Një përpjekje e re për të “diferencuar” SHBA-në nga BE

3 Gusht 2015, 20:54Editorial TEMA
Një përpjekje e re për të “diferencuar”

Nga Mero Baze

Sa herë që ka diçka që nuk i funksionon në skemën e tij politike lidhur me Perëndimin, Sali Berisha rikthehet gjithnjë tek e njëjta lojë. Ajo është përpjekja për të ndarë qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së në lidhje me të.

Kur ka qenë President i Shqipërisë në vitin 1996-1997 dhe po hynte në krizën më të thellë që ky vend ka pasur me SHBA-në, ai iu fut lojës së diferencimit të qëndrimit europian me atë amerikan kundër tij. Në gjithë deklaratat dhe qëndrimet e tij politike, ai filloi të ndajë SHBA-në nga BE-ja, duke u përpjekur të relativizoj qëndrimet e tyre të ashpra kundër manipulimit të zgjedhjeve të 26 majit dhe më pas mënyrës, sesi po përpiqej të menaxhonte krizën e firmave piramidale dhe krizën e gjithë demokracisë në Shqipëri. Pak nga pak ai krijoi prototipin e “amerikanit” që kishin inat Berishën dhe europianëve që e donin, por s’kishin çfarë tu bënin amerikanëve.

Humbja e tij më 1997-ën dhe izolimi ndërkombëtar ishte finalja e këtij iluzioni.

Në rikthimin e tij të dytë në pushtet, ai e bëri disa herë të tjera këtë skenar. E bëri kur u konfliktua me ambasadorin Ëithers, për shkak të aferës së Gërdecit. E bëri më pas me ambasadorin Arvizu, të cilit i vuri në shpinë lobistët që paguheshin me parat e qeverisë shqiptare për ta denoncuar dhe dëmtuar në karrierën e tij politike, ndërkohë që tentonte të mbante të vetët të ngrehur, me idenë se miqtë e tij në Perëndim ishin të fortë. Kështu pas një marrëveshje klienteliste për helikopterë të shtrenjtë me Francën, Marrëveshjes për Detin me Greqinë, koncesioneve eulike të Berluskonit dhe pazarit me kryeministrin çek për ÇEZ, ai arriti të marrë leje të dorëzojë në Prag, dosjen për Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, për të krijuar idenë se me Europën e kishte punën mirë.

Edhe në kulisat e brendshme të raporteve me ambasadorët, ai përdorte shpesh pamundësinë  e një ambasadori të BE-së, për të pasur qëndrime aq të qarta sa ai SHBA-së, për të krijuar idenë se me një palë e kishte mirë me tjetrën keq, por për inate personale.

Në fakt kjo nuk është shkollë tipike e Berishës. Gjithë liderët autoritarë në botë e përdorin këtë taktikë për të tentuar përçarjen dhe relativizimin e qëndrimeve ndërkombëtare kundër tyre. Milosheviçi e luajti këtë kartë deri në fund dhe ishte një mrekulli dhe meritë e padiskutueshme e Tony Blair dhe Bill Clinton, që e mbajtën të bashkuar Europën me SHBA-në kundër tij për Kosovën.

Tani që ka dy vite në opozitë dhe që nuk ka asnjë mekanizëm për të ngjallur shpresë në opozitë, Berisha po rikthehet tek loja e vjetër e “përçarjes” së BE-së dhe SHBA-së, por duke ndryshuar portat. Tani tenton të thotë, që ka me vete ambasadorin amerikan dhe ka kundër ambasadoren “flokëkuqe”, siç e ironizon ai, të Bashkimit Europian. Madje këtë lojë e shtrin dhe tek raportet mes BB dhe FMN-së me qeverinë e Tiranës. Lavdëron FMN-në, që po heziton të lidhë marrëveshje me qeverinë për shkak të rezultateve të ulëta fiskale dhe sulmon Bankën Botërore që nuk ulet të flasë me Berishën për këto punë. Ironia është se Berisha është i vetmi armik zyrtar i FMN-së në Shqipëri, të cilët i ka zbuar dy herë dhe dy herë e ka kthyer shtetin në Piramidë, më 1997-ën dhe 2013-ën.

Por le të kthehemi tek përpjekja e tij banale për të krijuar idenë që SHBA-ja dhe ambasadori Lu është pro tij dhe opozitës, ndërsa BE-ja dhe ambasadorja e saj “kokëkuqe” është me qeverinë.

Përveçse është një banalitet, që nuk aplikohet nga asnjë ish-kryeministër normal, është dhe diçka joproduktive, pasi askush nuk mund të lejojë as opozitën as qeverinë, të përdorë emrin e një shteti apo një përfaqësie si BE-ja për qëllime politike. Ambasadori Lu ka ardhur në Shqipëri si përfaqësues i SHBA-së dhe Presidentit Obama dhe është ndoshta ambasadori më aktiv dhe më i drejtëpërdrejti që SHBA-ja ka pasur ndonjëherë në Shqipëri. Kjo është një meritë e tij, që nuk ia përton askujt për t’ia thënë në sy çfarë mendon, por ideja banale e Berishës për të ndarë qëndrimet e tij nga qëndrimet e ambasadores së BE-së, vetëm sa mund t’i detyroj të dy këta të fundit, të shkojnë ndonjë ditë sërish në oborin e SHQUP-it për t’u takuar me Bashën dhe nëse shikojnë Berishën të ndërrojnë vendtakimin, siç bën herën e fundit që shkuan bashkë. Jo Berisha që është një kartë e djegur, por as Rama, as Basha dhe askush tjetër nuk mund të përdorë diplomatët e Perëndimit sikur të jenë Aldo Bumçi, për të bërë politikë vulgare ditore. Dhe i bëjnë dëm opozitës dhe vetes, kur tentojnë t’i përdorin në mënyrë banale, pasi thjesht provokojnë sqarime dhe qëndrime ndaj tyre.

26 komente në “Një përpjekje e re për të “diferencuar” SHBA-në nga BE”

  1. a says:

    I vetmi gabim qe eshte ne kete editorial eshte superlative per ambasdorin Lu.

    Deri tani pervec Rajersoni te gjithe ambasadoret amerikane kane qene nenpunes dhe lexues fermanesh nga ambasdori I vertete qe realisht kane qen podesat,wisnerat,tom rixhet e deri te xhejms trafikantit

    Gery Kokalari vs Ambasador Lu:

    Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

    Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
    Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri.
    Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

    Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane

    “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

    Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”

    Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara.

    Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…

    Me Berishen amerikanet kane kaluar cdo lloj kufiri llogjik dhe njerzor..ka ardhur koha te dorzohet ne menyre spektakulare koka e tij..ose fundja e fundit nqs ka qene misioni I tij deri tani le ti japing ndonje azil ne ndonje ishull te paqsorit dhe mos tja shohim surratin..

    1. Skypion says:

      Mjafton te lexosh titullin e shkrimit te analistit tone,per t’u gajasur se qeshuri.
      Nuk eshte hera e pare qe kemi nje rrjedhje te tille psiqike.As origjinale nga ana e analistit tone simpatik.
      Eshte thene edhe me pare dhe nga shume analiste socialiste,qe kur Rama i prishi marredheniet me ShBA-ne.
      Konteksti eshte i qarte:nuk na duhet ShBA-ja,kemi Europen!Nuk do hyjme ne ShBA,por ne Europe!
      Po te vini re me kujdes,qe kur ShBA-ja i vuri vizen perfundimisht Rames,ne rreshta dhe mes mes tyre, te shkarrashkrimeve te analisteve dhe opinionisteve te pushtetit,lexohet nje gje e tille.
      Vete Rama i nxit.
      Atehere lind pyetja,pse Rama ben kete loje te rrezikshme,duke ndersyer mediat,gazetaret,analistet e tij te suljmone Shtetet e Bashkuara te Amerikes,ne nje kundervenie te sajuar me Europen?!
      Shkaku duhet kerkuar tek synimi dhe vendosmeria e ShBA-se per te shkulur oligarkine ne rajon,e vecanerisht ne Shqiperi.
      Oligarkia ne Shqiperi,ashtu si edhe ne rajon, po krijon kushtet e rrethanat e ndikimeve te forcave te treta,pervec ShBA-se dhe BE-se ne keto vende.
      Nuk mund te tolerohet nje gje e tille.Nuk do te tolerohet.
      Edi Rama eshte kreu i Oligarkise ne Shqiperi.
      Te shkulesh oligarkine ne Shqiperi,do te thote te shkulesh Edi Ramen nga pushteti.Kjo eshte nje e vertete e thjeshte.Rama e di kete.AShtu sic di qe ShBA-ja nuk do te toleroje me oligarkine.Prandaj,i intereson kjo armiqesi me ShBA-ne.
      Rama eshte perballe dilemes:ose mik me ShBA-ne,cka do te thote te crrenjose oligarkine,c’ka do te thote te c’rrenjose vetveten nga pushteti ose armik me ShBA-ne,me shprese se mund te kete perkrahjen e “detyruar” te Europes “plot halle” ta pranoje ashtu sic eshte,si kryeoligarkun shqiptar(ne funksion te kesaj jane edhe ato kercenimet e turpshme antieuropiane dhe antikombetare me nacionalizma te dhunshem,me ekstremizma islamiko-shqiptare etj,qe Rama i ben BE-se).
      Sidoqofte,ne te dyja rastet eshte i humbur.
      Perendimi,partneret tane perendimore,ShBA-ja dhe BE,tashme,kane vendosur,qe OLIGARKIA duhet c’rrenjosur me cdokusht e cdocmim ne Shqiperi.Nuk do te kete asnje tolerim.
      Nuk mund te tolerohet nje regjim oligarkik ne Shqiperi,nder shqiptare.Sepse,nuk mund te tolerohet,ne radhe te pare, cenimi i interesave madhore gjeostrategjike te partnereve tane ne rajonin tone.
      ShBA-ja ia ka vene vizen Rames.E kur ta ve vizen amerika,te ka marre lumi.
      BE-ja e kujdesshme,se behet fjale per prapaoborrin e saj problematik.
      E kujdesshme si ne gjithe problemet ne Ballkan.
      E kujdesshme,por gjithmone pas ShBA-se.Keshtu ka ndodhur me gjithe problemet ne Ballkan.
      Gjuha e ashper e ShBA-se pasohej nga gjuha e ndrojtur dhe tejet diplomatike e BE-se.Por,ne fund,aksioni konkret i ShBA-se,me hir a pahir,terhiqte edhe BE-ne.
      Keshtu ka ndodhur perhere.Keshtu do te ndodhe prape.
      ShBA-ja jo se jo,por as BE-ja nuk ka ndermend te toleroje oligarkine ne Shqiperi,qe dmth,te toleroje cenimin e interesave te saj ne rajon,per hir te nje sociopati si Edi Rama.
      Mesazhi i kancelares Merkel ne Tirane,kur tha qe “lider eshte demokracia”,eshte i qarte.
      Ne shtator do te nise aksioni per c’rrenjosjen e oligarkise.Do te behen shume kurbane.
      Kurbanet kryesore pritet te jene Rama dhe Meta.
      Por,njeri do ta haje se s’ben.Ose Rama,ose Meta.Te dy,si Rama si Meta e dine kete.
      Prandaj,mes tyre ka filluar nje lufte e eger,e pameshirshme,per jete a vdekje.Te dy me shpresen,se duke bere kurban shokun,do te shpetojne vetveten.
      Rama dhe Meta jane ortake,po.Por,Rama eshte me i motivuar ne kete beteje.Ne kuptimin qe ai eshte kryeoligarku.Ai eshte autori kryesor i ideimit dhe instalimit te oligarkise ne Shqiperi.Keshtuqe,duke shfrytezuar edhe pushtetin me te madh,eshte hedhur i pari ne sulm ndaj Metes.
      Kunderpergjigja e Metes,eshte tipike ajo e nje takticieni te sprovuar.E nje oportunisti tipik.
      Dihet qe,ne boten e gjalle,si ne boten e eger te xhungles,ashtu edhe ne kete edhe me te egren e politikes,oportunistet jane me te suksesshmit.
      Rama nuk ka as vizion,as takticien nuk eshte,ai ka vetem ate qe une e quaj “vrull sociopatesk”.
      Meta nuk ka vizion edhe ai,por eshte takticien,shume i zoti bile,qe kur i vjen rasti,jep goditje fatale.
      Po te benim nje krahasim nga bota e boksit,Meta eshte nje lloj Tua i politikes.Kurse Rama ngjan me shume me nje boksier irlandez,te forte po,porqe i perndezur nga forca brutale e tij,qellon herepashere edhe veten.
      Te gjithe po flasin per luften e eger per jete a vdekje,qe sapo ka filluar,mes Edi Rames dhe Ilir Metes.
      Mediat e qeverise,shumica derrmuese e mediave ne Shqiperi,po mundohen ta shurdherojne me c’te munden kerrleshjen Rama-Meta.
      Mediat opozitare,ato pak media qe jane,po mbajne nje fare distance.
      Eshte e natyrshme.Shih e bej,thote fjala e urte.
      E megjithate,te gjithe po flasin.Disa me pezm per qelbesirat e tyre,disa me indiference,disa me shprese.
      Te gjithe,sipas ndjeshmerive te tyre,po presin qe lufta e saponisur Rama-Meta te marre vrull ne shtator.Lufte ne shkalle te gjere.Do te kete shume cudira.Do te kete shume viktima.Do zoti per te mire.Le te jene ata kurbanet e rinj,kurbanet e Shqiperise se re,pa oligarke e oligarki.Amen!

      1. TJ says:

        I dashun “skopion”! Duket si emer “sigurimsi”?! Para se te shkruash komente ,pothuaj per c’do artikull;sidomos per Sal Ram B.,trego identitetin! Berisha, bente lufte shtrigash!Une nje gje do te vecoja! Te flasesh me gjuhen e Sales,sot, me e pakta eshte, miopi apo naivitet,gje ,qe se besoj ne rastin tend,te jesh nje mercenar i Berishes, te jesh zhytur ne llumin berishian dhe shume militant servil ,i ofruar per te sherbyer deri ne veteflijim! I tille na doli dhe Fuga, si per shembull!Por ,me shume te vjen te qeshesh per “oligarkun”Rama!Qe Nano,Meta apo Berisha kane krijuar perandorine e tyre, te parase, kete e dine dhe e pranojne te gjithe! Por kjo eshte foshnjarake! Gjini dicka tjeter! Kete nuk e besoni as ju vete!Lutjuni Berishes dhe Kacit te gjejne nje sllogan tjeter!I dashun “skopion”! Eshte ne te miren e te gjitheve ,qe Berisha te largohet nga politika me hir apo pahir! Keto qe shkruani Ju jane brockulla,qe si ha me njeri!

      2. Spartaku says:

        Me vjen keq qe po flas me ty SKYPOIN,por na rrofshe B….n me keto mendimet e tua prej kalamau.Me detyrove te flas banalçe.Bastard,e i paskrupullt.

      3. Vjosa says:

        Lexova dhe rilexova komentine Z. ”Skypion”. Shume interesant. Edhe ato qe ka vene komentusi i pare nga G, Kokalari jane me rendesi te vecante. Tjeter gje s’ka ne kete editorial, vec ketyre dy komenteve.

  2. sit.. back....and relaks → says:

    As David Copperfield nuk ka arritur ne shfaqjet e tij qe te lepije ne te njejten kohe dy bythe me nje gjuhe.

  3. "BALASHI" says:

    Ky “njeri” d. m. th. Berisha mund te beje gjithçka, siç ka bere tere jeten kunder popullit e vendit te tij. Ai deri tani vetem nje gje nuk ka bere dot, qe te pjelle si grua…

  4. Grideria says:

    Akoma me kete kerme! Ky eshte nje super kriminel. Duhet ngritur nje gjykate speciale vetem per gjykimin e krimeve te Berishoviçit.

    1. E vertete says:

      Ti se shpejti do behesh dr.me ceshtjen Berisha dhe PD.Ik ore i c’mendur e merru me tritolistet tu te Tepelenes,Sinanaj,e shume te tjere si ti e ai,sperme e piste rondokop shpellaresh.

  5. e po kjo pune! says:

    edhe ti o Mero ke rene ne kurthin e intepretimit te asaj cfare llomotit ai paloja. Kur vjen puna tek ai, vetem nje brime duhet ti bini ju analistat, kur do dale para togave te zeza! Bejeni Ramen te flase me vete se ka dhene premtim per drejtesi dhe deri tani vec llafe. Nuk kane duk reformat me ferra neper kembe qe jane perfolur ne drama dhe tragjedi kombetare.

  6. sit.. back....and relaks → says:

    meqe nuk ra llafi, a erdhen dritat ne himare o mero? apo turizmi elitar behet pa drita?

    1. sit back and guttalax says:

      meqe ra nata dhe ti je akoma i renduar nga zorret, jepi dhe futi nja dy tre guttalax dhe pas 10-12 oresh do jesh me mire. cojones!

      1. Cpate bir i nones, te ka zene kapslleku ne tru te vogel. Mo u merzit se kalon, thuaj tre here like-rama , 2 ave veliaj dhe zoti te dhente takat me majt fort llastikun e brekve.

  7. Unitet says:

    Shoku gazetarr: falemnderrit! Saliu e ka fajnë. Poshte kulakët! T’u lumtë pënda o dragua, birr besnik i popullit…

  8. islami says:

    me fal o mero nuk te kam thene ndonje here ik pirdhu por nuk levdohet ambasador amerikan une per vete nuk e shikoj dot nje cope berishian.

  9. turkogrekongrenes says:

    Me qe ra fjala
    Cfare do behet me ate Trebicken se thane qe e kishin vrare me nje plumb ne balle?
    Apo tani qe mbaruan zgjedhjet te dhjefsha kalin.

  10. ZahoKoka says:

    Ore lereni berishen ai dihet qe eshte mut! Por ky Edi Rama nga u be kaq trim dhe nuk qerron kriminelet nga parlamenti, kete me thuaj ti zoti mero! Ky pse po i ben karshillek SHBA-ve me mbrojtjen qe u ben krimineleve?????!!!!

  11. era says:

    Mero eshte duke i rene fyellit ne nje brime, jo pa qellim.
    Kjo melodi i shkon per shtat Rilindjes, dhe mendon se nuk do kujtohet njeri se me perjashtim te emrit sali me Rilindje, cdo gje eshte si me pare.

    Te lumte Mero po e kryen mire detyren.Edhe mbas nja shtate vjetesh, me cfare po shohim, per saliun do shkruash.

  12. koco says:

    Besoj se Gjykata Supreme e Kosoves e ngritur per gjykimin e krimeve te luftes Me pa tjeter do gjykoje dhe Kriminelin Berishe . Ky monster intrigant i pa fytyre , gjithmon me keto manovra percareje dhe hipokrizi kerkon te armiqesoje miqte , partneret dhe te perfitoje ky monster politike e njohur qe ne kohen e Romes se lashte “Perca e Sundo ” Po ky palo njeri , nuk e ka pergje jo te lepije ate qe peshtun . por edhe ta haje ate Mut qe ka bere . ky as nuk e vjen ta etiketosh njeri , ky i ben te gjitha poshtersite , ky i ka te gjitha te zezat . Ky monster ka 25 vjet qe po heq zvare politike berjen , kapjen e shtetit , drejtesine , renimin e ekonomise , vjedhjet maramendese koruptive, trafiqet, tradhetine etj ,neper krimin te organizuar Shteteror te cilin e ngriti ne sistem e regjim diktatorial , terorist ky tiran.

  13. Omer Zabe says:

    Fuck Mero, dick-head!

  14. ramadani i kalifornise says:

    nje mesazh per komentuesin e nevrikosur Skypion.

    I nderuar mbaje veten.

    Jam dakord me ty qe Edi Rama nuk eshte burre i mire pasi tradhetoi 21 janarin dhe gerdecin per te cilen mori votat..per te prangosur Berishen.

    Jam dakord me ty qe dhe nga Amerika disa fansa “te cmendur” te Sali Serbit kane nisur fushaten kunder Rames qe nje vit para se te hipte ne pushtet.

    Per kenaqsine tuaj ndiqni gallaten me poshte…

    Rohrabaher kërkon hetim për Obamën dhe Ramën: Pagoi për foton me Obamën
    18 Qershor 2013 –

    Nje foto e Edi Ramës me presidentin Barak Obama e realizuar në 8 tetor të vitit të kaluar dhe e publikuar në hapje të fushatës elektorale në Shqipëri ka ngjallur shqetësim shumë te madh në radhët e kongresit amerikan. Për të bërë këtë foto, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dyshohet se ka përdorur biletën e një gruaje, e cila kishte paguar 80 mijë dollarë për të qenë e pranishme në darkën e mbledhjes së fondeve në fushatën e Presidentit Obama tetorin e kaluar në San Françisko. Të paktën kështu pretendon kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher, i cili i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA të nisë hetimet për atë që ai e quan si mashtrim të Edi Ramës. Letrën dretjuar Prokurorit Federal , Ronbracher e ka publikuar dhe në website-n tij. “Edi Rama, kandidat i Partisë Socialiste për Kryeministër të Shqipërisë, ka promovuar shpesh një foto të vetes me Presidentin Barak Obama, me shpresën se kjo do ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet e 23 qershorit.

    Çështja është se fotoja mund të jetë rregulluar me ndihmën e një kontributi të madh fushate, që pretendohet të jetë bërë nga një shqiptar i Nju Xhersit. Është raportuar se Bilal Shehu dhe gruaja e tij kanë blerë dy bileta 40 000 dollarëshe te një mbledhës fondesh për Fondin e Fitores së Obamës 2012, të mbajtur në mbrëmjen e 8 tetorit 2012. Gruaja nuk mori pjesë dhe biletën e saj e përdori z.Rama për të pasur mundësinë të pozojë me Presidentin Obama. Është supozuar në shtyp se 10 mijë dollarë nga paratë e biletave ishin për të siguruar foton”. Asokohe kryesocialisti e njoftoi takimin me Presidentin amerikan në profilin e tij në Tëitter, duke e cilësuar atë si një takim të paharruar. Por kongresmeni Rohrabacher flet për financime të dyshimta që mund të jenë pjesë e një skeme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit. “Z.Shehu është një shofer limuzine, i cili raportohet se nuk ka dhënë kurrë më parë para për një fushatë.

    Është e dyshimtë nëse familja Shehu mund të ketë ofruar të paguajnë 80.000 dollarë për të marrë pjesë në një ngjarje të fushatës, apo për të fluturuar nga shtëpia e tyre në Nju Xhersej, për në Kaliforni. Nga erdhën këto para?” Shtetas të huaj si Rama e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore të SHBA-ve, dhe pastrimi i pareve permes kontributeve te fushates nëpërmjet dikujt tjetër përbëjnë krim. Që këto financime te dyshimta mund të jenë pjesë e një skeme për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, një aleate e NATO-s, e bën këtë një çështje të vlefshme për hetim”. Kongresmeni thote se ne kete menyre mund te jene shkelur ligjet elektorale ne Shqiperi e Shtetet e Bashkuara dhe se shqiptareve u eshte servirur nje foto teresisht e rreme.

    Ligjet elektorale ne te dy vendet, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperi, mund te jene shkelur. Te pakten, popullit shqiptar i eshte servirur nje foto qe eshte teresisht e rreme. Te sajosh nje lidhje me presidentin Obama eshte mashtrim. Nese jane perdorur financime te huaja per te bere kete foto, do te thote se ligjet amerikane jane shkelur. Nese kjo foto eshte perdorur per te sajuar nje lidhje te vazhdueshme, mbi popullin e Shqiperise po kryhet nje mashtrim. Kongresmeni amerikan ngre një sër pyetjesh lidhur me praninë e Ramës në darkën e 8 Tetorit. A ka pasur ndonjë fshehtësi në lidhje me shmangien ndaj ligjeve elektorale të Shteteve të Bashkuara në këtë rast?
    Nga erdhën paratë për blerjen e biletave për aktivitetin e mbledhjes së fondeve elektorale? Si arriti zoti Shehu nga Neë Jersey në Claifornia për të marrë pjesë në këtë aktivitet?

    Çfarë bënte një politikan i spikatur i huaj në një aktivitet grubullimi fondesh elektorale, pjesëmarrja në të cilin atij i ndalohet me ligj? Unë do të kërkoja që një hetim të plotë dhe të menjëhershëm për këtë çështje. Po ja dërgoj këtë kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm Eric Holder dhe kryetarit te komisionit federal te zgjedhjeve. Fotoja e bërë nga fotografi zyrtar i Obamës në San Franncisko u publikua nga stafi electoral I Edi Ramës në hapjen e fushatës elektorale.

    ***

    kongresmeni berishist Rohrabacher i nderuar Skypion,bashke me ty dhe me saliserbin doni ti hani dhe leckat edi rames..por ai ka marre 2 here te plota votat cudiberese te popullit dhe nqs se predikoni per demokraci ..shut up !

  15. odise says:

    Pa larguar “politikanin” obskurantist Berisha nuk ka qetesi ky popull.Furmnizuesi me nafte te makinerise serbe ne kohen e bllokades boterore, jo firmosjes se Rambujese, arrestimi i Adem Jasharit ne mes te Tiranes, vrasja e Remzi Hoxhes per interesa te sllaveve, Ngritja dhe renia e piramidave,futja ne shoqaten Islamike, pa pyetur Kuvendin e Shqiperise, dergimi i benniaminit te tij Lulezim Basha dhe takimi i tij ne tenden e Kadafit…shitja e tokes greqise-marreveshja e detit, shkaterrimi i ushtrise shqiptare, duke shitur gjithe armatimin dhe kalimi i parave per vete dhe nje grusht njerezish,viktimtat e Gredecit, 26 te vrare dhe dhjetra te plagosur, eleminimi i Kosta Trebickes, eleminimi i Sokol Olldashit, hedhja ne ere e shtyllave te tensionit te larte, lejimi i Janullatos ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare, nxitja e konfliktit veri -jug,mbulimi i Mbjelljeve te Kanabisit ne Lazarat, dhe ulerimate tij gjoja ne mbrojtje te policise,matrapazlleqet e tij me Fazlliçin etj…jane argumenta qe ate duhet ta kishin çuar ne Hage per Genocizem .Perse drejtesia evropiane dhe ajo amerikane nuk ndihmojne per te pastruar atmosferen shqiptare e ballkanike…

  16. ??? says:

    Dybekun,Nafije-Dybekun

  17. ramadani i kalifornise says:

    Pasi kongresmeni D.R u hodhe ne sulm kunder Obames ne Amerike..zagari i tij u hodh ne sulm ku nga korca thote kete diarre:

    Berisha, Ramës:

    Tregoju shqiptarëve, pse Kongresmeni më i fuqishem ne Amerikë kërkon hetim ndaj teje

    Korcë 19/06/2013

    Këmbana që PS i ka dërguar herë pas here gjatë fushatës elektorale se e ka braktisur bota, duket se e ka shtyrë Kryeministrin të kalojë në sulm, duke i kërkuar kreut të socialistëve të japë shpjegime për akuzat e Kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, për fotografinë me Presidentin Obama. Duke i qartësuar se me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka, Berisha tha se shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën që shtynë Kongresmenin e njohur të kërkojë hetim për pastrim parash.

    “Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”- tha kryministri prej viqidoli..

    ***

    dy fjale per Meron

    diferenca me e madhe eshte ne amerike mmidis republikaneve ultra-berishiste si puna e ketij DR me demokratet e obames dhe klintonit qe jane me pro shqiptare se ca republikane me nuanca serbe dhe greke..

    1. sit.. back....and relaks → says:

      America shikon interesin e saj, nuk shikon Sali apo Ramen por shikon personin qe perputhet me interesin e saj ne nje x moment. Ne shqiperi u be dy here rresht qe partia qe fiton zgjedhjet zgjidhet per 2 mandate rresht e as me pak e as me shume. dhe keshtu do jete. Rama mund te marri edhe nje mandat te dyte por te trete nuk do kete. ndodh se ndodh apo ndodh se dikush e deshiron keshtu qe te ndodhi kete se dime me 100%. Por nuk eshte cudi qe keto rrotacionet cdo 8 vjet te kene nje dore ndihme nga matane bregut.

  18. ramadani i kalifornise says:

    per komentuesin “sit back and relaks..”

    duke ndenjur per nje kohe te gjate mbrapsht ke nevoje te nderrosh pozicjonin.

    kam shume kohe qe jam kundra Rames..por mund te bej dallimin midis Sali Kriminelit dhe Edi Gafaxhiut…

    keto duket dhe qendrimi hipokrit i disa dipllomatve amerikane dhe europjane.

    nuk kerkuam ne 1991 qe selia e kqppsh te cvendosej nga blloku te rruga e elbasanit.

    me nje fjale mos denimi i berishizmit nga donals lu-te (dhe ato qe e komandojne ate)..por perkundrazi bashkpunojme me kriminel berishen quhet poshtrim qe eshte me i keq se cdo lloj pushtimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje