Nuk është korrupsioni, por konspiracioni

3 Shtator 2015, 20:17Editorial TEMA
Nuk është korrupsioni, por konspiracioni

Nga Mero Baze

 

Ilir Meta po përballet sërish me një akuzë, që ka të bëjë me kohën kur ishte në pushtet Partia Demokratike. Qeveria e kryeministrit Sali Berisha ka lejuar në atë kohë, që dy kompani ndërmjetëse, të mblidhnin detyrimet e papaguara ndaj CEZ. Njëra ishte kompania e zotit Kastriot Ismaili, që citohet në gjyqin e arbitrazhit të shtetit shqiptar me CEZ, dhe tjetra, një kompani që mblidhte në shumicë detyrimet që shteti i kishte CEZ, natyrisht duke ndarë paratë me zyrtarët e shtetit që nuk donin t’ia paguanin paratë pa ndërmjetës CEZ. Fenomeni ishte një favorizim korruptiv për dy kompanitë në fjalë, pasi ato jepeshin në mënyrë selektive pa garë dhe për këtë lehtësi, përdorej statusi privat i CEZ si kompani dhe lobimi politik.

E reja që del tani, sipas një raporti që BIRN ka siguruar, është se avokatët e shtetit shqiptar kundër CEZ, kanë përmendur një ryshfet, që sipas tyre, ka marrë Ilir Meta prej një prej këtyre dy kompanive, meqë konsiderohet se Ismailaj ka qenë njeri i afërt i tij.

Natyrisht që ky fakt vlen të hetohet, për më tepër që Ismailaj është në duart e drejtësisë shqiptare, dhe nëse ka prova, ato mund të hetohen.

Problemi është tek angazhimi i opozitës pas këtij raporti, i cili ka të bëjë më shumë me konspiracionin, se sa me korrupsionin.

E para, mënyra si Lulzim Basha reagon për këtë fakt, është vazhdim i ëndrrës së tij disa mujore, për një aleancë mes PS e PD, për t’i shpëtuar mungesës së shpresës për të ardhur në pushtet. Përpjekja e tij për t’i dhënë shpresë mbështetësve të vet, se një eleminim i mundëshëm i Ilir Metës dhe aleancë me Ramën, ka ngel opsioni i vetëm që ai ka si lider i opozitës. Dhe hoqi dorë nga kjo formalisht vetëm kur Rama ja preu këtë shpresë zyrtarisht. Tani ka rifilluar ta mbajë sërish zgjuar këtë ëndërr, duke ua faturuar diplomatëve perëndimorë. Kjo është poshtëruese për mbështetësit e tij.

E dyta, Lulzim Basha flet publikisht për shmangie të lir Metës nga drejtësia. E vërteta është e hidhur, por nuk është në anën e zotit Basha. Njeriu simbol që i është shmangur drejtësisë në këtë vend, është Lulzim Basha Ai ka mbyllur me procedurë një akuzë të ngritur nga Prokuroria dhe jo nga media, për 220 milion euro të vjedhura nga buxheti i shtetit si përgjegjësi e tij dhe ka shmangur shkuarjen para drejtësisë për vrasjen e katër qytetarëve në cilësinë e ministrit të Brendshëm më 21 janar 2011. Ilir Meta nuk ka shmangur drejtësinë, ai është përballur me të dhe ka fituar, edhe pse unë dhe shumë të tjerë nuk ishim të lumtur për këtë. Kishte plot njerëz që ishin të lumtur për këtë. Ishte Lulzim Basha dhe Sali Berisha të cilët kanë fluturuar nga gëzimi, kur ka ndodhur kjo. Biles Berisha i ka të freskëta mbresat nga darka në shtëpinë e Ilir Metës dhe nga “kqyrja” e një laptopi ku ka kërcyer disa herë përpjetë ndoshta nga disa pamje të pakëndshme, dhe është detyruar të shfajësojë dhe djalin e tij si budalla.

Kështu që, nëse ka një njeri që nuk duhet të hapë gojën për shmangie nga drejtësia në këtë vend, është Lulzim Basha, pasi është simbol i kësaj kulture dhe është në politikë vetëm për këtë shkak.

Së treti, historia, edhe pse është shumë larg fuqisë së fakteve që ka pasur kundër Bashës, Mediut, bile dhe vet Metës dikur, është një histori e kohës kur në pushtet ishte Sali Berisha dhe shteti ishte kapur nga këto shoqëri ndërmjetëse, shumë prej të cilave janë ende sot prona ta padeklaruara të Shkëlzenit, Argitës dhe gjithë Berishëve që s’u ka hyrë gjëmb në këmbë. Ne ende vazhdojmë të blejmë kasa fiskale, biles me aksion, të pasurohen Berishët, të paguajmë për skaner në dogana të pasurohen Berishët, të paguajmë për ngjyrosjen e naftës të pasurohen Berishët, e në dhjetra koncesione të tjera pa fund, që kanë çuar vendin në këtë gjëndje që është.

Nëse Partia Demokratike ka vendosur vërtet të bëjë katarsis, është e mirëpritur, por ajo duhet të nisë duke dëshmuar kush janë pasuritë e Berishëve, kush janë gjobat e Shkëlzenit, ku janë tre përqindshat e Argitës që ua kërkonte biznesmenëve që kishin punë me babain e saj, ku janë lekët që biznesmenët deklaronin se ja dhuronin Liri Berishës dhe pastaj pikturat përfundonin në zyrën e Sali Berishës. Ky katarsis është i mirëpritur dhe shqiptarët do të votojën PD pikërisht kur ta bëjë këtë katarsis. Por në vend të katarsisit, për këtë lajm të rëndomtë janë angazhuar pikërisht ata që duhet të ndëshkohen nga katarsisi. Shkëlzeni, Lulzimi dhe vet babai i tyre, të cilët kërkojnë llogari për një histori të pushtetit të tyre. I vetmi reflektim që në presim për historinë e pushtetit të tyre, është katarsisi i tyre, vetpastrimi përmes denoncimit se çfarë kanë bërë e çfarë kanë vjedhur, dhe jo se çfarë ka bërë dikush që u ka dal nga rreshti dhe i ka nxjerr në opozitë.

Por problemi i tyre nuk është korrupsioni, por konspiracioni. Ata nuk janë të shqetësuar vërtet pse është abuzuar kur ishin në pushtet, por si ta paraqesin këtë gjë si vepër të Ramës kundër Metës. Në këtë histori ata nuk janë të angazhuar të dijnë çka ndodhur, pasi kanë qenë vet në pushtet dhe e dinë. Ata thjesht kanë kaluar nga një opozitë politike, në një opozitë konspirative, që shpresojnë se rruga drejt pushtetit kalon nga teori komploti dhe jo nga vota qytetarësh.

41 komente në “Nuk është korrupsioni, por konspiracioni”

  1. ami says:

    Analize e sakte.

    1. taulant says:

      Ky shkrim eshte nje turp per ate qe e ka shkruar. Meta eshte perballur me drejtesine dhe ka fituar. Ore mero i ke harruar ato qe ke shkruar per kete hajdut apo te kane lezetuar leket e tij dhe ke harruar cfare ke vjelle.

      1. altin says:

        hahahhaha avokatet e qeverise thone per Meten qe eshte hajdut ti del e thua Luli dhe Shkelzeni. Pra problemi nuk eshte korrupsioni se Meta eshte flori problem eshte konspiracioni po nga kush se ate nuk e akuzon opozita por qeveria

        1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

          Sh. Mero, ju falenderrojme, ne, vetterranet e Kurrveleshit! T’u lumte, o djale! Le te shpifin kulaket! Ne bejem perrparra!

      2. sho-k says:

        O Taulant lexoje more mire,e ka thene dhe sh. bukur Mero,qe un dhe gjith ne nuk ishim dakort me gjykaten qe e nxori te pafajshem. Te lumt Mero je per te ulur kapelen per analizen….respekte vlla

        1. Alfred says:

          Mero i ka thene Hajdut Metes pa pritur gjykaten, ndersa sot e quan viktime te konspirancionit. Na nxorre zorret e barkut per nje grusht para qe te ka dhene Meta ty dhe Filipit e qe ju perflet ne gjithe Tiranen qe ju ka futur ne thes.

          1. Odeta says:

            Nuk pashe ne asnje moment te nxirrte Meten si viktime…perkundrazi, ua numeroi “bemat” te gjitheve… Shkrimi kishte shume nenkuptime, mendoj per ke e lexon me nje sy objektiv, nxjerr shume me teper konkluzione sesa thuhen ne shkrim!

    2. Vani says:

      Mero ke humbe nje rast me heshtë.

  2. SuloKapedani says:

    Kjo qe pershkruani z. Mero eshte shume e hidhur por na trego se kush do ti vere para bangos se akuzez keta hajdut,vrasetar dhe kriminel te medhenj te kombit tone.Per te ardhur ne pushtet lulushi e ka te garantuar opoziten per nja 10 vjet me keto plane e projekte te baba sypeshkut.

  3. sit..back..and relaks →→→ says:

    auuuuu, me nje fjale permbledhtas:
    Meta ka bere korrupsion por kane bere dhe te tjere, te gjykojme nje here te tjeret pastaj Meten. Pra, sipas Meros paska nje rradhe per tu denuar, u filloka nga berisha & co pastaj te dalim tek Meta. Po nuk u denua berisha me lulin ath skemi pse denojme Meten. Dhe Mero kete e quan drejtesi, Mero luftoka per kete lloj drejtesie. Per Meron eshte normale qe Meta megjithese po dalin prova qe ka marre rryshfet nuk duhet te shkoje ne gjykate sepse po rryshfete kane marre dhe berisha, dreqi dhe i biri. Mero po i kerkon berishes qe te shkoje ne prokurori e ti thote llalles, aman ore me deno se keshtu thote Mero. Njerezit denohen me fakte Mero, Rama ka dy vjet ne pushtet e nuk ka mbledhur nje fakt nje prove, mor po nje te vetme ku te thote qe berisha apo soj e sorollopi i tij kane bere korrupsion. Nderkohe per Meten ja ku paska ca deshmira e prova. e ku ka ze nuk eshte pa gje. leri keto artikujt shperqendrues, trushpelares, e rradheshtrengues o Mero po na fol pak per liken ti dora vete c’mendon

  4. Lomi says:

    Rama hedh gurin e fsheh doren si “trim” qe eshte. Me pas qente lehin per ndonje pazar

  5. Jugu says:

    Fakti qe nje ish hajdut (Basha) denoncon nje hajdut me te madhe ne pushtet (Meta) nuk mund ta perjashtoj Ilirin si hadjut nga ndeshkimi, por nuk mund te perjashtoj as Ramen si bashk-qeverises me nje hajdut.

    Cfare Basha denoncoj sot eshte nje opozite vertet e forte dhe per tu pershendetur, megjithese denoncimi fillestar u be nga avokatet e qeverise te cilet duhen pergezuar.

    Eshte vertet e sikletshme per Ramen kjo situate por duhet te veproj I matur duke e vecuar veten nga hajduti dhe ti kerkoj Ilirit te dorezoj imunutetin dhe te shkoj para drejtesise.

    Fakti qe ne Amerike shkoj zv.kryetare e parlamentit dhe jo Meta, tregon shume. Amerika nuk mund te pranonte Meten, apo Meta I frikesohej shkuarjes (arrestimit) ne Amerikes?!?

  6. nuri says:

    Qe Kaci apo Kastriot Ismailaj ka punuar gjithnje me parate dhe per llogari te Metes e dine shumica per te mos thene te gjithe zyrtaret e autoriteteve perkatese ligjzbatuese ne shqiperi. Injorimi i ketij fakti tregon edhe njehere sa serioze eshte problemi i kriminalizimit te ketyre institucioneve. Kjo situate eshte vertete tragjike per fatet e demokracise ne kete vend me politikane e zyrtare te nxire nga korrupsioni.

  7. oldman says:

    Qe shteti shqiptar eshte i kapur nga Hajdutet gjate ketij cerek shekulli, kjo duket qarte edhe per ata qe nuk kane sy. Edhe nderkombetaret u lodhen duke bere thirrje qe te luftohet korrupsioni dhe vjedhja duke denuar me pare funksionaret e larte te shtetit qe kane abuzuar ne te kaluaren dhe qe vazhdojne akoma sot. Pastaj vendos rregullin deri ne fund te piramides.
    Mafia ne Shqiperi ka zaptuar pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe Gjykatat.
    Ne akoma pretendojme qe te denohen hajdutet nga gjykates dhe hetues shqiptare.
    Ne akoma pretendojme qe te behen ligje per popullin nga deputetet e inkriminuar apo kukllat e emeruara nga kryemafiozet. Ne akoma mendojme qe administrata e shtetit eshte ne sherbim te popullit, kur te gjitha emerimet behen me porosi ose marreveshje nga lart, sipas interesave te Parise. A mundet qe kryeministri socialist ti kerkoje llogari nje ministri LSI-ist, largqofte edhe ta shkarkoje? Menjehere do te binte qeveria. Ku do ti nxjerrin pastaj, ata qe jane sot ne pushtet parate e derdhura lume gjate fushatave elektorale?
    Nuk ja vlen te zgjatem, sepse ka shume pyetje te tjera si me lart.

    A mundet qe ne shqiptaret te bejme shtetin demokratik dhe ligjor? Une mendoj se eshte utopi per kete brez. Te pakten duhen 25 vjet te tjera, mundet edhe me shume, qe te shpresojme se mund te edukohemi nga brenda vetes. Perndryshe nese nuk duam te presim, te kerkojme nga Europa nje protektorat 25 vjecar.

  8. shqip says:

    Me duket se keshilltari (ose sekretari) i Metes u arrestua ne ambjentet e Ambasades se USA, ne Tirane, seshte cudi qe edhe bashibozuku META te kete te njejtin fat nese e provon

  9. E verteta dhe jeta says:

    Fakti qe Cez ka vjedhur gjysmen e europes kryesisht lindjen ka te beje me faktin e financimit ne te kaluaren me uranium te gjermanise ne ww2 dhe me vone bashkimin sovjetik.Kjo “mafie” ish komuniste pasi ra ne 90 dhe pasi kreu krime ne gjithe bllokun ish komunist (duke perfshire dhe ballkanin) po mundohet te haje sa te mundet perpara se hiqet si nje kancer i cili ja ka bere jeten ferr miliona njerezve

  10. Koli says:

    He re mero, sje me ai opozitari i dikurshem. Cfare te ofruan??

  11. Ymeri says:

    ik o ymer kerrma se nuk e shpeton dot me keto pacavuret e tua aleancen e te perdaleve rama meta.

    1. Tasimi Trimi says:

      Mero!

      Ky shkrim eshte nje fyerje per inteligjencen njerezore.

      Sa i perkete inteligjences tende, ja ke bere shurren me kohe.

  12. kristofer delli jorgji says:

    Mos e kthe gazeten si Koha Jone e Nikolla LLesh Lesit

    Meta mund ti kete gjithe poshtersite por nuk eshte

    VRASES SI LULQIM BASHA

    TRADHETAR SI LUL BERISHA

    Ky kameleon klloun eshte shtylla kryesore ku eshte bere vjedhja e shekullit ne shkalle boterore ku jane perfshire dhe ca dipplomate “miq”….

    Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

    Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

    Tenderi i shpejtë

    Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
    Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

    ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
    Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.

    “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.

    Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
    Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..

    Ti vjedhesh miljarda dollare nje populli nga banda 2B (DHE DISA DIPPLOATE TE HUAJ) qe eshte ne kufinjte e egzitences me rrugen e kombit,albetrolin ,armatimin disa miljarda dollare si ne Gerdec ETJ eshte me shume se antishqiptarizem eshte krim kunder kombit njerzimitr…..prangat nga shteti ose plumbi nga kanuni…lulit ne lule te ballit

    1. haso says:

      tja rruash lart e poshte lul bashes o kristofir

      1. v2 says:

        haso !

        e ke mire se kur njerzit po lepine ate qe kane peshtyre kjo do ndodhi do ja rruajn Lulit..por prit se nuk I dihet

        Dihetqe Zoti Mero ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull

        “Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic” kurse tani ka harruar..

        Nje njeri si Basha qe jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

        Qe me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK ku ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel

        dhe mbrohet akoma nga “miqte nderkombetare” tregon se I ka rrenjet e thella..ne te tilla raste urojme qe te dale ndonje avni rustem..biles eshte vonuar se po te jete per miqte dhe edi rampalloshin aty do ta keni ne 2017 si k/m edhe pse ka qene vrases dhe tradhetar..nuk eshte hera e pare qe shqiptaret bejne te tilla gabime prandaj kane mbi gjysmen e territoreve jashte se ka plot si luli qe e jep sumen or haso leshi

  13. Roland Deda says:

    Komenti eshte i sakte. Zoti Mero hapur dhe shkoqur tregon se ku qendron problemi i vertete. Partia Demokratike dhe kryetari i saj zoti Basha ne menyre hipokrite dhe te pamoralshme kerkojne llogari per nje dyshim qe nuk eshte hetuar dhe provuar. Zoti Basha e ka trashur zerin kohet e fundit dhe po kerkon te duket para mbeshtetesve te tij se po denoncon pushtetin koruptiv she kriminal te dyshes Rama-Meta. Por ka nje problem te madh qe me te drejte jo vetem zoti Baze evidenton ne shkrimin e tij , por edhe qytetaret e thjeshte kane kohe qe pyesin: Kur do te gjykohet per akuzat e ngritura nga shteti shqiptar zoti Lulzim Basha dhe bosi i tij? Zoti Basha ka probleme serioze me drejtesine. Zonja Topalli si kritike brenda partise se saj i eshte drejtur direkt dhe indirekt zotit Basha qe ti ke probleme me drejtesine.Mburoja politike e Bashes nga Sali Berisha ka dhene efektet e saj. Me nje sistem drejtesie teresisht te korruptuar ku denohen ata qe nuk kane perkrahje dhe lihen jashte gjykimit ata qe kane marre ne qafe kete vend me deme te pallogaritshme , vetem ne Shqiperi mund te ndodhe. Zoti Baze e thote shkoqur qe nuk ishte i lumtur ashtu si dhe mijra te tjere shqiptare perfshire dhe mua qe kam shkruajtur artikull po ne kete gazete dhe zoti Baze e ka botuar per paaftesine e eksperteve ne gjyqin e Metes. Ketu gjerat duhet te ndahen mire. Ligjerisht te gjithe jane te barabarte para ligjit. Ilir Meta shkoi si shkoi po doli para gjykatesve, por zoti Basha dhe bosi i tij as ne kalendat greke nuk kane ndermend te vene. Thjesht dhe qarte. Bertet ai qe ka anashkaluar dhe shmangur ligjin i provuar par abuzim nga organet shteterore dhe kerkon te veje para drejtesise nje person qofte ky dhe Ilir Meta me nje artikull gazete.Gjykojeni vete.

  14. ilir says:

    Eshte fakt qe shume kriminele dhe hajdute denoncohen nga te njejte si ata,drejtesia e njeh kete rregull dhe vjen status i penduar. Bashen dhe denoncimet duhet qe tia vleresojne pamvaresisht cka bere ai apo jo ti qerosi i madh qe shkruan

  15. xoni says:

    Gazetaret bla bla bla,komentusit ham ham ham,politikanet vidhe dhe pasurohu dhe akuzo njeri tjetrin se kush eshte hajduti me i madhe,hetuesia fle gjum ose mer pjesen e vet.
    Deshem dhimokraci tani mos hani mut por ta gezojme,deshem kapitalizem dhe te shkonim drejt Europes ja kjo eshte juropa.
    Bertitem poshte komunistat,ku jane sot sigurimsat dhe sekretaret e partise qe juropen deri dje dhe po na rjepin edhe sot.Kjo eshte juropa dhe mos hani shume se ate qe deshem ate morem.

  16. Bekim Sala says:

    Mero, mbro realitetin dhe te verteten me inteligjencen qe ke!

  17. TROJA says:

    Mero,po shkruan si Erjin Braçja sot.Te dy paskeni nje porosi,nje urdher.Mire Erjini se eshte deputet i PS,por ju qe jeni gazetar,perse nuk reagoni ndaj ketij lajmi jo te ri per Ilir Meten?
    Vetem nje gje desha t’ju kujtoj: ARTIKUJT TUAJ NE 2-3 PRILLIN E VITIT 2011,KUR U BE CELEBRIMI I MARTESES RAMA-META.KJO MJAFTON QE JU TE MOS E INJORONI EMERIN TUAJ DHE GAZETEN”TEMA”.

  18. Arber says:

    Mero duhet t’i permende Lulezim Bashes firmen qe kaa hedhur ne marreveshjen e turpshme per faljen e nje pjese te Detit Jon Greqise, fakt qe ne nje vend normal ligjor e denon ate me burgim te perjetshem.

  19. EJ says:

    Uhuhh, mero ne emer te popllit pritka katarsisin, j si thote:
    ‘Nëse Partia Demokratike ka vendosur vërtet të bëjë katarsis,
    është e mirëpritur, por ajo duhet të nisë duke dëshmuar
    -kush janë pasuritë e Berishëve, kush janë gjobat e Shkëlzenit, ku janë tre përqindshat e Argitës që ua kërkonte biznesmenëve …
    ku janë lekët që biznesmenët deklaronin se ja dhuronin Liri Berishës dhe pastaj pikturat përfundonin në zyrën e Sali Berishës.
    Ky katarsis
    është i mirëpritur dhe shqiptarët do të votojën PD pikërisht kur ta bëjë këtë katarsis. !!!!
    Ue, po katarsisi more dele na shpeton. PENDIMi….
    Uhuhuh
    ‘Por në vend të katarsisit,
    për këtë lajm të rëndomtë !!!!!!!
    janë angazhuar pikërisht ata që duhet të ndëshkohen nga katarsisi….kërkojnë llogari për një histori të pushtetit të tyre.
    I vetmi reflektim që në presim për historinë e pushtetit të tyre,
    është katarsisi i tyre, !!!!!!
    vetpastrimi !!!!!!
    përmes denoncimit se çfarë kanë bërë e çfarë kanë vjedhur,
    dhe
    jo se çfarë
    ka bërë dikush
    që u ka dal nga rreshti dhe i ka nxjerr në opozitë’
    Uee dele, gezoni bebebe se jau ka gjet Dalsilama Terbacit celsin e arte!!! Te KK-Rilindjes ; njona komisari i zones operative KK, tjetra ky kAtarsisi qe pritka mero ne emer te popllit!

    Ore vaaape e modhe, tha.

    ‘Poooooor
    problemi i tyre nuk është korrupsioni, por konspiracioni.
    Ata nuk janë të shqetësuar vërtet pse është abuzuar kur ishin në pushtet, por si ta paraqesin këtë gjë si vepër të Ramës kundër Metës. Në këtë histori ata nuk janë të angazhuar të dijnë çka ndodhur, pasi kanë qenë vet në pushtet dhe e dinë. Ata thjesht kanë kaluar nga një opozitë politike, në një opozitë konspirative, që shpresojnë se rruga drejt
    pushtetit kalon nga teori komploti dhe jo nga vota qytetarësh’
    Thote Charli- tellalli me daulle, uhuhuuuu
    Ej, Popull – deeele
    ke vec te bosh bebebe
    tu prit k a t a r s i s in e dy bandave me fanella blu, mavi, kuw
    (te Komisar -Sharliataneve Operative)!
    Jo mor mjero/ mero, jo…

    Nuk kini pa gjo akoma deeele !, tha.
    Ps Boll per sot.
    Me ket rasje do boj sehir a e ka lon censurimin (ky Charlija botnore, qe i tha palloi serb,
    K Y o, tha, kaptina recente botnore!!, hihihi).

  20. joel shkodra says:

    Akoma me gramatiken: “kush jane pasurite …”, “kush jane gjobat …”. Sa here ta kam shkruar, o Mero, por nuk merrni vesh. Peremri pyetes: “kush?” perdoret vetem per njerezit dhe vetem njejes. Ne keto raste duhet: “cilat jane pasurite …”; “cilat jane gjobat …”. Po kujt t’i thuash?! Merr, o Mero, ndonje redaktor apo korrektor (ndreqes) gjuhe e te ndreqe shkrimet tuaja e, sidomos, te te tjereve qe i botoni me gabime te pafalshme.

  21. Vlora says:

    O Ymer,Me koke apo me bythe e ke shkruar kete artikull? Nqs e ke shkruar me koke, atehere hiqi breket dhe vishja kokes! Nqs e ke shkruar me bythe…..ne rregull je!

  22. ron says:

    Je bere si fari balliu

    1. Bureto says:

      Qe Ilir Meta eshte i korruptuar kjo nuk eshte e veshtire, nese shikohet gjithe performanca e tij ne politke dhe si pasoje e kesaj edhe pasurimi i hatashem i tij. Per analogji psh pse nuk eshte si ky P.Majko se edhe ai ka qene dy here kryeminister dhe minister. Nese Meta dhe ata qe e kane mbrojtur per interesate tyre dhe jo te Metes,i kane shpetuar drejtesise, kjo nuk do te thote se ai/ata jane te lare. Te pakten nje gje e dime me siguri, problemin e “bllokut”. farsa te tilla si kjo apo gjyqet e bashes, mediut etj jane per te te sjelle zorret ne fyt. problemi i prezantuar ka nje te mire se per ate te shkrete pushtet keta do t’i nxjerrin syte njeri-tjetrit. Nga kjo ne (populli) nuk humbasim gje dhe per kete nuk kemi pse behemi pale. Kokat hengershin.

  23. GerdecBomba says:

    Fut salen ne burg dhe behet thjesht pastaj, futen me rradhe keta nje nga nje sipas rradhes.

    MOS E PRISHNI RRADHEN!

  24. turpi per miqte ..nderkombetare says:

    Lulashi eshte jo vetem I paafte dhe pa shtylle vertebrore,por ka nje mbeshtetje te dyshimte te disa paneleve antishqiptare qe duken hapur,ky thjesht eshte nje vazhdim I saliserbit qe nje poet I njohur I ka kushtuar disa vargje ketij debili

    Lulashi-Lulashi,
    kakarit si gjeli,
    me fuqi të reja,
    erdhi nga Brukseli!

    Tani kakarit,
    me zë të padredhur,
    se ka marrë fuqi,
    nga një Plakë e Rrjedhur!

    Si janë këtu punët,
    nuk i di Dorisi,
    ajo përsërit,
    çfarë i thotë ky Pisi!

    S’e di për Lulashin,
    plakaruqe e shkarë,
    që është diplomuar,
    si kryekusar!

    A e di Dorisi,
    për këtë farë horri,
    që i shpëtoi burgut,
    me raport doktori?!

    Lulka na mendon,
    si një popull-trap,
    çfarë t’i them unë Ramës,
    kur dosjen s’rihap!

    Rama që tani,
    qindarkat gjurmon,
    dhe s’i kërkon Lulit,
    Dyqind Milionë!

    Vjedhjen shekullore,
    të Lulash gazepit,
    e ka denoncuar,
    KL-ja i Shtetit!

    Ky kryekusar,
    hiqet si pëllumb,
    dhe përdor PD-në,
    si një antiplumb!

  25. ben muhameti says:

    Legenat qe akuzojne Liken sot ,ishin ata qe i benin pazaret me te .vidhnin bashke dhe ne emer te likes vrane 4 vete ne bulevard.Kete kuptova une nga ky shkrim dhe spo shof ta mbroje Mero, Like floririn.NQS drejtesia shqiptare nje dite do funfsionoje (amin) i pari qe do rendi per tu fut brenda do jete like miliarderi dhe pastaj saliu,luli,e shume ish politikane..

  26. Alban Dega says:

    DEKRIMINALIZMI FILLON NGA NDESHKIMI LIGJOR I KRYEKRIMINELEVE, KRYEPLACKITESVE E KRYETRAFIKANTEVE TE DROGAVE, NJEREZVE DHE PASURIVE TE SHQIPTAREVE
    1- SALI KADAF KARAXHICI,
    2- LULEZIM BASHIC MILLOSHEVICI,
    3- FATMIR MEDICI,
    4- RIDVAN BODICI,
    5- SHKELZEN E ARGITA SALICI
    6- JAMSERB MALTEZICI E CO.
    4 Shtator 2015
    http://www.gazetadita.al/

    INTERVISTA / Historia e errët e abuzimeve miliardshe në Rrugën për të cilën do paguajmë akoma
    Postuar më: 2 Shtator, 2015 tek Aktualitet
    http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/04/234.jpg
    Rruga Durrës Kukës u ka kushtuar shqiptarëve miliarda. Dhe tashmë do t’u kushtojë akoma sepse do paguajnë për çdo kalim në të. Kush është përgjegjës për këtë shpërdorim kaq të madh?

    DITA risjell një intervistë në 2014 mbi këtë pyetje.

    Arben Meçaj është ish-drejtori i Territorit që denoncoi skandalin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    Kur prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në vitin 2007, të gjithë kuptuan se Arben Meçaj e kishte fituar betejën e tij.

    Skeptikët, që dikur shpreheshin se akuzat për abuzime disa qindra milionë euro ishin flluska, po shikonin “yllin në ngritje” të qeverisë, Lulzim Bashën, i cili po konvertohej në një të pandehur.

    Dosja me të cilën prokurori Ervin Karanxha punoi për disa muaj, ishte aq mirë e kopsitur, sa që çdo tentativë për të rrëzuar në gjyq pretendimet e akuzës do ishte mund i shkuar dëm. Ndaj dhe u zgjodh artifica, çështja u mbyll me procedurë.

    Kjo ishte dosja e cila i shërbeu Berishës për të shpallur luftën publike me ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku, por ishte dhe dosja që shënoi dobësinë e parë të kryeprokurores së re, Ina Ramës.

    Ajo ishte e sapoardhur në atë post, por prokurorët e drejtuar prej saj në Prokurorinë e Përgjithshme, një veprim që zgjaste vetëm 15 minuta, dorëzimi i dosjes në gjykatë, nuk e kryen dot për muaj të tërë.

    Kjo vonesë u përdor si artific që gjykata të pezullonte gjykimin me procedurë, për tejkalim afatesh nga organi i akuzës.

    Arben Meçaj, njeriu që inicioi gjithçka; me shumë këmbëngulje, pasi edhe mediat nuk pranonin t’i jepnin hapësirë denoncimit të tij në fillim, sot, vite më pas, flet edhe për një aspekt të kësaj çështje që ai gjithnjë e ka shmangur me takt në prononcimet e mëparshme: Implikimin dhe imponimin amerikan. Korrupsionin galopant që imponoi korporata dhe lobet amerikane…

    http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/04/Beni1.jpg
    Arben Meçaj

    Zoti Meçaj ka një rikthim mediatik të vëmendjes ndaj çështjes së ndërtimit të “Rrugës së Kombit”. Ju jeni strumbullari kësaj historie, njeriu që i ra kambanave i pari, që vuri në lëvizje prokurorinë etj. Kjo intervistë vjen afro 8 vite më pas. Po e nis me pyetjen: Pse? Pse vendosët ta denonconit?

    Shumë e drejtpërdrejtë pyetja. Janë shumë njerëz që në këto vite më kanë thënë: “Ç’tu desh?!”, “Ishe mirë”, “S’ia del dot me këta”. Shumëkush bën pyetjen pse? Është një pyetje që vjen produkt e reminishencës 50-vjeçare të diktaturës dhe 20 vite pseudodemokraci. Sepse në sistemin hibrid që kemi ndërtuar formula është “Mbyll gojën dhe kap çfarë të kapësh”. “Inkriminohu dhe kap çfarë të kapësh”. Thënia e së vërtetës dhe denoncimi i korrupsionit është ‘shfaqje e huaj’. Në këtë kuadër, gjykoj që edhe duke marrë kosto përsipër qëndrimet e mia të mos i kem në asnjë rrethanë hibride.

    Ju ishit që prej viti 2006, Drejtor i Rregullimit të Territorit. Një person dhe funksionar me komunikim direkt me Berishën. Dua të di, itinerarin e denoncimit tuaj në këtë konjukturë më së pari, çfarë ndodhi? Pra denoncimin tuaj brenda radhëve të qeverisë, pa kaluar tek shpërthimi iu çështjes në media…

    Po, kam qenë drejtor për rreth 7 muaj, nga të cilat vetëm 3 muaj aktiv. Në fund të muajit të tretë kam dhënë dorëheqjen për tu larguar nga ai pozicion. Nuk po them çfarë kam bërë por vetëm përmbajtjen e sms-së që unë i kam dërguar Berishës si akt të dorëheqjes së parevokueshme. Teksti është ky: “Që në Ministrinë e Ndërtimit po vidhet në mënyrë të paskrupullt, kjo nuk ka më vend për diskutim. Zoti kryeministër, janë vetëm këta apo jeni dhe ju?”.

    Ky është momenti i largimit përfundimtar dhe ndërprerjes së marrëdhënies?

    Po. Por deri në këtë kohë ka pasur komunikime por që nuk dëshiroj të jenë objekt i kësaj interviste. Mesazhi i mësipërm flet për të tëra.

    Më intereson veçanërisht Bechtel. Ju personalisht, në ç’rrethanë e mësuat që Bechtel po vinte për të kapur një projekt të madh ndërtimi?

    Pas vitit 2007, në media ka pasur intervista e bashkëbisedime të shumta mbi këtë dinamikë. Nuk mendoj që ka interes kur e mora vesh unë. Dua të shpreh efektet që ka në ekonominë shqiptare ndërtimi i kësaj rruge në ato kushte.

    http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/04/FAXI-HABILAJ-1.jpg
    Faksimile e dosjes hetimore të prokurorisë së Tiranës për rrugën Rrësheni-Kalimash
    http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/04/Faksi-Faksi.jpg
    Faksimile e dosjes hetimore të prokurorisë së Tiranës për rrugën Rrëshen-Kalimash

    Përpara se të kalojmë tek efektet. Dua të di, atmosferën në zyrat e ministrisë së Transporteve, ndërsa Bechteli po kapte këtë projekt. Çfarë ndodhte aty, në ditët kur po gatuhej dhe konkretizohej projekti?

    Nuk ka pasur absolutisht atmosferë, sepse asgjë nuk është bërë në Ministrinë e Transportit. Nuk ka pasur atmosferë sepse askush nga administrata e ministrisë nuk është kontaktuar për këtë projekt. Marrëveshja për bërjen e asaj rruge në ato standarde nga Bechtel-Enka, është bërë në konspiracion të plotë, në mungesë absolute të dokumentacionit ligjor dhe pa dijeninë e askujt. Në mungesë të plotë të transparencës. Shqiptarët dhe administrata e ministrive të linjës dëgjuan mbi këtë projekt, vetëm kur unë bëra denoncimin publik të tij, nëpërmjet një pjesë shumë të vogël por të vendosur të medias së shkruar. Më tej, fillimet kryesisht mbi këtë denoncim, të procedimit penal, nga prokurori i Tiranës Ervin Karanxha. Pra këmbëngulja e një segmenti mediatik dhe vendosmëria e prokurorit Ervin Karanxha, së pari sollën në ambientin publik këtë kontratë, por akoma në treg nuk ishin ekspozuar në detaje argumentet mbi përmasat e aferës.

    Këtë moment e mbaj mend shumë mirë. Por është më interes të dihet, ju e mësuat projektin duke u informuar për shkak të pozicionit apo në të tjera rrethana?

    Të thashë, askush në administratën teknike shtetërore të ministrive të linjave nuk kishte dijeni mbi këtë aferë. Kjo aferë kishte vetëm një kontratë të nënshkruar vetëm nga tre vetë në konspiracion të plotë dhe disa të ashtuquajtura organe këshillimore apo tenderuese, të cilat përveçse kanë firmosur të ashtuquajtura procedura, asnjëherë nuk janë mbledhur. Ky problem u bë aq shqetësues sa edhe disa VKM që u hodhën në tregun mediatik për të provuar gjasme rregullsinë ligjore të procedurës, janë të gjitha VKM të tipit qarkullues. Janë vetëm 2 mbledhje të realizuara të Këshillit të Ministrave ku ka regjistrime dhe procesverbale mbi qëndrimin e ministrave, por VKM e tjera janë të pambuluara me regjistrime në sallën e Këshillit të Ministrave mbi procedurën e nxjerrjes së tyre. Po e sqaroj këtë moment për të kuptuar se sot e kësaj dite askush nuk mund të thotë që ka pasur dijeni për procedurat teknike apo ligjore. Sepse ato nuk ekzistonin. Edhe VKM-të që qarkulluan në fakt u fabrikuan, me defekte serioze, vetëm pasi plasi skandali. Këto dokumente kanë diçka të përbashkët, që vendimmarrjes së kulisës i dhanë karakterin e një vendimmarrje kolegjiale të Këshillit të Ministrave.

    Ndërkohë, në kuadër të pyetjes që më bëtë, ju sqaroj që në prokurori, denoncimi im nuk ka qenë për Kukës-Morinën, por ka qenë pa përjashtim, për të gjitha investimet që po realizoheshin në sektorin ujësjellës-kanalizime dhe rrugë nga ministria e Ndërtimit (MPPTT).

    Ju keni bërë daljen e parë publike për këtë çështje në vitin 2006 në ‘A1 TV’. Keni denoncuar kryesisht disa ndërtime ujësjellësish, por në prononcimin tuaj të parë e keni përmendur këtë projekt të Bechtelit shkarazi, por ama duke theksuar këtë fjali: “Kjo është gropa më e madhe e zezë e krijuar në buxhet. Do i shihni pasojat shumë shpejt”. Ju nga e dinit që ky projekt do krijonte këtë gropë të zezë, pa e parë projektin?

    Në momentin kur unë kam bërë denoncimin publik, natyrisht që kisha informacion tashmë të zbardhur në korridore teknike, sepse projekti kishte nisur të ekzekutohej në terren. Tre fakte serioze kisha konstatuar: Investimi po bëhej pa projekt dhe flitej për një investim ku është e pamundur të punohet pa projekt, pasi rruga kërkon detyrimisht projekt. E dyta, çmimet e punimeve tejkalonin disa herë çmimet e tregut. E treta, pagesa do të bëhej kundrejt faturave sipas orekseve të Bechtel-Enka.

    Shkurt, çfarë do sillte Bechtel-Enka shteti shqiptar do ishte i detyruar ta paguante. Nuk ekziston në botë asnjë kontratë që në parim të mundësonte “vjedhjen me ligj”. E thënë më shkurt, vetë kontrata është prova e kulluar e vjedhjes. Gjithë pjesa tjetër nuk është gjë tjetër veçse ekzekutimi ‘ligjor’ i vjedhjes. Pra po ju them, se unë personalisht, porsa më ka rënë kontrata në dorë, për mua u bë e qartë çdo gjë, sidomos përmasat e vjedhjes që ishte projektuar. Më tej, thjesht unë kam dhënë prova mbështetëse të cilat i gjeja kudo. Mjafton në mënyrë të përciptë të ndiqje elementë të zbatimit të projektit dhe situacionet që raportonin këtë realizim.

    Si me volumin e gërmimeve?

    Volumet e gërmimit të dherave ishin shumë arbitrare. Për ta risjellë dhe në këtë intervistë, volumet e gërmimeve të raportuara në këtë rrugë, ishin të njëjta me volumin e një kanali që vijonte gjatë gjithë gjatësisë së rrugës me përmasa 24 metra të thella dhe 22 metra të gjerë. Është pra sa një pallat 9 kate me dy shkallë me gjatësi që fillonte nga Rrësheni deri në dalje të tunelit të Kalimashit. Pra raportoheshin punime totalisht fiktive, me përmasa të paimagjinueshme, por ama nga ana tjetër për këto punime të parealizuara kurrë, dizbursoheshin milionat, që i vidheshin popullit shqiptar. Ky është vetëm një prej rasteve, të pa investiguara zyrtarisht që natyrisht në kushtet e reja, si filozofi vjedhje duhet të jetë pa kushte objekt i një investigimi profesional. Ju siguroj që do të dëgjoni çudira.

    Një nga momentet vendimtare në hetimin e kësaj çështje ishte raporti i KLSH-së, raporti i blindoi akuzat tuaja dhe hoqi çdo dyshim mbi faktin se ky projekt jo vetëm kishte abuzime, por dhe kosto të pa aplikuara ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. A ishte ky një tregues se shteti funksionoi pavarësisht presionit të qeverisë Berisha?

    Desha të theksoj, se vendosmëria e prokurorisë, profesionalizmi i prokurorit Ervin Karanxha, kurajo dhe guximi i tij, së bashku me kurajën dhe profesionalizmin e hartuesve dhe ekspertëve të KLSH-së kanë qenë dy ngjarje që për mua kanë lënë mbresa që më motivuan për të vazhduar këtë betejë, sepse nuk isha i vetëm. Problemi asnjëherë nuk ka qenë teknik, sepse përmasat e abuzimit ishin të tilla sa vetëm një regjim mund t’i mbulonte. Regjimi u përpoq të mbyllte gojën, por ja kur dolën disa persona të cilët nxorën në shesh një të vërtetë të madhe. Këtyre njerëzve ne duhet tu jemi mirënjohës. Jo thjesht që e provuan ligjërisht atë që kishte ndodhur, por sepse prodhuan një model që në Shqipëri ka njerëz që e duan këtë vend.

    Dakord, por prokurorët që e hetuan, çështjen, sot rezultojnë të izoluar nga organi i akuzës. Ndërsa të gjithë personat e implikuar në këtë dosje, u promovuan, zunë poste të larta administrative shtetërore. Mos është me kosto të mëdha patriotizmi në këtë vend zoti Meçaj?

    Edhe unë u përjashtova nga universiteti për paaftësi. Por megjithatë unë vazhdova betejën time. Edhe këta njerëz e vazhduan luftën e tyre dhe e di çfarë? Unë sot jam faqebardhë. Ashtu janë dhe ata prokurorë dhe ekspertë që e hetuan. Kjo është shumë për mua.

    A e fitoi Bechtel këtë betejë?

    Ata morën lekët, beteja quhet e fituar ose jo, nëse ajo vazhdon, kjo i mbetet organeve ligj-zbatuese ta gjykojnë. Personalisht, i përkas asaj pjese të shoqërisë shqiptare, që sot kam bindje që është në mazhorancë, që kërkojnë që shteti shqiptar të rihapë pa kushte hetimin mbi këtë aferë me pasoja jo thjesht korruptive, por me pasoja serioze mbi stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

    Po si mundet që një korporatë amerikane, kompani e një shteti partner strategjik me ne, të na cenojë sigurinë kombëtare?

    Është një nga pyetjet që seriozisht më ka shqetësuar që prej momentin kur kam bërë denoncimin publik. Më erdhi keq që këtë tezë e konstatova në deklarime nga tribuna e parlamentit, shprehja e Berishës: “Do ndesheni me brirët e Bechtel-it” mbetet epike. Është një shprehje që certifikoi publikisht bashkëpronësinë në vjedhje. Aktualisht unë e kam të vështirë t’i jap përgjigje pyetjes suaj. Por ndërkohë, unë mund të argumentoj, pse pikërisht kjo aferë cenoi rëndë, sigurinë kombëtare të vendit tonë. Ndërkohë implikimin ose jo të demonstruar nga Berisha për “Bechtel-Enka” në këtë aferë mendoj që duhet ta japin organet kompetente. Unë sot kam bindje dhe argumente të plota, të vërtetoj që ky projekt ka qenë një aferë e madhe me pasojë dëme të mëdha në ekonominë shqiptare dhe duke qenë pjesë e shoqërisë shqiptare, kam mandat të mbaj qëndrim vetëm ndaj lidershipit të vendit tim.

    A mundet që lidershipi i një shteti të dobët si Shqipëria të përballojë korridoret nën ndikimin e korporatave si Bechteli apo të përballojë orekset e lobistëve të “Perandorisë Amerikane”?

    Do të desha që këtë çështje ta ezauroja me sa trajtova më sipër. Por meqenëse po këmbëngulni, do më lejosh të të jap një informacion, i cili deri më sot ka qenë konfidencial. Por po e bëj publik. Prej mbi dy vitesh, struktura të specializuara të shtetit amerikan, po investigojnë për këtë çështje. Pra duhet të jemi të bindur, se SHBA ka dhe përmasën e influencës së korporatave por ka dhe investigimin mbi shkeljet ligjore.

    Zoti Meçaj, këtu duhet t’iu ndërpres. Këto investigime që ju përmendni, kanë ndonjë efekt mbi Shqipërinë? Rezultati i investigimit i kthen gjë mbrapsht lekët e shpërdoruara të shqiptarëve? Apo lekët do i gëzojë Bechtel në çdo rast?

    Ju siguroj, se politika amerikane në Shqipëri, theksoj politika e shtetit amerikan, në 20 vitet e fundit ka dhënë efekte që nuk mund të maten me lekë. Edhe pse ato në një moment pretendojmë që janë marrë nga Bechteli, të jini të sigurt, që në një formë ose në një tjetër, mbas përfundimit të këtij investigimi të shtetit amerikan, ato do të rikthehen në Shqipëri. Në këtë kuadër personalisht do të doja të vlerësoja politikën e shtetit amerikan në Shqipëri, se sa aferat e mundshme edhe të kësaj përmase të korporatave ose individëve që përfaqësojnë shtetin amerikan. Që natyrisht në planin ligjor është problem i shtetit amerikan.

    Në këndvështrimin tuaj a e ka dëmtuar imazhin e SHBA në Shqipëri ky rast?

    Për të qenë transparent, vetë përqendrimi me tri pyetje për këtë çështje tregon që kemi të bëjmë me një fenomen që ka ngacmuar shumë ndërgjegjen e shqiptarëve. Këtij ngacmimi e theksova dhe më sipër ju shtua dhe deklarata e thënë publikisht në parlament që e ngatërroi akoma më tepër ndërgjegjen e shqiptarëve.

    Dua t’iu bëj një pyetje shumë konkrete. Dyshoni ndonjëherë se Berisha me këtë lëshim të fortë që i bëri Bechtel-it, në njëfarë mënyre, arriti të blejë me para konsensusin amerikan për një mandat 8 vjeçar të tij?

    Fatkeqësisht Po.

    Pra, korporatat në këtë rast fituan mbi shtetin i bie? Pse duhet të kemi besim tek investigimi i shtetit amerikan?

    Sepse keni parë në Shqipëri, në një moment të caktuar politik, një korporatë merr pushtet për të kapërcyer dhe parimet e organizimit të një shteti demokratik si SHBA. Theksova parimin, jo ligjin, ligjin po e po. Por, jeta nuk mbaron me kryerjen e aktit, jeta vazhdon me tezaurimin e tij, prandaj zbardha më sipër investigimin. Prandaj aktualisht opinioni shqiptar po ballafaqohet me afera të çuditshme të realizuara në 8-vjeçarin e fundit, që natyrisht po zbardhen dhe pritet të ndëshkohen. Mos kryerja e aktit të zbardhjes dhe ndëshkimit, na jep të drejtën që ne të themi: Korporatat fituan mbi shtetin.

    Përmendni termin ‘cenim i sigurisë kombëtare dhe stabilitetit’ kur komentoni kontratën me Bechtel-in. Mund të na detajoni ku është cenuar siguria sipas jush?

    Post 23 Qershori na nxori në pah një fenomen shumë serioz në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Së pari borxhe jashtëzakonisht të mëdha, e së dyti rënie drastike e fuqisë blerëse. Këto dy elementë që janë faktorët kryesorë të krizës ekonomike në Shqipëri, krizë e cila nëse nuk do të kishim përkrahjen e mekanizmave ekonomiko-politikë(natyrisht amerikan), Banka Botërore dhe FMN, do të bënte realitet ëndrrën e madhe të Berishës, skenarin grek. Kjo ishte një realitet, të cilin ne tashmë e kemi kapërcyer, por falë kësaj ndihme. Zanafilla e kësaj situate ka qenë viti 2007-2008-2009, kur një vend i vogël me një buxhet prej 3 miliardë dollarësh, merrte përsipër të realizonte me borxhe një investim me vlerë mbi 1.2 miliardë euro, me efiktivitet të rrugës gati zero. Për të mos thënë, me humbje. Kostot e mirëmbajtjes janë më të mëdha se fitimi që realizon ajo rrugë. Ajo që ka qenë më tepër shqetësuese, e që në analizën e çdo analisti të makro-ekonomisë, përbën zanafillën e një krize ekonomike, ishte rrëmbimi nga tregu shqiptar “cash” i një vlere mbi 600 milionë euro.

    Që për tregun shqiptar është një vlerë e rëndësishme apo jo?

    Për të kuptuar rëndësinë e tij, duhet kuptuar më së pari se çfarë është ky 600 milionë euro. Në studimet e mia, mbi abuzimet në segmentin Rrëshen-Kalimash, më rezulton se mbi 600 milionë euro janë pagesa për punë të pakryer. Pra janë lekë i thatë i dërguar jashtë Shqipërisë. Nuk janë lekë pagesë për punë që është kryer në terren. Të kuptohemi, nuk po flas për efektivitetin e investimit, por për kosto punimi. Këto lekë u paguan, e thënë shkurt, u morën nga buxheti i shtetit dhe ikën direkt jashtë. Kjo bëri, që për një punë të pakryer, Shqipërisë, tregut monetar ti iknin “cash” për 2 vite një sasi kolosale monedhe. Duke bërë që në dorë të qytetarit, të kishte sa më pak lekë. Duke bërë që gradualisht fuqia blerëse në Shqipëri të binte, me pasojë rënien e ekonomisë shqiptare. Ky vakum , për efekte politike në proces vazhdoi të mbushej me monedhë borxh duke sjellë atë efekt që ne e ndjejmë aktualisht sot. Borxhin drastik të shtetit shqiptar. Fundosjen në borxhe. Këtu konsiston cenimi i sigurisë kombëtare.

    Zoti Meçaj, ndërsa pasoja e kësaj kontrate dhe sidomos borxhi i shtetit shkonte thellë e më thellë, përgjegjësi kryesor i identifikuar nga prokuroria, ish-ministri Lulzim Basha, shkon lart e më lart me karrierën e tij. Si e vlerësoni këtë kontrast?

    Do të desha të përcillja qëndrimin dhe shqetësimin tim, problemi nuk është më tek Basha tashmë. Ajo që po penalizohet është Partia Demokratike. Basha është i kapur. Në mos sot, nesër kjo çështje, pa kushte do të hapet, jo se e kërkon politika, por e kërkojmë të gjithë ne. Ajo duhet zbardhur, sepse ajo çështje, ai hetim nuk është mbyllur asnjëherë, por thjesht është pezulluar. Për hir të së vërtetës, dosjen në prokurori, ka qenë aq e plotë dhe e saktë sa askush nuk mori kurajën të ndeshej me të për të mbyllur çështjen. E vetmja gjë që bënë “maestrot e jurisprudencës” ishte thjesht pezullimi për procedurë.

    Basha është pretendent për kryeministër. A mos vallë, kjo kosto që ai mori për këtë marrëveshje me Bechtelin, në një kuptim të caktuar përbën kolateral dhe mbështetje politike për të në korridoret amerikane nën influencën e Bechtel-it?

    Duhet të jesh naiv të mos kuptosh që Basha është kufoma më jetëshkurtër në politikën shqiptare. Projektet e lidershipit të PD-së, po fillojnë të ekspozohen, duke i hequr të drejtën të kandidojë për kryetar bashkie, sepse ai as më përpara e as sot e as nesër, nuk ka për të qenë ndonjëherë figurë konkurrente. Përkundrazi, ai do të jetë, mishi për top e do ti hidhet si kockë drejtësisë shqiptare për të shpëtuar lidershipi i vërtetë i PD-së. Por kjo gjë po mban realisht sot peng zhvillimet e brendshme në PD. Ky është problemi, jo e ardhmja politike e Bashës. Nuk e di sa e keni vënë re apo jo fytyrën e ngrysur të Bashës në këtë 10 ditëshin e fundit ku në eterin politik ka nisur të diskutohet rihapja e kësaj çështje. Ai nuk duhet t’ia faturojë këtë krim Partisë Demokratike, PD-ja është një vlerë kombëtare. Nuk mund të mbahet peng.

    Kam arsye ta dyshoj këtë që ju thoni. Kjo parti që ju e quani ‘vlerë’, arriti që Berishën ta mbante si ofertë dhe pasi ai shkaktoi kaosin me pasoja të rënda të vitit 1997. E çfarë problemi ka për PD-në mbajtja e Bashës, për më tepër me kaq pak implikim krahasuar me vitin 1997? Për më tepër, kur implikimin e ka bërë edhe për hir të “brirëve të Bechtelit”….

    Pyetja që ju bëni, e që përgjithësisht bëhet çiltër në ambiente publike, ngatërron konceptin institucional të PD-së, me konjukturën e momentit. Nuk është e vërtetë që e mbajti PD-ja Berishën, por është e vërtetë që Berisha ishte PD-ja. E natyrisht pagoi 8 vite në opozitë. Sot PD-ja përsëri nuk është parti e Bashës, ndërkohë që pas 8 vitesh qeverisje, ka vend fabula e bukur dhe e mençur popullore: “Kur më gënjen për herë të parë, faji është i yti, kur më gënjen për së dyti, përsëri faji është i joti, por për herë të tretë, faji është i imi”. Dhe ky popull nuk është budalla për tu gënjyer për herë të tretë. Këtë duhet të ketë parasysh demokrati shqiptar.

    Intervistoi: Habjon Hasani.

  27. Mentari says:

    Pse ekundershton Hetimin kundrejtIlirmetes O Mero.Nuk karendesi sekush e ngre zerin kunder korrupsionit ,rendesi ka qe ai ze te mbeshtetet qe te luftohet korrupsioni dhe jo ai Ze te mbytet.Persa I perket asaj perralles se 220miliona dollareve ajo eshte nje perralle shpikur ne injorancen e PS.gjej fakte per ate vjedhje se nuk esht e vertet qe koha kundrejt Bashes eshte Expired (Djegur).220 milionat jane illime Injiorantesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje