Merkel risjell vëmendjen gjermane

7 Korrik 2015, 21:21Editorial TEMA
Merkel risjell vëmendjen gjermane

Nga Mero Baze

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel, nis të mëkurën vizitën zyrtare në Shqipëri, Serbi dhe më pas në Bosnjë Hercegovinë, në një udhëtim që është i pari i një kancelari gjerman, gjë që tregon vëmendje ndaj këtyre tri vende që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian. Prej vitit 1992, kur Gjermania i dha fund Jugosllavisë duke njohur e para pavarësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë, ky është aksioni politik më i rëndësishëm i Gjermanisë, për të parë pjesën tjetër të Ballkanit, si zonë me interes për të.

Por, vizita të tilla të rëndësishme në Ballkan, lexohen ndryshe nga interesi real gjerman për rajonin, duke krijuar kulte miqsh të mëdhenj dhe duke u përpjekur t’i përdorin ato politikisht.

Për Gjermaninë dhe kancelaren e saj, interesat në tri vendet që do të vizitojë, kanë të bëjnë me vëmendjen gjermane ndaj rajonit, me një mesazh të fortë për stabilitet dhe me një përpjekje normale për të frenuar ndikimin rus, sidomos në Serbi dhe Bosnjë, ndikim i cili është ende burim i destabilitetit politik.

Për Shqipërinë, vizita është një vëmendje domethënëse e Gjermanisë, e cila kërkon t’u japë mesazh investitorëve gjermanë, të jenë prezent në këtë vend dhe t’u kërkojë udhëheqësve politikë në Shqipëri, të forcojnë shtetin ligjor dhe demokracinë si garanci për stabilitet dhe zhvillim ekonomik, si dhe të frenojnë retorikat nacionaliste. Në këtë aspekt, pritet që Merkel të flasë në Tiranë dhe për frenimin e valës së emigrantëve ekonomik nga Shqipëria drejtë Gjermanisë, duke kujtuar se shanset për azil politik janë zero.

Për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, vizita është një fat historik, por dhe një sukses politik. Ai ka mundur të mos e zhgënjejë iniciativën e kancelares Merkel një vit më parë për të forcuar bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shkëmbyer vizita me kryeministrin e Serbisë dhe duke reaguar me maturi ndaj retorikës nacionaliste. Vizita e Ramës në Beograd dhe Vuçiçit në Tiranë, është një sukses personal i kancelares Merkel, me të cilën ajo ka me çfarë të krenohet, me dy “nxënësit e bindur” të saj. Suksesi ka të bëjë me fundin e liderëve autoritarë në Ballkan, të racës Millosheviç, Berisha, Tugjman dhe Izetbegoviç dhe me një diferencim që Merkel po u bën atyre që duan t’i imitojnë ata, siç është rasti i Gruevskit. Rama dhe Vuçiç po vizatohen përditë e më shumë si lider pragmatist, që janë të gatshëm të përdorin autorietin e Gjermanisë për një histori të re në rajon dhe për një biografi të re politike të tyre.

Në planin e brendshëm, Edi Rama ka fatin ta ketë vizitën e Merkelit në favor të tij, pasi Shqipëria është një vend gjermanofil dhe e shikon prezencën e Gjermanisë këtu, si fat. Ndryshe nga fqinji jugor, ku Merkelit nuk ia zënë në gojë emrin Angela, por e shikojnë si djall, në Shqipëri shikohet si një grua e fortë gjermane, e cila nuk zemëron askënd. Edhe pse raportet e saj me Berishën ishin të ftohta, për shkak të korrupsionit të qeverisë së tij dhe imazhit negativ që ai prodhoi sidomos në Samitin e Berlinit, injorimi i saj për liderin e opozitës, është më shumë çështje protokollare për të theksuar thelbin e një vizite shtetërore dhe jo politike.

Në Serbi, Vuçiç, nuk e ka kaq pozitive klimën, pasi rrënjët nacionaliste të partisë së tij si dhe indoktrinimi i vazhduar i shoqërisë serbe, e shikon Gjermaninë si burim i një fatkeqësie për ëndrrën e vjetër të Serbisë së Madhe. Por, Merkel kërkon të ndajë opinionin mes asaj Serbie që kërkon Perëndimin dhe asaj që e refuzon atë. Ndikimi i Rusisë në Serbi është ende i fortë dhe një pjesë e klasës politike të saj janë të orientuar nga Moska. Veriu i Kosovës po qëndron ende formalisht me Kosovën, falë prezencës gjermane, ndërsa Bosnja po vazhdon të mbahet e destabilzuar në një pjesë të saj prej ndikimit që rusët kanë ende mbi nacionalizmin serb.

Prezenca e Merkelit në Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë, është një mesazh i qartë i kufirit gjerman në Ballkan. Kjo vëmendje gjermane, nuk duhet marrë vetëm si fat, por dhe si përgjgjësi për të mos e shpërdoruar. Historia ka shembuj të hidhur për këtë.

19 komente në “Merkel risjell vëmendjen gjermane”

  1. Unitet says:

    Po shok! Poshte kulaket!

  2. RRADIKAL says:

    po sqe(MOLL) gjermon,s’bon !!thoshin perpara ca vitesh.e pra erdhi dita ku zonja e hekurt FRAU MERKEL te ulet ne TiRane……bravo.EDI RAMA.paste kemben e mbare
    zonja e nderuar.JEMI TIFOZA GJERMON,APO JO ?!?!

    1. tfgs says:

      Merkel i do shume sunitet tukoshake,madje kur shkoi Erdogan ne Gjermani nuk i dha as doren per ta percjelle…….dhe e di perse se korraku Erdogan kerkoi qe te ngrihen gjimnaze ne gjuhen turke,pasi vertet qe te rinjte turq kane lindur ne Gjermani,por ata mbeten turq!
      Kjo irritoi Merkelin duke u pergjigjur se ketu eshte Gjermani e jo Turqi,madje ne largimin e Erdoganit nga vizita ne Gjermani ajo nuk i dha as doren…..
      Me vone pasuan deklaratat e dy metroshit Sarkozy ndaj nje gazetari turk i cili pyeti se:
      – Kur Evropa do ti hape dyerte Turqise!!!???
      Sarkozy:
      -Kufiri i Evropes nuk eshte ne Turqi,pytje tjeter te lutem….

      1. kd says:

        Car shkru mer kokrra hajvonit shko mer zullap terhiq shpejt leket se po te myllen bankat ne ate provinz libaneze qe quhet Greqi dhe mos ns sshkruj te tilla shkrimi a thu se te ka ra gjaku ne tru cna ka gjet me ju kllufat e Kishes greke hej Zot i modh

    2. Skypion says:

      Ka nje perpjekje te deshperuar te medias qeveritare,per ta paraqitur si historike viziten e kancelares Merkel ne Tirane.
      Ka nje perpjekje te deshperuar per te shfaqur nje entuziasem te madh,porqe duket qe larg qe eshte i sforcuar,tejet i sforcuar.
      Gjithe ky deshperim,qe rreket te shitet si gezim i madh, ka disa arsye qe ngrijne cdolloj entuziasmi,sado aktore te jene te entuziasmuarit.
      Se pari,vizita e kancelares gjermane,eshte nje tur ne Ballkanin Perendimor,kur perfshihen edhe Serbia dhe Bosnia.
      Vizita behet per t’e treguar vijat e kuqe per te gjithe,si per ata fuqi antieuropiane qe po duan te kene ndikim ne te( Rusia)ashtu edhe vete ketyre vendeve,sidomos liderve te tyre te paparashikueshem,qe te mos luajne me destinin e tyre europian,e te mos flirtojne me vende qe kane interesa te kunderta me ato te Europes.
      Se dyti,vizita ne Tirane,si pjese e turit ballkanik,behet,ashtu sic e kane paralajmeruar mediat gjermane,jo per te dhene ndonje sihariq ne lidhje me anetaresimin ne BE,sic po mundohen ta paraqesin qeveritaret shqiptare me bashibozuket e tyre mediatike,as per te dhene ndonje ndihme financiare aq te enderruar nga oligarket e Tiranes.
      Perkundrazi,Kancelarja Merkel vjen ne Tirane per disa KERKESA dhe VEREJTJE:
      1)-Kerkese qeverise shqiptare per marrjen e masave ne lidhje me valen e emigranteve shqiptare qe kerkojne azil ne Gjermani.
      2)-Verejtje qeverise shqiptare,ne vecanti Kryeministrit Edi Rama,per retoriken shume te rrezikshme nacionaliste,deklaratat protofashiste te tij per bashkim ne menyre klasike etj.
      3)-Verejtje qeverise shqiptare,mbi te gjitha Kryeministrit Edi Rama,ne lidhje me presionin e turpshem dhe te papranueshem,qe i ben Europes me karten e ekstremizmit islamik.
      4)-Verejtje e mbi te gjitha ,kerkese llogarie,per vrasesit,trafikantet e droges,trafikantet e prostitucionit qe Kryeministri Shqiptar,Edi Rama,i ka futur si deputete ne Parlamentin shqiptare,ose i ka bere kryetare bashkishe anembane vendit.
      Keto jane kryesoret.
      Para nje viti,pati nje entuziazem ne aleancen e qelbesirave.Edi Rama,thonin ata,i zgjedhuri i Merkel!Ne te vertete ashtu edhe dukej.Merkel e paraqiti si te “perzgjedhurin” e vet mes liderve ballkanike.
      Por,medet!Medet!Medet!Medet or medet!Medet,sa zhgenjim per zonjen e nderuar gjermane per sociopatin shqiptar!
      Ka kalur nje vit,dhe “i perzgjedhuri” i kancelares gjermane,na dolli,ose me sakte,i dolli ne birbo,nje zuzar,nje mashtrues i pacipe.
      Kozmopoliti Rama, na dolli nje politikan qe luan rrezikshem karten e nacionalistit ballkanik.
      Ai qe,medemek,do te duhej te paqtonte ballkanin,po e ndez ate,si askush tjeter,me deklarata te papranueshme ,te papergjegjshme,duke krijuar probleme edhe aty ku nuk kishte, e nuk mund e nuk duhej te kishte.
      Para nje viti,kur sociopati shqiptar i gezohej kanakarizmit gjerman,nuk flitej per trafikantet e droges,prostitucionit,vrasesit ne parlamentin shqiptar,te gjithe deputete te partise se Edi Rames.Edhe po t’ia thoshin zonjes Merkel,nuk do ta besonte.Do te ishte e pakonceptueshme per te ,qe Edi,ai Edi gaztor e shakaxhi,te shkonte deri atje sa te fuste ne Parlamentin e vendit te tij,vrases dhe trafikante!
      Por,medet!Medet!Medet!
      Sot, pas nje viti,e gjithe Europa eshte shokuar nga prezenca e trafikanteve dhe vrasesve ne Parlamentin shqiptar.
      Sot,e gjithe Europa eshte e shokuar nga kryebashkiaket socialiste,trafikante droge e protsitucioni,te promovuar nga vete Edi Rama.
      Nese zhgenjimi,per europianet,do te kishte nje emer,ai do te ishte Edi Rama.
      Amerikanet,ia kane vene qekuri kete emer.Ka kohe qe aleati me i madh dhe strategjik ne bote per shqiptaret,ShBA-ja ia ka dhene munxet mashtruesit psikopat te lidhur koke e kembe me mafian dhe krimin.Se shpejti do ia jape edhe Europa.Ceshtje kohe.
      Para zonjes Merkel,vizita e fundit e nje lideri te madh perendimor ne Shqiperi,ishte ajo e Presidentit Bush.
      Shihni kontrastin:
      -Presidenti Bush erdhi ne Shqiperi me dy mesazhe-sihariqe kryesore:1)hyrjen ne NATO,2)Pavaresine e Kosoves.
      -Kancelarja Merkel vjen sot ne Shqiperi me kater kerkesa-verejtje:1)ceshtjen e azilkerkuesve,2)retoriken e rrezikshme nacionaliste ballkanike te Edi Rames,3)presionin e turpshem e zuzar,antikombetare dhe antieuropiane, qe Edi Rama i ben Europes me karten e ekstremizimit islamik shqiptar,4)luften kunder krimit te organizuar,duke patur parasysh mbi te gjitha deputetet dhe kryebashkiaket socialiste trafikante droge,trafikante prostitutucioni,vrases te pameshirshem etj.
      Se fundi,zonja Merkel do ta bente turin ballkanik,kushdo qe te ishte ne krye te qeverise ne Shqiperi,madje madje edhe sikur ne pushtet te ishte Spiro Koleka,dora vete!

      1. "Vic" Vicidolli apo Gomar Luznie says:

        @@Skorpion..deri diku eshte Ashtu sikurese thoni ju…
        Dhe zonja Merkeli dha nje “Shuplake” Edi Rames,:C´fare Europe kerkoni kur ne Gjermani po Kerkojne Azil Qindra Shqipetare??
        dhe ka te Drejte…eshte Llogjike…por ana tjeter eshte se edhe Shqipetaret qe kerkojne Azil ne Gjermani jane “Kafshe”..kur dihet qe nuk ka Azil??
        @ Shume mire i tha Zonja Merkel:Ne kemi nevoj per Fuqi Punetore te KUALIFIKUAR::Urdhero te Lutem:Ke Mjeke..Infermjere .njohes te Gjuhes Gjermane,ose Specjalist IT..Programues..Urdhero..nuk ka Nevoj Gjermania per Pjatalares, apo Punetore Llaci…
        @ Pastaj Sistemi Gjyqesore ne Shqiperi????Bej ..Tumin…se nuk Flitet Fare…Gjyqetari apo prokurori “Te marrin Koken” me te Drejte apo pa te Drejte..Shembull:Ne Gjermani nuk e njehe “Hallexhiu” GJyqetarin apo prokurorin, Ai i shikon keta te Fundit ne Sallen e Gjyqit..kurese ne Shqiperi:Ky qe eshte sote Gjyqetare neser eshte Notere pasneser eshte perseri Gjyqetare, apo Prokuror…Respekt per Zonjen Merkel..lol

        1. komunalja says:

          Kush eshte ai shqiptar qe vertet beson se do fitoje azil ne Gjermani? Askush! Shkojne me mendimin “te marrim çfarë të marrim, s’kemi ç’humbim”. Edhe gjermanet e dine kete. I lene ca kohe, te bejne ndonje lek, dhe pastaj do t’ia refuzojne azilin.

  3. Jugu says:

    Eshte per tu pershendetur vizita e Merkelit ne Shqiperi.

    Po ashtu te kujtojme se Berisha solli presidentin Amerikan ne Shqiperi, nje eveniment me I rralle dhe me me rendesi per vendin tone.

    Me gjithe respektin per Gjermanin si nje vend punetor dhe qe I eshte gjendur Shqiperise ne kohe te veshtire, eshte Amerika qe ka vendosur per fatin e Shqiperise dhe pa mbeshtetjen Amerikane nuk do arrinte qe Edi Rama te priste Merkelin sepse Kosova akoma do ishte nen thundren e Serbise, ne mos edhe Shqiperia.

    Te respektojme cdo lider te vendeve qe perkrahin Shqiperine dhe Kosoven por asnjehere te mos harrojme qe vendin e pare e ka Amerika. Po e harruam na mori lumi. Po qe per Gjermanin, Francen, Italin, etj, neser ne mengjes e ke Kosoven pjes te Serbise e Rusise.

  4. Laveri says:

    O Mero kesaj spo ja shef hajrin klasa e mesme Gjermane qe po varferohet çdo dite jo me tja shohin hajrin Shqiptaret ,edhe per viziten e Bushit keshtu na e bete detin kos, po veç surratit te malokut qe na dilte çdo dite ne televizor gje tjeter nuk pame per hajer

  5. une theme ,se merkela ma shume vjene ne shqiperi e serbi per kritika per azilantet e tyre,korrupcion,hajni trafik droge e ozurpim qeverie me gjygje hajdutesh,sesa qe vjene per ndonje premtim direkt pozitif.

  6. LORA says:

    Vemendja gjermane ka qene ketu,me investimet me serioze qe jane bere ne Shqiperi.E verteta eshte se kesaj vemendje produktive nuk I eshte bere publicitet,meazalla falnderim e mirenjohje,prej politikes zuzare te ciles nuk I vinte fare per shtat refuzimi gjerman per afera korruptive kriminale.
    Mirse vjen zonja Kancelare e Gjermanise,per institucionalizimin afatgjate te vemendjes se gjeopolitikes se shtetit me te fuqishem europian ndaj Shqiperise.Per mua, kjo vizite eshte me e rendesishmja per interesat e shqiptareve dhe Shqiperise,pas 1990-es.Falnderim per qeverisjen e Rilindjes,qe po orjenton ne rrugen e nje progresi domethenes dhe te pershpejtuar me kryepartnerin europian.

  7. METEH says:

    Z.MERO,ju lumt.Analize e sakt.Ata qe anashkalojne Merkelin dhe nxjerrin ne pah viziten e Bushit-jane puthadoret e Saliut.i cili plasi per ta prure Merkelin ne shqiperi por ajo ja vari teneqen.Ne jemi ne Europe dhe pretendojme te hyjme aty..Amerika ka pjesen e .Rama po fiton shume pike ne Europe si lider Europian,ndryshe Kancelarja zor se vinte.Mesazhet e saj le ti shofim…!

  8. Tomorri says:

    Ué ué paska dale nga gjirizi i haleve perseri Skypioni,ué more si e ka hunden si mi dhe me feçken e tije edhe pse te shkurter ka filluare dhe nuhat topat embetur anash rrugeve.

    Ik po te themi se ta kemi bere bene more mi gjirizesh te Saliut.

  9. kuq e zi says:

    Bashkimi i gjermanive ishte i drejte ndersa i joni quhet retorike nacionaliste???
    Investoni sa te doni kunder bashkimit shqiptar ska per te pasur sukses

  10. 21 janari= krim fashist shteteror says:

    dear Skypion

    Nuk besoja se do komentoje sot dhe me perversitetet qe ke shkruar e meriton nje pergjigje.

    Personalisht keto vizitat e Bushit,Merkelit etj gjate ketyre viteve nuk i honeps fare se shikoj rezultatet e ketyre 25 vjeteve qe shqiperia eshte kthyer ne me poshte se dinjitetit i nje kolonie dhe me poshte se nje vilajeti ne kohen e perandorise osmane.

    Me kete gjendje qe e ka katandisur shqiperine perbindeshi Saleh Berishaj nuk ka zot ta rregulloje pa u futur ne burg banda kriminale e bash-berishes.

    Une jam solidar i fuqishem i 21 janarit 2011 dhe eshte turp per shtepine e bardhe,per bashkimin europjan,dhe sidomos per kancelaren Merkel qe kane toleruar pa justifikim kete akt nazist te bishes vicidolit.

    Pra krimin e 21 janarit e kreu berisha por turpi eshte per Obamen,kamerunin dhe sidomos te kesaj zonje qe vjen ne Tirane.

    Edhe me florinj ta mbushi zonje MERKEL shqiperine nuk kane vlere para poshtrimit 25 vjecar qe po i bejne kancelarite euroatllantike shqiptareve qe i besuan si krishti ne vite 90′

    Pra skypion i shqupit !

    jemi ne nje mendje per Edi Ramen qe eshte nje gjeneral i kapur rob..por na ndan fakti ..se zonja Merkel eshte pjese e fajit ashtu si dhe zoti Obama ne mos ndeshkimin e mobsterit berishe..dhe qe e kane katandisur shqiperine ne nje han pa porta ky hyn derri dhe dosa.

  11. Tironsi says:

    TI mer Skipion dukesh qe je Hajddut i klanit qe u qerua , .je vertet i peshtire.Kam rezervat e mija per Edi Ramen po ne faakt po arrin suksese ne politiken e Jashtme. Te njejten gje duhet te beje dhe per politiken e brendshme, qe vazhdon e hallakatur dhe e turbulluar nga Bemat e ndyra dhe antikombetare te klaanit Tuaj te Felliqur.Nuk e kuptoj se si maskaralleqe si Pakti i Detit, Koncesioni i Skanimit te mallrave etj. nuk po kapen ne embrion, ,nuk po vihen para pergjegjesise fajtoret reale dhe pergjegjes per keto deme qe i kane shkaktuar Kombit.Cfare pret Qeveria Aktuale! , qe i le keto Zaberhane te kuisin me tallje dhe qe po shijojne pasurite e grabitura ?

  12. 2 says:

    eshte e cuditshme nje simetri perfekte e fatos lubonjes dhe artan hoxhes (skypionit) ne lidhje me konvulsionet e tyre per viziten e Merkelit.Eshte e natyreshme qe kjo vizite nuk eshte direkt per shqiperine por ne lidhje me ballkanin dhe nuk mund te quhet dhe aq historike.

    Por ajo qe i cmend Fatos Lubonjen dhe Artan Skypion hoxhes eshte menyra brilante se si komunikon Edi Rame me homologet e huaj si nje i barabarte me te barabartet jo si barbari tropojes.

    Merkeli po i thote troc Rames: Ke fuqine legjislative dhe egzekutive per te vendosur drejtesine qe do te thote prangat Sali Qenefit.

    Edhe me budallai e di se 2B e Washingtonit per aresye banale nuk duan arrestimn e berishes..por kjo nuk do zgjase gjate..mjaftojne vetem dy faktet e meposhtme qe tregojne se europa dhe amerika duhet ti japin fundit mbrojtjes se nje terroristi nderkombetar dhe ti lene pordhet se gjoja Sali Qeni hodhi ate fare komunizmi.

    Pse amerika dhe europa duhet ta konsideroje berishen terrorist:

    eshte i turpshem qendrimi i dipllomateve euroatllantikas ne lidhje me tolerimin qe po i bejne berishes.

    vetem deponimet e IZET HAXHISE qe berisha dha urdher per te sulmuar ambasden amerikane
    dhe me vone sulmuan kontigjentin gjerman ne Rinas PER TJA FATURUAR REBELEVE na shtron pyetjet:

    kujt i duhet “miqsia” shqiptare amerikane

    kujt i duhet “miqsia” shqiptare gjermane

    kujt i duhet clirimi kosoves

    kujt i duhet aleanca me naton

    kujt i duhet levizja e lire “me dajak mbrapa”

    kujt i duhet kjo vizite “historike” e merkaleve dhe busheve

    kur akoma ligjin ne shqiperi e ben terroristi dhe antishqiptari Sali berish
    qe duhej te ishte ne burg te perjetshem ose i egzekutuar…

    kur edi rama me ilir meten po behen si don kishoti me sanco pancon qe edhe pse kane votat cudiberise po tradhetojne ate popull …

  13. eh! says:

    Ne Shqipot ngrohemi ne diell duke u fryre pas te medhejve te globit:rusi,”vellai”kinez,”vellami”turkoglu, se vijme nga “raca” (harrame)-ariane,se se se te gjithe na e kane vene ne rruaz se ngaqe e duam shume njeri-tjetrin e te marrim gjak ne vetull per te vjedhur e vrare qytetare te pafajshem deri edhz turiste (per kuleten) dhe…qija nenen kesaj bote.Dhe shembullin,modelin,frymeziminn e mbrojtjen i sigurojme nga banda e saliut e co. Kena kap qiellin me dore! pef!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje