Mbi influencat kriminale në qeverisje dhe dekriminalizimin

17 Shtator 2015, 21:03Editorial TEMA
Mbi influencat kriminale në qeverisje dhe dekriminalizimin

Nga Mero Baze

 

Ka një fjali të rëndë në deklaratën e ambasadorit amerikan në OSBE në Vjenë, rreth situatës politike në Shqipëri, dhe ajo nuk ka të bëjë as me dekriminalizimin si fushatë politike, ku të gjithë thërrasin “kapeni hajdutin”, dhe as me sebepet që tenton të gjejë opozita për të qëndruar larg këtij procesi, por me ç’rrënjosjen e elementëve kriminalë nga qeverisja. “Ç’rrënjosja e korrupsionit dhe influencës kriminale nga qeverisja janë elementë thelbësorë të mbarëvajtjes demokratike të institucioneve dhe qeverisë shqiptare”, ka thënë ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer. Ky është një problem serioz dhe thelbësor për Shqipërinë.

Fushatat politike si kjo e dekriminalizimit, i bëjnë mirë shoqërisë dhe prodhojnë një frymë kundër elementëve kriminalë në politikë, por ata që ta bëjnë gjëmën në qeverisje dhe në sistem, nuk janë gjithmonë njerëzit me të shkuar kriminale, por ata që prodhojnë korrupsionin dhe ndikojnë mbi qeverinë për të ruajtur influencat e tyre kriminale.

Konstatimi i SHBA-së në këtë rast është i rëndë, i vërtetë dhe thelbësor për panoramën politike të vendit.

Sali Berisha u largua nga pushteti si një qeverisje e korruptuar, por siç ndodh rëndom, korrupsioni nuk ikën bashkë me udhëheqësin e tij. Korrupsioni nuk u ç’rrënjos bashkë me ikjen e Sali Berishës, madje në shumë raste ai mbijetoi dhe u përshtat me qeverinë e re. Për shumë arsye që lidhen dhe me sistemin e drejtësisë, por mbi të gjitha me rehatinë dhe lehtësinë me të cilën administrata e re gjeti gati influencat korruptive, korrupsioni nuk është prekur as në kapjen e shtetit, as në shërbimet publike dhe as në goditjen e monopoleve politike, që klientët e pushtetit të kaluar kishin. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur hartojnë një raport serioz mbi listën e personave influent që kapin shtetin dhe mbajnë në këmbë mekanizmat e korrupsionit, nuk ka shumë ndryshim. Njerëzit që bënin çdo gjë me Berishën, bëjnë çdo gjë me Ramën, dhe shembulli për t’i goditur ata mungon. Asnjë aferë korruptive e qeverisjes së shkuar nuk shkoi para gjyqit dhe asnjë sukses i dukshëm, lidhur me ndonjë mekanizëm anti-korrupsion, nuk është shfaqur në horizont. Korrupsioni që ishte atribut i familjes Berisha, pasi prej dy-tre pjesëtarëve të saj kontrollohej gjithë mekanizmi i kapjes së shtetit, tani është bërë më demokratik, më i dencentralizuar dhe përballesh me më shumë qendra të kapjes së shtetit, të cilat janë si qeveri më vete. Korrupsioni është bërë një sport më popullor, më i padënueshëm dhe më i kërkuar se më parë, pasi tani duket si mundësi e të gjithëve, në ndryshim nga dëshpërimi që të ngjallte çanta e zezë e Shkëlzenit dhe studioja e Argitës, ku nuk mund të trokisnin dot të gjithë.

Dhe kjo ka të bëjë me konceptin e gabuar se korrupsioni luftohet me dhunë nga të korruptuarit dhe me frikën që qytetari duhet të ketë ndaj shtetit. Në të vërtetë, çdo aksion arrogant i shtetit ndaj qytetarëve prodhon një zinxhir të ri korrupsioni. Arroganca për të kontrolluar territorin me njerëz besnikë prodhon agallarë të rinj, arroganca për të mbledhur tatimet me forcë me aksione populiste, prodhon arrogancë dhe korrupsion të ri, fushatat për të kapur mjekë hajdutë, prodhojnë drejtora pazarxhinj. E gjithë kjo, se ka pak reforma që nuk e lënë qytetarin në dorë të administratës dhe shumë nisma që e lënë qytetarin në dorë të sjelljeve të administratës.

Po kaq shqetësuse është dhe influenca kriminale në qeverisje, që përmend raporti i ambasadorit amerikan. Në mënyrë të paturpshme këtu duket sikur nëse hiqen nga lista 5 apo gjashtë deputetë, apo kryetarë bashkish, u fitua beteja me kriminalizimin. Në të vërtetë, gjithë këta deputetë që përmenden dhe që nuk do kisha dëshirë të ishin në Kuvend, nuk është se janë qendra pushteti apo kanë ndonjë përfitim financiar si të tillë. Ata thjeshtë janë përdorur nga pushteti dhe opozita për ca vota. Influencat kriminale në qeverisje janë ato që ndërmerren nga njerëz të padënuar, por të pushteshëm. Kunati i Lulzim Bashës nuk është i dënuar dhe ka pak gjasa të dënohet ndonjëherë, por ai ishte menaxheri i çdo leje ndërtimi në Tiranë dhe diktues i gjysmës së Këshillit Kombëtar të PD-së. Koço Kokëdhima nuk është i dënuar ndonjëherë, por ai është një ideolog i rrezikshëm i teorisë së përhapjes së drogës në vend, e cila kriminalizon çdo qelizë të shtetit dhe i kthen policët dhe administratën tonë në shërbëtorë të klaneve të drogës, duke ngjallur dhe plagë sociale. Shkëlzen Berisha nuk është i dënuar ndonjëherë, por influencat e tij në qeverisjen e të atit, bëjnë që të ketë hisen e vet dhe tek tokat e Teqes së Zallit në Ksamil në emër të shokëve të vet, pa i hyrë një gjemb në këmbë nga Kokëdhima, që bën sikur kontrollon çdo pëllëmbë të Ksamilit.

Influencat kriminale në qeverisje nuk vijnë nga njerëz të hyrë në politik nga krime ordinere, por nga njerëz që kanë hyrë me fuqi politike si të pastër dhe me plot ndikim. Mos prisni që Edi Ramën ta ndikojë në qeverisje Arben Ndoka, se kam frikë se s’do kenë folur asnjëherë në telefon sa ishte deputetë, por ruhuni nga njerëz si unë, që kam një gazetë dhe media modeste dhe natyrisht, fshihuni nga njerëz që kanë perandori mediatike krejt të pajustifikuar financiarisht dhe që janë në këmbë, për shkak të kapjes së shtetit të Berishës e Ramës dhe që askush nuk guxon t’u përmendë asgjë, as historitë e tyre kriminale dhe as ato korruptive. Mos prisni që Bashën ta diktojë në qeverisje Xhelal Mziu apo Fatmir Mehdiu, por ruhuni nga Kunati i tij dhe rrethi mafioz që e ka mbërthyer dhe e mban si kukull. Influencat kriminale në qeverisje janë koncept dhe janë fiks kapja e shtetit, që mban peng këtë vend. Kjo loja e luftave për të dënuar ca armiq të brendshëm, që t’u bëjmë qejfin armiqëve të jashtëm do marrë fund shpejt dhe do ta duartrokasim të gjithë, por bashkë me ne do duartrokasin dhe ata që duhet të kishin duart e lidhura. Janë pikërisht ata që shqetësojnë realisht SHBA-në, dhe qe e thënë aq qartë në deklaratën e atij ambasadori amerikan në OSBE në Vjenë.

33 komente në “Mbi influencat kriminale në qeverisje dhe dekriminalizimin”

  1. hajdari says:

    Z. Mero, as Amerika dhe OSBE-ja nuk jane kunder ketij korrupsionit me “jake te bardhe” sepse i ben pune edhe vete atyre. Ata duan sa per sy e faqe te heqin ca drogaxhinj dhe protektore nga parlamenti te cilet jane perfaqesues te krimit me “jake blu”. Persa i takon balozeve:

    1. Berisha = burre shteti

    2. Lulezimja = yll ne ngritje

    Por edhe banditet jane te keqinj kur bashkepunojne me politikanet tane, se Prodi nuk e pati per gje te takonte Zan Caushin kur ja deshte puna. Edhe ambasadoret e nderuar takojne “Zaner” here pas here sipas nevojes.

    A doni me per Belulin…

    1. Jose says:

      Shume po i lavderon keto ambasadoret i nderuar Mero..
      Ku ishin fshehur keta xhambasdore kur pasi vrau ne gerdec berisha i tha NY-Times-it leter higjenike dhe me vone u vra Kosta trebicka nga mafja berishajane dhe ajo nderkombetare e armatimeve

      Pse keto jezu krishtat ambasdore i dhene vize amerikane gjeneralit luan hoxha kur ishte i denuar”por dhe i kerrcenuar me jete nga shkelzen berisha qe eshte bere si al kapone
      Ku ishin keta ambasdore kur pasi prune ekspertizat e FBI per 21 janarin 2011,sali krimineli fshiu menderen me to..biles famekeqi Arvizu e quajti burre shteti nje vrases..

      A nuk ishte ambasdor Rajersoni qe me Berishen ndane floririn e Londres ne 1993,ne menyre ilegale…ku e gjeti te drejten nje ambasdor dhe nje president te bejne nje gje te tille…mos duhet filluar qe ketu te gjendet “magjia e berishes” pse nuk e fusin te lista e krimineleve sot d Donaldi me Podestat berishiane.
      A nuk ishte ambasadorja MR qe shkonte privatisht shume nete te shtepia e Lul bashes kur ishte minister transporti…Pse u mbyll ne menyre “ambasadoriale” hetimi i 300 miljon dollareve te rruges kombit ?

      Po aventurat e Kristofer Dellit me rrugen e kombit (pjesa kosoves) me firmen amerikane- turke ku dhe vete gazetat amerikane cmojne nje vjedhje gjysem miliardi dollare..

      Na vjen keq qe dhe i nderuar Mero po merresh shume me korrupsionin..por ke harruar krimin e vrasjes te 21 janarit dhe tradhetine e detit jon ku dhe keto “ambasdoret e mire” jane fajtoret kryesore me veprimet e mos veprimet e tyre.
      Perfundimisht zoti Mero ju lutem mos na beni “politike’ me kete ambasadore qe prune berishen ne 1992 dhe po e mbrojne sot me te gjitha menyrat.

      Te behen lista kriminelash neper bodrume ambasadash duke lene jashte Lul Berishen tregon se ato te dy jane zogj ambasadash dhe Edi Rama po ben rolin e strucit
      boll me keto ambasdore qe me shume duken si gjenerale se sa dipllomate

      1. Skypion says:

        E gjithe deklarata e amb.amerikan ne OSBE,eshte e rende.Qeverisja eshte e inkriminuar.C’ka thene e c’po thote me teper opozita demokrate?!Asgje me shume se kaq.
        Pas nje vale puniste ne shtypin qeveritar,ku me urdher te Edi Rames,kerkohej largimi i misionit te OSBE-se nga Shqiperia,si kunderpergjigje,vjen kjo deklarate e misionit amerikan ne OSBE,me ane te se ciles ShBA ,ne menyre te qarte,i ben me dije Rames,qeverise dhe mediave te tij,te heqin dore urgjentisht nga sulmet ndaj OSBE-se,dhe mbare opinionit publik shqiptar e nderkombetar qe,qeveria e majte ne Shqiperi eshte e INKRIMINUAR.Pike.
        Ka nje stermundim nga qeveria dhe mediat e saj,per ta relativizuar ceshtjen e inkriminimit te saj,kriminalizimin e politikes ne pergjithesi dhe kauzen opozitare te dekriminalizimit.
        Sado te mundohen,te gjithe keta bashke,duke filluar nga Rama e deri tek me i fundit gazetar mercenar,ata nuk mund te fshehin nje fakt,me te rendin ne keto 23 vite pluralizem:kriminelet ne pushtet.
        Kurre me pare,qe nga renia e regjimit hoxhist,nuk eshte folur per nje fakt te tille.
        -Eshte folur per korrupsion,per lidhje korruptive,per lidhje politikanesh,deputetesh,ministrash e funksionaresh te tjere te larte me mafian,bandat,krimin dhe elemente te ndryshem kriminale,por KURRE nuk eshte folur per mafioze,bandite,trafikante e kriminele gjithfaresh,ne poste te larta,deri edhe ne Parlament.
        -Eshte folur per trafikante qe kane lidhje me drejtor te larte policie,doganash etj etj,por kurre nuk eshte folur per trafikante qe te jene vete drejtore ne keto poste.
        -Eshte folur trafikante droge,prostitucioni qe kane lidhje me kryebashkiake,por jo per trafikante-kryebashkiake.
        -Eshte folur per trafikante droge,prostitucioni,pengmarres,grabites,vrases qe kane lidhje me deputete,por kurre per te tillet qe te jene vete deputete.
        Imagjinoni vetem per pak: para se te vinte Edi Rama ne pushtet,Shqiperia e gjore gjithsesi me njemijeenje halle me funksionimin e demokracise,krimin dhe korrupsionin,pavaresisht se kush krah politik ishte ne pushtet,demokrate apo socialiste.Te gjitha keshillat,sugjerimet,verejtjet dhe qortimet e nderkombetareve permblidheshin ne dy pika kryesore:lufte krimit dhe korrupsionit.
        Me ardhjen e Rames ne pushtet,ketyre dy halleve e shume halleve te tjera ,te medha apo te vogla,u eshte shtuar si hall mbi hall,edhe nje goxha hall,me i madh hall qe u ka rene shqiptareve si rrufe ne te kthjellet:
        Halli se vete qeveria,qe do te duhej te luftonte keto halle,eshte kthyer ne hall me vete.
        Halli se vete qeveria,qe do te duhej te luftonte krimin dhe korrupsionin,eshte vete e inkriminuar.
        Halli se maxhoranca ne pushtet qe do te luftonte trafikantet e droges,prostitucionit,grabitesit dhe vrasesit,eshte vete e mbushur me trafikante dhe vrases.
        Aq e rende eshte gjendja,sa edhe nderkombetaret,ne raportet e tyre ku, sic e thame,flitej per te perhershmit krim dhe korrupsion qe duheshin luftuar nga qeverite,i kane lene he per he ato,dhe merren vetem me kriminalizimin,dekriminalizimin,trafikantet dhe vrasesit ne Parlament,politike,qeveri e administrate!
        Nuk thone me,nderkombetaret,qe Parlamenti te beje ligje kunder korrupsionit,trafiqeve dhe krimit,perkundrazi,thone qe vete Parlamenti eshte me trafikante dhe kriminele.
        Nuk thone me,nderkombetaret,qe Qeveria te luftoje krimin dhe korrupsionin,por qe vete qeveria eshte e korruptuar dhe e inkriminuar.
        Eshte nje makth.
        Krejt papritur shqiptaret,edhe ashtu me shume probleme,po shohin se nga aq poshte sa ishin e nga ku rrekeshin te ngriheshin,kane rene poshte e me poshte,shume poshte,deshperimisht poshte.
        Po si erdhem deri ketu?!
        I gjithe ky rrugetim sembrapthi ka udherrefyesin e vet.Me te ziun,me te ligun,me te mbrapshtin,me te cmendurin udherrefyes qe kane njohur rrugetimet ne kete bote.
        Ky eshte Edi Rama.
        E gjithe kjo zezone qe ka kapluar Shqiperine dhe shqiptaret e qe po na ben me turp faqe gjithe botes,e ka nje arsye,nje shkak,nje burim,nje autor,nje ideator,nje organizator,nje zbatues.
        Ky eshte Edi Rama.
        Korrupsioni,krimi,vete e keqja ,sot ka vetem nje emer e vetem nje emer.
        Ai eshte Edi Rama.
        Edi Rama eshte demiurgu i se keqes;magu i saj;shtrigani i saj.
        Ashtu si ne rrefenjat me shtrigane,kur magjia merr fund me mposhtjen e vet shtriganit,edhe ne kete rrefenjen tone me trafikante dhe vrases,mallkimi merr fund duke i shtypur koken shtriganit Rama qe ka magjepsur nje popull te tere me magjine e tij te krimit.
        AShtu sic partneret tane perendimore kane lene menjane he per he te perhershmet keshilla-verejtje,dhe po merren me dekriminalizimin si parakusht per to,edhe opozita demokrate,shoqeria civile dhe mbare shqiptaret,duhet qe te lene menjane per pak kohe cdo gje tjeter,dhe te mendojne e te gjejne menyren sesi t’ia shtypin koken shtriganit.Kjo eshte emergjente.Te tjerat presin.
        T’i shtypet koka shtriganit,dhe do ta shihni se makthi do te marre fund me shume me lehtesi se c’mund te imagjinohet.

        1. Bureto says:

          Jo mo scorpion mavria! Nuk th ashtu ambasadori ne Vjene. Tha: “Ç’rrenjosja e korrupsionit dhe influences kriminale nga qeverisja jane elemente thelbesore te mbarevajtjes demokratike te institucioneve dhe qeverise shqiptare.” Budalla nuk je dhe di mire te lexosh, por qe je maskara kjo nuk do as mend e as kalem. A ka korrupsion ne Shqiperi? Po! Kur u krijua/mboll dhe leshoi rrenje? Atehere kush duhet ta çrrenjose? Sigurisht qe qeveria dhe institucionet e shtetit, qe nuk jane vetem qeveria. Kete kerkon dhe ambasadori amerikan i OSBE ne Vjene dhe ia kerkon edhe qeverise persa i takon asaj, brenda vetes, por sigurisht edhe atyre me pare, bile atyre me pare qeverisjet nano dhe berisha, dhe ketyre me më force, jo vetem si shkaktare por edhe per pasojat afatgjata si mentalitet, dem pasuror publik dhe krime per pasoje.(atje jane rrenjet dhe ato rrenje duhen crrenjosur-per keto flet ambasadori) Askush nuk e mbeshtet apo e pergezon qeverine per elementet korruptive brenda saj e me gjere. Ata, me se shumti i gjeti ca i solli dhe vete. T’i luftoje, t’i perjashtoje dhe drejtesia t’i denoje, pa dallim. Kete kerkojme ne dhe nderkombetaret prej saj. Dhe ia kerkojne qeverise se kete nuk mund ta beje kush tjeter. Ndaj Scopion mos u tremb nese bie ere ndeshkim, gje qe e deshiron shumica e shqiptareve me padurim. Ti nuk besoj se ke frike nga kjo, se vetem zagar qe nuk te ha ke qene dhe je dhe kjo s’i ben keq askujt vetem se tregon fytyren tende.ne e ke per zoterinjte e tu atehere shqetesimi yt eshte i perligjur, por s’kemi ç’te te bejme per kete. Vete ke zgjedhur te jesh pale me te keqen.

          1. a1artn says:

            te lumte dora o Bureto, skypjonin kur ta gjejne ndonje dite
            me gur ne qafe te vjosa!

        2. Vjosa says:

          Skypion

          Te qarta si drita e diellit keto qe analizon z, skypion.
          Flm.

        3. Me ngadale o “Skypion” (qe te ndjek prej disa vitesh qe komenton nga bodrumet e PD (tashme te SHQUP_it), se Median ne Shqiperi sikunder dhe Drejtesine etjera deri me tani i ka kapur Berisha me familje biologjike e politike. Nese do emra Gazetash+TV+Radio+WebSite apo Gazetaresh+Analistesh +Opinionistesh+Intelektualesh “pseudo” te pavarur+Profesoresh+etje…etje me duhet nje 24 oresh dhe disa faqe te lira tek TemA-Online po me la Mero Baze. Te gjitha me detaje i kane shumica e Ambasadave ne Tirane dhe shumica e Zyrave kryesore ne Bruksel dhe Washington. (Ka nje Software special qe prej 10-vitesh qe ben rifreskimin cdo muaj te gjithckaje ndodh ne Albania, per Median-Drejtesine-Politiken- e me radhe, cdo gje…OK)

        4. Kaktusi says:

          Edi Rama ka gabim qe nuk fut Sali Berishen me familjen e tij ne burg, qe nuk fut Lulin ne burg per 21 Janarin etj. Ku ishte OSBE kur beri grushtin e shtetit Berisha, ku ishte OSBE kur u hodh ne ere fshati Gerdec per te pasuruar Shkelqenin, ku ishte OSBE kur Berisha merrte kutit e votimit dhe i mbushte me flete votimi, kur nxensit e shkolles dhe administrata dilnin per fushata ne shesh etj. OSBE duhet te largohet se jane ketu per te marre ca paga te majme qe llogariten si ndihme per Shqiperine. Ambasadoret e OSBE gjithnje kane qene kliente te qeverive te radhes, ndersa ambasadoret Amerikane ferkojne duart kur shohin ndonje sherr midis shqiptareve, perca e sundo. Shqiptaret duhet ta gjejne shpetimin te vetja dhe jo tepresin lëmoshat amerikane. E cili eshte ai vend qe ka fituar nga amerikanet, i shfrytezojne, i rrenojne dhe pastaj i japin ca ushqime mbeturina si ndihme dhe padyshim kredi roberuese nepermjet bankavve si ajo FMN, bankes borerore etj

      2. kamberi says:

        Kontabilizimi i Turmave me tipare koruptive
        eshte Bilanci i tere pasojave qe i kane shkaktuar
        ketij vendi ne keta Dekada qe lame pas.
        Sigurisht qe ky Bilanc prej kohesh saktesisht
        ka bere grupimin sipas zerave,emerat e atyre qe
        kane qene vazhdimisht pjesemarres ne formatin me
        banal te korupsionit.z.Mero,ka prekur disa prej
        individeve apo dhe grupimeve te tyre,por jane shume
        pak.Jane Guackore,qe i mbrone nga cdo gjuajtje.
        Ata kane formuar nje nga Speciet me te friksheme ,
        jane sunduese dhe udheheqese te kesaj Xhungle.
        Nuk quhen Dinozaur,por jane si vellezerit e tyre.
        Ata quhen Sahalekium Berishium sp.
        Teper i rralle ne lloin e vet.Jane shume te rrezikshem,
        ndofta Kafsha me e eger ne Epoken e Korupsionit ne Shqiperi.
        Jane me gjak te ftohte,edhe Kobra trembet prej tyre.
        Tek ata sundone Sadizmi.Izolimi eshte Thembra e Akilit
        per ta.Dallohen lehte,por leshteriket e shumte qe kane
        rritur neper Gjykata,Sherbim infor.e deri te zvarraniku ne presidence,ju ka siguruar nje mbulese te dyfishte.
        Keshtu me pare se duhet te fillosh izolimin,duhet te
        pastrohen nga leshteriket.kjo kerkone gjitheperfshirje,pasi
        te gjithe e kane ndjere kafshimin e tyre.

    2. ekilo says:

      Endri Fuga e kompani po bejne kerdine ne Kryeministri me tenderat. Qe aty fillon korrupsioni.

    3. Lul Qosja says:

      Eh more zoti Lu, po ty te nxjerr ne figure e ze perpara popullit nje fare Ylli nga Ndroqi, nje fare Irfani nga Skrapari, nje fare Sandri nga Lezha. Kaq mjafton te marresh vesh se cfare eshte Shqiperia dhe projektuesi I Shqiperise demokratike, Sali Ram Berisha!

  2. oldman says:

    “Influencat kriminale ne qeverisje” eshte nje term i zbutur sepse ne fakt
    Vjedhja, Krimi dhe Korrupsioni perbejne thelbin e pushtetit ne Shqiperi.
    Deri tani nuk po shohim akoma asnje politikan ose lider qe karieren e tij
    per pushtet ta perdore ne sherbim te popullit dhe jo si qellim ne vetvete.
    Qellimi i Parise se Tiranes eshte vetem te shfrytezoje dhe vjedhe popullin.
    Metodat jane nga me banalet e deri tek ato me te sofistikuarat. Rezultatet
    jane te dukshme dhe te kuptuara tashme nga nje mase e madhe e publikut,
    fale kjo edhe nga shkrimet inteligjente dhe profesionale te M. Bazes.

  3. utopia says:

    Sikur te vinte nje komision nderkombetar dhe te zhvillonte disa konkurse
    ne Shqiperi duke zgjedhur profesioniste dhe te diplomuar brenda vendit dhe
    para viteve 2000, ose te diplomuar ne universitete te huaja, por serioze.
    1. Konkurs per gjykates dhe hetues (+prokuror).
    2. Konkurs per deputete dhe drejtues dikasteresh.
    3. Konkurs per poste te ndryshme ne administrate publike.
    4. Konkurs per punonjes rendi.
    Te pakten per 10 vjet, te zhdukeshin nga qarkullimi (por jo nga ndeshkimet)
    e gjithe klasa politike aktuale, perfshire drejtuesit vendore, duke i lene
    vendet teknicieneve dhe te shkolluarve qe kane merituar konkursin.
    Sikur…………..

    1. Taip Kavajoti says:

      Po i pari fare fare eshte konkursi ..per Burra te Ndershem!

    2. Lili says:

      Utopi,harroje kete:ne kosoveper shembull erdhem shume femije te diaspores te diplomuar neper universitetet evropiane ‘asnje nuk u pranuar,edhe kur me thane nuk keni kuadra e ju tash po x,y z qe konkuruan:a,po ata Jane ‘nationalista’ nuk mundemi me i pranuar ne projektet tona!
      Tash kuptoje lojen e nderkombtareve: shkombtarizimi,defaktorizmi edhe shkaterimi i shqiptarise.
      Déri tash Kane pasur shume suksese ne cdo aspekt!

  4. SOKOLI says:

    Mua me duket sikur amerikanet e kane pas fjalen per Zamirin,Bashkimin,Fanen,Sandrin e ca te tjere si takemi i tyre.

  5. hiiiii says:

    Mero si gjithmone shume i sakte, cdo kush mbeshtet ate xka thua, dhe korrupsionin nuk e ben ne fakt as Bushi e as Roshi Kavajes, ata jane profane ne kontrollin financiar, intrigat, klanet, influencat politike, nepotizmin apo ne korrupsion me fondet publike, licensat etj. Ne keto te fund me te rrezikshem jane bubi i Durresit Vangjush Dako dhe Otomani plak Qatip Sejdiu i Elbasanit, te cilet i kane dosjet e kompletuara ne DASH, sidomos ky i Elbasanit qe i ka pas ne zyra njerezit dhe ka bere kodoshin sikur i ka perdor e i ka tallur te pakten ai eshte koshient dhe vete e sot e di qe ka bere gabim por se kthen dot me. Rama nuk duhet te shtrydhe qelbin duke hequr Roshin dhe Bushin, por duhet ta pastroje dhe te operoje e zhyse bisturine thelle dhe te pastroje mire qelbin ne rrenje, ne te kundert nuk vlen dhe duhet te qerohet, sepse mbron ata qe jane me Dosje ne DASH. Tung

  6. Aqif says:

    O Mero je shume made in usa, sepse te kam vene re ne shume shkrime qe je pro amerikan, per kete nuk jam kundra sepse amerika eshte nje shtet qe na ka ndihmuar edhe na ndihmon,por nga pervoja e jetes time kam mesuar qe ne shtepin time ta bej vet komanden sepse edhe ty sdo te vinte mire qe ne shtepin tende ta benin komanden te tjeret nga jashte shtepis.Po pse o Mero se flet nje ambasador edhe per neve duhet te jet ligj sepse ne asnje vend te evropes nuk i perfill njeri ambasadoret.Une nuk jam ne kundershtim qe korupsioni ne shqiperi eshte ne standaretet me te larta por keto probleme duhet ti zgjidhim ne shqiptaret me njeri- tjetrin edhe jo te presim nga te tjeret sepse kemi 25 vjet me keta ambasador qe flasim majtas-djathtas edhe korrupsioni shtohet me teper edhe varferia e popullit me shume

  7. nostradamus says:

    Me sa duket Bushi i Krujes dhe Roshi i Kavajes nuk kane suporte te mafias
    berishiane prandaj luftohen aq shume sado t’i mbroje ”docili” Rama, i
    cili deri tani s’ka bere ate qe duhet te bente:
    1. Presidentin e zgjedhur me nje vote te Sali Berishovicit , ta revokonte
    qe diten e pare te ardhjes ne pushte , jo me nje vote por me 84 vota.
    Por K/ministri yne nuk hoqi antikapatin president,por foton e tij ! Byth
    e plasur me kete veprim ! Kjo cudi do zgjaste vetem 3 dit !!
    2. Me heqjen e qafethyerit , ju do te zgjidhnit z. K/minister tere sistemin e drejtesise ! Tash eshte vone ! Presidenti tash krijon alibi pas alibise !
    I LUMTE !!!!

  8. nostradamus says:

    Shenim:- Z Mero, si gjithemone, keni bere nje analize te shkelqyer….!!!!

  9. sit back .....and.. relaks--->>>> says:

    EEEEEEJJJJJJJJ (THIRRJA E PREFERUAR E BRACES KJO), E KENI VENE RE QE LAJMI PER SKANDALIN ME CEZ-IN ESHTE ZHDUKUR NGA MEDIAT? DI GJE NJERI KU SHKUAN TERE ATO AKUZA TE PAPARA MAJTAS-DJATHTAS? EEEEEEJJJJJJJJJJJJ, PO NE PARLAMENT SI NUK U KUJTUAN AS NGA POZITA E E AS NGA OPOZITA PER T’JA KUJTUAR NJETI-TJETRIT MUHABETIN E CEZ-IT? MEROOOOOOO, CEZ-I MEROOOOOO

  10. argit says:

    Me pelqeu shkrimi.Ky eshte Merua qe me pelqen. Njerez lexoni e rilexoni kete shkrim

  11. peço says:

    Më pëlqen shumë Mero, ‘godit’ qeverinë aktuale duke marrë shëmbuj nga qeveria e shkuar. Kjo po, që mund të quhet asnjëanësi e shtypit.Pas këtij rasti, Gazeta 55 ka të drejtë tashmë të lëvdohet për pavarësinë e saj nga influencat e kastave sunduese. Merua në këtë rast flet për influenca dhe lë hapur të kuptohet se ai vet është i vaksinuar kundër kësaj sëmundje. I painfluencueshmi Mero ka mbushur dorën me një top të madh pambuku dhe i bije qeverisë me tërë forcën e tërbimit të tij ndaj kësaj të lige që na e vuri re ambasadori amerikan në OSBE.

  12. Manjaniyll says:

    Mero,ka diagnostikuar dhe gjetur korupsionin e qeverise aktuale,me te drejte dhe konkret.Po ju JAP nje fakt:Autoriteti Shtetror i Rrugeve(A.SH.RR.),eshte Autoriteti
    qe merr para nga Qeveria per shpronesime (truall,objekt etj.).Pikerisht ne kete Autritet punojne inxhiniera,juriste,ekonomiste etj.qe bejne korupsion me te drejten e pronareve te shpronesuar,duke ju marre 20-30% te vleres per Partine dhe vehten e tyre.(keta specialiste kane mbi 6-7 vjet qe punojne ne kete Autoritet dhe derdhin kuoten ne Parti)!

  13. Ja i jani says:

    Ore une nuk kuptoj nje gje….perse Europa dhe amerikan japin akoma ndihma kur keto vidhen…dy jane..o keta jane te perfshire ne korupsion oooo….sala..edi…iliri…e mafia shqiptare jane me te forte se keta….se duke ditur qe korupsioni eshte ne shkalle te larte dhe ndihmat nuk vene ne drejtimin e duhur si vazhdojne e japin akoma euro per keta plehra

    1. peço says:

      Ore zotëri, je në vehte apo jo? Ti thua se ndërkombëtarët gabojnë që u japin para këtyre, kur dihet që këta i vjedhin. Po nuk thua shyqyr që u japin, sepse ndryshe kanë për t’na futur dorën në xhep, por realisht dhe jo në mënyrë figurative? Këta nuk dinë të bëjnë gjë tjetër zotëri, veç të vjedhin dhe ç’është më e keqja, nuk bëjnë lushim as ditën e dielë.

  14. tironci says:

    kur gazetaret dhe bota akademike jan te kapur dhe te joshur me zarva nga partit e ndyshme ateher dhe popullin nuk ka kush ta udheheq per te larguar te keqen..

    pra kto vetem do nderrohen cdo 4 apo 8 vjet dhe do vazhdojn te bejn kerdin..sepse ne shqiperi nuk ka ose nuk funsionon shoqeria civile e pavarur

  15. B says:

    Zoti Mero, Llalla tha ne shtator do arrestohen ministra, te mosngutemi dhe ca dite

  16. Lili says:

    Ia i Kapni,
    Japin ndihma per te na vu ne xhume e per te na erresuar syte,se paret prape i marrim ( shih ndihmat per buqesi’prape ti blejne fidanat,plehin ,makinat qe keta te shesin’nuk te japin ndihma te skllaverojne pak ma shume!)

  17. Tani says:

    a ka ndonjë lajm nga Tahiri, moreeeee.

  18. altin says:

    O Mero ,ne shqiperine pas luftes per 25 vite ishin ndertuar fabrika ,uzina ,spitale ,shkolla ,rruge ,ushtri ,bujqesi etj etj ,dhe u nis gjithcka gati nga zeroja.Ne vajtem 25 vite shkerdhatokraci dhe ” tani ” po marrim vesh se parate qe duheshin perdorur per te ringritur shqiperine nga komunizmi i “keq” qenkan vjedhur te gjitha per 25 vite.Cudi e madhe qe kapitalizmi qenka i eger dhe sistemi i hajduterise.

  19. drani says:

    mero,

    Sali berisha e ka fajin poer te gjitha…. je bere si ajo ” po me uren cpatem xhanem”

  20. Ndoc Sukaj says:

    Zoti Baze eshte realist.Ai vlereson te verteten dhe jo interesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje