Dikush duhet të udhëheqë si pro-perëndimor në Kosovë!

29 Qershor 2015, 19:00Editorial TEMA
Dikush duhet të udhëheqë si pro-perëndimor në

Nga Mero Baze

 

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar nismën ligjore, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë. E di që ka plot argumente populiste për ta kundërshtuar dhe plot melodrama heronjsh të fabrikuar pas vitit 1999, por nuk ka asnjë bazë logjike që një shoqëri t’i trembet një gjykate të ofruar nga Perëndimi, qoftë dhe si test i aftësisë së saj shtetformuese.

Kundërshtimi vjen nga politikanë kryesisht të rrezikuar për të qenë të pandehur para saj, ose prej përpjekjes për t’i bërë opozitë ndikimit perëndimor në Kosovë.

Thirrja tek sovraniteti i Kosovës vjen po ashtu nga grupe politike që nuk kanë besuar kurrë se Kosova do të bëhet shtet i pavarur dhe e kanë konsideruar gjithë betejën e Perëndimit për ta çliruar atë një konspiracion.

Tani gjendemi para një fakti të kryer, që vë në rrezik mbështetjen e mëtejshme perëndimore për Kosovën. Refuzimi i Gjykatës Speciale është gjest dhe vullnet politik dhe nuk ka lidhje me fatin e Kosovës, por me fatin e disa politikanëve, qofshin këta dhe viktima të mundshme të saj.

Ajo që duhet të ndodh sot në Kosovë është, që beteja për Gjykatën Speciale të bëhet në emër të mbështetjes perëndimore që ekziston në Kosovë. Dëmi më i madh që ka bërë ky votim është se ka kthyer në minorancë shumicën perëndimore të Kosovës dhe ky keqkuptim historik duhet korrigjuar.

Së pari, kryeministri Isa Mustafa, si kryetar formal i Lidhjes Demokratike të Kosovës, jo vetëm që duhet të shprehë vullnetin politik të forcës së tij pro Gjykatës Speciale, por duhet të kushtëzojë qëndrimin e mëtejshëm në qeveri për këtë shkak. Të bësh betejë për të mbrojtur Perëndimin në Kosovë, do të thotë të bësh të vetmen betejë që Kosova duhet të bëjë, nëse kërkon të ketë të ardhme. “Populistët”, “marksitët” “Isistët” (jo këta të Isës) dhe çdo rrymë tjetër anarkiste në atë vend, kanë probeme me veten me historinë dhe mbështetjen popullore.

LDK duhet t’i prijë këtij procesi me guxim dhe pa asnjë mëdyshje për të qëndruar ose jo në një qeveri, që nuk ka fuqi të sigurojë shumicën për një Gjykatë Speciale. Duhet ta bëjë këtë jo vetëm pse nuk ka konflikt interesi për këtë zhvillim, por mbi të gjitha sepse dikush duhet ta mbrojë Perëndimin në Kosovë.

Po ashtu, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi duhet të bëjë betejën e tij politike në këtë mes. Nuk mjafton vetëm vota e tij për të thënë se është dakord për Gjykatën Speciale, por duhet beteja e tij. Së bashku me Isa Mustafën si bashkëqeverisës, ata duhet ta çojnë çështjen në referendum popullor, nëse ajo bllokohet nga politika klienteliste e Prishtinës. Ata janë shumica e Kosovës dhe nuk kanë pse kthehen në minorancë nga një betejë politike meskine.

Është populli i Kosovës ai që duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me Perëndimin, apo do t’i kundërvihet atyre që i bën shtet dhe po kërkojnë prova të këtij identiteti të ri perëndimor të Kosovës.

Një referendum pro-perëndimor, i udhëhequr politikisht, do të ndaj historinë e Kosovës nga historia e anarkistëve që tentojnë të bëjnë opozitë me të vetmin identitet real të Kosovës, atë të aleancës me Perëndimin në emër të lirisë së qytetarëve të saj.

Dikush në Kosovë duhet të dalë në rrugë dhe të mbrojë ata që i sollën lirinë dhe shtetin, para se të mbrojë “djalin e axhës” “djalin e dajës”, “burrin e motrës” e ku di unë çfarë histori fisnore, në kurriz të fatit të Kosovës.

Dikush duhet ta udhëheqë këtë betejë publikisht, pa iu dridhur zëri për t’i bërë të pashpresë të gjithë ata që mendojnë, se për të ardhur në pushtet është më lehtë të qëllosh me gurë mbi “Zotat e Kosovës” në Perëndim sesa mbi të zotët e shtëpisë në Prishtinë.

Kosova është ajo që duhet të vendosë çdo bëhet me Gjykatën Speciale, përderisa parlamenti i saj është marrë peng nga kjo mendësi anti-perëndimore. Dhe kur të flasin shqiptarët e Kosovës, atëherë të gjithë e kemi më lehtë të gjykojmë njëri- tjetrin sa vlejmë përballë fatit perëndimor të Kosovës.

32 komente në “Dikush duhet të udhëheqë si pro-perëndimor në Kosovë!”

  1. xhihadizmi ….nuk eshte perendimor !

    1. Idrizi says:

      Mero na dole pro referenduit??
      Dmth si Greqia?
      Po evropa s’do te tilla mjete.po referendum per Gay pse s’kerkon ti Mero?

      Apo e ke te ndaluar nga larte.
      Ku can koke ti je i pa varur ti i bie ballit te gjithve,ta njohim trimerine.
      Kush nuk beson le te pyesijo vetem salen por dhe Edin.
      Hahaha koment i perseritur hahaha
      Vertete jeni te pa varur.

      1. enver hoxha tungjatjeta says:

        Mendoj se taktikisht pranimi i Gjykates se krimeve te luftes nga drejtuesit e kosoves eshte nje zgjidhje e perkoheshme por jo rregullimi i kesaj ceshtje.Mbas kesaj gjykate do filloi poshtrimi i UCK duke barazuar vrasjen e nje serbi me 100 shqiptare,kur dhe gjermani ne L2B merrte hak 1;10
        Gjithe kjo zi kombetare per ceshtjen kosovare (se dhe shqiperia londineze eshte per faqe te zeze) vjen per aresye se ‘Liria nuk dhurohet por fitohet me gjak”..dhe nese gjaku i heronjeve te UCK do perfundoje si ai i masakres 21 janarit 2011 atehere duhet te fillojme “funeral home” per kombin shqiptar.
        Kjo ndodh sot sepse po te ishte gjalle EH NE 1991-1993 ai do kishte ngritur flamurin e ne Gurin e Shpume
        sepse komandantit Legjendar dhe themeluesit te Shtetit Shqiptar Enver Hoxhes birit me te shquar që pati Kombi Shqiptar ja kishte drojen friken mbare Ballkani .kurse sot….no comment

        Ku jane ato trima qe thane se Enveri shiti Kosoven qe ne fakt e bashkoi nazizmi gjerman…po sot qe keni gjithe perendimin me vehte pse nuk i dilni zot Kosoves matherfucker !

        1. ***** says:

          Alibia e atyreve qe e kerkojne kete gjykate eshte prej pretendimit se krimet e kryera jane bere jashte ish-Jugosllavise (shtepia e verdhe) dhe se Gjykata e Hages nuk ka kompetenca per te kryer hetime ne Shqiperi.

      2. Ben says:

        Kjo gjykate nuk ka lidhje fare me pro-perendimin apo kunder perendimit. E gjitha ka lidhje me kontrollin. Kjo eshte sic ndodhi ne 1918 kur tokat e Shqiperise ju dhane sllaveve (Serbise, Maqedonise, e Malit te zi) dhe Greqise, sepse Rusia fitoi ne luften kunder Turqise. Vellai i madh ja u dha tokat shqiptare vellezerve te tij sllavo-orthodoks. E njejta gje po ndodh edhe tani ku nje padrejtesi e madhe po shitet si nje prove e miqesise dhe pro perndimit. Nese miku te fut gishtin ne bythe kjo nuk eshte me miqesi. Ketu kemi te bejme me kontroll dhe nenshtrim pa kushte. Ne krye te Kosoves jane ish luftetare te UCK-se dhe sa here qe miqte duan ta kontrollojne dhe humbasin kontrollin politik te vendit ata bejne presione te tilla. Ose nenshtrohu ose do te hedh ne kaos. Eshte nje pazar i ndyre ne kurriz te popullit shqiptar. Kaosi eshte shume i lehte te krijohet ne Kosove dhe mund te ndodhe. Kaosi mund te krijohet me largimin e forcave te NATOs dhe me ngritjen e Mitrovices ne kryengritje. Futja e forcave serbe ne Mitrovice dhe pastaj fillimi i luftes serbo-kosovare. Fakti qe Kosova u la pa ushtri eshte domethenes, kontroll dhe presion nese nuk bindet. Po te kishte Kosova ushtrine e vet atehere nuk do kishte as serb as maqedonas as edhe nje perendimor qe ta kontrollonte dhe ti jepte urdhera. Kjo po e alienon Kosoven, po e ektremizon dhe po behet me qellim qe ta hedhe ate ne krahet e ekremizmit. Nuk mund te denohet viktima me gjykata speciale. Kjo nuk ka ndodhur ne asnje prej lufterave te Europes. Nuk ka ndodhur me polaket, nuk ka ndodhur me ruset, nuk ka ndodhur me francezet, nuk ka ndodhur me Izraelin, nuk ka ndhodhur me Bosnjen nukm ka ndodhur me Kroacine. Eshte nje turp i madh qe Kosoven po perpiqen ta demonizojne qe nga transplanti i organeve e deri tek kriminelet e luftes. Nuk mund te barazohen krimineli me viktimen. Kete mund ta bejne vetem demone si Dick Marti me shoke dhe gjykateset e Zvicres. Eshte nje turp i papapre dhe i padegjuar. Poshterimi mei madh qe mund ti behet nje populli te rrenuar. Pas perdhunimit fizik tani kerkojne ta perdhunojne Kosoven edhe shpirterisht. Eshte e pafalshme per keto mendje djallezore qe perpiqen te demonizojne Kosoven dhe popullin shqiptar. Na kane futur ne cdo film qe del si mafioze dhe vrases, sigurisht nga mendje raciste dhe fashiste. Mero me vjen keq qe ti je bere viktime e ‘ketyre te ashtuquajturve miq’. Une i pelqej shkrimet e tua dhe gazeten tende, por nuk mund te mbeshtes nje shkrim te tille. Shpresoj qe ta botosh.

        1. ad says:

          ben

          shteti islamik i kosoves eshte nje teritor amerikano-europian.kosovaret luften me serbet e humben.luften me serbet e fituan amerikaneo europianet.

          duhet te kesh edhe nje gje tjeter parasysh se europianet u futen ne kete lufte me karten e mbrojtjes se drejtave te njeriut dhe nuk mund ta shkelin kete karte per ca islamike.

          per europianet eshte me i pranushem nje shtet nen ndikim rus se nje shtet terrorist nen ndikim e isis.

          para ca kohesh kete gje ju thosha islamikeve kosovar te ketij forumi se europianet mund ta rishesin token e kosoves prape serbeve per arsyen e thjeshte se :

          EUROPIANET E CLIRUAN KOSOVEN PER TE JETUAR TE LIRE SHQIPTARET JO ISLAMIKET E ISIS. KJO ESHTE THELBESORE PER TU KUPTUAR!!!!!

          kjo popullsi qe jeton ne kosove nuk mashtroi vetem europianet ne rradhe te pare ajo mashtroi ne shqiptareve. kjo popullate kur proteston ne mbrojtje perdor flamurin SHQIPTAR .ndersa kur sulmon perdor flamurin e ISIS.

          kuptohet qe kosovaret kane kaluar cdo vije te kuqe me antieuropianizmin e tyre dhe jane shteti i 4 ne bote ne mbeshtetje te terrorizmit islamik.

          dhe kjo gjykate eshte nje menyre te theni ketyre se ose do ulin koken para atyre qe luftuan realisht ne kosove e te kuptojne se nderi qe i shpetuan dhe i rilejuan te jetojne ne ate toke i dedikohet shqiptareve te kosoves dhe jo islamikeve te isis.

          eshte pabesi qe te ndukesh doren qe te ushqen!!!!!!!!!!!!!!!!!

          1. Ben says:

            Ad, nese ke lexuar lajmet e koheve te fundit, zoti Snowden thote se kush jane krijuesit e vertete te kesaj organizate ekstremiste islamike. Ju lutem lexojini deklaratat e tij. Europa eshte ne vendin e pare per luftetare vullnetare te islamikeve fanatik. Po eshte e vertete qe kane shkuar aty edhe 100 apo 200 kosovare. Kjo nuk e ben nje popullsi te tere disa milioneshe fajtore ashtu sic nuk e ben edhe Europen islamike vajtja ne kete lufte e disa qindrave vullnetaresh fanatik. Nuk mund te ndeshkohet nje popull i tere per nje dore fanatikesh. Kjo mund te behej me mire duke i detyruar drejtuesit e Kosoves te merrnin masa me shtrenguese.

    2. ad says:

      Mero nuk paske kuptuar thelbin e realitetit ne kosove.

      a) lufta e kosovareve kunder serbeve nuk ishte dhe eshte nje lufte etnike. ne thelb dhe kryesisht ajo eshte lufte kunder perendimit te krishtere.

      b) ti thua referendum te popullit shqiptar te kosoves
      dhe ne fakt nje i tille duhet per te kuptuar sa % e popullsise ne kosove eshte shqiptare.por te jesh i sigurt se shumica e popullsise atje eshte turko-arabe. (ose me sakte si e kamuflojne ata veten ne popullsi mysylmane qe flet shqip)

  2. Zani Burimi says:

    Mero, shpesh te kam pergezuar per shkrimet dhe analizat, por me kete editorial nuk jam aspak dakord. Nuk permban asnje argument shprehja se duhet te qendroje populli i Kosoves me Perendimin me kete Gjykaten Speciale te perendimsave qe nuk bejne asgje me shume , por i shkojne pas Martit antishqiptar. Perendimi do te ishte i drejte, po te krijonte Gjykaten Speciale ne Serbine gjenocidiste te Nikolicit.
    Kjo Gjykata qe kerkojne Perendimoret eshte vetem per ta perulur popullin shqiptar dhe per t-u bere qejfin serbeve dhe te gjithe atyre ne Perendim qe jane bere pishman qe nje here ne jete iu bene krah popullit tone ne te gjithe historine europiane.
    Ju lutem, mos e beni gazeten tuaj kembane te servileve! Nuk e meriton as ti dhe as gazeta jote te gaboje ne esencen e Historise!
    Nuk ju akuzoj, por as mos gabo qe, pa dashje, gjoja per per dickaeuropianizuese, t’u beni thirrje kosovareve per te pranuar akuzat e Martit maskara e prokurores qe iu hubte emri! edhe nje gje: Ne kundershtimin e tyre shumica eopozites se sotme kosovare nuk ka asgje populiste!

  3. luis says:

    Detari jam plotesisht dakord me komentin tend.Dua te shtoj se shpeshhere deshiroj te kunderten e asaj qe eshte ne realitet.Dua te besoj si nje naiv se edhe kosovaret jane me ide perendimore,se jane europianiste dhe perparimtare por qe te jem i sinqerte feja islame eshte kaq e forte dhe kaq ndikuese ne kokat e tyre saqe ata e quajne me adhurim arabin,turkun e cdo race tjeter islame ne bote vella dhe te krishterin shqiptar qe ka te njejtin gjak dhe gjuhe armik.Feja islame eshte shkaterrimi i kombit tone dhe jam i bindur se shqiptaret fort mire e dijne se ku qendron e keqja por nuk kane ndermend te devijojne nga rruga e mbrapshte.Perendimin keta e kane hale ne sy por duan ta perdorin deri te arrijne qellimet e tyre pastaj jane gati ti ngulin thiken pas shpinet,por e kane te kote se do u kthehet ne kurrizin e tyre se Amerika dhe Europa i njeh mire kete race te pabese.

    1. Toni KS says:

      Dmth. ti i njeh personalisht 1.7 milion kosovar dhe e din cka mendojne ata. Te siguroj se ne Kosove nuk ka ende nje idiot shtetrrenues si Haxhi Qamili juaj apo ndonje ideolog te wahabizmit si Nasirudin al-Albani prej Shkodre. Po shoh qe myftiu i tashem i Shkodres po shkon ne rrugen e tij kur refuzon te pergjigjet a eshte shqiptar a musliman. Keta leshkot ala-ISIS te Lazaratit vrane policin e shtetit pa iu levizur cerpiku (nuk ka ndodhur kjo ne Kosove). Perkunder krejt kesaj pretendon qe Kosova qenka infektuar aq keq nga islamizmi dhe Shqiperia qenka kaq mire sa te na shesesh mend?

      1. Jeronim de Rada says:

        E kuptoj deshiren dhe qellimin tend te mire…por eshte e vertete qe “Kosova eshte infektuar keq nga islamizmi”. Sic po vejne punet, edhe Shqiperia nuk do t’i shpetoje ketij infektimi, por tani per tani qendron me mire se sa Kosova.

        1. Toni KS says:

          @De Rada, ky nuk eshte fenomen kosovar, as shqiptar por global. Nese se kapur ende kete nuk e njeh islamofashizmin. Kosova dhe Shqiperia jane ne te njejtin nivel “infektimi” sepse ndajne te njejten hapsire dhe promovuesit (erDOGani dhe Shtetet e Gjirit) e shohin gjithe Ballkanin si front per tu perballur me Perendimin. Gjithashtu te gjithe hoxhollaret renegate shqipfoles kane bere te njejtat shkolla satanike (akademi terroriste) dhe kane te njejten ideologji. Permenda myftiun e Shkodres me lart, ka edhe tjere. Bejme mire te leme anash shitjen e mendeve njeri-tjetrit dhe te shtojme masat anti-terror (konfiskimi i fondeve, mbyllja OJQve turkoarabe, procedimi penal i klerikeve radikal). Hanibali (islamofashist) nuk eshte ende te porta , por afer.

  4. Erenik Doli says:

    Duhet te ceken sakte pikat se mbi ç’fare baze akuzash kerkohet themelimi i kesaj gjykateje. Te thuhet hapur ne popull: behet fjale (pershembull) per akuzat e Dick Marty-t dhe per zhuta kuçën, drejte dhe hapur. Dhe ne asnje menyre: Gjykate Speciale pa sqarim brendie se per ç’fare behet fjale. Perndryshe eshte Gjykate Gjuetie Shtrigash, ku do kishte hapesire per te vene para gjyqit tere ata qe i qine nenen ne gop Serbise. Gjykate anonime nuk duhet pranuar. Nese behet fjale per akuzat e Dick Marty-t, te saktesohet dhe ligjerisht te sanksionohet edhe denimi eventual kunder Dick Marty-t nese akuzat ne fund dalin trillime, dhe jo dhe asnjehere te lihet e drejta e shtrember e pacenuar se Dick Marty mund te akuzoje sipas qejfit sepse na paska imunitet te larte te parlamentarizmes Europiane. Gjykata duhet bere patjeter, por populli duhet te sqarohet ne fillim. E kuptoni se si eshte sjelle verdalle kjo tymnaje? shpejt-e-shpejt sikur po na iken treni. Kjo ngjall dyshime dhe sjell paqartesi ne popull. Dhe per fund: Kosova do vazhdoje te jete jofunksionale sepse duhet shpene haka te i zoti, dhe ajo eshte Shqiperi Reale.

    1. Jeronim de Rada says:

      Shqiptaret e Kosoves me “specialen” e kane rastin qe akuzat e Dick Marty-t t’i hedhin poshte. Prandaj eshte e mire “specialja” sepse e jep mundesine per nje gjykim te drejte dhe lirimit nga nje akuze e rreme.

  5. visar says:

    shkrim i deshtuar

  6. Mallakastrioti says:

    Pershendes Mero Baze si “Zot” Shtepie qe je..!..e lexova shkrimin tuaj si ngahera,dhe po mendohem te bej edhe une nje KOment apo jo,kjo per te vetme arsye se ju i Cilesoni Koemtet e mija shpeshhere si te “Verdha” po te flasim me gjuhen e Realizmit Socjalist…ose si Komente qe kaperzejne vijen e “Kuqe” prandaj dhe nuk i beni Publike.
    1-Une po te pyes ty Mero si “NJeri i Kalemit” pse u Dashka Ngritur nje Gjykate Specjale ne Kosove, kur dihet qe Kosova nuk eshte Gjermania e 1945-ses dhe na duhet nje Proces Nurembergu???
    2-Ne Kosove Operojne Trupat “Nderkombetare”,ka nje EULEX-s,si dhe ka nje “Shtet Kosovare” qe ka edhe Gjykatat e tij…athere per shume Lexues, dhe Shqipetare mbetet e paqarte pse u Dashka nje “GJykate Specjale”???
    Fare mire c´do Qytetare i Kosoves, qofte Shqipetare, serbe, Turke apo Ashkali-Magjyp,munde tu Drejtohet Qykatave te Kosoves per c´do Ceshtje Penale,duke filluar nga Zenjet Ordinere deri te Krimet e kyrera gjate Luftes, dhe nese nuk gjene te Drejten ne Gjykatat e Kosoves le tu drejtohet EULEX-it, apo edhe shume Organizatave Jo-Qeveritare qe Operojne ne Kosove..
    3-Dhe themi se na Duhet Patjeter nje Gjykate Specjale per Kosoven, sepse keshtu na thone “Miqete” apo edhe “Armiqete” , dhe nese sote e Krijuam,sa “Kriminele” do te gjykoj kjo Gjykate???Dhe kur kerkohet me kaq Ngulem, do te thote se Numri i Krimineleve eshte aq i Larte , sa eshte urgjente Krijimi i kesaj Gjykate…
    4-Ne dime se kemi pasur Gjykaten e Hages per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi, ku Lideri i AAK-se z.Haradinaj na doli i Pafajshem, nese ka ne Kosove te “Dyshuar” per krime pse nuk i shqyrton Gjykata e HAGES??
    @@C´fare Fshihet pas krijimit te kesaj Gjykate,qe nga Nderkombetaret po kembengulet kaq shume, dhe me keq akoma pse nuk u Kerkua krijimi i nje Gjykate Specjale ne SERBI, kur dihet se ishin Shkaktaret e disa luftrave ne Ish-Jugosllavi dhe kane kryer me qindra krime , te cilat ne 80% te rasteve nuk jane Denuar????
    Mos Valle me Krijimin e kesaj Gjykate “Miqete” tane po kerkojne te vene shenjen e Barazimit ne mes te Serbeve dhe Viktimes Shqipetareve, apo Nderkombetaret kerkojne ti bejne n je Leshim Serbise ne Kurrize te Kosoves dhe Shqipetareve ne Pergjithesi, kur dihet se Serbia ka “Vellain e madhe Russine”…
    Shkurt z.Mero Baze, kush ne Shqiperi apo kosove eshte ne Gjendje te na Sqaroj me mire se ku duan te dalin “Miqete” tane me krijimin e kesaj gjykate????sa per rusine e dime, nuk ka nevoj per koment…apo eshte nje “Pazar” i Ndyre Diplomatik ne kurriz te Shqipetareve, si pasoj e perplasjes Amerikano-USA-Europ…dhe si gjithnje paguan i Dobeti, dhe i Vogli?????????????????

  7. katarakti says:

    Po mire mor Mero. Po me sa di une ekziston nje Gjykate Nderkombetare ne Hage qe merret me krimet e luftes ne Ballkan. Pra me krimet e kryera nga serbet, bosnjaket, shqiptaret etj. Atehere perse u dashka edhe nje Gjykate Speciale ne Kosove. Nje Gjykate Speciale , Perendimi duhet te ia kerkoje Serbise ne rradhe te pare deri te dhjete, qe ka vrare dhe zhdukur me mijera bosnjake dhe kosovare. Apo jo?!

  8. vvvvvvvvvvvv says:

    ja do qajme problemet per shtetin afer nesh kosove se atyre ju plas shume per ne shikoni problemet tuaja c keni qe fusni hundet ne punet e brendshme te nje shteti tjeter kosove ne kete rast .kosova ka nje problem te madh ekstremizmin islamik dhe pushtim nga arabet turq dhe sot ne kosve ska kosovare por arabe turq qe dine pak kosovarce dhe e heqin veten si kosovare dhe me e keqja qe keta i jane versul shqiperis na kane pushtuar marin nenshtetsi shqiptare dhe gezojne te gjitha te drejtat si ne ne shqiperi duhet urgjent qe shqiperia te mbylli kufinjte me kete shtet islamik radikal urgjent sna intereson shuem e bejne apo se bejen ata gjykaten speciale

    1. neo! says:

      vvvvvvvv, cfare qenje je ti o mask…? Ne te Kosoves shpenzojme shume para ne Shqiperi sidomos gjate sezonit verore. Si mund te shkruash nje gje te tille o kokepalare?

      A te kujtohen Maskat qe na plaqkiteshin per cdo dite, te ne nuk ndodh nje gje e tille, edhe pse nuk je i denje me kuminiku me nje qenje si ty!!!!

  9. sit.. back....and relaks → says:

    Permbledhtasi shkrimi do te thote qe: ai qe i ul breket i pari me shpejt se te tjeret eshte me pro-europiani, pro-perendimori. kush fillon nga pyetjet jo pse duhet ti ul, jo andej po ketej ai eshte armik dhe antiperendimor antiamerikan, eshte qen bir qeni dhe duhet varur ne litar.

    1. Pelasgian says:

      Sa desha te shkruaj dicka te tille por pas komentit tend nuk ka me vene!

      Per hater te perendimorve po themi qe UCK boni masakra e serbi vec mbrojti popullin e tij!

      Te q…fsha trute o gel-Baze kameleoni!

  10. Lulzim Mucaj says:

    Me ke trishtuar me ket shkrim ti thua qe na te pranojm deshiren e serbis dhe te dik martit ti thua se per krimet serbe ndaj civileve shqiptar te vitit 1998 te mos procedoh kurr me ke lan pa tekst askush ne kosov nuk eshte kunder gjykates ne jemi kuder gjykatave politike te nje anshme viktima asht viktim dhe nuk ka fe e as komb.

  11. turkogrekongrenes says:

    Gjykata do te themelohet per te futur ne burg Thacin, Mustafen dhe te gjithe antishqiptaret e politikes se Kosoves.
    Ata, e dine shume mire kete prandaj nuk e votojne.
    Asnje kriminel nuk shkon ne burg me kembet e veta por heret ose vone ata do te shkojne.
    Nuk ka rruge tjeter.

  12. vizioni i Bashes says:

    Ne kemi lindur, që të gjykojmë të tjerët dhe s’ka burrë nëne që të na gjykojë , ne shqiptarët… Pastaj, ne asnjëherë s’kemi bërë asnjë faj, gjithmonë të tjerët na kanë rënë në qafë…(???!!!)

  13. Agimi says:

    Ja ke fut kot fare Mero!

  14. komandant dafuti says:

    Eshte rasti me i mire ,dhe do ishte fat i madh per popullin kosovar ,qe te krijohej kjo gjykate dhe te raste ne burg te gjithe plehrat te ashtuquajturit komandante qe nuk ishin gje tjeter pervecse mafioz droge dhe prostitucioni,do e shpetonte Kosoven nga keta kancerogjen dhe ndoshta do e bente shtet te pakten sic ishte ne kohe te TITOS.

  15. hahaha says:

    Shkrim me te qelluar per çeshtjen ne fjale akoma nuk kam lexuar

  16. era says:

    Nuk po komentoj por po perseris komentuesin “katarakti” dhe “sit back…”
    Kjo gje qe propozohet bie era pisllek i madh. Perse eshte gjykata e Hages??? Nuk paska vlere??!!

    Ne cilin vend te botes qe jane bere krime eshte ngritur gjykate speciale.
    Dhe nese do te duhet te ngrihej atehere siaps perendimoreve qe kjo gjykate duhet kunder atyre qe kane kryer krime ne lufte atehere nuk dalin mire hesapet se keta qe sugjerojne duhet te ngrene gjykata speciale ne vendin e tyre.

    Dhe lepurushet qe sugjerojne se kush heq breket i pari eshte me “properendimor” nuk i hane me shqiptaret, se kane pare shume deri me sot.

    Mero, jemi zene me miqte per ty, duke te ngritur ne piedestal, por na vika keq qe kemi harxhuar frymen kot.

  17. mira says:

    Shqiptaret kane me shume tru nga sa mendojne perendimoret.
    Fakti qe per kete gjykate po kembengul Rusia e Serbia per shqiptaret eshte e qarte gjithcka.
    Gjithmone behet KURBAN nje popull i vogel pa perkrahje pa aleanca ku historikish ne shtete e tjera kane dominuar lidhje dhe aleancat fetare…. e brockulla te tjera, ndersa shqiptaret kane qene gjithmone te sulmuar, neperkembur, jane pare si nje vajze jetime qe perpiqen ta perdhunojne kush te munde.

    Ke te gje e bene segmente qe nuk perfaqesojne DEMOKRACINE E VERTETE, dhe si ujku dhe cakejte pretendojne se kane te drejte me qe jane me te forte.

    I KUJT ESHTE FAJI QE PER CDO GJE QE PO BEHET PO NA DEL SE ENVERI PASKA PATUR TE DREJTE?! Qe shqiperine e duan per interesat e tyre dhe per shqiptaret as u plas fare??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje