Politika duhet të rrijë larg vendit të krimit!

16 Gusht 2015, 19:05Editorial TEMA
Politika duhet të rrijë larg vendit të krimit!

Nga Mero Baze

 

Ka një përpjekje për ta paraqitur nismën për Reformën Kushtetuese si një aksion politik dhe po adaptohen ndaj saj, qasje politike, duke gjykuar në emër të politikës çfarë duhet bërë e çfarë nuk duhet bërë. Në dy daljet e fundit të dy drejtuesve të PD-së, të cilët për shkak se nuk kanë ndonjë mendim të tyre, thjesht recitojnë mendimin zyrtar të PD-së. Ka një tendencë për të folur për propozime, kompetenca, për raporte shumice e pakice me drejtësinë etj. Në fillim Eduard Halimi, e më pas Edi Paloka duket se po përcjellin në publik mesazhin, që kjo reforma në drejtësi është një çështje debati politik, për të hequr e shtuar ca kompetenca në funksion të shumicës apo pakicës së tanishme.

Disa gjëra duhet të bëhen të qarta kur flitet për reformën në drejtësi.

Drejtësia në Shqipëri nuk është vetëshkatërruar. Ajo është tashmë një përbindësh i lindur dhe rritur nga politika. Ajo u katandis në këtë gjëndje nga ndërhyrja politike, nga përpjekja konstante 24 vjeçare për ta përdorur atë për interesa politike dhe për t’i kthyer gjyqtarët në kamikazë politik për nevoja të pushteteve dhe në hajdutë të neveritshëm për interesa të tyre, jashtë çështjeve për të cilat ka interes pushteti. Gjyqtarët më të pështirë të këtij vendi dhe prokurorët më të neveritshëm janë ata që kanë gjykuar çështje politike, që kanë shërbyer politikisht dhe pastaj kanë marrë vizën për të bërë kërdinë si hajdutë në çdo çështje ordinere.

Politika i ka përdorur gjyqtarët e prokurorët në çdo palë zgjedhje, në çdo gjykim të njerëzve të rëndësishëm të vendit, në çdo akt politik që cënon interesa klienteliste të lidhura me pushtetin etj. Pas kësaj, ata kanë qenë vetëgraduar si njerëzit e paprekshëm të drejtësisë dhe kanë bërë kërdinë.

Reforma që ka nisur është një nismë përtej politikës. Ajo është një bashkim vullnetesh i Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OSBE-së, Komisionit të Venecias dhe një grupi ekspertësh të nivelit të lartë, të propozuara nga institucionet shqiptare të drejtësisë, si Gjykata e Lartë, ajo Kushtetutese, Prokuroria, Shkolla e Magjistraturës etj.

Të gjitha propozimet, që nga ato për ndryshime kushtetuese, lidhur me drejtësinë dhe deri tek riformatimi i institucioneve ligjore, reformimi i arsimit juridik, reformimi i gjykimit të çështjeve penale civile e administrative, si dhe raporteve mes pushteteve, do të jenë iniciativa të mirëfillta të tyre dhe debate të tyre.

Kjo nuk është një reformë ku politika ka punë dhe duhet të ndërhyjë. Kjo është një reformë ku politika është e dënuar të rrijë mënjanë dhe nëse propozimet mbështeten nga Brukseli, Uashingtoni, OSBE, Komisioni i Venecias, të cilët janë dhe bashkëdrejtues të këtyre ekspertëve, atëherë politika është e dënuar të ngrejë kartonat dhe të japë mbi 94 vota për ndryshim. Ajo në këtë histori është mekanizëm për të noterizuar reformën për shkak të sistemit politik dhe jo hartuese e saj. Ajo pjesë e politikës që nuk e bën këtë, është thjesht pjesa e problemit që ka krijuar në drejtësi dhe duhet trajtuar si e tillë.

Partia Demokratike u vonua të merrte pjesë në këtë reformë 7 muaj. Ajo injoroi institucionet ndërkombëtare që u përfshinë aty, si bashkëdrejtues dhe ekspertët vendas e ndërkombëtarë. Pas 7 muajsh, kur ajo e pa që nuk e ndalte dot reformën, pranoi të ulet me sa duket jo për të ndihmuar reformën, por për ta bllokuar atë dhe për ta trajtuar si një reformë politike.

Nëse kjo do të jetë një reformë politike, më mirë të mos bëhet, se thjesht do zëvendësohen disa rregulla të vjetra hajdutësh me disa rregulla të reja hajdutësh. E reja dhe e veçanta e kësaj reforme historike në drejtësi është se ajo po bëhet nga ndërkombëtarët dhe ekspertë te besueshëm shqiptarë, që janë propozuar nga institucionet të cilat në shumicë i ka propozuar PD-ja, kur ishte në pushtet. Tani detyra e PS-së dhe PD-së është të rrinë mënjanë, të ndjekin përfundimet e reformës të propozuara nga ekspertët dhe ta mbështesin atë.

Nëse PD nuk i jep votat, çështja është shumë e thjeshtë. Mjaftojnë 28 deputetë të këtij Kuvendi ta hedhin projektin e ndryshimeve kushtetuese në referendum dhe shqiptarët do të votojnë 90 përqind pro një reforme që i heq nga duart klasës politike sistemin e drejtësisë. Çdo përpjekje për të hyrë ne debat politik rreth reformës, duke folur për ta bërë atë “aktuale” pro apo kundër një pale politike, e varros atë dhe e bën një foshnjë që do të lindë e vdekur. E rëndësishme është të mos cënohet ajo që është bërë nga ekspertët ndërkombëtarë dhe shqiptarë për shtatë muaj dhe çdo hezitim i klasës politike duhet të ballafaqohet me referendum, duke injoruar 94 votat e tyre. Drejtësia është një krim i politikës shqiptare dhe politika duhet të mos lejohet të rikthehet sërish tek vendi i krimit. Aq më tepër si gjykatëse e vetvetes.

20 komente në “Politika duhet të rrijë larg vendit të krimit!”

  1. Bureto says:

    Te huajt mund te bejne ate qe bene ne Kosove, edhe pse dy gjera krejt te kunderta. Ta detyrojne klasen politike shqiptare, me sakte parlamentin ta votojne reformen, perndryshe ata i dine vete rruget, haptas apo mbrapa kuintave, sesi shkohet aty. Dhe kjo mund te ndodhe, nese vertet edhe ata e kane po aq seriozisht si ne Kosove. Nga kjo politike, nga ky parlament dhe nga ky president, zor se mund te pritet ndonje perfundim pozitiv, pervecse lufte gjelash, bllokim, dekrete presidenciale kundra, Gjykate Kushtetuese etj etj. Komision per reformen ne drejtesi, me i rendesshmi dhe me urgjenti, te gjeje konsensusin nga kamikaze te tipit Ristani, Strazimiri, Bylykbashi dhe Mediu, sigurisht edhe te bashkekryetarit profesionist te komisionit parlamentar per kete reforme, te atij te komisionit te “cadrave pistolete”, per grushtin e shtetit te 21 janarit 2011, por qe per momentin, per dreq, vertet nuk po me kujtohet emri.

    1. pse ka qene profet enver hoxha ?* says:

      politika shqiptare eshte vete krimi

      e vecanta eshte PD eshte parti qe udhehiqet nga nje bande kriminale B-Senior & B -junior

      E keqja e kesaj bande kriminale naziskine eshte se ka nje mbeshtetje te lexueshme dhe te forte akoma ne washington dhe bruksel qe pak analiste e thone.

      Ajo qe te demoralizon eshte se disa analiste pararoje dhe vizionare si Mero Baze jo vetem bejne rolin e shurdh memecit por bejne “biznes” me keto artikuj.

      Per drejtesine ka vetem nje aksiome ( neper dy pika kalon vetem nje vije e drejte)

      Pikat ne kete kete rast jane 21 Janari dhe Gerdeci

      Vija e drejte eshte :

      Burgu per sali kriminelin nga shteti ose plumbi nga kanuni meqenese shteti nuk egziston.

      Dhe nese Donald Lute dhe Edi Ramazani vazhdojne te tallin trapin me ate popull me keq ardhje ju them se ky eshte vleresimi maksimal per Enver Hoxhen sepse sado diktator ka qene…keto monstrat me lart nuk honepsen me jane bere te urryer…

      Vret tjetri ne bulevard si neofashist ne 21 janar 2011 dhe mister Dolad Luja nuk e fut te lista krimineleve…

      Kaq budallenj na dine4 ne shqiptareve keto komike ambasdore ..??

      Thone e pat fajin Edi Rama qe organizoi 21 janarin…

      Dakort !

      Ne gop te semes dhe Edi Rama le te gjobitet si kundravajtes..por le te denohet me pare ai qe urdheroi peronalisht vrasjet…dhe filmimi i kerij urdheri eshte diku ne nje kasaforte..pse miqte nderkombetare..po lozin kapucash me shqiptaret.

      Perfundimisht

      vendosja e drejtesise duhet te filloje nga hapi i pare: denimi i vrasesit berishe per 21 janarit…..ne te kunderten

      Lavdi super politikanit enver hoxha…nuk e them une ..e thone ata nderkombetare qe e mbrojne hapur dhe ne menyre te turpeshme nje kriminel “demokrat”

    2. Skypion says:

      Nuk ka reforme ne drejtesi pa opoziten demokrate.
      Pertej ngrefosjes se shumices,presioneve dhe kercenimeve te saj,te dala boje tashme,te numrave etj,pa opoziten demokratike NUK ka reforme ne drejtesi.
      Kjo eshte e padiskutueshme.Kete e dine te gjithe.E dine edhe kaposhat e maxhorances qe kakarisin maje plehut te aleances se tyre te qelbet.
      Problemi i vertete,real,eshte qasja e opozites ndaj kesaj reforme.
      Opozita demokrate duhet te jete e qarte ne KUSHTET e saj per pjesmarrje ne reforme.
      Ajo duhet te kete parasysh kushtin e kushteve,qe eshte dekriminalizimi.
      Nuk mund te behet nje reforme ne drejtesi pa u dekriminalizuar Parlamenti i Shqiperise.
      Nuk mund te kete reforme ne drejtesi pa u dekrimanlizuar maxhoranca socialiste ne pushtet.
      Nuk mund te kete reforme ne drejtesi pa u dekriminalizuar Partia Socialiste,si e vetmja parti ne skenen politike shqiptare qe ka deputete te saj trafikante droge,trafikante prostitucioni,grabites te dhunshem dhe vrases.
      Si mund te kete reforme ne drejtesi,kur ne Parlamentin e Shqiperise,gjegjesisht ne grupin parlamentar socialist,nga ku presupozohet te behet ajo,ka deputete trafikante droge,prostituash dhe vrases?!
      Eshte e menxyrshme vec ta mendosh!
      Opozita demokrate,Partia Demokratike,ka luksin e madh,per shkak te rrethanave,qe t’i vere keto kushte maxhorances se inkriminuar.Ne cdo rrethane,edhe ne ate me te cilen qelbesirat bejne presion,dmth,te kryerjes pa opoziten te reformes,opozita eshte e fituar gjithsesi.Madje te gjithe atyre qe bejne te tilla presione idiote,do te duhej t’u jepej kjo pergjigje:aq me mire akoma nese doni ta beni te vetem reformen!Bejeni ate me trafikantet dhe vrasesit tuaj!
      Ky,ne fakt,do te ishte fundi i vertete i qelbesirave ne pushtet.Do te ishim ne kushtet e nje maxhorance me pushtet absolut.Askush nuk do ta pranonte kete.
      Gjithe c’thuhet tjeter jane llapaqenerira qe u ka dola boja qemoti.Reforme,po.Por,me kushte.Me kushtet qe do i vendose opozita demokrate,Partia Demokratike.Eshte shume e hidhur kjo per gjithe aradhen e mbeshtetesve te maxhorances se qelbet,por e pashmangshme.
      Asnje leshim nga opozita.Leshimi me i vogel,me i vogli fare,do te ishte nje ndihme e madhe per pushtetin.Do te ishte njesoj si t’i zgjatje doren dikujt qe eshte ne buze te gremines,e ta nxjerresh nga zona e rrezikut.
      Asnje leshim per kryebanditin e ketij pushteti,Edi Ramen.
      Opozita duhet te mos harroje,ta kujtoje,qe kur ky zorzop,Edi Rama, ishte ne opozite,edhe pa pasur asnje arsye,asnje per be,i vuri flaken Shqiperise,pa hequr kurre dore nga kushtet e sajuara nga mendja e tij e coroditur.Protesta pafund,rruge te bllokuara e ne flake,greva perverse urie,bojkot absolut ndaj gjithe detyrave dhe obligimeve si opozite e deri tek protesta nazi-fashiste e 21 janarit,e ideuar dhe projektuar per te marre pushtetin me gjak.
      Pa pasur asnje arsye,pervec interesit personal politik te kryeqelbesires,Partia Socialiste atekohe beri gjithe keto te keqija,duke u bere keshtu si partia me antidemokratike,me antikombetare,me antishqiptare,pas memes se vet trashegimtare e se ciles eshte,ne historine politike te shtetit shqiptar.
      Natyrisht,qe maxhoranca e inkriminuar nuk do t’i pranoje keto kushte,sepse do te ishte si te priste degen ku eshte ulur vete.
      Dhe,ja ku dalim pashmangerisht tek veprimi i vetem,i drejte dhe realist qe duhet te kryeje opozita.Tek protestat mbarepopullore,tek aksioni i madh opozitar qe do te nise ne shtator.
      Ato duhet te jene te miremenduara,te mireorganizuara,ne mbare Shqiperine.
      Protesta mbarekombetare.Aksion mbarekombetar per permbysjen e oligarkise.
      Nuk u duhet lene kohe qelbesirave te marrin fryme.
      Shqiptaret do t’i kene me vete.Nuk po durojne me.Adrenalina eshte ne kulm.
      Demokratet jane gati.Ata do te jene zemra dhe shpirti i protestes.Mezi c’presin te dalin shesheve per te shprehur indinjaten e nje populli te tere.Shumica e shqiptareve do t’i ndjekin pas.Te jeni te sigurte per kete.U ka vajtur thika ne palce.Nuk po durojne me.
      Aksioni i madh i demokrateve qe do nise ne shtator,eshte edhe menyra e vetme per te kryer reformen ne drejtesi.
      Reforma ne drejtesi nuk mund te kryhet ne kushtet e nje regjimi oligarkik.
      Eshte absurde.
      Nuk mund te behen marreveshje per reforme ne drejtesi,me kreun e oligarkise ne vend,me kryeoligarkun,me kryeqelbesiren e aleances se qelbet,me me te inkriminuarin politikan ne Shqiperi,me sociopatin e droguar,me Edi Ramen.
      Eshte cmenduri edhe ta mendosh.
      E vetmja menyre eshte aksioni per demokraci i opozites.
      E vetmja menyre eshte permbysja e oligarkise.
      Pa permbysur oligarkine ne pushtet,s’ka as reforme ne drejtesi,s’ka as drejtesi,s’ka as demokraci.S’ka asgje.
      Permbysja e regjimit oligark,eshte reforma e reformave per te cilen ka nevoje urgjente vendi.
      Opozita demokrate ka detyrimin ta beje ate.Shqiptaret do t’i kete pas vetes.Padyshim.

      1. genci says:

        sa keq qe nje kapacitet i tille, ne gjetjen dhe perdorimin e argumenteve, vihet ne sherbim te nje force politike destrukive qe i ka sjelle vendit fatkeqesite, demet dhe te keqiat me te medha ne gjithe historine e shqiperise, e keqe gati sa LSI-ja. Duke u vene ne kete sherbim, po te vini re me kujdes edhe niveli i shkrimeve, etika dhe elokuenca po bien vazhdimisht, gjithnje e me shume po perdor banalitete neveritese.

      2. oldman says:

        Per Meron edhe per… Skypion.

        Perse i lodhni njerezit kaq shume?
        Edhe loja kungulleshave e ka nje fund.
        Se pari, Tema duhet te vendose nje kufi per komentet. Nuk mund te behet nje koment me i gjate se vete editoriali. Komentuesi Skypion, duket sikur sherben me vetedije per te bere me interesante subjektet e Meros. Nje komentues kaq i zellshem, profesionist ne publicistike, sinqerisht qe do ti sherbente lexuesve duke vene emrin e tij ne analizat qe ben, pse jo duke i botuar me transparence edhe tek Tema. Lexuesit do te ishin me te qarte per te zgjedhur ate qe i pelqen dhe nuk do merreshin me loje (lufte) fjalesh. Sofizmat, ngado qe vine, jane lavazh truri per miletin.
        Se dyti, reforma ne Drejtesi nuk varet shume nga paketa e ligjeve qe do miratohen edhe sikur keto ndryshime te behen nga nderkombetaret. Praktika e jone ka treguar se edhe me ligje te mira kemi vepruar keq. Problemi qe mbetet eshte se kush do ti zbatoje ligjet. Po qe se nderkombetaret do ta delegojne zbatimin tek “burrat e shtetit” ose tek te rinjte “yje ne ngjitje” qe jane “de facto” Paria mafioze e Shqiperise, jo vetem qe nuk do te ndryshoje situata, por perkundrazi, vjedhja do te vazhdoje dhe ne do te tregohemi me budallej si popull.

        Me falni qe e zgjata komentin!

  2. alti says:

    Referendumi eshte vullnet i lire i popullit qe le ne hije politiken, per reformen aq te domosdoshme ne drejtesi . Duke qene se drejtesia eshte nyja gordiane e mbare jetes politiko ,konomiko shoqerore te nje shteti ,i takon sovranit te vendose dhe jo parlamentit .Bile ne ate dite te behet dhe zgjedhja e presidentit nga populli ,duke ulur shjpenzimet per votimin.

  3. xhemal says:

    refotmen ne drejtesi mero e ben politika kudo ne vendet demokratike ,varet se ne cnivel e sa e pergjegjeshme eshte politika per ta kryer reformen ne interes te gjithe qytetareve, sigurisht qe ne pergatitjen e reformes marin pjese te gjithe strukturat e shtetit,shoqeria civile,specialiste, akademik ,por rendesi ka zbatimi nga sistemi i drejtesise i ligjeve e kjo ka munguar ne shqiperi ,si ne politike e ne drejtesi varet nga dinjiteti ,ndershmeria ,vendosmeria ,guximi per te bere me te miren e mundeshme per cdo qytetar.Duhet nderruarr katerciperisht personeli i drejtesise sigurish eshte e veshtire por jo e pa mundur.Edhe nje here per mua problemi eshte se nuk zbatohen ligjet dhe kur zbatohen nuk eshte per te gjithe njelloj ,kush ka pushtet e para ose spreket fare ose sa gervishet, per njeriun e thjeshte drejtesia eshte nje ferr i vertete e keshtu besoj do vazhdoj derisa ne pushtet vene bashke idealisti e hajduti ,nevojtari e zuzari,pastaj dy krahet politike nuk ndryshoje shume nga programet per ta votohet akoma per inerci te fillimit te demokracise e per shume motive te tjera te uleta,e fundit shtypi ben pak analiza konkrete merret me shume me pushtetin ne tirane se sa me gjendjen konkrete te shoqerise

    1. andromeda says:

      Reforma në drejtësi ka qenë kryefjala e rilindjes së një shteti ligjor ‘qysh në krye të herës’por Rama, që i lante duart sa herë bëhej fjalë për drejtësinë, është i vonuar në këtë proçes, ndaj s’mund të presim ndonjë reformë të vërtetë përveçse diçka të gjymtuar që do mbrojë interesat e oligarkisë që tashmë ka në dorë ligjin në këtë vend. S’duhet të mërzitemi se është një fenomen që shoqëron kapitalizmin që ne e përqafuam me shumë zell e etje.

  4. ILIRIA says:

    Politika nuk mund te qendroje larg krimit ( drejtesise ) sepse eshte si ajo fjala e urte popullore qe “qeni nuk i ndahet mutit” te me falni per fjalorin por mendoj se keshtu jane te gjithe politikanet te te gjita kraheve. Faleminderit

  5. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Shok gazeptarr: ne po kthejme ’45-en. Ju po na ndihmoni. T’u lumte. Aty i kemi rrrenjet, o shok.
    Pala e kulakeve pret 91 – shin… e ishallah ben gabimin qe beri atehere… Ndryshe do na dhjesin njehere e mire…, kesaj rradhe. Kane filluar ta kuptojne lojen, o shok!

  6. dykambere ne nje dere says:

    komentet jane te kota. politikanet ne gjithe boten I mban ligji te mos bejne veprime korrupsioni, ndryshe jane e njejta rrace.
    Une mendoj se ashtu si edhe gjithe shtetet e tjera, edhe Shqiperise do I duhen te pakten 50-60 vjet derisa politikanet e sotem te kene vdekur, bijte e politikaneve te sotem te jene plakur dhe vjdhjet e prinderve te tyre te jene harruar e pastaj femijet e ketyre te dyteve te jene shkolluar e te jene gati per politike!!!!!!
    kaq. kjo eshte rruga e vetme per ne Europe!!

  7. Qytetari says:

    Po Votimi i gjykates administrative ishte nje kusht i BEse dhe i pergatitur teresisht nga BE dhe Rama yt nuk e votoi qe nuk e votoi duke bllokuar Kandidaturen per ne BE. Pse nuk i thoje sivellau atekohe “politika duhet te ngereje kartonin e te mos bej ze? apo keshtu eshte kjo puna e gazetarit te partise… palaco rob je o Mero ndyresira.

  8. "BALASHI" says:

    Referendumi per kete kancer shqiptar nuk ka nevoj as per fushate, per kohe te gjate, per harxhime…

  9. NjeQytetarOptimist says:

    E ke goditur Mero. Reformes mos ti luhet asnje presje dhe ne dac ta miratojne ashtu sic eshte bere me dac le ta rrezojne. Jo compromise per nderrim. Kush e fillon ta nderroje fillon e ben pazare. Coje direct ne referendum dhe te propozohet te sovrani ashtu sic eshte perpiluar.. Politika po filloj ndryshimet ne te, AI VEND S’BEHET KURRE..

  10. Fuckis Turkofagis says:

    ”Drejtesia eshte nje krim i politikes shqiptare dhe politika nuk duhet te lejohet te rikthehet serish tek vendi i krimit”.Bravo Mero!!

  11. lër says:

    Bravo Mero! E ke thënë atë që mendon. Shpëtove nga sindroma Berishë!

  12. genc says:

    Reforma ne drejtesi pa opoziten kryesore PD nuk ka vlere edhe sikur te kaloje ne referendum. Ne kete rast nuk behet fjale per ceshtje numrash por per ceshtje kompromisi. Nuk te pranon BE nese nuk ka marreveshje pozite opozite.

  13. Anonimus says:

    Nuk jane ligjet e mira apo te keqija qe bejne drejtesine por njerzit. Fatkeqsisht ne Shqiperi jane infektuiar qe te gjithe duke filluar nga polici i thjeshte te doktori nepunesi prokurori gjyqtari dhe qershia mbi tort, politikani.Logjik nuk e kerkon qe kjo klase politike te beje reformat dhe te denoj vetveten. Pra si do behet , cila eshte zgjidhja ? Fatkeqsisht ose ndonje termet vetgjyqesi apo revolucion. Jam i ndergjegjshem qe keto jane masa ekstreme dhe jane shum te pa realizueshme por le te ngelet si pike pyetje dhe po e hedhe si diskutim, cfar sygjeroni ? Komentuesi <dy kembare ne nje dere+ me duket shume realist me parishikimin e tije dhe gjasat jane qe ashtu do jete por kjo eshte zgjidhja, gjithmon oligarkija do fitoj, kjo oligarki e barkut te trahanas do ta GJUNJEZOJ KETE POPULL ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje