ajo kurva qe do me marre meritat e atij qe e ka sh…

      1. Kaqaki Junior says:

        Ti Adi duket se je ajo shtresa e fundit te “Rajes”, keta ishin shkije magjup, kurse ata shqiptart qe ti ke fjalen, u shkrine ne turq orthodox apo ne grek artificial, shqiptart e vertet mbeten ketu ku jemi edhe sot.
        Per ty e disa helaqe te tjere, edhe naltmadhenija e tije – Ali Pashe Janina, qe sojit tend ju shkerdhej fare e fis, ishte turk.

        1. Adi says:

          Une o katunar kam Kuran 300 vjecar ne shtepi. Kur fisi yt rrinte ne shpella dhe i falej zanave. Po kjo nuk me heq perbuzjen per shqiptaro-turko-malok si puna jote dhe mendoj se turku per cdo shqiptar patriot pushtues quhet (perfshir ai Aliu leshit qe beri vetem punen e turkut e grekut)

          1. Kaqaki Junior says:

            Nejse, ti zhabe paske Kuran 300 vjecar, hehehe,
            kurse une kame te gjitha veprat e Jakob Philip-Fallmerayer si psh.
            kete botim origjinal:

            “Das albanesische Element in Griechenland. Verlag der k. Akademie, München 1857 (Teil 1) und 1860 (Teil 2)”

            1. Adi says:

              Nejse. Se llafi nxjerr llafin dhe e teprojme kot. Te kerkoj falje. Mire ben qe e lexon Fallmerayer, po ki parasysh qe nacionalizmi pa sens vetkritik nuk eshte i shendetshem

  32. M says:

    Shkrimi me i goditur per gjithe histerine kombetare te ndeshjes.

  33. ilir says:

    bukur mero.por mos na nxirrni ne gazeten tuaj opinione te hiles mbi kete djalin qe eshte arrestuar dje.eshte teper banal.nuk mund te cilesohet keshtu ky djali…ate qe pena dhe intelekti i hiles nuk e bejne dot te pakten ky djali na kenaqi te pakten per nje dite.ndersa hila dhe te tjere analiste kane dhe vetem bejne autografe ne bythet e pushtetareve bandite te shqiperise dhe kosoves

  34. Ferra says:

    Te lumte pena Mero bukur ke shkruar.Efekti i ketij shkrimi do te ishte ne maksimum dhe nje ndihme e madhe per ekipin tone po te kishe pregaditur dhe servirur ca dite me pare.Sak te lumte.

  35. arben says:

    E vertete, serbia ka skuader disa here me te mire, sepse ka histori me te gjate ne futboll dhe ka krijuar kushte per zhvillimin e sportit. Ne i kemi keta qe kemi fale kushteve qe u kanw krijuar vendet e tjera dhe tani duam te na ‘perfaqesojne’.

    1. ALBANIA VS SERBIT & SALISERBIT says:

      ZOTI ARBENOVIC

      ME SHIFRA SERBIA ESHTE PERPARA NESH POR..

      MOS HARRO FLAMURTARIN E VLORES QE GJUNJEZOI PARTIZANIN E BEOGRADIT ME GOLIN HISTORIK TE KUSHTES…EDHE ATEHERE SERBET ISHIN SHUME PERPARA NESH….ASNJE SERB NUK GUXOI TE BENTE ASNJE PROVOKIM..SE KISHTE SHTET SHQIPTAR…

      A TE KUJTOHET OR TIFOZI FADIL VOKRRIT..

      HISTORIA E FUTBOLLIT KA TREGUAR SE KUR LOJTARET E SKUADRAVE TE VOGLA OSE TE MESME LUAJNE ME ZEMER DHE TRU..ATO MPOSHTIN DHE SKUADRA LEGJENDARE

      KUJTO FITOREN E URUGUAJIT KUNDER BRAZILIT NE 1950 NE MARAKANA QE ESHTE DITE ZIE KOMBETARE PER BRAZILIN.

      ARBENOVIC

      NDESHJA DO JETE JO VETEM E QETE POR DHE NJE NGA FITORET ME TE MEDHA TE SPORTIT SHQIPTAR..

      SOT ESHTE DITA E SHQIPTAREVE…

  36. Konispoli says:

    Argument i ftohte. Eshte thjesht futboll. Per fat nuk eshte lufte se ndryshe do merrnim arratine, sic e morem para 15 vitesh.

    1. Rapsodi says:

      Per komentuesin Konispoli.

      Nje shqiptar i vertete ( jo folklorik) e thote nje fjale te mire per kombetaren…cfare shkau je qe fshihesh pas konispolit??

      Me shume dukesh se je nga fara e Mirhalem Sulejmanit (Serbian Cyrillic: Миралем Сулејманиt.

      shqiperia do fitoje..a have a dream…..me shume per keto tradhetare si ky sulejmani serb

      shqiperi 1 serbi o

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje