Përse duhet dëgjuar çfarë thotë Nishani!

14 Gusht 2015, 20:22Editorial TEMA
Përse duhet dëgjuar çfarë thotë Nishani!

Nga Mero Baze

 

Sa herë që Bujar Nishani kthen ndonjë ligj apo bën ndonjë gjest të fortë pro PD-së, ka nervozizëm ndaj tij. Ai akuzohet si president i varur nga PD-ja, si njeri që bën çfarë i thonë etj. Në të vërtetë, Bujar Nishani është presidenti më i parashikueshëm që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Nuk të lë rast të sforcohesh për veprimet e tij të radhës. Për të kuptuar si do të veprojë ai, mjafton të dëgjosh ç’mendon portieri i godinës së PD-së dhe nuk ngatërrohesh kurrë. Por, kjo nuk është cilësia më e keqe e tij. Kjo ndoshta është më e mira që ka, pasi është një politikan i llogaritshëm, i peshueshëm paraprakisht dhe i padëmshëm nga pikëpamja politike, pasi është në një qëndrim me PD-në.

Qysh kur është bërë president, ai nuk ka devijuar nga qëndrimet e PD-së, jo për çështje madhore, por as për detaje të panevojshme politike, për të cilat kanë devijuar plot politikanë të PD-së, siç është p.sh braktisja e parlamentit. Ky është i vetmi president që e ka mbështetur dhe bojkotin parlamentar, vetëm që të ishte në një linjë me Berishën. Kjo është dhe një arsye madhore përse ky njeri duhet dëgjuar kur flet, edhe pse ti e di çfarë do të thotë.

Kjo, sidomos për procese të tilla delikate siç është reforma në drejtësi dhe ku presidenti duhet të kishte rol kryesor. Reforma në drejtësi, gjatë këtyre shtatë muajve që ka nisur të marrë formë, ka pasur braktisjen e thellë të presidentit, i cili ka braktisur detyrimet e tij institucionale dhe ka tentuar t’i bashkohet reformës për ta bllokuar atë, kur është kthyer në tryezë PD-ja. Pra, ka qenë tërësisht luajal dhe i lexueshëm si njeri i PD-së në këtë histori.

Kur reforma ka nisur shtatë muaj më parë, Komisioni i Reformës ngriti një komision të ekspertëve të nivelit të lartë, ku thirri dy misionet e ndihmës ligjore, atë të BE-së dhe SHBA, misionin e OSBE-së, atë të Komisionit të Venecias, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, Shkollën e Magjistraturës, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe KLD-në.

Të gjitha këto institucione u përgjigjën pozitivisht. Madje Misioni i EURALIUS, i BE-së, i është përkushtuar tërësisht në axhendën e tij reformës për drejtësi. Misioni amerikan i ndihmës ligjore po ashtu. Komisioni i Vencias ka vënë dy vëzhgues të ndjekin çdo hap të saj për të këshilluar në kohë për ndërhyrjet në Kushtetutë. Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese po ashtu kanë dëshmuar një seriozitet dhe kanë dërguar ekspertët e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë Prokuroria dhe Shkolla e Magjistraturës. I vetmi institucion që refuzoi të merrte pjesë në këtë komision të nivelit të lartë të ekspertëve që do të bëjnë reformën, ishte presidenti i Republikës, i cili duke kontrolluar KLD-në refuzoi të dërgojë përfaqësues të saj në këtë komision, me pretendimin që janë jashtë kësaj historie.  Lajm më të sinqertë se çfarë mendonte Berisha për këtë çështje nuk mund të gjeje.

Kur komisioni u konsolidua me bashkëkryetarë ndërkombëtarë të BE-së dhe SHBA-së dhe kur në çdo komision që merret me cështje specifike ka nga një përfaqësues të huaj që bashkëpunon me palën shqiptare, PD u “bind” t’i bashkohej reformës dhe në mënyrën më banale, presidenti në këtë kohë kërkoi që të kishte dhe KLD-ja përfaqësues të saj në këtë reformë. Kjo e përforconte faktin, se çfarë po tentonte Berisha, duke bërë sikur do përfshihej në reformë.

Nuk dua të shpjegoj ç’vlerë ka kjo, a ia ven t’i pranosh a t’i zbosh njerëzit e tij, pasi dhe ashtu ka ofruar ca surrogatë, por varësia e tij ekstreme deri në këtë shkallë nga aktet politike të PD-së duhet parë si një mënyrë për të lexuar çfarë mendon realisht Berisha në PD.

Reforma në drejtësi nuk është një bast i Edi Ramës, por një detyrim i tij ndaj Perëndimit, për të cilin nuk jam shumë i sigurtë se është i lumtur, nëse shkon kaq thellë sa po shkon. Ajo është një iniciativë e Perëndimit për të shkundur drejtësinë në Shqipëri, për të bërë ndërhyrje drastike në Kushtetutë dhe për të mbyllur përgjithmonë historinë e koorporatës më të madhe të krimit në këtë vend, që është vet drejtësia. Bujar Nishani nuk është ndonjë qytetar i rrezikuar nga drejtësia, pasi e ka ndihmuar Zoti. Nuk ishte ministër i Brendshëm më 21 Janar, nuk ishte ministër Mbrojtje në Gërdec dhe as nuk ishte ministër Transporti kur u bë “Rruga e Kombit”. Nuk është ndonjë zyrtar që ka qenë simbol i korrupsionit, pasi është aq i vogël dhe meskin sa është marrë me ato punët e veta, kryesisht pronat e gruas dhe ndonjë pallat dhe ka ndenjur mënjanë. Kështu që nuk mund të themi se Nishani e pengon reformën në drejtësi se ajo rrezikon të ardhmen e tij, siç mund të trembej dikush tjetër.

Në këtë rast, Bujar Nishani vlen si lakmus i qëndrimeve afatgjata që ka PD-ja ndaj reformës. E pashë këtë sidomos disa ditë më parë, kur iu referua ndryshimeve të mundshme kushtetuese për reformën në drejtësi, si një gjë që nuk e ka në dorë politika, por referendumi dhe populli.

Një mijë studime të bësh dhe një mijë spiunë të paguash, më lehtë se ta thotë Bujar Nishani ç’mendon Berisha dhe çdo bëjë ai me reformën nuk ta thotë njeri. Me pak fjalë, Nishani dekonspiroi që Berisha nuk do t’i japë votat për reformën. I duhet marrë pozitivisht kjo pjesë. Pjesën tjetër kërcënuese për referendum nuk dua t’ia quajmë dhe për faktin e vetëm, se të  bësh një referendum sot në Shqipëri pro apo kundër këtij sistemi drejtësie fiton me 99 përqind “Po”. Dhe problemi është se Bujar Nishani nuk ka ndonjë dëshirë ta pengojë apo ta ndihmojë atë. Ai thjesht ka dëgjuar Berishën që nuk i jep votat për reformën dhe e nxorri nga shpirti këtë gjë.

Ndaj nervozizmi publik me të për gjestet pro PD-së duhet të marrë fund. Ai duhet marrë si një njeri që e dimë çfarë mendon kur flet pas Doktorit, por duhet dëgjuar kur flet para tij, se mund të mësojmë çfarë mendon Doktori. Luli nuk hyn në punë tani për tani.

 

32 komente në “Përse duhet dëgjuar çfarë thotë Nishani!”

  1. Q.K. says:

    Lereni te qete Jarin, do jape doreheqjen ne pranvere.

    1. SPAK says:

      Nqs se ka njeri me te pafajshem ne Shqiperi eshte bujar beu dhe bejleresha haneme Sadetja.

      Keto jane dy kukulla qe vetem firmosin ne border dhe lexojne cfare dokumetesh u japing perpara

      Reforma e arsimit dhe bllokimi nga mender Nishani tregon se pushteti demoniac I berishajve dhe I miratur nga miqte nderkombetare eshte shume here me I forte se pushteti I Rames qe jane votat e popullit..thjesht po kalojem nje periudhe te fashizmit demokratik

      Te lexosh bemat e Nishanit ,Bashes,Berishes,Frangajt,Imamit e company ne artikujt e Meros te krijohet pershtypja (dhe ashtu eshte vertet) se jemi te pushtuar nga kjo bande kriminale…

      Por ajo qe e shton pesimizmin jane tre faktore:

      1-Ndryshimi i pushtetit ne 23 qershor 2013 nga nje revolucjon modern ne vota per rrezimin dhe denimin e dyshes kriminale te Berishajve ,ka kohe qe eshte kthyer ne nje tallje makabre ku duket sheshit : tradhetia (impotenca biblike) e Edi Rames,mashtrimi kriminal i Ilir Muetes dhe hipokrizia 25 vjecareve e rajersoneve,wolfartet,sequite,arvizute dhe deri te Lu-te qe po prezantohet qe ne fillim si nje kripto- berishist

      2-Presioni i lexueshen i nderkombetareve ndaj dyshes Rama-Meta qe jane “urdheruar’ te bejne cdo reforme ne ate vend me perjashtim te nje detyrimi : Te mos preket asnje fije floku banda kriminale bash-berisha pra po kryhet nje poshtrim kombetar nga nderkombetaret duke mbrojtur nje bande me cdo cmim..

      3-Shoqeria civile dhe posacerisht mediat (ku perfshihet dhe zoti Baze) jo vetem qe po shplajne trurin e atij populli non stop 24/24 ore por nuk po shikojne qe operacjoni per rrezimin e Edi Rames nga perbindeshi Berishe ka filluar ne menyren me agersive te mundeshme duke na kujtuar 1991,1997,1998,2005,dhe 2011 dhe le te permendim disa sekunenca pikante:

      a-Dalja para pak ditesh ne parlament e Ujkut Berishe ne paralmentin e Deleve duke kercenuar me jete direkt ministrin Tahiri tregon se Ilir Meta eshte nje kale i ndyre troje dhe Edi Rama nje frikacak legjendar…pa permendur deputetet dhe ministrat qe lane vetem ne balte zotin Tahiri parr krimineleve me kollare dhe atyre mamurrazakeve kanibale te rruges
      b- Dalja e Edi Palokes dhe Shkullakut ( cfare fytyre dhe mbiemri i frikshem) duke deklaruar se Ministri Tahiri ka lidhje me krimin dhe bombat jane lufte bandash qe i perkrah ministri tregon se shteti shqiptar jo vetem ka rene por kane filluar hijenat te ushqehen me qeverine e vdekur.
      c-Takimi i ambasdorit te ri Amerikan Lu me kriminelin Berishen per te zgjidhur “ngercin” e krijuar vecse nga ky perbindish tropoje ka lene me goje hapur dhe me proamerikanin ne Shqiperi dhe nuk ka nevoje per koment…kaq budallenj na dine keto nenpunes qe gabimisht i quajme ambasadore ?
      d-Tellalli qe foli dje nga zeri amerikes (ik) per hapjen e dosjeve ka bere nje xhest me te shemtuar se ikja e tij tragji-komike ne france ne 1990….Kush e urdheron kete shkrimtar ( te madh) qe te hape dosjet e boshatisura te sig. shtetit dhe te mos kerkoje dosjen e sherbimevet te huaja dhe te mos kerkoje hapjen e dosjes kriminale te berishes dhe bibereve per 1991,1996 dhe me rradhe ?
      e-Fletushkat-trakte te debatikaseve te tropojaneve te Vlores per rrezimin e qeverise Rama eshte nje tregues se Sali serbi qe eshte dirigjenti i tyre ka kaluar ne paranoje por e keqja eshte se kjo paranoje mbeshtetet nga shume kamikaze berishiste qe te kujtojne ISIS-IN e kalifatit te tropojes
      f-Akti terrorist i talebaneve ne fshatin Ferras ku salibanet sulmuan autokollonen e ndihmave humanatare dhe ministrat e qeverise nuk ndodh as ne Sudan me Boko Harram..

      vijon saga naziberishiste dhe nderpritet per aresye vendi dhe kohe

      E fundit
      Dy ngjarjet e fundit qe lidhen me Nishanin jane absolutisht bajate; behet fjale per nje REFORME ARSIMORE apolitike qe e zgjidh gjykata dhe nje emrim nenpunsi qe ne kete rast eshte nje ambasdor..Por keto dy raste banale tregojne qe shteti shqiptar ka rene plotesisht dhe kauza e 23 qershorit 2013 & 21 qershorit 2015 eshte tradhetuar ne menyren me te ndyre te mundeshme.Cfare mund te presesh nga nje k/m qe ne bordellon e parlamentit merret me karaputana si Pamela Anderson dhe nuk ka b..ythe te mbroje ministrin e tij me te sukseshem qe e ka lene ne goje te ujkut te tradhetuar ashtu si dhe 1 miljon votuesit e 23 qershorit dhe jetimet e 21 janarit..Si ka mundesi qe Edi Rama nuk i drejtoi asnjehere gishtin berishes qe ti thote.

      Pusho o vrases i 21 janarit,o tradhetar i detit jon o superhajdut i rruges kombit….Pra ka ardhur koha te themi::: ne burg krimineli berishe por dhe poshte tradhetari & frikacaku edi rama me kryeqelbsiren e ambasadave ilir muten

      1. drejtesia says:

        Keni plotesisht te drejte SPAK ne te gjitha pikat. Me duket se mazhorances po i pelqen sjellja e Nishanit , sepse asgje nuk rendon direkt ne shtepine e kurrizin e pushtetareve. Gjithcka rendon kurrizin e 1 miljon votuesve!!!
        Kane dhene deklarata publike deputete te vecante ne fillim te mandatit qeverises: Ne se nuk gjykohet dhe denohet masakra e 21 Janarit , do te hiqnin dore nga mandati i deputetit! Ishte vendim i bukur i thene , sepse ata nuk mund te jene perfaqsues te popullit qe i sollen ne pushtet ne se nuk gjenden fajtoret e vrasjeve per te bere drejtesine. Ndodhi jo! Do te Ndodhi? Nuk besoj!!
        Pse nuk ecen reforma ne drejtesi , mund te me thote kush?

        1. peço says:

          1 milion votues, zotëri, nuk u bënë bashkë për të realizuar një furtunë urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë, për spastrime dhe linçime politike siç kërkojnë orekset tuaja gjakatare të pandreqshme, por për progres dhe mirëqënie. Në vënd që ti shkulni veshin atij që i dhatë votë, për të mos vënë në pozicione drejtuese hajdutë profesionist, shkoni dhe i kërkoni llogari pse nuk fut në burg Berishën. Berishën, nëse është fajtor për ndonjë gjë, në burg e fut drejtësia dhe jo Edi Rama. Pastaj, ç’është gjithë kjo urrejtje? Po sikur të përndjekurit politikë të kërkonin linçimin tuaj për gjithë ato mizori që ju punuat për gjysëm shekulli, do tju vinte mirë? Ju nuk jeni fisnik në gjak, nuk ju buron dashuri nga shpirti, por veç urrejtje dhe dëshirë për mizori.

    2. Devolliu says:

      Pse, ka President Shqipëria?

    3. tirona says:

      Mero. Ju vertete ja kini qendisur Bujarit.
      por se mos eshte hera e pare kjo qe iken
      seprapthi ky rrondokop? Po une nje pyetje kam:
      A thua 85 Deptete te jene te marrosur dhe ky te
      kendoje si Kaposh!.Po ka turp ky njeri? Si ka
      mundesi qe sepaku nje here te jete ne sinkrone me
      85 Burra e Gra,te cilet shumica jane Elitare ne
      konceptualizmin e Ligjeve dhe Kushtetutes,kur i
      gjori President i Familjes jo vetem eshte Ushtar
      Besnik i saj,por edhe Begs shkel e shko. Tani qe ky
      zoteria te talli menderen me Ne kaq shume sikur nuk
      shkone.Parlamenti dhe Deputetet jane perfaqesues te
      zgjedhur nga Populli,kurse Prapanica e tij e shtrember
      eshte i emeruar nga nje klike banditesh qe e kane mare
      peng kete vend te gjore per 25 vjet.Keshtu qe i paska edhe dy vjet
      Sali Berisha Jete,pastaj ne Hesfel vafte me tere zagaret
      qe i mbane prapabythes. S,kemi c,bejme! Do Durojme
      Po pastaj mjere Ai dhe ata te gjejne vrime te futen
      se na i kane prure ne maje te Hundes.
      Dhembin sa te Peshkaqenit ta bejne; s,kene per ta pare
      veten ne krye te ketij vendi.Me Rroca-Pocat qe ka
      mbledhur Basha dhe me Malltezin Karagjos,nuk ka per te
      patur PD. Na prisni:-Do vijme per te “”tretat”
      besoj ju ka mbetur aq sa ta kuptoni.

    4. Skypion says:

      Kthimi i ligjit per arsimin,nga Presidenti i Republikes,eshte me shume se nje gje e mire.
      E kjo per dy arsye themelore.
      E para,ligji ishte klientelist.
      E dyta,kjo eshte deshmia e radhes qe institucioni i Presidentit eshte i vetmi qe ka mbetur jashte ndikimit dhe kontrollit te qeverise.
      Sa i perket se pares,ligji ne fjale eshte konsideruar nga te gjithe,ne fillim si me shaka,me vone duke zene vend,si “ligji Henri Cili”.
      E kujt ia merrte mendja se do te vinte dita qe,Edi Rama t’i nenshtrohej vullnetit te Henri Cilit?!
      E kujt ia merrte mendja se do te vinte dita qe,gjithe rumpallhanja mediatike internautike e idioteve te dobishem,mbeshtetesve te Rames,do te dilnin ne mbrojtje te Henri Cilit?!
      Askujt.Askujt per be.
      Ja pra ku jemi.Ata qe e kishin share e fyer mese shumti Cilin,sot e mbrojne ate me zjarr!
      Ja pra ku ka degraduar qeverisja e Rames!E s’kishte si te ndodhte ndryshe me nje qeverisje qelbesirash.
      Megjithate,nuk eshte faji i Cilit.Jane interesat e oligarkise ne loje.Cili eshte nje oficer i rendomte i armates oligarke.
      Por,ai ka faje dhe mekate te tjera,shume me te renda.
      Me i rendi ka te beje me banalizimin qe ky sharlatan i ka bere konceptit te liberalizmit,vete termit liberal si te tille.
      Aq e vertete eshte kjo,saqe kur permendet fjala liberal,njerezit kane parasysh Henri Cilin,surratin e tij fshataresk.
      Per fat te keq,per shume njerz,te jesh liberal do te thote te jesh rrufjan,mashtrues,xhambaz,matrapaz,lekist,bythelepires pushtetesh etj etj,qe domethene te jesh Henri Cil…!
      Sa i perket arsyes se dyte qe thame me lart,kthimi i ligjit klientelist nga Presidenti tregon qe ky institucion eshte i vetmi i pamolepsur nga pushteti i qelbesirave.I vetmi institucion i pavarur nga qeverisja rrumpallRama.I vetmi isntitucion qendrestar ne lufte kunder oligarkise dhe agresionit te saj ne shkalle te gjere ndaj isntitucioneve te shtetit.
      Me fjale te tjera,mund te themi me plot gojen qe,institucioni i Presidentit eshte fortesa e fundit e demokracise.Te gjitha te tjerat kane rene.Nje nga nje.Dhe,me turp.
      Eshte kjo arsyeja se pse duhet mbeshtetur fort Presidenti i Republikes.
      Karatkeristika kryesore e lavderueshme e Zotit Nishani,eshte korrektesa e tij.
      Korrektesa juridike,cka tregon rrespekt te thelle per ligjin dhe kushtetuten.
      Korrektesa politike,cka tregon paanshmerine e tij si institucion.
      Korrektese morale ndaj qytetareve shqiptare,president i te cileve ai eshte.
      Pervec ketyre,presidenca e zotit Nishani,nxori ne pah edhe ca virtyte te tjera,te padukura para se te behej president.
      E nje nder to eshte integriteti i larte moral,si individ,si person privat,si Bujar Nishan.
      Kurre me pare nuk eshte sulmuar nje president,sic ka ndodhur e ndodh me zotin Nishani.
      Nga shpifjet me te neveritshme e deri tek sharjet me rrugacerore.Eshte perdorur tere arsenali perbaltes,shpifes,shares i gjuhes,per ta denigruar ate si person privat.
      Nuku ia kane kursyer as familjen qe s’ka asnje lidhje,qofte edhe indirekte,me funksionin e tij.Mekati i tyre i vetem eshte se jane familjare te Presidentit.
      I gjithe ky sulm kafsheror eshte ideuar e dirigjuar nga Edi Rama,te cilin me te drejte Ilir Meta e quante “funderrine morale dhe politike”,duke i permendur edhe turpet familjare qe vetem t’i mendosh te bejne te vjellesh,e jo me t’i permendesh.I shari te shan – thote fjala e urte.
      Imorali Edi Rama e ka dirigjuar perbaltjen,por ata qe e kane zbatuar jane mediat e tij klienteliste me analistet,opinionistet,gazetaret bashibozuke,duke nxjerre keshtu ne pah gjithe degradimin social,moral,shpirteror te aleances ne pushtet,te kesaj maxhorance,te kesaj qeverie,bashibozukeve te tyre mediale e gjithe llumit te trushkulurve e trushpelareve qe i mbeshtesin.
      Presidenti Nishani u beri balle,dhe po u ben,me dinjitet ketyre sulmeve barbare.
      Madheshtia e tij qendron ne faktin qe,ndryshe nga perbaltesit e tij,ai nuk e ka kthyer ne personale.
      Gjakftohtesia e zotit Nishani eshte me te vertete e lavderueshme.Shume te tjere ne vend te tij,do te ishin dorezuar,dhe do te binin ne batakun ku qelbesirat terheqin.
      Por,jo Bujar Nishani.
      Kjo vetepermbajtje,bashke me korrektesen e tij si institucion,e bejne Bujar Nishanin nje shtetar.Nje Burre Shteti.
      Kjo i kop perbaltesit.Dhe,po i kop.
      Le te kopin!

      1. Gregor says:

        Bo bo deri ku arrin idiotesia, perversiteti dhe militantizmi i nje njeriu. Skypioni thyen cdo rekord te neveritshem. Jo sepse eshte kundra Edi Rames. Edi Rama ka pune , shume pune per te bere qe te meritoje votat e 23 Qershorit.
        Por Skypioni eshte pervers sepse rreshtohet ne krahun me humbes dhe me te demshem per kombin tone – ne krahun e Sali Berishes. Kjo perkatesi partiake pa parime morale apo politike dhe vetem me parime ekonomike personale, ja heq te drejten Skypionit te lexohet apo te vleresohet si kritikues i qeverise. Te rreshtohesh ne krahun e nje presidenti mosekzistent, qe vegjeton si nje zgjatim i shemtuar i PDse dhe ta quash kete zgjatim burre shteti, eshte perversitet dhe ofendim i intelektit te cdo shqiptari te thjeshte pavaresisht nga aresimi apo ngritja kulturore.
        Gjithshka qe dime per ligjin e aresimit te larte i pare me syte e PDse eshte se pershkruhet si “klientelist dhe favorizon Henri Cilin”. Kjo quhet analize e ligjit?
        PDja kishte detyren historike te merrte pjese ne reformen e aresimit te larte dhe ate te drejtesise dhe te ndikonte me vepra ne cdo nen te ketyre ligjeve. Kundershtimi pa parim i cdo ligji nuk eshte opozite. Eshte nihilizem dhe bllokim ala Berishian.
        PDja dhe Skypioni (megjithese ky i fundit mban vetem shamine kur shfryn qurret Berisha) duhet ta zberthenin ligjin nen per nen dhe te argumentonin me fjale te thjeshta per publikun se cilat nene duhen ndryshuar, pse dhe si.
        Ku jane expertet e PDse per aresimin dhe drejtesine? Kur fillojne flasin si partiake te qelbur me gjuhen e Berishes (dine vetem te thone Edvin Kristaq Rama) me vijne zorret tek goja. Ligji nuk eshte i keq pse e ka bere qeverija, por sepse mund te ishte bere me mire. Kush eshte alternativa e ligjit nen per nen? Ne cilen pervoje mbeshtetet kjo alternative?
        Deri tani, kritikuesit e ligjit per aresimin nuk jane me te mire nga ai Fatos Tarifa i komisionit qe e hartoi. Ky Fatos Tarifa i qeverise na beri ca artikuj ne gazete ku nuk tha asgje per ligjin por shau ata qe e shanin. Me fjale popullore – mut qeveria, kake PDja.
        Por nuk ka si te kete opozite kur kete e ben Skypioneria e PDse qe ka gojen atje ku duhet te kete bythen.
        Prita nje muaj rrjesht nje oponence te ligjit nga ekspertet e PDse por pashe vetem sharje prej tyre dhe nje mbrojtje prej inkompetenti nga Fatos Tarifa.
        Kapakun ja vuri ky Skypion idioti qe e quan presidentin me impotent te historise burre shteti.

    5. PD says:

      Po pse ja fusni kot fare, Bujar Nishani eshte presidenti
      i Republikes, dhe ju thoni (Perse duhet degjuar Nishani),
      sikur presidenti Nishani te ishte ndonje roje shkolle.

      Or zoterinj, Nishani mund te jete si te doje, por respektohet
      institucioni qe ai perfaqson dhe jo te shkruajme pallavre se
      keshtu i bejme qejfin kryetarit te partis “ylberiste”.

      Nishani nuk eshte akuzuar asnjehere ne jeten e tije politike
      per ndonje afere sic eshte akuzuar Meta apo Rama.

  2. geli says:

    Mero eshte kaq i obsesionuar me Berishen sa, nese Berisha thote Mero eshte i biri i te atit….x..y…Mero do uleras seshte e vertete ..sjam i biri babait..x…y…

  3. Taqka says:

    Pergezime per editorialin, Mero. Ne se do te listoheshin me te bukurit, ky ben pjese ne ate qe tregohen me gishtat e njeres dore. Pergezime per thelbin dhe per gjuhen e mprehte satirike.Bravo!

    1. Unitet says:

      Po, shok gazetarr! Po! Poshte kulaket, agjentet e Perrndimit! Falemnderrit!

    2. uci vete says:

      po cfare gjuhe te mprehte satirike mor i mjere.

      ushqim me shumice per 1 meleon qelbesira eshte.
      do ushqehet truri i qelbesirave, se ndryshe hutoheni.

  4. drejtesia says:

    Ke plotesisht te drejte Mero Baze. Po si i vete halli gjerave madhore ne dore te tij qe vijne verdalle e te prishin jeten , a ka zgjizgjidhje ? Une them jo, do ta marre zvarre postin e tij deri sa ti vijemdita te ike dhe te mbetet ne historine e vendit si perfaqsues nga me te dobtit e PD -se !!!

  5. Shpetim says:

    Nuk kuptohej shum nga ligjet po né parlamentin shqiptar Ndoth dicka e rendomt deputetet né komisionin e ligjeve nuk e shqyrtojn nje ligj sic duhet.ne te kundert e marin nje ligj nga ligjet e shteteve perendimore e kopjojn e perkthejn dhe e mirato. Nga kush prisni ju tè miratojn Ligjet Tom Ndoshi .bylykbashi .apo Ristani

  6. Zarifi says:

    President i kallaisur nga Berisha por perfundimisht i doli kallaja dhe si duken shenjat do te japi doreheqje se u be shume i posaqisur.Per kete do t’i thote Berishes: “A man o imezot,nuk bej me dote,se si e dini si sakat me emruat ne kete detyre dhe si i katranosur po e le,por sa munda bera per ty o imezot dhe per partin tone te lavdishme PD”.Mero Baze e ka qendisur ashtu sic ka vepruar dhe e meriton presidenti i Berishes qe do te mbahet mend per shume kohe e do te thone:Na ishte nje Bujar qe i thane do te jesh president dhe do te veprosh si te thote prijesi yne Sali.

  7. Treviso says:

    Si flisni keshtu per Jarin?
    Jari do te zgjidhet perseri president ne 2017.

  8. MERO edhe pse kthen ndonje ligj i varferi president i duket se i ben ndonje sherbim PD ne fakt ai ngushellohet me keto veprime sepse ne fakt ai e di qe gjerat do te rrjedhin dhe do te ecin ne drejtimin e duhur . Reformat do te behen me e pa te , me e pa voten e pakices dhe pa referendum .Referendumi eshte ber ne 23 qershor dhe populli (shumica) ka nxjerr perfaqesuesit etia ne shumice per te marre vendime .

  9. duam drejtesi says:

    ky lloj qeni eshte besnik dhe bujar,lef aty ku ka ngrene dhe mendon se do te haje akoma ne PD,jari si k…..,e ka thene avokati se cfar duhet te beje jari,president pa yndyre fare,si ne veprime ashtu dhe ne cere.

  10. KETO ZGJEDHJE DO MBAHEN MEND SI KRYETAR I DOBET SI NISHJNI POR EDHE KREMINISTER ME TE DOBET CE 50 VITE CE KA PAS SHQIPERIA SI RAME KOFEINA

  11. ari says:

    Ka dhe Jari zullumet e tij,sekur qe minister i brencem u vrane 4 police Mero
    Prandaj mos e harroni ulokun

  12. $$$$ says:

    Analize e paster dhe e sakte.

  13. astrit says:

    Mero si perhere je i parashikushem qe ne germen e pare.

  14. semanjaku says:

    Ashtu eshte,,Nishani,,,pa palc,,pa mendim te tijen,,pa integritet,,me nje fjale njeri koti por qe pengon me karrigen qe ja rrotullojne te tjeret. Meqense ske cfar I bene,le te rrije atje per ca kohe qe te parazbulohen planet e shpellarit.

  15. ananananananannannanana says:

    Po sa here eshte rrezuar ne kushtetuese kjo shumica jote mor merush dhe i kane dale fjalet jarit per ligjet?! Llogjike cinike kjo qe ndiqet nga ju.

  16. aurel says:

    z mero..me vjen me te vertet keq per qendrimet qe mban presidenti nishani…presidenti eshte nje figure politike teper i rendesishem dhe si i tille duhet te sillet..presidenti nuk eshte presidenti PD por i shtetit shqiptar “i popullit”eshte per te ardhur keq qe pas 25-vjetesh demokraci dhe me gjith zullumet e medha qe i shkaktoi popullit shqiptar vazhdojne e degjojne berishen.si te ishte perendi,zgjohuni o shoke deputet te PD zgjohuni dhe ecni perpara se po u moret me berishen akoma kemi per te thyer qafen te gjithe ne hendekun e madh qe na ka hapur…

  17. pedagogu says:

    Kthimi i ligjit te AL ka qene nje nga gjerat me te mencura te presidentit te Republikes. jemi te mendimit se nuk ka asnje motiv apo arsye qe ministrja e Arsimit, nje mesuese e dobet qe ne fushata na flet per bisnesin e vogel dhe nje dite te bukur korriku behet edhe ministre e mbi te gjithe per arsimin, per shkencen e per sportin?!

    Te kujtohet koha e Lenka Cukos, Tefta Camit, Koci Xoxes dhe te Lin Biaos ne Kine, ku nje ministre fyen dhe denigron nje komunitet te madh profesoresh, akademikesh dhe qe per vete nuk ka dhene asnje ore leksioni ne Universitet, nuk zoteron asnje gjuhe te huaj dhe tani ngrihet e sulmon presidentin e Republikes me nje fjalor te ulet, cinik, antidemokratik dhe mbi te gjtha nuk asnje lidhje me te majten shqiptare e me PS, e cila qe ne themelimin e saj vuri profesionalizmin e larte, etiken dhe sjelljen e intelektualeve te vertete ne krye te vendit.

    Jemi te mendimit qe Kryesia e PS duhet te mblidhet e te analizoje e mbi te gjikthe te kerkoje doreheqjen dhe largimin e ketyre njerezve qe nuk kane lidhje me idealet e se majtes, qe kane hyre ne PS ne mes te rruges e pa asnje kontribut real vetem per poste te pamerituara dhe keto sollen qe PS te merrte 310 mije vota me pas se ne 2013, ne zgjedhjet e 2015.
    Ligji i Al e ka sulmuar shkollen e larte ne dy shtylla kryesore :

    1. Ne aspektin akademik, te lirise e te autonomise akademike;
    2. Ne aspektin e autonomise financiare.

    Ky ligj synon qe AL te vihet nen tutelen e Ministrise se Arsimit, ne kundershtim me konceptet e Procesit te Bolonjes dhe te konventave nderkombetare, qe mediokritetet e MAS te vene nen zgjedhe boten akademike e universitare, pra profesoret qe i kane shkolluar ata, qe i kane diplomuar ata. Ky ligj nuk ka nje asnje princip edhe pse na hiqet si “gjitheperfshires”, vetem i tille nuk ishte,mbi pervojen nderkombetare te dinamikes se zhvillimit te AL, eshte nje amalgame dhe nuk ka asnje analize, reference se ku bazohet dhe cilat jane vlerat e tij shenuese per te ardhmen e AL.

    Eshte edhe e cuditshme se ne perbereje te Komisionit ka edhe nga ata qe e shkaterruan AL me ligjin qe eshte ende ne fuqi dhe ne vend te benin reforme cilesore te bazuar ne zhvillimet europiane te Al e te Kerkimit Shkencor synuan te shkaterronin AL vetem per te fituar leket qe do te vinin nga ky projekt shume i rrezikshem per te ardhmmen e arsimit te larte.

    Eshte e turpshme te degjosh ministren e Arsimit, kur perdor nje fjalor fyes, poshterues si per institucionin e presidentit, i cili kete here ka dhene nje pergjigje shume profesionale e bindese, akademike e ligjore, ashtu edhe per boten universitare dhe kujton se eshte pronare e AL ne vite, ne shekuj.
    Behet fjale per nje mesuese te dobet, qe braktisi arsimin, profesionin dhe punoi ne nje minibashki dhe pas 6 vjetesh na kthehet triumfatore si ministre, kur PS ka ne gjirin e vet me dhjetra intelektuale e profesioniste qe duhet te ishin ata ne kete detyre te rendesisshme.O tempora, o mores ku kemi arritur ne socialistet e vertete qe erdhen mjaftistet dhe ata qe njehere jane me PD dhe nje here per poste e karriere jane me PS.

    I bejme thirrje gardes se vjeter, themeluesve te PS se kane pergjegjesi historike per te ardhmen e PS dhe mos te mendojne vetem per interesat e tyre te momentit e te realizojne analiza cilesore e transparente, sepse vendi po menaxhohet nga njerez qe nuk kane asnje lidhje me te majten e ne menyre te vecante me PS dhe rrugen e saj ne vite.

  18. METEH says:

    Z.MERO,bene analize te drejt.por kush e degjon..! Nishani eshte vene aty per te mbrojtur PD,KLD…! Dhe reforma ne drejtesi nuk do behet kurre sa te jete gjalle Saliu.Ai me drejtesin e kapur prej tij e ka shpresen,ndryshe shkon ne burg 100 here.Ai do krijoj tension te papare si ne ’97-’98-ten per te destabilizuar vendin me qellim qe maxhoranca te terhiqet…!

  19. tomsojeri says:

    SPAK respekte e ndonese ky Skypioni esht zedhenes i “zyres” se bandes berishiane ,te vetmet rjeshta qe lexoj me endje prej tij, jan “shigjetat” qe leshon kunder Rames !Justifikon “heroin” dhe sherbetorin e pervujtur, qe mer udhezime nga banda e njohur tashme ,i vendosur ne rolin e lart te presidentit te pa zgjedhur nga shqiptaret,ku kerkon te na mbush mendjen se na qenka “fortesa e fundit e demokracis” ! Ky president esht fortesa e fundit dhe maja me e lart e mbrojtjes se armikut me te madh te shqiptareve e Shqiperis ,ku me ndihmen dhe rolin prej kurve te perdal, te Edi Rames dhe koalicionit qe ka zgjedhur ,po na luajn teatrin me te ndyr historik te “demokracis” shqiptare ! Nuk ka gje me te shemtuar ,nuk ka gje me te ndyr e te poshter te shofesh kush udhehiqte dhe vazhdon te udheheq Shqiperin me votat tona te vjedhura dikur e te pavjedhura sot! I sakt konstatimi yt, por vall ky gjatosh kurva nuk e di ?Ky batutaxhi ,nuk e paska kuptuar perse e cuam atje ku esht !Ky imoral(po perseris cka thot skypioni) qe haron premtimet ,nuk mendon se po ran shqiptaret perseri ne duart e ksaj bande, do ju shkerdhejn edhe femijt ne djep ? Pse shqiptaret heshtin e flen???Por edhe po u zgjuan, cili do jet ai burr qe do i nxjer nga ky batak krimi,e korupsioni te papar? Mir e ke o Mero dhe bukur e shkruan qe ne cdo grimac te ktij presidenti,me dhe pa musteqe shofim ftyren e kriminelit qe kujtuam se e hoqem qafe,e sot shofim se hija e tij qendron mbi kokat tona dhe me mbeshtetjen e atyre amerikaneve qe dergojn sejmenet e bler prej kohesh ! Kush pra do jet ai burr shqiptar qe nuk do na mashtroj ,qe nuk do bashkpunoj me krimin e hajnin e qe do mbaj premtime !!!! KUSH ?????????

  20. Tani says:

    Prapë Berisha e ka fajin?!Mero, më mirë analizoje ligjin dhe thuaj fjalën tënde. Lere Saliun dhe Nishanin, merru me Metën dhe do të shikosh se do të kesh shumë lexues!

  21. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Mro jarin te gjithe shqiptaret e njohin qe eshte pupac ose kukull ,qe fijet ja luan berisha.Te lutem mos humb kohe me rrot jarin ,lulushin ,qin qonet e drejtesise qe jane veglat e sales.Kryesorja eshte qe populli i thjeshte ,i mbeshteti reformat shtetndertuese dhe i degradoi spiunet serbe dhe greke te pedes.E vetmja mundesi per mbijetese e tyre eshte gjunjezimi para metes dhe biseda e kokave te pedes me koken poshte te metes per meshire.Kjo te jete e djathta valle???

  22. Templarius says:

    Presidenti me kot ne historine e shteti shqiptar.Thjesht nje president kukull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje