Nga Mero Baze
Nga mënyra sesi mediat në Ballkan reaguan ndaj lajmit se kryeministri serb Vuçiç u qëllua me gurë në Srebrenicë, mund të kuptosh se çfarë ndjen Ballkani për Srebrenicën. Media serbe, e çoi në qiell alarmin duke folur për sulm të organizuar, rrezik jete, skenar terrori etj. Media boshnjake e pa si një tension të krijuar nga kujtimi i fortë i masakrës dhe u përqëndrua më shumë tek gjesti prekës i Hatixhe Mehmedoviç, e cila i vendosi Vuçiçit, “Lulen e Srebrenicës”, simbolin e gjenocidit serb ndaj boshnjakëve. Media kroate, gati e injoroi dhe nuk dha asnjë detaj të besueshëm se dikush tentoi ta qëllonte. Media shqiptare si më indiferente ndaj historisë i dha të gjitha variantet, që nga më të fortat deri tek më të dobtat.
Por në këtë histori vlen të shikojmë se çfarë përjetojnë nga Srebrenica serbët dhe çfarë boshnjakët. Serbët, natyrisht që e kanë Srebrenicën turpin e tyre të madh dhe të pashlyer të historisë moderne. Maskara ndaj boshnjakëve në Korrik të vitit 1995 ishte fillimi i një lufte me baza të thella fetare dhe etnike në Ballkan, një shfarrosje masive e njerëzve me të cilët kishin jetuar bashkë për shekuj të tërë, që ishin martuar dhe kishin fëmijë të përbashkët, që kishin ndërtuar së bashku një shtet iluzionist si Jugosllavia dhe që fare papritur zbuluan anën e tyre më të errët si komb.
U deshën dy dekada, që serbët ta pranojnë fromalisht krimin. Aleksandër Vuçiç ishte një serb i ri, entuziast për atë masakër 20 vite më parë. Ai ishte një 23 vjeçar patetik, që mendonte se kishte lindur në një epokë kur duhet të ndaheshin hesapet mes myslimanëve dhe ortodoksëve, mes serbëve dhe boshnjakëve, mes katolikëve dhe ortodoksëve, mes kroatëve dhe serbëve, etj.
20 vjet më vonë ai po përballet me iluzionet e errëta të rinisë së tij nacionaliste, si kryeministër i Serbisë dhe duhet të dijë çfarë peshon më shumë në këtë histori. Një gur i qëlluar në adresë të tij, nuk është një histori e këndshme, por është një gjest njerëzor që duhet kuptuar. Përpjekja për ta fryrë atë gjest dhe për ta bërë atë gur të balancojë kokat e prera në Srebrenicë në anën tjetër të peshores, e dëmton më shumë Serbinë.
Ngjarja më e rëndë për Serbinë sot, nuk është guri i adresuar ndaj Vuçiçit, por Hatixhe Mehmedoviçi, e cila i ka vendosur “Lulen e Srebrenicës”, simbolin e gjenocidit. Ajo e ka fyer realisht Serbinë, pasi ajo i ka provuar në emër të viktimave se është gati ta falë hasmin e saj, nëse ai pendohet thellë në rrënjët e asaj historie të rëndë për kombin serb.
Aleksandër Vuçiç natyrisht që e ka një ditë të keqe 11 Korrikun, por më të keqe ka përballjen me ofertën për paqe reale nga viktimat. Nëse shikon shtypin serb të gjithë po merren me gurin dhe nëse shikon atë boshnjak po merren me Nënë Hatixhenë. Kjo është një diferencë e fortë mes atyre që duan të ekspozojnë tolerancën dhe ofertën për paqe dhe atyre që duan të viktimizohen, duke barazuar plumbat dhe kokat e prera me një gur pa adresë.
Serbia sot duhet ta kuptojë se në Bosnjë dhe Kosovë, ata mbollën farën e urrejtjes fetare dhe etnike, duke qenë një pararojë e ISIS dy dekada më parë. Nga revanshi fetar dhe etnik i Serbisë ndaj Bosnjës lindën celulat e para të rezistencës fetare në atë vend, duke e kthyer në pelegrinazh të fanatikëve fetarë nga të dy anët. Ata vranë në emër të fesë dhe përkatësisë etnike. Ata përdhunuan në emër të fesë. Ata bën mizori të pashembullta, derisa Perëndimi ua hoqi nga duart të drejtën për të bashkëjetuar me këta popuj të viktimizuar prej tyre. Sot është mirë, që Serbia ka ndalur dhe përpiqet të reflektoj duke kërkuar të bëhet pjesë e Europës, por po me kaq guxim duhet të pranojë se vetëm kur ta pranoj të vërtetën, do fillojë të mendojë për paqe. Rrugës për tek e vërteta natyrisht do ketë dhe gurë që fluturojnë mbi kokë, por që paqja të jetë reale, Serbia duhet të pranojë krimin. Përpjekja për të gjetur gjithnjë nga një shkak që të duken si viktima, i bën ata të duken një komb i pashëruar nga urrejtja. Një komb që nuk e kupton ende, se boshnjakët nuk i kanë fyer duke i gjuajtur me gurë, por duke u varur “Lulen e Srebrenicës” në gjoksin e kryeministrit, i cili vet, dikur ëndërronte të merrte dekorata lufte për këto krime.
Pergjigja eshte JO!
Një suprizë e pa besueshme..vet-vrasesë.. ndodhi në parlament para dy ditesh kur kry-krimineli serberisha I coi ne kombe fituesit e pjerdhur te 21 & 23 qershorit qe jane njekohesisht dhe tradhetaret e 21 janarit qe ishte po aq I rende sa dhe vete Serbrenicë
SERBerishizmi është shkatërrim i shtetit
SERBerishizmi është tradheti ndaj kombit
SERBerishizmi është lloj Serbrenicë që vazhdon për cerek shekulli ne Shqiperi edhe pse ka “fituar” ai i gjati me te trashin
.
Kjo rrymë i ka shkaktuar vendit kaq e kaq trauma, qysh nga viti 1997 e më pas. Kjo rrymë, në humbjen e madhe në vitin 2013 nuk la gjë pa shkatërruar për të mos lënë asgjë në duart e të majtës “barbare”! I qëndroi besnik teorisë së tij të dikurshme,
“Pas meje, kiameti të bëhet”!
Këtë po bën edhe “bashizmi” pasardhës, për të mos lënë asgjë në duart e kryebashkiakut të majtë në Bashkinë e Tiranës.
Operacioni për çrrënjosjen e tij duhet bërë i thellë.
Askush nuk mund të thotë që Partia Demokratike nuk ka vlera. Qysh në krijimin e saj para njëzet e pesë vjetësh, si partia e parë opozitare ajo ka meritat e saj të padiskutueshme, por që fatkeqësisht, me kalimin e kohës ajo po humbet vlerat e saj. Është bërë e modës që Partia Demokratike të marri “ngjyrat” e Berishës dhe ideologjisë së tij, që çdo ditë e më tepër po bëhet një teori dhe praktikë që ecën në drejtim të kundërt të atyre vlerave që mbart në vetvete Partia Demokratike, qysh në themelimin e saj. Unë nuk marr përsipër të analizoj gjithë veprimtarinë politike të kësaj partie, as kur ka qenë në pushtet, as kur ka qenë dhe që është aktualisht në opozitë. Edhe kjo parti, si çdo parti tjetër ka patur të mirat e të metat e saj. Por e keqja më e madhe e kësaj partie, është se qysh në krijimin e saj e deri më sot ka patur për lidership “De jure” Sali Berishën për 23 vitesh dhe dy vitet e fundit, po Sali Berishën, “De facto”! Nuk do të zgjatem shumë në historikun e këtij njeriu, i cili ashtu si hyri aksidentalisht në parti, ashtu edhe iku prej saj, duke lënë jashtë “litarin” berishist, rreth të cilit rrotullohen disa “miza” që ecin kuturu e që duan kaos dhe anarshi.
Vetëm një fakt do të marr, për të analizuar tërë ligësinë, hipokrizinë dhe urrejtjen e këtij handikapati që kërkon vetëm të diktojë, e të mos pyesi as për rregulla e ligje, as për institucione. Kjo është në natyrën e tij dhe askush nuk mund ta akuzojë për këtë karakter që ka. E keqja më e madhe është se për çudi, këto cilësi të tij si me magji ua ka imponuar edhe të tjerëve që militojnë në atë parti, pavarësisht se kanë në dorë “hapëset e kashtës”! Duke qenë se ka qenë “njëshi” në parti, ai ka bërë si i ka dashur qejfi, të marri në udhëheqje të partisë kë i ka dashur qejfi, të vendosi në kryesi e të heqi prej andej kë i do qejfi. Në një mënyrë apo në një tjetër, ai ka marrë ata që kanë huqet e tij. Po cilat huqe ka ky? E para është ajo, që ai nuk njeh humbje. Është normale që në jetë ka fitore, ka edhe humbje. Fitoret mund të jenë ose me meritë, ose me mashtrime.
Ky lloj tipi i veçantë, është karakteristik mbasi asnjë fitore nuk e ka me meritë. Edhe kur ka fituar, ka fituar me mashtrime. Është një “specie” e dëmshme, mbasi ka futur dhe ka kultivuar tek të tjerët, ndjenjën e mashtrimit, të frikës, të vjedhjes e të anarkistit. Duke qenë se ka tiparet e të gjithë njerëzve normalë, edhe ai ka konturet e njeriut që ka logjikë, që arsyeton, që qesh e që vepron. Por ama, qesh e kënaqet, entuziazmohet e bëhet çakërrqejf, vetëm atëherë kur siguron pushtet, kur i bëjnë qejfin, kur e mburrin! Jashtë këtyre, kur humbet pushtetin, kur e kritikon apo kur e shan, e heq menjëherë “veladonin” e njeriut dhe nxjerr atë realen, të një egërsire që borroçitet, e që nuk ka kurrfarë humanizmi. Kjo lloj “egërsire” ka borxh të sulmojë për të “kafshuar” edhe kundërshtarët politikë, edhe ndërkombëtarët, të kërcënojë e të shajë me libër shtëpie, cilindo që i kundërvihet, edhe kolegët, edhe shtypin e median e cilindo që nuk i shkon pas ujit”!
Do të të çoj, atje ku shkojnë të gjithë”,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, u thotë ai nga podiumi i Parlamentit, shokëve dhe kolegëve të vet opozitarë. Si pa dashur, ai e dëshmon që është ky, që dërgon atje ku “shkojnë të gjithë” disa nga kundërshtarët politikë. “Mendova të djeg mandatin e deputetit”, para disa ditësh. Por ky nuk është nga ata që u bën “nder” shqiptarëve, përkundrazi u bën vetëm të “zeza”! Kur nuk realizohet dëshira e tij, e ka për borxh që të gjithë t’i shkojë në “satër”, të shpifi e të trillojë, të merret me llafe e thashetheme, të shkojë si “shoshar” shtëpi më shtëpi, të shajë me një fjalor rrugaçësh, e të kërcënojë në mënyrën më të ulët që nuk i shkon për shtat asnjë qytetari të thjeshtë e jo më një ish Presidenti e një ish Kryeministri. Ky është personazhi ynë. E keqja është se disa “miza” i mblidhen kësaj “monstre” dhe fillojnë edhe ata të duken e mundohen ta imitojnë. Në humbjen e madhe që pësoi në vitin 2013, as ai e as partia që ai drejtonte, nuk mori asnjë përgjegjësi mbi vete. Partia dhe ky farë burri që me dorëheqjen e tij bëri të qajnë disa idhtarë, nuk bëri asnjë analizë që të gjente shkaqet e humbjes. Sajoi një farsë zgjedhjesh në parti për postin e Kryetarit, jo për të gjallëruar e forcuar këtë parti, jo për të gjallëruar jetën e brendshme të kësaj partie, për t’i bërë mirë edhe partisë por edhe vendit, për forcimin e demokracisë e të shtetit ligjor. Por, ky farë ish udhëheqësi, as që do t’ja dijë për vendin e partinë.
Ai vendosi në krye të kësaj partie jo një njeri me vlera e vizionar siç ishte i ndjeri Sokol Olldashi, por një kukull që merr vetëm kurdisjet që i jep Saliu, tashmë i rënë nga “fiku”! Pse e bëri këtë? Këtë e bëri që Partia Demokratike, edhe në të ardhmen të vazhdonte berishizmin, pa Saliun! Edhe sot, mbas shumë vitesh, i qëndron besnik viteve të para të demokracisë, kur ishte President, të qëndronte në këtë karrige, edhe kur Shqipëria digjej. Edhe më 3 mars të vitit 1977 në skenën e Kuvendit u shfaq përsëri portreti i tij i gjallë i një “shtrembaniku”, që buzëqeshte me fatkeqësinë që kishte përfshirë gjithë Shqipërinë, e cila digjej në flake si Serbrenica
Te vjen keq kur shikon dy zonja te pushteteshme (Merkel & Nuland) qe vine ne Shqiperi dhe tolerojne nje super kriminel si serberisha qe e ktheu ate vend ne territor te banuar nga shqipfoles dhe keto vizitat e ketyre zonjave I shoh me shume si pasarela mode.. deri sa tolerojne Serbrenicarin e e Viqidolit E turpeshme per keto burrokrate qe po sillen si hollandezet e bosnjes ne 1995…
Jashte emocineve gazetareske qe jane me teprice ngado dhe qe Meroja i ka ikorporuar me sukses ne artikullin tij per ata qe jane kurzioz duhet te njohin dhe versionin real historik.
Srebrenica ishte nje rajon me popullsi te perzier perpara luftes. Fillimisht qe nen kontrollin serb por shume shpejt ra nen kontrollin e ushtrise boshnjake e cila se bashku me myslymanet e zones dhe xhihadiste te ardhur nga bota (para-ardhesit e ISIS) kryen masakra dhe spastrim etnik ndaj serbve, perfshire gra dhe femije. Keto jane te njohura dhe nga gjykata e Hages, por nuk preken fare nga media sot.
Kur serbet u gjenden ushtarakisht me mire dhe nje pjese e ushtrise boshnjake me mercenaret e huaj e braktisen zonen nodhi me pas hakmarrja dhe kjo ngelet e denueshme.
Grate,femijet dhe te moshuarit u vecuan – dhe 99% e viktimave ishin te burra te moshes se afte per lufte, nje pjese pjestare ushtrise boshnjake. Ata qe kete duan ta quajne Genocid, nuk njohin sot per genocid as masakrat ndaj armenve (qindra mijera gra e femije).
E di qe shume dudumave do tu ngelet hatri, por nuk ka asgje te keqe te gjesh guximin (qe gazetat zhgaravine shqiptare kuptohet qe nuk e kane) per te pasqyruar te dyja anet e medaljes.
Lexo edhe ndonje gazete te paaneshme, jo vetem ato te mongoleve!
si perhere 0 argument – po historia ngelet histori ske nga ja mban
Babo,
Ti je më i rrezikshëm se ata sërbët që urdhëruan dhe kryen masakrën e Srebenicës.
Sepse ti, do që të bësh ‘realistin’, të pa anëshmin, do që ta lyesh e ngjyesh Srebenicën si një hakmerrje sërbe të justifikueshme, të njëllojtë me shumë masakra të tilla tejpërtej historisë.
Mu në thelb të zëmrës tënde, ti je njëlloj si ata sërbët e Srebenicës dhe, po të kishe qëlluar të ishe atje, në atë kohë, do të kishe marrë pjesë në masakër, me bindje dhe i qetë, se po bëje detyrën.
Më së paku, sot, edhe nëse nuk flet dot një një përshpirtje për ato viktimat, apo edhe nëse nuk hedh dot një lule mbi varret e tyre, duhej të kishe heshtur.
Pse na ben si psikolog ker ceshtja qe shtrova eshte thjesht historike. E thashe qe eshte e denueshme si ngjarje, sepse nuk ekzekutohen rober lufte qe dorezohen. (ok, maksimumi torturohen me mjete ‘demokratike’ sic ben SHBA ne burgjet e saj sekrete)
Ne seancen parlamentare te se enjtes qe kaloi,Sali Berisha kerkoi nje minute heshtje ne kujtim te viktimave te Srebrenices.
Ky ishte reagimi i vetem serioz i politikes shqiptare.
Ky reagim erdhi nga opozita demokrate,nga Partia Demokratike,nga e djathta shqiptare.
Te tjeret nuk u ndjene e nuk po ndihen.Te tjeret,dmth,te majtet,e majta socialiste,Partia Socialiste.
Nuk ishte e veshtire te vereje portretet e shume deputeteve socialiste,te enjten ne Parlament,qe ngriheshin si me pahir,si me zor,si te detyruar,si me bezdi,me shume bezdi.Megjithate,s’kishte rruge tjeter.Duhej te ngriheshin.
Zienin nga mllefi dhe inati,qe perhere te pare ne historine e ketij parlamenti,ishte Sali Berisha ai qe i ngriti ne kembe te respektonin ata,ndaj te cileve,kane jo pak gjynahe.
Megjithate,nuk priten shume,dhe shperthyen ne zemerim.Natyrisht,kunder Berishes.Sepse,Berisha u nxori ne shesh nje nder mekatet me te medha te tyre keto 23 vite demokraci:ate te flirtit sllavo-socialist.
Genocidi serb ne Srebrenice ndodhi ne 1995,por kishte kohe qe kishte filluar.Aty vec kulmoi.
Jemi ne kohen kur PPSH-ja sapo kishte nderruar emrin ne PS.Bashke me trashegimine e lugubershme 45 vjecare ne Shqiperi,PS-ja kishte trasheguar nga mema e saj edhe shume qendrime anti-shqiptare,anti-europiane,anti-amerikane,anti-perendimore,anti-NATO dhe pro-sllave,pro-ruse.
Ketyre qendrimeve te liga,i’u shtuan atebote edhe pro-greqizmi,qe do te kulmonte me aleancen anti-kombetare,anti-shqiptare, Parti Socialiste – Janullatos,ne fushaten per referendumin e ’94,ku ky i fundit,ne kembim te legjitimimit ne krye te kishes,ofroi mbeshtetjen e Athines zyrtare, minoritetit grek dhe filogrekeve te shumte shqiptare ndaj PS-se se kohes.
Jemi ne kohen kur Partia Socialiste,jo vetem qe ishte anti-NATO,por bente propagande te eger kunder saj.
Retorika anti-amerikane ishte me e kamufluar.Akoma edhe me e kamufluar ishte retorika anti-europiane.
Ne qarqe te rendesishme te PS-se ,akoma shpresohej tek nje rikthim ne koherat e dikurshme.Perpjekjet e deshperuara te komunisteve ne Rusi per te rimarre pushtetin,me te cilet keta kishin kontakte,e ushqenin kete shprese.
Jemi ne kohen kur ne mitingjet e organizuara nga te majtet,filluan te shfaqeshin 3(tre) gishtat lart.
Donin te ngrinin grushtin,por nuk guxonin.Kishin frike se do t’u binte kokes.Atehere zgjodhen 3 gishtat,si pergjigje ndaj 2(dy)gishtave te demokrateve,shenje fitoreje e perdorur nga lideret e vendeve demokratike ne Perendim.
Ne fakt,kete e moren nga sivellezerit e tyre nacional-komuniste serbe te Sllobodan Milloshevicit.
Atekohe,ne Ballkan,ne tubime e manifestime,vetem cetniket serbe dhe socialistet shqiptare ngrinin 3 gishtat lart.Ky eshte nje turp i madh,nje njolle sterre e zeze qe nuk do t’i shlyhet kurre Partise Socialiste.
Nderkohe qe nacionalizmi serb bente kerdine ne popullsine e pambrojtur boshnjake,ne Shqiperi,socialistet dilnin ne protesta me 3 gishtat lart.
Pataj,kjo do te kulmonte me vone,dy vjet me pas,kur 3 gishtat e cetnikeve,u bene simbol i rebelimit komunist te 1997-es.
Eshte kjo arsyeja pra,se pse socialistet ne Parlament,diten e entjte,u ngriten pa deshiren e tyre,si te coroditur,per te mbajtur nje minute heshtje.
Eshte nje corodi qe vjen nga ndergjegja e tyre fajtore.Eshte nje corodi qe vjen nga te qenit te ndergjegjshme,se atekohe ishin ne anen e gabuar te historise.
Se ishin ne anen e gabuar anti-kombetare,anti-europiane,anti-amerikane,anti-perendimore.Ne ate sllavo-komuniste.
Nuk eshte e rastit reagimi nervaleshuar i deputetit socialist Brace.Jo.Ai ka nje vejimesi ne te tilla qendrime.Eshte konsekuent,si te thuash.Eshte po ky deputet qe ishte me i ashpri kunder Rruges se Kombit.
Perkujtimi i genocidit serb ne Srebrenice,duhej te sherbente edhe si rast per Partine Socialiste,per te lehtesuar sadopak ndergjegjen e vet,per te qenit ne anen e gabuar atekohe.Per fat te keq,nuk ndodhi nje gje e tille.Dhe,kjo eshte akoma me e rende.
Imagjinoni pak:edhe vete njeri nder protagonistet dhe pergjegjesit kryesore te krimeve ne Ballkan,Kryeministri serb,Vucic,pendohet,kerkon falje,shkon e kerkon falje ne emer te popullit te tij – kurse sojsezat socialista,socialistet shqiptare,jo vetem qe nuk kerkojne falje per qendrimin ne anen e gabuar atekohe,jo vetem qe nuk pendohen,por reagojne brutalisht kur u kerkojne pak rrespekt per viktimat…!!!
Kesaj,or tungjjateta,i thone te jesh me serb se serbet!
Sali Berisha,me gjestin larte njerezor qe beri ne Parlament,nxori ne pah kete ane te shemtuar te kesaj partie,qe per fatin tone te keq,per fatin e keq te Shqiperise dhe shqiptareve,qeverisin kete vend.
Respekt per doktorin.
Nderim per viktimat boshnjake.
Turp per socialistet shqiptare.
@babo,
Shko mer pirdhu
Mero te gjitha i permende…..por harrove qe ne Serbrenice pervec trupave cetnike te Mlladic…..kishte dhe reparte te organizuara paramilitare GREKE…..ne 13 korrik ne Serbrenice eshte ngritur flamuri grek…….greket ishin atje per te ndihmuar vellezerit e tyre ortodoks!!! dmth ne vitin 1995 greket vrisnin boshnjaket (pa asnje shkak real) thjesht sepse ata ishin mysliman
Me te vertete o filan qe atje kishte edhe greke,por kishte edhe shqipetar qe cfarosnin boshnjaket,por nuk ishin fizikisht por me autobote me nafte.Firma “shqiponja”qe furnizonte tanket serbe qe te vrisnin boshnjaket,dhe milionat shkonin tek salisebi qe ka edhe dhendrin boshnjak.
O Fistek, po Mero ka bere nje analize dhe ka dhene nje mesazh, nuk po ben historine e gjithe Ballkanit ne kater paragraf, se per Ballkanin nuk dalin as kater kamione me libra.
I ke me teprice dhe videot e xhihadisteve ne Bosnje. Eshte po e njejta fare e asaj qe polli ISIS-in ne Siri dhe Irak.
Per te kuptuar se cfare kane bere, them vetem se keta te sotshmit ne Irak dhe Siri – sillen shume me mire se ata qe kane luftuar ne Bosnje
Or ti Babooo. Sjam mysliman un. Mos merr kot. Dhe kur thua qe aty jane vrare vetem meshkuj????? Pupupu. Ik shiko deshmite e europianeve. Atje jane perdhunuar qindra gra….jane vrare femije kopshti…..grave shtatezana ju hapej barku me bajonete…….ti nuk dukesh se je injorant. Perkundrazi ti kastile flet keshtu se ke arsye te tjera
Avash se merni kollaj si pushka jevgut. Me permende deshmite Europiane per Sreberenicen? Ma dergo linkun tani ketu – postoje si pergjigje.
Ja disa deshmi qe po te jap une:
http://facebookreporter.org/2014/11/29/srebrenica-face-off-genocide-the-west-doesnt-want-you-to-know-about-warning-very-graphic-material/
https://www.youtube.com/watch?v=Wemw7TqWazs
Me dergo deshmite qe ke lexuar ti…
Nga njera ane ,eshte saktesia e shkrimit,me kuptimin e tij te plote,dhe nga ana tjeter eshte dashurija e etheshme e europianeve,sidomos e znj. Merkel,per futjen me nji shpejtesi te rrufeshme te Ballkanin Perendimore,ne Europe.
Keshilla e znj. Merkel,pardje ne Beograd ,per Vucicin,se duhet te beje nji sakrifice per shplarjen formale te Serbise ndaj genocidit serb te atehershem,detyroj sot kryeministrin serb,te beje homazhin ,me dashje apo pa dashje atje,duke ngrene dhe nji gure ne syze !
E mira ne kete lajm, ,eshte se Europa brenda ketij viti ,do te bej komshinj te rinj,Ballkanin Perendimore !
Zoti na ndihmofte !
Urrejtja ngado qe te vije nuk sjelle asnje te mire perkundrazi vetem dhune dhe gjak dhe kur kjo vjen nga feja atehere eshte edhe me e rende.Dua te theksoj nje fakt sepse asnjehere nuk thuhet e drejta.Pushtimi i ballkanit nga raca mizore turke qe e ndau me perdhune duke sjelle fene islame beri qe keto vende te jetojne gjithnje ne armiqesi me njeri tjetrin,por asnjehere te vetme nuk e thone islamiket kete gje perkundrazi ate e quajne vella e ndersa te krishterin armik.Imagjinoni sikur te kishin patur forcen e serbit myslimanet e bosnjes qe jam i bindur se krimet e isis nuk jane asgje me krimet qe do te kishin bere keta.Ata qe mbrojne boshnjaket duken edhe nga komentet se sa te uritur jane per dhune sepse asnjeri nuk thote le te shtrijne doren e pajtimit por thone tu hidhet edhe bomba atomike.Atehere lind pyetja kush eshte viktima dhe kush eshte dhunuesi sepse te dyja palet kerkojne dhune,apo jane viktima se nuk ia kishin takatin.
Mero je njesh.Bravo nga Peja
Te mos permendet nafta e shitur. Turp te kete ai qe e permend naften e shitur, dhe nuk pranon gjestin human te mbajtjes se heshtjes per nje minute. Boshnjaket kane nevoje per 1 minute heshtje, dhe jo rrespektimin e embargos. Heshtja u jep jete Boshnjakeve.
Rrofte Mbreti, Hyjnia e tij, Sali Ram Sulltan Berisha I.
Eshte shume vertet qe boshjakt ne Jugosllavi jane sjell keq me ne shqiptaret edhe me keq se sa serbet.
Ne demostratat e vitit 1981 ne Mitrovice policija e bosnes kane qe shume brutal me ne demostruesit.
Ne ate vite isha ne shkoll te mesme ne Mitrovic ne ate shkoll ka pas edhe konvikt per nxansa qe vinin nga republikat tjera kan qen shumica boshjak.
.Mbaj mend qe ne shkoll ton Boris Kidriq ka pas boshjak drejtori i shkolles na i mbylli dyrt qe mos te dalim ne demostrata por ne shqiptaret dulem koridorev te shkolles per me dal mu bashkangjit grupit te demostrusve por nxenesit boshjak me shkopinj filluan sulmin brutal kunder nesh .
Pra boshjak na rrehen per qef te vet dhe per qef te shkijeve apo serbeve.
musllumanet jane kanceri cdo shoqerie njerezore
jane erresira e vdekjes kombeve
si te tille duhet te shkojn andej nga edhe kan ardh ,
ti bashkohen isis
Vetem kisha dy fjal me at babon si nuk ka turp dhe meshir kur shkruan per at cfar ka ber ushtria serbe turp te kesh..
jeni mesuar te lexoni zhgaravina bardh e zi sipas interesit – ndaj kur lexoni realitein gri se pertypni dot
Mero te lumte. I ke rene pikes.