Merkel dhe reforma në drejtësi

8 Korrik 2015, 20:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse ka një mesazh që mund të përdoret për politikë të brendshme nga vizita e kancelares Merkel është reforma në drejtësi. E nisur nga qeveria shqiptare disa muaj më parë, nën mbështetjen e fortë të faktorit ndërkombëtar, në këtë reformë është përfshirë ndryshe edhe opozita. Por ndërkohë që kjo reformë ka nisur, ose  së paku ka një vizatim të kontureve të saj politikisht, në Shqipëri është kthyer në modë që shumica e problemeve të shpjegohen me atë.

Ndodhin dështime në betejat e qeverisë me koncesionet e Berishës dhe natyrisht debati kthehet tek drejtësia. Ndodhin beteja të dështuara kundër korrupsionit dhe natyrisht debati kthehet tek drejtësia. Vret dy turistë çek një fëmijë i torturuar gjithë jetën nga familja dhe shoqëria si Sokol Mjacaj dhe sërish debati kthehet tek drejtësia. Bëhet skenar filmi në Hollivud, trafiku i armëve drejtuar nga i biri i ish-kryeministrit dhe sërish debati kthehet tek drejtësia. Plasin debate publike mes komuniteteve fetare për çështje pronash, që kanë pas tyre ndërtues me oferta përqindjesh të ndryshme dhe sërish debati kthehet tek drejtësia.

E njëjta gjë ndodhi dhe sot. Kancelarja Merkel nuk na e prishi modën e fundit, atë të betejës kundër drejtësisë. E përcaktoi atë si prioritet të Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Megjithë këtë kapital politik, që po harxhohet për të filluar një betejë kundër një sistemi të korruptuar, ka rrezik që përveç suksesit të dyshimtë të saj, të krijohet një precedent i keq për të ardhmen e drjejtësisë.

Për të bërë reformën në drejtësi duhen 84 vota dhe një vullnet i mirë politik për të mos e përdorur politikisht sistemin e drejtësisë. 84 votat ekzistojnë, pavarësisht cilësisë së tyre. Nëse ekziston dhe vullneti politik, nuk ia vlen që gjtihë kjo betejë të bëhet në emër të kaq shumë faktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, pasi rrezikon që produkti të marrë dhe stampën e Merkelit dhe në fund të rezultojë i përafërt me produktet e Shkollës së Plepave të Berishës.

Sistemi ynë gjyqësor është i korruptuar në palcë, pasi gjyqtarët janë qënie të orientuara drejt shërbimeve politike vullnetarisht, me shpresë se pas kësaj kanë leje të bëjnë gjëma financiarisht në procese civile apo penale, ku nuk përfshihet politika. Dhe këtu nuk bëjnë dallim as majtas, as djathtas.

Investimi kaq i madh ndërkombëtar në këtë betejë, mund të bëhet i rrezikshëm në të ardhmen, nëse nuk bëhet një reformë e drejtë, e cila do të përmirësojë sistemin dhe do të kufizojë mundësitë që sistemi të përdoret politikisht dhe pastaj të prodhojë korrupsion.

Në këtë pikë angazhimi, i kancelares Merkel nuk duhet keqpërdorur si një leje politike, por si një mundësi që reforma të mos bllokohet me arsye politike. Më tej ajo do kujdes të jetë serioze dhe të jetë vërtetë diçka që të na bindë se para drejtësisë të gjithë janë njëlloj.

Unë nuk e di sesi do të jetë gjyqësori pas vjeshtës dhe si do ta transformojë kjo reformë drejtësinë, por nëse pandëshkueshmëria në këtë fund nuk fillon të marrë fund, nëse i biri i ish-kryeministrit mbetet vetëm trafikant në filmat e Hollivudit, por jo në dosjet e drejtësisë shqiptare, nëse të vrarët politikisht më 21 Janar nuk kanë shansin të marrin drejtësi dhe nëse të korruptuarit e rinj të qeverisë Rama nuk përballen me drejtësinë, njëlloj siç duhet të përballet Basha për 220 milionët dhe Berisha për krimet e tij, kancelarja Merkel e ka çuar fjalën dëm. Madje duhet t’i kërkojmë ndjesë që e kemi konsumuar në një betejë false, qoftë dhe për arsyen e vetme se ajo u angazhua në betejën më të vogël me seriozitetin e madh të një gjermaneje.

40 komente në “Merkel dhe reforma në drejtësi”

  1. Pelasgian says:

    Rreshtat e fundit jan per tu shkruar si grafite ne muret e kryeministrise,si bicim arti modern !

    Rame beje realitet keshillen e znj Merkel.

    O sot o KURRE !

    1. Nard says:

      Si do ta beje Rama realitet keshillen e Merkel kur ne krye te parlamentit ka vendosur kriminelin Meta.

      1. 2 says:

        U bene pothuajse 10 vjet qe Mero Baze ka bombarduar papushim klanin criminal te Berishajve dhe per cudi ai vetem po behet gjithmone dhe me I forte por dhe po I tmerron fituesit e 23 qershorit 2013 dhe 21 qershorit 2015.

        Edhe ne raste teper te disfavoreshme per te si ky rasti me drejtesine e Merkelit Serberisha jo vetem qe po anashkalon ndyreste e tij por dhe i ka vene perpara PS-istat.
        Pse po ndodh ky fenomen per gati 22 vjet:
        Eshte bere pothuaj e ligjeshme qe komuniteti nderkombetar pasacerisht dipllomatet amerikene dhe e djathta europjane qe merren me Shqiperine barazojne GABIMET E PS ME KRIMET E BERISHJAVE.
        Kjo u vu re dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ku famekeqi Arvizu si njeriu me i pushtetshem ne shqiperi BARAZOI VRASESIN BERISHE ME DHUNEN E PROTESTUESVE.

        kjo ‘DIRTY JOB’ po vazhdon dhe sot me ato qe inskenuan komedine e
        dekriminalizimit ku duket qarte se u goditen disa kriminele ordinere te PS per te mbuluar krimet e monstrave..
        Nqs se ambasada amerikane sot nuk perfshin ne listat e saj PUBLIKISHT..e theksoj PUBLIKISHT kriminelet Berishet (babe e bir) Bashen,Mediun,Imamin,Balliun,atehere faji nuk duhet kerkuar te Berisha por te Donald Lu dhe PODESTAT , WISNERAT,GRANOFFET q e dukeshen kane lidhje me krimete berishes si gerdeci ,rruga e kombit,albetroli,bankers,etjetj..ku dhe ky biznesmeni izraelito-gjeorgjian eshte nje mafjoz qe pasi ka kopsitur mire bizneset e tij vjen per te trubulluar ujrat ne favor te klanit te berishajve.

        Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.

        Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe. Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.
        Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.

        Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.

        Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare
        Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:

        1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
        2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
        3-ktheu k/m ne spital fushor
        4-refuzoi dorzimin e gardisteve
        5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
        6-perdhosi k/prokuroren di lavire
        7-ofendoi k/shikasin si pucist
        8-kercenoi ramen me egzekutim
        9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
        9-u fshine filmimet
        10-u ndrruan tytat e armeve
        11-u dekorua burri shtetit
        12-u dekorua ylli ne ngjitje
        13-u menderosen ekpertizat e FBI
        14-u zevendesua presidenti
        15-u zevendesua k/prokurri
        16-u zevendesua k/bashkiaku
        17-u zevendesua k/shiku
        18-u terrorizuan gazetare
        19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
        20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
        21-demshperble te gjithe vrasesit
        22-poshtroi Arvizune e Obames
        23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
        24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit
        Ju lutem zoti Mero :eshte pa kuptim qe merreni pafundsisht me Krim Berishen se jo vetem po I rrisni vleren por po vulosni dhe paprekshmerine e tij.
        Ju duhet te merreni me ato qe I kane dhene atij nje imunitet unlimited (kartabjanke) per tu mos u ndeshkuar ne krimet e tij…os emos u merrni me berishen se eshte turp dhe ndoshta nje biznes I juaj mediatik.
        Miku juaj Gery Kokalari ka shkruar hapur kush eshte dhe cfare perfaqson Donald Lu ku thote:

        Një letër e Kokalarit për ambasadorin e ri amerikan në Tiranë

        Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

        “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

        Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.
        “Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.
        Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.

        “…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…
        Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar.

        Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

      2. linda says:

        Eh more mero e harrove bllokun e Ilirit? Te vetmen histori korrupsioni me video dhe me ze dhe e zevendeson me filma artistik. Thone qe te ka dendur mire me para.

        1. Skypion says:

          Paraqitja e djeshme e Kryeministrit Edi Rama,ishte nje turp i madh kombetar.
          Kam paralajmeruar qe kur ishte ne opozite,qe ky monster sociopat,i rrezikshem shoqerisht si individ,behet shumefish i tille kur drejton nje parti politike,e deshperimisht shume me shume se kaq,kur drejton qeverine shqiptare.
          E keqja ka ndodhur tashme.Individi sociopat,dje lideri sociopat opozitar,sot eshte Kryeminister sociopat.
          Ajo qe paralajmeruam per kerkese-verejtjet e kancelares Merkel,ndodhi pike per pike.Por,ajo qe nuk na kishte vajtur mendja,edhe duke e njohur(per cudi),eshte se Edi Rama,theu cdo rekord sociopatesk,duke na bere me turp te gjitheve si shqiptare.
          E gjithe performanca e djeshme e Edi Rames ishte nje devijim i rende psiqik.
          Ndersa njeriu me i fuqishem politik i Europes,dhe nder me te rendesishmet e botes,zonja Merkel,fliste per gjera shume serioze,sociopati shqiptar merrej me batuta qesharake,turperuese.
          Gjithe c’foli ishte nje batute.Me batute e nisi me batute e mbylli.E mes tyre,nuk harroi gjithsesi te riperseriste budallalleqet e tij edhe me turperuese akoma,te llojit :”nese s’na qasni ne Europe,ne Shqiperi do te triumfoje ekstremizmi islamik”,apo “Europa druan shqiptaret per shkak te fese” etj etj marrezira kesolloji.
          Batutat e peshtira dhe “shpirti i artistit”(te gjithe sociopatet mendojne qe kane shpirt artisti),tek i cili po kapet me deshperim per te ngjallur empati tek perendimoret,ishte gjithe c’tha e c’beri sopciopati yne.
          Pervec atyre qe kerkoi zonja Merkel,dhe qe ne i patem thene se do t’i kerkonte,nje tjeter kerkese,ishte edhe shumeeperfolura reforme ne drejtesi.
          Ata qe flasin me shume se cdokush tjeter per kete,jane Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri,dhe Kryeministri Rama.Ka nje detaj ketu.Ka nje detaj ku fshihet e keqja.Detaji eshte tek Tahiri.Keta duan ta bejne reformen,por ne kushtet e nje shteti policor.Eshte kjo arsyeja se pse,me shume se askush tjeter,eshte Tahiri qe flet gati cdo dite per te.Duan te vene prokuroret dhe gjyqtaret e tyre qe te bejne drejtesi!Nuk mund te kete shtet policor,pa prokurori dhe gjykate te kontrolluar,dhe anasjellas.
          Ata qe flasin me shume se cdokush tjeter per reformen ne drejtesi jane Rama dhe Tahiri.
          Jane dyshja e 21 janarit 2011.
          Dyshja kriminale e protestes se dhunshme te 21 janarit 2011.
          Dyshja kriminale e protestes se pare fashiste te bere ndonjehere ne Shqiperi.
          Rama ishte ideatori i protestes fashiste,Tahiri organizatori i saj.
          Ideja e Rames,ishte qe ate dite te zeze bulevardi Deshmoret e Kombit,te mbushej plot me kufoma.Organizatori Tahiri mendonte ta bente realitet kete.
          Nuk ia arriten,megjithese 4 qytetare te pafajshem,te genjyer si gjithe protestuesit e tjere nga dyshja kriminale dhe klani i tyre mafioz,u bene qe u bene kurban nga ata.
          Drejtesia duhet te nise nga 21 janari 2011.Une e kam thene shpeshhere kete.
          Me 21 janar 2011 ndodhi nje krim.
          Ideatori i krimit ishte Edi Rama,organizatori i tij Sajmir Tahiri.
          Se krimi ishte i mireideuar dhe mireorganizuar ate dite,kjo faktohet,me shume se nga cdo gje tjeter,nga aleanca e bere vetem pak muaj me pas mes Rames dhe Metes,qe ishte edhe sebepi i protestes,me te cilin u mashtruan qytetaret naive.
          Se krimi ishte i kalkuluar deri ne cinizmin me mizor,kjo u faktohet vetem 3 vjet me pas,kur Rama beri fushate krah per krah me nje nga gardistet e te ashtuquajturit “grup zjarri” qe pati qelluar ate dite.
          Sic e shihni gjithcka ishte nje loje.
          Nje loje makabre.Nje loje horror.Nje loje vdekjeprurese.
          Nese nuk behet drejtesi duke nisur nga keta te dy,harrojeni reformen ne drejtesi ne kete vend.Harrojeni vete drejtesine.

    2. shijak says:

      bravo pelasgian

    3. Cukalliu says:

      Shume. Bukur po ne fund perse e harrove meten o Mero!!!apo ngaqe ishe ne ditelindjen e tij faraonike! Permende permende po ke b…the!

      1. sander says:

        B..the ka Mero por ja ka mbush Iliri me 200 mije euro dhe ka mbushur gjithe Tiranen qe e ka bere.

    4. taulant says:

      Nuk e kuptova kete shkrim fillimisht kerkon qe drejtesia te jete e pavarur, me pas thote qe nuk quhet e tille nese nuk lan hesapet me opoziten por harron te permende 20% e Rames, serverat e baba takut, bllokun e Ilir Metes dhe vete pallatin e Linda bashes ne mes te Tiranes pa asnje fature. Drejtesia nuk behet me detyra partie por me procese te drejta te bazuara ne fakte dhe prova, perndryshe i bie qe Ilir hajduti e trafikantet e Rames te bejne reformen qe do pastroje vendin.

    5. Vizioner says:

      Shqiperia eshte kot,por kot fare ama ?

      Ne Ambasaden shqiptare ne Berlin duhet te jene punesuar njerz SHUME te paafte!!!
      Ne Ministrine e Jashtme,mendoj,gjithashtu duhet te jene njerez me te paafte!

      Shqiperia-qeveria nuk di te beje PR ne favor te vetvetes!

      Perse e them kete?

      Sot (09.07.2015) ora 8:35,nje dite mbas vizites se Kanzelares Merkel ne Shqiperi, asnje nga MEDIAT-TV kryesore ne Gjermani (ZDF,ARD,N-TV,N24,PHOENIX), nuk dhane asnje lajm rreth vizites se Merkel ne Shqiperi???!!!

      Keto Programe po japin VETEM komente dhe pamje te vizites se Merkel ne Serbi!!!

      Kjo eshte aftesia e ketyre shteteve si Serbia,ne krahasim me Shqiperine se,dine t’i bejne PR-REKLAME vetes,shtetit te tyre.
      Kurse injorantet shqiptare,shtrojne qylyma te Kuq,i bijne daulleve por,nuk dine ta reklamojne kete atje ku duhet-ne Mediat gjermane!!!

      Sinqerisht,mendoja se sot ne mengjes,ne “Morgenmagazin” tek ARD-ZDF, do te shikoja patjeter dhe komente rreth vizites se Merkel atje ne Shqiperi,por,po shoh ne cdo 15 min. vetem komente e pamje nga Serbia!!! ?

      Shqiperia nuk permendet hic,por HIC ama ?

      1. Pelasgian says:

        Ate un e di…mjafton edhe ndeshja e futbollit ne tetor te vitit te shkuar.

        Lajmet e UEFA-s na vinin nga Beogradi!

    6. pali prej Shen Pali says:

      O Mero,Ju keni plotesisht te drejte.Reforma ne Drejtesi ka kene dashte me kene e gatshme qysh pa ardhe ne pushtet.Ç’ka ishte gjithe ai program i Rilindjes ne opozite?.Kur erdhi ne pushtet Edi Rama ka kene dashte qe ne seancat e para apo ne sesionin e pare parlamentar te kishte miratue te gjitha reformat,ne drejtesi ,ekonomi, shendetesi reformen zgjedhore etj etj. !Tash po ban reformen ne drejtesi ne shtator dhe ka per te prit kur ti mbaroje mandati prokurorve dhe gjygjtareve te korruptuem e kur te vijne zgjedhjet e reja ,njerzit kane per tu zhgenjy se perseri ato njerz qe jane sot kane me dale edhe ne parlamentin e ri.Deri kur duhet me prite.Apo prit gomar sa t’dalin pak bar”

  2. lere mos e pyet says:

    Ho e pra mor Mero, foli dhe ti se Rama sikur nuk e degjon
    fjalen “REFORMEN NE DREJTESI”,,,, foli se te gjith partneret
    nderkombetare ju shklye goja duke i thene “REFORMEN NE DREJTESI”
    por Rama nuk degjon,, HESHT

  3. Para Laci says:

    Bravo O Mero, bravo.

    Drejtesia esht shtylla kurrizore e cdo shteti po drejtesia shqiptare esht drejt si kurrizo!!!

  4. Vlora1912 says:

    Mero,

    E di si me duket mua ky Refreni i Reformes ne Drejtesi ..???

    Si ato vargjet tragjike per Ali Pashen..

    “Koka ne Stamboll, Trupi ne Janine,
    Te Shtrin Ali Pasha, te shtrine,
    Nje Varr i vetem,
    Se nxente do Lavdine,

    Koka ne Stamboll, Trupi ne Janine”

    Keto vargje( Te Kadares me duket), permbajne brenda nje fatalitet, nje makabritet, nje Zi te madhe…nga e cila duhet ruajtur….duhet vajtuar, duhet ven mend, ne lidhje me pushtuesit….

    Po ne fakt, cfar bem ne Shqipot( ne te Jugit) me keto vargje Tragjike…?????!

    I kthyem ato ne valle te kenduar……dhe ne dasmat tona harbojme duke qeshur, hedhur valle e kenduar me ze te lart…Koka ne Stamboll Trupi ne Janin……Gezim i harbushem me makabritet ne goj..”

    Edhe reforma ne drejtesi sot eshte shnderruar ne nje Refren Makaber…..me te cilin qeshim, vallezojme, lobojme, hareshem mbushim panelet me analiza e Anal ista, qeshim perseri bashke me te huajt……dhe perserisim refrenin hareshem….

    Dhe ne fund asgje nuk ndryshon….koha kalon…..mjerimi, pesimizmi ja zen vendin harese…

    Dhe nuk ka si te ndodh ndryshe, kur Kryetari i perlamentit, i pa takuar nga Merkel, eshte nje Hajdut i deklaruar…

    Celsi i reformes ne drejtesi, ndodhet ne duart e ketij Hajduti, te ministrit te tij te drejtesise….Ai kontrollon muziken….E cfar dreq valle duhet te kercejme Ne?????

    Vallen e Reformes??????
    Makabre !!!

  5. Socialisti bythpambuk says:

    Z , Mero
    Vertet beson te Rama ? Sa te jete Edi Rama nuk do te ndeshkohet asnje, as vrasesit e 21 Qershorit , as hajdutet e qeverise se kaluar (keta te sotmit jo dhe jo ), as koncensionet nuk do te anullohen sepse sipermaresit me te fuqishem te vendit jane miqt dhe ortake te Edit .
    Reforma ne drejtesi do te behet formale , sa per tu treguar te huajve ( Z . Merkel) qe e beme ,dhe asgje nuk do te ndryshoje , gjerat do te vazhdojne ne rruge 25 vjecare te tranzicionit tone te pa fund .
    Z , Mero . Vertet nuk e njeh Edi mashtruesin ? Shkodrani thote : Je i marre a shtihesh ?

    1. Tarasi says:

      E njeh, ore e njeh, Ramen shume mire Mero.
      Por, puna eshte, se ashtu ja do puna ….

  6. Tomorri says:

    O sote o kurre z.Rama koha nuk pret dhe shqiperia do te marre fryme lirishte,hajt hidhu ne aktivitet me gjithe parlamnet dhe me gjithe qeveri.

  7. Unitet says:

    Shoku ka te drejte, shoke!

  8. sit.. back....and relaks → says:

    duhej te vinte merkeli 2 vjet e kusur pasi erdhi steka ne krye te qeverise qe te kuptonin qe reforma ne drejtesi ishte me e rendesishme se cdo reforme leshi qe beri qeveria deri tani. per dy gjera u votua steka, per drejtesi dhe punesim dhe te dyjave i ka ardhur anash deri tani. saliu me gjithe trimat e tij livadhisin e shijojne ato qe i rropen ketij vendi nderkohe qe te papunet ne kohen e saliut vazhdojne te jene akoma te papune nderkohe qe duhet te perballojne faturat e dritave, ujit, taksat dhe korrupsionin ne cdo sektor te ketij shteti. e kuptoj qe reforma ne drejtesi eshte lene qellimisht per tu fillur sa me vone pasi do duhet te perdoret si propagande per zgjedhjet e pergjitheshme po ca tksirati kane njerezit te mbjne ne kurriz pehlivanlleqt e atij qe zgjihej ne mengjes duke akuzuar saliun dhe binte ne gjume po duke akuzuar saliun nderkohe qe pasi ju dha shansi per te bere drejtesi po ben nje mut me majuc. meqe ra llafi tek drejtesi ca u be o mero me ato akuzat per 100 mije leksha te fiqos, per miellin e infektuar, per abuzimet e halim kosoves me spitalin dhe ndertimin e tij [a leje qe na u cane veshet duke i degjuar ne cdo miting e forum?

  9. Jugu says:

    Pa dyshim qe drejtesia eshe kyce kur vjen puna per tu reformuar,por jo vetem ajo. Dhe Merkel dha disa keshilla te tjera po ashtu sic eshte puna e Qeverise per te plotesuar kushtet per tu pranuar ne Europe. Largimi I paligjshem drejt Gjermanise ka te bej direkt me punen e qeverise dhe pa-aftesin e saj per te krijuar vende pune Brenda vendit.

    Vizita e saj qe e thjeshte dhe me urtesi godit gjithe palet politike te vendit.

    Me e rendesishme eshte qe Ilir Meta u fut ne tunel dhe nuk u duk asgjekundi dhe ka nje arsye perse. Nuk mund te negocioj Kancelarja Gjermane me Blloke ne dore.

    Dhe ne shkrimin e mesiperm mungon permendja e hajdutizmit te Metes dhe puna e dobet e drejtesis ne kete rast. Edhe per kete duhet qe drejtesia te reformohet. E ka harruar Mero ta permend Ilirin, I ka shpetuar, apo e ka bere me qellim nuk e dime.

  10. Tarasi says:

    Nuk ka dyshim se keshtu ka per te ndodhur i dashur Mero.
    Si zakonisht … U mbars mali dhe polli nje … mi

  11. Daku says:

    Likja ne hall te madh…

  12. Sokol says:

    Merkel vertet e ka cuar fjalen dem.Keshtu do te ngjase dhe pikepyetja juaj kushtezuese”nese” ne fund do te rezultoje e tepert zoti Baze.Nuk do te behet reforme e vertete ne drejtesi.Nuk do te behet ajo reforme qe pasi te shpartalloje te gjithe banden e gjyqtareve dhe prokuroreve mafioze,te sjelle ne drejtesi nje klase te re,nje fryme te re,nje moral te ri dhe kuptohet,nje brez te ri.
    Kjo drejtesi e vertete do ta mberthente pas hekurave te gjithe zinxhirin mafioz te politikes.Rames nuk ka se si ti interesoje kjo se nje dite do ti vinte radha edhe atij vete.

  13. El Comandante Che GueRama says:

    Drejtesine do ta bejme dhe pike, ndac t’u pelqeje juve apo jo! Per momentin po presim se kemi porositur nje skuader bojaxhish eksperte, sa te mberrijne dhe nuk do leme gjykate pa lyer!

  14. the truth hurts says:

    As mos enderroni se nje popull me mentalitet lindor do te kete drejtesi. Drejtesi nuk ka pasur as ne kohen e Dulles. Ne do te mbetemi aty ku kemi qene per 600 vjet, por cudi eshte me grekerit e ardhur nga Afrika se si e bene referendumin pa rremuje, e nxoren rezultatin shpejt dhe ata qe ishin kunder jo-se nuk e kundershtuan rezultatin. Si eshte e mundur qe kjo rrace arabe nuk meson nga ne arianet autoktone.

  15. TJ says:

    Rama do ta beje Shqiperine ! Kukuvajkat si Sala me berishianet e tij kane ose do te marrin fund shume shpejt!Z. Mero reflekton me kete artikull perkundrejt te Andi Bushatit!

  16. anananananananna says:

    Se reforma do ndryshoje ligje, por problemi nuk eshte te ligjet.

  17. olci says:

    e kam thene dhe me perpara se jane mashtrues se s’kane nderrmarre asnje aksion serioz per te bere reformen. e thane mire lart se sa te jene bashke me Floririn asgje nu ka per tu bere por simpatukun di ta bej(bukur shume).
    skemi nevoje per karagjoze ne qeveri por per njerez te devote dhe pa implikime por me duket se sot per sot nuk gjindet njeri qe i ka keto virtyte.

  18. oldman says:

    Politikanet tane kane 25 vjet qe bejne sikur… dhe ne mbetemi gjithnje te zhgenjyer dhe te humbur perballe mashtrimeve dhe babezise se pushtetit. Eshte e kote te lodhemi dhe te ushqejme iluzione te humbura.
    Nese Edi Rama do ta kishte seriozisht per te permbushur premtimet e tij elektorale qe disa prej tyre i ka nenvizuar Mero Baze ne paragrafin e fundit, askush nuk e pengon ligjerisht qe te kerkoje drejtesi deri ne instancat hetimore dhe gjyqesore nderkombetare.
    Vetem Nderkombetaret do te mund te vendosin Drejtesine dhe Rendin ne Shqiperi!

  19. sul korriku says:

    DIAGNOZA E SISTEMIT TE DREJTESISE:
    Eshte politikisht me më te fortin duke qene gjithmone nje levizje perpara në bythlepirje.
    Sapo njera pale e politikes vendos me force te beje reformen, ndjen “pa e kuptuar” qe po i lepihet bytha nga drejtesia… dhe keshtu bie vrulli i reformes.
    KUSH E GJEN ILACIN QE SHERON KETE SEMUNDJE TE SISTEMIT TE DREJTESISE?

  20. profesionisti says:

    Po qe se nuk do kishte korrupsion tani do mendoja se do kish reforme ne drejtesi, por vetem po ti referohemi korrupsionit ne shendetesi, i cili eshte i permasave qe nuk e ka para asnjehere historia e mjekesise shqiptare, nuk ma mbush mendeje se do te ndeshkohet ai i djeshmi. Reforma ne drejtesi nuk behet me fjale por me vepra konkrete dhe vepra me e madhe qe duhet te beje politika e sotme eshte, ta lere drejtesine te beje punen e saj dhe jo ti beje presion per te luftuar apo mbrojtur njeri apo tjetrin krah te politikes. Mero ka te drejte kur thote se ajo do kthehet me keq se kaq. Kjo per mendimin tim eshte e vertete sepse,do te kalojme ne fazen kur nga parate qe do fitohen nga kazani i drejtesise nje pjese e tyre do tw te kaloje ne duart e te forteve te politikes ose te krimit. Ata do ta drejtojne dhe keqperdorin ate dhe as njeri nga keta dy tutre nuk do ndeshkohet, Pra viktimat e sistemit do te jene perseri peshqit e vegjel, te cilet duhet te paguajne edhe me shume sepse nje pjese e parave qe ju marrin boset e drejtesise dyhet do te shperndahet dhe ata ne keto kushte duan te ruajne fitimet e tyre.

  21. Moza says:

    Edi Rama na e ka dhene shembullin te fresket se cfare drejtesie ai do.Eshte rasti i Frrokut.Frroku u lirua ne menyren me skandaloze nga gjykata e shkalles se pare jo sepse ka paguar shume.Sado te paguante,asnje gjyqtar nuk do guxonte ta bente kete skandal,aq me teper ne kete dite sot.Gjyqtari e beri kete krim fare i qete dhe i sigurte sepse i eshte kerkuar nga pushteti qe ta liroje Frrokun dhe i eshte garantuar paprekshmeri kur te plaste skandali neser per ate qe do bente.Prokuroreve ju eshte kerkuat nga pushteti qe te mos zbatonin ligjin per te mbikeqyrur nje te akuzuar per nje krim shume te rende derisa te vendoste apeli.Prova? Shikojeni se si per nje turp te tille gjoja eshte nisur nje inspektim ne KLD ku gjyqtari eshte anetar,thjesht sa per te lare gojen.Ne nje kohe qe po qe se qeveria dhe presidenti(opozita) si kryetar i KLD do te donin vertet zbatimin e ligjit,gjyqtari i ceshtjes anetar i KLD sot duhet te ishte pas hekurave dhe prokurori qe e la te lire te ikte duhet te ishte minimalisht i shkarkuar nga detyra.
    Uni ju kuptoj ne shqetesimin tuaj z.Mero se ju i njihni shume mire sundimtaret e politikes.Kur ju me shume takt shprehni publikisht dyshimin se si do te perfundoje kjo fushate e zhurmshme politike dhe mediatike e “reformes ne drejtesi” thelle-thelle jeni i bindur se ajo do te deshtoje.
    E mendoj tamam si ju,do te jete nje farse,drejtesise do ti ndryshojne vetem formen por jo permbajtjen,do te heqin nja pese apo dhjete maksimumi pesedhjete prototipa te ekspozuar kur ne fakt njesoj apo shume te ngjashem me ta jane 70-80% e gjyqtareve dhe prokuroreve te sotem.
    Kete konkluzion po jua thote nje person qe e njeh shume mire sistemin dhe njerezit e te ashtuquajtures drejtesi qe eshte sot ne Shqiperi.

  22. Ilir says:

    Kete lloj reforme ne drejtesi qe po duan te bejne me mire te mos e bejne fare se nuk do te ndryshoje gje.Vetem nje gje do te ndryshoje,qe po te njejtat maskaralleqe dhe abuzime ne punen dhe vendimet e gjykatave dhe prokurorive do te na i shesin si vendime te drejta e te pakundershtueshme te marra nga gjykatat dhe drejtesia e reformuar.

  23. Turi says:

    Do heqin Gjin Gjonin,do heqin e do fusin brenda edhe ca Gjinuce te t jere dhe kete do ta quajne reforme.Gjithe gjyqtaret e tjere do paguajne mire te KLD-ja e re nje pjese te asaj qe ju kane rrjep me vite shqiptareve dhe do vazhdojne si me pare.Do jene nje cike me te kamufluar e nuk do i bejne pazaret sheshit e me kedo si deri dje,qe te duken si me esnafe.Nuk po e them kete vetem nga forca e zakonit qe jemi dyshues per cdo gje.E kane thene filozofe te mencur ne cdo kohe qe maskarai,batakciu,i babezituri,horri, nuk ndryshojne kurre por mbeten sa te rrojne te tille.Mund te ndryshojne dukjen por kurre nuk kane per te ndryshuar thelbin.
    Keshtu edhe puna e gjyqtareve dhe prokuroreve.Nuk jane 100 te korruptuar si thote ambasadori amerikan,nga 1000 apo 2000 gjyqtare e prokurore qe ka Shqiperia.JANE PA DISKUTIM SHUMICA DERRMUESE E TYRE.Nuk eshte e veshtire per ta vertetuar.Le te inspektojne vendimet qe japin.Se si pushohen ceshtjet penale,se si ndryshohet cilesimi i vepres penale(si rasti i atij Mjacajt),se si nxjerrin fajtorin te pafajshem dhe bejne tjetrin kot fajtor pa faj.Pa marre parasysh provat,duke shkelur mbi fakte flagrante e plot si keto.Ndodhin perdite,nga skaji me i larget i Shqiperise e deri ne mes te Tiranes.Deri edhe testament te falsifikuar leshuar nga nje person ne gjendje kome ne spital e kane njohur si te ligjshem,ka ndodh ne Gjykaten e Tiranes.Plehra e funderrina njerez qe ne kete shtet quhen gjyqtare e japin vendime “ne emer te republikes” ,qe pasurohen ne menyren me te paskrupullt duke shitur drejtesine dhe padrejtesine me miliona,bejne kerdine me togen e gjyqtarit FALE MBROJTJES QE U JEP POLITIKA DHE PUSHTETI I RADHES.Shikoni vendimet qe japin,te njejtet gjyqtare qe dje nen pushtetin e Berishes i shqepen me gjoba per shpifje jo vetem politikanet e opozites por deri edhe ate fakirin vella te Hekuran Dedes vrare ne 21 janar,sot gjobisin deputetet e opozites dhe rrezojne padite e opozitareve ndaj deputeteve ne pushtet.Sherbeji pushtetit atje lart dhe e ke ne xhep lejen ti biesh me top drejtesise dhe miletit atje poshte,e dine ata perfekt kete skeme.
    Valle kaq te veshtire e ka qeveria ta zbertheje e ta cmontoje kete organizate mafioze? Nuk e besoj,sepse qeveria i ka te gjithe numrat ne parlament dhe ka marre nga nje milion vota dy here rresht pikerisht per te bere keto reforma.Nuk e besoj,sepse Shqiperia eshte kaq e vogel sa po te duash e meson cdo pisllek te bere nga kushdo.Aq me teper per gjyqtaret e prokuroret te cilet sado ti fshehin dhe pastrojne pasurite e tyre te paligjshme,prape ato duken sheshit.Thuajse te gjithe bejne shpenzime te permuajshme sa pese apo dhjete fishi i rrogave qe marrin,per te mos folur pastaj per makinat luksoze dhe pasurite e paluajtshme me vlera marramendese.I dine qytetaret,jua dine fqinjet ne cdo lagje por vetem qeveria nuk ka sy qe ti shohe dhe veshe qe ti degjoje keto bema!!
    Politika eshte shume,por shume e piste tek ne dhe prandaj nuk kam asnje besim se ajo do ti cliroje shqiptaret nga drejtesia e piste,pikerisht sepse keto dy pushtete te pista kane nevoje per njeri-tjetrin ne llumin ku jane zhytur.

  24. SB says:

    Ju qe talleni me mue, harram udheheqja ime e mire per 23 vjet. Ja u kam ba harram or te pa udhe. Ku dini ju se c’asht e mira. Shikoni Rilindasin, ai e ka ohohoho qef o qerrata. Une u lodha me ju per plot 24 vjet. Por mire bana, se edhe Brezin e 7 te Ertit te gjyshit e kam sigurue. Pse kot ndejta une? Budalla nuk jam, kam krijue nje jete te shkelqyer per vete, femijet e pasardhesit e mij. Juve jeni nje popull mosmirenjohes. Mire ja u kam ba. Ja u kam punue. SB

  25. juglindori nga Korça says:

    Une kisha diçka tjeter per te komentuar . Vizita e zonjes Merkel , nuk me pelqeu fare . Si , more burr’i dheut , vjen tjetra , perfaqesuese e gjithe asaj Gjermanie , madje lider e Evropes dhe , gjate kater oreve qendrim ne Shqiperi , nuk permend asnjehere fjalen Zot , ose krisht , ose kishe , ose fe , por merret me gjera te dores se dyte , si p.sh. : demokracia , reformat , Bashkimi Evropian , hapja e negociatave per antaresim etj. , te gjitha gjera te kota . Kishte lezet vizita e baba Sulltan Erdoganit . E filloi dhe e mbaroi fjalimin me Allah , xhami , minare , islamizem , inauguroi nje xhami , financoi per ndertimin e nje tjetre , asaj te Namazgjase , urdheroi mbylljen e disa shkollave , keshtu behen vizitat . Apo s’e kishte edhe hanemen e tij , sipas tere rregullave , te mbuluar koke e kembe , apo nuk u mallengjyen si çift , kur nje femije e pa fajshme shqiptare , e veshur si islame me shami ne koke , recitoi nje vjershe per Allahun e “urte e zemergjere”( jo per ate Allahun qe frymezon per prerje kokash , jo , jo per tjeter Allah , ate te mirin ). Kete e quaj vizite une , te nje kryetari feje ( me falni , Kryetari Shteti , desha te thesha ) , e jo si Merkeli , qe s’permendi as krisht e as kishe , s’ka lexet keshtu …..

  26. nje ish myslyman says:

    Te marrte e mira o korcar , me shkrive gazit . Po korca nuk thone kot djepi i dijes Paris i vogel .

  27. ropize says:

    para zgjedhjeve vendore te 21 qershorit l.s.i.nxori nje reklame per mos vjedhjen e votave.kur kjo parti eshte numer njeshi per vjedhje[te gjithe drejtoret qe jane akuzuar dhe zene me presh ne dore per vjedhje jane te l.s.i. se ata te p.s. pasi mbushin xhepat japin doreheqje,para se ti arestojne].te njejten gje po ben edhe ti mero djali,ti di shume gjera por je tip urih hipi,nje person shume i peshtire.ti nuk shikon lopen por vetem gjurmet,sepse keshtu mban gjalle pacavuren tende.ti mero do te ngresh edhe stacion televiziv,me cfare pasurie.mos valle ben pjese edhe ti tek njerezit qe nuk paguan taksat,qe u bene shantazh politikaneve per ti rjepur.perpara se te flaSEsh per te tjeret duhet te shikosh veten tende ne pasqyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje