Nga Mero Baze
Socialistët nuk janë fajtorë për atë që ka ndodhur në ÇEZ në vitet 2010- 2013, kur qeveria e kryeministrit Sali Berisha, e kapur nga klientët e saj, është detyruar të ulë çmimin e energjisë që i shiste ÇEZ-it dhe të favorizonte plus kësaj, kompanitë ndërmjetëse për këtë zhvatje. Por, ata janë përgjegjës, që një person kyç në këto afera, në atë kohë këshilltar i kryetarit të ERE-s dhe bashkëpronar me të akuzuarin kryesor Kastriot Ismailaj, e kanë sot drejtor të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE). Petrit Ahmeti, sipas të gjithë dokumenteve që gazeta disponon, ka qenë njeriu që Ismailaj ka përdorur për të themeluar kompaninë e tij ndërmjetëse. Ai po ashtu është bashkëpronar, së bashku me Ismailaj, në kompaninë “ASSET shpk” dhe rezulton nga dëshmitë e dhëna në Pragë, se është personi kyç që ka ndikuar tek ERE për uljen e çmimit në favor të ÇEZ.
Nuk dua të dyshoj për aftësitë e tij profesionale, por nga ky debat, rezulton se Sali Berisha dhe Ridvan Bode janë gjunjëzuar para një oferte korruptive, pjesë e së cilës ka qenë dhe ky person.
Tashmë ky person është njeriu kyç në krye të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, emëruar nga socialistët. Pas gjithë këtij debati, të cilit opozita i dha flakë, jo për të zbuluar korrupsionin, por për të prodhuar politikë përmes diversionit kundër koalicionit, socialistët janë përgjegjës pasi i kanë dhënë këtij personi kyç në këtë histori, pushtetin tek Enti Rregullator i Energjisë.
Duke mos qenë fajtor për çfarë ka ndodhur, socialistët duhet të dëshmojnë se janë gati t’i presin këto fije korruptive dhe duhet të shkarkojnë drejtorin aktual të ERE-së, Petrit Ahmetin, meqë ai, gjatë gjithë kësaj kohe po sillet sikur nuk ekziston dhe sikur nuk flitet për të, për ortakun e tij dhe deri për vëllain e tij.
Madje heshtja e tij dhe heshtja ndaj tij, të bën të dyshosh se zhurma pas artikullit të BIRN u programua që të shmangte të vetmin person kyç në sistem që ka lidhje me këtë histori.
Ne flasim nga mëngjesi në darkë për Kastriot Ismailaj, i cili është në burg e po gjykohet, flasim për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilin ish- ambasadori e ka paraqitur si mbështetës të një prej shtatë kompanive, por nuk flasim për personin që ishte ortak me Ismailaj, që ishte këshilltar i kryetarit të ERE-së, personin që mendohet se ka devijuar rreth 160 milion lekë në llogarinë e një shoqërie ku është pronar i vëllai i tij, ish-kryeministri Vilson Ahmeti, dhe mbi të gjitha, personi që është sot kryetar i ERE-së.
Socialistët, minimumi duhet t’i kërkojnë dorëheqje njeriut të tyre, me qëllim që të jenë të lirë dhe pa interesa në këtë hetim, i cili duhet të shkojë deri në fund. Nëse nuk e bëjnë këtë, i gjithë ky debat bie era diversion banal dhe nuk ka në qendër korrupsionin, por presionin politik.
Nga ana tjetër, vet emërimi i Petrit Ahmetit në krye të ERE nga socialistët, është një dëshmi se pushteti i ri është kapur sapo ka ardhur. Nuk e di kush e ka bërë propozimin e tij, por shikohet qartë se klanet e vjetra që zhvatën shtetin për llogari të ÇEZ-it, janë shumë komodë me qeverinë e re, madje edhe të privilegjuar të tyre. Qoftë dhe për këtë defekt të rëndë politik, socialistët duhet të tërheqin mbështetjen për Ahmetin. Nga gjithë faktet që ne kemi, qysh nga konsulenca e tij për kompanitë seksere, konsulencat për studimin e tregut në favor të ÇEZ-it, e deri tek ortakllëku me Kastriot Ismailaj, tregojnë se socialistët kanë importuar në pushtetin e tyre, gjysmën e Kastriot Ismailaj dhe nëse nuk distancohen prej tij, gjithë debati bëhet pis dhe ata kthehen në bashkëfajtor për një krim që nuk e kanë bërë, vetëm se dikush prej tyre është kapur që ditën e parë të pushtetit nga mafia e vjetër e Berishës.
Që ky proces të hetohet deri në fund dhe që të kuptohet se historia e një shkrimi nuk u përdor për diversione, presione apo komplote politike, por për të luftuar korrupsionin, socialistët duhet të provojnë se janë jashtë çdo interesi politik në këtë debat dhe të kërkojnë dorëheqjen e një zyrtari të lartë të tyre, që është në qendër të këtij pisllëku. Nuk ka asnjë fakt që Petrit Ahmeti ka kryer ndonjë vepër penale apo ka abuzuar me ligjin, por është pjesë e historisë së kapjes së shtetit nga ÇEZ-i dhe qoftë dhe për këtë arsye të vetme, socialistët nuk kanë pse e gradojnë atë në krye të ERE. Ka dhjetëra ekspertë socialistë që meritojnë të shkojnë kryetar të ERE-s, ka dhjetëra specialistë të aftë dhe të papërzier me historira sekserësh të kohës së Berishës, që mund ta bëjnë atë punë. Nuk ka pse të zgjidhet prej socialistëve, bash ai që ka qenë në qendër të këtij pisllëku. Pas kësaj, do të jenë më të lirë të bëjnë betejë kundër Berishës e Bodes në atë histori, nëse e kanë vërtetë seriozisht! Në të kundërt, ata që e mbrojnë, ata janë bashkësponsorizues të anës politike të këtij debati, i cili meriton t’u kushtojë shumë socialistëve.
Shumë, shumë drejt.
Kohe skandalesh.Cdo dite nje skandal.Cdo ore nje lajm per skandalin e radhes.Skandali skandalit nuk i ngjan.Njeri me i ububushem se tjetri.
Ndersa gjithe mediat merreshin me skandalin kriminal te Lagunes,plasi skandali i CEZ.
Laguna e deputetit kriminel te Rames kaloi ne hije nga skandali i radhes,i provokuar nga vete Edi Rama me informacionin qe i dergoi Partise Demokratike me ane te nje prej femrave te tij,tutor i te cilave eshte.
Ende ne zjarrin e debateve mediatike per skandalin e CEZ,shperthen nje skandal tjeter,ai i raportit sekret(qe nuk na qenkesh edhe aq i tille) te OSBE-se.Ne te vertete skandali me i fundit,nuk eshte thjeshte nje skandal.Ai eshte nje kryeskandal.Skandal i skandaleve.
Sipas raportit te OSBE-se,Edi Rama ka nje pasuri te padeklaruar prej 200 milione eurosh.Tmerr o perendi!
Sipas raportit te OSBE-se,Partia Socialiste,grupi i saj parlamentar,eshte i mbushur perplot me deputete-biznesmene kriminele e mafioze,ne lidhje te forta me mafian ruse,me mafian bullgare e me shume grupe te tjere kriminale ne rajon(Koco Kokedhima me mafian ruse,Fidel Ylli me ate bullgare).
Por pas,megjithese ne mase me te vogel,nuk mbetet as Meta dhe LSI-ja e tij.
Sipas RAportit te OSBE-se,PS,LSI,grupet respektive parlamentare gelojne nga trafikantet e droges,trafikantet e prostitucionit,grabitesit e dhunshem,pengmarresit,vrasesit,spiunet per llogari te sherbimeve te huaja dhe bashkepunetoreve te mafieve rajonale e me gjere.
Te gjithe keto kane qene te njohura per publikun e gjere.Por,jane kaluar,ca nga heshtja e mediave mercenare te pushtetit kriminal,e ca nga mosperfillja per shkak te banalizimit qe vete ato u kane bere fakteve rrenqethese.
Tashme,asgje nuk mund te anashkalohet,edhe pse bashibozuket mediatike te Edi Rames po mundohen shume ta bejne kete.
Akuza e bere ne vite nga demokratet per Ramen,qe kur ajo ishte ne opozite deri ne 2005,kur erdhi ne pushtet e gjer ne 2013,pardje u be edhe nga OSBE-ja dora vete:Rama ,me ane te korrupsionit aktiv agresiv,qe kur ishte kryetar bashkie,ka perfituar 200 milione euro,nje pjese te mire te te cilave i kontrollon vellai i tij jashte vendit.Pike.
Nuk eshte as PD-ja,as BAsha,as Berisha,askush tjeter nga opozita qe e thote kete.Ata e kane thene ka kohe.Ajo qe e thote kete eshte vete OSBE-ja.
Kjo ka ardhur si rrufe ne qiell te hapet per aleancen e qelbesirave,per qeverine oligarke,per vete kryeoligarkun Edi Rama.
OSBE-ja akuzon.Europa akuzon.Publikisht.
Me pare e kishte akuzuar aleati kryesor i Shqiperise dhe shqiptareve,ShBA-ja.Akuza me ze dhe figure per trafikantet e droges dhe prostitucionit,per grabitesit,pengmarresit dhe vrasesit.
Por,per nje paradoks shume te cuditshem,Rama,partia e tij socialiste,mediat e majta me bashibozuket e saj te paskrupuj,u fshehen tinezisht e paciperisht pas aludimeve per antiamerikanizmin e njohur te se majtes socialiste,qe e nxisnin vete,me qellim zhvleresimin e akuzave te ShBA-se si dyshuese dhe mosbesuese,pse jo edhe armiqesore me te majtes socialiste.
Dhe,si per ta vertetuar kete,zuzaret socialiste,sidomos bashibozuket e tyre mediatike,propagandonin me force “europianizmin” e Rames,qeverise socialiste.Me pak fjale:socialistet,partia socialiste,Edi Rama si lider i tyre,jane me shume te orientuar nga Europa,ashtu si gjithe partite socialiste ne rajon e me gjere…!!!
Kurre me pare nuk eshte pare nje rrufjaneri kaq e ndyre politike dhe mediatike!
Mirepo,raporti i OSBE-se,e hodhi poshte me neveri “europianizmin” e Rames,PS-se dhe bashibozukeve te tyre,duke i lene vetem per vetem me antiamerikanizmin e zyrtarizuar tashme me qendrimin anti-ShBA dhe antikombetar te qeverise socialiste ne OKB.
Europa i tha Rames: ti nuk je europianist.Ti je politikani tipik rajonali zhytur ne krim dhe korrupsion.
Ndersa antiamerikanizmin e tij nuk e fsheh,bile mburret me te,antieuropianizmin ia stampon ne balle vete Europa zyrtare,me pahir.
Edi Rama,pra,na del zyrtarisht tashme,edhe antiamerikan edhe antieuropian.
Ne keto kushte,cka i duhet tjeter opozites te prese per t’u ngritur ne kembe kunder ketij Kryeministri antiamerikan,antieuropian,antishqiptar?!
Cka tjeter u duhet shqiptareve per t’u leshuar shesheve e rrugeve kunder ketij krimineli dhe qeverise se tij antikombetare,kur,ndersa bejne lufte per mbijetese,shohin qe Kryeministri i tyre,ai qe administron parate e tyre,ka nje pasuri perrallore prej 200 milione eurosh neper bankat e botes?!
Cka tjeter i duhet opozites dhe mbare shqiptareve,kur shohin qe kryeminsitri i tyre multimiloner qeveris me nje bande trafikantesh,vrasesish e kriminelesh gjithfaresh?!
Thika ka vajtur ne asht.Po rrotullohet aty.Nuk ka me prit.Boll!
Cdo shqiptar,sot,ka te drejten ta quaje te paligjshem kete pushtet,kete qeveri,kete kryeminister.
Cdo veprim qytetar per rrezimin e kesaj bande kriminelesh qe po vjedhin,grabisin e vrasin pa meshire,ne te gjitha anet,eshte i justifikuar.Absolutisht.
Gjendja eshte aq e ndere sa zerat,qe po qarkullojne,bile edhe nga vete shtypi i majte dhe bashibozuket e tij,per nje 1997 te dyte,mund te rezultojne nje profeci e realizueshme;shume shpejt madje.E nese ndodh, kjo ’97 e dyte do te ishte shumefish me e rende se e para,me pasoja katastrofale per mbare shqiptaret dhe kombin.
Prandaj,opozita,Partia Demokratike,kreu i saj zoti Basha,duhet ta kapin momentin.Duhet ta drejtojne zemeraten popullore,ta kanalizojne ate,ta udheheqin ate.
Ky eshte obligim per zotin Basha dhe PD-ne.
Eshte obligim politik,qytetar,patriotik dhe kombetar.
Sot,se neser do te jete shume vone.
Historia na jep shembuj pafund qe,sa me shume te tolerohen tiranet,aq me te renda jane pasojat.
Tirani Rama nuk duhet toleruar me.Zullumi i tij ka prekur fundin.
S’ka mbetur gje e keqe pa u bere nga ai tashme.
Vec te dale arme ne dore e te vrase e te prese njerez ne rruge te madhe.
Per te keqen tende
Dhe per te miren e te gjitheve.
Mero. Mos e gjec kurre te miren me ramen.
Mero per fatin tend te keq nuk komandon rama po kokedhima.rama thjesht zbaton dhe artikulon bukur direktivat.
Keto nuk nane skandale por shashka mediatike.
Harruat atentatin ndaj Doshit sapo u vra bankieri Santo? Rastesisht? Koincidence?
Jooooooo!!!
E studiuar dhe planifikuar!!!
Me fal o Mero, po si shume hapesire i ke lene ketij zagarit SKYPION
qe nuk pushon se lehuri (shkruari) carcafe me komente! Si te gjitha kategorite e ndotjeve, ketu kemi te bejme me ndotjen mediatike. Boll
na ndotin 24 ore ne dite lajmet dhe komentet fallco te pseudo-
analisteve dhe mercenareve te te gjithe ngjyrave. Te pakten ata dalin “live” dhe me emra te pervecem, keshtu qe marrin edhe vleresimin “on line” nga publiku. Po ketyre anonimeve qe ndotin kaq shume nuk ja
kemi borxh. A mund te disiplinosh se paku hapesiren dhe numrin e
fjaleve per cdo komentues anonim?
Sa i takon atij Petrit Ahmetit, Ti thua qe tani nuk ka fakte te drejtperdrejta per korrupsion nga ana e tij. Edhe sikur kjo te jete e vertete (?!), ai duhet fillimisht te dorehiqet ose shkarkohet, sepse per shkak te detyrave qe ka ushtruar dhe qe aktualisht mban, ai ka me siguri dijeni te plote mbi aferat korruptive. Mjafton fshehja e krimit, qe ai te merret si i pandehur.
Sa qeke lodh me shkrujt robo!? Ta kishe derguar me mire si artikull tek Merua, qe te merrje ndonje lek te pakten.
shtohet zullumi.hajde integritet institucionesh pale njerezish…nuk keni pare gje akoma….
Prot se diku do te shprazet… Rama veç budalla nuk eshte. Edhe Mero e luan shume bukur dhe me finokeri kete loje.
Nuk behet fjale per CEZ, e as per DIA, por per te tjera mekanizma dhe haterngelje.
S’mund ta dergoje me mail kete artikull drejt Rames para se ta botoje ….. Keshtu do na kompleksosh Xhonturkun qe kemi ne krye te qeverise. Si ta heqi tani qe i zbulove jeniçerin qe ka tek ERE?
Artikulli eshte vetem luga e asaj qe po gatuhet… ehhhuuuuu… sa te thella jane.
Po keta jane me te zgjuarit e ketij vendi. Vellaj i vellait, nipi i gruas, leshi me qime dhe kush e hedh shurren me perpjete.
Ky vend nuk behet me.
Vetem nje Bravo, Mero!…
perit ahmeti eshte dhendri i sekretarit personal te ramiz alise Kuptoheni vete
Beri specialistave Mero!
Po ai shalgjati ka shkuar ne Gjermani per te hapur ndonje ekspozitë ?
Ai ben sikur nuk di gje, eshte ne autobuz…
Të lumtë pënda, shok! Bir i Partisë!
Z.Mero mos thumbo po bjeri drejt se e gjithe kjo dhe jo vetem kjo per pothuajse te gjitha emerimet ne poste kyçe jane te tilla.Arsyeja eshte shume e thjeshte jane edhe me keq se te paret pasi luajten keq me shpresen e shqiptareve per ndryshim duke e ditur mir se ç fare do te bebin me pas.Thyefshin qafen se bashku me Berishen,Eshte nje shfaqe e ndyre si ajo kur Berisha akuzonte Nanon.
… Po cilin te vinim mo X X-in po pse mo se dime ne se cili eshte ai nje mut muti…
Shqiperi bahce me lule
Rrofsh moj rrofsh se su perkule
Vari lesht edhe kte nate
Se te gjithe jane veshgjate
Perfundimisht, zgjatimet e Sales kane penetruar ne pushtetin e sotem.
Ju lumte z.Baze, ky eshte nje shkrim qe i kontribon nje qeverisje me te mire jo te kapur nga ata qe e xhvaten shqiperine sa kohe sala qeveriste vendin.
Le te presim reagimin e qeverise nqs nuk ka reagim , medoj se gazeta tema duhet te filloje te ndryshoje kurs dale nga dale,por te luftoje ne dy drejtime salen derisa ti shkoje drejtsise dhe qeverisjes derisa te permirsohet ose te largohet
Une mendoj se duhet filluar nga zyrtari qe ka propozuar kete “kuader” me njeqind faqe apo njeqind te zeza.
Ore me tër mënd. Kush ishte ai bir kurve që na i futi ne Rilindasve.
Po të palosesh në pozicionin e “sapunit” kur je në dushin e burgut, normale që do ulërasësh nga futja e radhës… dhe këtu dy rrugë ka: ose do rrish drejt duke parë me bisht të syrit hajdarin e turnit ose vazhdo dhe përkulu deri sa ti ndihesh lezetin punës. Dhe kam frikë se ka ndodh kjo e dyta me këta qeflinjtë turkoshakë.
Nqs socialistet i kompromentoka vetem kaq, qenkemi vend me fat. Sepse po themi qe administrata edhe ruheshka, biles promovohet, kur ndryshon pushteti.
Problemet jane me te thella se aq. Petrit Ahmeti e Kastriot Ismailaj jane zarat e fundit te zinxhirit te sekserlliqeve ne kete histori. Problemi, per PS-ne te pakten, eshte qe po bashkeqeverisin me personin kryesor politik qe ka favoriuzar CEZ e ka fituar miliona prej saj, pra me Ilir Meten. Akoma me keq, socialistet po qeverisin ne baze te te njejtave kontrata thellesisht korruptive te bera nga qeveria e meparshme pra do te thote qe po vjedhin dhe ata rendshem, dhe me shume gjasa e dime qe leket shkojne direkte e ne maj te piramides.
Prandaj Mero mos na lodh shume koken me llafe kot per fajesine e ketij Petrit Ahmetajt qe eshte bishti i kavallit ne kete mes.
Ore do i lexoje ndonjehere Rama shkrimet brilante te M.Bazes? Ky meriton te jete keshilltar i kryeministrit i majte apo i djathte. O zot jepi jete te gjate zotit Baze
Ka nje te vertete absolute,Petrit Ahmetaj duhej te jepte doreheqjen ose te hiqej te pakten per aferat qe jane bere por dhe per te mbrojtur vellain e madh,Vilsonin qe akuzohej nga Saliu per vjedhje.Vilsoni nuk eshte se nuk di gje,ai biles di shume e shume,por Petriti e kompromenton si keshilltar,parate qe jane ne banke nuk justifikohet,si te thuash ata jane te urte e bute e tiganin plot,deklaratat e Vilsonit jane si te Llalles qe do beje gjemen ne palzh.Dikush e mbron fort Petritin dhe Vilsonin,dikush qe ka autoritet mbi Ramen dhe Meten dhe qe te gjithe i perkulen,pra eshte dikush qe mbron ne hijen e ombrelles,ndoshta rrjedh edhe atje dicka.
Vetem duke treguar te verteten dhe pa frike mund te arijme dicka megjithese une mendoj qe shteti ne shqiperi eshte I kapur. fakti ishte me bizneset e medhaja qe kemi ishin te gjithe biznese hajdute duke filluar nga bankers asnje biznes i mirefillte
Mero je vertete nje Tepelenas qe ne duhet te mburemi me ju.Nuk ta theme kete qe per te te ber qejfin.Pore duhet te vazhdoshe rrugen tende,se kurr nuk ke per te humbur ase ju por ase vendi jone nga ju.Ju pershendese dhe pace fate.
Dorëheqja e Petrit Ahmetit është urgjente për dinjitetin e socialistëve.
Përgjegjësi të veçantë ka personi që e ka propozuar këtë njeri, këtë ortak të Kastriot Hajdutit.
Shume drejt Mero..
O Z. MERO BAZE meru pak me te gjithe keta ish pushtetare dhe pushtetare te cdo niveli sepse nuk kane lene gje pa vjedhur dhe pervetesuar nga pasuria kombetare dhe taksapaguesit shqiptare dhe keta qe jane ne pushtet tani gjoja duan te bejne shtet por po e nisin nga ata qe jane pa mbrojtje duke ju futur gjoba bisneseve te vogla per fatura 10000 lekse dhe nuk e fillojne nga keta qe kane pasurira maramendese ne qindra miliona euro dhe te pa justifikuara se me rroge shteti nuk mund te besh ato pasuri duke filluar nga Sali familjarisht Nanua, Rama, Meta, e me radhe te gjithe drejtoret ne cdo nivel dhe pastaj duke vazhduar me VIPAT dhe BISNESN E MADH qe nuk deklarojne xhiron reale duke ja faturuar paregullsine bisnesit te vogel. Faleminderit
Te gjitha koncesionet e vazhduara dhe te denoncuara me pare nga keta te sotmit eshte e njejta histori …vazhdohet nga keta qe luajten aq bukur me shpresen e njerezve te thjeshte , nga moren dhe votat ..
Me ligj çekeve nuk ke ç’u ben. Jane te falur dhe nuk kane me kokrren e pergjegjesise. Edhe ai pak presion qe mun t’u behej, shkoi e vate me marreveshjen e 99 milioneve.
Tani thjesht u lepihen dhe bejne show deri sa ta hipnotizojne Kastriotin ja te heqe dore, ja te kendoje. (Por po kendoi, e di vete ai pastaj…)
Çeket fituan disafish:
– as investime nuk bene
– vodhen ne te gjitha prokurimet (5fish faturonin edhe telin me te holle)
– bene konsulenca dhe leket e mbledhura i nisnin jashte me kontrata fiktive
– CEZ Advisory qarkullonte leket faturuara jashte dhe ketu fikte dritat
– kishin super-paga
– asnje pergjegjesi
– dhane me demek 110 milione e morren me shume se 5 fishin
– korruptuan me politikane e gjyqtare e prokurore duke mos i faturuar
– shkurt, CEZ qe nje epidemi ekonomiko-financiare
Bordi i CEZ nuk ka dashur asnjehere te investije ne Shqiperi.
Kompromentuan burokratet e IFC dhe BB.
I nxorren parate e blerjes per 4.5 muaj dhe pastaj vetem volen para.
Per borxhet e prapambetura, jrijuan farsen e shitjes se borxheve tek DIA. Edhe pseudokauza e Braçes ra.
Meqe u funksionoi me shitjen e borxhit, krijuan masken e kompanice shqiptare. Vetem keshtu mund te operonin me prezantimin dhe nderfutjen e kompanive ceke fantazem. Jane ato kompani çeke, duke filluat me Mercl, qe u miratuan direkt nva Bordi i CEZ me mbledhjen (lexo vjedhjen) e parave te mbledhura me zero investime.
Te gjithe derrat nje turi muti kane.
Per mua nuk perbejn cudi , deri sa keta jane komunist vete e bijet e tyre ,qe i kane borxhe ketij vendi, mire tu behet shqiptareve qe votojne per skllaverimin e tyre, shqiptaret e meritojne varferin, njerz qe rrine si pula te laguara, njerz te friksuar, aspak qytetar, njerz qe nuk dine te protestojne por thjeshte jane besimtar ndaj kryetarit te partise,te ketyre trafikanteve e hajduteve, njerz qe nuk duan mireqenien e tyre por te sundueseve te tyre. Ne nje vend pa qytetar nuk mund te ndertosh shtet. Jo vetem tu rritesh taksat e t’i lesh pa pune por edhe pa buke ti lesh nuk ngrihet te protestoje . Qe nga krijimi i shtetit shqiptar eshte qeveria me e keqe, me shtypese,me barbare, me e korruptuara ne planet. Rilindja, nje mashtrim i madhe gjigand,ku ne dy vjet qeverisje vetem burgje e internime, vetem varferi e skllaveri, vetem largim masive i popullates nga vendi per nje cope buke.Turp te kene keta trafikant qe drejtojne shqiperine.
nje mesazh per Skypion-in ( artan hoxha…ai spiuni qe adoleshent)
i nderuar jam nga ato shqiptare qe mendoj se shteti yne ka mbaruar plotesisht..por ai qe mund te shpetohet sot eshte vetem dinjiteti qe te pakten ne keto komente te themi…kush e shkaterroi kaq perbindshem shtetin dhe moralin e shqiptareve.
jam dakort me ty qe Edi Rama (edhe pse kam qene nje perkrahes i fuqishem i tij per rrezimin e Sali Qenit ne 23 qershor) duhet te debohet ne menyre spekkulare si tradhetar ose frikacak apo sociopat…pak rendesi ka.
por e perseris qe banda super kriminale e berishajve te mos i mprehe dhembet per pushtet bashke me Lul bimbashin se ju jo vetem keni vrare dhe tradhetuar pr ti personalisht ke afera te tmerreshme ne krahesim me kete Ahmetajn qe duhet te kishe dhene doreheqjen
Duke qen se ne si shqiptare kemi kujtese te dobet po i rikujtoj kush eshte
mostra
SKYPION ARTAN HOGJA:
Krimineli berishe duhet te ndeshkohet ne menyre spektakulare dhe Edi Rama apo dhe Donald Lu-ja ti lene kinezerirat e tyre dhe te cojne ne dyert e burgut kete fantazem.qe eshte cuar tre here nga varri vetem nga super hipokrizia e nderkombetareve dhe disa akrepave dhe skypioneve qe e kane neuro-paralizuar ate vend
Nje nga figurat me te urryera te zvarranikeve qe notojne ne mocalin E MEDIAVE SHQIPTARE esht ky Skypioni –URIAH HEEP-Artan Hogja
Duke u nisur nga kerkesat e shumta te lexuesve te Temes se kush eshte ky Skypioni po plotesojme kersherine e tyre duke I kerkuar ndjese per materialin e gjate.
Ky FRANKESTEIN MONSTER
eshte ndoshta njeriu me I urryer ne trevat shqipfolese se vete kryekrimineli Berishe qe ky mender analist I sherben akoma edhe pse I ka shkerdhyer NONEN disa here.
uk do ti benim autopsine perversit Artan Hoxha nqs nuk do kishin nje ngjashmeri perfekte me Grida Dumen,te dy nga Durresi ,te dy nxenes te mire,te “rekrutuar” nga brenda dhe jashte.Te dy te perlyer ne korrupsion dhe pune te pista edhe pa hipur ne “fron”
Skypioni-Ministri hajdut qe arratiset me gomone ne 1994.
Në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion, Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze. Një ndër personat për të cilët u lëshua një urdhër arresti nga Prokuroria për këtë çështje ishte dhe Artan Hoxha, i cili atëherë ishte ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë dhe që më pas rezultoi të ishte miku i ngushtë i Genc Rulit, duke qenë se ai e mori në institutin (OJF) që krijoi në 1998, dhe që në 2005, kur Ruli u bë ministër e bëri kryetar të Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH. Kur shpërtheu skandali i “drurit të arrës”, duke qenë se Artan Hoxha nuk ishte deputet, pra nuk kishte mbrojtje nga imuniteti, ai gjeti si rrugën më të mirë për të shpëtuar arratisjen nga Shqipëria, në një mënyrë mëse rokamboleske, duke u bërë klient i skafistëve shqiptarë, që e çuan në bregdetin Italian….vijon
***
Skypioni-Gjeologu qe nuk punoi asnej dite ne zanatin e tij por gjeti minieren e arin ne KESH& USAID
(JU LUTEM LEXOJENI ME KUJDES)
Në këtë OJF, Genc Ruli më pas tërhoqi si zëvendësdrejtor ekzekutiv dhe mikun e vet të “drurit të arrës”, Artan Hoxha, që shpëtoi nga ndjekja penale falë amnistisë së marsit 1997 dhe u kthye në Shqipëri. OJF-ja e Genc Rulit dhe Artan Hoxhës ka qenë një nga beniaminët e Zyrës së USAID në Tiranë çka nuk mundet mos të të krijojë bindjen e plotë se angazhimi amerikan për mbështetjen në Shqipëri të njerëzve të pakompromentuar për korrupsion, është më së paku joserioz. OJF-ja e Genc Rulit dhe Artan Hoxhës bëri me paratë e USAID-it, por edhe të Fondacionit “Soros” atë që bëri me drurin e arrës, duke bërë tym së paku nëntë milion dollarë donacione. Të kërkosh se ç’është bërë me to, është njëlloj si të dalësh e të kërkosh dru arre në pyjet shqiptare. Synimi i kësaj OJF-je ishte që të merrte fonde nga donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë USAID dhe Fondacionin “Soros”, të cilët nga ana e tyre duke bërë këtë veç të tjerash kishin interes që ta paraqisnin këtë OJF si provë se ata nuk mbështetnin vetëm OJF-të e majta, por mbështesnin dhe OJF-të “e djathta”. Por kryesorja ishte që të krijonin artificialisht një elitë të shoqërisë civile, që vinte gjoja nga e djathta dhe që donin ta mbanin si rezervë për ta lançuar në politikë, në PD…
Me rikthimin e PD në pushtet, në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli, ashtu si në vitin 1992, mori portofolin e një superministrie, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës… Në këtë superministri, Ruli ka në dorë tri sfera shumë fitimprurëse të ekonomisë, privatizimet, energjetikën, ku ka mundësi fitimesh të mëdha me tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë të KESH për energjinë elektrike, ku luhen qindra milion euro. Për të mbrojtur interesat e tij në KESH, Ruli zgjodhi mikun e tij të kohës së drurit të arrës, Artan Hoxha. Në 2005 Artan Hoxha u bë përsëri berishian, si në 1992, duke ndjekur shembullin e shefit dhe protektorit të vet Genc Ruli. Edhe Artan Hoxha mori “fetën” e vet nga “torta” e pushtetit të PD-së, duke u bërë kryetar i Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH, një post ky ku Hoxha merr një pagë të majme, si dhe përfitime të tjera. Pse Genc Ruli zgjodhi pikërisht bashkëpunëtorin e vet më të ngushtë në afera të dyshimta në OJF-në që drejtonte, si dhe në qeverisjen e parë të PD-së, për ta vënë në krye të bordit të KESH, kjo është e kuptueshme. Me Artan Hoxhën në krye të këshillit mbikëqyrës të KESH, ministri Ruli do të “presë dru arre” në arkën e pasur të KESH. Gjithashtu, Artan Hoxha zuri vendin e Genc Rulit në krye të OJF-së së tyre, pasi Ruli dha dorëheqjen nga posti i kreut të OJF-së, kur u bë ministër. Ky është një vend shumë i lakmuar, pasi kjo OJF është shumë e sponsorizuar nga donatorët ndërkombëtarë. Artan Hoxha, gjeologu që nuk punoi asnjë ditë në profesionin e vet, dhe që zbuloi “minierën e arit” në arkën e USAID dhe të Fondacionit “Soros”,
KRYQZIMI I SKYPION SPIUNIT ….GSH 12 QERSHOR 2012
Berisha ka deklaruar në mbledhje grupi se Artan Hoxha kishte lidhje me Sigurimin. “Kemi informacion se kur ka qenë 17-18 vjeç, ai ka shkëmbyer informacion me një punonjës të ish- Sigurimit të Shtetit,” mësohet se është shprehur Berisha. Ajo që të habit është se si ka mundësi që ky kryeministër, që e ka përndjekur Hoxhën dikur dhe i ka pasur në dorë dosjet e tij, tani e kandidon dhe hedh me dhjetëra lëvdata për të. Më pas e detyron të dorëhiqet
Populli, analistet, po fut ketu edhe ata bythlepires te Sali Berishes dhe vemje (shpehja e Z. Mustafa Nano), si edhe gazetaret nuk kane kuptuar ende lojen dhe teatrin e Z. Berisha, Sali Ram i Pabesi, lidhur me zgjedhjen e presidentit te ri te republikes. Kryeministri Uzurpator, asnjehere nuk i eshte larguar qellimit, synimit dhe deshires per te zgjedhur nje njeri te rangut te larte te PD. I pari, dhe vetem i pari, si edhe i fundit ne liste ka qene Z. Nishani. Z. Zaganjori, Z. Hoxha (i neveritshmi spiun i sigurimit te shtetit dhe menaxher i disa bizneseve te Sali Berishes dhe bijes se tij), me deshiren e tyre te madhe, kane pranuar te luajne rolin e kavjeve dhe te karemave, pa perjashtuar edhe Z. Fatos Nano. Te tre keta “burra”, njeri me mut se tjetri, per nga karakteri dhe personaliteti vetjak, luajten me popullin, me opoziten, me “nderkombetaret” dhe me te gjithe, madje edhe me deputetet e PD dhe me vete Jozefina Toipallin. VIJON
***
Skypioni qesharak
Artan Hoxha është bërë personazhi më qesharak në Durrës, pas asaj që i ka ndodhur si kandidat për president. Pasi është qerasur dhe ka qerasur në disa lokale ku aktualisht pijnë kafe dhe njerëzit e klanit të Olldashit, Hoxha ka deklaruar se e ka kërkuar PD-ja për ta bërë President por ai nuk pranon. Kjo është gjëja më e turpshme nëse është e vërtetë nëse ai është shprehur kështu. Ai ka takuar prej disa ditësh mjaft nga themeluesit, njerëzit me reputacion të PD-së në Durrës, po nga ata ka marrë vetëm përbuzjen, urrejtjen për atë që ai i ka bërë PD-së duke përfituar miliona lekë nga fondacione dhe tashmë që ato janë ndërprerë i duhet një mandat politik. “Artan Hoxha gënjen dhe kjo tregon se kush ka qenë ai në të vërtetë dhe Sali Berisha ka bërë mirë që e hoqi si kandidat për president , madje edhe e quajti spiun. VIJON
***
Skypioni –URIAH HEEP
Artan Hoxha, ka vetë-pranuar, se me “letra” ka qënë ish-spiun i sigurimit të shtetit, që prej moshës kur bashkëmoshatarët e tij shkonin ende në kampin e pionerëve. I gjendur përballë këtij realiteti që e ka “mbyllur në shtëpi”, ish-kandidati për President Republike Artani i “hoxhëve” të Durrësit, i mirënjohur si shërbëtor mediatik edhe i pushtetit e kryeministrit të 7 viteve të fundit, doli dje publikisht me një “esse” në formë auto-portreti të tejzgjatur, për të vetëshpalur “virgjërinë e figurës së tij”. Madje, duke vetë-deklaruar dhe “virgjërinë morale” të familjes e fisit të tij stërgjyshor, me “burrëritë” e tyre që nga viti 1920.
Skypioni –URIAH HEEP
Artan Hoxha, ka kontribuar egërsisht e banalisht në shërbim të Berishës, duke bërë qindra “denoncime” e komente nëpër gazeta dhe duke qënë “analist” në mbi 1000 debate televizive per keto dy dekada Në fakt, siç e kemi dëgjuar në ekrane, Artan Hoxha, ka qënë një komentues ndëshkues deri në ashpërsi ekstreme ndaj veseve morale, vecanërisht ndaj ish-spiunëve që nuk ishin ishin shefa, kolegë, miqë e financues të tij dhe ka qënë mbrojtës pasionant deri në histeri, i ish-spiunëve që ishin shefa, miqë, kolegë e financues të tij.
Këtë qëndrim mediatik “anti-spiunëve”,
Artan Hoxha, ose siç është vetëquajtur analisti, politologu, biznesmeni, profesori, diplomati, VIP-Universitari, pedagogu, komentatori, intelektuali, anti-pushtetari, armiku i korrupsionit, qytetari i lirë, personaliteti i shquar publik, demokrati, anti-komunisti, dhe figura e pastër morale Artan Hoxha e ka mbajtur deri në mesnatën e 11 qershorit 2012, kur shefat, ortakët dhe miqtë e tij ish-spiunë sigurimi e thirrën për ta graduar “President Republike”. Por që vetëm 12 orë më pas, u detyrua të dorëhiqet, sepse nga “sirtarët e vitit 1981” i doli një “fashikull i zi” që mbante emrin dhe firmën e tij si ish-spiun sigurimi. Që prej momentit të publikmit të emrit si ish-spiun sigurimi, “Mjelma e Durrësit” Artan Hoxha është vendosur përballë “gjyqit publik”…..