Turizmi shqiptar duhet t’i japë fund turizmit “shqiptarçe”

27 Korrik 2015, 20:40Editorial TEMA
Turizmi shqiptar duhet t’i japë fund turizmit

Nga Mero Baze

Parlamenti miratoi sot një ligj të ri për turizmin, i cili përmirëson disa aspekte ligjore të administrimit dhe standardeve të turizmit, në një kohë që Shqipëria ende vuan nga kthimi i turizmit në një treg real konkurrues dhe i rëndësishëm për ekonominë kombëtare. Për ta kthyer turizmin në një prioritet kombëtar, Shqipëria ka nevojë të bëjë jo vetëm investime domethënëse në turizëm, por dhe të orientojë gjithë politikat e zhvillimit të saj në funksion të turizmit.

Për këtë shkak, zhvillimi i turizmit është më shumë një qasje politike sesa ligjore dhe se e ardhmja e tij ka të bëjë me të ardhmen e ekonomisë shqiptare, pasi është nga shanset e pakta që kemi për të pasur sukses.

Ka disa mite, që në turizmin shqiptar duhen rrëzuar, me qëllim që ai të ngrihet nga biznes familjar në një degë të ekonomisë kombëtare dhe nga një turizëm i një vendi ish-komunist, në një turizëm të një vendi në zhvillim.

Shumica e artikujve në shtypin perëndimor, që ushqehen dhe nga operatorët tanë turistikë, janë tërheqja e turistëve të lirë, të atyre që nuk duan të shpenzojnë, që mund të flejnë me 20 euro apo dhe me çanta shpine rrugëve. Si ushqim shpirtëror, u serviret fakti që kemi qenë vend komunist që kemi bunkierë, madje që dhe ishullin tonë më të bukur Sazanin, po e hapin për të parë ku kanë fjetur oficerët.

Ky turizëm nuk është se nuk vlen, por nuk na sjell turistë cilësorë, por të lirë dhe pa ndonjë peshë në ekonominë tonë. Shqipëria duhet të shikoj me guxim tek turizmi masiv mesatar i restorteve dhe pse jo në disa pika dhe tek turizmi i luksit. Nëse ka një statistikë turpëruese për Sali Berishën për tetë vite në pushtet, është se ai nuk ndërtoi dot asnjë hotel turistik në bregdetin shqiptar. Ata që kanë mbushur bregun e Sarandës dhe Vlorës janë thjesht motele të mëdha ose të vogla. Shqipëria nuk ka ansjë hotel me pesë yje dhe kjo është një mungesë e vizionit politik të qeverisë.

Edi Rama duhet të tejkaloj pengesat burokratike dhe problemet që vijnë nga administrata e paaftë shqiptare dhe duhet të udhëheqë me guxim koncesione të tilla nga qeveria, që i japin shans ndërtimit të resorteve masive, në  se paku në dy-tre pika ende te virgjëra të Shqipërisë nga Velipoja në Borsh, për të garantuar turistin mesatar perëndimor ose lindor, që sjell në Shqipëri të ardhura reale për turizmin. Përvoja suksesi ka plot dhe janë të gatshëm, që nga Turqia e deri në brigjet jugore të Mesdheut. Këto resorte janë një arsye e fortë për zhvillimin e bujqësisë në ato zona dhe krijimin e një tregu bujqësor dhe blegtoral vendas efiçent, i llogaritshëm dhe i parashikueshëm për çdo sezon. Investime të tilla kërkojnë guxim dhe vizion politik dhe jo apartaçik që të bllokojnë për një letër, dy vjet. Në fund, nuk vlejnë shifrat e sajuara për turizmin, por çfarë lë pas çdo qeveri. Deri tani Edi Rama ka prishur dhe ka mundësuar rivitalizimin e disa territoreve për turizëm. Tani nuk ka më kohë të humbasë. Çdo zonë e vlefshme për turizëm masiv, duhet të ofrohet me gjithë garancitë ligjore për turizëm masiv, që kënaq interesat e turistit mestar dhe ofron kushte normale të kontrollueshme dhe të sigurta.

Po kaq të vëmendshëm duhet të jemi dhe ndaj disa pikave të turizmit luksoz që mund të krijojmë, sidomos në Jug të vendit në rivierë, ku fshatrat turstikë që po jepen, duhet të detyrohen për resorte luksoze që ofrojnë turistin e shtrenjtë.

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i turistëve të lirë, atyre nga Kosova dhe nostalgjikëve të bunkerëve apo çizmeve ushtarake, që nuk na bëjnë punë.

Guximi i qeverisë për të ofruar garanci ligjore për operatorë ndërkombëtarë turizmi dhe për t’i dhënë vendit një zhvillim real në industrinë e turizmit, do të jetë e vetmja meritë ose dështim i saj. Kështu siç është, ka qenë gjithmonë. Ky nuk është turizëm dhe as industri turizmi, por pazar shqiptar i turizmit.

Turizmi masiv shqiptar i periudhës 20 korrik deri më 25 gusht, ku gjithë populli shqiptar lë punën dhe shkon në plazh dhe ky quhet sezon turistik, nuk funksionon si industry, por si traditë. Dhe si një traditë që më shumë prish punë. Hotelet dhe shërbimet turistike janë të paafta të përballojnë një superfluks për një muaj, ndërkohë që janë 11 muaj pa punë dhe e gjitha kthehet më shumë në një zakon për të shkuar në plazh sesa në një sezon turistik. Ankesat e pafundme për kushtet dhe shërbimet vijnë nga fakti se në shërbimet turistike përfshihen familjarët, të cilët nuk kanë mundësi të punësojnë profesionistë për një muaj.

E njëjta gjë duhet thënë dhe për turzimin malor, i cili thuajse nuk ekziston. Qeveria duhet të nxisë, qoftë dhe me subvencione ndërtimin e së paku dy-tre hoteleve të famshme dimërore në vend, që të mos jenë thjeshtë fjetore, por vende zbavitje dhe mundësi turistike për fundjavat e dimrit. Qindra shqiptarë udhëtojnë çdo fundjavë në dimër drejtë Malit të Zi, një vend me ofertë minimaliste turistike, ndërkohë që mundësitë e Shqipërisë janë disa herë më të larta, por nuk ka ende asnjë hotel apo resort turistik dimëror ashtu si dhe veror. Edhe Thethi e Valbona, që janë bërë të famshme si vende të turizmit malor, janë bërë për stinën e verës dhe jo për dimrin. Kjo degë e turizmit në Shqipëri është inegzistente dhe duhet investuar me shumë guxim. Në funksion të këtij turizmi, duhet vendosur dhe agro-turizmi si dhe turet malore të turizmit, që vitalizojnë një numër të madh fshatrash të bukur shqiptar, që deri më sot janë kufizuar tek një byrek në Dardh dhe një gotë verë në Voskopojë.

Të gjitha këto janë fusha, ku qeveria duhet të nxisë me guxim investimet.

Nga ana tjetër, turzimi i rrëmujshëm shqiptar i sezonit të plazhit, është një masakër fiskale, një gjobvënie kolektive dhe një mundësi e vogël për buxhetin e shtetit. Në asnjë plazh të Shqipërisë nga Ksamili në Velipojë nuk të jep dikush biletë fiskale, kur ta shet shezlonin 20 euro, apo deri 150 euro në bregdetin Jalë-Dhërmi. Askush nuk të jep biletë në parkim dhe në anë të rrugës kombëtare, ku të kërkojnë lekë në Jalë dhe Dhërmi. Askush nuk të jep faturë tatimore në restorante dhe kafene, në hotele dhe shtëpi me qera. Nuk besoj se ka një muaj të vitit ku lëvizin miliona euro jashtë kanaleve zyrtare, pa marrë asgjë buxheti i shtetit. Dhe kjo pastaj kthehet në pamundësi për investime në zonat turistike dhe përkeqësim të infrastrukturës në atë zonë. Kjo pengon diferencimin e atyre që shërbejnë mire, nga ata që shërbejnë keq dhe i lë të gjithë në lojë për shkak të parave të zeza në xhep.

Që Shqipëria të flasë për turizmin, duhet t’i japë fund me guxim këtij lloj turizmi që bën. Kjo nuk është as industri, as traditë dhe as një rrugë që të çon diku. Kjo është një anarki turistike, nga e cila nuk fiton askush, as ata që s’na japin faturën fiskale, pasi në fund dhe ata bien viktimë e këtij sistemi të dështuar. Turizmi është një pikë ku ekziston nevoja për politika të qarta, të guximshme të parashikueshme dhe konkuruese në tregun ndërkombëtar. Është i vetmi shans që kemi, që përmes tij të ngjallim dhe bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe të përmirësojmë territorin. Shanset e tjera i kemi djegur. Nëse një qeveri do hyjë në histori në këtë vend, do të hyjë vetëm nëse ia del të bëjë vërtetë diçka për turizmin. Kaq sa bëhet, bëhet vet, bëhet keq, bëhet në mënyrë të padobishme, joefiçente, të paparashikueshme dhe të paperspektivë. Është rasti kur qeveria duhet të diktoj vizionin e saj dhe jo të iki zvarrë pas vizioneve amatoreske emocionale dhe rastësore.

44 komente në “Turizmi shqiptar duhet t’i japë fund turizmit “shqiptarçe””

  1. Claus says:

    Me fal Mero, eshte lapsus apo realitet kur thua qe nje shezlon kushton deri ne 150 € ne Jale- Dhermi.

    Te lutem, per nje sqarim me te sakte do te isha shume mirenjohes.

    1. p says:

      zoti claus-turgofagos pershendetje..

      -shume vigjilent

      -ne kohe rekord vendose mikroskopin dhe e kape gabimin

      -bravo palikari claus

      -dikur beje komente te gjata dhe te kishin zili

      -pse je bere si hafijet ne kohen e xhaxhit madherishem

      -per kortezi ,,nqs nuk ne niveline Tfgs-it ose dora vete…..jep ndonje mendim per turizmin pastaj vazhdo festen se i gjete nje gabim Meros.

      -kalo dhjakopes, turkofagos

      1. Skypion says:

        Tajlandizimi i Shqiperise dhe turizmi shqiptar – ky duhej te ishte titulli nje nje shkrimi me te vertete serioz per turizmin ne vendin tone keto kohe.
        Ne nje kohe kur gjithe masmedia dhe forumet online po ziejne nga raporti i fundit i DASH,me i zymti i bere ndonjehere per Shqiperine dhe me i ashpri,padyshim,i bere ndonjehere per nje qeveri shqiptare,mediat e majta,ato prane dhe nen tutelen e qeverise,po mundohen ta anashkalojne duke folur kodra pas bregut.
        Per ironi,dhe kjo eshte me te vertete shume e lezecme,jemi perballe nje fakti te tille,sa sado te te flasesh per gjera te largeta e palidhje me temen e dites,nuk se nuk mund te mos gjindet te pakten nje lidhje me faktet e tmerrshme te vena ne dukje nga Departamenti i Shtetit.
        Turizem ne Shqiperi?!
        Ok.Por,ne cilen Shqiperi?!
        Ne Shqiperine e trafikut te shtuar si kurre me pare te trafikut te femrave per prostitucion,te femijeve per skllaveri?!
        Apo ne Shqiperine e grabitesve te cdoorshem,te vrasesve me pagese ne mes te dites,te tritolit te cdomuajshem?!
        Turizem ne Shqiperine e te droguarve Edi Rama dhe Sajmir Tahiri,njeri Kryeminister,tjetri Min.i brendshem?!
        Turizem ne Shqiperine e te droguarit pervers Rama,qe e ka shnderruar Shqiperine,per turpin e shqiptareve ne Tajlanden e Ballkanit dhe Europes?!
        Eshte folur shume per ato party-t e bujshme,qe ne te vertete ishin orgji tee felliqura te organizuara qe kur Rama qe kur u be Min.kulture,duke kulmuar me pas si kryebashkiak,me te ashtuquajturat OJQ te tipit Mjaft,me djem e vajza te reja,ne shume raste minorene(zoqka te njoma,sic thuhej,nga perverset,per vajzat minorene gjimnaziste).Eshte folur dhe per modelin qe ofronin ato tek rinia shqiptare,dhe tek ndjellja qe ky model mund t’i bente atij qe quhet turizem seksual.Atekohe ishin pahndehma.Pakekush i besonte.Sot,jane realitet.
        Shqiperia e Edi Rames,Sajmir Tahirit,Erion Veliajt&co. eshte kthyer ne Tajlanden e Ballkanit.
        Turp!Turp e faqja e zeze!Na felliqen perverset e ndyre.Na felliqen si komb.
        Turizem ne Shqiperi?!
        Ok.Por,ne cilen Shqiperi?!
        Ne Shqiperine e te droguarve dhe te inkriminuarve, Rames dhe Tahirit?!
        Ne Shqiperine e deputeteve vrases,trafikante prostitucioni e droge,grabites e pengmarres,si Frroku e Ndoka?!
        Ne Shqiperine e Kryebashkiakeve trafikante prostitutash dhe droge si Bushi e Roshi?!
        Shqiperia eshte e zhytur kryekrejet ne krim dhe korrupsion, e keta na flasin per sukseset e turizmit rilindjot?!
        Si kurre me pare,DASH,ben nje raport asgjesues per qeverine shqiptare,per inkriminimin e saj,i cili eshte aq i madh,sa edhe tek ky raport shume serioz,eshte e pashmangshme ironia qe,kur thuhet e zakonshmja “qeveria po ben perpjekje…etj etj”,qe thuhet edhe per qeverite e vendeve diktatoriale ne planet(etiketa e bezdisshme),theksohet prezenca e deputeteve vrases dhe trafikante ne Parlament te kesaj maxhorance qe ka kete qeveri!
        Sepse,si mund te luftoje krimin dhe trafikun Rama,kur ka futur ne Parlament trafikante dhe vrases?!
        Ne fakt,kjo eshte esenca e raportit te DASH per Shqiperine.Bile eshte lene te nenkuptohet aq mire,sa mund te thuhet me plot gojen se eshte thene qarte.
        Vendi eshte permbytur nga trafiqet dhe trafikantet,nga grabitesit dhe vrasesit.Nga poshte lart,nga lart poshte.
        Duke filluar qe nga Kryeministri Edi Rama dhe Min.brendshem Sajmir TAhiri,perdorues te drogerave te forta keta;duke vazhduar me deputete e kryebashkiake qe trafikojne keto drogera si Ndoka,Bushi,Roshi etj;duke kulmuar me deputete vrases si Frroku,e deri tek shytet e shullazet e gjitha krimeve.
        Nje vend qe qeveriset e sundohet nga nje tufe te droguarish,trafikantesh,vrasesish,e kriminele gjithfaresh,per cfare turizmi mund te behet fjale,pervecse atij te llojit tajlandez?!

      2. Claus says:

        Qe keni dale mendsh kete e kam ditur, por qe te shkruani aq percart sikur keni dale nga ndonje torture psikologjike kete nuk ma merrte mendja.

        Se c`hyn ketu mikroskopi, vigjilenca dhe te tjera dhe te tjera kete vetem ti e di.

        Per dijeni, dikur talleshim me komentuesit e Berishes, jo vetem per ate sintakse te shkrete, por edhe per ate shqipe te mjere plot sharje dhe fyerje, por soji juaj i paska kaluar dhe ato sinore.

        Po, nejse “jeni nga ai soji, qe thoni se as buke nuk duam, as uje nuk duam, por vetem Nano dhe Meta mos te ndahen”.

        E mban mend? Ka qene nje grua qe bertiste neper rruget e Beratit ate kohe.

        Tani ne teme: A nuk te ben dhe ty pershtypje ai cmim, apo ai formulim si shume te tjereve ketu?

        Kam qene ne disa vende afer dhe larg Shqiperise per pushime, por ato qe po na degjojne veshet dhe po na shikojne syte, nuk jane vetem per tu habitur, por per tu lebetitur.

        Kam vite qe pushimet ne Shqiperi i kam vene vizen, sepse nuk ja vlen. Shkaqet lexoi neper gazeta se nuk dua ti permend.
        Lejet kam ku i kaloj dhe shume mire bile, me te gjitha ato qe jane te nevojshme per nje leje. Pa snobizem dhe pa selfi, pa uturitur rrugeve dhe pa tallava ballkanike me muzike dhe muhabete kafenesh. Kam jeten dhe boten time, ambjentin, miqte, natyren ne nivel 0 me detin dhe mijera metra mbi ate nivel ku ndihem “tmerresisht” i qete i “mbytur” ne romantizmin e jetes dhe botes qe me rrethon.

        Plazhet shqiptare i kam kaluar me kohe, nga ku ruaj kujtimet me te mira te jetes time dhe ato kujtime nuk dua ti prish me tallavate e batakacijve nga Jugu ne Veri qe me shohin vetem nga duart.

        Nuk eshte e gjithe bota si Shqiperia o “p” dhe mos te kujtoje kush se aty gjendet parajsa dhe perla e botes sic shkruajne aty dhe ketu disa te rrjedhur nga trute.

        Ja dhe ca dite dhe do ti filloje edhe une lejet. Ne Shqiperi as me bie nder mend ti kaloj. Porosia eshte bere muaj me pare dhe e kam te qarte se si do ti kaloj…..

        E dua natyren, e dua detin, i dua malet, e dua kulturen, historine, filozofine, muziken, por edhe artin e kulinarise.
        Te gjitha keto me plotesohen per aq dite sa jam mes asaj bote.

        Ate para qe e jap e jap me zemergjeresi dhe miresi se e di qe do te me kthehet duke me ndryshuar disi per te pare me ndryshe kete bote, kete natyre dhe keta njerez.
        Kjo eshte leja ime.

        Vape te mbare!

      3. gurra says:

        p – pill

        r – rop n’pill

        o – o te rop’n’pill

        t o t i p

    2. sit.. back....and relaks → says:

      150 euro kushton kur e merr me gjithe gocen dhe gruan e pronarit.

    3. vl says:

      Nuk e ke pare Baze bibloteken plazhore qe ka bere Rama ne Durres? Nje mrekulli. Fantastike Auron. Fantastike Lindita. Fantastike Ahmetaj.
      Kjo qeveri eshte kaps me budallenj, ska si te arrij rezultate te mira. Kjo qeveri duhet ndryshuar dhe duhen larguar budallenjte me shumice qe ka brenda. Eksperimenti i Rames me budallenj te rinj deshtoi. Eshte kohe per te ndryshuar qeverine, perndryshre duhet ndryshuar kryeministri. Deshtimet e kesaj qeverie skane te mbaruar gjendja eshte njelloj si ne kohen e Saliut. Une s’kam me shprese tek Edi Rama, por te pakten te heqi budallenjte qe beri ministra e drejtoresha.

    4. Ben Dibrani says:

      eshte 20.000 Lek (te vjetra)/dit nese rri vete gjith diten aty x 30 dit/muaji = 600.000 Lek (te vjetra/muaj pra gati sa nje dhome plazhi.

    5. Korabi says:

      E ka fjalen per naten ne hotel.

    6. Epiriíiiiiiii says:

      Po C’turizem Shqiptar flisni kur Shqipot me nder muhabetit dhjesin akoma det, e nuk shkojne ne banjo. Ju lutem mos diskutoni me per plazhe te “Virgjera” per Turizem etjetj se lat nam. Ne jemi mbeturina e fekale gjithandej ne cdo cep rruge.

  2. Muzapopullore says:

    Po eshte e vertete Claus, shezlon te shitet pakete bashke me pordhet e Alban Xhillarit qe ka privatizuar Jalen mqs eshte permetar me origjine

    1. Unitet says:

      Sh. Mero: u lodhet! Ju falenderrojme per punen tuaj te palodhur ne ndihme te shoqerise, popullit e pushtetit! Poshte kulaket!

  3. Mero B,qeka bo nevrik per turizmin lol !
    Uahahahahahahahahahhah
    mos bo gabim me qesh seeeeeeeeeee heheeeeeeeee

  4. england says:

    Mero djali ke hap nje teme shume te rendesishme per nje vend te vogel!por qe te behen te gjitha keto qe me te drejte ti permend me lart duhet te kesh ca njerez me aftesi drejtuese dhe organizative ku per hir te se vertetes ne shqiptareve na mungojne,dhe ku shteti duhet te marre pergjegjesine e tij.Rama nese do ish minister i turizmit dhe kultures une kam bindjen se do mund te ja dilte,por sa halle ka shqiperia kryeministri zor se do impenjohet vitet e para ne kete fushe kaq te rendesishme.Ministrja perkatese Germenji duket sikur do thyhet ne mes nga momenti ne moment,nuk eshte per ate post qe drejton.

    1. Objektiv says:

      Po me Gjermenin c’pate mor djale, turizmin e drejton Ahmetaj!!!

  5. sit.. back....and relaks → says:

    shume kapitalist i eger me kete artikull. dmth tani fajin e kane shqiptaret qe shkojne ne plazh per force zakoni e jo se duhet te marrin ca rreze te shendeteshme dielli e ti largohen stresit dhe vapes. po mire o tu befsha o derman, po si i behet qe psh ne amerike, ne vendin ku presupozohet qe kapitalizmi te thyen ne mes, te gjitha plazhet i ke publike dhe jo qe nuk lejohen shtreter plazhi privat po nuk lejohet as duhani dhe as alkoli ne rere sepse demton shendetin e plazhisteve dhe femijeve verdalle. si i behet qe ne resortet ne jug ne miami, california etj cmimi eshte me i lire se ne dhermi dhe ne cmim perfshihet te pish sa te te doje trapiu, pishina, deti etj, pa folur per sherbimin dhe cilesine. tani si do tja beje nje plazhist i cili ka karriken e tij te plazhit, cadren e tij, frigoriferin e tij me rrota dhe do te nguli cadren ne golem psh? nuk ka si t’ja beje sepse plazhi nga porti durresit e deri ne mbarim te kavajes eshte me pagese. i vetmi vend ku mund te ngulesh cadren per qejf eshte ne plazhin e divjakes. tani mero perpara se te qash hallin e turisteve te huaj me xhepa plot qaj hallin si te mbash ne shqiperi turistet shqiptar qe shkojne shpenzojne neper plazhet e italise, spanjes, greqise, turqise etj. tjetra dhe me e rendeshmja eshte sa e ka takatin buxheti i shtetit per te financuar ministrine e turizmit qe te vere ne jete keto projekte per te ashtuquajturat plazhe elitare, ku ne fund te fundit uji njesoj eshte me kripe apo dhe uji i pishines njesoj eshte si ne cdo pishine te shqiperise. diferencen e ben sherbimi, kushtet e akomodimit, menuja e gatimit, cilesia e gatimit, mundesite per argetim, dhe sigurisht edhe cmimi. puna eshte se shteti shqiptar ose do ti duhet ti leshoje me koncension per kompani te huaja keto vende turistike (dhen ne e dime se si shkon historia e koncensioneve tek ne) ose do tja u japi me qera apo shesi “biznesmenve” shqiptare prapa te cileve flene she shtrohen interesat e politikaneve te ndryshem. pra kjo ne thelb eshte nje perpjekje e mire per te zgjuar ramen ne drejtim te turizmit por bashke me ramen jane zgjuar dhe oktapodet qe e kane privatizuar kete vend per 2 leke si kokedhimat, ulajt, frangajt, etj etj emra qe te gjithe i dime. eshte nje rast i arte per te pastruar ca para te pista. gazetari i pavarur ne pergjithesi eshte dyshues dhe investigues ndaj cdo ligji apo levizje te dyshimte te pushtetit drejt parase. ky ligj eshte nje mundesi e mire per disa brenda apo afer pushtetit per te bere para. bie ere konkurence jo e ndershme. pra perpara se te behesh kaq i flakte si biznesmen kapitalist duhet te shikosh kush perfiton dhe kush grup interesi qendron pas ligjit? cilat ligje jane ne rradhe per tu aprovuar pas ketij ligji? eshte i lidhur aprovimi i ketyre ligjeve me ndonje plan te gatshem te ndonje grupi biznesi pas qeverise? sepse mero ti duhet ta dish qe qeveria perpara se te beje ligjin hulumton kuj mund tja shesi kete ligj, a ka bleres ky ligj, kush paguan me shume per kete ligj? mos na duhet te ngeme me perpara nje kompani private turizmi para se te aprovojme ligjin qe pas aprovimit te tij ta kemi gati privatizimin e rivieres? KORRUPSIONI MERO QENDRON PAS APROVIMIT TE CDO LIGJI NE SHTETIT SHQIPTAR, ASNJE LIGJ NUK APROVOHET NGA DEPUTET SI TE MAJTE APO TE DJATHTE NQS ATA NUK SHOHIN PERFITIMIN E TYRE PERSONAL, KONKRET FINANCIAR NE KETO LIGJE. kete duhet te germosh e jo ti japesh mend rames sesi te beje leke me reren, detin apo malin. rama eshte aq i zgjuar e plus qa ka ujqer akoma me me pervoje afer ne kete drejtim. gazetari duhet te arrije te shohi te zezen aty ku gjithshka te tjeret e shohin te bardhe. nuk ndihmon me kete lloj propagande.

  6. Lili says:

    Mero e turizmi qenkan me km larg se si krijohet nje strategji turizmi! Mero behet vetem tellal i ministrise Duke harruar disa gjera bazike:per me pas ur turizm sic e mendon duhet rruge se déri dhe as nje lidhje si ka dhane Zoti me boten nuk ke pas ur!kur mbrin n’aeroport nuk ke asnje menyre me pas ur mundesi me rezervuar nje vêture se qe moti ato 10 Vetura qe kane ne disposition te rent a carapo te simotrat ,jane prenotuar!ke kombibusin alla shqiptarçe edhe te garantoj mero,se edhe udhetaret me pervoje nuk duan me humbur cdo dite kohene tyre to prit kombibuset,prandaj kemi nje turizem njeditore nga te huajte me vetem nje a d’y pika qe behen per nje dite!
    Ressort et duan nje zinxhir sherbime se vetem per vjetin Kane plot vende po Kaq te bukur ,edhe me ma shume kulture:Barcelona per tourisme shqiptarç ka 30 km pplazh edhe dhoma per 4 vete qe fillojne nga 50 euros…po Cfare ke me pa atje e Cfare ke ne Vlore a Sarande!?
    Sa per si Fillon turizmi,mero eshte vertet ishte cdo analize edhe kur perbuze turistetudhetare gabon rende:ato Jane ne cdo statistika e ne cdo studime te krye njerezet qe bejne ‘buzz’ jo turistet elitare! Bile strategite turistike behen me keta e sicili ne segment e vete:turistetudhetare qe mero perbuze jane ata qe kane kohe,e jo 10 dite pushime, pra jane ata qe do kerkojne me njohfte vendin ne cdo cep,sigurisht duke shpenzuar si duhet po jo ma shume se sa ia vlen mero,se ato kane ba disa here rreth e rrotul boten,pra nuk mashtrohen me nje hotel’konfort’ ata Jane njerezet qe ne cdo stratégie turistike kerkohen te kapen se Kane sicili nje blog udhetimi ku tregojne miqeve-edhe Kane shume miqte neper gjithe boten edhe shumefishojne promovimin e turizmit ma shume se nje spotpubliciteti ne ccn!’kapen’ sipas hobby-t e tyre:dikkush do faunen e shqiperise,edhe shpenzojne cdo vjet mija euros vetem me shikuar donte e nje vendi,di kush tjeter kerkon te rrugetoje me kale-pse jo prape han et ne nje riperseritje te rrugetimit me fjale te Édith durhami- di kush tjeter do pushime vetem me veç ne bjeshke,di kush do vetem arkeologji.keta Kane luxin edhe paret per me bâ nje shetitje déri ne Shqiperi vetem per me pa butrintin!po duhet pak ma shume libéra kur mbrish atje,nje mundesi me bunjte atje apo me marr nje vark e me shetit mbi liqenin,cka nuk munden me bâ…Ka edhe shqiptare qe bejne turizmudhetare apo elitare neper bote o mero,edhe qe kerkojne nje turizm si ka dhane Zoti:po nuk e ke se ju nuk keni haber se cka eshte turizmi,cka kerkojne turistet,e pse turistet vine ne shqiperi! Sot pos d’y tri pika,te tjera definitivisht i keni sabotuar vete se asskush prej njerezeve me pare nuk vjen ne Sa grande e Flore me qendruar sepse Jane asgje ne krahagsim me cka Kane vizituar. Ti thuesh se mali i zi nuk ka asgje!atehere nuk ke vizituar malin e Zi se vetem per laguna e ulcinjit apo per ada bojana shkoje me mija touriste german!po thuaj nuk jemi te Zotet as edhe nje dite me i terheq me dicka déri ne Shkodër!do ishte ma korrekt se sa me sha turistet shqiptare qe prape se prape po iu mbajne gjale pak turizmin e po ju mundesojne ate pak zvillim qe keni! Po edhe shqiptaret po largohen o mero, edhe qendrojne vetem disa dite sa me takuar familjet e tyre nga kosova.duhet te jeni mirenjohes se Halla ato 100000 touriste te huaj qe keni i keni shumica femije te shqiptareve jashte qe vine me shoket e tyre te huaj…
    Asnje haber mbi turizmin nuk ka kush as te gazetaret as te ministrija,sepse jeni ‘derra’ kudo qe shkoni e kur jo turista ju vete!

  7. Universiteti me thike pas shpine says:

    Patulla me ujë…

  8. koco says:

    Turizmi eshte nje sektor fitim prures dhe qe ne e kemi mundesine ta zhvillojme si shtet e si vend .

  9. freeeeee says:

    Si mund te realizohet turizem ne shqiperi kur me zor vjen ne kte vend, biletat e avionit jan llahtar duhet ti blesh 5 muaj perpara qe te kapesh me 250e kur me te njejtin cmim e blen direkt neper vended e tjera te europes apo me 500euro je all inclusiv 6 nete. Ky vend ska objektiv turizmin por pervetsmin e tij dhe sic tha parafolsi eshte nje kapsllek injorantesh. hapi i pare drejt turizmit eshte terheqja e shqiptareve qe jetojne jashte.
    Shikoni maqedonin ku mund te shkosh me bilete 70euro vjatje=ardhje nga shume vende te EU.

  10. Lili says:

    Edhe pak théorie tash e disa studime per effektet e ketyre ‘resorteve’ qe po kerkohet te na promovohet e ku studime nga vellas ,akama edhe te tjere tregojne se paret ne keto resorte nuk dalin prej resorteve edhe nuk pasurojne po e varferojne komunitetin ku vendosen keta ré sorte Duke iu marr juin,rrymen token pa asnje kompensim edhe me nje punesim shume te vogel!..fitimi eshte per multinationale e turizmit ,qe vendosin cdo gje aty per veti edhe restorantet ,bile edhe peme perimet i marrin tjeterkund ne qofte se kane ma leverdi edhe cicerimat behen per shqiptaret!

    Bibliographie AKAMA J. et DAMIANNAH K., 2007, « Tourism and Socio-economic Development in Developing Countries: A Case Study of Mombasa Resort in Kenya », Journal of sustainable tourism, vol. 15, n° 6, pp. 735-748. BARTHOLO R., DELAMARO M. et BURSZTYN. I., 2008, « Tourism for Whom?: Different Paths to Development and Alternative Experiments in Brazil », Latin American Perspectives, vol. 35, n° 3, pp. 103-119. BASTENIER A., 2006, « Le tourisme, utopie contemporaine », La revue nouvelle, n° 1-2, pp. 17-21. BECKER G., 1964, Human Capital, A Theoretical and Empirical Analysis, University of Chicago Press, 412 p.

    1. eklipso says:

      ehuuu, sa gjate i bie ti…

      Shiko andej nga Kakomeja, se me ndryshimin e qeverise jane zgjuar dhe pronaret e atij vendit dhe ca vendeve te tjera qe duan te mbyllin konkurencen e hoteleve familjare…

      Qeveria te vendose rregulla dhe te caktoje se cfare kushtesh duhet te permbushe nje hotel, te coje uje dhe te beje kanalizimet dhe qendrat shendetesore… te tjerat i zgjedhin vete njerezit.

      Nqs ka njerez qe paguajne 150 € shezllonin, pse mos t’ja marre i zoti i vendit eurot atij qe i ka teper???

      1. Lili says:

        Nuk i merr i Zoti i vendit’ ne ressort et vendoret asgje nuk marrin perkundrazi vetem varferohen se keta ré sorte paret i dergojne jashte,pa vuajne 1 euro token per 99 vjet,edhe lirohen nga taxat…. Pra jo resorteve,ma mire hôtel et e motel et familjar qe bile mbajne gjalle nje familje.

  11. BS says:

    Po kush ta bej o Mero vllai! Edi qe ka mbaruar per pikture, apo Bashkim Fino qe eshte bere si derrkuc Miloti, kush ta beje? Apo ta beje Taulant Balla?! He kush mendon ti se mund ta beje….. Edhe ti vetem tall bythen me keto qe shkruan se e di shume mire qe per nja 100 vjet perveç O Kosove o Nona ime, kenge tjeter nuk ke per te degjuar ne bregdet. Te vetmen gje qe duhet te bejne kjo Qeveri legenash eshte te mbledhin taksat nga cdo biznes. Do thuash ti se si!!!! Eshte shume kollaj. Le te punesoje 5 mije vete, ti shperndaje ne cdo brim dhe te arketojne gjobat ose deryrimet qe subjektet tregtare i kane shtetit. Ka me qindra studente qe jane pa pune. Keshtu mundet qe Kryeministi yne i nderuar te afrohet te 300 mije vendet qe premtoi. Se hapja e tyre nuk behet duke folur Italisht dhe treguar atyre se Italianet po vijne ne Shqiperi e po punojne. Te gjithe e dime se ata qe kane ardhur vijne per ndonje pjeshke te vogel nga qyteti studenti, por i vetmi qe nuk e di eshte Kryeministri yne i nderuar qe, del edhe naten me taxi?! O Mero edhe nje gje kisha une! Si mor djale nuk bere nje shkrim pozitive per Qeverine javen qe shkoi!? U ngriten pensionet me 1.4%, ose thene ndryshe nje Birre e modhe. 15% ua ngriti veteraneve te luftes Mero. Kjo me gezoi jashte mase, edhe pse 98% e tyre banojne ne Sharre ose Tufine……. Turp Mero turp! Nuk shtyhet me keshtu!

  12. dajlani nga majami says:

    po pse mo po na sulmoni traditat tona shekullore “shqiptarce”!
    a jem apo jo autoktonus..

  13. turizmi alla albanistan says:

    “Turizmi shqiptar” eshte nje tallje e papare, qe bejne politikanet me popullin tone injorant. Eshte nje justifikim per keta politiqene inkompetent, qe nuk sjellin dote as faktori as uzina ne Shqiperi, dhe na tregojne gishtin tek deti dhe malet, sikur i krijuan keta. Ne veri ta hapin maloket kafken me kallashnikov, ne Durres te vjen muti te goja, ne jug derdh Greku lloje, lloje pislleqe, dhe vene cmimet ne stratosfere. 99% e ketyre “turistave” jane shqiptare qe kthehen nga emigrimi. Greqia, me ekonomi te deshtuar, dhe turizem shume te zhvilluar, e ka turizmin 5% te ekonomise. C’fare shpresoni nga turizmi?
    Me liberalizimin e vizave, Shqiptaret harxhojne me shume leke, sesa sjellin te huajte brenda.

  14. eklipso says:

    Po kur paguajne njerezit 150 € shezllonin, cfare faji u ka qeveria?

    Po atyre qe nuk e kane zgjidhur problemin e tokes me fshatin?

    Qeveria te vendose normat minimale per te patur nje hotel, nga gjendja e banjove, tek nderrimi i carcafeve… dhe mbi te gjitha te zgjidhe problemin e ujit te pishem, te ujrave te zeza, te dritave dhe te sherbimit shendetesor…

    Keto qe thua ti Mero jane krijim monopolesh per kot fare… sepse Shqiperia nuk do te konkurroje dot kurre cmimet e Turqise.

  15. fanol bardhi says:

    ” Shqipëria nuk mund të mbetet peng i turistëve të lirë, atyre nga Kosova dhe nostalgjikëve të bunkerëve apoçizmeve ushtarake, që nuk na bëjnë punë.”
    Kishe bere me e rimendu kete fjali . Nuk besoi qe beson ti se po presin dikund 1 milion njerez qe mezi po presin dhe qe kan nderin ti lajn ka 100.000 € per nje jave ne plazhin e durresit edhe ata afer portit ??!! Ky lloje i turistve i duhet Shqiperis e askujt tjeter . EUREKAAAAAAA MEROOOOOOO !!!!

  16. baba nga durrsi says:

    Demi i madh qe i eshte bere bregdetit tone me ndertime monstruoze nuk riparohet me aspak! Keto qe thote zoti MERO duhej te ishin bere me kohe dhe me vakt. Ata qe krijuan kte masaker bregdetare dhe ambjentale sot quhen “biznesmene” por eshte evidente qe ata jane vetem njerez me leke (s,po hyme ne detaje per prejardhjen e lekeve si qysh tek se dihet…) pra njerez me para por pa ide, pa vizion evropian dhe per te ardhmen, pasi asnje prej tyre nuk ka mbaruar qofte dhe nje shkolle hotelerie/turizmi, menaxhimi dhe marketingu, komerciale dhe bisnesi, por ishin thjesht katunare me shkolle fillore por qe kapen leke ne fillim vitet 2000 kur filloi ne mase shkaterrimi i bregdetit! Resultati eshte qe tani shumica e popllit te thjeshte bo plazzh tek guret e portit (ish AGIPI-stacioni i pare) ne DURRES ku te mbyt era e naftes dhe shkarkimet e portit, ne zona te tjera ku ka vetem copa tullash dhe guresh betoni prej hedhjeve abuzive te mbeturinave te ndertimeve “luksoze”, duke mbush canten me speca e domote me vete apo duke honger buke me shalqi e djath ne rere te plazhit, ne cadra shkatarrina……! Shikoni pak plazhet e fqinjeve tane (mos shkoni larg ne SPANJE/ITALI/GREQI) sic jane ato ne Mal te Zi, Kroaci dhe do kuptoni sesa primitiv jemi ne sherbime dhe sa “evropian” jemi ne cmime! Zgjidhja e vetme eshte; Buldozerin me i hudh gjith poshte, dhe rindertim nga e para dhe me rregull, funksionalitet,pasterti- ku te mbizoterojne hapsirat publike(korsia e emergjences per autoambulancat/policia/zjarrfikset/autobuzat/taksit) piste bicikletash sepse eshte kohe vere dhe sportive, dhe po te jete e mundur te lejne edhe ndonje pishe apo plep (sic ka qene dikur…) se nuk behet qameti!

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur Mero. E kam thene dhe perpara qe Shqiperise I duhet nje qeverri qe duhet te marri situaten ne dore dhe te bej investime te fuqishme per te ndertuar resorte.. Resorted jane menyra me eficiente per turizem. Duhet dhene toka falas per ndertime qe kerkojne te pakten 500 milion e siper me kontrate qe per 10-15 vjet te jete taks free ne menyre qe kontraktoret te bejne leket e tyre mbrapsh ne kete periudhe afatgjate.. Me nje kusht: Ndertim moderrn dhe sipas normave perendimore ndertimore. Lerini qebaptoret dhe dhomat me qera sepse turistet kur vijne ne toke te huaj nuk ndjehen te siguruar.. Resorti eshte paket e fiksuar ku ata jane ne vend te rrethuar dhe te garantuar qe te flene te qete pa I vjedhur njeri.. Me thoni nje investor qe do refuzonte nje nga pikat me te spikatura te Jonit me qindra hektar toke dhe taks free.. Por mbas 10-15 vitesh hyn ne fuqi taksa.. Banoret e zones gjejne pune aty e plot sherbime per biznese te vogla per riparime te resortit.. DUHEN RESORTE ME OFERTA QE PER MOMENTIN TE DUKEN FITIMPRURESE PER INVESTUSIN POR NE RRUGE TE GJATE THE HOUSE WINS.. HAPNI DYERT ME OFERTA..

  18. ZahoKoka says:

    Blegtoria eshte pa veteriner serioze dhe bujqesia pa agronom. Qeveria pa qeveritare dhe kryeminister. Shqiperia ka rene ne humnere, kurse ti mor zoti Mero, do te ndezesh cigaren! Shkulmim te mbare karikatures turistike shqiptare!

  19. ska rendesi says:

    mero qenka bere dhe ekspert ekonomie dhe turizmi tani. vetem ne shqiperi gazetaret jane kaq te gjitheanshem ? lumsi ne per ta ?

  20. kiu says:

    Z.Mero problemin e turizmit e keni analizuar ne menyre mjaft te arrire dhe e ndjej se meriton lavderim.
    Nga mendimet e dhena me siper per artikullin krijohet pershtypja se shqiptaret e thjeshte,qeveritaret dhe ata qe zaptuan bregdedin e merren gjoja me turizem,vete turizmin e vleresojne vetem si pune qejfi per tu zhgerrye ne rere si gomari.Ata jane shume larg konceptit modern per turizmin.Madje manekini qe ulet ne kolltukun e Presidenti e konsideronte ofendim qe gjoja e detyruan te pushonte ne Shengjin.Cudi ka 25 vjet qe eshte ne sferat e larta te politikes dhe shtetit Shqiptar dhe mendon se vetem ne vilat e udheheqjes te trasheguara nga diktatura mund te pushohet.Me kete rast i bej thirrje z.Edi Rama qe te ndaloje per te pushuar ne vilat e udheheqjes te trasheguar nga diktatura politikanet dhe shtetaret e Shqiperise qe te njohin ku e kane katandisur turizmin dhe gjendjen e popullit shqiptar. Eshte ashtu si thoni juve qe ky sektor i ekonomise duhet te beje revolucion,te shkundet krejtesisht.Kesaj rradhe duke filluar qe nga koka dhe jo nga bishti.Pasi revolucionet dhe shkundjet e shoqerise dhe ekonomise i bejne vetem mendjet e ndritura.Te tille ka me shumice ne Shqiperi dhe mes shqiptarve ne emigrim.Si rregull gjer me sot mendjet e ndritura dhe te shkolluara kane munguar dhe do te mungojne ende ne llumin e militanteve partiak.Prandaj se pari politika dhe shtetaret duhet te heqin dore nga militantizmi pasi u velem me militantet injorante e te prapambetur. Per mendimin tem industria e turizmit ne Shqiperi po te kuptohet drejt dhe te investohet mire e me mend ne koke do te kthehet ne zerin e pare per te ardhurat e shtetit dhe qytetareve.Dihet se vendin keto 25 vjet e c`industrializuam dhe bujqesine e shkaterruam.
    Gjer me sot turizmi ne Shqiperi eshte skandaloz,krejtesisht i prapambetur dhe shume,shume me prapa se turizmi qe zhvillohej para viteve 1990.Propoganda qe ben ministria qe merret me turizmin eshte teper bajate,krejtesisht formale.P.sh. behet reklamim vetem per bukurite natyrore dhe jo per turizmin qe zhvillohet ne keto vende te
    bukura.Ahere kjo propogande behet vetem per alpiniste dhe skaute dhe jo per turiste.
    Propogande per turizmin duhet te bejne te gjitha ministrite pasi te gjitha jane te lidhura me turizmin,bujqesia, komunikacioni,nderlidhja, shendetesia,policia,aresimi pushteti vendor etj.Vetem keshtu do te bindet turisti dhe agjensite turistike ne Evrope e gjetke.Natyrisht eshte pune e veshtire te bindet turisti Evropian te vije per pushime ne Shqiperi pasi deri tani ata kane pare vetem pisllek,mungese infrastrukture,sherbim skandaloz arkaik si ne kohen e Bajraktareve, mungese korenti,mungese uje,rere te ndotur,cmime cuditerisht shume te kripura.
    Por qeveritaret per pune te veshtira jane votuar.prandaj me pare te sqarojne veten e tyre se c`kuptohet sot me turizem pastaj ti hyjne
    punes.Por jo ” Si Turku S…s”

  21. Tomorri says:

    Te kaper skypioni gjalle a vdek,sepse Edi Rama ka tailandizuare shqiperine dhe ne kohen e kreminelit Sali dhe skypion nuk ka pasur keshtu fare,por populli ka qene i lire dhe mund te bente çfar te donte,mjafton te mos prekte familjen e ktyre dy mostrave.
    Pika ne bithe more skypion kur do te mbashe gjalle akoma berishizmin maloksian.

  22. NO PASION says:

    KANCERI I PLAZHEVE TONA ESHTE PLAZHET PRIVATE ….KAQ FITIM NETO NXJERRIN PRONARET SA NUK KA BIRE NENE ( SIC SHPREHET EDI RAMA) TI BEJE ATO PUBLIKE PASI ESHTE SHPREHJA ME TIPIKE E KORRUPSIONIT …NE GREQI NE CDO ISHULL KA NJE AEROPORT NDERSA NE SARANDE ESHTE GATI PASI KA QENE AEROPORT I HELIKOPTEREVE USHTARAK NE VRION 2KM LARG SARANDES POR GANGESTJERET TANE OSE JANE INJORANT DHE FALUR QOFSHIN OSE NJE DORE E ZEZE NUK E LEJON NDERTIMINE TIJ …IMAGJINONI QE NJE TURIST TE VIJ ME PUSHIME NE SHQIPERI DUHET TE VIJ NE RINAS E PASTAJ ME TAXI E TERCI E VERCI ME KOSTO SA ME MIRE TE SHKOJ NE FUND TE BOTES…VERTET BESONI SE VETEM UNE E KUPTOVA LEVERDINE E AEROPORTIT TE SARANDES…JOOOOOOO GANGESTJERET E DINE MIRE QYSH NE KRYE TE HERES..POR ….NJE TEORI TJETER ESHTE SE KA KONCESIONIN NJE FIRME QE KA DHE RINASIN….OK LE TA MARE AJO FIRME QE KA KONCESIONIN E RINASIT…CTE KEQE KA…POR JO NUK KA PER TU BERE SE TE HUAJT HYJNE NGA KORFUZI NEPERMJET SHOQERIVE MIKSE SHQIPTARO GREKE …QE CUDITERISHT E KA PRONARIN SHQIPTAR NJERIUN QE NXITI DJEGJEN E FLAMURIT GREK NE QENDER TE SARANDES..

  23. Xhebro Gikas says:

    Turizmi shqiptar eshte ose fshataresk ose banditesk.
    Edhe ate pak mall qe na pati mbetur^per vendin, po e vrisni me rilindjen tuaj fasade.

  24. bobi says:

    Mero per kete tem te japin dhe bobi nje mendim, eshte viti i 15 qe punoj ne turizem punetor 14 vjet dhe 1 vit pronar ne shqiperi. 12 vjet ne agho nikola krete 1 vit dhermi shqiperi dhe tani 2 vjet ne maiorca spania. Ne shqiperi problemi kryesor eshte zaptimi i 90 perqint i hapsirave te plazhit me te ashtuquajturat sizllone(se sizllone sjan se nje ere e leht dhe i con ne maj te malit) pastaj jan rruget pastertia rruget per bicikleta per kembesorin se evropianet i ven shum re ketoh. Ne spani as 5 perqint e hapsires se plazheve nuk jan zen me sezllone, dhe ajo pjese 5 perqint dhe ne gusht nuk mbushet plot, se asnje gjerman anglez dhe e gjith evropa veriore nuk shtrihet ne sezllone po duan djell, sa per vendasit spanjoll jan si shqiptaret ne kohen e xhaxhit vijn nga ora 8 e mengjezit qe te zen vend afer detit i marin te gjitha ushqimet me vete dhe ne 8 te darkes largohen. Sa per resoret mero mos artht dita kurr qe te behen ne shqiperi se nuk perfiton azgje. Ne maiorca me nje popullsi 800 mij banor ka 10 miljon turista ne vit dhe ketu ngjysma e resoranteve dhe kafeterjeve branda 5 viteve te fundit jan mbyllur dhe vendasit po i kthehen buqesis sidomos prollojn patate, sepse jan hapur shum resorte qe mbajn deri ne 3000 mij pushus dhe kan cdo gje brenda te paguara ne cmim. Dhe resoret nuk i kan spanjollet po i kan amerikanet ruset gjermanet dhe anglezet dhe e gjith ajo xhiro lekesh shkon jasht. Ose ne jug te spanjes huelva jan resoret dhe fushat e golfit me lluksoze te spanjes po ajo zon esht dhe me e varfrja ne spanj se banoret nuk perfitojn azgje nga ajo super xhiroo qe behet atije. Kurse sa per shqipri un personalisht nuk do ta mar mundimin me se te ha mafja pe s

  25. Spartaku says:

    doni nje shaka: SHQIPERIA ESHTE VEND TURISTIK ?

  26. petro says:

    Kush e di ne c plazh i kalon pushimet oligarku Dako? Pasi e shpuri gjithcka ne rrugen e duhur, mori arratine familjarisht.Nuk i pelqen rruga e duhur e ideuar nga ai vet.Ate e do per budallenjte dhe njerezit e prasit e te kastravecit.Shkoni shihni rezultatet e rruges se duhur: pa u mbushur nje muaj nga fushata.Nxine sheshi ne qender te Durresit.U nxine guret e bardhe.ia nxorren kallain te shkretiit.Si ka sy e faqe te dale para durrsakeve.E deklaron se jane shtuar turistet ne plazh.Shkoni shihni.Shtepi boshe, hotele gjysem bosh dhe cmime stratosferike per te kompensuar kete renie.Kur do te mesojne keta qytetare te votojne njeriun e afte, te shkolluar e me vizion dhe jo te dyshiimtin bixhosci qe fshihet pas frazave idiote te nje injoranti e pa vizion.

  27. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne disa qytete,ekzistojne vilat e sherbimeve qeveritare,ku ne keto vite,shteti vetem ka shpenzuar.
    Hapja dhe rregullimi i metejshem i tyre,do ofronte turist elitare.
    Presidenti yne i nderuar dhe i semure,do bente mire,te pushonte,ne njeren nga vilat e mbrekullushme te Pogradecit !

  28. salah says:

    Artikull i mirë: edhe ligji i ri është vetëm mafia stupidest tokës për pastrim parash dhe mashtrime: 1 € 99 vjet. Kjo është shumë kriminale! ka qenë vetëm 3 projektet e njohur në Shqipëri, 20 vjet më parë dhe se koha nuk kishte konceptet e duhura dhe ligjet 7665 Prioritet Zona Turizmit. 20 vjet dhe asgjë Artan Lame, ishte tashmë një bandit dhe kriminel, Genc Gjoncaj, Fatos Nano, Ilir Meta, Salih Berisha, Ferdinand Xhaferrie,! Maloks, nuk ka ligje janë ende dokumente të sakta, të drejtësisë penale. Nuk ka perspektivë. Ekspertët e vërtetë, investitorët kanë 1995, 1996, Panairet e para ndërkombëtare të turizmit paguar për Shqipërinë, koncepte të mira deri në Ilir Meta Mafia erdhi dhe shkatërruar çdo gjë. Injorimi çdo inteligjencën.

  29. xy says:

    zoti Mero je lodhur kot me kete artikull!

    nqs ka dy aspekte ne shqiperi ku kane vdekur perfundimisht ato jane;

    1-URBANISTIKA..2 TURIZMI
    te cilat nqs do permendim dhe infrastrukturen si rruget,ujin,korentin,mjedisin mund te themi pa frike se ne Shqiperi ka vetem anti-turizem.

    eshte fat I madh qe shqiperia ka rreth 2 miljon emigrante (me gjithe kosove-mali zi-maqedoni-cameri) te cilet vijne sipas mundesive

    eshte fat I madh qe shqiperia ndodhet ne nje zone turizmi teper te frekuentuar si itali-greqi-malizi-kroaci..ku sikur vetem 24 ore te vine ne shqiperi bllokohen rruget.

    Pra sidoqe te jete puna turizmi ne shqiperi jo per merite te tij nuk do ngeli pa kliente por te keqen e shoh diku gjetke…

    Rama ne krahesim me malokarin Berishene turizem ka bere nje pune shume here me te madhe…por pse po bejne “kryengritje” disa komentues kunder Rames.

    Me kujtohet viti 2005 kur saliqeni tinezisht mori pushtetin duke genjyer shqiptaret e gjore si puna e ujkut qe leu kemben me miell te bardhe..

    sepse nqs se sulmohet rama ne fushen e turizmit ku fajtori kryesor per masakren e turizmit eshte berisha & company dhe do shume vjet te rregullohet..cfare do te ndodhe nqs Rama do beje ndonje gabim me ndonje minister trafikant..

    e thene me ndryshe..mos ka filluar fushata “Rama Ik” ku po perfshihen dhe ca dipllomate qe po bejne namin per te tmerrshmin arben ndoka qe ne fund te fund ka kenaqur epshet e perendimoreve konforme kerkese ofertes..a jemi per tregun e lire…

    pra mos kane filluar dhe vuvuzelat e sales ne gazeten Tema fushaten Rama ik..berisha hajde ..si me nanon ne 2005 ?!

  30. pal says:

    O Mero,
    Te ka hedhe ndonje kocke likja?. Sa komike eshte kurvti kerkon te sheses moral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje