Egërsia, si fat dhe varr i turizmit shqiptar

4 Korrik 2015, 19:13Editorial TEMA
Egërsia, si fat dhe varr i turizmit shqiptar

Nga Mero Baze

Ka një reagim folklorik ndaj masakrës së ndodhur në Dukagjin ndaj dy turistëve çek. Një furtunë popullore që kujton dhe rikujton besën, mikpritjen, traditën, Rozafën etj. Masakra, e cila nuk është e para, po përsërit një problem real që ka Shqipëria jourbane dhe një kontradiktë mes përpjekjes për të shfrytëzuar virgjërinë e prapambetjes për turizëm dhe fuqinë tonë urbane, për ta kthyer atë në një histori suksesi.

Turizmi malor ka vite që po lulëzon në Theth dhe Valbonë për shkak të asaj çka na ka falur Zoti, por jo për shkak të banorëve të zonës aty. Një bum i tillë turizmi, sidomos ai i vitit të kaluar, ka tejkaluar turizmin spontan dhe është kthyer në një trend me perspektiv për zonën.

Nga ky moment ne duhet të reagojmë si një shtet dhe shoqëri urbane për të ardhmen e turizmit aty.

Së pari, duhet të pajiset gjithë zona me gudia dhe shoqërues të liçensuar, që çdo turist të mos ketë kontakte të rastësishme dhe shoqërues rasti, të cilët mund të prodhojnë gjëma të tilla. Prapambetja e zonës është fati dhe varri i atij turizmi. Është fati, pasi turistët vijnë aty të shikojnë një muze të paprekur të Shqipërisë së virgjër dhe është varri pasi aty përveç maleve të egra, ka dhe plotë njerëz të tillë, të cilët detyra jonë nuk është tu kujtojmë besën dhe mikpritjen, por ligjin dhe shtetin.

Ligji dhe shteti tregohen duke e kthyer turizmin në atë zone në një biznes të kontrolluar nga rregullat dhe ligjet, që garantojnë sigurinë. Ekipet e shpëtimit, udhërrëfyesit e shtigjeve malore dhe deri të zotët e bujtinave, duhet të liçensohen, të jenë në sistem dhe të verfikueshëm në çdo moment. Turistët duhet të udhëzohen të kontaktojnë vetëm guida të liçensuara dhe të njohura nga autoritet lokale dhe qëndrore të turizmit, ndërkohë që policia duhet të marrë rol specifik në periudhën e turizmit.

Legjendet e besës dhe mikpritjes apo zakonet e gjakmarrjes dhe kullat e ngujimit na shërbejnë për histori dhe letërsi që nxitë turizmin, por nuk na shërbejnë si realitet. Ndaj një shëmtie të tillë, të neveritshme nuk duhet reaguar duke evokuar historinë tonë të stisur, por duke dëshmuar fuqinë e një shteti dhe shoqërie moderne që garanton sigurinë fizike të çdo turisti që shkel në këtë vend.

Ne nuk kemi shumë shanse të ofrojmë turizëm elitar. Por nga ana tjetër nuk kemi as ndonjë degë më fitmiprurëse se turizmi. Turizmi ynë malor dhe ai i detit kanë nevojë mbi të gjitha për siguri. Shqipëria duhet ta shpallë prioritet kombëtar sigurinë e çdo turisti të huaj, në vend që ta shikojë çdo turist të huaj si gjah për ta plaçkitur.

Masakra e Dukagjinit është ekstreme, por në mentalitetin e plaçkitjes së turistit marrim pjesë të gjithë si komb. E fillojmë me policë në rrugë, që sapo shikojnë makina me targa të huaja u bëjnë shenjë gjithë fodullëk të hapin krahun e u kërkojnë letra derisa ua marrin ato pesë a dhjetë euro me zor, e deri tek ata që u shesin “sapunin për djath” me kushtet aspak normale të shërbimit dhe gjobat në faturat e ushqimit.

Ne kemi pak gjëra për t’i bindur të huajt të vijnë në këtë vend. Një pasuri që na ka mbetur pa e dashur është varfëria dhe atë duhet të dijmë ta shfrytëzojmë, duke e menaxhuar me modesti dhe njerzillëk. Turizmi ynë duhet të ofrojë çmime të ulëta dhe siguri, për të konkurruar gjithkënd që ka luks rreth nesh. Nëse ia arrijmë kësaj, mund t’ia dalim të përdorim varfërinë dhe prapambetjen tonë për të ecur përpara. Nëse jo, ato do të na tërheqin pas në humnerën ku zhdukëm dy çek të mirë, që erdhën në këtë vend të provonin adrenalinën e turizmit malor dhe mbetën peng të ëndrrës së tyre.

Reagimi si shoqëri moderne dhe e sigurtë ndaj këtij akti, është një provë që duhet ta kalojmë, për të mos u klasifikuar si vend fisesh të egra. Legjendat me besë e mikpritje, nuk i vlejnë askujt dhe nuk përbëjnë as arsye për tu vajtuar dhe as për tu mburrur. Vrasësit nuk janë as në dijeni të tyre dhe as në dijeni të famës së shpikur të tyre. Vrasësit janë një tufë egërsirash që duhen lidhur si gjithkund në botë. Nëse i lëmë të lirë dhe nëse u besojmë atyre rastësitë e turizmit në këtë vend, jo turizëm që nuk do të kemi, por as siguri për veten tonë.

Ka plot vende në botë që janë të famshme si destinacione turistike të virgjëra dhe plot surpriza, por askush nuk ua ka besuar turistët fiseve të egra që rrethojnë ato destinacione, por shtetit dhe strukturave të kualifikuara të turizmit. Nëse nuk e shpallim turistin e huaj pasuri kombëtare që mbrohet nga shteti dhe respektohet ligjërisht qysh kur shkel tokën shqiptare, nuk do të vajtojmë vetëm për besë e burrëri të shkelur, por dhe për varfëri që do na pres tek dera si vend i egër dhe i pandreqshëm, ku nuk ka për të na shkelur askush në derë.

Prapambetja jonë në zhvillim sot ka shansin të kthehet në pasuri turistike, por prapambetja jonë njerëzore në zonat jourbane nuk është mall që shitet, por mall që duhet izoluar për të mbrojtur turizmin malor dhe çdo lloj tjetër turizmi në Shqipëri. Pastaj kemi kohë të rishkruajmë legjenda për besë dhe burrëri, pasi të rrallohen lajme si ajo e Dukagjinit.

58 komente në “Egërsia, si fat dhe varr i turizmit shqiptar”

  1. sanalda says:

    PoperNAften dhe Mineralet sna the o MEro se ke mbaruar dhe Gjeologji

    1. Atdhetari says:

      MUND TE JENE TE HUAJ QE I KANE VRARE PO DHE PO TE JENE SHIPTARE KUSH BEHET MERAK QE U VRANE? A SHQIPTAR JANE VRARE KOT JASHTE SHTETIT. TURISTE VRITEN KUDO NE BOTE, MUND TE GRABITESH ME PARIS LION BERLIN BARCELON NAPOLI MALOE LONDER BRUKSEL DHE KUDO, MUND TE VRITESH. KA LAGJE NE AMERIKE KU NUK HYN DHE POLICIA. KY ESHTE KAPITALIZMI HAPINI SYTE, NJEREZIT NUK KANE BUKE TE HANE DHE DO VRASIN ASHTU SIC VRASI DHE KUDO NE BOTE

      1. aqifi (po i verteti ama) says:

        Analize perfekte. Arben Ahmetaj qe i doli per zot (edhe) turizmit ta analizoje kete artikull me laps ne dore dhe te mos merret vetem me hajduteri dhe pazare politike…

        1. Skypion says:

          Krimi makaber ka indinjuar nje komb te tere.
          Por,sic ndodh rendom tek ne,perhere ne raste te tilla dalin ne skene moraliste gjithfaresh,qe rreken te bejne analizen e krimit,duke perdorur te njejten stileme e te njejtat klishe mbi mitin e beses e mikpritjes shqiptare.
          Duke bere kete lloj analize te sterdale boje,keta mashtrues te opinionit publik,shmangin elementin kryesor te nje analize te mirefillte.I cili element ka te beje me MODELIN qe kane te rinjte shqiptare ne Shqiperine e “Rilindur”.Me MODELET qe u serviren atyre nga “Rilindasit” kriminele,e qe u propagandohet nga bashibozuket e tyre mediatike.
          Vrasesi 20 vjecar eshte banor i zones ku “Rilindja” fitoi me rezultat spektakolar…nje rezultat spektakolar me ndihmen e qytave e grykave te pistoletave te Paulin Sterkajve me shoke.
          Te rinjte shqiptare shohin e degjojne.
          Shohin e degjojne sesi elita politike ne vendin e tyre,ka kriminele me damke,trafikante droge,trafikante prostitucioni,grabites te dhunshem,vrases gjakftohte.
          I shohin e degjojne keta kriminele me damke ne televizor,ne radio,ne telefonat e tyre(sot edhe barinjte kane telefona te modeleve te fundit).
          Shohin dhe degjojne,sesi njerezit qe presupozohet se jane ajka e shoqerise,drejtuesit me te larte te vendit,zoterit e “shtepise” si te thuash,qe i promovojne keta kriminele,keta grabites,keta vrases.Dhe ua servirin si MODEL.Si MODEL per t’u ndjekur.
          Shohin e degjojne se modeli qe u serviret eshte ai i DEPUTETEVE trafikante prostitucioni e droge si A.Ndoka.Eshte ai i trafikanteve te prostitucionit e droges,vrases si M.Frroku.Eshte ai i kryebashkiakeve trafikante po droge e prostitucioni si Bushi i Krujes dhe Roshi i Kavajes.Eshte ai i shume e shume “elitareve” kesisoji qe pushteti i sotem ua servir si djem te mire,te zote,te afte.
          Aq te mire,te zote e te afte,sa duhen marre si shembull per t’u ndjekur nga te rinjte!
          E c’duhet te bejne te rinjte tjeter,vecse te marrin si shembull keta kriminele qe u serviren si zoterinj per te cilet kerkohet te votohen, e prej te cileve duhet marre shembull i sjelljes se moralshme?!!
          Padyshim,qe 20 vjecari Mjacaj ka si model Frrokun,Ndoken,Bushin,Roshin.
          Keta kane grabirut,kane bere trafik droge,kane vrare.
          Pse te mos merret me trafik droge edhe i riu?!Te pakten me trafikim hashashi e jo kokaine si te lartpermendurit?!
          Pse te mos vrase,per te realizuar qellimin e tij,kur modeli qe i serviret ka vrare,e pas vrasjes u be deputet i Partise Socialiste ne Parlament?!
          Pse te mos vrase,kur engjelli mbrojtes i ketyre zoterinjve kriminele eshte,jo nje dosido,por ai qe shitet e propagandohet si kryemodeli qe duhet ndjekur,vete Kryeministri Edi Rama?!!
          Ja pra si merr analiza,nese do te donim te quanim me te vertete te tille,e shkaqeve dhe rrenjeve te krimit.
          Ky model eshte.Ky model serviret nga pushteti politik kriminal sot.Ky model propagandohet nga pushteti mediatik kriminal sot.
          Sa per pallavrat me bes e kanun,me egersi krahinore dhe endemike,me te cilat e ka mbushur shkarrashkrimin sot Bazja yne,nuk ia vlen as mi fen…

          1. Ben Blushi says:

            Por vecanerisht e indinjuar eshte kucka suoermbese e bajraktarit Vucidolas.

      2. gjergji says:

        Te nderuar komentues.. e shikoj qe jeni nevrikosur shume por uluni pak grykat…

        Ne demokraci pa mbaruar pa u kapur fajtoret pse po denoni nje krahine dhe nje komb ?? Edhe Ibrahim Basha u vra nga dora e lige dhe nuk po dalin vrasesit…Pra kush eshte regjizori dhe roli i frankeshtein monster berishe dhe impotentit Edi RAMA qe ka marre dy here vota cudiberese dhe po peson fatin e UCK me gjykaten speciale.

        Para nje viti e gjysem kam komentuar per keto probleme makabre duke ju kerkuar falje per materialin e gjate po e bej copy paste

        2013 nje vit I mbrapshte per politikanet shqiptare kurse praktikisht ato qe humben (flas me shume per ish qeverine e Berishajve) ato jane te lumtur qe pasi vrane,tradhetuan dhe vodhem miliarda po I gezojne ato duke poshtruar dhe terrorizuar neper media ,parlamente dhe rruge deri ne thirrje antikushtetuese per rrezim qeverie me 800 mije “fansat e fuckbook-ut” bashke me gestapon e mamurrasit dhe me pinjollet e ish divizionit hitlerian SS te Kosoves.

        Viti qe shkoi la pas ca kujtime pambarimisht te hidhura qe tregojne se shteti,dipllomacia,ekonomia,ushtria,shendetsia,arsimi,morali,dinjiteti kombetar e deri te endrrat e femijeve jane vrare.Le te rendisim disa ngjarja pikante qe vertetojne rrjeshtat e mesiperm.

        1-VRASJA KOMBETARE E SHENJTORES SOFIE QENDRO.nen nje mjerim rrënqethës vdes kjo shenjtore 86 vjecare ne 5 tetor 2013 ne lulishten kryesore te Durresit e nxjerre me perdhunim nga nje ndertese ku banonte per dekada te tera nga falangat mafioze te permbaruesve berishiane ne ditet e fundit te qeverisjes babezitese te tij dhe ish pronareve mafjoze.Asnje politikan,qeveritar,ambassador,klerik,biznesmen,filantrop nuk u be be I gjalle ne kete vrasje makabre kombetare.

        2-VRASJA E 15 VJECARIT TOTA NE SHKOZET.Tregoi se nje brez apo gjenerate e tere ka degraduar ne nje nivel te frikshem ku e ardhmja e atij vendi eshte ne duart e atyre qe te vrasin per nje fjale goje.E pabesueshme ne kete histori ishte rrahja e nje mesuesi te kesaj shkolle pasi e kishin mbuluar me batanije nga nxenesit e tij.Komenti nuk ka nevoje

        3-VRASJA NGA LEO OSMENI I TRE PUSHUESVE NE VLORE..nje akt makaber kur vriten duke pushuar 3 shqiptare.Me kete veprim eshte vrare dhe vete turizmi dhe reputacjoni I lekundur I ketij vendi se dhe ato pak pushues te huaj qe vizitojne ate vend nuk do shkelin ne ate vend vecse me ndonje ndonje kuraziere

        4-VRASJA E OLLDASHIT.edhe hetuesi me budalla ne bote ne kete egzekutim mafjoz duhet te mendoje se pista e vrasjes politike ishte e nderthurur me nje “karrem” qe ju server viktimes ne nje dite qameti me shi qe mund te jete mielli I bardhe apo nje helene troje e virgjer.Eshte e pabesueshme nje pakt I pasinqerte midis pozites,opozites dhe mediave per te mbyllur kete histori me fishekzjarret ne ceremonine “madheshtore” te varrimit te te ndjerit.

        5-VRASJA E BERISHES NE 23 QERSHOR 2013 ME VOTA.sa me shume po kalon koha aq me shume po bindemi se Serberisha eshte qelluar me fisheke manovre ku ne fund te vitit pame Edi Ramen qe I kane lidhur kemben me gjylen Ilir Meta dhe I kane kryqezuar duart me presidencen prokurorine,shikun,bashkine e tiranes,kld,krejt gjykatat te cilat jane “toke e xanun” nga mobsteri nderkombetar berishovic.

        6-VRASJA E IMAZHIT NGA BABAGJYSHET ne vjedhjen e tyre me kallash ne dore ishte vrasje ne dy drejtime.Kete vit e tutje femijet shqiptare do te kene frike dhe nga ikona me e pafajeshme e krijuar nga imagjinata e femijerise.Cdo vit te ri me permasat qe mori ne mediat boterore ky lajm gjithe bota do kujtoje se pas cdo shqiptari fshihet nje “Santa gangs rob jewellery” qe koincidon dhe me Gangon Berishe I cili ka future ne thesin e tij miliarda dollare biles duke perdorur dhe kallashe si ne 1996,1997,1998,2011.

        7-VRASJA E FRIKES PER PROTESTE. 15 nendori do jete nje nga ditet qe do mbahet mend gjate ne memorien kombetare por dhe nderkombetare si dita qe populli shqiptar duke u treguar me europjan se europjanet dhe me amerikan se amerikanet organizoi nje proteste te krahesueshme me te epokes se legjendarit Martin Luther King I cili gjunjezoi admistraten e atehereshme amerikane per te drejta njerzore.

        8-VRASJA E MITIT TE RREME BERISHES.besoj se nuk ka pare poshtrim me te madh Berisha qe kur ka dole nga carku I sheqeres ne 1944 se ate dite qe u perzu si zvarranik bashke me reptilin Bashe .Deklarata e mevoneshme e Arvizuse se 2B kaluan vijen e kuqe ishte nje vetvrasje qe dipllomati amerikan I ben besimit qe ka akoma opinion shqiptare ne sinqeritetin e dipllomacise amerikane qe per LHL u vune re dy qendrime paralele qe dukej sikur LHL ishte nje kurth per te hedhur Ramen me “dipllomaci” ose ti japim medaljen e trimerise Berishes dhe Bashes qe sfiduan hapur amerikanet.Thirrja e Berishes per proteste kombetare kunder qeverise para ca ditesh dhe mbledhja e ca njerezve pensionista dhe te papune nga nothingmen-I Altin Goxhaj tregon se berisha eshte nje kufome qe nuk ka kush ta varrose.Kam dyshim se aleanca e ngjalave Rama-Meta nen dirigjimin e pornoambasadoreve do kete kushtin qe Berisha te mos preket deri kur ta therrasi I gjithefuqishmi ne sketerren e tij.

        9-VRASJA E VRASJES SE 21 JANARIT……ne 7 shkurt 2013 lirohen nga gjykata berishiane 2 vrasesit e dokumentuar te masakres se bulevardit.Ambasda amerikane shpreh menjehere tronditjen e saj te madhe me te drejte.Sot ne lidhje me kete cudi te cuditeshme se ku e gjen fuqine nje perbindesh si Berisha I cili,pasi urdheron vrasjen personalisht prish filmimet,ndrron tytat e armeve ,injoron publikisht FBI ,terrorizon presidentin,prokuroren,kryeshikasin,kryeopozitarin,mediat duke I mposhtur te gjithe dhe duke marre medaljen burre shteti.Mendoj se enigmen e kesaj cudie e jep vrasja e nje fotografie..
        10-MASAKRIMI I NJE FOTOGRAFIE. i nderuari z.Obama nje nga presidentet e Amerikes me prejardhje nga populli (jo nga oligarkite apo dinastite) del ne fotografi me Edi Ramen ne 8 tetor 2012 dhe pas nje gjumi letargjik arushe prej 6 muajsh zgjohet Kongresmeni amerikan, republikani Dana Rohrabacher, I cili vetem pak dite te votimeve te 23 qershorit 2013 akuzon dhe kerkon hetim zyrtarisht per z.Obama dhe Edi Ramen.Jo vetem kaq pork y kongresmen kepuce kuq I cmendur pas berishes po pak dite para votimit falenderon nxehtesisht Berishen qe shpetoi Ameriken duke marre “vullnetarisht” 220 cope muxhahidine ne nje kohe qe gjithe aleatet lane ne balte Ameriken.Te analizosh keto dy fakte eshte e kote po konkluzioni eshte se ne Amerike ka dy rryma te ndara me nje “Mur Berlini te Ri” midis atyre qe dergojne ekspertiza serioze te FBI ne shqiperi dhe te atyre qe e keshillojne Berishen te fshije menderen me te.Ky lloj muri jo vetem qe po con ne kolaps total Shqiperine por eshte nje rrezik dhe per vete Ameriken nga keto ligjvenes qe arriten deri aty sa u rrezikua dhe qeveria federale e Usa-s.

        VRASJA E SHQIPERISE.nuk kam asnje pike dyshimi se Shqiperia eshte nje “Stateless Nation” per te cilin vlen sot vetem nje pyetje:Kush ja vrau shtetin shqiptareve ?

        Qe ti japim pergjigje kesaj pyetje duhet te kthehemi ne vitet 1990-1991 kur ndodhi genjeshtra me e madhe ne shqiperi qe nga lindja e Krishtit.Cdo shqiptar me intelekt mesatar ne ato vite kuptoi se ai sistem kishte rene me kohe dhe nuk shtrohej problemi te shembej sistemi por si te rikuperohej ekonomia dhe te behej nje pajtim gjithekombetar.Ne ato vite u vune re dy faza te cilat kishin nje ndryshim thelbesor qe spjegon dhe kolapsin 22 vjecar te atij vendi.Faza e pare ishte dhjetor1989-20 shkurt 1991 kur me rrezimin e statujes se enver hoxhes u kurorzua me sukses revolta e sinqerte e studenteve dhe e qytetareve te Tiranes.Me pak fjale ishte nje shembje e sistemit te baballareve nga djemte e tyre.Pas votimeve te rregullta te 31 Marsit 1991 filloi nje invasion dipllomatik dhe I sherbimeve inteligjente te huaja sidomos jugosllave dhe greke te mbeshtetura fatkeqesisht dhe nga sherbimet amerikane qe ne ate kohe ishin “Brotherhood”Nuk duhet shume zgjuarsi per te kuptuar qe berisha ishte nje hybrid i zgjebosur I ketyre sherbimeve Kjo u vu re hapur fare ne kompllotin e 2 prillit 1991 ne Shkoder,ne nxitjen e grevave te urise nga jashte,ne ardhjen ambasdorit amerikan jo rastesisht nga Beogradi, ne prishjen e qeverise jo komuniste panshqiptare te Stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nga ata tropojano-amerikane qe drejtonin dhe drejtojne sot berishen me telekomande.E keqja me e madhe qe vazhdon dhe sot eshte se meriten per rrezimin e atij sistemi e kane marre dipllomatet perendimore,ish zogistet,ish ballistet,ish pinjollet e diversanteve dhe terroristeve qe per 40 vjet strehoeshin ne gazermat e beogradit dhe athines duke bere aleance me serbet dhe greket qe jane armiqte te betuar te shqiptareve.Alibia me e shemtuar e tyre eshte se hodhen Enverin qe per hir te se vertetes duhet pranuar se I rruajten leshte (me falni me per shprehjen).Nuk dua te polemizoj me gabimet dhe te metat qe kishte ai system dhe I pranoj sado ekstreme te kene qene por kerrkush nuki e mohon faktin se kishte shtet,dipllomaci dhe ushtri absolutisht serioze qe deklaroi dhe Nishan presidenti qe eshte e vetmja shprehje e sakte e tij.Ish komunistet fanatike dhe te shpifur si puna e Palo berishes qe shkuan deri “oxhaku” diktatorit dhe e anatemojne me shume se te burgosurit e Spacit dhe te Burrelit.Biles sa me shume qe I vret,poshtron,vjedh aq me shume shan ish komandantin e tij.

        Qe Shqiperia eshte ne vdekje klinike qe mbahet ne reanimación cardiopulmonar kjo shihet me sy te lire.Ajo qe me ben pershtypje eshte qendrimi indifferent I USA & BE te cilet qe nga 1992 e deri tani kane bere ligjin ne Shqiperi me dipllomatet,keshilltaret dhe shume organizma te tjera nderkombetare.Keto jo vetem qe nuk kerkojne falje por Usa I futi “mish dhije” me LHL kurse BE I futi “mish derri’ me mospranimin e statusit qe tedyja keto veprime jane poshtrim kombetar ndoshta me I keq se cdo lloj pushtimi.

        Edi Rama ne rradhe te pare duhet te jete I sinqerte me vehten e tij dhe pastaj me shqiptaret dhe duhet te pembushe atyre detyrimin e 23 qershorit 2013 ku ata nuk kane votuar per mjekrren e tij apo dhjamin e Ilirmetes por per prangosjen e kryekriminelit Berishe me banden e tij.Ai duhet te rilidhe marrdheniet dipllomatike me Usa dhe Be te cilat e kishin kthyer ate vend ne nje regjim ambasdorial si ne republikat e bananeve ku ne vend te ketyre te fundit mund te perdorim fjalet
        “republika e kanabisit” per te cilin gjithe planeti eshte verbuar qe nuk shikon 5 miliard dollaret e prodhimit vjetor dhe kush eshte bossi I tyre.

        Nqs se Edi Rama do te hyje ne histori duhet qe trimerine qe tregoi me kengen LET IT BE ne ILA kunder dikatatorit qe kishte vdekur me kohe ka rast ta tregoje me nje diktator levizes duke gjetur menyrat ti veje prangat Berishes.Ne rast te kundert le te marrim qirinjte dhe ne vend te urimeve per vitin e ri t’ju drejtohem pak shqiptareve dhe shume shqipfolesve

        Qe te behen gjithe keto reforma qe jane me shume se 5 te tilla duhet te behen me pare 5 hapa te tjere te meposhtem pasi nuk kemi te bejme me korigjimin vetem te 8 viteve te fundit te qeverise superkriminale te Berishes por me nje deshtim cerek shekullor ne instalimin e demokracise ne ate vend.

        1-PUPET STATE
        Duhet thene e verteta makabre qe shteti shqiptar nuk egziston duke filluar me ekonomine,finacat,ushtrine e deri te morali dhe dinjitetit i kombit qe ka prekur fundin.Nga 1991 e deri diten e sotme ligjin e kane bere dipllomatet,ambasdoret,keshilltaret dhe ekspertet e huaj qe kane harxhuar miliona dollare per instalimin e demokracise ne shqiperi e cila ka deshtuar ne menyre te frikeshme.Shkurt duhet qe Shqiperia te kaloje nga nje regjim ambasadorial ne nje shtet demokratik normal.

        2-DEBIMI I PERBINDESHIT VIQIDOLIT.
        Tragjedia me e madhe ne ate vend eshte abuzimi qe ju be shqiptareve nga dipllomacia amerikane dhe europjane ne dashurine e tyre per Ameriken & Europen ne vitet 90′ dhe ne devijimin e revoltes qe kishte ai popull kunder regjimit te para 90′.Vendosja ne pushtet e nje egomaniaku skizofren si Berisha ne 1991-92,mbrojtja e tij kur ka kryer krime te perbindeshme gjate nje cerek shekulli ngarkon me faj sherbimet dipllomatike,ushtarake dhe te inteligjences euro-atllantike te cilet duhet te largojne kete Djall pa humbur kohe me po ato menyra qe e prune ne pushtet me hile ne 22 mars 1992.Pa largimin me ceremoni te Berishes qofte dhe duke i dhene “azil politik” si gjeneralit Luan Hoxha nuk ka kuptim as aderini ne Nato dhe as clirimi i Kosoves.

        3-SHPALLJA E GJENDJES JASHTZAKONESHME.
        Qeveria e re eshte e paralizuar plotesisht pasi ka vetem celsat e kashtes nqs nuk perdor fuqine egzekutive dhe legjislative per te zhbllokuar sistemin e drejtesise i cili eshte kapur 100% nga banda kriminale 2B te cilat kane Presidentin Nishani si jelek antiplumbi.Jane qindra raste flagrante qe ky president ilegal duhet te hetohet per shkelje te kushtetutes dhe duhet te largohet menjehere.

        4-DEBIMI I MASTERSPY VISHINSK AJAZI.
        Eshte pambarimisht e pabesueshme qe fituesit e 23 qershorit 2013 nuk e kane hequr akoma syrin magjik dhe tritolin e Berishes nga Shik-u.Te komentosh kete problem shume delikat eshte e tepert.Edi Rama duhet te shfytezoje dhe pakenaqsine e Arvizuse dhe kundershtimin e tij kur u emrua V.Ajazi qe ka qenë shefi i Zbulimit të Jashtëm të kriminelit te 1997-es B.Gazidedes.

        5-NDJEKJE PENALE PER ADRIATIK DHALLEN.
        Ky kamikaz i Berishes qe neser duhet te paditet nga qeveria Rama se ai jo vetem po zvarrit por deri tani ka sabotuar dhe te gjitha ceshtjet kane perfunduar ne favor te berishes duke patur lidhje “te nendheshme” me gjithe nivelet e gjykatave dhe me ministrin e drejtesie qe kane ngrene diku bashke nje tave me corbe te prishur.

        23 QERSHORI 2013
        Nuk ishte nje rrotacjon normal ne nje vend demokratik por nje kryengritje popullore kunder regjimit ambasdorial 22 vjecar te instaluar ne Shqiperi & pushkatim me vote te kuislingut te tyre Berishe dhe zagarit te tij Lul Udbashi.

        Prandaj ambasdoret te lene hipokrizine e tyre dhe te dorzojne koken e berishes duke ndihmuar qeverine e re per vendojne e drejtesise ne denimin e kryekrimeleve njeri “vrases shteti” dhe tjetri “yll nr qitje”
        Prandaj zoti Arvizu (sot lu ) dhe zoti Rama duhet te mendohen mire per detyrimin qe kane karshi votes 23 qershorit se ai popull e tregoi patriotizmin e tij ne 15 nendor 2013 qe mposhti dy qeveri qe kaluan vijen e kuqe.

        ***********

        21 QERSHORI 2015
        eshte hera e dyte qe populli shqiptar I jep Rames fuqine e ULIKSIT per te goditur Qikllopin berishe ne syrin e tij te zi per te shpetuar ate vend qe e ka mbytur krimi dhe pushtuar nga mafia e brendeshme dhe e jashtme, nga krimi I rruges banal dhe deri krimi I kollareve te bardha ku dhe dipllomate dhe zyrtare te huaj kane pjesen e tyre.
        une e denoncoj “furine” e ketyre “shiit storm””-eve on line sepse dyshoj se prapa ketij veprimi jane ato qe frymezuan, 2 prillin 1991 e deri ta vrasja e Santos apo Ibrahim bashen

        Mos perfshirja e monstres berishe ne listen kriminale te ca dipllomateve eshte me e rende se kjo vrasje macabre ,,eshte gjenerator I vdekjes…eshte syri I qikllopit viqidolit..

      3. ad says:

        O COPE MISHI

        O KAFSHE KU KE DEGJUAR TI QE VRITEN TURISTET RACE E PESHTIRE.

        NE GREQI ITALI KROACI QARKULLOJNE RETH 40 MILIONE TURISTE NE VIT O I PESHTIRE SA RASTE KE DEGJUAR TE VRITEN KETO 10 VITET E FUNDIT????????

        ASNJE O BASTARD LEGEN FELLIQSIRE TI KONTIGJENT PER TE VRARE NJERI PER 10$.

        KY TRUTHARI ME POSHTE THOTE SE U VRA NE FRANCE 1 FAMILJE TURISTESH

        PO NUK THOTE QE ATE FAMILJE NUK E VRANE FRANCEZET PO ISHTE NJE I AFERT I FAMILJES QE I VRAU.O FUNDERINE O JASHTQITJE QE MUNDOHESH TE JUSTIFIKOSH KAFSHERINE TENDE.

        JA PRA KU I KENI 2 NJEREZ NE KETE FORUM QE MUND TE VRASIN KEDO PERFSHIRE DHE FAMILJARET E TYRE PER 5 $ . SI AJO BUCJA QE PO NE SHKODER ISHTE QE VRAU GJYSHEN E VET.

        SHIFENI PRA VETEM TE NJE KOMB I PERZIER ME BASTARDE MUND TE NDODHI KJO QE TE JUSTIFIKOJNE OSE RELATIVIZOJNE VRASJEN. KY VEND ME KETA KAFSHE NUK BEHET KURRE! NUK NA I KA FAJIN AS GREKU AS SERBI AS ITALIANI E AQ ME PAK CEKU!

    2. mirani says:

      PARA SHUME VJETESH NJI KOVACI QE PUNONTE NE KELMEND I VODHEN VEGLAT E PUNES. AI JU DREJTU KELMENDASVE ME KETO FJALE ” UNE NUK I NJOF ATA QE ME KANE VJEDHE, PO DI TE THEM SE MU ME KA VJEDHE KELMENDI. TASH ZGJIDHENI VETE KETE PUNE” NUK VONOI SHUME DHE ATA JA GJETEN VEGLAT DHE JA SOLLEN NE KOVACANE. EDHE NE RASTIN E TURISTAVE CEK DUHET THANE SE I VRAU DUKAGJINI. TURPI MA I MADH BIE MBI DUKAGJININ. E NE QOFTE SE DUKAGJINI DO VEPROJE SI KELMENDI, DO TI GJEJE VRASESIT. ASKUSH MA MIRE SE ATA NUK I NJEF BANORET E TIJ

  2. katarakti says:

    Me vjen keq ta pohoj, por pushimet e mia vjetore nuk i kaloj kurre ne Shqiperi. I kam rene Europes terthor nga Lisbona ne Shen Petersbug dhe nga Helsinki ne Rome dhe kete nuk e them per tu mburrur, por per te theksuar se eshte çmenduri te kalosh pushimet ne Shqiperi. Njerez te vrazhde, te paedukuar, çvates, infrastukuture qe nuk ekziston, mungese higjiene ne çdo aspekt te jetes etj etj. Te shkretet çeke. Vajten me kembet e tyre ne gojen e ujkut. A nuk kishin degjuar ata per shqiptaret? A nuk e kishin pare filmin “Taken” dhe dhjetara filma te tjere qe e tregojne lakuriq karakterin e shqiptarit?! Vazhdoni bjerini topanave:”O sa me mir me ken shkyptar”. Mburruni me Kanunin e egersise, me gjakmarrjen deri ne brezin e shtate. Dhe mos harroni te shani grekun dhe serbin.

    1. razo says:

      Ja dhe dhia e zgjebosur e bishtin perpjet… Vetem para nje viti vrane nje familje te tere turistash ne France afer nje kampingu ne pyll me arme zjarri. Apo do na tregosh per Romen qe eshte plot me kriminel dhe Lisbona plot me xhepista.. Tregon injorance qe kur tregon filmin “Taken”. Greku me Serbin do ti shajme se jane per tu sharre dhe vetem plehrat e fundurinat ju lepihen.. Ne fakt pushimet me te mira i kaloj ne shqiperi ku nuk te shikon njeri me inat se flet shqip, nuk te shohin me dyshim kur paguan dhe shtremberojne surratin kur ju thua nga je e kush je.. Ushqimi eshte lire dhe i fresket jo si andej kur vetem patatet e skuqura jane lire e per nje pjate peshk te shkon llogaria nje muaj pune.. Vertet ka probleme por Shqiperia ka bere hapa gjigande, ju jeni ende me kohen e para 10 vjeteve.

      1. Korabi says:

        Ajo e Frances ishte vrasje mafioze e paramenduar. Ska lidhje me nje ngjarje te tille.

      2. emiganti says:

        razo familja per te cilen po flet ishte engleze dhe vrasesi i kishte ndjekur nga anglia.Vrasja u be per marje pasurie dhe vrasesi ishte i vellai i vtktimes.nuk besoj qe eshte gjesoj si kjo e Dukagjinit.Ti me siguri jeton in Itali o Greqi ko vende jane me provicalet e Evropes po ne France,angli,belgjike,gjermani nuk pierdh njeri se cfare je Une kam gjusmen e jetes time jashte kam shume nostagj para se te shkoi ne Shqiperi dhe kur shkoi nuk e shtu dot me teper se 3 dite.respe kt

      3. besniku tropoje says:

        RAZO MOS MERRNI SHEMBUJT E KQINJ NGA EUROPA europa ben milirda nga turizmi eshte industria me fitimprurse hap dhe mijra vende pune e cdo vend europian e mbron kete pasuri ti me shOket e tu RAZO mbroni kriminelet kur ky vend mos te ket me RAZO e shume si puna jote qe mendojne keshtu do themi se kemi shpetu nga kjo fare e keqe zhuli i shoqeris shqiptare.ne vend te mendoni si ti kapim e ti rrjepim te gjalle kta plera dhe kriminela ju thoni ka italia vrases dole ti te na tregosh italine ptuuuuuuuuuuuuuuuuu plereeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee po sikur neser t shkosh dhe ti asaj rruge e t ndodhi dicka c do thush pastaj? nuk ta urroj por arsyeto me me llogjike jo llogjike k……

    2. Leonardi says:

      Nuk kam çfarë t’I heq asnjë presje këtij komenti.100% I saktë dhe I vërtetë.

    3. jetoni says:

      Mo po ti ca je?!!!!!!

    4. Toni KS says:

      Mire beke qe nuk vjen. Me kaq paragjykime edhe sikur para duareve te te mbajne prape do gjesh dicka te ankohesh.

    5. Andrea says:

      >>katarakti<< mos je gje ndonje spiun grek ti bajge…dhe kujt i plasi se nga i ben ti pushimet or rrot..k…..ri…antishqiptare si Puna jote ka shume or bythshitur…ne e dime qe ne shqiperi ka shume kriminele te paguar mire per te kryer vrasje dhe te krijojne imazh te keq per Shqiperine…Por jo te gjithe shqipetaret jane te tille or kelysh i berishes se ju jeni ata qe kerkoni te largoni turiztet nga Shqiperia prandaj mos na trego pordhet e tua ketu ne komente ti….antishqiptar i pabese.

    6. E vertete says:

      Nuk ka asnje krahasim ne mes te shqiptareve dhe racistve grek e shovenistve serb or celbesire Katarakti.Historikisht njihet gjenocidi i ketyre popujve te ndyre dhe barbare.Por,zona ne te cilen eshte bere krimi,njihet si mjafte e rrezikshme nga njerez me gjak te prishur egeresire.Edhe historia tregon se si Miredita deshti te ndahet,me ndihmen e kralevines serbe,pas Pavaresise se shtetit shqiptare.Edhe gjakmarrjet jane nje pike e dobet e egeresirave te kesaje zone.Pushteti shqiptare nuk ka ndikim te duhur ne keto vise primitive.Si eshte e mundur qe keta turist te jene te pa mbrojtur nga sigurimi i shtetit,kur e dine shume mire se c`fare soji njerezish ka ky vend,kampion i krimit ne Europe.Turp per shtetin shqiptare dhe besen e ketyre njerezve qe e kane humbur teresisht.

  3. TI DUHET ME DIT SE KUSH NGA MIQTE E TU TE PDEREVE KA BA KRIRMIN
    O RRUSPIA DEMOKRATIKE

    1. Coni says:

      Te mrinohet Policia Turistike,vetem gjate beharit.

  4. Butrinti says:

    Mor mero djali ,…po ku mund ta dish ti se ndonje nga ata qe kane marr ate licensen nuk eshte nje kriminel i pa zbuluar ? Por , pa tjeter – siguria e turisteve pa tjeter duhet te behet me pjesmarrjen e shtetit dhe kalimet ne vende te ndertuara e siguruara Pra duhen njerez hotele dhe rruge , dhe gjithmon pjesmarje e forcave mbrojtese . Pa keto nuk duhet lejuar ky lloj turizmi .Mbetet gjithmon i rrezikuar nga te pa njohurit.

    1. hiuiwtteeeg says:

      Mero a e dini ju o zoterinj qe ka Guidatore ne Shqiperi qe kane qene apo jane te denuar per vjedhje, per trafik droge etj…kush i kontrollon??? Ky shtet ka marrur fund

      1. E vertete says:

        Po Frroku si mundi te ik jashte?Kjo eshte drejtesia shqiptare me Tahirin ne krye te policise dhe te tjeret me te zi se ky.

  5. nik says:

    Eshte nje veprim tragjik, qe nuk hezitoje ta quaj nje veprim maloku,njerz qe nuk e meritojne titullin njeri. Ne zhvillimin e turizmit natyrisht nje rol te rendesishem ka shteti per te siguruar rendin , ndryshe jo vetem turist te jashtem qe nuk shkelin ne ate zote por as turist te brendeshem zore se shkelin ne ate zone. Policia duhet te jete ne krye te detyres,por fatkeqesisht ajo eshte ne krye te detyres vetem me fjale, duke arrestuar ndonje fukara qe nuk ka mundesi te paguaje faturat elektrike, ndonje fukara qe rregullon dritaret e shtpise se tij por qe ligji nuk e lejon se spiunat e dikurshem jane aktivizuar perseri deri ne urrejtje duke njoftuar policine, apo duke arrestuar ndonje bisnesmen te vogel qe ve pa leje nje reklam te dyqani i tij, qe ne thelb nuk ka ndonje ndryshim nga shteti policor. Por kur vjen puna te raste te tilla askush nuk ndihet,qe minimalisht drejtori policise duhet te kishte dhene doreheqjen.shefi komisarjatit qe mbulon ate zote gjithashtu duhet te kishte dhene doreheqjen. Nje numer gjigand njerzish qe punojne ne polici nuk jane aty vetem per te marre rrogen por per te bere detyren, dhe detyra ne radhe te pare eshte qe te sigurojne rendin publik.Policia duhet te heq dore nga show televizive duke shkuar ne lazarate me avion e tanke per te demostruar forcen, por forcen dhe energjite ti konsumoje per rendin e qetesine publike.

  6. Nard says:

    Kjo eshte historia e perditshme e shoqerise shqiptare. Nje vend ku jeta e njeriut nuk ka kurrfare vlere. Turpi eshte i yni qe lejojme qe qelbesirat kontrollojne drejtesine ne kete vend.

  7. ...... says:

    mero baze te uroj shendet. do beni mirre te beni nje propagante se shqiptaret jane injorant dhe vrases. u mbushen burgjet e botes me shqiptare dhe ju si gazetari me i mire ne shqiperi asnje shkrim, vriten turiste apo emigrante ne shqiperi dhe jy zoto mero asgje . me keq ardhje e them se ne tre shqiptare nje eshte pothuajse i mire. turpe

    1. E vertete says:

      Ky eshte gazetare i mire sepse shkruan nonstop kunder partise ne opozite,kurese i mbron kriminelet ne pushtet.

  8. mira says:

    Cdo licensues turizmi duhet te kete detyrimin te deklaroje identitetin e turistit dhe kohen e mbritjes dhe largimit. per cdo shkelje te kontrolluiar nga shteti duhet t’i hiqet e drejta e ushtrimit te licenses.
    Kjo gje do sjelle siguri ne turizem.

    E megjithate nuk duket rast grabitje por dicka edhe me e shemtuar.

  9. gjini says:

    Nuk e marr vesh ku ka ndodhe ngjarja ne Dukagjin apo Prekal,sepse Prekali nuk asht Dukagjin por shkon me Postrribe,apo rruges nga Prekali per ne Shkoder.Ne se ka ndodhe ne Dukagjin fajtorin e gjejne dukagjinesit se ato e dijne se kush i shoqnoi ato per ne ShkoderPo keshtu ne Prekal ai qi ka shoqnue makinen do te kete hipe ne Prekal ne makine dhe ate e njohin atje kush ishte.Dikush i ka percjelle ato kur jane nise!.Ne se ato jane qellue rruges at’here duhet me e gjete ku asht shoqnuesi i tyne qi sipas disave asht plagose.Bahet shpejt apeli i asaj zone te vogel me jo ma shume se 200 banore.Te jeni te sigurte se po kjene prej Dukagjini apo prej Prekali ato shpejt kane me u gjete se atje ka shume pak banore.Ne se ngjarja ka ndodhe rruges Prekal-Shkoder ,at’here duhet me ba kujdes se ne ate rruge levizin edhe shume “mjekrrosha” me motorr e mos e çitni ne harrese edhe kte mundesi!?

  10. Ajaxs says:

    THirrja o sa mire me ken SHqiptar , ku e ka kuptimin? Mos vall eshte mire te jesh i pa bese dhe te te lumturohesh me thirrjen O sa mire me ken SHqiptare.

  11. razo says:

    O Mero ka nje problem me ate zonene Postribes dhe le te behemi te sinqerte. Vrasja nuk ka ndodhur ne Theth ne fshatin turistik dhe as ne ndonje pike tjeter turistike por ka ndodhur ne rruge dhe me e keqja ju eshte bere prite jane vrare ne pabesi pas shpine (tradite e vjeter kjo). Tani ne si shqiptare nuk mund ta kaperdijme kete e te themi se eshte vecse nje dore kriminelesh dhe te injorojme ate qe na kane ushqyher me luge propagande keto 25 vjet se besa qenka ligj i shenjte i asaj zone dhe duhet respektuar. Ndersa faktet flasin per femije te ngujuar, femra dhe pleq te vrare per gjakmarrje e tani edhe turista. Kjo propagande e ndyre ka sjelle ne ate vende mungesen e shtetit, mungesen e ligjit qe pjell monstra te tilla. Edhe ateher kur shteti ka dashur te nderhyj politika ka futur hundet duke promovuar anti-ligjin, ndarjet krahinore dhe sociale deri aty sa kriminalizimi eshte justifikur apo edhe celebrohet. Duhet te marre fund njeher e mire ideja se ne shekullin e 21 mund te jetojme me metodat e shekullit 18!!

  12. G.Karagjozi says:

    Ke shume te drejte o Zt.Baze,por kujt ja thua.Kriminaliteti ne shqiperi ka rrenje te thella. Fillon me ish Kryeministrin Berisha,te pa moralshmin Ilir Meta,vazhdon me kriminelet e Lazaratit,jeton me injorantin e Fshatit e Qytetit,e perseritet,e perseritet turpshem ne Dukagjin.Reagimi i shtetit eshte minimal. Turpi po na mbulon…

  13. rilindja e tdjathtes says:

    Mero ,e vertetta eshte se ne si njerez jemi teper fallco.Por ama kjo vjen si pasoje e varferise ekstreme ne disa zona dhe jo se jemi njerez te keqinj ne gen.Fukarallek maskarallek.

  14. pse says:

    Nje analize ne persosmeri e gjithe turizmit tone qe ne keto 25 vjet nuk mundem ta ngrinim ne lartesine e duhur qofte dhe minimalisht jo vetem ne zonat urbane por dhe ato te zonave bregdetare.
    Ashtu sikurse e pershkruan edhe Mero Baze turizmi jone eshte me poshte se primitiv duke ja lene cdo gje spontnitetit dhe rastesie.Kam pare shume here tek
    Zogu izi ku nisen furgonat per ne zonat verore qe turiste ,kryesisht te rinj qe bien viktima te disa shoferave te cilet vec fitimit nuk afrojne asgje tjeter.
    Ka nga ata qe jane te vetem ose ne grupe te vogla por kjo nuk do te thote qe te mos kene mrojtjen e organeve kopetente.
    Cfar bejne organet si SHIK-u qe nuk evidentojne keta njeres problematike dhe ne bashkepunim me organe te tjera te ndalohen te punojne ne keta sektore delikate te jetes dhe zhvillimit te vendit.Probleme te kesaj natyre kane te bejne edhe me sigurine kombetare.

  15. gramozi says:

    Natyrisht qe eshte nje ngjarje shume e dhimshme por do te ishte mire, qe te pakten njehere te dime te shprehemi mbasi te kene folur organet kopetente dhe jo si gjithmon emocional, gje qe na ben te jemi gjithmon se nga njeri ekstrem ne tjetrin.

  16. Christopher Columbus says:

    Dukagjini duhet te ngrihet i tere ne kembe dhe te gjej vrasesit ne qofte se vrasesit jane nga Dukagjini.

    Malesoret e ndershem dhe bujar nuk duhet ta mbajne kete turp te madh, qe jo vetem eshte per Dukagjinin por gjithe Shqiperine.

    Politikanet dhe media duhet ti bejne thirrje popullit te Dukagjinit.

  17. Billy says:

    Atje ku ka pabesi atje flitet per bese. Nuk ka pse flitet per bese ne Kavaje, Myzeqe, Skrapar, Korce etj. Ne keto vende njerezit ndihen te fyer po tu permendesh fjalen bese.

  18. Luna says:

    Dukagjini me popull te dhjere, te pabese, te felliqur.

  19. Christopher Columbus says:

    Rilindja e se djathtes…..

    Varferia nuk justifikon asnje krim makaber si ky. Nuk justifikon te maresh jeten e dikujt.

    A ishim te varfer ne kohen e Enverit ??? Si ka mundesi qe atehere krimi ishte pothuajse zoro??

    Gangsterat me te medhenj te asj kohe vetem te fusnin ndonje grusht dhe mbyllej sherri.

    Enveri ishte psikolog per 45 vlet e beri keke popull zap nga Jugu ne Veri.

    Dhe ne ate kohe qe ushqimet i mernin me racion

  20. john koreshi says:

    Legjenda e Rozafes, sa legjende aq dhe e vertete, permban brenda saj nje raport renqethes por fatkeqesisht te real dhe jo vetem per Shqiperine. Ne Shqiperi,( me keqardhje po e pranoj vecanerisht ne veri), ky raport eshte shtazor deri ne krim, per vete genin, por edhe mungese civilizimi dhe mirqenjeje.
    Raporti 2 me 1 tek legjenda, 2/3 te pa bese dhe resto 1/3 bese mbajtes e anojne ballancen perjetesisht nga e keqja.
    Zoti mero ka te drejte, dora e zgjatur e qeverise dhe e ligjit duhet te jete e pa meshireshme. Vetem kjo do ti beje esell keto shtaze me fytyre njeriu.
    Sa per mbyllje filmi “Taken” eshte nje dramatizim 100% i vertete, qe tregon se deri ku arin krimi ne shoqerine e kalbur te kapitalit.
    Kriminelet shqipetare qe pershkruhen ne kete film,(me poshte se shtazet ne bemat e tyre), paguanin policine dhe sherbimin secret te korruptuar Francez per ti lene te qete ne veprimtarine e tyre kriminale.

    Ne eksperiencen dramatike te jetes time pabesia dhe besa shqipetare eshte ne raportin 1/10000. Praktikisht prej tyre kam pare vetem thika pas shpine.

  21. altini says:

    Thjesht jemi popull ende primitiv krahasuar me shoqerine Europiane dhe duhen shume kohe te qyteterohemi.

  22. qytetari says:

    Po mire o Mero Baze po ti kur i paske ditur te gjitha keto mangesira ,pse i ruajte per sot keto udhezime qe jep ketu ne menyre te pergjitheshme pa i hequr as me te voglen vemendje qeverise se Rilindjes apo “writing for the sake of writing”!?
    Qeveria pra mban pergjegjesi per kete lloj turizmi te paorganizuar e lene ne dore te individeve qe jo rralle kane rezultuar te jene vrases e kriminele.
    Turp !!!
    Rrumpalle se rrumpalle mbetem si me “malokun” po ashtu dhe me kete te squtin “cun tirone.”

  23. eklipso says:

    Shumica e komenteve që kam lexuar përmendin kanunin për të treguar poshtërsinë e asaj vrasjeje nga pikpamja e moralit.
    Kur morali matet me kanun, ka shku për lesh mentaliteti i njerëzve.

    Nga ana tjetër vrasësi mesa duket është psikopat, komentuesit thonin “Turp”.

  24. Angela says:

    ne shum vende te botes turistat ecin me guiden e tyre qe mban pergjegjesi se keto gjera ndodhin por edhe qeveria do te bej te pamundure per siguresen e turistave por edhe une them te drejten friksohem po te udhtoja vetem ne shqiperi shpresoj se drejtesia shqipetare ben te pamunduren per te gjete kriminelet e tu jap denimin qe e meritojn

  25. shqip says:

    keqrdhe te thelle per Viktimat, dhe ndajme Dhimbjen me familjen si dhe te afermit…por kjo eshte pake:Autoret te Kapen sa me shpejte…kjo nuk eshte ceshte vrazhdesie apo “Shqipetare te pagdhendur”..kjo eshte gje e kurdisur…lol

  26. Ilir says:

    Mero,

    Kjo vrasje ka dy skenare:
    1 Ose jane te lidhur ne ndonje Trafik droge (Mariuane) ne Dukagjin dhe nuk kane paguar Parate ose kane dahsur te blejne por eshte Prisheje Pazaresh.
    2.Ose Ndonje Skenar nga Kirurgu Sali per te Shkaterruar Turizmin ne Prag te Sezonit Turistik

  27. Arti says:

    Rahm Emmanuel – “Never let e crisis go to waste”. Paske mesuar shume nga Amerika dh Stratfori Mero. Po pse mos thote njeriu qe kjo eshte teori konspirative ku shteti do shteg qe te blej e shesi licensa ashtu sic blihen e shiten doktoraturra. Ti more Mero ne vend qe te kerkosh hapin e PARE PRIMAR qe e tha dhe ambasadori Anglez, ate qe garantohet me MAGNA CARTEN, pronen private dhe pastrimin e sistemit ligjor, ti na kerkon LICENSIM ? Be dy te parat nje here, apo po e shikoni qe ka potencial ajo zone dhe doni ti vidhni dhe ato pak leke qe marin ato fshatra qe kane mbetur te varferuara totalisht. Aty sot ka me pak njerez se ka patur para 50 vitesh, te gjithe jane ne Amerike dhe te japin ty uje me bisht te luges ore djalo, qe me dy tre lexime te duket vetja profesor doktorr. Boll me me keto idiotesi. Pastroni gjyqsorin e jepni pronat mbrapsht, jo te na e ktheni TIRANEN ne nje TIRANI per gjithe shqiperine.

  28. Templarius says:

    Nje gje eshte tersisht gabim ne analizen tende.Kur ti thua qe turizmi lulzon nga bukurite qe ka dal natura dhe jo nga banoret qe jane aty.Duket qe nuk e njeh aspak realitetin e atyre zonave.Aty cdo investim eshte bere nga banoret,cdo sherbim duke filluar nga siguria e deri tek sherbimet e tjera ofrohet nga banoret.Aty nuk ka posta policie,patrulla dhe as police ne sherbim.Te mendosh qe ne nje vend me kriminalitet si Shqiperia, ne nje zone te varfer qe vizitohet nga mijera turiste te huaj ne vit,kan ndodhur vetem 2 episode te dhunshme ne 14 vjeter e fundit,do thote qe kriminel ka dhe aty si ne cdo vend te botes,por chimica e popullsise eshte mikpritse e miqesore.Shpreh keqardhjen e turpin me te madh per kta njerz qe u vrane.RIP miqet tane cek.

  29. Shban Marina says:

    Thuhet qe kur shihet se koka e peshkut eshte e qelbur, hidhet poshe, pa e veshtruar trupin, por a mund te hidhet poshte trupi i shtetit kur kesula eshte e qelbur?
    Po sikur te ndodh e pamundura absured, trupi te hidhet poshte se eshte e qelbur kesula, c’do beht me ksulen?
    Ja pra, keto jane pasojat e skenarit te Ramiz-Nexhmies me personazhe Sali-Fatos dhe prpaskene Mafien e Sigurimit te Shtetit. Konkluzioni Mbrapa Ktheu!

  30. s.h. says:

    Shume thjeshte dhe sakte, i nderuar M.Baze…! Me kete ngjarje shteti u kap i papergatitur…, shpresoj qe per te ardhmen te bej ate qe duhet …!

  31. perkthyesi says:

    BESEN E SHQYPTAREVE E VRAU ENVER HOXHA ME MURTAJEN E TIJ BOLSHEVIKE.

    Si mund te quhen njerez te beses shqyptaret kur per 50 vjet me radhe spiunuan njeri-tjetrin papushim. Gruaja spiunonte burrin, motra te vellane qe te bente karriere tek Partia e Punes dhe spiunimi nga poshte kishte kapluar majat e shtetit aq shume sa Enver Hoxha nuk i kishte besim as njerezve me te afer te vet. Per cfare bese behet fjale? Para do kohe po prape turiste ceke u zhduken pa lene gjurme ne Alpet e Veriut dhe deri tani nuk ka te dyshuar akoma. Nje turist anglez u gjet copa-copa ne nje pus ne Diber dhe askush nga pushteti nuk morri pergjegjesine, per kete mjeran te huaj bile nuk foli fare as media jone e pjerdhur kombetare. Nje cift tjeter cek i perdhunuar nga para dhe prapa dhe i grabiten kanibalet veriore sikur Shqypnia te gjendej ne zemer te Afrikes dhe pushteti yne komunist nuk ndihet fare, as me deklarata dhe as me zedhenes te rendit. Edi Rama eshte ne delirin e madheshtise dhe nuk ka hapur fare gojen per kete akt kriminal kanibalesk te ayte qe u egalizon vilat dhe shtepite ne Tirane badiava sikur t’i kishte prona te babes se vet dhe mburret me kete veprim komunist sikur te ishte nje Enver i Dyte 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit.

    SI DO TE ECE PERPARA SHQYPNIA ME KETE IMAZH TE NJE VENDI KU JETOJNE KANIBALE, VRASTARE TE PAMESHIRSHEM DHE PERDHUNUES PREHISTORIKE?

  32. Mendoj qe shteti din diçka meqe ofron aq shume para. Ne duhet ta kena parasysh qe ja kena marre “racionin e luanit” komshinjve. Gjithmone ku ka para ka edhe plumba. Kam frige se nuk do te gjindet kurre.

  33. LORA says:

    Policise se Shtetit i duhet nje rrjet i tere,kapilar,te trajnuar mire,bashkepuntoresh,qe te mbulojne tere territorin e vendit,,,perderisa Sherbimi i Inteligjences eshte teresisht ineficent ose ne sherbim te qoftelargut.
    Garancia e sigurise se jetes,qofte per vendasit qofte per bujtesit e huaj,vjen vetem nga organizmat ligjore,ligjet e mirekopsitura,,,kurrsesi nga “besa” e pordhe te tjera te ketij lloji.
    Jam e tronditur dhe e indinjuar per kete vrasje;pergjegjesine e shoh tek ata qe me leket e shqiptareve bejne promovime turistike per te huajt dhe i ftojne te vijne ne Shqiperi,pa e ndertuar dhe garantuar infrastrukturen e mbrojtjes se jetes se tyre.

  34. sherifi says:

    Nje pyetje kame,pa qene as nostalgjik as enverist.
    Po ne kohen e Enver Hoxhes,perse nuk kishtje gjakmarrje dhe vrasje,edhe ne keto zona,apo me thell akoma?.

  35. Teuta says:

    Ky akt tragjik te fut friken jo vetem turisteve oor dhe ne qe jemi larguar dhe vime ne Shqiperi per turizem .

  36. Egersia “DJEPİ JUEJ, NDOSHTA VORRİ JUEJ” Krejt e vertete si gjetje, perfekte. Po gjithsesi nje kriminel nuk asht e gjithe Malesia. Mund te ishte nga kudo. E keqja e leshon pjellen e vet kudo.

  37. *** says:

    Shteti eshte kryesore per cdo gje,por do te them qe ai eshte ne rrugen e duhur. Ka shum pune po do ia dale. Dhe ne do tia japim kohen e duhur 12 vjecare ose edhe me shume..derisa egersirat te kene mbaruar Mero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje