fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Vapa dhe komentet e shumta për vrasjen tënde vazdojnë ta përvëlojnë këtë vend. Ti e ke ditur shumë mirë që pa intriga, poshtërsira, përgojime dhe thashethemnaja nuk rrimë dot. E nisim në mëngjes me kafen e parë duke përgojuar gjithë dynjanë dhe përfundojmë në krevatët bashkëshortorë duke sharë veten dhe atë që kemi në krah. Sidomos po ka tema bisede me seksin apo devijimet seksuale, ne taborët dhe ushtriaeë pafundme e atakuesve moralistë turremi si osmallinj duke iu futur viktimës nën rroba, nën brekë, nën lëkurë dhe përgjatë damarëve deri sa ia kaplojnë qelizat dhe indet e trurit. Pra e vdesim dhe e ngordhim dyfish.
Vapa vazhdon të djegë ashtu sikur dje kur të varrosën familjarët e tu. Tregojnë se babai të kishte veshur nuse dhe nuk e quajti mort vetvrasjen tënde ngase ishe vetëm 20 vjeçe. Ti nuk ke fjetur të përjetshmin gjumë sa prej vapës, sa prej sikletit, sa prej turpit dhe sa prej marazit. Policia ende nuk e ka gjetur Xhoin, shoqen tënde për të cilën ti sakrifikove edhe të paimagjinueshmen por të garantoj se Xhoi ishte sot në plazh për qejfin e vet dhe e pa brejtur nga asnjë lloj brenge…
Po, po e pashë Xhoin në Durrës tek hante një drekë të rëndë me fruta deti, peshk, karkaleca, verë italiane të shtrenjtë. Ishte me një laçian, me atë tipin me makinë X6 të bardhë. Me atë tipin që vesh ato bluzat Versace me tantella dhe ka në krahun e djathtë një tatuazh me zebra, kobra dhe tigra. Xhoi ishte në Durrës duke plazhitur tërë pordhë dhe bënte foto selfie me iPhone-in që ia bëri dhuratë Baftjari nga Fushë-Kruja. Baftjari që shet C4 me shumicë.
Policia ende nuk e ka gjetur Xhoin, shoqen tënde për të cilën ti sakrifikove edhe të paimagjinueshmen por të garantoj se Xhoi ishte sot në plazh…
Po, po e pashë Xhoin në Vlorë tek hapej bythësh në një “shkuma party” andej nga Uji i Ftohtë. Pinte koktejle të shtrenjta me atë tipin nga Sevasteri që ka një Audi Q7 të zi. Ai tipi që ka dhëmbët e zinj dhe vesh këmisha të zeza, pantallona të zeza, këpucë të zeza me çorape të bardha. Xhoi nxirrte herë pas here celularin e saj të dytë Samsung dhe bënte foto belfie duke tërhequr vëmendjen e disa shqiptarëve nga Maqedonia të cilët vetë laheshin ndërsa gratë i linin poshtë çadrës të pazhveshura.
Policia ende nuk e ka gjetur Xhoin, shoqen tënde për të cilën ti sakrifikove edhe të paimagjinueshmen por të garantoj se Xhoi ishte sot në plazh…
Po, po e pashë Xhoin në Jalë tek shtriqej në rreshtin e parë të shazlongeve në një plazh privat. Lyhej me krem të shtrenjtë dhe pinte shampanjë me Xhikun e Sefqeres. Xhiku që është marrë me kurva në Itali dhe si përfundim mori për nuse nga frika një prej viktimave të tij. Xhiku që ka bër goxha lekë dhe ka investuar në pizzeri, shkollë private dhe klinika mkjeksore. Xhiku argëtohej me Xhoin jo për hesap të tyre por thjesht të binin në sy se aty te ai plazh shumica vinë nga Tirana.
Policia ende nuk e ka gjetur Xhoin, shoqen tënde për të cilën ti sakrifikove edhe të paimagjinueshmen por të garantoj se Xhoi tani në darkë e di ku është?
Në Bllok te kafja përballë me atë shoqen tjetër se po gjuajnë ata dy burrat që merren me ndërtime rrugësh. Ata dy 60 vjeçarët që kanë miqësi edhe me Bashën edhe me Ramën. Më duket se deri tani po u ecën gjuetia dhe besoj nga darka vonë mbarojnë punë me ndonjë gojore të shpejtë te makinat e tyre…
Dhe ti vrisje mendjen dhe gdhije netët duke lexuar për tu bërë një arkitekte e zonja. Vrisje mendjen dhe ëndërroje të ardhmen tënde me një shoqe në krah si Xhoi. Xhoi nuk kishte faj aspak. Xhoit i pëlqeu afrimiteti dhe flirtimi me ty por pasi të studioi e ta piu lëngun tu zhduk si lakuriqi i natës kur shfaqet dielli i mëngjesit. Xhoi kujtoi se ti kishe prindër të pasur, kujtoi se kishe shtëpinë tënde në Tiranë, kujtoi se kishe makinë, kishe kartë krediti dhe shpenzoje si e çmendur. Xhoi dhe rraca e Xhoit nuk kanë aspak shqetësim se çfarë roli u ngarkon. Xhoi dhe raca e Xhoit brenda natës bëhen heteroseksuale, aseksuale, homoseksuale, zoofile, pedofile, nekrofile…
Lekët, ku janë lekët?
Lekët, ku është qyli?
Lekët, ku janë dhuratat e shtrenjta, favoret, udhëtimet, trajtimet?
Xhoi po të ishte shoqe dhe mikeshë e mirë të fliste hapur, me zemër në dorë, të tregonte që të donte por jo seksualisht, të zbuste dhimbjen, të orientonte dhe të dyja do të ndjeheshit të lehtësuara. Ti nuk vrisje veten dhe as Xhoi nuk fshihej si skuthe.
Ndaj ndjehu e lënduar, jo e turpëruar. Seksualiteti yt është njerëzor dhe shqiptar. Është evropian dhe shqiptar. Është urban dhe shqiptar. Është rural dhe shqiptar.
Feminiteti i mashkullizuar i Jozefinës të duket ilegal?
Mashkulliteti i feminizuar i Lulit apo ndonjë ministri të majtë të duket jashtëtokësor?
Sa vajza fatzeza janë martuar prej sikletit dhe vuajnë dyfish tjetërsimin e tyre, por ende jetojnë?
Sa djem e burra shtiren si feministë të thekur në sy të botës ndërkohë përvëlohen së brendshmi nga dëshirat e parealizuara?
Sa gra budallaçka ankohen ” se burrave të tyre iu kanë bërë magji e nuk u çohet penisi ndërkohë që burrat bëjnë kërdinë me shoqi-shoq?”
Sa shqiptarë vinë nga Greqia e varfër por të kamur, sepse pronari i do si djemtë e tij duke i respektuar në çdo detaj?
Sa politikanë aktrojnë me sekretaret e tyre ndërkohë që këshilltarët dhe bodyguardët i duan të gjatë dhe me muskuj?
Sa artistë kompozojnë e këndojnë për dashurinë por vajza në videoklip është personazhi i gabuar dhe në vend të saj duhet të ishte një djalë?
Sa emigrantë kthehen nga Perëndimi me makina të shtrenjta dhe thasët me euro e po ti pyesësh të gjithë “si i bëtë tërë këto para?” përgjigjen njëzëri që paratë i bëjnë me drogë sikur Evropa e ha drogën me garuzhde?
Trishtohu vetëm për jetën, trishtohu që nuk kthehesh më te ne të gjallët sepse për turp, turpin lërua këtyre kurvave dhe perversëve pa seksualitet të përcaktuar.
Ti ike nga kjo jetë e dëshpëruar dhe e dashuruar por mos kujto se do të të kujtojmë gjatë. Ne jemi materialistë ateistë dhe ateistë materialistë sepse e shesim bythën, gjoksin, penisin dhe vaginën në çdo kohë e në çdo stinë. kujttdo ma dallime moshe. krahine, besime apo xhendëri.
Rehatou aty ku je dhe ler familjarët e tu të vuajnë, ti shpëtove. Para se të iki, të të pyes diçka:
-Votove më 21 qershor? Votove për ne apo për ata? Kjo ka rëndësi se të tjerat rregullohen.
Hajde të qoftë dheu i lehtë dhe gëzuar. Gëzuar se sot Shqipëria u dënd me mish, me raki dhe me birra. Gëzuar se jemi bërë tapë fare. Festuam Fiter Bajramin dhe ti e di që ne nuk pyesim për doktrina muslimane apo të krishtera.Si racë, ne jemi unikë në besim fetar, seksualitet dhe bindje politike. Boshti ynë kolektiv është materializmi dhe qyli. Morali dhe vetvetja vdiqën pa u fituar pavarësia…
Gëzuar dhe lamtumirë. Lamtumirë ëngjëll i bukur dhe mos e bëj më herën tjetër gabimin e vetvrasjes.
Lamtumirë arkitektja e shkatërrimit tënd!
pak e tepruar……….
Ti nuk je lezbik, je rrote .. ari
ike o Bledi Mane ike, ma more te keqen megjithe tespie e Tosun Baç !
Blendi Mane nuk eshte lesbik por eshte HOMO.
eshte edhe pa pune tani drogaxhiu nga londra se humbi ne permet ai qe e mbante ne oune kete skizofrenin me prejardheje nga gorrilla.
Ngado t’i hidhka syte, shikoka homoseksuale te kamufluar!
Si gjithmone (pervec banalitetit) shkrimet Bledit Jane originale dhe Te arrira.
Te dogji me duket se dhe ti jenga ata qe kane shitur b… per 300 evro
Bledi, meqense qenka mire keshtu edhe une do nderroj rruge sado qe mosha ka kaluar dhe moshen e Saliut. Me kete pershkrim qe ke bere ti na ben te hidhemi ne buze ose te leme çdo pune tjeter e te merremi me kurvelleqe. U beka para e madhe , Bledi. Po ç’te ke ka. Ne duam te jetojme si gjallesa mbi toke; ha dhe dhite e ben qejf, per te tjerat ç’na duhen!
Bukur…
Si gjithmone I madhe je Blendi
Bledi mire i ke quajtur kete rrace maskarae qe ka katapultuar gjithe qytetarine fallco Shqiptare.
Bravo Bledi ,
kjo eshte gjuha e duhur me ate shoqeri te semure .
Madje ndoshta do duhej me shpesh te shkruash mbi kte
degjenrim total qe ka pushtuar ate shoqeri ,ose me mir te themi turm ,
se shoqerite duken ndryshe .
Kjo eshte ajo bote e eger ku gjithkush do qe te te shkeli me kembe.Behu i forte baba lufta nuk ka mbaruar
Nuk e kuptoj pse duhet te botohen shkrime e tilla idjotesh !!!!
Dashurija asht gjoja ma e bukur ne bote dhe askush nuk ka te drejte te tallet ose te boj lojna me ndjenjat e tjetrit,aq me teper kur dikush per dashurin sakrifikon jeten,qofte kjo dhe nje dashuri brenda gjinis.
Bledi do ishte mire te heshtje ne te tilla raste.
Shoqeria nuk i ka faj vajzes se ndjere,ajo vrau veten si nje adoleshente e papjekur.Ajo ishte e papregaditur per nje dashuri te tille.
Askush nuk te jep te drejten ty Bledi ti fusesh te gjithe njerzit ne nje thes,ne ate thesin tend qe shpesh her te merr frymen nga pislliqet qe mban brenda.
po ky ore vllajo, tirane-durres artikull per nje qe vrau veten se nuk ja la tjetra. traplleqe adoleshentes te papjekur. imagjino cduhet te bejne ata qe kane femije per te ushqyer, per te rritur e edukuar dhe nuk kane mundesi as tju mbushin barkun me buke, ata duhet te hidhen nga maja e himalajes. mire qe nuk shkruajti dhe per ate german wings qe u hodh nga vinci, apo ai u hodh se donte nje femer jo nje mashkull, nuk futet tek preferencat e manes. ai eshte lesbik dhe nuk ka frik se eshte muaji korrik e i lidh breket me llastik.
Lamtumir Xhoi
https://youtu.be/PF-PNYrjnKg
Katherine
I duket vetja Bledit gazetar i rafinuar. Nuk e lejne rehat familjen qe vuan humbjen e femijes, po ben analiza boshe te panevejshme. Zoti paste meshire per kete vajze dhe u dhente force prinderve te perballojne dhimbjen.
Edhe une NUK VOTOVA ne 21 qershor pasi u binda pas 25 vjetesh se te gjithe……….. DERRAT NJE TURI KANE!!!
Nipi i vogel me beri nje pyetje nje dite kur i thashe se “GJYSHI NUK KA LEKE PER TE BLERE TY AKULLORE SE E KAM PENSIONIN SA PER BUKE THATE!
Ai i merzitur tha:
-Po pse o gjysh e ke pensionin e vogel???
-I thashe:
-Gjysmen e pensionit na e mori Sali Berisha dhe Fatos Nano se na quanin BASHKEPUNTORE ME PUSHTUESIT ……komuniste,ndersa Edi Rama na do vetem per vota aq sa ka frike edhe ta zeje ne goje PENSIONIN TONE!!!
-Po ti me nenen jeni antare te PS-se ,o gjyshi,pse e shan Edi Ramen??
-Te keqen gjyshi te gjithe jane nga nje cope nga ……BAJGA E LOPES!!!
O Bledi!
Edhe une jam ish ushtarak,por me trajtojne si KULAK!!!
Sa u kenaqa kur vizitova katin e pare te kryeministrise se Edi Rames me nipcen e vogel!
Ja i thashe,perse me kerkon akullore me leke kur xhaxhi Edi Rama na e jep pa leke??
-Po kjo nuk eshte akullore,o gjysh?
-Njelloj eshte!
Bej te duket se po ha akullore dhe bej sikur lepin me gjuhen jashte!
-Eshte me lezet se kur ha akullore prej verteti!!!
Eshte zbulim i ri i xhaxhi Edit kjo,qe njerezit te duken se e kane pjaten plot,por ne fakt e kane bosh!!!
Analizë e përkryer.Faleminderit.
Po me uren c’pate o mane?
Mbahu Mane, mos ki frik,
se e dime qe je lezbik.
Por perfecse lezbo, je dhe qelbo, po qelbo fare fare ama.
Me demek na ben sarkazem nje kromash si ti!!!
O fershellime, po ke ndonje gram tru ne ate koken morrashe? Po sikur kjo Xhoi te jete vajze e mire, por thjesht nuk qelloi lezbo si puna jote, kjo s’te ka shkuar nder tallashin qe ke ne koke?
Po sikur kjo Xhoi, te jete lezbo si ti, por s’ka ende guximin te veteshpallet, apo as kete nuk e ke menduar?
E c’te mendosh ti; ti ke hall tu hakerrohesh X5 e Q7….
Dereziu ti, pabuks.
Mendova pikerisht te njejten gje…
B.Mane…qenke vërtet një kamikaz…..të paska poshtëruar shumë droga..Tani po zvarritesh të përfitosh pas vdekjeve të një pasnjëshme që ndodhin në këtë vend të gjorë…që,brezi jot..dhe imi..çelën siparin..Pikërisht të atyre dy gjërave që ti përmend në këtë shkrim:Materializmin dhe Qylin..Zoti Mane…një pyetje kam për ty:Me drogë dhe trafik e prostitucion…përse u more aq vite…nëpër europë…?!-Vallë jo për fitim dhe qyl..(pa punuar gjëkundi…)…???!!!Mos fol shumë për moralin ti,njeriu që të mungojnë më shumë se gjithçka..pikërisht këto të dyja…..Mos përfito kurrë nga fatkeqësitë e të tjerëve…As mos u hiq i dhembshur,dhe i prekur nga fati i zi,i asaj vajze të gjorë…Thjesht je një Hipokrit..
Je artist. Cdokush me mend ne koke mendon si ty…. diferenca eshte se ti di ti riprodhosh. Te lumte sinqerisht
Blendi!
Te lumte mendja dhe pena.
Sakazem me te persosur nuk kam lexuar a degjuar ndonjehere.
Ne te vertete kjo eshte Shoqeria jone,ne te cilen bejme pjese edhe ne.Te grumbulluar ne nje vorbe qe zien,zien e kurre s’ka te mbaruar,edhe pse nje pjese e jona avullojme,por zevendesohemi nga te tjere.Vorbja aty qendron dhe ben punen e saj.Vetem zien,asgje me shume.E cfare presim me ne te gjithe?
SHKRIM BRILANT
Nuk vret veten Detar bithekiri qe nuk ben me per asgje por vetevritet nje engjell qe me pas ta pergojoje Dekari me ate moralin e tij komunisto-talebanist. Hej temen e semes bote e cuditshme.
Bravo!
nuk shtoj dot asnje fjale,tamam si kendezi maje plehut.Erdhi demokracia dhe prostitutat politike tip Luli,Fevziu linden si lubrifikant i kesaj demokracie.E kthyen kete vend ne mortje,per te vjelle me vjen kur shikoj keto qelbesira pa bosht politik,vetem mercenare te vednit te tyre,dhe rinia ku do te edukohet ,me fjalime dhe vrasje,nje dite do te vije,vonon por nuk harron,te lumte Blendi.
Jemi nje shoqeri e semure. Urrejme homoseksualet por adhurojme vrasesin e femijeve te Gerdecit dhe kafshen incestore Shkelzen Berisha.
Titulli ne fakt duhet te ishte “Jam Bledi, Jam Pall Me Shoke te Rralle”
Tipave si ti i djeg ajo qe thote Bledi se refuzoni ta shihni surratin ne pasqyre
po moj shoqe po.
Hahaha…dakord jam. ?
E kam fjalen per kete titullin qe propozove. ?
Iku nje krijese perfekte njerzore o njerez. Iku sepse ishte e sinqerte ara vetes dhe Zotit. Iku sepse per te nuk kishte kuptim jeta hipokrite e shumices qe te mbyt me provincializmin e vet. I lehte dheu per ty!
Bledi ti ke ide te vlefshme dhe kritike, por metoda qe ti perdor per ti shprehur ato eshte gjithmone shume banale, saqe me duket se e cben ate qe ti mundohesh te besh, te persjellesh nje mesash integriteti. Te duhet te mendosh pak me teper per efektin e shkrimeve te tua mbi shoqerine.
NUK KAM Ç’TE TE THEM ME SHUME EDHE UNE, VEÇ BRAVO BLENDI! NGUSHELLIME FAMILJES SE TE NDJERES.
Ndoshta autori ka perdorur nji gjuhe -tropo- direkte,
me viktimen fatkeqe ,
dhe vet texti mundet tju tingelloj disave brutal – jo ngushellues per ngjarjen,
por ,ajo qe kerkon ti thote opinionit autori ja ka arritur ,edhe pse formuluar ne stlin e vet pak ashume vullgar .
Por, ajo jete aty ,ajo shoqeri eshte po aq vullgare e brutale ,po aq e pashpirt.
Bledi! Te kam lexuar gjithnjë me vëmendje. Ti ke bere shpesh radiografinë e perversiteteve shoqërore. Por,edhe në qofsh vetë pervers (pederast),mos e trumbeto këtë gjë si normale.
Asaj vajze nuk I ka faj askush. Përveç ndyresirave si puna jote,qe ne kuadrin e “modernizmit” mbajnë një qëndrim të tillë ndaj një fenomeni kaq të ndjeshëm për të rinjtë e kësaj kohe. Në se të pëlqen, ndiqe këtë rrugë, pa dhimbje dhe bëj qejfin tënd. Por mos fto të tjerë. Pallo b… tende..
Jam shume dakord. “Mos e trumbeto kete gje si normale”. Na hapen barkun…Na e bene kete vajzen heroine. Eshte per te ardhur keq qe u vetvra por duhet te kemi kujdes per te rinjte qe Jane gjalle…
Fin! jo fund.
Me mir do ishte te mos e zije ne goj kete temen e kesaj vajze te gjore qe per nje moment deshperimi i dha fund jetes se saje dhe i shkaktoj nje dhimje te paimagjinushme prinderve. Dhe ata qe gjykojn dhe kujtojn se ishte apo sishte lezbike nuk jan njerez. Lere kete tem blendi se ja veshterson me shum familjes.
Bledo je i modh fare!!
Je unik ne llojin tend!
Pash Zotin mbahu keshtu si je, mundohu mos ndrysho se nuk e imagjinoj dot c’fare soji do behesh po ndryshove!
Bravo Mane!
Ne radhe te pare ngushellime nga zemra familjes per ndarjen tragjike nga jeta e engjellit te tyre….Per gjithe ju qe kritikoni z.Mane me vjen keq per ju sepse nuk jeni ne gjendje te kuptoni shkrimet e tij.Si gjithjne shkrime brilante.
Fiks fare
cfare shkrimi brilinat more injorante ky bledi tallet me jeten dhe dashurine se kuptoj si do fliste po te ishte nje pjestar i familjes se tij.Ne alb ska qyteterinm dhe respektim te se drejtes njerezore per te jetuar i lire dhe jetoj ate cka te ka dhene zoti prandaj njerzit vriten si bagetite deh askush nuk flet por lexojne keto shkrimit e nje te ashtuquajturi gazetar
— Menyra si po trajtohet dhe e zhurmes qe behet per kete rast te le te dyshohet se nuk kemi te bejme me vetvrasje.
— Mire esht, qe prokurorija te hetoje dhe rrugen e nje vrasjeje nga dikush tjeter
artikull intelligent dhe shume real.
Ky eshte realiteti. Duam ne, s’duam ne ne kete planet te quajtur TOKE, homoseksualet ekzistojne.
Kush jam une te gjykoj homoseksualet dhe krijuesin e tyre NATYREN apo ZOTIN ?????? Kushdo qofte krijuesi I tyre.
Bravo Bledi.
Shume i vertete dhe i ndjere gjysma e pare e shkrimit dedikuar vajzes. Edhe nje apel shume i mire qe te mos vetevriten te rinjte ne emer te dashurise.
Shume shkrim skandaloz…e pse u dashka Xhoi te jete nje nga keto modelet skandaloze? Ndoshta Xhoi studion per arkitekture, eshte ajo vajza e bukur, e thjeshte, enderrimtare, qe pret princin dhe Jo princeshen e kalter. Eshte ajo vajza qe do te shkoje ne altar me princin e kalter jo me princeshen ylber…ndoshta Xhoi foli me te dhe ja sqaroi se cfare enderronte ndaj edhe vajza u zhgenjye. Nuk ka absolutisht asnje arsye per te vrare veten por fakti qe u vetevra nuk e Ben ate heroine apo Xhoin kurve oredinere.
Watch your words!!!
Bleni asht nji Drogaxhi pa normat ma elementare humane,dhe sot ka ardh koha e tyne,
Koha e maskarenjve
Gazeta Tema i lejon vendin kryesor dhe kjo asht shum zhgenjyse.
Ai tallet qysh ne fillim te shkrimit me titullin qi ka zgjedh.
Jam Lezbik..
Cfar do me than ai me ket titull??
Kur ni mashkull thot se jam lezbik,ai tall bythen me femnat qi e ndjenj veten te tilla.
Jo Bledi ti je nji mashkull pa karakter,mjeran ne boten tende te ngritun mbi themele degjenerimi moral dhe shpritnor.
Sa posht ka ra Gazeta ime Tema,dikur shum e preferuar per shkrime intelektualesh.
Une kam qene gjithmone per lirine e homoseksualeve (te kontrolluar me ligj si te gjithe njerezit) bre qe s’kane liri krijohen hibride si ky koqja perves qe leshon fjale si bytha te dhjerat dhe i eshte mbushur mendja se ben gazetari. Sa turp per Temen qe eshte e vetmja medie qe boton kete kake-nxjerres e pervers te ndyre. Ashti si ne ujerat e zeza ku te gjithe muterit bashkohen me muti edhe idete e manes kane brohoritesit e tyre.
Ky koke puseta nder te tjera paguehet edhe nga buxheti i shtetit qe te nxjerre keto letyra nga goja dhe mendja e tij qelbesisht qelbesire.
Pede pede ky blendri mania, po i ka ra pikes ne lidhje me realitetin shqiptar. Ka kursy Pendry Ramen dhe Penry Qilin ne listen e emrave publike, se ata i japin buk me djath prandaj, ose noi byrek.
Nga ana tjeter bashkndaj cdo detaj ne ato qe pershkruan mbi personazhet e jetes shqiptare, kurvat, emigrantet, politikanet, biznesmenet, te martuarit nga halli qe ne fakt jane te krahut tjeter dhe jane me mijra. Me vjen keq vetem se esht si tip pederasti dhe filo-grek muti, por syrin vezhgues dhe mendjen e ka top per disa gjera kur behet fjale per te tjeret. Kur vjen puna ke vetja, eshte shum katunar dhe pederast.
Perversitet i shemtuar, qe vjen nga pervers i deklaruar.
Eshte faji i gazetes dhe drejtuesit te saj qe lejon te botohen perversitete te tilla. Neveri deri ne peshtirosje per kete pseudo gazetar.
Doctor prej verteti je to o xhan????????
Se Po Te ishe prej verteti do e dije pse seksi I trete apo homoseksualiteti eshte nje fenomen biologik.
Linda o shpirt, nuk ka rendesi nese jam vertet doktor apo jo. Nuk kam paragjykime per orientimet seksuale te njerezve, sepse tashme jane bere pjese e shoqerise, duam apo nuk duam Ne, por e kam me pseudo gazetarin qe sistematikisht shfrytezon fatkeqesite njerezore per te shkruar nje paçavure, me qellimin e vetem te beje pak emer dhe te marre si shperblim ndonje “bravo” te qelbur.
Ne tekstet e kesaj natyre ka shume kufomngrenje ngaqe autori nuk vuna shkaku i fatit te vikrimes pe te cilen shkruna, por shkaku i fatit te tij. Shkurt, z. mane nuk shkruna per fatkeqen pse ajo i dhimbset, por per te thene ate qe e hesht ne vetvte. Se z. Mane eshte Gay e dine shume nga ne, Ajo qe nuk e dime shte se kush e pengon ate ne kete shpqeri tonen qe ai, per shembull, lirshem te shkoj ne shtrat me te dashurin e vet, ta zeme nga Mamalija? Mos valle don qe kete akt te tij ta pershendesim me duartrokitje apo te vleresojme si nje akt te lart civilizues? Me ne fund, as shkuarja ne shtrat ashtu sic e ka dhene Zoti e natyre – pra te ciftit dygjinore-nuk behet per syte e botes, por per nevoja personale. Pse tani u deshka qe jonomrmalja te favorizohet, qe gjithe te merremi me te, duke e ngritur ne rrafshin e dickaje shume civilizuese? Shkurt le ti leme njerezit me intimitetin e tyre dhe le te mos e kepqerdorim ate intimitet te tjetrit per ta pasqyruar ato qe e fshehim ne nga bota! Me me endje do lexoja nje tekst te z. Mane ku ai do rrefente per pervojen-apo vujatjet e veta-si Gay, se sa nje tekst si ky ku ai keqperdore tragjedine e nje faktkeqeje per ta peshtyre shoqerine shqiptare, e cila ka shume te meta por kurre nuk ka lecitur asnje individ shkaku i orientimit te tij seksual! Kete nuk ja ka bere as z. Mane i cili bene mekat kur biografine e tjereve e perdore per te refyer per vetveten
Edhe pastaj??????
Homoseksualiteti nuk lidhet me mekatin, por me dominancen/reporting hormonale gjate gestation ne trupin e nenes.
Para se Te gjykoni individet homoseksuale, lexoni faktet shkencore.
Ky tipi mane eshte nje qelbesire e vertete. Shfrytezon nje fatkeqesi per te bere buje per vete. Te kishte te pakten vetem kurajon te deklaroje qe vete eshte homoseksual dhe drogaxhi dhe qe vdes te jete ai tipi nga laci mamurrasi tropoja shijaku. Vetem nje plere e parealizuar qe jeton nepermjet bujes se ngritur mbi fatkeqesite e te tjereve. Turp per temen.
Shkrim i qëlluar! Të kam lexuar edhe herë të tjera dhe nuk më ke pëlqyer sa këtë radhë! Vajzën nuk e vrau Xhoi, e vrau provincializmi ynë, injoranca jonë… E vrau “ai” ose “ajo”, e vrau shteti dhe pushteti i parasë, e vrau mungesa e perspektivës, e vrau perversiteti i pushtetarëve, i mafiozëve, e vrau koha e rrëmujës seksuale, e vrau edhe pena e shumë gazetaëve injorantë që tallen edhe me jetën e vajzave si kjo,e vrau ai që bleu e shiti vota, ai që ngre grataçela, që ndërton vila e resorte, e vrau trafikanti, hajduti, mafiozi…E vrame ne shqiptarët e Shqipërisë që rrojmë se nuk vdesim dot!
Pervec faktit qe je bazuar ne fatkeqesine e vajzes
Te tjerat i ke qare.
Eshte me te vertete ashtu sic e ke pershkruar.
Te vjen neveri NGA xhoi e shoqet e shoket e saj.
Prokuroria MOS ta lere me kaq
Po te hetojeper kete ceshtje.
Nqs Xhoi nuk eshte lezbike,dhe nuk ka pranuar te martohet me ate vajzen qe flijoi vehten,mire ka bere qe eshte ndare.Lezbiket dhe homot e soje e sorollopet e tyre,kane urrejtjen e popullit,nuk i do njeri,jane njerez te felliqur,me keq se kafsha.
Une nuk jame avokat i Vajzes me emrin Xhoi,por kjo ka te drejten e saj te vej e te bredhe ne çdo vend dhe me ke do ajo,por finalja eshte qe ajo nuk eshte lezbike,qe, mund te urrehet nga te tjeret.Ajo mund te urrehet per vepra te tjera turpi,por jo per lezbike.
Bledi nuk e ka të keq stilin e të shkruarit. Dhe, meqë në modë, si treguesi i të qenit më modern se modernët është pozicioni i mendjehapurit edhe Bledi përpiqet të paraqitet me këtë fytyrë. Nuk e dimë nëse e di mendjehapuri Bledi se, si çdo gjë në natyrë, edhe mendjehapja, i ka ca kufij përtej të cilëve ajo shndërrohet në të kundërtën e vetë. Bledi përmes shkrimit të tij qorton shoqërinë, që fshehtas është mendjehapur dhe hapur është mendjembyllur. Nga kjo pozitë ai na qorton “Xhenin”, të na e përshkruan si në femër që s’mund të ketë prerje tjetër përveçse si një kurvë (ja, këtu duket se sa është realisht mendjehapur Bledi). Dhe e bukura është që sipas Bledit kjo kurva, për t’i shpëtuar cilësimit që i ka taksur Bledi si kurvë, ose do t’i përgjigjej dashurisë së fatkeqes, ose do duhej të kishte bërë psikoterapi me të që ta shpëtonte nga kthetrat e dëshpërimit, gjë që Bledi e ditka që ajo nuk e ka bërë. Bledi gati nuk e pranon dot si të drejtë që një dashuri që lind te dikush të mos gjejë përgjigje te “objekti” i dashurisë. Kjo duket një idiotëse absurde, po aq sa fakti që një dashuri e vëertetë, që është një lloj sëmundjeje, zor të shërohet me psikotarapi, sidomos kur këtë e bën pikërisht “objekti” i dashurisë. Por shkrim i e ka një të mirë-shohim një këndvështrim, edhe pse këndvështrimi vetë mund të jetë produkt sëmundjeje.
Une I them “Bravo” analizes qe ke bere ti.
Bravo Arif.
Bravo Bledi.
Kush ka kulture e kupton analizen qe i eshte bere ngjarjes, ku qellimi eshte te jape mesazhin qe jeta eshte e cmuar dhe nuk cohet dem qofte edhe per nje dashuri te munguar si edhe mesazhin qe nuk duhet te mungoje kontributi ( ne rastin konkret i xhoit) per ti dhene shoqes me te miren e vehtes per ti folur hapur e me zemer ne dore se nuk ishin ne te njejten rruge deri sa te kapercehej kjo faze.( cdo gje kalon apo jo) ?
Tashme kjo ndodhi dhe nepermjet ketij shkrimi kush do mer mesazhe pozitive, por ashtu si Alban Dardani edhe mua nisur nga pershkrimi qe i bejne miqte , shoket e komshijte vajzes me ngacmon idea se ndoshta kjo nuk ka qene nje vetevrasje.
Cfare fshihet pas kesaj???
Mos duhet punuar edh ne kete piste nga organet kompetente???
Madona e saukut nuk paska kuptuar asgje. Ska faj se ndoshta ka qene tu ba sex me Zaken.
Shkrim i goditur kush do qofte autori.
duket sikur pjesa prej mendjendritur qe do t’i shese njerzise nuk rreket te kuptoje paradokset dhe katrauren qe ben ne shkrim e llogjien qe do te percjellesh. Cte bejne njerezit qe quhen baftjar apo qe jane edhe nga laci? nuk duhet valle te jetojne e jane te privuar nga drekat e te paturit dashnore? kush ta heq te drejten e te jetuarit pavarsisht brockullave te tipave si ti?
Ti je mburrur me frasherllinjte o ditezi… pse duhet patur turp qe kane emra muslimane?
Une jam Baftjari, po more po dhe e kam per nder. Nuk jam ai individi i trashe qe mendon ti jo, dhe qe e kam marre personale per pergjithesimi, prse e di qe perdor pikerisht kete emer se te kane djegur komentet e baftjarit ne facebook e gjetke… ashtu drejte e pa u fshehur si eteroseksual o i punesuari ne shtet prej eteroseksualit tjeter edvin rama
Njerzit mos i ngacmoni se jane gjynaf. Sido qe te jene jan per veten e vet. Shikoni veten, beni na nje pune dhe mos u merni me defektet e te tjereve.
Te gjithe kane probleme. Njeri psh ka ciban ne bith, tjetri e ben kaken shtrember, tjetri gerhet naten, tjetri mezor ben shurren, tjetrit i dalin jarg, tjetri luan qafen, doren koken, kemben e me radhe.
Mos u merni me te tjeret. Kan apo s kane buke, apo cfar hajne. Edhe nqs kan dicka jua di shpirti tyre se sa vuajne.
Mos ngacmoni njerzit, lerini rehat.
Duke share te tjeret ha edhe Bledi nje cop buke. Nga halli e ka edhe ai I shkreti…
ore talllasher, bledi e vuajti denimin per ato qe beri dhe i ka thirrur mendjes po si i behet per ca plera si ju qe akoma doni saliun se ju mbante gjalle lazaratin…?
Tingellon cinizem idiotesk. Bledi ty te haka bytha shume dhe ngaqe mesa duket nuk ka kush ta krruan e nxjerr frustrimin me llum si ky. Per Zotin edhe keta qe botojne pislleqe te ketilla, diten e fillojne duke krruar mender vërrën. Nuk kushton gje pak rrespekt per te vdelurit, qofshin keta edhe fajtore sipas metrit te keetij idiotit noterik.
te trashe e te psohter tre kater lexus ketu. nuk merren me fenomenin shqetesus por merren me bled manen. sa shume qe e adhuroni kete gazetarin ju se keni 10 vjet qe nuk e pergojoni dhe e sulmoni
bled mane shkruaj me shpesh se stilin tend nuk e ka njeri ne kete vend dhe suksese. te fala arben ahmetajt ?