Nga Mero Baze
Ashtu siç pritej, zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar po dështon për shkak të formulës bllokuese që është shpikur në ndryshimet ligjore të bëra në këtë ligj, në fund të mandatit të Kuvendit të shkuar. Ndryshimet nuk kanë prekur problemet reale që ka ai institucion për t’u shndërruar në media publike, ndërkohë që kanë shtuar varësinë e tij nga krahët politik, sidomos në përzgjedhjen e kandidaturave si për Këshill Drejtues, ashtu dhe në procedurën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm.
Së pari, mishmashi ligjor rreth RTVSH-së nuk rregullohet më vetëm me statusin e RTVSH-së, por dhe me ligjin për mediat elektronike që ka diktuar këto ndryshime. Edhe pse formalisht ajo konsiderohet media publike, menaxhimi i saj është shtetëror dhe ndjek rregullat e institucioneve shtetërore. Si i tillë, do të vazhdojë të jetë një ndërrmarrje shtetërore dhe jo një kompani publike, që mund të konkurrojë në tregun e televizioneve shqiptare. Fjala vjen, ajo nuk ka ende liri për liberalizim pagash, për blerje speciale dhe nga ana tjetër ka liri për abuzime financiare, për projekte dhe klientelizëm, që e kanë shëmtuar përherë e më shumë atë godinë.
Pra, ndryshimet duhet të prekin statusin e RTVSH-së dhe duhet ta kthejnë atë realisht dhe ligjërisht në kompani publike.
Së dyti, është prodhuar një kontradiktë në fuqinë e institucioneve që drejtojnë RTVSH. Kryetari i Këshillit Drejtues është forcuar shumë në mënyrën sesi zgjidhet, aq sa i kanë caktuar atij një procedurë të veçantë, që fillon nga Komisioni i Mediave dhe përfundon në sallën e Kuvendit, siç zgjidhet guvernatori i Bankës apo drejtues të tjerë të agjencive shtetërore.
Veçse kjo rëndësi që ka në zgjedhje, nuk ekziston në drejtimin e RTVSH-së. Me aq procedurë të nivelit të lartë sa zgjidhet, ai duhet të jetë president i RTVSH-së dhe njeriu më fuqiplotë aty. E vërteta është se ai vlen vetëm për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm me një votim banal të negociueshëm dhe të bleshëm dhe pas kësaj, ai është një hiç. Drejtori ka kompetenca dhe mbrojtje të tillë nga statusi i RTVSH-së, saqë kryetari i zgjedhur nga Kuvendi nuk është asgjë. Ai thjesht mund t’i miratojë disa projekte ose jo dhe s’ka çfarë bën asgjë tjetër. Biles dhe pagesa e tij është sa njëzet përqind e pagës së drejtorit të Përgjithshëm. E gjitha është një banalitet që duhet rregulluar. Ai që zgjdihet nga Kuvedi duhet të jetë më i forti në gjithçka. Ose të ndryshojë ligji dhe drejtori i Përgjithshëm të zgjidhet nga Kuvendi, ose nëse lihet kështu, drejtori i Përgjithshëm të zgjidhet me shumicë të thjeshtë dhe të mos gëzojë atë mbrojtje formal që gëzon në statusin e vjetër të RTSH-së, i cili duke u bërë miks me ndryshimet e reja ligjore, ka prodhuar një situatë të pamenaxhueshme në RTVSH.
Po kështu dhe anëtarët e tjerë të Këshillit, që po ashtu zgjidhen nga Kuvendi.
Nëse i hedh një sy Këshillit, e shikon se përveçse rekomandimet janë shumë politike, janë dhe shumë nënvlerësuese, pasi shumica e kanë parë atë si një shans për një honorar modest, po ashtu sa 10 përqind e pagës së drejtorit.
Së treti, ligji për RTVSH përveçse duhet të jetë i gjithë i përfshirë në statusin e RTVSH-së, duhet të azhornohet dhe me ndryshimet e reja në median dixhitale, TV në internet dhe gjithë produktet televizive të reja, që nuk kanë qenë parashikuar dhe nuk janë parashikuar ende në legjislacionin shqiptar.
Komisioni i Medias duhet të marrë me përgjegjshmëri këtë çështje dhe së bashku me OSBE-në dhe institucione të tjera rekomanduese, të bëjë ndryshime të shpejta dhe efikase ligjore, për të mos e lënë RTVSH peng të pazareve të pista politike dhe akoma më keq, të pazareve klienteliste për të blerë dy nga 5 anëtarët e opozitës, për të siguruar një mandat pashai mbi paratë e publikut shqiptar.
Dhe këtu nuk bëhet fjalë për të lehtësuar kontrollin politik mbi RTVSH, se dhe kështu siç është, dy kandidaturat janë më afër shumicës, por e kanë të pamundur të zgjidhen pa u bërë pis. Dhe që t’i jepet fund këtij turpi, duhet që ligji të ndryshohet dhe të fuqizohet profili publik i RTVSH-së dhe të respektohet kontrolli parlamentar mbi RTVSH-në, duke i dhënë rëndësi ose kryetarit të Këshillit Drejtues që zgjidhet nga Kuvendi, ose drejtorit të Përgjithshëm, por që dhe ai të zgjidhet nga Kuvendi. Kështu siç është bërë ligji, është tërësisht bllokues dhe i pamundur për t’u zbatuar.
vazhdon e ndjek njeri RTVSH? taksen e dime qe ja paguajme pamvaresisht ne e shohim apo jo.
Ashtu sic pritej,zgjedhja e drejtorit te RTSH-se po deshton per shkak te interesave te drejtperdrejta korruptive te Edi Rames ne tregun mediatik ne Shqiperi.
Te gjithe e dine se gjithe c’ndodh me kete ceshtje dhe me te tjera qe po mbajne peng tregun mediatik ne vend,ka lidhje me Digitalb i cili ka uzurpuar paligjshmerisht terrenin mediatik,e tek i cili Edi Rama,ky kukudh i korrupsionit,eshte aksioner.
Pare e madhe luhet ne tregun mediatik.
Por,debati eshte i tille qe nuk ka efektin e duhur meqe lidhet me ca teknikalitete te pakuptueshme per opinionin e gjere publik.
Muaj me pare,ne nje mbremje ku ishin te ftuar figura te botes politike dhe mediatike,shqiptaret u bene deshmitare te nje ngjarjeje te shemtuar dhe turperuese.
Kryeministri Rama,i nderkryer ne ate sociopatine e tij te njohur tashme,shan rrugacerisht Adi Krasten,me rob shpie sic i thone.Dhe ne perndezje e siper shan gruan e Erion Veliajt,Ajola Xoxen dhe nje ministre me fjalen e sterperdorur prej tij …kuurve!
Adi Krasta nuk e beri publik kete incident,sepse eshte me edukate dhe kulture aristokratike(ju kujtohet ai skeci me Devolen e Ceken,dy profesore medemek me kulture qe zihen e qe perfundojne duke thene:u be profesor bitha jote?-ky eshte rasti i Adi Krastes),porqe e cila kulture “aristokratike” nuk e pengoi qe,t’ia kthente te sharat Edi Rames ne te njejten mase,ne mos me teper,mu ne sy te te gjitheve,duke u bere kesisoji gazi i botes.
Pse e them kete?!-Sepse,Adi Krasta denoncoi pikerisht korrupsionin ne tregun mediatik,ku Digiltalb,ne te cilin eshte aksioner Rama, vepron si sovran e tiran.Si sovran tiran.
Edhe vonesa dhe deshtimi si ky i zgjedhjes se drejtorit te RTSH-se,ka lidhje te drejtperdrejte me kete korruspion,deri tani,jo edhe aq te zeshem,porqe ka nje rendesi shume te madhe,sepse luhet pare shume e madhe.Shume.Jashtezakonisht shume.Tmerrsisht shume.
Eshte nje nder burimet e pakta,nga ku oligarkia ne pushtet,shpreson te nxjerre me shume se dhjame nga pleshti.
Eshte pikerisht kjo pare e madhe qe luhet,keto interesa qe jane ne loje,qe kane bere qe edhe rivali i madh i Top-it,Klan-i i Frangajt te ndryshoje qendrim duke e perafruar ne menyre perfide ate,me qendrimin e njohur te rivalit te tij!!
Nepermjet Digitalb,Rama ka kapur te gjithe tregun mediatik ne Shqiperi.Kjo eshte nje nder vecorite themelore te oligarkise,menyres sesi ajo vepron.
Eshte kjo arsyeja, se pse te gjitha mediat(ndonje perjashtim eshte aq i rralle dhe i vobekte,sa nuk mund te quhet perjashtim) – edhe ato qe bejne kinse opozite,porqe eshte ne thelb sherbimi me i poshter qe mund t’i behet pushtetit oligark – krejt papritur mbeshtesin pushtetin.
Eshte kjo arsyeja ,se pse shume analiste e opinioniste,kane hequr dore nga paanesia e tyre(edhe ashtu cope cope),duke u vene haptas ne sherbim te pushtetit oligark.
Nderkohe,shkrime si ky i Meros sone,jane te mjera,sepse jane gjepogje!Jane sherbime te nje ushtari te vogel te perendorise se madhe,me shpresen se …mund t’i japin ndonje gavete te re!
Mirmengjez Skypion!Nga ke humbur gjithe keto dite?Per zgjedhjet kishe ndonje opinion per te thene?Per PD-ne dhe Lulezimin si fitues-fjala vjen.Na thuaj, na thuaj ndonje llaf.Kete rradhe nuk qenke ne nje linje me pronaret e tu Salilulushin qe ja u paskan vjedhur votat.Lere TVSH,se pret ajo pune.
ti mor zoteri nuk si asgje cfare ka ndodhur me krasten e ramen. Ti beson llumin qe nxjer nga goja Berisha se ate ke zgjedhur te degjosh. Nuk ka patur as sharje me fjale te ndyra e as fyerje te zonjave aty. jane genjeshtrat e ndyra qe ky milet banal i ha kollaj. Ka patur nje debat mbi digitalizimin dhe interesat qe mbron Kryeministri. Krasta i perseriti ne sy ate qe denoncoi ne tv. Rama nuk beri as me shume e as me pak nga cfare ben ne parlament. sulmoi dhe mbrojti qendrimet e veta. Siguria jote per cfare rrefen eshte sa e turpshme aq qesharake sepse ti as ke qene ne ate darke e as ke degjuar nje njeri qe ka qene ne ate darke te flase. SI ngre nje koment te tere mbi genjeshtren dhe shpifjet? Si mund te jesh i besueshem ti ne nje analize qe ben kur mbeshtet gjysmen e analizes ne te paverteta? Ky vend nuk behet pikerisht sepse e ka me pershtat te jetoje me mashtrimin e manipulimin . E gjen veten me lehte aty.
Pse teksti i Skipionit më duket mua si logjika dhe gjuha e qoftëlargut?
O Mero i dashur!
Ne Shqiperi nuk ka JURISTE PER TE BERE LIGJE TE MIRA,por vetem per LIGESI DHE MASKARALLEQE!!
.Nuk kane TURP qe deputetet e pas 90-tes rrine 365 dite te vitit ne KUVEND dhe nuk bejne ligje te sakta,ndersa deputetet e SOCIALIZMIT,qe shummica ishin mjelese,agronome etj, benin ligje qe TUNDESHIN THEMELET NE SHQIPERI e qe nuk kishte burre nene qe te mos i zbatonte!
KU ESHTE NDRYSHIMI atehere???
Tek sistemi i sotem FASHISTO-HSAJDUTO-KRIMINEL!!!
Sikur deputetet,presidentet apo kryeministrat e Shqiperise te kishin 5% te aftesise e zgjuarsise tende,o Mero,ne Shqiperi do te ndertohej nje SHTET LIGJOR MODERN!!!
Ti lodhesh per dite per te gjitha HALLET E Shqiperise dhe sikur te degjonin ty,duhet te SHPORREJ gjysma e deputeteve qe rrijne kot ne ate TEATER KUKULLASH qe e quajne KUVEND!!
Dhe kur degjon …PORDHET e Berishes…te vjen te ikesh nga Shqiperia per te mos u kthyer kurre!!!
Ah more shokeni… Saliu…!
prape ai aleksander frangaj kurva do ta drejtoj per ta perla e vjedh RTSH????
Statusi i RTSH dhe ligji per mediat audiovizuale jane shume ne rregull. Problemi eshte qe nuk jane zbatuar kurre (!) as statusi i vete institucionit e as ligji per mediat audiovizive qe duhet te mbikqyret nga AMA.
Ne lidhje me reformat e mundshme, nuk ka nevoje te shpikim ne ndonje cudi sepse cdo vend i Europes dhe botes ka TV publik ashtu sic ka dhe ministri, rruge, polici, shkolla, spitale apo ushtri.
Problemi nuk eshte pse nuk po zgjidhet dot nej drejtor tani, se kjo eshte normale ne rast se asnjeri nuk eshte i pershtatshem. Problemi eshte pse ka 2 vjet qe nuk zgjidhet drejtori dhe pse u la tani pas 2 vjetesh?
Problemi eshte e TV publik ashtu si dhe gjithcka tjeter publike ne kete vend eshte targetuar per tu shkaterruar, sic u shkaterruan fabrikat, serat, sistemi i bonifikimit; sic po tentohet te shkaterrohet tatri, filmi, sporti dhe gjithcka e sakte dhe e mire qe ishte ndertuar ne Shqiperi.
Asnje nga anetaret e keshillti drejtues te RTSH nuk eshte i sakte por njerez fare kot. E njejta gje vlen per kandidatet per drejtor.
Institucionet publike po lihen te drejtohen nga njerez pa asnje vizion!
Keshtu ka qene tej e ndane keto 25 vjet e keshtu po mbetet.
Gjithcka behet vetem per leke, kush te perfitoje njehere njeri njehere tjetri, asnjeri nuk mendon per rolin e pazevendesueshem edukativ dhe shoqeror qe ka nje institucion si RTSH i cili i ka te gjitha mundesite te jete model per shoqerine shqiptare, por ama jo me ata emra per drejtor e me ate keshill drejtues njerezish te marre e vendosur kot atje pa pike integriteti, vetem per te thene ‘po si urdheron!’ kujtdo qe i vendos atje per te marre ate te shkrete honorar te qelbur bashke me ndonej therrime te enderruar duke qene brenda barkut te balenes.
Diksuh do zgjidhet dhe borde do te kete gjithmone sepse ashtu funksionojne kudo ne bote, por tek ne ky eshte priviligj i legeneve te perjetshem.
RTSH duhet te mbyllet per disa vite dhe te hapet me nje koncept te ri si “Public Tv” ne SHBA.
Drejtori emrohet nga Kryeministri madje dhe AMA ndron balancen kur ndrohet pushteti politik si ne SHBA me FCC e cila perfshin dhe Autoritetin e komunikimeve elektronike kryetari zgjidhet nga presidenti.RTSH paguhet nga publiku,merr reklama si te gjithe tv private dhe merr fonde nga buxheti i shtetit,jo nuk mundet keshtu.
RTSH eshte nje institucion ligjerisht i keq menaxhuar qe eshte kthyer ne nje cerdhe corrupsioni.Ligji i ri i mediave eshte marre nga Sllovenia i perkthyer keq me translliteri e “google” i ngarkuar me nene te vecanta te grupeve te interesit.Ne shqiperi eshte ushtruar nje ekonomi tregu”bruske” si ne SHBA atehere mer kopjen e me te sukseseshme ne bote ne kete fushe. dhe mbaron puna.
Gjithashtu Shqiperia eshte mire te mbyllet fare nja disa vite dhe te hapet me koncept te ri ky vend i quajtur Shqiperi si ne USA biles me te njejten popullsi dhe fuqi ekonomike. Nga 2.8 te behemi 350 milione dhe ekonomia me e fuqishme e botes ne te gjitha fushat si ajo ushtarake ashtu edhe shkencore.
Keta qe ngrihen nga hiri, e kam fjalen per skypion, jane si fatazmat qe dalin nga honet e harruara, qe pikojne akoma gjak dhe helm
Perjashto ndeshjet e kombetares, ketij televizioni nuk ke c’ti shohish! Me ane te nje llogarie te perafert, i takon, qe ne paguajme 6 milion dollare takse ne vit per te. Pse nuk na behet e ditur, ku shkojne keta para. Te ardhura te tjera sigurohen dhe me ane te reklamave te ndryshme. Nderkohe, qe te gjithe ndjehen te pakenaqur! Asnjeri nuk jep pergjigje ose shpjegim!
Zoti Rama premtoi ne fushaten e 2013 se e para gje qe do te bente me te ardhur ne pushtet, do te ishte kthimi i TVSH publikut. Mbase e ka patur fjalen per vitin 2017!
po Mero i di te gjitha ne fakt se vete kandidoi per kryetar te KD dhe u terhoq. Nese eshte kaq i sigurt per motivimet e anetareve te keshillit, ka nenvleresuar edhe veten e vet per nje honorar te qelbur. Nuk eshte zgjidhja te kthehet ceshtja ne Parlament se parlamenti e pruri deri ketu. ka opsione per ta zgjidhur ceshtjen pa ia varur prape ujkut melcite ne qafe, jepini kohe se nje muaj ka qe funksionon, madje pa shperblime se nuk i ka miratuar parlamenti akoma. I vetmi ndryshim qe duhet bere ne ligj eshte qe statuti te mos aprovohet ne Parlament po Keshilli te kete tagrin ti miratoje vete ndryshimet, se po vajti ne parlament s’do mend qe do politizohet. Lerini ore njerezit te lire te bejne punen, boll i gjykuat si e ema e zeqos maje thanes!