Problemi është se për ÇEZ ka vetëm hetim ndërkombëtar!

23 Shtator 2015, 19:30Editorial TEMA
Problemi është se për ÇEZ ka vetëm hetim

Nga Mero Baze

 

Në një përpjekje për t’i ikur hetimit të tij në aferën e ÇEZ, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sot një shashk në parlament duke kërkuar hetim ndërkombëtar për aferën e ÇEZ dhe duke bërë sikur i qan hallin socialistëve, se ata nuk janë të përzierë në atë histori.

Qëndrimi i tij është sa spekulativ aq dhe ilustrues për panikun që ka, se mos nisë një hetim në Tiranë ndaj kësaj afere. Është spekulativ, pasi nëse flasim deri më sot për hetim të skandalit të ÇEZ, flasim vetëm se ndaj tij ka një hetim ndërkombëtar. Në Pragë ka nisur çështja penale ndaj ish-drejtorit të ÇEZ dhe po shqyrtohet po ashtu padia e një prej kompanive seksere të Kastriot Ismailaj ndaj ÇEZ lidhur me kontratën e mbledhjes së borxheve. Nga ky hetim kanë dalë gjithë ato që kemi parë e lexuar dhe gjithë ato që nuk duam të hetohen në Tiranë.

Pra nëse ka një problem në këtë histori është se për të ka vetëm një hetim ndërkombëtar dhe jo hetim vendor në Tiranë.

Hetimi ndërkombëtar deri tani ka provuar se një prej shtatë kompanive ka qenë e ndikuar politikisht nga Meta dhe Berisha përmes ambasadorit tonë në Pragë, por deri këtu është klientelizëm. Gjëja më e rëndë në atë hetim është se, është provuar që kompanitë seksere në të cilat së paku dy janë familjarë të rrethit të afërt të Berishës, kanë ndikuar tek ERE që ajo të ulë çmimin e energjisë elektrike që do blente nga KESH. Më tej akoma, Kastriot Ismailaj ka marrë një kontratë konsulence 1.5 milionë dollarë për studim tregu dhe atë e ka bërë me Petrit Ahmetaj, kreun aktual të ERE-së sot, i cili ka devijuar rreth 170 milionë lekë në llogarinë e një kompanie të vëllait të tij, ish- kryeministrit Vilson Ahmetaj. Pra shihet qartë se ÇEZ ka kapur shtetin e Sali Berishës, ka detyruar Boden dhe Berishën për shkak të kompanive seksere “alla” Ismailaj që kishin në mbledhjen e borxheve të ulin çmimin dhe të fitojnë rreth 30 milionë dollarë. Ky është krim i provuar dhe i firmosur nga Sali Berisha dhe Ridvan Bode. Krimi që Meta ka pasur mik Ismailaj, krimi që Berisha ka nipa e mbesa Breçanët, krimi që Bode ka pasur kompaninë e tij dhe krimi që edhe çekët kishin dy prej këtyre kompanive merret me mend, por influenca për të dëmtuar shtetin është bërë tek Ridvan Bode dhe Sali Berisha. Ndaj Prokuroria shqiptare duhet të nisë hetimin këtu.

E dyta, u takon socialistëve shqiptarë. Ata nuk janë përgjegjës për atë që ka ndodhur, por emërimi dhe qëndrimi ende në krye të ERE-së i Petrit Ahmetaj, i kompromenton ata. Nuk e njoh aftësinë e tij profesionale dhe as karrierën e tij, por mjafton fakti që ai është personi kyç në qendër të një historie klienteliste për të bërë pis pushtetin e ri me pisllëqet e pushtetit të vjetër. Edi Rama duhet t’i kërkojë atij dorëheqjen në shenjë distance nga ky skandal dhe Prokuroria shqiptare duhet të nisë hetimin për kapjen e shtetit dhe dëmin prej 30 milionë dollarësh, që me firmë të Ridvan Bodes dhe Sali Berishës, nën ndikimin e klientëve të tyre, i kanë ikur taksapaguesve shqiptarë.

Është pikërisht kjo histori që e tremb Sali Berishën dhe bën sikur sfidon, duke thënë duam hetim ndërkombëtar për këtë aferë.

Hetimi për ÇEZ është ndërkombëtar dhe po zhvillohet në një vend anëtar të Bashkimit Evropian ku nuk është gjyqtar Gjin Gjoni dhe Petrit Çomo, që i thonë të bardhës të zezë, por gjykatës perëndimor. Por ai është hetim për llogari të çekëve dhe shtetit çek. Ata duan të shikojnë ku janë dëmtuar dhe a është kapur shteti i tyre nga pazaret e ÇEZ në Shqipëri. Pala shqiptare duhet të nisë hetimet e saj për kapjen e shtetit shqiptar në këtë histori. Këtu nuk është çështja që duhet hetim ndërkombëtar. Problemi është se për këtë çështje ka vetëm hetim ndërkombëtar, nga ato hetime që nuk e prekin Sali Berishën.

56 komente në “Problemi është se për ÇEZ ka vetëm hetim ndërkombëtar!”

  1. saimir says:

    Per cfare eshte vjedh qe kur e dollaposen dhe ne 2010 e deri sot qe e Mori Leshelia, kusur nuk i kan Lan ne KESh, OST e CEZ. As 1/10 e vjedhjeve nuk eshte kjo qe thon me ate ne fakt

    1. Alfred says:

      Berisha e shkarkoi nepravishten kur ai i kapur rob nga Meta uli cmimin. Berisha dergoi gjithe kompanite per ndjekje penale. Berisha pregatiti arbitrazhin kunder CEZ. Asnje kompani tjeter nuk ka marre nga CEZ shifrat e DIA-s te lidhur me Meten. Rama shperblen strumbullarin e kesaj afere Ahmetin duke e vene kryetar te ERE. Rama terhiqet ga arbitrazhi me CEZ dhe i jep 90 milione dollare ne tavoline.

      Nese ka nje njeri qe ka reaguar kunder CEZ ky eshte Berisha. Nuk them se ka bere sa duhet por te pakten tregon se nuk i ka pasur duar e zena me parate e tyre. Meta dhe Rama vetem sa e kane lepire Cezin dhe kane lidhje me kompanite qe e kane zhvatur ate.

      1. hajdari says:

        Mero, boto nje liber me shkrimet e tua beilante, se ketu artikujt harrohen te nesermen. Nuk ka si ndodh ndryshe kur skandalet dhe kusarite e banditeve qe na drejtojne nuk kane te sosur…

      2. “Mr. Obama, Tear Down This Vicidol Monster" says:

        i pame gjykatesit perendimore o zoti Mero…

        i pame ato qe prune ekspertizat profesionale te FBI dhe saliserbi fshiu prapanicen me to

        i pame kur ekspertuan videon e “master spy” Dritan prifti per meten dhe e mbyllen ate ceshtje ndyresisht

        i pame kur ekspertuan vrasjen trebickes dhe thsne ishte ne rrezuar ne nje gremine 77 centimentra

        per cfare nderkombetaresh e keni fjalen i nderuar ? per ate shqiptaro-amerikanin qe duket si Farudini i Fajdeve ?!

        berisha i shiti (i fali mafjes nderkombetare me kollare )miqve te tij ne 2009 gjithe armatimin mbi 10 miljard dollare te pranohej ne Nato dhe ndodhi gerdeci..i fali grekut detin jon dhe ca ceko-fazlliceve CEZIN 1 miljard dollare.

        “Stalinisti ” enver nga 1945-1970 nga hici perfundoi gjithe elektrifikimin dhe kolloset e Drinit dhjetra miljarda dollare

        Kurse ‘Salisti” nga 1990-2015 berisha me kriminelet e tij Nano rama meta majko ruci basha e gopi somes nuk mund te bejne dot shperndarjen dhe faturat.

        E di qe ju zoti mero jeni antienverist patollogjik dhe ju respektojme se eshte e drejta juaj se si te rrish me perversin spurdhjak ngjela dhe te kesh mik enver robellin kalon ne kopene e maniakeve antienveriste por fatkeqesisht ai po arrin ne nivelet e nje profeti derisa berisha eshte jashte burgut..kur duhej te ishte varur me kohe ne litar

        Vetem gjysem dite te dilte ai xhaxhi te pakten Berisha-nano-rama-meta-basha do kryenin vetvrasje dhe ndoshta shoku donald lu do prezantohej si konsull kinez…

        Të shajnë të tutë,
        o shoku Enver,
        vetëm gjysmë dite,
        dil edhe një herë!

        Vetëm gjysmë ore,
        dil e luaj fenë,
        në Shtëpinë Qendrore,
        ta pimë kafenë!

        Në Shtëpinë Qendrore,
        more Komandant,
        ku tani i parë,
        është një intrigant!

        Ty – ky shkretëtirë,
        as të shkon në mëndje,
        i ligu të ligjve,
        në partinë tënde!

        Ç’djall të tha në kokë,
        nga shpella ta nxirrje,
        të ngjiste ca shkallë,
        veç me bythëlëpirje!

        Në hatër s’të bie,
        ty mender Saliu,
        sa të ta ndjejë erën,
        do fshihet si miu!

        Rri veç pak sekonda,
        jo një gjysmë ore,
        ta çlirosh nga bandat,
        Shtëpinë Qendrore!

        Dhe mos shko aspak,
        në të tjera vënde,
        sepse një besnik,
        ke në zyrën tënde!

        Ai ta ka mbajtur,
        emrin të florinjtë,
        se ti mbi të gjithë,
        i ke skraparllinjtë!

        Ai ngjan nga ty,
        shoku Komandant,
        ndaj me të pushtetin,
        e kemi garant!

        Në zyrën e madhe,
        të shokut Mehmet,
        është djalë i Kristaqit,
        që qe deputet!

        Ai ndonjëherë,
        bën sikur të shan,
        po nga ana jote,
        kandarin e mban!

        Eh, edhe në zyrën,
        e shokut Haxhi,
        ësht’ një oficer,
        pak mustaqeli!

        Vetëm pak mustaqe,
        siç i kish Haxhiu,
        dhe për këtë punë,
        i hoqi i ziu!

        Kaq – o Komandant,
        s’kemi më ç’të themi,
        se pushtetin tënd,
        neve prapë e kemi!

        Se do të humbiste,
        kot mendoi shpellari,
        kur në mes të natës,
        të krreu nga varri!

        Tani ik i qetë,
        dhe nuk ke pse vuan,
        se këtu shumica,
        akoma të duan!

        Ka dhe që të shajnë,
        e të hedhin gurë,
        për inat të tyre,
        unë të mburr – o burrë!

        Unë të mburr – o burrë,
        se jam realist,
        se s’jam njohur kurrë,
        si një enverist!

      3. Skypion says:

        Sfida publike e Sali Berishes ndaj Edi Rames dhe Ilir Metes,duke kerkuar hetim nderkombetar per aferen korruptive me CEZ,dhe heshtja e ketyre dy te fundit,hedh poshte gjithe perpjekjet e deshperuara diversioniste te Rames me ane te mediave dhe bashibozukeve te tij mediatke.
        Tashme eshte e qarte,qe Edi Rama,deshperimisht,kerkon koken e Ilir Metes.
        Ilir Meta,ose me sakte,koka e tij,eshte letra e fundit qe do te luaje Rama per te shpetuar pushtetin e tij,madje vete koken e tij,te cilen,nga ana tjeter,po e kerkojne partneret perendimore,qe jo me kot,nepermjet OSBE-se dhe misionit amerikan atje, publikuan pasurine e tij perrallore prej 200 milione eurosh te depozituara ne llogarite bankare ofshore,dhe pasurite e patundshme pertej atlantikut qe ia administron i vellai,Olsi Rama.
        Ne keto rrethana ka vetem nje shpetim per Edi Ramen.Ai eshte Ilir Meta.
        Rama kerkon me cdokusht,me cdo mjet a menyre,qe ta beje kurban Meten.Por,i vetem ai e ka te pamundur.
        Eshte kjo arsyeja qe,Edi Rama,kerkon ndihmen e opozites demokrate.
        E pikerisht kjo shpjegon edhe “rrjedhjen” e informacionit,ku flitet per implikimin e Metes ne korrupsionin e CEZ, nga zyra e Edi Rames tek selia e Partise Demokratike…
        Situata eshte me te vertete shume intriguese,por ca me shume ajo eshte dramatike.
        Edi Rama dhe Ilir Meta,tashme,dhe kjo kuptohet nga te gjithe,kane hyre ne fazen finale te luftes per jete a vdekje me njeri-tjetrin.
        Njeri ose tjetri do ta haje.Rama,Meta,ose te dy bashke.
        Ne keto kushte shume vendimtare per fatet e politikes dhe demokracise ne Shqiperi,roli i Partise Demokratike,si opozita e vetme ne vend,dhe ai i liderit te saj,zotit BAsha,eshte vendimtar.
        Une,dhe bashke me mua,shume shqiptaret te tjere,te shqetesuar per fatin demokratik te vendit,do t’i kerkoja opozites,sidomos zotit Basha,qe te rrine sa me larg nga kjo lufte e ndyre mes qelbesirave.
        Sot,me shume se kurre,opozita dhe kryetari i saj,duhet te tregoje parimshmeri,ndershmeri dhe transparence me publikun shqiptar,i cili eshte ne ankthin ku e kane futur qelbesirat me lojerat e tyre te luftes per pushtet.
        Asnje bashkepunim me Ramen dhe banden e tij.
        Sadoqe te thirret ne skene,streha e fundit argumentuese e maskarenjve socialiste,ajo e “interesit te larte kombetar” e te cilen po e thirrin qe tani,e qe do ta thirrin akoma me shume ditet ne vijim bashibozuket e Rames.
        Asnje bashkepunim.Asnje.
        Sot,interes i larte i madh kombetar,me shume se cdo gje tejter,do te thote,te MOS BASHKEPUNOSH me autorin e gjithe kesaj rrumpallhaneje politike,autorin e gjithe kesaj fatkeqesie kombetare,me Edi Ramen.Asnje bashkepunim me PS-ne e tij,qe e ka kthyer ne nje sekt kriminal,mafioz,ne nje bande plackitesisht te pangopur e te egjer.
        Asnje bashkepunim me sjellesin e fatkeqesise,Edi Ramen.
        Asnje bashkepunim me fatkeqesine vete,Edi Ramen.
        Asnje bashkepunim me organizaten e tij kriminale,qe i thote parti.
        Nderkombetaret kerkojne kurban.Pergjegjesi kryesor i fatkesesise,sjellesi i saj pra,eshte Edi Rama.
        Afermendsh,ai eshte kurbani i pare qe te vete ne mendje.
        Edi Rama,me shume se cdokush tjeter e di kete,e ka ditur me vakt.
        Prandaj dhe ka kohe qe po perpiqet,qe ne vendin e tij te behet kurban Meta.Prandaj,kerkon me cdokusht koken e Metes.
        E per te bere kurban Meten,i duhet se s’ben edhe ndihma e opozites.I duhet ndihma e Partise Demokratike.I duhet ndihma e Lulzim Bashes.
        E per kete,deshperimisht,kerkon ta beje aleat.
        Ndersa,opozita demokrate,mund dhe duhet te shfrytezoje cdo gje qe i bie ne dore per t’iu rene qelbesirave,ajo duhet te jete transparente me publikun,dhe te publikoje cdo perpjekje te fshehte te Rames dhe socialistave te tij,per ta terhequr ne luften e tij ndaj Metes dhe LSI-se.
        Ashtu sic edhe beri me informacionin per implikimin e Metes ne aferen e CEZ,qe Edi Rama i dergoi Partise Demokratike.
        Ndersa duhet te shfrytezoje cdo informacion,dhe kjo eshte legjitime ne aksionin e saj opozitar,qe palet nderluftuese ia japin per te demtuar njera-tjetren,Partia Demokratike,duhet,nderkaq,te jete transparente me publikun,t’i tregoje me gisht autoret e informacioneve,ne menyre qe, vete te mos perlyhet ne llumin ku zhgerryhen dhe kacafyten egjertinat,por edhe shqiptaret ne pergjithesi,dhe ata qe votuan RAma-Meten ne vecanti,te kuptojne se c’maskarenjve ua paskan dhe ne voten,se c’krimineleve u paskan besuar qeverimin e vendit ku jetojne.
        Edi Rames po i vjen ngordhja.Laku po i ngushtohet me shpejtesi.Ai eshte ne panik.Sjelljet e fundit ne publik deshmojne nje degradim te skajshem mental.
        Aq e vertete eshte kjo,sa nderkombetaret,ne cdo takim qe kane me te,qeshin,buzeqeshin e nenqeshin ne nje menyre te cuditshme,si te kishin perpara nje te cmendur qe duhet marre me te mire,qe nga casti ne cast mund te te beje gjemen.
        Ne panik e siper,sado te stermundohet,ai dhe spindoctors-at e tij qe me shume se si te tille,i mban rreth vetes per t’i fyer dhe poshteruar,Edi Rama do te beje gafa e gabime pafund,qe nderkaq edhe po i ben.
        Eshte rasti per opoziten dhe Bashen,qe pikerisht ketu ta godasin fort.Fort dhe pa as me te voglin hezitim.Pa ndrojtje.Pa meshire.
        Do t’ua dine per nder te gjithe shqiptaret,te cilet tani po e kuptojne se c’kukudh kane per kryeminister.

        1. Lissus says:

          Më hape sytë, Skypion!
          Më bëre të kuptoj se sa paskam gabuar kur votova për socialistët më 2013-ën.
          Si nuk e paskam kuptuar se duhej të votoja përsëri saleh berr-ishën edhe pas 8 vjetëve pusht-et të tij ?!
          Të votoja përsëri për ridvan bolen -përsëri ministër të vjedhjeve të financave shqiptare ?!
          Të votoja për baxhanakun e ridvan boles, kafshën sahit kallkan-dollapin (o Zot,ç’farë emri!),shkatërruesin e energjitikës ,dhe që po e çonte drejt greminës ?!
          Të votoja për rulin, monstrën që për nga mjeshtëria e hajdutllëkut ia kalon edhe mafias siçiliane ?!
          Të votoja për… eeeh,kush i numëron të gjithë ujqërit e lukunisë berishiste që patën ardhur me devizën e “duarve të pastra” !

          Ti Skypion je ndër të paktët (ndoshta i vetmi) që ende nuk je pajtuar me realitetin e humbjes së pushtetit nga demokratikasit e tu të zemrës… Aq grurë i kishe punët e fitimin me salinjtë? T’u ndërprenë privilgje të mëdha e prandaj gërthet pët ta (për vete, në fakt!)?
          Kthjellohu e pajtohu o njeri, se nuk u shemb Roma, nuk u bë qameti! Ja, ashtu si qëndruam urtë e butë ne për 8 vjet, edhe pse nuk e deshëm asnjë sekondë salehin tënd në pusht-et.
          Hajt, se je bërë bozë me këto komente patetike që askush nuk i lexon ,por të gjithë ulin kursorin me shpejtësi sapo u del komenti yt në radhë.
          ….
          E keqja,Skypion, është se kam ndërmend të gaboj prapë më 2017. Prapë do të votoj kundër saleh berrishës, kundër lulush shalëngjiturit, kundër ridvan boles, kundër rulit, kundër lukunisë tuaj… Dhe komentet e tua të stërgjata nuk po më ndihmojnë fare që “të ndreqem”…
          Më mirë lëri fare!

      4. Bureto says:

        Si ka mundesi qe deri me sot prokuroria nuk eshte marre me kete ceshtje? Si ka mundesi qe qeveria Rama, i shmanget patates se nxehte? Si ka mundesi qe edhe Meta kerkon ate qe kerkon edhe Berisha, pra hetim nderkombetar, kur pislleku eshte bere ne Shqiperi dhe nga shqiptare? rama ketu le ta tregoje se eshte burre. Mos te kete frike se i iken kolltuku. Jo edhe po u bene zgjedhje te parakohshme perseri do te fitoje nese eshte serioz dhe konseguent ne luften kunder mafiozitetit te ishqeveritareve te larte Berisha-Meta, me aq sa thuhet. Nuk eshte detyra jone te dime me shume, por e prokurorise dhe qeverise qe duhet t’i coje dosjen e plote asaj dhe te mirekopsitur ate. Gjithsesi, kjo nuk e pengon prokurorine ta hetoje ceshtjen edhe kryesisht sic ia lejon ligji.Kastiot Ismailajn aty e kane, le t’i nxjerrin uje te zi. Po ashtu edhe ky Elvis Mataj apo Petrit Ahmetaj aty jane, le te bejne te njejten gje me ta, etj. Flitet vertet per miliona euro dem, apo jane pallavra shtypi. Kete le te na e thone ata qe i paguajme per kete pune.

    2. Toni says:

      Lorenc Vangjelit dhe Bazes u ka ndodhur nje Meta morfoze pas 23 qershorit. Nuk lexohen dot me. Duken sikur flet Petrit Vasili

      1. Gezimi says:

        Po pse ti mendon qe dhe Mero nuk ka te njejtin hall!!! Po si te mbahen gjith ato kosto qe ka media po s’kape ndonje rast me gadishmeri per te paguar, si ky, ku gjith interesi eshte: shperndaje interesin nga mua e akuzo kedo se rregullohemi…

        1. Toni says:

          Nuk mendoj se Baze e ben per leke. Kurse Lorenci eshte skandaloz, punon keshilltar i Metes dhe ligjeron si i pavarur. Dhe kjo pasi cfare nuk tha per Meten para 23 qershorit.
          Kurse Baze se ben per leke. Por prape eshte nji turp, sepse jane me qindra artikuj qe vete Baze jepte prova per korrupsionin e Metes atehere kur gazetaret e tjere ishin te gjithe me Meten. Dhe vete Baze e ka quajtur te manipuluar gjyqin e Metes. Dhe tani dalin fakte qe Baze i njef mjaft mire, por ne vend te thote te verteten, Baze po flet si ai Vasili qe del ne tv si pordh neper brek.
          Fundja Saliun po e mban Rama kshuqe pse nuk kerkon llogari Rames qe spo ben gje per Saliun. Boll artikuj per Saliun se i kemi degjuar keto. Tani ne pushtrt eshte Rama. Ose tja kerkoj Rames ndeshkimin e Saliut, ose perndryshe ska kuptim Saliu Saliu gjithe diten.
          Edhe per Kocon njelloj. Koco Koco gjithe diten. Por asnje fjale per Ramen qe e futi Kocon ne Ps. Dhe tani e beri Rama Kocon super kryetar prape merrey me Kocon e jo me Ramen. Kjo eshte si te merresh me Agim Llupon e jo me Berishen. Rama po i ben keto skandale. Kocoja nuk u fut me zore ne ps.
          Edhe per kete Cezin ben sikur nuk e di si ndahen leket ne lsi. Lsija i ka tarifat e caktuara me defter. Apo Meta e beri shoqerore per Ismailajn? Ismailaj i ndante leket dhe Baze e di mire. Po tani e mbron Meten.

    3. Xhevdeti says:

      Po çar lesh hetimi!
      A ka transaksione ne emer te Metes? Jo!
      Hani mut atehere!
      Kot beni gam gam gam!
      Lereni Liken rehat!

    4. ganiu says:

      dhe ridvan bode nuk eshte ne gjendje qe te justifikoje burimin e 1,5 milion euro ne llogarine e tij. Po te kishim qene nje vend tjeter ky bodja fshatari devollit me serbin sali berisha do te ishin ne burg. Por edhe keta bythepambuksat e ps duket se po shijojne parate e pista qe burojne nga akte gjigande korruptive prandaj nuk ndihen. Ky popull duhet t’i therrase mendjes dhe te mos i votoje me keto parti kriminale bashke me lsi e hajdutit meta

      1. Fadromisti says:

        O Gani,
        Bode eshte e keqja me e vogel ne kete mesele. E kane kopsitur kryesoret. Pse ngatrrohesh ti???
        A nuk e kupton qe Rama ka gjetur porten e arte per tja zhyt Likes? A e kupton se BIRN me demek e filloi ne qershor e ftofja u pa menjeher gjate votimeve?
        Likja sot pas 6 vitesh ne pushtet eshte rreziku nr 1 i politikes shqiptaruce.

    5. Kuq e Zi says:

      DIAAAAAA!
      Prisno se skeni pare gje akoma!!!
      DIA + MERCL + ELITE kane bere namin. Duam ta pergjithsojne sa me shume edhe me kompanite e tjera per te mos u dukur vetem. Kur fakti eshte se keto te tri kompani kane vjedhur me te dyja duart.

    6. Henri says:

      Kjo histori eshte shume e thjeshte.
      Dy kompanite realisht pergjegjese DIA dhe MERCL jane aministuar. Nuk i kap asnje ligj.

      Pavaresisht gabimit qe u sollen ketu, vendimi i qeverise shqiptare per ti shporrur nga vendi ishte shume i drejte dhe shume i mire. Kompabi qe jushte ardhur per te vjedhur.
      Por asnje nuk mynd te shkoje realisht ne burg. Asnje prej pergjegjesve.
      Edhe kete jere do te dalin te gjithe pa lagur

  2. the trap says:

    Askujt mos ti shkoje ndermend qe do te behet ndonje gje,asgje ,fare thjesht,asgje,neser dite e re vjedhje te reja dhe ska kohe njeri te merret me Vilsonin dhe Petritin qe kane 25vjet qe vjedhin sebashku me Salen,Nanon,Ramen etj hajducka Meta apo Prifti,gjyqi do ta mbylli shpejte kete ceshtje,deshmitaret mund te semuren rende ose jane ne depresion nervor.
    Mero mos luaj me kete vjedhje se nuk del gje.

    1. Fadromisti says:

      Te hengert goja mjalte!
      Fitofsh llotarine!
      Po Mero pse na ngacmon me kto karlleqe pa fund???
      ???????

  3. koco says:

    Shkrim shume i duhur . Po si ore Gjarperi Berishe, per turpin e ketij vendi dhe djallezine e ketyre aferave ky bandit e ben qesharak e te pa afet, Prokurorine ,Policine Hetuesine ,Gjykatat e qytetaret e ketij vend qe kane interesat e detyrimin per kete Mega Skandal Kriminal , dhe keta eshte e rende e denueshme. SI ka mundesi te meren Nderkombetaret me nje ceshtje si kjo dhe organet kushtetuese te ketij vendi te bejne Sehirxhiun ? Po ka me turp per kete Monster Drejtesi ? Prokurori , K .L Shtetit ? Po si ore te meren organet e Kontrollot te Qeverise edhe me Kuponat e Berberave edhe bejne mire , dhe te mos i nxjerin Uje te Zi, ketij Mega Skandali me vlere Miliarda lekesh. ? po si ore Te mos i shkulen Dhembet e dhemballet banditit Fullani ? posi ore ? ku gjendet kjo fuqi anti shtet, anti popull te mos Hetohet Vjedhia e Thesarit te Krabes , Vjedhja e Rruges se Kombit,? Viti 97 ? Gerdeci,? 21 Janari , Vrasja e R Hoxhes , K.Trebickes ,F.Xhindi ,A A.Hajdari, S. Olldashit ,Santos e dhjetera te eleminuarit prej regjimit banditesk te kriminalit Gjarperit Berishe. Shume me te drejte shprehej Zoti Gjinushi , Problemi me i madh eshte se Cfare dhe Kur do Gjykohen e nenshkohet keta Kriminele qe jane te pa gjykuar e te pa nenshkuar ky eshte Problemi Kryesor , me pas vjen dekriminalizimi i shtetit prej te denuarve apo te dyshuarve .

  4. ermira says:

    Ndiq rrugen e parave…..

  5. Anila says:

    Shkarkuan nje zv/ministre per nje fature dritash prej 13000 lekesh (e qe mbase kane harruar) para 1 viti e nuk shkarkojne nje drejtor te perzier ne afera milionash!!!

  6. Odeta says:

    Problemi ketu o Mero eshte qe ne kete vend me duket se vetem ti ben gazetari! Vetem ketu thuhen si qendrojne punet!

  7. Hadizi says:

    A e di zoti Baze se:
    # kontrata e lidhur mes CEZ dhe DIA eshte kontrate sherbimi mes dy privateve?
    # Kastriotit nuk do i binte asnje qime po te mos kruhej me shtetin Rilindas?
    # nuk ka asgje qe e inkriminon Meten me fakte?
    # Kastrioti diten qe terheq lretendimin del i lire pa e rruajtur fare nga askush?
    # DIA po perflitet sepse eshte parapaguar pa bere asnje pune?
    A i di keto ti z. Baze?

  8. Cuni nga Rakicka says:

    Kjo eshte nje histori pa te ardhme ne kete format. E cila duhet trajtuar me pragmatizem dhe racionalitet. Si perfundim, Rama dhe Berisha bashke nuk kane marre asnje perfitim nga kjo pune, vetem se me veprimet (dhe mosveprimet) e tyre kane ndihmuar ne shkaterrimin e CEZ. Nese Ismailaj nuk ka realizuar transferta bankare per Ilir Meten, edhe vete Meta del jashte loje.
    Sugjerime:
    • Kaç Ismailaj te mbahet ne burg deri sa te heqe dore nga 130 mil se keto jane vertet te shqiptareve, nga taksat e tyre, dhe po pati belara te tjera, le te rrije, po s’pati, te shkoje ne pune te vet
    • çekeve nuk iu beni dot me hetime se i keni falur me lig. Natyrisht qe ka dhe individe nga ata qe kane vjedhur ndonje lek, por harrojeni se nuk merrni gje • te gjithe bashke, majtas e djathtas, shtrojuni punes se keni 1000 pune per te bere dhe mos u merrni me nje gje qe te gjthe e dine qe rezultatin perfundimtar e ka 0

  9. SuloKapedani says:

    Per kete shkrim,Z.Mero tregon se miu i hales e ndien tèrmetin dhe fillon lèvizjet mbrojtèse.Kèshtu ka berè gjithmone monstra kriminel me te gjithè pjellèn e tij dhe kèlyshet servil bythelèpires.

  10. Adriano says:

    Mbyllja e kontrates me CEZ ishte gjeja me mire e mundshme. Doktor figura ia fut kot qe shqiptaret do perfitonin 1200 usd ose 3.6 miliarde usd, se njerezit nuk jane me budallenj, por ai ashtu e ka dhe s’e merr njeri seriozisht. Si hipoteze, “pse e moren gjyqin e kastriotit persiper socialistet” qendron kur Dr. thote “se e morren per perfitim”. Por edhe kjo duhet vertetuar

  11. Breshia says:

    Kot mundoheni me tym e shashka mediatike.
    Kot mundoheni te vini shenje barazie te DIA me cfaredo komoani tjeter.
    Kot i bini ne qafe nipave te Brecanit.
    Lepuri me qypin me leka ka ikur e vajtur me kohe ne Prage. Por ky palla Kaci ne vend qe te merrte 30 meleonet, kafshoi hekyrat me dhembe.
    Por edhe ti o Mero, kot lodhesh se nuk ka kocka per lepirje ky muhabet. Kot ke qe i fryn. Nuk ngroh as me leka e as me ndere.
    Por e

  12. Jolanda says:

    Zoti gazetar, deputeti Erjon Brace ka enrat dhe mbiemrat e atyrve q jan perffshir.
    Pse nuk publikon ato ti!? Pse!?

  13. Aristogatti says:

    Nje esht DIA qe bllofoi. E hengri.
    Te therat ishin bishta. Heshten.
    DIA u krruajt. Deshi ti binte Rames dhe Rilindjez mire tu behet. Mos mbroni mbeturinat.
    Mos perghithsoni. Esht kot

  14. Francuzi says:

    Baze, a e pe OP8NION tek Fevzo ti?
    A e pe cfar paniku e histerie e kish kap Manjanin? Po ti, apologjin e Manjanit po ben, apo avokaturen e Metes?
    Mos u shpenzo e mos iu lepi, as Metes e as Rames. Te dy jan mosmirnjohsa ndak teje. Nuk e meritojn gjith kte mbeshtetje qe po u jep.

  15. Gazetaruci says:

    Kot i bini legenit!
    Babka Botrore e ka bekuar privatizimin. Arsyet dihen.
    Problemi qendron vetem tek ka(r)sta jobe e qelbur politike. Politikara me 3-4 vila qe nuk paguanin dritat. Politikara qe thrrisnin delet per karlliqe e horrliqe ne mitingje, e asnjehere per fukarallekun dhe gajdutllekun

  16. S. Hysi says:

    Ulja e cmimit te rasti i pare i Nepravishtes mund te kete dyshim. Por Berisha nuk ka pergjegjesi sepse e hoqi menjehere. Kush e ka udhezuar Nepravishten te ule cmimin dhe a kane marre leke per kete manover, kjo duhet zbuluar dhe ketu hyn ne loje prokurori i huaj. Ne qofte se Nepravishta apo Minsitri kane marre leke, ky eshte problem. Nese ceket thone “nuk kemi paguar” kjo pune mbyllet ketu.

  17. Amerikoni says:

    Privatizimi ishte i mire, po ceket nuk dinin qe moren nje derr ne thes, nje kompani shume problematike. Me konsumatore shqiptare qe nuk kishin paguar kurre energji. E gjitha e deshtuar. Dhe a e dini pse? Sepse vete Sali berisha dhe qeveria e tij u bente thirje qytetareve qe te mos paguanin! Por edhe Edi Rama iu bente thirrje qytetareve nga foltorja e opozites qe te mos e paguanin. Keto fakte kane pare qytetaret me ze dhe me figure. Nje hetues i ndershem dhe profesionist e fillon nga kjo. Sepse kjo nuk ben vaki ne asnje vend te botes! Padyshim qe nje pjese e pergjegjesise eshte edhe te menaxhimi i keq, por kjo eshte arsye dytesore. Nuk besoj qe gjate procesit te privatizimit ka pas korrupsion, por ka pasur goxha shkopinj neper rrota dhe në forme sistematike nga qeveria dhe opozita per t’i penguar. Kjo eshte dita 1 e punes se hetuesit nderkombetar.

  18. Skrapardhiu says:

    Popull hajvan me qeveri politikarucesh!
    Mir tju behet!
    Dilte i ndheri A. Hajdari qe ne 91 ne Shkoder ne Kiras dhe bente thirrje “mos ja paguni dritat ktij shteti komunist!”
    Por harrum se nji sekretar partie erdhi, e nji tufe bijsh t partise nga mbas. E sot bejm sikur kerkojm llogari. E sot bejme qytetarin. Jo mor jo. Qytekarin.

  19. Pisi si plisi says:

    Na ishte nje here nje Dhimiter. Mblidhte 99.5% te parave te dritave. E hoqen per paaftesi. Manaxhmenti partiako-çek vuri nje tjeter. Kur arrinte te mblidhte 65%, merrte vrejthe te shara ne telefon pse kishte mbledhur aq shum se kishte ngjallur pakenaqsi tek shefat dhe votuesit.
    Pis milet!

  20. VFLP says:

    DIA, nje kontrate korruptive, por ama ndermjet dy admistratoreve private. Nga pikepamja ligjore, ligjerisht s’ka asnje problem: dy administratore firmash private qe kane firmosur kontarte per nje shrebim. Deri ketu s’ka prokuror qe thote gje. E vetmja perfshirje e Ilir Metes eshte nqs ai ka marre para me banka nga Kastriot Ismailaj, gje qe ka shume pak mundesi. Ne kete pike, shihet nje tendece nga LSI per te future dhe 7 kompanite e tjera bashke me DIA e Kastriotit, po ne fakt kjo nuk kane asnje te ngjare, sepse DIA ka marre paragim ndersa ato jo. DIA i kerkon shtetit 130 mil euro deme, ndersa te tjerat jo. Ceket akuzojne specifikisht DIA, ndersa te tjerat jo, pasi eshte nje mardhenie nenkontraktimi, dhe demi per shtetin dhe konsumatorin eshte 0. Kjo sepse ERE nuk e ka njohur kete si shpenzim, natyrisht si per DIA dhe per 7 te tjerat konsumatori dhe shteti nuk ka humbur pasi ato nuk jane njohur si shpenzim nga ERE (apo s’e kuptoni cdo te thote kjo :-))

  21. Analfabeti says:

    Poshte hajdutet!
    Rrofshin nderkombtaret!
    Rrofte OKB!
    Poshte OSBE!
    O rafte pika kodoaheve e seksereve!

  22. ximi says:

    Mero, ti mos u shqetso, se Editoriale si tendet nuk ben njeri. Thjesht aksi duhet drejt

    1. Analfabeti says:

      @ximi
      Mos e lepi Meron se s ka nevoj per jarget e tua

  23. Aldo Shegaj says:

    Mero, si gjithnji je i madh! Pene e holl.
    Por kot po beb si fuge me Meten. Vallaj po shkrihesh si qiriu i Naimit, me kot ana
    Hahahahaaaaaaa

  24. Flamuri, Kanada says:

    Ehuuuu… lexoni o milet!
    DIA njelloj MERCL… qelbesirllek… me kontrata te nenshkruara direkt nga Praga. Dhe me ligjin e amnistimit, u rruajne trapin!!!

  25. Alarmante says:

    “Follow the money”
    “Ndiq parate”
    Po c’para zeza do ndiqni ore, ato kane ikur me kohe ne drejtimin e duhur… ate te paditurin…

  26. Wasily says:

    Aman o Mero pse merresh me keto?
    Aman o Mero, pse nuk pyesni veten perse Banka Boterore rekomandoi privatizimin e jo koncesionin?
    Aman o Mero, po dhe BB syte be bythe nuk i kishte, apo e ngjeu nje cike ngapak gishtin??,

  27. Tao Tao says:

    Po ku k#@$& i keni mendte????
    Po nuk e dalloni qe DIA eshte unike ne gjithçka? E pakrahasueshme ne asnje????
    Po qe ligjerisht i rruajne sumen, e dini?
    Po qe ligji amnistues j çliron ga pergjegjesua te gjithe lacot e pinxhot???,

  28. mjeku says:

    Po mor kok baule na mbushe mendjen . Mir per CEZ paska vetem hetim nderkombetar, po per Liken, mos duhet qe edhe per ate, te kerkojjme hetim nderkombetar. Ik mor dallaveraxhi se po ta mbajne gazeten gjalle keta pusht-etare me ca aspra te qelbta qe po te japin, dhe shkruan vetem paçavure per te pastruar WC-te.

  29. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Emri i fundit OSHEE,ngjason me formatet “gervisht dhe fito”,ku kopania e basteve,nderon formatet,para se te hedhe detyrimin e saj ne treg.
    Ne forme enigme,kush do jete kumbarja e fundit,per ti vene nje emer te ri OSHEE-s,me qellim humbjen e “gjurmeve”?
    Skemat “ligjor”,jane bere mjeti me i preferuar i pushtetarve,per vjedhjen e miljardave.
    Qytetaret duhet te friksohen, kur dali ne skene,, skemat e pushtetarve, per “subvecionimet”,Prokuroria duhet te kete nen e hetim cdo skeme te pushtetarve,per “subvecionimet” me leket e taksa pagusve shqiptare.
    Energjitika dhe trasporti duhet te jene ne qender te vemendjes te hetimeve te Prokurorise,keto jane burrime korupsioni per qeveritaret.

  30. Preke says:

    Problemi qèndror èshtè pèrse hesht kjo qeveria e Ramès ndaj tèrè krimeve e pisdhèqeve tè kryera tash 25 vjet post komuniste nga Nanot, Ruçèt, Berishèt, Metèt, Ballèt, Mediut, Nishanit, vetè Ramès, etj, etj, etj??????????????
    PRA, PERSE NUK VIHEN PIKAT MBI i, pèrse, pèrse, pèrse????? Apo èshtè i tè njèjtit kallèp edhe ku E. Rama me kyt qeverinè e tijè, se mè mos fol pèr partinè e tijè deri sa aty dominon Gramoz Ruçi qè èshtè edhe kryetar i grupit parlamentar tè PS-sè??? Kontrabandisti nr. 1 i naftès dèrguar Millosheviçit nè vitin 1991, ky G. Ruçi??? Pèrse nuk shkruani edhe pèr kyt gjè ju zotri gazetar Mero Baze qè fillon pèrpara tè tèra gjèrave tè tjera tè pista e super kriminale nè atè vènd e popull 100% tè korruptuar e degraduar nga kèta “politikanè e qeveritarè”, apo nuk tè pèlqen qè tè prekèsh “nè sedèr” ndonjè klan tè qelbur nè kokè politik e qeveritar tash 25 vjet? JU LUTEM ME JEPNI PERGJIGJE, NE SE LUFTONI ME QENE TAMAM GAZETAR I PA ANSHEM, PLURALIST E OBJEKTIV!

  31. koco says:

    ” Gjykim Nderkombetar ” ?! Pa u gjykuar nje here ne kete vend ? Dhe “Gjykata Ceket do bejne vete vrasje, do ti jape te drejte Kujt ? dhe do denoje Ke ? I plasi me nder prapanica cekeve per budallenjte shqiptare , te cilet e kerkojne te drejten nga bashke puntoret e dy bandave skekullatoreve te veshur me uniforme e kerkojne jo nga institucionet pergjegjegjese , Behet fjale per Dekriminalizimin e ish te debuarve dhe lihen pa u Gjykuar dhe nenshkuar ” Mekatare ” e Mega Skandaleve ?

  32. driloni says:

    jam kurioz te di cilat jane 6 kompanite e tjera, kush jane pronaret, sa para kane mbledhur, kujt ja kane marre, sa i kane dhene cez dhe sa kane mbajtur per vete. Sbesoj se eshte e veshtire te gjenden keto te dhena, panorama do behej me e qarte

    1. Elektriçisti says:

      Ta thom una kush jan gjitha kompanite:
      Jan 3 grupime jo rastesore.

      # Grupimi 1re:
      Fillon me DIA e mbaron me MERCL. Jan njelloj se kontratat jan nenshkruar ne Prage. Jo pa qellin. As pa pergjegjsi. Pazare direkte. Por ligjore ama. Ndryshojn vec kronologjikisht. E para krijoi precedebtin e dyta fshiu edhe ato pak kacidhe qe u grumbulluan nga Grupi 2te.

      # Grupimi 2te
      Kompanite e nenkontraktuara pas DIA. Kur u pa qe DIA vec thithte dhe asgje nuk prodhonte. Vidhte disa fish. Atehere u be tenderi per disa kompani vendase. Ca me pak e ca me shume, secila me konteata te rregullta, me p7nonjes te deklaruar dhe me polici private, mblodhen fatura te paguara, theksoj: fatura te paguara. Jo leke. Me ane te faturave dhe rakordimeve behej edhe pagesa.

      Grupimi 3te:
      Kontratat nga me te ndryzhme,tek shtyllat, kabllot, transformatoret e Kocos etj. Edge tek vulat. Plot. A ka pasur abuzime. Patjeter qe po!

  33. Spartaku says:

    Te lumt zoti Mero! Ti te ishe prokuror do ishte mire.Por çe do se jane ca nga ata te plepave qe nuk kane habere fare nga ligjet.Urime.

    1. Dreni says:

      Shum shkrim i mire. Por bie ere tendence pro-LSI ???????????

  34. Birn says:

    O Mero mos i ve vulen kesaj ceshtje ,ndoshta problemi eshte krejt ndryshe nga se e spjegon ti .Ka dhe shume fakte te tjera qe bien ndesh me vulen tende .
    SHTO MIELL E SHTO UJE DOLI BUKA E MADHE SHUME .

  35. Kadaifi says:

    Sa shum shkrime e komente vec per pak makiazh e jargavitje ndaj Likes dhe briskun ndaj DIA!!!!!
    DIA nuk ka leke. Edhe ato qe ka nuk i prek dot.
    Likja nuk ka prova kompromentue.
    Pra nuk ceshtje ne vetevete

  36. Lissus says:

    Më hape sytë, Skypion!
    Më bëre të kuptoj se sa paskam gabuar kur votova për socialistët më 2013-ën.
    Si nuk e paskam kuptuar se duhej të votoja përsëri saleh berr-ishën edhe pas 8 vjetëve pusht-et të tij ?!
    Të votoja përsëri për ridvan bolen -përsëri ministër të vjedhjeve të financave shqiptare ?!
    Të votoja për baxhanakun e ridvan boles, kafshën sahit kallkan-dollapin (o Zot,ç’farë emri!),shkatërruesin e energjitikës ,dhe që po e çonte drejt greminës ?!
    Të votoja për rulin, monstrën që për nga mjeshtëria e hajdutllëkut ia kalon edhe mafias siçiliane ?!
    Të votoja për… eeeh,kush i numëron të gjithë ujqërit e lukunisë berishiste që patën ardhur me devizën e “duarve të pastra” !

    Ti Skypion je ndër të paktët (ndoshta i vetmi) që ende nuk je pajtuar me realitetin e humbjes së pushtetit nga demokratikasit e tu të zemrës… Aq grurë i kishe punët e fitimin me salinjtë? T’u ndërprenë privilgje të mëdha e prandaj gërthet pët ta (për vete, në fakt!)?
    Kthjellohu e pajtohu o njeri, se nuk u shemb Roma, nuk u bë qameti! Ja, ashtu si qëndruam urtë e butë ne për 8 vjet, edhe pse nuk e deshëm asnjë sekondë salehin tënd në pusht-et.
    Hajt, se je bërë bozë me këto komente patetike që askush nuk i lexon ,
    por të gjithë ulin kursorin me shpejtësi sapo u del komenti yt në radhë.
    ….
    E keqja,Skypion, është se kam ndërmend të gaboj prapë më 2017. Prapë do të votoj kundër saleh berrishës, kundër lulush shalëngjiturit, kundër ridvan boles, kundër rulit, kundër lukunisë tuaj… Dhe komentet e tua të stërgjata nuk po më ndihmojnë fare që “të ndreqem”…
    Më mirë lëri fare!

  37. Si qytetar i thjeshte nuk eshte nevoja te perserise ato qe shtruan bashkeqytetaret e mi, por do them qe Prokuroria nga keto sinjale duhet te filloj hetimi. Po te lexosh komentet pothuajse mbi 98 perqind jane te bindur qe kete vend e kane shkateruar dhe vjedhur Berisha,Bode, Neta dhe Rama. Pse nuk flet njeri per ministrin e sotem te Financave. Fakti qe flitet nuk eshte pa gje. Pakenaqesia per burrat qe permenda me siper eshte ne kulm dhe aq me teper kur dalin e flasin ne televizion per shtet, per regulla dhe zbatim ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje