A fiton dot më PD me Lulin?

1 Korrik 2015, 21:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Debati artificial që po tenton të zhurmojë debatin real në PD, në të vërtetë po përpiqet t’i ikë pyetjes themelore që opozita duhet t’i bëjë vetes në raport me liderin e saj të emëruar. Pyetja është, a fiton dot më Partia Demokratike me Lulin?

Tentativa për të bërë analiza leniniste dhe për të “nxjerr përgjegjësi administrative”, siç janë ndryshimet në stuktura degësh, janë banale. Një parti në pluralizëm është mekanizëm elektoral dhe jo parti shtet. Ajo përfaqëson një fyrmë që mobilizohet të fitojë një betejë elektrale. Nëse nuk vlen për të të sjellë në pushtet, nuk vlen për asgjë.

Dy vitet e drejtimit të Partisë Demokratike prej tij, janë dhe dy vitet e ndërtimit të strukturave të reja të Partisë Demokratike. Ai ndryshoi gjithçka me rrënjë. Bëri një statut që nuk më rregulla, ndërtoi një Këshill Kombëtar tërësisht me njerëz jashtë frymës politike të PD, kryesisht punonjës të kompanive të Kunatit të tij dhe gruas, plus njerëzit që i ofroi Berisha, ndërtoi degë në gjithë rrethet, me njerëz të rinj, të zgjedhur vetë prej tij dhe stuktura të ndërmjetme siç janë koordinatorët apo sekretarët, të cilët zëvendësuan strukturat e mëparshme klasike të PD.

Pra, nëse ka çaluar ndonjë gjë nga ana organizative, ky është faji më i vogël, edhe pse është i gjithi i Bashës, pasi janë njerëzit e tij.

Por, Basha nuk humbi nga strukturat e partisë. Nga ato mund të mos fitonte sikur të ishte diku afër, por ai e zhyti thellë PD në humbjen e saj më të thellë historike. Dhe humbje të tilla nuk vijnë nga burokracia, por nga politika. Më qartë, humbje të tilla i tërheq si rrufepritës një fyell si Lulzim Basha, i cli në përpjekje për t’u ngjitur lart, thjesht ka nxjerrë kokën mbi të tjerët, por nuk di nga të shkojë. Ai e ka dëmtuar PD në frymë, në ide, në struktura, në energji, dhe në motivimin e militantëve. Meskin dhe frikacak nga lufta e brendshme, ai ka bërë kujdes ta mbushë PD me njerëz jopolitikë, sikur të ishin të punësuar në Bashki, të cilët janë aty për të mos lejuar të prodhohet politikë në strukturat e PD. Ata që toleruan dy vite më parë këto struktura fiktive, duhet ta dijnë se janë bërë për këto ditë të zeza, kur nuk ke mundësi ti konsiderosh si institucione të partisë, por si truproje të Bashës.

Çdo analizë boshe është një debat jo produktiv, pasi PD nuk humbi për çështje organizative apo teknikalitete, që mund të rregullohen. Ajo nuk humbi as ngaqë nuk kishte njerëz të shoqërisë civile brenda saj. Nga ata kishte me shumicë, por ishin arsye përse humbi.

PD nuk prodhon më politikë, por interesa të vogla për të mbrojtur të shkuarën e kryetarit të saj historik dhe kryetarit të saj humoristik, të cilët e përdorin atë si një truprojë të problemeve të tyre.

Çështja shtrohet se si do të fitojë kjo parti me të njëjtin lider, me të njëjtin vizion, me të njëjtin motivim, me të njëjtën ide për ta keqpërodrur PD dhe me të njëjtën papërgjegjësi ndaj frymës politike në atë parti? Mendoj se nuk mund të fitojë.

Lulzim Bashën shqiptarët nuk e shikojnë më si sfidues, por si përfitues, nuk e shikojnë më si kundërshtar, por si kanakar, nuk e shikojnë më alternativë, por si një njeri që e përdor Berisha si stativë. Ai është një gotë e thyer me të cilin nuk i jep dot ujë askujt. Ai mund të mos i fitonte zgjedhjet, por mund të fitonte të paktën një gjë në këtë fushatë, të fitonte fushatën, të rriste rezultatin, të përmirësonte kandidatët, ose të sillej si lider normal ndaj zgjedhjeve. Ai nuk bëri asnjë dhe po vazhdon të bëjë një thes me marrëzi vetëm e vetëm që t’i shpëtojë pyetjes themelore që duhet t’i bëjë çdo demokrat: A fitojmë dot me ty Lulzim Basha? Kjo pyetje është torturuese për të dhe për të mos e dëgjuar kurrë këtë, ai është gati të bëjë zhurmë, sikur po reflekton mbi çfarë ka ngjarë. Biles, siç e pamë të gjithë, është gati të gjejë shpëtim tek llogaritë e Kaçit. Berisha u katandis tek Kaçi pas tetë vitesh pushtet për ta shtyrë dhe tre muaj se i duhej mandati i tij. Basha u katandis për dy vjet, dhe tani ka nevojë për llogaritë e tij të ndjehet fitues. Ashtu fitoftë gjithmonë! Por demokratëve u duhet dikush që fitore quan marrjen e pushtetit, dhe jo ruajtjen e karriges në PD.

33 komente në “A fiton dot më PD me Lulin?”

  1. beo says:

    Titulli më I sakte do ishte:

    A duhet arrestur Berisha bashkë me Lulin apo vec e vec

    I pandehuri Sali Harram Berisha & sons kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme për aktivitetin kriminal te tij si me poshte
    1- për dështimin e tranzicionit,
    2- për shkatërrimin e ekonomisë,
    3-për kriminalizimin e shoqërisë,
    4- për shitjen e hapur të shtetit të huajve,
    5-për tradhëtimin e çështjes kombëtare
    6-për masakrën e 1997
    7-për grusht shteti 1998
    8-holokaustin e gërdecit
    9-për vrasjen makabre 21 janar 2011
    10-genocidi ndaj fisit te Haklajve.
    ect…
    Vetëm nga akuzat e mesipërme të vërtetuara katërcipërisht ky bandit ose duhej të ishte në burg të përjetshëm me kohë ose duhej të ishte egzekutuar..(.prangat ose plumbi)
    Megjithëse votuesit shqiptarë në mënyre shembullore ne 2013 dhe 2015 e kanë egzekutuar me plumbin e votes,por ky “egzekutim” nuk po kryhet nga mazhoranca qe ka nje pushtet te mjaftueshem per ti vene prangat jo vetem berishes por dhe banditeve te drejtesise.
    Zoti Mero bën shumë mirë që i kryqzon akoma keto ndyrësira kriminele por duhet dhe te demaskoje hilet e dyshes PS-LSI por dhe te disa ambasdoreve te plotfuqishem ne Tirane që jo vetem nuk janë te sinqertë por dhe po luajnë “kapucash” me dy-tre porta.

    1. mjelma e durresit says:

      Ndryshimi midis berishes dhe bashes eshte si midis nje ujku te zgjebosur dhe nje gjarperi “te urte”.Ky i fundit eshte me i rrezikshem se nuk i duken kembet.Tani qe humbi ne menyre spektakulare votimet e 2015 largimi i tij me force nga demokratet e vertete eshte detyre kombetare.Kush eshte pra ky serpent me gjak te helmuar ?

      “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I GJARPERIT LUL

      A
      -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

      B
      -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

      C
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
      D
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

      E
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

      F
      -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

      G
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

      J
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

      M
      -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

      “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

      -LUL LEGENI
      Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

      LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
      Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

      -LUL MALOKARI
      .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

      LULI KUQ
      Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

      LUL I AMBASADORES
      Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

      1. beni says:

        Kush e rropi Shqipërinë?
        Kush ia prishi bukurinë?
        Kush si njerkës i vu’ pishën?
        Ujqëria me Berishën!

        Kush mor kush ia nxiu jetën?
        Kush ia vrau të vërtetën?
        Obobo sa keq e tretën!
        Qen Sali me Lulbashën!

        Minjtë që dolën nga gjirizi,
        Si njëfarë Shpëtim Idrizi,
        Ja këta e veç këta,
        Na u shpifën si damblla,

        Ky Idrizi, një këllirë,
        S’e sheh veten në pasqyrë?
        Në ekrane seç na ngeli,
        Muti që bëri Xhuveli!

        Nuk kam asgjë personale,
        Me këto të ndyra hale,
        Po kur shoh, ah, poshtërsitë,
        Më dalin rrufe nga sytë!

        Kurrë Zoti mos e dhëntë,
        Të bashkohemi me qëntë,
        Qentë e qenve të pabesë,

        Në një shtrat e në një thes!
        Këtu s’mund të vijë e mira,
        Po s’ikën ato fytyra,
        Popull-po ke veshë dëgjo,

        Këllirat mos i voto!
        E marrin votën nga ty,
        Pastaj bëjnë tregëti,
        Dhe e çojnë sy më sy,
        Drejt e tek shoku Sali!

        Sali pordha goxha “burrë”,
        Këtu s’ka fituar kurrë,
        Po atij ia shtynë ditën,
        Qentë që nga neve ikën!
        Që të mos na zbrazet kupa,
        Tani duhen shtatë lupa,
        Të ketë veç idealista,
        Kur të shkruhen ato lista!
        Të jenë njerëzit më besnikë,
        Që s’na lënë në mot të lig,
        Që pështyjnë mbi miliona,
        Dhe s’i shesin votat tona!

        Të zhduket Lulbashëria,
        Siç kam thënë, kurvëria,
        Kurvëria me Salinë,
        Për të rrjepur Shqipërinë!
        Ah e ah, që s’kam fuqi,
        Që të vija pak drejtësi,
        Pa mëshirë këta zuzarë,
        Do t’i varja në litarë!

      2. nigo says:

        Ke harruar prishjen e mbikalimit te Zogut te Zi qe gjykata kushtetuese e denoi me 1 milion Euro gjobe.

        1. beni says:

          Zoti nigo !!

          nqs se ka një vend ne bote qe nje spiun leviz pa u shqetesuar eshte atdheu yne qe ka shkuar per lesh. lexoje kete fakt uluretis ketu poshte dhe pyet kush na ka mallkuar qe jemi qërruar

          Flet per gazeten “Le Temps: Jose Pablo Baraybar, njeriu qe bashke me Lulzim Bashen kane hapur te paret dosjen e serbeve te humbur tek Shtepia e Verdhe ne Burrel.

          (Marre nga “Le Temps”

          “Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.”

          Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë. Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë. Ai thotë se në pesë vite përmes zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e kësaj zyre kanë bërë që të ketë më pak se 200 njerëz nga listat e personave të humbura në këto konflikte. Në shumicën e rasteve, ai thotë se ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe u janë kthyer trupat familjeve. Megjithatë, Jose Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që informoi për trafikimin e organeve, që denoncon raporti i Dick Marty, dhe një nga burimet e tij.

          Kur dhe si e keni marrë informacionin fillestar?

          Kur kam mbërritur në Kosovë në qershor të vitit 2002, në dosjet që gjeta aty nuk kishte informacione. Por dy muaj më vonë, ne kemi marrë një dosje shumë të veçantë që të çonte tek “Shtëpia e verdhë”.

          Kush jua ka dërguar atë dosje?

          Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë historitë e njerëzve që nuk dinë gjë për njëri- tjetrin dhe që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve përtej kufirit shqiptar. Disa viktima i kishin çuar në “Shtëpinë e Verdhë”. Ka pasë dhe foto të shtëpisë, të marra me nxitim. Ajo ishte e verdhë,por pas dy vjeteve kur kam shkuar unë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

          Dhe çfarë keni bërë me atë dosje?

          Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar.

          “Përkthyesi” im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Lulzim Basha kishte dosjen dhe ishte menaxheri kryesor.

    2. Skypion says:

      Disa media kane hapur nje debat fallc mbi kinse fajtore e pergjegjes per humbjen e opozites ne zgjedhje.
      Te gjithe keto media jane me qeverine.Jane me pushtetin.Jane media te oligarkise ne pushtet.
      Te gjithe analistet dhe gazetaret e perfshire ne kete “debat” jane te majte,mbeshtetes te PS-se,mercenare,argate mediatike e zuzare gjithfaresh.
      Imagjinoni pak: te gjithe keta analiste shkruajne “me dhembje” dhe “shqetesim” per Partine Demokratike!Dhe,si per cudi te gjithe keta qe “u dhemb” dhe “i shqeteson” fati i opozites jane te majte me damke,ose mercenare te Rames…!!!
      Synimi i tyre eshte,se pari,te largojne vemendjen nga farsa e zgjedhjeve,si nder me te manipuluarat qe jane bere deri me sot;se dyti,te bejne diversion ne opoziten demokrate.
      Per synimin e pare,do te flasim me nge me vone.Ia vlen te themi dicka per te dytin.
      I gjithe debati mund te permblidhet ne disa fjale kyce:Basha,Berisha,humbja,pergjegjesia.
      Analistet bashibozuke duan te terheqin vemendjen e tyre ne kete debat,qe Bazja,nepermjet nje gabimi frojdian(per ironi,sepse Bazja yne,eshte nje nder protagonistet kryesor te ketij kinse debati!!)e quan me te drejte fallc,me shpresen qe ta demtojne sa te munden Partine Demokratike.
      Humbja e opozites ne keto zgjedhje,nuk mund te analizohet e shkeputur nga analiza e sistemit oligarkik te instaluar keto 2 vite ne Shqiperi.Bile,bash ketu duhet kerkuar ajo.Synimi kryesor i oligarkise ne pushtet ishte asgjesimi i opozites,i Partise Demokratike.Gjithe makineria gjigande e oligarkise u vu ne sherbom te ketij synimi.Metoda qe perdori ishte bolshevike.Tipike bolshevike.Megjithese nuk ia arriti ta realizonte synimin e vet kobzi,eleminimin e opozites pra,ia arriti nga ana tjeter qe te dukej fitimtare,kurse subjekti i shenjuar per t’u asgjesuar si humbese.
      Endrra e analisteve bashibozuke te pushtetit ishte qe te flisnin per fajin e asgjesimit politik te opozites.Ne fakt,mezi e prisnin kete.Tani u ka mbetur te flasin per fajin e humbjes se saj!
      Diversioni,sic e thame,eshte perqendruar tek dy figurat kryesore te PD-se,kryetarit aktual Basha,dhe liderit historik Berisha.
      Antidiversion:
      – Basha eshte kryetari i PD-se dhe lideri i opozites.Keto 2 vjet ai ka bere nje opozite demokratike,shume demokratike,europiane,perendimore;shume europiane dhe perendimore.Eshte hera e pare ne keto 23 vite demokraci qe nje opozite performon ne menyre kaq europianiste.Zoti Basha eshte me te vertete nje politikan i me fryme dhe aksion europianist.Europianizmi i tij eshte korrekt.Shume korrekt.E per paradoks,pikerisht ketu,duhet kerkuar edhe “pergjegjesia” e tij,”faji” i tij.Eshte keshtu,sepse kjo sjellje europianiste,ky opozitarizem europianist i Bashes,si lider i opozites, u shfrytezua nga oligarkia ne pushtet si pike e dobet ne betejen politike!
      Shkurt,Basha eshte pergjegjes apo fajtor,ne ate mase sa c’eshte europianist.Apo me qarte,Basha eshte pergjegjes,sepse eshte nje lider europianist.
      – Berisha,lideri historik i Partise Demokratike,ka dy vjet qe ben nje opozite shume aktive,ne stilin e vet origjinal,si denoncuesi kryesor dhe i vetem i gjemave dhe bemave skandaloze te oligarkise ne pushtet.Zoti Berisha eshte politikani me me eksperience ne Shqiperi.Ai ,me mire se cdokush tjeter, i njeh oligarket ne pushtet.Me dhembe dhe dhemballe.Ai,me mire se cdokush tjeter,e di se e vetmja menyre per te mposhtur te keqen ne pushtet,eshte lufta pa kompromis me te.Sy per sy dhe dhemb per dhemb.
      Pikerisht ne kete “dikotomi” sjelljeje politike,duke e kthyer ate kokeposhte,bashibozuket analiste gjejne shteg per te bere diversion.
      Ne fakt ceshtja eshte shume e thjeshte.Ajo mund te shtrohet ne formen e pyetjes:A ia vlen opozitarizmi i bute europianist,e kesisoji i pavend e i parakohshem,aq i parakohshem sa mund ta quajme futurist,i Bashes?!
      Apo duhet qe perballe kesaj oligarkie te eger,te behet nje opozite e forte demokratike,ashtu sic di ta beje doktori?!
      Faktet na thone qe duhet kjo e dyta.Madje,qe kjo eshte nje nevoje,nje domosdoshmeri,nje emergjence kombetare.
      Eshte kjo arsyeja,sepse,mendojme qe Sali Berisha duhet ta rimarre ne konsiderate rolin e tij ne Partine Demokratike.
      Historia na jep shembuj pafund te lidereve te djathte ne vendet demokratike perendimore,ne rrethanat kur vihej ne pikepyetje demokracia dhe shteti ligjor,qe i jane rikthyer politikes,duke e pare kete si nje pergjegjesi dhe detyre mbi te gjitha.
      BAsha e nderon Partine Demokratike,opoziten shqiptare.Ai eshte lideri perfekt perendimor.Ne te gjitha aspektet.Ne kontrast me te,dy lideret tjere politike,Rama dhe Meta,ngjajne si dy zuzare provinciale ballkanike,qe na bejne me turp.Ai i mund ne terrenin europian.Por mundet ne ate shqiptar.Te pakten ,tani per tani,e ne keto rrethana.
      Ketu hyn ne loje Berisha.Ketu duhet te hyje ne loje Berisha.Duhet se s’ben.Ai ka qene ilac vdekjeprures per bubrrecet e kuq.Duhet te jete edhe per pjellen e tyre mavi.
      Opozites shqiptare,me shume se kurre i duhet nje kombinim i elegances europianiste te Bashes,me energjine e jashtezakonshme te Berishes,per te luftuar kancerin ne pushtet.

      1. black_lion says:

        Argati shan argatin, cfare hipokrizie o Skypion?! Pse nuk thua me mire qe Basha eshte nder politikanet e diskredituar ne Shqiperi dhe nuk mund ta udheheqe kurre PD drejt fitores, nese nuk ben te njejten gje qe ben LSI, pra t’i bleje votat! Nje politikan i diskredituar – qe ne Shqiperi do te thote qe eshte per burg – nuk mundet kurre te krijoje shprese!

      2. nigo says:

        Skypion. Na merzite me keto komente te gjata. Sa kohe qe jeni me kete mendje ne opozite do qendroni. Nuk e di si eshte e mundur nje intelektual te arsyetoje keshtu. Duket se nuk jeton ne Tirane dhe as ne Shqiperi, por ne ndonje province te humbur, ku nuk shef e degjon, nuk kupton, si dhe arsyeton pa koshience, por me nenkoshience. Mendoj se je duke i sherbyer Edi Rames e Ilir Metes per ti zgjatur pushtetin. Me kete mendje reflekto, se po vazhdove keshtu do fitoni pas 20 apo 30 vjetesh.

  2. liqeni says:

    I sakte Mero,por a ka me ne kupolen e PD me sy e veshe te shofin e degjojne,kush guxon te nxjerre nje mendim,verejtje a sygjerim pa menduar per vendin e karrigen?

  3. Po ik mor qullac se le nam ne vend qe te merresh me problemet e qeverise sic te takon mbete duke komentuar opoziten je bere i bezdishem dhe i pa vlere nuk qeveris PD sot por PS+LSI qe njerezit nuk kane buke te hane ka dhe PD pjesen e saj ne kete fatkeqesi por qeveria ka peshen e tera. Ku eshte qeveria sot duke lyer fasada e duke shitur hipokrizine per vlere ti nuk i sheh z. Mero apo nuk te leverdis ty kjo pune se ti ushqehesh me 12 proteza dhembesh nga kjo histori duhet t’ju vije nje cik zor po ke nje pike sens prej gazetari

    1. TJ says:

      Mero Baze eshte gazetari me i mire ne Shqiperi! Gazetaria ,qe ka marre arratine ,eshte media mercenare e Berishes!

  4. Tarasi says:

    Me llogaritë e Kaçit, po fiton, dhe thellë ama …

    1. Kopaçe says:

      Po PD-ja me Lulin fiton ka… e Noc Rrokut…

  5. tironc denbabaden says:

    luli doli kungull, po kush mund ta udhheqi opoziten drejt nje fitore ndonjeher?

  6. ONA says:

    Me Lulin ,Salen Xhozi e te gjithe me radhe pd vete ne humnere,,,po nuk u fute gjaku I ri nje M….. te madhe kane.

  7. semanjaku says:

    Vertet ky Basha eshte si ata bimet e grurit qe jane me te gjate se te tjeret po nuk kane kokrra,jane bosh.Ne delamimet qe bene pozon dhe kenaqet vete me ato qe thote.Ka rreth vetes nje grup mediokerish servile qe I vijne pas avazit atij dhe shpellarit vetem per te mare nje bravo te castit apo per perfitime personale. I akuzuar per afera korruptive ne rrugen Durres Kukes,,,per dhurimin e nje pjese te detit,,,per vrasjet e 21 janarit,,I etiketuar si dembel dhe I pa bese midis kolegesh, Luli duket shume I vogel dhe si nje kostum bosh qe e drejtojne ose te tjeret ose rrymat qe qarkullojne ne PD.

  8. pa parti says:

    Po Luli nuk fitoi kte here qe votoheshe per kandidatin e do fitoj lulushi kur te jene ato parlamentare. Partia salushit e lulushit eshte bere si partia e Enverit,edhe me keq,se Enveri vetem vriste kurse keta edhe kan vrare edhe e shkaterruan vemdin e cuan 0.

  9. luis says:

    Mero pd ka treguar gjate gjithe historise se saj qe nga themelimi pavaresisht se populli ia dha pushtetin ne 92 per hire te stabilitetit politik dhe jo se ishin te bindur se duke votuar Berishen kishin votuar njeriun e duhur dhe ne 2005 prej percarjes se te majtes dhe arrogances se Fatos Nanos.Here te tjera pd e ka marre pushtetin nga vjedhja masive e votave,kujtojme ketu 96 dhe 2009 plus qe ne cdo rast Berisha me lakenjte kane abuzuar keqas me pushtetin dhe kulmin e arriten ne mandatin e fundit kur e gjithe familja e tij athua se jetonim ne Kore te Veriut.Po nuk doli nje lider i afte dhe i sinqerte per te shpartalluar dinastine berishiste bashke me Lulin kelyshin e tij as te mos e mendoje kurre pushtetin.
    Edi Rama fitoj ne saje te zhdukjes se hijes se Fatos Nanos dhe ne saje te asaj qe thote e ben realitet dhe perkushtimit dhe populli ia fale edhe mungesen te shume gjerave por kur qendron i drejte dhe perkushtohesh pa e mashtruar populli ta beson pushtetin.

  10. Aranit says:

    Demokratet jane te zhgenjyer nga kjo fushate dhe zgjedhje.

  11. Krenar says:

    Eshte me gjithe mend per te ardhur keq shumica e komentusve dhe e gazetas ka te vetmin qellim ne vetevete si ti bejne opozite opozites per harrojne qe ne nje demokraci te vertete opozita eshte garancia e funksionimit te gjithe hallkave te demokracise.
    Lulezim Basha nuk eshte i perkryer si cdokush nga ne por difekti kryesor eshte se nuk pershtatet me politikanin tip ne Shqiperi. 25 vjet demokraci ne Shqiperi na e kane provuar qe te jesh i sukseshem ne Shqiperi duhet te jesh harbut dhe pa etik, te perbmledhesh te gjitha veset me te poshtra qe existojne dhe rezultati eshte i dukshem per te gjithe ska nevoje shume per koment

  12. pa parti says:

    Luli kurr nuk do te jete nje evropian se ai eshte i lyer me hajdutni dhe vrasje. Ai duhet ti drejtohet vet gjykates per bemat qe ka bere. Nuk eshte populli budalla,ia heth nje here e dy por heren e trete te shkul me rrenje….si enver hoxhen

  13. Endri says:

    Luli eshte viktime me dashje e berishes dhe familjes se tij. Per sa kohe te jene hienat ne pd, as luli dhe askush tjeter s’do fitoje gje.
    Problemi me analizat e meros keto dite eshte qe duke goditur lulin kthehet ne zedhenes te metes… Duke reaguar instiktivisht ndaj idese se percarjes meta-rama me goditje ndaj lulit, analistet prane te majtes po bejne nje gabim trashanik: berisha i ka ne cdo rast votat e tij e pushtetin brenda se djathtes dhe e ka shume te lehte te nderroje figurant, ps harxhon energji me justifikimin e vjeteruar se berisha e ka cdo faj nderkohe qe meta ben kerdine si zakonisht, nje dite ps do ta gjeje veten te pergjysmuar nga meta e nen diktatin e tij.
    Merruni me problemin ilir meta zoterinj! Merruni me ate qe e ka perdorur dhe e mbron ne cdo rast: berishen!
    Keto historira me qarje hallesh pd-se nuk ju cojne askund!

  14. Dy kapitene e mbysin anijen, eshte aksiome e vjeter kjo.

  15. Luli i Xhenerikut Xhelal u vu si EUREKA dhe perdor si sinjali i verdhe i semaforit.

  16. perkthyesi says:

    Shume shpejt, kjo PD, do kthehet (ne mos eshte kthyer) ne nje cete cubash dhe horrash! Misioni i saj tashme ka marre fund! Fajin e kane vete, por, cuditerisht, ose nuk arrijne ta kuptojne, ose jane kthyer totalisht ne leshko!

  17. Berishizmi says:

    Ne 2013, Shqiptaret nuk votuan per “Rilindjen” e Rames, por per te hequr nga pushteti Sali Berishen. Ne 2015, bene prape kete gje. Imazhi i Lulit eshte i njollosur me djersen e Sales. Luli = Sala. Po te hyjne njerez si Alibeaj ne krye, dhe te iki Berisha si deputet, vetem atehere do behet ajo parti.

    1. pa parti says:

      I dashur komentues..Alibeaj eshte shum i mire por edhe ai po u fut,nese nuk e denon qeverrisjen salush e lulush kurr nuk fiton…si nuk fitoi Grida qe e mbron me cdo monedhe sali vrasesin

    2. pa parti says:

      I dashur komentues..Alibeaj eshte shum i mire por edhe ai po u fut,nese nuk e denon qeverrisjen salush e lulush kurr nuk fiton…si nuk fitoi Grida qe e mbron me cdo monedhe sali vrasesin

  18. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    25 vjet,ishin shume per PD,per ti treguar popullit shqiptar,se sistemi demokratik,nuk do ti futete ne borxhe.
    Politikanet e PD-s,se bashku me Lulin,jane bere miljonere ne euro,kurse popullit,ja vodhen taksat,duke “zgjidhur” sitaten me borxhet qe i kane varur ne qafe !
    Kjo kaste e ka vendin ne burg,jo ne Kuvend dhe ne Qeveri.

  19. erli says:

    O Meroiste jeni per te qare hallin me Meron ne krye !

    Cfare niveli mjeran dhe ne cfare gracke ju fut Mero me pacavuret qe shkruan

    As Enveri, po te ngrihej nga varri sdo tju bente dot derman juve …………………

  20. rilindja e tdjathtes says:

    Zoti Mero ,nuk keni te drejte qe shani lulushin dhe fitoren e pedes ne keto zgjedhje.Ndryshe nga ju mendoj se kjo ishte super fitore e dyshes basha berisha .Eshte e nevojshme qe te dy keta lider te djathte te vazhdojne me te njejten fryme politike dhe jam i bindur se do ti fitojne zgjedhjet e 2017 ,me thelle se keto te 21 qershorit.Mendoj se keto vizione te bashes jane te domosdoshme per fitoren e rradhes te pedes.Shpeshhere ,mendohet se lideret e majte tallen me bashen dhe berishen ,por jo ,kjo tregon friken e tyre nga referendumi gjigand qe po ripergatitet nga pedja ne 2017.

  21. N... says:

    Te gjithe i jan turrur Lulit!Asnje se di qe Luli don te iki nje ore e me pare nga ai hall qe ia kan var ne qafe.Edhe une jam nje nga ata qe them se Luli duhet te iki tashme pasi e permbushi misionin.Fakti qe ai nuk pati kellqe te distancohej nga Berisha dhe te krijonte profilin e tij si Lider i PD,tregon se ka qene nen kontroll te rrepte dhe i rrethuar keqazi nga Ai qe e vuri,por mbi te gjitha tregon se ka pas nje marveshie per vije te kuqe te cilen Luli sja doli ta kaloje kurre.Dredhia e Lulit ne kete beteje te heshtur eshte se nese Berisha e emeroi ate thjesht si nje Roje Rrushi te perkoheshem deri ne momentin qe Ai do gjente Liderin definitiv brenda families,Luli u terhoq dhe e la Vreshtin pa roje fare.Pas kesaj PD shkoi aty ku eshte sot.Kjo eshte Goditja me e madhe qe i eshte dhene Berishes.Sot situata ka ndryshuar.Ju kujtohet Fabulla e ish Ambasadorit Amerikan me Krimbin.Kjo ka ndodhur me LSI.Eshte tejfryre dhe nga tejfryrja nuk mund te qendroj me ne peme.Pra,LSI qenka e destinuar te sjelle PD gjithmon ne pushtet.Shqiperia shum shpejt,pas shqetesimit te pare qe eshte zmadhimi i LSI do perballet edhe me ate te dytin qe eshte Kriza Greke.Berisha si mjeshter filloi sot ti perdori te dyja me synim rikthimin e PD ne pushtet.Rama,gjithashtu nuk e do zmadhimin e LSI,po ashtu i trembet asaj cka mund ti sjelle ne dere katastrofa Greke,nderkoh e do vazhdimesine ne qeverisje por pa tensione sociale.Ateher varianti me i mire per te eshte qe me nje gur te vrasi du zogj.Bashkqeverisje me PD e cila e cfryn tmerresisht LSI dhe kalimi i pasojave nga Kriza Greke me qetesi dhe bashkpergjegjesi Pozit-Opozite pa tensione sociale.Pyetja eshte se me ke do bej bashk-qeverisja Rama? me Lulin apo me Dhenderin e Berishes?Ja qe te gjithe ne qe themi qe Luli te ike dhe qe duhet te ike nuk eshte cudi qe ti lutemi atij qe Rri,me mire nje PD me Lulin per Ramen sesa me Berishen dhe familiaret e tij.Te presim se skemi pare gje akoma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje