A do të flasë Berisha për padinë e Llallës ndaj Bashës?

11 Gusht 2015, 19:50Editorial TEMA
A do të flasë Berisha për padinë e Llallës ndaj

Nga Mero Baze

 

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedurën hetimore ndaj 17 lejeve të ndërtimit që janë gjetur me shkelje të ligjit vitin e fundit, pasi kontrolloi rreth 100 prej tyre. Shkeljet ligjore kanë të bëjnë kryesisht me ndryshimin e lejes fillestare, favorizme jashtë kushteve urbanistike, zaptime të hapësirave publike dhe tjetërsim i fshehtë pasurie etj. Shkeljet vizatojnë gjeografinë klienteliste të Lulzim Bashës në Bashki dhe janë një shenjë se çfarë ka bërë ai realisht në Bashkinë e Tiranës, në kohën që nuk ka fjetur.

Por, lejet janë tani nën hetim dhe duhet t’i japim Prokurorisë kohën e duhur për të folur.

Ajo që është interesante në këtë pikë është qëndrimi i Berishës ndaj këtij fenomeni. Sa herë që Prokuroria ka bërë aksione të tilla, Berisha ka fajësuar Ramën si nxitës të tij. E ka bërë këtë në rastin e Gjikës në Vlorë, në rastin e Zeqos në Fier etj. Ndërkohë, hetimi që nisi sot në Bashkinë e Tiranës është më i gjeri dhe më i ploti që ka nisur Prokuroria ndaj një bashkie për lejet e ndërtimit.

Siç është vënë re, Berisha përdor një gjuhë të drunjtë kur ngre akuza për akuzat. Ai akuzon segmente të Prokurorisë, të lidhura me Ramën dhe jo kryeprokurorin apo njerëzit e tij në Prokurori.

Në rastin konkret nuk ka folur akoma, pasi është i zënë duke sajuar takime të Fatos Nanos me Edi Ramën. Por, me siguri që do të flasë, pasi është një çështje që nuk e shmang dot.

Nëse ai hesht, mesazhi që shkon për demokratët pas luajalitetit që Berisha ka treguar ndaj Llallës, duket sikur është një hetim për të cilin Berisha ka shkelur syrin, të vazhdojë si presion ndaj Bashës, i cili shumë nga këto leje duket se i ka dhënë pa leje të Familjes. Natyrisht jo të gjithë, pasi aty është dhe firma që ka ndërtuar pallatin tek Klubi Partizani, pronë e dhëndrit të Berishës apo ndërtuesi i pallatit Jon në Vlorë, që ishte pronë formale e vjehrrit të Bashës dhe reale e Familjes Berisha me Bashën.

Pra, Berisha nuk e ka luksin të heshtë, pasi keqkuptimi do ishte më i madh se ai që vjen nga marrëzitë që thotë kur flet.

Ai foli sot për bllokimin e lejeve të ndërtimit dhe atë që ai e quan rishfaqje të 20 për qindshit, por nëse u hedh një sy këtyre firmave, ato janë të gjitha kliente të Bashës, që janë favorizuar natyrisht përballë një historie të gjatë shërbimesh dhe shpërblimesh.

Nga ana tjetër, Berisha kur të flasë duhet të bëjë kujdes të mos e cënojë përsëri kryeprokurorin, pasi do të duket prishje pazari, nëse e sulmon atë.

Pra, ai thjesht duhet të përsërisë refrenin e tij, që Edi Rama u hakmorr ndaj Lulzim Bashës duke çuar në Prokurori disa dosje lejesh që janë të rregullta, por që Edi Rama kërkon t’i gjobisë…etj etj. Por ky është rasti që nuk e ndihmon Lulzim Bashën. Ai në këtë rast kërkon një betejë politike për t’u mbrojtur nga PD. Është njëlloj si në rastin e kërkesës së Prokurorisë për t’i hequr imunitetin për hetim për shkak të skandalit të Rrugës së Kombit. Argumentet e PD-së atëherë, ishin se akuza ishte politike dhe Basha ishte i pafajshëm. Në fakt, Prokuroria provoi fajin dhe e mori të pandehur. I vetmi qëndrim racional politik në atë kohë ishte fjalimi i avokat Ngjelës i cili tha, “ti je fajtor, por ne do të të mbrojmë politikisht”. Dhe në fund e lanë ta shpallte fajtor Prokuroria dhe e mbrojtën politikisht. Tani Berisha po bën të njëjtën gjë mesa duket. Do ta lërë ta shpallin një herë fajtor, pastaj do ta mbrojë. Për t’i thënë se pa të nuk ia del dot, kurse ai pa Lulin ia del. Ia nxorri dhëndrin tjetër sot në konferencë shtypi, në mungesë të tij.

18 komente në “A do të flasë Berisha për padinë e Llallës ndaj Bashës?”

  1. Kristen says:

    hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

    1. Qofte ke daja says:

      Si the mo, prokuroria e Tiranes? Mos moreee, vertet? Po ish-mikun tend te vjeter, Liun, a e ke pyetyr se e kujt eshte prokuroria? Shko pyete shko, se do ta shohesh kur t’ja beje me gisht nga vetja. Dhe ti sajon pralla me lulka. Hajde qofte hajde!

      1. kujtesa says:

        Ky hetim kaq i shpejte behet me qellim qe keto dosje te mbyllen sa me pare. Nese do i lihej kohes,pra pas reformes ne drejtesi,Basha rezikonte burgun. Nje dosje e mbyllur sot, nuk hapet perseri neser.Kjo eshte elementare dhe medja ska pse e fryn kaq shume,sikur po thote qe Basha ra ne burg!

    2. Skypion says:

      Eshte bere zakon tashme nga kryeqelbesira Rama qe,perhere kur ben ndonje pisllek,hedh shashken tymuese per shperqendrim vemendjeje.
      Shtenja ne dore e lejeve te ndertimit nga kryeqelbesira,eshte pislleku i tij i radhes.Eshte akti korruptiv i radhes.Eshte krimi i radhes.
      Jo,zuzar,jo!Nuk mund ta kalosh ne heshtje kete.
      Le te merren mediat e tua me shashkat qe hedh.Le te merren bashibozuket e tu mediatike me to.Le te enden kuturu ne tymnajen e tyre.
      Duke para gjendjen e ndere ne te cilen ndodhet vendi,opozita,pervecse te pergatitet per permbysjen e ketij pushteti kriminal qe do nise ne shtator,duhet qe,me seriozitetin me te madh,te pergatise “dosjen Rama”.
      Opozita duhet te dokumentoje te gjitha shkeljet administrative,ligjore,kushtetuese;te gjithe korrupsionin dhe aferat kriminale;te gjitha krimet e Edi Rames keto dy vjet qeverisjeje.
      Materiali nuk mungon.Ka boll.Ka me shumice.Duhet vetem sistemuar e kopsitur me kujdes.
      Nese opozita demokrate,vete zoti Basha,duan te jene shpresa e fundit dhe e vetme per shqiptaret dhe Shqiperine,sic pretendojne dhe sic edhe shihen tashme nga pjesa me e madhe e shqiptareve,pervecse te japin alternativen e tyre per qeverisjen,per te te cilen,me c’duket,shume shpejt do te vihen ne prove nga populli,duhet edhe te deshmojne se do te ndeshkojne te gjithe ata qe e kthyen Shqiperine ne nje vend te pashprese,zhytur ne krim,korrupsion e ku te vetmit flamuj qe valojne jane ato te rreckosurit e skamjes dhe mjerimit.
      Alternative dhe ndeshkim.
      Alternative konkrete qeverisjeje.Ndeshkim per pergjegjesit e mjerimit te skajshem.Duke filluar nga pergjegjesi kryesor.Duke filluar nga Edi Rama.
      Nuk duhet te kete indulgjence politike.Ka ikur koha e saj.Jemi lodhur me te.Jemi neveritur prej saj.
      Per 25 vjet me radhe,te kuqte,klysht e kuq,e kane perdorur e sterperdorur kete “argument” kishe per hir te stabilitetit dhe kohezionit social.
      E perdoren ne 1990,per t’i shpetuar ndeshkimit per krimet monstruoze te bera per 45 vjet me radhe.
      E perdoren ne 1997,per t’i shpetuar ndeshkimit per rebelimin kriminal,antishqiptar ne bashkepunim me grupet monstruoze kriminale,qe ne fakt ishin vete krijesa te tyre.
      E perdoren edhe me vone,per t’i shpetuar ndeshkimit per sistemin korruptiv kriminal qe themeluan per dy mandate qeverisjeje deri me 2005.
      E perdoren me 21 janar,per t’i shpetuar ndeshkimit te merituar per protesten e dhunshme e te pergjakshme nazi-fashiste,te paren proteste nazi-fashiste te bere ne Shqiperi.
      “Per hir te stabilitetit” – kjo shpikje e mendjes kriminale te bastardeve te kuq,ka qene nje mallkim per Shqiperine dhe shqiptaret keto 25 vjet.
      “Per hir te stabilitetit” partia me kriminale ne Europen lindore,jo vetem qe nuk u ndeshkua,nuk u zhbe,si simotrat e saja shume me demokratike,por vetem nderroi emrin dhe vazhdoi e pashqetesuar veprimtarine e saj te mbrapshte kriminale antishqiptare,edhe per 25 vjet deri me sot.
      “Per hir te stabilitetit” sot,ne 2015,qeverisin kelyshet e atyre qe degjenruan nje popull te tere per gjysem shekulli.
      “Per hir te stabilitetit” sot,Shqiperia eshte me e pashprese se kurre;ne depresion te thelle ekonomik-politik-social;ne mjerim e skamje;zhytur ne krim dhe korrupsion.
      Ka ardhur koha qe shpikja “Per hir te stabilitetit” te kriminalizohet.Opozita demokrate duhet ta kriminalizoje ate.Eshte detyre per opoziten demokrate,qe ta heqe qafe kete mallkim per Shqiperine dhe shqiptaret.
      Ne shtator nis permbysja e madhe.Permbysja e qelbesirave nga pirgu i plehut korruptivo-kriminal qe ngriten me shpejtesi marramendese keto dy vjet.
      Permbysje dhe ndeshkim.
      Permbysje dhe ndeshkim – ky,ndoshta,mund te ishte slogani i aksionit te madh demokrat te vjeshtes.
      Permbysje te sistemit oligark.Ndeshkim per oligarket.
      Permbysje te aleances se qelbesirave.Ndeshkim per qelbesirat.
      Duke filluar nga qelbesira e qelbesirave,nga kryeqelbesira,nga Edi Rama.

  2. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN says:

    sinqerisht mendoni i nderuar artikull shkrues se do denohet nje qe ka vrare shqiptare dhe ka tradhetuar atdheun me keq ae esat pashe toptani apo hamza kastrioti ?

    Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.

    Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.

    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:

    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)

    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK

    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel

    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..

    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane

    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.

    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit

    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar

    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..

    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves

    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi

    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit…ect”ect

    zoti mero ose mbylle gazeten ose ktheje ne lifestyle…

  3. Diabolik says:

    Çfarë zakoni i keq të flasësh para Doktorit….

  4. METEH says:

    Prekuroria do beje ate qe do te thot Saliu.Nuk guxon njeri te beje te kunderten.Ai do nderhyje te nd/kombetaret duke thene se “Rama po godet opoziten”

  5. sit.. back and relaks → says:

    I erdhe rrotull e nuk na the gje. Pyetja thelbesore eshte: A po perdoret politikisht prokuroria ne kete rast apo jo? kete na thuaj zoti gazetar.

  6. Jugu says:

    Po Edi Rama sikur premtoj qe do hetoj jo vetem Lulin por edhe Salen dhe do I dergonte ne burg per korrupsionin qe kishin bere. Harroj ai tani, apo nuk ka bythe ta bej.

    Akoma duhet te merremi me cfare mund ti bej Berisha Lulit. Apo duhet te merremi nese Rama eshte I zoti ti bej cfare duhet ti bente Berishes. Dhe nese nuk ka bythe te merret me Berishen, me mire te rri urte e te mos ndihet se bashku me Meron.

  7. Albi_I says:

    Te flasesh per cfare do thote Sala para se te flase vete Sala … shenje e qarte e cmendurise kjo. Leja me mire Andreas editorialin e nates o Mero. Te flasesh vetem per Berishen dy vjet masi ky ka cof eshte shenje lodhje mendore.

  8. Ledion says:

    Mero e di qe edhe pallati tek 9 kateshet eshte i kunatit te Berishes. Edhe ky pallat eshte me shtese kati, por duhet te germosh thelle qe ta gjesh.

  9. Pinoku says:

    Dhederri shpellarit

  10. Mergimtari says:

    Mero faaleminderit per kete aalize te mrekullushme qe me shifra dhe fakte deshmin se si drejtesia shqiptare heton e denon qytetare te zakonshem, ndoshta edhe ata qe vjedhin per te mijetuar dhe mre ben, se kush shkel ligjin duhet ndeshkuar. Po te lesh pa hetuar, sic vepron prokurori i pergjithshem LLala, qofte per Saliun qe ka mbi 100 akuza, apo edhe Lulin qe sic argumenton nje qytetar me siper qe akuzohet jo vetem per shkeljet ligjore si ish kryetar bashkie, pore ne gjithe funksjonet qe ka kryer gjate qeverisjes se PD. Te shohim si dote reagoi Berisha se ne te gjitha rastet ka akuzuar Ramen, ose ata prokurore qe si vine pas deshires se Saliut. Kete rradhe shpresojme te mose flase,per te mbrojtur Lulin, sepse mendon e fantazon per kopromise e ligesira te tjera, meqenese po afron 2017. Mbi te gjitha dote shpetoi koken e tije se eshte i zhytur ne krime nga me te ndryshmet.

  11. eli-tiv says:

    …nuk eshte me shqetesuese…cfare mendon o te veproje sb….koha e tij ka skaduar e ai do te marri denimin e tij e familjar…ajo qe duhet te na shqetsoje eshte klani i tij qe nuk duan ta leshojne ate…e berishizmi qe s’eshte qe tjeter nje menyre primitive e idiote te kocptuarit te realitetit e raporteve njerezore…
    saliu-llalla-nishani jane nje…..me sa duket do te shohim fundin e lulit….dhe aksidentin e tij ..si te olldashit…PO per kete askush nuk behet merak….Luli pati vetem vlera perdorimi…sa per ato qe ka fituar …do ti dorezoj…e ka saliu merak vete kete..

  12. EDI BITHA says:

    ME HABIT GAZETA TEMA KUR DIHET CE KJO ESHTE GAZETE E RAMES SI MUND TI BOTOJ KRITIKAT OFENDUESE TE SKYORPIONIT KUR UNE SA HERE CE SHKRUAJ KUNDER QELBESIRES RAMA NUK I BOTON.

  13. WHY?? says:

    Jam nje komentues qe kam te pakten qe nga koha e gerdecit qe kam qene aktiv ne komentet e Temes..sidomos pas 21 janarit 2011.

    Me keq ardhje shikoj se muajt e fundit reputacjoni I kesaj gazete ka rene dukshem dhe eshte normale.

    Ajo qe eshte e pafaleshme dhe e dyshimte eshte “terrori mediatik shqupist” I ketij skypion -artan hoxhes dhe kompanine e tij.

    Nqs gazeta Tema toleron shprehje te tilla antikombetare dhe te denueshme nga kodi penal per rrezim me dhune te nje pushteti te zgjedhur me vote si

    “TE PERMBYSIM DHE TE NDESHKOJME ALEANCEN E QELBESIRAVE” atehere nuk eshte faji I Artan Spiun Hoxhes…por I gazetes Tema.

    Nuk eshte problem te liria e shprehjes qe te censurohet..le te komentoje me emer orgjinal..dhe te mos behet gazeta Tema bashkfajtore…me nje person qe normalisht prokuroria duhet ta hetoje..

  14. relisti says:

    Qani hallin Berishes ju…shume frike e keni marre qekur ka kaluar ne opozite…dhe sidomos tani keto kohet e fundit..

  15. niki says:

    PERSE ,nuk nderhyn prokuroria, ndaj shkruesit Skypion(per mua eshte Berisha) per vrerin qe nxjerr nga goja ndaj atyre qe popuulli i besoi pushtetin me vote ,dhe vetem me vote, merret pushteti zoterinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje