Nga Mero Baze
Ka një përpjekje të qeverisë dhe zyrtarëve të saj, të cilët duan të shmangin përballjen me problemet që ka shoqëria jonë, ose duke shpikur aksione, ose duke shpikur arsye të tjera nga ato realet, që i prodhojnë këto probleme. Për shembull, sot janë paralajmëruar së paku tre fushata kundër informalitetit, që do të nisin në shtator. Ajo kundër evazionit fiskal në biznese, ajo kundër evazionit fiskal në mjekësi dhe ajo kundër mospagesës së faturës së ujit. Të treja janë paralajmëruar sikur në shtator, do të nisë një erë e re, pas së cilës në vend nuk do ketë më informalitet.
Mënyra si thuhet, mënyra si lajmërohen ato, mënyra se si trashet zëri pas paralajmërimeve, duket si një lloj justifikimi për atë që nuk ka funksionuar.
E vërteta është se informaliteti ka triumfuar në taksa- tatime, në produktet mjekësore apo dhe në furnizimin me ujë, por ky nuk është shtatori i parë i qeverisë. Është shtatori i tretë i saj, dhe si i tillë, nuk është i përshtatshëm për t’u shpallur muaj aksioni.
Një administratë serioze dhe efiçente nuk shpall aksione, por axhenda veprimi që zbatohen dhe prodhojnë në fund një bilanc pozitiv. Aksionet janë mekanizma revolucionare, të cilat sjellin rezultate të përkohshme, por nuk sigurojnë një disiplinë shtetërore.
Fjala vjen, sistem i taksa- tatimeve, nuk mund të korrigjohet me aksion. Nëse ai ka prodhuar një gropë në buxhet, do të thotë se ka qenë i korruptuar, ose i paaftë. Nëse është i tillë, aksioni duhet të nisë ndaj administratës tatimore, pastaj ndaj biznesit, pasi udhëheqësit e korruspionit, nuk mund të jenë dhe udhëheqësit e “revolucionit” antievazion.
E njëjta situatë është dhe në tregun e barnave, aty ku ka informalitet apo në tregun e shkatërruar të ujit të pijshëm.
Probemi është se aksionet shpallen nga kompleksi i mungesës së suksesit, më shumë se sa nga nevoja e një fillimi të ri. Pra, ato ngjajnë më shumë si justifikim për çfarë nuk është bërë, se sa si premtim për çfarë do të bëhet.
I njëjti kompleks ndjehet në deklaratat e Ramës dhe Tahirit, dhe për azilantët tanë. Të kompleksuar përse ndodh ky fenomen, ata fillojnë e prodhojnë statistika të padobishme, se nga cili kufi kanë arritur emigrantët në Gjermani. Është e vërtetë se ata kanë përdorur çdo lloj manovre për të mos u identifikuar rrugës si emigantë, por ama kanë ikur. Dhe kur dikush vendos të iki nga vendi i vet, ky nuk është problem policor. Enver Hoxha krijoi klon elektrik dhe po të mos krijonte mekanizmin e persekutimit të familjeve që mbeteshin këtu, do t’i kishte ikur gjysma e Shqipërisë. Pra, problemi i ikjes nuk është problem pse ne nuk ruajmë dot kufirin. Ne nuk duhet ta ruajmë biles kufirin për këtë fenomen. Kjo do të ishte më e tmerrshme. Ne duhet të ruajmë shoqërinë dhe ekonominë shqiptare dhe ta bëjmë këtë vend sa më të jetueshëm. Kjo është e vetmja mënyrë të ulim numrin e atyre që duan të ikin çdo vit nga vendi.
Mua nuk më duket tragjedi pse ikin, pasi emigracioni është një gjymtyrë e pandashme e çdo kombi, por më vjen keq që harxhojmë energji të prodhojmë arsye policore për ikjen, ose mbajtjen e tyre brenda kufijve. Shqiptarët kanë ikur më shumë kur nuk kishin viza. Kanë çarë detet me gomone dhe malet me borë për t’i ikur varfërisë. Tani po ikin më pak, por me avion. Është e pashmangshme derisa vendi të jetë nën efektin e një krize të gjatë ekonomike dhe mungesës së shpresës. Kriza rajonale e bën dhe më të ndjeshëm këtë fenomen. Por, për këtë nuk ka arsye ta minimizojmë, duke thënë se ata kanë ikur nga Greqia, Maqedonia apo Mal i Zi më shumë se nga Rinasi. Ata thjeshtë kanë ikur si shqiptarë dhe problemi duhet zgjidhur këtu. Dhe për këtë nuk ka nevojë për justifikime. Ky është një realitet që duhet pranuar së pari nga qeveria, sidomos me partnerët ndërkombëtar, dhe ta shikojë këtë si një alarm për një vemendje më të madhe ndaj Shqipërisë.
Valët e emigracionit askush në botë nuk i ka ndalur me polici apo masa policore. Policia mund të luftojë trafikantët e qënieve njerëzore ose ata që përdorin fatkeqësinë njerëzore për trafiqe, por jo të ndalë vullnetin e një njeriu që do të iki nga ky vend.
Qeveria nuk ka pse vuan nga kompleksi i sukseseve me çdo kusht. Sukses është të pranosh problemet dhe t’i zgjidhësh ato, jo të fshehësh shkaqet e dështimit dhe të paralajmërosh aksione.
Të gjithë e dinë pse nuk paguajnë taksa, të gjithë e dinë pse nuk paguajnë ujin apo pse blejnë ilaçe nën dorë, dhe mbi të gjitha e dinë pse po ikin. Paralajmërimi i aksioneve për çdo dështim kundër evazionit, mund të kthehet në evazion aksionesh. Dhe pastaj duhet aksion politik.
Kane kaluar gati 2 vjet qe shqiperia qeveriset nga Aleanca………… dhe Mero Baze vetem sot per here te pare ka shkruar nje shkrim kritik dhe te hapur kunder kesaj qeverie.Bravo Mero.ke talent dhe vazhdo e ndihmo shqiptaret me shkrimet e tuaja kritike kunder paaftesise dhe mashtrimeve te kesaj qeverie te korruptuar qe po e shkaterron komplet ekonomine shqiptare dhe po I ben shqiptaret te hidhen nga dritaret per tu arratisur nga ky vend imrekullueshem.Penda e juaj zoti mero mund te korrigjoj qeverine qe nuk ka pasur e ka asnje plan ekonomik per shqiperine.
Mentar, une di qe ka shkruar 15-16 artikuj kunder Qeverise ne dy vitet e fundit dhe nja 5 prej tyre shume te forte.
filluan vuvuzelat e Sales avazin si ne 1991 dhe ne 2005….
po zbatohet me perpikmeri plani i kthimit te dyshes 2B ne pushtet ne 2017 dhe ndoshta me heret.
Edhe zoti Mero po e dredh muhabetin dhe eshte e drejte e tij.
Pse po e dredh ?!
Edhe Obama me Merkelin te vinin ne shqiperi pas 2013 do te duhej te pakten 10-15 vjet te dilej nga kolapsi ku e la saliqeni.
Krimi NR 1 i EKAR-it eshte se duhej deklaronte qe shteti shqiptar ne 23 qershor 2013 u gjend i vdekur ne ekonomi dhe financa dhe te akuzonte personalisht paraardhsin per kete krim kombetar
Krimi NR 2 i EKAR-it eshte se qe diten e dyte pas 23 qershorit ose me sakte diten e dyte qe mori ne shtator karriken e k/m duhet te dizinfektonte drejtesine,presidencen,prokurorite ,gjykatat,sherbimin informativ……dhe pastaj ti turrej popullit te varfer per taksa ,per droge e deri taksite apo furrat e gelqeres
E pabesueshmja eshte se ndersa E.K.A.R (Edwin Kristaq Aneta Rama) po hap dosjet te shtepia e gjetheve te spiunave te lagjeve nga ana tjeter u mbyllen dosjet pergjithmone te 21 janarit,gerdecit,rruges kombit,albetrolit,arben imamit,frangajt dhe se fundi dhe ridvan bodes.Nqs do ishte nje Aleks ose Albin do te pyeste EKAR-in::Perse o kryeqelbesire po tradheton kauzen e 23 qershorit qe kerkon arrestimin e bandes 2B dhe jo barcaleta me pinjollin e Mehmet shehut ku u dogjen dhe 1 miljon dollare ?
EKAR-I yne dy metrosh rri si pallosh kur Shtrigu berishe e akuzoi dje publikisht per Kokainen, vëllain e Ramës djemte e Aredin Shytit,te Arta Dades te Xhuvaneve,te Pobratevete Enver Hoxhes.Pra pyetja eshte kjo :Kush I ka lidhur duart Edi Rames dhe perse ministrant ,deputetet,votuesit dhe masa e thjeshta popullore nuk cohet te hedhen aleancen e qelbesirave te ngjalave qe po mbron hapur banden e berishajve dhe po tregohet si qen I rrahur…
Dueli midis miljarderit Taci Oil ( beniaminit te Sllobodanka berishovicit) me dy gazetaret Bushati Shkullaku mbyllet me fitoren e presidentit te Parmes me nokdown.Si ka mundesi qe ky hajdut mafjoz I familjes berishes te kercenoi kaq hapur shtypin e lire .Perse EKAR-I yne nuk kerkon 80 miljon dollaret e kaparit te albetrolit qe ishte “siguruar” te banka e Santos…Pse nuk permendet me ‘cuni tirones” nga Rama ?? por e gjen eshpetimin te enveri dhe visho gazidede..
Per te mbuluar keto krime te berishajve dhe tradheti kriminale te Ramajve shpiken shtepi gjethesh,visho ajaze,del nje Qani nga mallakastra dhe na nxorri enverin nga varri,del nje teodor karroqe nga amerika qe I hengri kockat komandantit te tij,del kardareja dhe thote qe enveri e kishte frike s e po ja kalonte me namin,del bashkimi I marjetes dhe thote qe nexhmija kishte zhdukur nje fallxhore….etj etj..Keto me siper nuk jane nje rroman thriller por jane ngjarje reale qe po ndodhin ne ate vend qe po kalon ne nje cmenduri kombetare dhe duhet te dale dikush Aleks apo Albin qe ti thote Stop kesaj menxyre te pa pare.
Pikerisht per keto probleme duhet te flasim hapur me miqte nderkombetare se pilafi nuk mban me uje.
Nqs se populli grek pati kurajon ne 1974 te rrezoi junten e koloneleve te Jorgo Papadhopullit (ish agjent I Cias I deklasifikuar) dhe tani ne 2015 te dinastive te Miqotaqeve,Papandreve,Karamaliseve edhe populli shqiptar ka bere disa here perpjekje te hedhe junten e berishes por cuditerisht edhe kur jeta e tij ka qene per fije te perit ka dale dikush qe e ka shpetuar..Kush eshte shpetimtari I tij ?
Shkurt muhabeti : Berisha eshte nje kllonim I dale nga muaji I mjaltit qe kishin ne vitet 80-90 sherbimet secrete dhe dipllomatike jugosllave dhe amerikane te asaj kohe.Deri ketu nuk ka asgje per tu kritikur.Por te mbrohet akoma ky monstre qe ka 25 vjet qe kryer krime te cdo lloj kategorie dhe duke I vene ne sherbim per mbrojtje don kishotin Edi Rama dhe sanco pancon Ilir Meta kjo jo vetem nuk shkon por eshte thellesisht antishqiptare.
Diplomacia dhe sherbimet inteligjente euroatllantike kryesisht amerikane e kane detyrim moral te gjejne menyrat per dorzimin e kokes krim-Berishes ne tepsi ne te kundert nuk ka asnje lloj kuptimi aderimi ne Nato,clirimi I kosoves kur per 24 vjet jemi te pushtuar nga junta serbofile berishiane….dhe le te shpresojme te gjendet ndonje Aleks apo Albin qe te drejtoje gishtin te nje regjim ambassadorial qe zevendesoi ate dictatorial biles ky I fundi ishte me I sinqerte se kur te vriste nuk I perrmirrte viktimat dhe jetimet si Il PADRINO I VICIDOLIT qe u shpall pas krimit burre shteti nga Aleksarvizu me kinezerirat e tij..
Epilog
Mero Baze ne 14 tetor 2012 ne pikun e greves se urise te te perndjekurve politike shkruan nje artikull me titull -BERISHA-KANIBALI YNE ku midis te tjerash shkruan kur policet e tij ndaluan dhe ujin ne greve qe as nje frankeshtein monster nuk arrin deri ne kete pike:
**************************************************************************
“Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë.”
Pra eshte moment te pyesim zotin Mero qe ka besim te aleatet tone perendimore:
Cfare lesh aleatesh jane keto kur na kane lene ne kurriz per cerek shekulli nje kanibal qe serbi dhe greku do ishin lule para tij,aq me keq kur njeqen serbofil yll ne ngjitje akoma me I ndyre se padrinoja e tij tashme e ka mare vulen per te sunduar shqiptaret per llogari te serbise..pas EKAR-it
*************************************************************
perfundimisht: Edi Rama e ka mbushur kupen si nje “rrufeprites” i krimeve te berishes…dhe jo per perrallat e Meros me evazione
Eshte koha qe socjalistet e ndershem,demokratet atdhetare te kerkojne debimin e Edi Rames dhe denimin e kanibalit berishe sic i thoshte Mero ne tetor 2012..
Tahiri eshte nji nga te paktet ministra te suksesshem te qeverise Rama. Por deklarata e Tahirit per emigracionin ishte skandaloze dhe imitonte pik e presje qendrimet e paskrupullta te ish qeverise Berisha kur dilnin probleme.
Ajo deklarate eshte shembulli me i qarte se ne cfare drejtimi te rrezikshem po shkon Rama. Gjithmone e me prepotent, gjithmone e me symbyllur ndaj realitetit, gjthmone e me i ngjashem me qeverisjen Berisha.
Eshte domosdoshmeri kombetare ndryshimi i qeverisjes. Qeverisja me aguridhe deshtoi. Tani Rama duhet te ndryshoje qeverine ose te japi doreheqjen vete.
Si duket ka ardhë koha që Rama të dorëzojë çelësat e qeverisjes dhe me shumë gjasa ta marrë këtë punë në dorë Meta. Së paku ky e ka një farë përvoje në këtë punë plus që ndjek linjën pragmatiste dhe krijon një qeveri serioze që di t’i bëjë ballë problemeve. Me këtë Ramën që patëm shpresuar shumë s’ka më asnjë shpresë.
Mentari! Jo qeveria ne kete raste nuk eshte e koruptuar(panenvftesuar),por edhe te behet ne vendin ton biznes pa futur nje qindarke ne arken e shtetit,edhe kjo nuk eshte drejte.Ne duhet ta mbeshtesim qeverine ne mbledhjen e taksave dhe tatimev,ne vendosjen e kasave,ne dhenje e skontrinos klientit,etj etj.Ne vendet e botes(nga te cilet ne duam te marim shembull),nuk te fale njeri per evazionin fiskal.Ne Itali,psh,edhe ne nje treg ne mese te rruges,tregetari ka kase,dhe te jep skontrinon.Pa le pastaj ne supermerkato,nuk behet fjale fare,se policia bene rreptesisht detyren e saj.Me qense ketu ne vendin ton,tregetaret dhe biznsmenet nuk duan ta bejne me deshire te zbatojne ligjin,atehere qeveria kerkon me te drejte aksion dhe ndeshkim ndaj atyre qe abuzojne me ligjet e shtetit.Ky lloje aksioni nuk i pelqen vetem sali Berishes dhe Lulezimit,te cilet kerkojne destabilizim te shtetit,rrezimin e qeverise se Rames.Por nuk kane per tja arritur kurre,se pd-ke eshte nje parti e urryer,imazh te keq,te cilin ja ka dhe Saliu me banden e tij mafioze.
Ky vend nuk mund te jete “i mrekullueshem” per sa kohe nuk do te pastrohet nga kanceri i berishizmit dhe metastazave si puna jote, por edhe nga rregullimet qe Mero me te drejte i permend ne editorialin e tij.
Cudi se femijet e Berishes nuk ikin emigrante po ikin me pushime ne Bora Bora dhe ne Dubai.
O Mero aksion ose jo quaje si te duash por biznesi duhet te paguaje taksat ,derrat qe lajne bythen me uje duhet te paguajne ujin.
Deri tani kam pare se te ashtuquajturat aksione kane filluar dhe nuk kane pushuar duke prodhuar rezultat
Nuk kemi gje ne vije me kete Qeveri.
Nje shembull domethenes i efektit te aksioneve qeveritare eshte Lazarati.
Lazarati i shua por “lazaratizmi” po lulezon kudo sot ne Shqiperi.
E kam ditur, e ka shenja, qe socialistet po qeverisin e po ecin ne ato mocalishte si ne periudhen 1997-2005 .Atehere K/m , zavalli Nano kritikave e zerave kunder i’u kundervihej duke treguar me gisht gogolin Berishe .Edhe ky i sotemi gati eshte te na tregoi gogolet B .
Dua te theksoi se Shqiperine mbas luftes e ndertuan populli me intelektualet e pa parti; dhe erdhen kohet kur partia i hypi ne fyt popullit e gjitheckaje,filluan ta rrenojne ate qe ishte ngritur me sakrifica te pashembullta perfshire qeverisjen . Kur isha ne pune, pengesen kryesore ,sabotatoret kryesor kisha komunistet .Mbas ’90 e sot, pengesa kryesore e kolere jane militantet te cilatdo partie qofshin .
Edhe administrata e soteme eshte ngritur me militante e farefis, te vjeterit dihen por edhe te rinjte, pjelle e te vjeterve ,u adaptuan shume shpejte si te vjeter .Administrata, institucionet…qeverisja eshte ne rrugen e deshtimit ; E.Rama dhe militantet nuk mund ta shpetojne . Vendi ka shume probleme, E.Rames i duhen 20 vjet t’i mbaroj ato me aksione . Si thote me te drejte editoriali, aksionin dhe permiresimin e situates nuk mund ta bejne keta qe e shkaktuan ate. Shqiperine , shtetin e demokracine nuk mund ta bejne militantet-vemje AKSIONI I VETEM ESHTE NGRITJA E SHTETIT TE VERTET DEMOKRATIK .
O Mero po pse nuk merr shembuj konkret ; cfare u be me aksionin e madh te Ben Ahmetaj kunder informalitetit ne Hidrokarbure qe e shpallen me aq buje Rama dhe 4 ministrat e tij?
Cfare rezultatesh e arritjesh pati!??
A thua do perfundoj njesoj dhe aksioni i Brisides ashtu si ai i Benit, se jo per gje po sikur ngjajn e karakteri dhe ndershmeria te dy dhe si ka dal gjysem llafi!!!
Pyetja 1 milion dollareshe esht a i beson vete Rama keto fushata qe drejtohen nga individe te tille!?
Kete analizo o Mero po ke “tajare”
O Patosi hidhi nje sy tabeles se faturave fiskale per karburantet keto 3 vitet e fundit…te fala mamit
Jam me kohe ne sistemin financiar.Mero,ka raste qe s’te mbeshtes,kjo me teper puna jote se je i detyruar ndoshta qe ne kete bote te sotme, te mundohesh te mbijetosh me e pakta.Por jep ide qe duhen ndjekur ne plan strategjik.Konstaton problemin dhe alternativen per ndjekje ti e jep.Suksese dhe sa me shume behu i pavarur.
Me këtë shkrim Mero duket sikur thotë:’E dua këtë qeveri, por më shumë dua të vërtetën’. Aktiviteti i kësaj qeverie nuk është asgjë më shumë sr një përpjekje e dëshpëruar për të fshehur dështimet, për të mos thënë një jorgan pët të mbuluar vjedhjet dhe maskarallëqet. Dhe fundi ka për të qënë kaq i turpshëmsa nuk mund të imagjinohet.
Kta plera e kavje me surrat njeriu qe na drejtojne sot e dje ne shqiptaret i kane ditet e numeruara. E dine shume mire edhe vete ndaj po vjedhin e plackitin cdo dite. I ka kapur paniku, por mos harroni o te mjere se lart ka zot. Nuk do te mund ti gezoni as ju as cdo lini nga pas. Ku jane kaubojsit e amerikes sot…ata vodhen e plackiten se dhe ne shqiptaret ne kte moment jemi sot edhe pse kta palacot tane dalin te hekurosur e kollarisur ne tv. Kot e keni, harrami nuk gezohet. Keni per te perfunduar si mos me keq. Zoti lart ka per tja u mare hakat nje me nje. Shkofshi ne ferr nje ore e me pare
Jo vetem te korruptuar por edhe tmerresisht te paafte.Admistrata e tatimeve te pakten ne qytetin tim perbehet nga militante qe kur i degjon emrat cuditesh.Te pakten ne vendet stratetigjike te ekonimise dhe shtetit duhet te vendosen njerez te afte dhe te ndershem.Ne doganat shqiptare evazioni kryhet ne 95% te rasteve ne bashkepunim me doganieret te cilet i orientojne vete biznesmenet ne ndryshimin e kodeve doganore kundrejt rryshfeteve.Kush biznesmen do guxonte te futej ne dogane me deklarime te parregullta pa pasur garanci nga vete doganieret?Analize perfekte zoti Baze kur thua se tatimet dhe doganat kerkojne nje strategji afatgjate dhe te mire organizuar duke filluar nga pastrimi i administrates.Per mendimin tim nje zgjidhje do te ishte afrimi i te rinjve qe kane studiuar dhe studiojne jashte per ekonomi.Jane me te formuar dhe me pak te infektuar nga mentaliteti shqiptar i korrupsionit,sidomos femrat.Jane me qindra te tille ne Europe dhe ne Shqiperi qe enden rrugeve ose ne poste pa rendesi sepse vendin e kane zene militantet partiake.Prandaj zoti Rama jepi drejtim sepse dhe kostua politike do jete me e vogel pasi dhe njerezit te respektojne me shume kur shikojne qe punon seriozisht dhe jo me aksione revolucionare ku disa goditen dhe disa te tjere falen nga militantet tuaj te korruptuar.
Ju thoni të sjellim të rinj që kanë mbaruar ekonomi jashtë dhe janë më të painfektuar. Natyrisht, nuk jeni e para që e thoni këtë. Por ju duhet ta keni besoj, të qartë, se hë për hë nga jashtë do të sjellim vetëm futbollistë për kombëtaren. Sa për degët e tjera, sidomos ato ekonomike, më të mirë se këta të këtushmit, për qëllimet që i kemi vënë vehtes, nuk kemi ku të gjejmë.
kaq shpejt u rrezua ngrehina e qeverise me ministra qe vetem dine te flasin bukurshume!
Por jane ciliminj, jane ministra si ne nje kopesht pa dreke…dine vetem te bejne qef o qef, por jo me punen e tyre…
ishte Majko kryem i ri, por kishte ministrat me pervoje. keta hane te tere axhamij. Me perjashtim te dyve, canit dhe beqosqe ishin te perfolur dhe me shpejtesi te menduari vjetarake.
rama, eshte thjesht kapter qe as zberthim/mberthimin e karabinase se qeverise nuk di. Vetem ben gallaten qe eshte bere nen diktature, gjate zboreve…
Dhe une jam me kete shkrim.N asnje vend nuk ka rreshkitur.Nje e vertete puro, do te thoja, pavaresisht se dikush e kupton tani e dikush “ne krye te heres” sic thote shpesh Rama.Nuk mund te mos kishte deshtim kjo qeveri.Me njerez krejt te rinj, pa asnje pervoje, me nje deshire pasurimi te llahtarshme, si te rinjte e qeverise tjeter.Ah, tradicionalisht keta te rinje s pranoheshin as te degjonin fjalet e mustaqebardheve neper kuvendet e burrave, vetem tabakane e kafese dhe goten e rakise dhe ec prapa deres.Tani jane bere fuqiplote.Dhe ja rezultati.Keqardhje e madhe, aq me shume se prapa deres rri nje opozite qe pret deshtimin e saj per te ardhur ne pushtet dhe jo te jap garanci per sukses.Zot shpetoje vendin tim.Kurre s e kshim menduar kete situate para 20 vjeteve.Ka humbur shpresa.Kryeminister mos kij frike nga zgjedhjet e parakoheshme.Fiton perseri po te jesh i sinqerte dhe i vertete me popullin tend.Ndoshta pas tyre do te zhdukej kanceri i Shqiperise, Floriri, si koncept gerryes i perfitimeve te shpejta e te lehta nga postet qeveritare.
Dhe une jam me kete shkrim.N asnje vend nuk ka rreshkitur.Nje e vertete puro, do te thoja, pavaresisht se dikush e kupton tani e dikush “ne krye te heres” sic thote shpesh Rama.Nuk mund te mos kishte deshtim kjo qeveri.Me njerez krejt te rinj, pa asnje pervoje, me nje deshire pasurimi te llahtarshme, si te rinjte e qeverise tjeter.Ah, tradicionalisht keta te rinje s pranoheshin as te degjonin fjalet e mustaqebardheve neper kuvendet e burrave, vetem tabakane e kafese dhe goten e rakise dhe ec prapa deres.Tani jane bere fuqiplote.Dhe ja rezultati.Keqardhje e madhe, aq me shume se prapa deres rri nje opozite qe pret deshtimin e saj per te ardhur ne pushtet dhe jo te jap garanci per sukses.Zot shpetoje vendin tim.Kurre s e kshim menduar kete situate para 20 vjeteve.Ka humbur shpresa.Kryeminister mos kij frike nga zgjedhjet e parakoheshme.Fiton perseri po te jesh i sinqerte dhe i vertete me popullin tend.Ndoshta pas tyre do te zhdukej kanceri i Shqiperise, Floriri, si koncept gerryes i perfitimeve te shpejta e te lehta nga postet qeveritare.
Uroj qe Rama ta studjoje dhe jo ta lexoje kete shkrim.Qeveria dhe institucionet e saj po veprojne jo si specialiste por si femije.Me keta e sigurt qe nuk ecet perpara.
Leni more Meron ne detyren e tij. Si perhere debilat e kombit tone smeren me artikullin po me artikullshkruesin.
Z.Merto Baze ka qene gjithmone realist.Ai nuk ben kompromis me asnje qeveri.Mbeshtetja qe u jep qeverive eshte persa kohe qe ai mendon se po veprojne drejte.Por megjitheate z.Baze nuk duhet te harroje ae qeveria shqipetare po ,,kenaqet,, me shifra dhe nuk po shikon jeten reale te shqipetareve.Bllokimet ne emer te formimit te shtetit kane shtuar korrupsionin dhe me te goditurit jane njerezit e drejte dhe te ndershem kurse ata qe as duan te ja dine per drejtesine kane ,,care bllokaden me lek ne dore,, dhe po e cajne vazhdimisht.Arrestimi tek tuk i ndonje zyrtari te vogel policie apo gjykate nuk eshte aspak tregues se shteti po forcohet.,,Arratisja,, e madhe nga Shqiperia po ndodhe edhe per fajin e qeverise pasi ne emer te se drejtes ka shkaktuar shume pa drejtesi dhe vuajtje.Po aplikohen te ashtuquajtur Ligje qe nuk i gjene ne asnje vend europian,dhe kjo po peshon drejteperdrejte mbi kurrizin e shqipetareve.Qeveria ,,bertet,, kunder gjykatesve dhe keta nuk po dine te ngopen me leke fakiresh apo ,,bosash,, shqipetare qe blejne drejtesine me para borxh apo para te pista.Qeveria ben reformen ne arsim dhe ,,Pedagoge,, e ,,Profesore,, po vazhdojne te pasurohen ne kurrize te shqipetareve me korrupsion te frikshem.Perse qeveria nuk ja nisi me analizen e pasurise te zyrtareve te larte dhe te ulet dhe ta sekuestroje ate duke e vene ne sherbim te shtetit por po godet shtresat e varfera dhe te mesme te popullsise.Perse qeveria nuk shkaterroi disa monopole … apo pse ata gjeten rruge per tju postuar leke personave te rendesishem qe u bejne mbrojtjen.Perse qeveria i gjurmon ane e kend me keq se Greku shum vite me pare punetoret e ndertimit duke i futur ne burg dhe duke u marre leke vetem se kane nevoje per pune.Partia dhe qeveria kure premtuan i njihnin mire kushtet rajonale dhe kombetare dhe nuk paten nevoje te benin premtime ,,fantastike,, sa per tu marre voten shqipetareve dhe pastaj ,,dajaku,, mbi shpine.Dajakun shqipetaret e provuan per 50 vjet duke u aplikuar mbi ta ligje cnjerezore… por edhe sot ndryshojne pak gjera ne kohe dhe rrethana te reja.
evazioni s behet pa dijenine e shtetit dhe pa paguar pjesen te shteti dmth pushtetaret. mere ti e di mire se je i zgjuar dhe jeton ne tirane e degjon e takon dhe ben dhe biznes. thuje pra troc. kush te le te besh kondrabande qe te fitosh ti? jeni ne terezi? nga do kalosh qe te besh kondrabande? nga policia do kalosh, nga rruget me poloce , nga doganat dhe me pas nga tatimet se qe ta dini ju malli qe futet kondrabande shitet dhe shitet pa fature se ca fature do beje ai qe ka bere kondrabande ?malli s figuron gjekundi. dhe per te be gjithe kete rruge te dashur komentues asnje mos ta mendoje qe s merret vesh. nje pordhe te besh ne lagje dhe e degjojne komshijte jo me te pasurohesh, te shesesh e blesh pa fund dhe mos ta kuptoje shteti. o zot ke bejne per budallenj keto? po ato qe bejne evazion i ka kap shteti nga gryka dhe i detyron ta bejne evazionin qe te ndajne leket se dhe keto qe bejne evazion duan te behen te rregullte se e kuptojne shfrytezimin po kush te le? te le mimoza kalia e VIp ? jo mor jo Po KIU i tiranes ? jo mor po ato ku do i gjejne leket qe te blejne punen e burrit kryegjykates, te grave drejtore , te qendrimit ne pune dhe te pasurimit? e shikoni qe evazioni eshte shume i mire dhe te gjithe e duan.evazionin e vogel nuke duan se nuk i pal per 5 lekesha prandaj i sulen te voglit .dmth shume zhurme per asgje. ketej nje kamion kondrabande eshte sa tatimi i te gjithe te vegjelve , le pastaj karburanti kontrabande qe eshte sa gjithe tatimpaguesit e vegjel ne nje vit.
po ben ahmeti ku do vjedhi qe te mbaje vendin qe ka blere? ketu pra te karburanti dhe aksioni .aksion dmth aksion per te be ca leke keto qe bejne aksionin jo per shtetin,prandaj mere me aksion ka qene dhe me aksion do jete.
po fmn s ja hedhin dot mgjte ketyre si plas dhe as fmn si plas se dhe ajo thote hajt te lali se te jap kredi e ta shtrengoj lakun mire. ate do fmn si bankat.po kush e paguan kredine ? ne kush tjeter.po ku loqja koqja i finanacve i kupton kleto gjera shume mire por ndrysh nga te tjeret qe e kane blere vendin e punes me leke ky e ka blere me budallek.
me qe ra fjala, nazmi tola sa leke te ka be kete muaj me moza kaline ? per shpine tate e kemi fjalen, jo per buxhetin. o zot o zot gjithe lujne teater e bejne leke, mjere populli i shkrete qe s ka fuqi e ska kohe se duhet me punu se te vjen shteti naten ne krevat e te kerkon leket
Bravo te madhe per komentin,por kush te degjon edhe lexon,ata duan sa me shume para te pasurohen.
te diskutosh per kete editorial qe ben fjale per evazionin dhe informalitetin eshte humbje kohe,se ky problem eshte ne gjithe boten me plus minuset e tyre….me sakte kurre dhe asnje shtet ne bote nuk triumfon plotesisht mbi keto dy shtylla kanceroze.
ajo qe ja vlen te permendet eshte se gjenerali I propogandes gebelsiane te Shqupit lart madheria e tij Artan Skopion Hoxha nuk ka bere “cicin” sot te kjo gazeta por paska urdheruar ca mentare dhe rrotkare te mesyjne te gazeta Meros..dhe eshte hera e pare pas 2008 qe komentuesit po anojne nga ana e Shqupit criminal.
jam nje kundershtar I forte I Edi Rames per rrugen qe ka ndjekur pas 23 qershorit 2013 ku nga nje ane lufta e Edit kunder krimeve te berishes eshte xero…kurse krimineli berishe po I nxjerr syte Rames..
duhet qe te bejme presion kunder Rames qe te mbaje premtimin e 23 qershorit per denimin e bandes berishiste dhe te mos hallakatet me evazione dhe se fundi me ate kasollen e Janullatosit ne Himare..
me sakte: te luftojme gafat dhe gabimet e Rames por te mos harrojme sali kriminelin dhe ca republikane berishiste ne washinton dhe te djathte te zinj ne bruksel qe kane bere plane te errta duke perseritur 2005..ku dhe Meroja ka rene ne gracken e tyre..
cfare po behet keshtu ne shqiperi sot..pas cerek shekulli perseri re te zeza po duken ne qiellin e turbulluar shqiptar…..
me keqardhje mund te themi qe vetem nje supermen mund ta rregulloje ate vend nqs se ngrihet nga varri…..se “diktatura” e tij paska qene ilaci I duhur per ate klase politike dhe per ato dipllomate perendimore qe jo vetem nuk ju vjen turp qe po mashtrojne shqiptaret por po tallin menderen…
Të shajnë të tutë,
o shoku Enver,
vetëm gjysmë dite,
dil edhe një herë!
Vetëm gjysmë ore,
dil e luaj fenë,
në Shtëpinë Qendrore,
ta pimë kafenë!
Në Shtëpinë Qendrore,
more Komandant,
ku tani i parë,
është një intrigant!
Ty – ky shkretëtirë,
as të shkon në mëndje,
i ligu të ligjve,
në partinë tënde!
Ç’djall të tha në kokë,
nga shpella ta nxirrje,
të ngjiste ca shkallë,
veç me bythëlëpirje!
Në hatër s’të bie,
ty mender Saliu,
sa të ta ndjejë erën,
do fshihet si miu!
Rri veç pak sekonda,
jo një gjysmë ore,
ta çlirosh nga bandat,
Shtëpinë Qendrore!
Dhe mos shko aspak,
në të tjera vënde,
sepse një besnik,
ke në zyrën tënde!
Ai ta ka mbajtur,
emrin të florinjtë,
se ti mbi të gjithë,
i ke skraparllinjtë!
Ai ngjan nga ty,
shoku Komandant,
ndaj me të pushtetin,
e kemi garant!
Në zyrën e madhe,
të shokut Mehmet,
është djalë i Kristaqit,
që qe deputet!
Ai ndonjëherë,
bën sikur të shan,
po nga ana jote,
kandarin e mban!
Eh, edhe në zyrën,
e shokut Haxhi,
ësht’ një oficer,
pak mustaqeli!
Vetëm pak mustaqe,
siç i kish Haxhiu,
dhe për këtë punë,
i hoqi i ziu!
Kaq – o Komandant,
s’kemi më ç’të themi,
se pushtetin tënd,
neve prapë e kemi!
Se do të humbiste,
kot mendoi shpellari,
kur në mes të natës,
të krreu nga varri!
Tani ik i qetë,
dhe nuk ke pse vuan,
se këtu shumica,
akoma të duan!
Ka dhe që të shajnë,
e të hedhin gurë,
për inat të tyre,
unë të mburr – o burrë!
Unë të mburr – o burrë,
se jam realist,
se s’jam njohur kurrë,
si një enverist!
Shume komentues nuk kapin thelbin e komentit te Meros ,por merren me sharje dhe mallkime si per ate , ashtu dhe per cdo politikan qe kujtojne. Problemi eshte qe te mos kete evazion,duhet dhe profesionalizem ,por dhe ndershmeri ,dhe nuk duhen aksione qe fillojne ne Shtator ,por zbatim te ligjit dhe cdo dite .Sot ekonomia duhet formalizuar ,ku te gjithe bisneset qe kryejne aktivitet ne Shqiperi te paguajne taksat simbas ligjit .Vetem keshtu mblidhen fonde qe i sherbejne permiresimit te jetes te shqiptareve dhe duke rritur me teper fuqine ekonomike te vendit . Tatim taksat dhe doganat , nuk mund ta kryejne detyren me xhepiste , qe kur fillon dita punes mendojne sa do i cojne atij qe i emeroi , dhe sa per vete ,dhe prandaj ka evazion. Megjithate te ardhurat nga 2013 kur e mori Rama qeverine , jane miliarda leke me teper ,duke ditur , qe binesi i vogel dhe rrogat nen 300000 leke, jane te perjashtuar nga taksat.