Si mund ta ndryshojë skandali i CEZ, PD-në?

3 Tetor 2015, 20:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Mundësia e hapjes së një hetimi për skandalin e kompanisë CEZ qysh nga dita e parë e fillimit të negociatave për privatizimin e OSHE, mund të ketë një ndikim të fortë brenda Partisë Demokratike, dhe mund të ndryshojë raportet e Lulzim Bashës me ish- ekipin e vjetër të Sali Berishës, dhe vet atë.

Hetimi, nëse kryehet, do të bëjë të pashmangshëm penalizmin e së paku ministrit të Financave, Ridvan Bode, për favorizim në uljen e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të CEZ prej KESH, kundër qëndrimit të drejtorit të KESH dhe ministrit të Ekonomisë.

Hetimi po ashtu mund të zbulojë lidhjet e kompanive seksere me një sërë politikanësh shqiptarë, ndër ta cilat shquajnë së paku 6 kompani të lidhura ngushtë me Sali Berishën. Nëse fillon hetimi, së paku Sali Berisha, Ridvan Bode dhe një sërë njerëzish rrotull tyre, sidomos biznesmenë të rëndësishëm, do të ndjehen të rrezikuar nga hetimet dhe kjo mund të vendosë Lulzim Bashën para presioneve për të mbajtur qëndrim politik kundër tyre, ose për t’u distancuar prej të akuzuarve.

Në fakt, kjo është dhe akuza e heshtur që i bëjnë Bashës në këtë histori. Ai e nisi këtë betejë pikërisht nën trysninë e këtij rrethi njerëzish, kryesisht mediat klienteliste të tij, të cilat kishin kompani seksere në CEZ, dhe kanë zhytur duart tek paratë e shqiptarëve. Duke qenë se tani ata janë familjarizuar me Edi Ramën, i krijuan Bashës idenë, se në çdo rast ai e ka një derë hapur  për tek Rama, përmes tyre. Është po aq e vërtetë, që nuk ka ndonjë plan për aleancë Rama- Basha, por ka një iluzion të Bashës, biles të hershëm, që ai mund t’ia dalë vetëm me një aleancë me Ramën, për të mos qëndruar gjithë kohën në opozitë. Në fund të verës, ai pranoi publikisht biles, se kishte marrë një ofertë të tillë nga një diplomat perëndimor dhe e kundërshtoi këtë ide, vetëm kur e kundërshtoi Rama publikisht.

Edhe tek hetimi ndërkombëtar, kërkesë e bërë nga Sali Berisha formalisht dhe e mbështetur nga Ilir Meta, Basha foli i fundit, atëhere kur u duk se shumica Berisha- Meta ishte formësuar.

Për aq sa e njohin të gjithë Bashën, gjëja më e vërtetë është se ai nuk ka një qëndrim të përfunduar për këtë çështje, por duke dashur t’i nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve, ai në fakt i dha shumë frymë gjithë konspiracioneve, që mbushën këtë hapësirë kohore, ndërkohë që flitej për CEZ. Kjo histori korrupsioni u bë pasionante për publikun, jo se flitej për para të vjedhura, se për ato shqiptarët nuk shqetësohen më, por se shoqërohej me motivin e një skenari konspirativ, sipas të cilit, kjo histori nuk do përfundonte në gjyq, por në një qeveri të re.

Kjo histori e ndryshoi PD-në dhe krijoi qartazi dyshimin se Basha i hapi rrugë këtyre skenareve konspirativë, pasi e siguruan në suksesin e tyre, duke e garantuar se kanë manipuluar dhe paguar një dëshmitar që të dëshmojë kundër Metës dhe se në rastin më të keq, do të heqi qafe nga partia disa nga garda e vjetër.

Por, fundi politik i kësaj historie ishte kundër tij. Berisha e degradoi vetë idenë e hetimit ndërkombëtar, duke mos e votuar as në Kuvend, dhe  shumica Rama- Meta kaloi një test mbijetese, i cili ua hoqi turpin të shajnë dhe njëri- tjetrin, por mos t’i ndahen njëri- tjetrit. Kurse Basha nuk ja doli as ta mbronte dhe as ta sulmonte Berishën, as ta mbronte dhe as ta sulmonte Boden, as t’i dëgjonte dhe as t’i injoronte Frangajt që e futën në këtë luftë, as t’i mbronte dhe as t’i luftonte kompanitë seksere të pronarëve të mediave,  dhe as t’i afrohej apo ta fshinte nga mendja një koalicion me Ramën. Ai doli nga kjo betejë, ashtu siç është në të vërtetë, një njeri që nuk udhëheq dot, por e udhëheqin, një njeri që nuk flet dot kurrë i pari dhe mbi të gjitha që nuk merr kurrë përgjegjësi për atë që bën. Dhe kjo më shumë se historinë e PD në raport me të, do ndryshojë historinë e tij në raport me këdo që ka probleme në PD dhe shpreson se atë e ka kryetar.

30 komente në “Si mund ta ndryshojë skandali i CEZ, PD-në?”

  1. 21 says:

    Eshte kryeartikulli i 10-te te gazeta Tema qe po i kushtohet nje telekomedia qe ka te beje me 1 dem ose krim ekonomik qe i afrohet 1 miljard dollareve.

    Ajo qe bie ne sy eshte mungesa e sinqeritetit e autorit qe do te ndaje Bashen nga krimet e Berishes .

    Kjo nuk ndodh se tre krimet me te medha te ndodhura pas 1992 jane

    pushkatimi i 21 janarit

    masakra e gerdecit

    vjedhja e gjysem miljardi dollare te rruga e kombit.

    po per kujtese le te perserisim se kush eshte krimineli LUL qe do marri stafeten ne 2017…

    A
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    B
    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    C
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
    D
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    E
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    F
    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    G
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    J
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    M
    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    Keq ardhje per meron qe ashtu si edi rama dhe ndonje dipllomat amerikan apo djathtist europjan po perpiqen ti heqin Lulit gjakun nga duart..por eshte e pamundur….

    A
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    B
    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    C
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
    D
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    E
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    F
    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    G
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    J
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    M
    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    1. Magazinieri says:

      E ke shkruajtur edhe me pare kete permbledhje fleterrufeshe.
      Duhet te keshe mega-mllef me Lulin. E kuptoj.
      Po a nuk ke gjetur forma te tjera per te shfryre?

      1. autopsia e lul qelbashit says:

        Magazinier je i madh,se ky tipi lart ka harruar qe zoti Basha eshte yll ne ngjitje dhe kur kete e thote nje ambasador per nje minister rendi qe vret 4 qytetare atehere ai vend ka marre fund
        se ky “master spy”ishte njëri ndër të përkëdhelurit e Damir Fazlliçit, nuni politik i tij.

        Firmat fantazmë të Fazlliçit në Shqipëri i administronte kunati i Lul Bashës, lëvizjet miliona euroshe nëpër këto fantazma bëheshin nga firma e bijës së Berishës, Argitës, firma e quajtur “Kola-Malltezi”, dhe kjo bijë ishte po e njëjta që kishte punuar në të njëjtat struktura në Prishtinë.

        Basha dhe buzëqeshja e tij e pështirë

        Lulëzim Basha filloi të më interesojë edhe më shumë, jo jeta e tij private, i përkëdheluri i kujt është, por statura e tij politike. Filloi të më interesojë, pasi ai nuk ishte vetëm ministër, por një njeri, pas së cilit, kishte shumë enigma të pazgjidhura.

        Ai po shndërrohej marramendshëm shpejt në kopjen e buzëqeshur të të zotit të tij, Berishës, por po merrte, po ashtu, marramendshëm shpejt, arrogancën, passkenat dhe harbutërinë e Fazlliçit, tipar lehtësisht i dallueshëm serb. Në mos tjetër, po vëreja se në politikën shqiptare, po përmbysej ideja se një grup njerëzish të rinj mund të sillnin një mendësi tjetër, më moderne, më njerëzore, më të prekshme dhe më qetësuese.

        Për gati tre dekada politika ishte dominuar nga një njeri që villte vetëm zi, shpifte, mashtronte, vidhte e pastaj vriste ëndërrimet e dhjetorit ishin tretur, njeriu që e filloi jetën me pardesy të bardhë, me ëndrrën e njerëzve se një mjek mund të kuronte plagët e atdheut, ishte bërë tashmë e keqja e atdheut të tij,
        Instalimi në Kosovë i bordit proserb dhe serb, dhe implikimi i Bashës Fakt është se sot, në Kosovë, pjesa vitale e ekonomisë në Kosovë kontrollet nga bordi serb, me të cilën janë lidhur edhe një pjesë e ekipit qeveritar, jashtë lokacionit të PDK-së E dhëna e vitit 2003 të dukej sikur po shndërrohej në vërtetësi ku në Tiranë zbriti në fushën e politikës i ashtuquajturi grupi i Kosovës, të gjithë radikalë dhe të mbështetur nga Fazlliçi,

        Basha ishte aty, më i afërti me zotin e luftës, por edhe me pasvijën e tij. Ishte më i buzëqeshuri, por edhe më i pështiri. Çfarë kishte ndodhur që ky njeri, befasisht, ishte shndërruar kështu: nga i ftohtë, i jashtëm, hijerëndë në Kosovë, tani në pështirim, përulje, pa asnjë lloj dinjiteti ?

        Mendoja dhe mendoj ende se, enigma e tij fshihet pas një emri Fazlliç dhe pas enigmës së tij, me shfaqjen e Fazlliçit fillon rrokopuja e Bashës.

        Cfarë klani e bordi përfaqëson Fazlliçi, kush erdhi pas tij në Shqipëri, të kujt ishin e vazhdojnë të jenë kontot e fshehura në Qipro, kush i lëvizte paratë sa në njërin cep në tjetrincili bord fuqizohet përmes tyrea ka lidhje mes bordit serb në Prishtinë dhe bordit serb në Tiranë Mes të gjitha lidhjeve, që dukeshin e zhdukeshin, me hijen fantazmë të hetuesit dhe të njeriut që po deformonte, shfaqet fantazma politike e Bashës.

        Pastaj erdhi humbja e 220 milionë eurove në rrugën e Kombit.

        Pastaj Marrëveshja për detin.

        Pastaj erdhi 21 janari. Bordi serb në Prishtinë dhe jashtë tij kishte pritur përmbysje të rendit të gjërave, dhunë, revoltë, përsëritje të vitit 1997. Ministri i Brendshëm i kohës, Basha, paralajmëroi ekstremin e ligjit dhe kjo ndodhi përtej ligjit. .

        Jo më larg se dje Basha kalon ne orgazëm se u vra një kuadër policie ne Shkodër dhe ka berë gati paketen e shpëtimit kombetar….

        Kush ishte ai cmendur ne 21 janar 2011 qe do mendonte se vrasesi 4 protestuesve,tradhetari detit jon,hajduti qindra miljoneve te rruges kombit,spiuni Kosoves,miku Fazllicit (qe eshte dhe miku Tome Rixhit…do te shpetonte kombin nga fituesit e 23 qershorit…se u vra nje punonjes policie…shuj bre lul qelbashi

    2. Odeta says:

      Kam nje mendim timin se kush eshte zoteria 21! ? Renditja e argumenteve kunder Bashes (dhe jo vetem) eshte mbreslenese!

  2. Shok nga Kominterni per organizaten baze 'Tema' says:

    Po shok! Futja pordhes, shok!

  3. krishti says:

    kam ca kohe qe nuk te kuptoj me mero,
    lodhesh shume per hic gje
    e ben me dashje apo pa dashje ketu qendron ceshtja..

  4. De Facto says:

    Nje shkrim si gjithnje i pakundershtueshem nga stili. Chapeau Mero!
    Por duhen thene edhe kritikat sepse shpresojme se i mirepret si mendjehapur!

    # Mero, siç vajti, nuk besojne se tjerrja e metejshme e ketij shkulmi ia vlen. Nuk perben kauze. Edhe Meta nuk eshte se po kerkon me. Zheji e qelbi sot. Ti nuk pse ndjek ate. Meta ta njeh kontributin e pamohueshem edhe me kaq sa ke bere, jo vetem ty personalisht, por edhe 3profesionalisht me portalin e nderuar TemA. Mos e çndero duke rene ne persiatje.

    # Rrekja e perfshirjes se Bodes ne kete katrahure u duk sikur do nxirrte diçka. Por ay ti e njeh eshte finok. Dhe i pergatitur. Dhe i gatsbem. Dhe ne pritje. I kishte letrat ne rregull. Kishte gjithçka. Se bashku me Banken Boterore, te cilet do apo nuk do ti, pranon apo jo, jane njefaresoj strumbullaret.
    Përpjekja jote sot, dhe sidomos pas shkarravibes se Zhejit, ngjan me nje sforco per te ricikluar argumente dalabojë. Njerezia, dhe sidomos lexuesit e tu, nuk jane as leshko e as budallenj; nuk e pertypin dot permbajtjen e ketij editoriali, pavaresisht formes se stilistikes se pamohueshme ne vlera. Pra, lere riciklimin e argumentit Bode se nuk pi uje; eshte shterp dhe nuk ngre uje ne havan. Edhe vete Ridi nuk eshte se po e rruan shume, siç e ke vene re edhe ti tanime.

    # Rrekja tjeter per te perzjere 6-7 kompanite e tjera me DIA-n te rezultoi bosh. Thuajse fiasko. Kjo sepse ti e di qe nuk ngjajne. Ti e di se ndryshojne. Eshte tamam si te perziesh vajin me ujin. Sado ta rrotullosh garuzhden, ndahen vete ata. Lere se nuk shkon me. Nese do njeri te merret me tutje, Kastriot Ismailaj aty eshte. Efhe Zheji aty (nuk ka nga vete)

    # Ne keto kushte dhe dinamiken e aktoreve mamuthe, ti vella Mero e kreve misionin. Kauza jote u mor dhe u trajtua siç deshen vete mamuthet. Prandaj eshte koha, ay momenti ku kauza jote nuk eshte me tendja, por e vendimmarresve. Edhe perghegjesia e tyrja eshte.

    Vazhdo Mero, se ne kete vend kauzat nuk shterrojne. Te tjera ka plot. Te tjera do vijne.
    Urime!

  5. qetsi says:

    Qe e fsheh bukur brenda rrjeshtave ate qe do thuash kjo eshte tashme normale per nje gazetar si ty, po ajo qe eshte vertet e admirueshme eshte mbrojtja qe I ke bere Metes ne kete ceshtje.

  6. gazetari says:

    Po ai burri qe eshte ne burg, eshte apo nuk eshte strumbullari i kesaj ceshtje?
    Kete radhe skishe kauz tenden po vetem ate te cyturen nga floriri, ndaj vertitesh si pordha neper breke

  7. Kritiku says:

    I goditur deri tek paragrafet e parafundit.
    Basha as nuk ka se pse te mbroje apo godase Boden.
    Ndersa Ridvani as nuk ruhet e as nuk mbeshtetet tek Basha.
    Me sa e njoh une Ridvanin gjate ketyre viteve, ai karakterizohet nga nje pavaresi prej fshatari korçar, tip mbijetuesi (survivor), i cili ngjan me macet, jo nga shpirtrat por nga hedhja. Sido qe ta hedhesh bie ne kembe.

  8. Skulptori says:

    Zoti Baze,
    Ke tri jave qe po i bie me dalte e me çekiç kesaj çeshtjes halleshume te ČEZ.
    Tani ka ardhur koha per nje siesta sepse nga DAVID do ta besh DALIP po vazhdove t’i meshosh me shume. Dhe do qeshesh e zgerdhihesh edhe ti me ato qe te nxjerr pena ??????????????

  9. Ledia says:

    Po pra po Sdq eshte e admirueshme mbrojtja qe i ka bere Mero kesaj here Metes, nuk ka asnje krahasim as me Babaramon e as ata qe paguhen si keshilltare.

  10. sit back .....and.. relaks--->>>> says:

    Mero mos u lodh, militantet e lsi nuk kane nevoje per te tilla perpjekje titanike ne mbrojtje te metes se i besojne lekut te metes verberisht, armiqte e tij nuk i bind dot ne pafajesine e tij e nderkohe masa e gjere e popullit elektoral nuk i ha me keto shashka qe sjell e stersjell verdalle. basha dhe berisha dhe gjithe lukunia e djeshme kane vjedhur, no doubt on this. por bashke me ta ka qene dhe lsi e metes, bashkevjedhese dhe bashkefajtore ne krim, no doubt on this. per kete pd berisha basha e kompani shkuan ne opozite, gje e merituar kjo si ndeshkim popullor, nderkohe lsi dhe meta qendruan ne pushtet, gje e pamerituar kjo. nuk ka asnje matematike apo arsyetim llogjik ne bote qe te thote qe ne qeverisjen e djeshme pd vodhi dhe lsi jo, qe pd bente korrupsion e lsi jo. ajo qeverisje duhej ndeshkuar si nje e tere, nderkohe qe ndodhi qe molla ne shqiperi perbehet nga tre gjysma, vetem ne shqiperi molla ndahet ne tre gjysma e jo ne dy. pra gjysma lsi e molles pd-lsi u perputh perfektshmerisht me gjysemmollen ps dhe doli ps-lsi. ath sipas rregullit te treshit nuk ka asnje arsye pse mos funksionoje dhe molla pd-ps, gjithashtu te treja keto gjysma kane te perbashket te njejtin krimb, krimbin e abuzimit me pushtetin. por te kthehemi tek pd ne opozite, ate qe Mero ka qejf ta sulmoje e anatemoje per cdo te keqe korruptive, dhe ka te drejte, por fakti qe Mero le pas dore gjysemmollen lsi te korrupsionit pd-lsi e ben Meron pjese te atyre qe ujisin dhe vadisin mollen e korrupsionit ne vend. pd vodhi dhe u ndeshkua, lsi vodhi dhe u promovua. pra kemi nje hajdut me damke ne pushtet e nje ne opozite. kush eshte me i rrezikshem me demprures per shqiptaret, hajduti me duar te lidhura i quajtur PD apo ujku qe i ka melcite e varura ne qafe i quajtur LSI? them se Mero nqs do te donte ti ishte i sinqerte ne kete fushaten mediatike te tij antikorrupsion do ti bente nje te mire te madhe komunitetit nqs do te demaskonte, investigonte dhe kritikonte me force hajdutet ne pushtet ata qe dje vidhnin me berishen e sot me ramen, hajdutet e LSI. fakti qe jo vetem nuk e ben por merr ne mbrojtje nje hajdut me damke te ngjitur me zamke si ilir meta e ben Meron me fajtor se hajduti ne fjale, pasi perpiqet te na shesi per te virgjer nje prostitute te ngjizur ne bordello si Meta. Sa per Ramen, shtati pyll e menja fyll i thone nji llafi. Me mire 20 vjet ne opozite por aleat me te drejten se nje dite ne pushtet me te padrejten. Meros nuk i ve faj, everything has a price, Mero has it’s own too.

  11. Faleminderit Mero says:

    Mero, falenderime pa mase per perpjekjet gjiganteske per kauzen “Mos ma prek Liken!”

    Pa dyshim qe edhe ti, me timonin e medias ne dore ke kontribuar jo pak ne jo vetem devijimin e vemendjes, por edhe sfumimin e argumentave.

    Tani nese vertete kerkon te trajtosh akoma ČEZ & Co, te sugjeroj te merresh me te shkuaren dhe te tashmen e Kaçit. Per te projektuar te ardhmen e cicerimave dhe te garancive

    Bej kete dhe ke per te pare se si do te burojne dinamikat e reja nga gurra shqiptare!

  12. ArnautBE says:

    Duhet pranuar se kete rradhe Iliri, me ndihmen e pamohueshme edhe te Meros dhe TemA, ia hodhi paq!

    Por te kerkosh te ardhmen e PD tek afera CEZ, nuk ka sens. Nuk ka sens sepse direkt dhe indirekt do te rikerkohej rihapja e aferave LSI dhe mekanizmave ushqyes te Likes. Pastaj, ky lloj kerkimi perfshin edhe eksponentet e PS, si Vilsoni dhe Petriti, qe po e kalojne jo me paq se Likja dhe LSI.

    Nje analize me e thelluar ose me realiste do te kerkonte te tjera gjera, si:
    € pergjegjesia e rekomandimeve te BB
    € pergjegjesia e vonesave nga Avokatja e Shtetit
    € pergjegjesia e pazarit 95 milion euro
    € pergjegjesia e draftimit dhe miratimit te ligjit Pro-ČEZ
    € pergjegjesia e pazarit dhe interesave fushate-financuese te 2017

    Keto Mero na interesojne ne dhe publikut qe te lexon. I merr dot ne dore? Thuaj po dhe te japim ne info sa te duash, qe nga BB!

  13. Ne sherbim te popullit! says:

    Mero, kor e sperdredh muhabetin dhe vemendjen nga kampi blu… leri se kane hallet e veta.
    Shih se foli edhe çeku, edhe Kastrioti po fillin zbërthimij… lere Berishen ne pensionin e tij te rrumpallohet me te tijte…

  14. Na ishte se ç'na ishte says:

    Na ishte se ç’na ishte…
    …na ishte një ÇEZ
    …na kishte nje Kaç
    …na pyeste nje Petrit
    …na paguante nje Vilson
    …etj etj etj

    Vetem keto dhe kerkesa 135 miljonshe mjaftojne te mos merresh me PD halleshume per nja 2 vjet te tjera

  15. Franc Kafka says:

    Mire me PD po merret Ristani dhe ca te tjere.

    Po me LSI dhe Kastriot Ismailaj dhe lokalin e tij Chagall te dedikuar ndaj takimeve konfidenciale, kush dhe kur do te merren?

  16. Çeku says:

    Mero, a e di ti se kush e ka prezantuar Kastriotin me Ilirin?
    Ta them une: nje çek!
    Nuk eshte fort rastesi, apo jo?
    Pyet dhe gjen!

    Shtremberimi i venendjes ndaj PD esbte rrekje e padobishme.

    Po sikur ne fakt ato 135 milione t’i kerkonte vete Rama me gojen e Kastriotit, duje ua futur edhe Metes me kete rast? E ke menduar se çfare konsumi i eri nga brenda dhe jashte edhe vete PD-se??

    Mendo Mero, mendo..

  17. oldman says:

    Cfare do te ndryshoje CEZ-i ne PD? Eshte humbje kohe i dashur Mero!
    PD-ja eshte problem i vjeter dhe nuk ka ku te shkoje me keq.
    Problemi aktual qe kerkon zgjidhje mbetet Qeveria me koalicionin
    e saj. Si do t’ja kthejne popullit parate e vjedhura nga ky skandal?

  18. faro says:

    Te lumte Mero !
    Investigues i thelluar, analist i thelluar dhe trim!

  19. noah says:

    Nuk ke thënë ndonjë gjë të re, o Mero! PD-në nuk e ndihmon ky problem. PD-ja duhet të ndryshojë taktikë, të shikojë brenda vetes sidomos të riorganizohet, të punojë me njerëzit poshtë dhe kryesia të mos justifikojë veten.Rotacion në kryesi, zgjedhje dhe marrje e njerëzve me kuota të larta në votues, njerëz me kulturë, demokratë të vërtetë, trima dhe vepërimtarë të shkathët me reputacion në popull, kjo është një nga ato që duhet të bëjë PD-ja. PD-ja duhet të bëhet parti e vërtetë dhe me që akoma mbetet djathtas, duhet të përpiqet të bashkojë të djathtën që është bërë kashtë e koqe që nga zgjedhjet e 2013-ës. Gafat e së majtës dhe sidomos gabimet dhe paaftësia e KM-së duhen shfrytëzuar me zgjuarësi por jo vetëm me fjalë e llafe në parlament. Problemi i ÇEZ-it më shumë ndihmoi dyshen Rama-Meta se sa i krijoi asaj probleme. Frika e dyshes i detyroi ata të bëjnë paqe përkohësisht, ose të duken sikur janë në paqe. Frika dhe fajet që kanë bërë po i grryejnë nga brenda. Frikë kanë të dyja palët, kurse fajet ia hedhin njëratjetrës. Meta thotë se e ka mirë me të gjithë. Nuk është e vëretë. Ai i ka mbushur mendjen vetes, ashtu si Rama që thotë se qeveria e tij ka suksese!!!!

  20. Lito says:

    Shum lek 135milion euro Mero, si veshtire te kete lidhje Basha &co. Mero pse nuk shkruan nje editorial per lidhjet e familjes se Braces me draftin e kontrates se marrjes se cez nga qeveria. Nje gje eshte e sigurt qe po u fituan ato lek nga DIA nuk do i perdore as Basha e as te tijet e djeshem apo te sotshem. Me aq lek dikush siguron minimumi zgjatjen e pushtetit…

    1. kolegu braces says:

      Nuk besoj se Ste kan rene ne dore faksimile e procesverbalit te mbledhjes se grupit te punes se kontrates se blerjes se cez nga shteti,po po deshe info me shkruaj te [email protected]. Ishin te pakten 15persona ne takim kur foli ceku. E kush nga administrata e sotshme kerkoi qe borxhi ne arbitrazh te merret persiper nga qeveria shqiptare e jo nga ceket.

      1. Alarmi says:

        Mos na ngaterro muhabet tani!
        Qellimi eshte te devijohet vemendja sa nga Bode, sa ngs 6-7 kompanire, sa nga Basha e sa nga PD!
        Kjo eshte strategjia e momentit!

  21. Thinker says:

    Po perse duhet qe ky skandal te reflektohet tek PD?
    Mbase por jo para se te merret ne analize.

    Kjo sepse PD eshte ne opozite. Pergjegjesua bie tek pusht-shtetaret e sotem. Qe nga pazari, tek ligji i amnistimit, tek arbitrazhi!

    Pra, niseni mbare!

  22. tironci says:

    shkruaj ne te mir te popull o mero jo te partis..

    nuk je ngopur akoma me zarfa??se deri dje ti dhe stefani dilnit me parrulla posht zyres te likes..tani po e mbroni….BOLL ME ZARFAAAAA MERRRROOO

  23. Alarmi says:

    Ka shume forma dhe arsye qe ndikimi i mega aferes Cez te vazhdoje te ndjehet. Por jo ne PD.
    Por aty ne kuzhinen ku u konceptua dhe gatua kjo afere e turpshme dhe e rende financiare, PS dhe LSI

  24. Rozafa says:

    Po pse me u lodh tuj bredh me zbulu kush ka vjedh CEZIN,kur ashiqare u vodh banka ne shumen e deklaruar prej hajnit 700000S etj,etj.qi s’duhet me u lodh per me i gjet – TELENOVELA VAZHDON.

  25. PD says:

    Ketu komentokan vetem politikanet e PD. Me duket se dhe vete Bode e ka shkruar nje koment!!! Hahahaha???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje