Si zgjidhet kriza e TVSH?

3 Korrik 2015, 19:19Editorial TEMA
Si zgjidhet kriza e TVSH?

Nga Alfred Peza

 

Nderkohe qe Parlamenti te enjten po i hapte rrugen realizimit te projektit te dixhitalizimit te TVSH, Keshilli Drejtues i ketij institucioni, deshtoi per te treten here radhazi qe te zgjidhte drejtorin e ri te Pergjithshem. Sipas ligjit per mediat audiovizive ne Republiken e Shqiperise, i cili po aplikohet per here te pare qe nga miratimi ne 2013, zgjedhja e drejtorit te Pergjithshem te TVSH kerkon shumicen e cilesuar te votave te anetareve te Keshillit. Qe do te thote se nga 10 anetare dhe kryetari i Keshillit, nje prej 20 kandidaturave te paraqitura, duhet te mare 2/3 ose te pakten 7 vota. Posti i kreut te RTSH eshte vakant prej nje viti, pasi ish drejtori Petrit Beci dha doreheqjen per aresye shendetesore.

Ne tri votimet e para, dy prej kandidaturave kane mare secili dy here nga 5 vota dhe ne nje rast, 6 vota. Ndersa nje kandidature e trete, ka mare vetem 1 vote ne nje rast. Ajo qe ka levizur ne te tria rastet, ka qene vota e njerit prej anetareve te Keshillit Drejtues te TVSH i cili u zgjodh nga Parlamenti me mbeshtetjen e LSI. Ne te tria rastet, votat e anetareve dhe kryetarit te zgjedhur nga Parlamenti me mbeshtetjen e PS ose PD nuk kane levizur. Ato jane dhene bllok vetem per njerin ose tjetrin kandidat.

Ligji 97/2013 per mediat audiovizive eshte miratuar me konsensusin e plote te mazhorances dhe opozites se asaj kohe, me asistencen e nderkombetareve. Me qellimin e mire qe per nje ceshtje kaq shume te ndjeshme per demokracine si media dhe aq shume te rendesishme per qytetaret e republikes si pronaret e vertete te operatorit te vetem publik ne Shqiperi (TVSH) vendimet te meren me kosensues. Persa i perket Parlamentit, ky konsensus kerkohej edhe ne rastin e zgjedhjes se anetareve te Keshillit Drejtues dhe kryetarit te tij. Sic ka qene publike, ky proces zgjati gati 18 muaj, per shkak te mungeses se vullnetit te perfaqesuesve te opozites ne Komisionin Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik per tu bere pjese e zgjidhjes konsensuale. Mungesa e fryme se bashkepunimit dhe filozofia e bllokimit, duket se eshte percjelle nga opozita, edhe tek te zgjedhurit me mbeshtetjen e saj, si anetare ne Keshillin e ri Drejtues te TVSH.

Ligji per mediat audiovizive, eshte pothuajse i vetmi ligj qe nuk mund te gjeje dot zbatim pa konsensuesin e plote, pa dashjen dhe dakordesine e mazhorances dhe opozites. Si nje mundesi, per te perafruar nepermjet ligjit te dyja palet politike ne Shqiperi, ne menyre qe te kapercejne interesat e ngushta partiake dhe humoret e politikes se dites, ne te mire te gjetjes se zgjidhjeve konsensuale, per interesin madhor te qytetareve shqiptare. E misheruar kjo, ne vendimarrjet e rendesishme per radio televizionin e vetem ku pronar duhet te jete edhe de facto, publiku shqiptar. Bllokimi per tri vjet me radhe i procesit te zgjedhjes se anetareve dhe kryetarit te Keshillit te ri Drejtues te TVSH dhe tashme mungesa e vullnetit dhe deshires per zgjedhjen me konsensus te Drejtorit te ri te Pergjithshem te TVSH tregon se klasa politike shqiptare, edhe pas cerek shekulli nga rrezimi i Murit te Berlinit, nuk eshte ende gati qe te gjeje, jape ose ofroje zgjidhje konsensuale mes paleve. Kuptohet per rastet ku interesi publik prevalon mbi cdo interes tjeter politik apo partiak.

Ne kushtet kur TVSH eshte i vetmi operator publik raioteleviziv ne Europe qe nuk e ka realizuar kalimin e transmetimeve nga analoge ne numerike (dixhitale).

Ne emergjencen qe TVSH ka per zgjidhjen e krizes se drejtimit ne te cilin ndodhet institucioni.

Ne nevojen ekstreme qe publiku shqiptar ka per te mare nga TVSH , programe dhe produkte te tjera radiotelevizive me cilesi, profesionalizem dhe pa pagese;

gjykoj se mazhoranca ne perfunim te gjysmes se mandatit te saj te pare qeverises, eshte ne limitet e fundit kohore per ti dhene zgjidhje krizes se drejtimit dhe menaxhimit te TVSH. Kjo mazhorance eshte votuar nga shqiptaret per te bere reforma dhe jo per tu mare peng nga opozita, qofte kjo edhe nepermjet ligjeve konsensuale apo bordeve qe operojne me rregulla konsensuale. Kjo mazhorance ka treguar me shembuj e prova konkrete qe di ti realizoje te gjitha sfidat qe ka mare persiper, qofte edhe me koston e rriskut te pushtetit te saj, per te bere reforma te thella te shtet formimit modern.

Ndaj, nese Keshilli Drejtues i RTSH nuk do arrije as heren e katert qe te prodhoje konsensusin e nevojshem per zgjedhjen e drejtorit te ri te Pergjithshem te ketij institucioni, (ligji aktual nuk percakton asnje kufi limit votimesh, duke lene hapur deren per prodhimin e nje krize te re ne drejtimin e institucionit) do ti propozoj Parlamentit, sebashku me nje grup kolegesh deputete te PS ndryshimin e ligjit per mediat audiovizive. Duke futur ne proceduren e zgjedhjes se drejtorit te ri te TVSH, proceduren qe ndiqet ne rastin e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Sipas se ciles, nese ne tri heret e para deshton zgjedhja e drejtorit te ri te pergjithshem te TVSH me 2/3 e votave, ne votimin e 4 dhe te 5 zgjedhja te behet me shumicen e thjeshte te votave te Keshillit. Nese edhe pas kesaj drejtori nuk zgjidhet, atehere Keshilli shperndahet.

Kjo sepse drejtori i TVSH, nuk mund te jete nje person me i rendesishem se Presidenti i Republikies. Dhe Keshilli drejtues, nuk mund te jete me i rendesishem se vete Parlamenti qe e ka zgjedhur. Ligji aktual eshte konsensual dhe detyron zgjedhjen e nje drejtori konsensual te TVSH ne kushtet kur konsensusi eshte qellimi, fryma dhe zgjidhja. Por jo ne kushtet kur konsensusit, tentohet te shfrytezohet si shtegu qe te con tek instalimi i diktatures bllokuese te minorances. Ndaj amendimi qe do i propozohet Parlamentit per zgjedhjen e drejtorit te ri te pergjithshem te tvsh, nuk mund te behet me keshillin aktual, i cili rezultoi i paefektshem per te gjetur konsensusin e aq shume deshiruar nga ligji dhe nga pronari i vertete i TVSH, publiku shqiptar.

25 komente në “Si zgjidhet kriza e TVSH?”

  1. astrit says:

    Zoti Peza. Kryeministri Rama na premtoi ne fushaten elektorale te vitit 2013 se me te ardhur ne pushtet, puna e pare qe do te bente, do t’i kthente publikut TVSH. Po kalon gjysma e madatit dhe kjo nuk ka ndodhur. Ky eshte nje deshtim dhe turp i madh edhe per ju si nenkryetar i komisionit te medias qe ju terheq per hunde Genc Poillo, Thua se ka munguar vullneti politik i opozites per kete qellim. Pse ua dhame nje milion votat, per t’i ferkuar allatet opozites? Mesa duket ju akoma nuk e keni lexuar voten e 23 qershorit dhe as te 21 qershorit ku sovrani ju ka urdheruar te qeverisni dhe te beni reforma. Dhe nese nuk e beni kete, 2017 eshte ne prag. Asgje nuk do ju shfajesoje pastaj.

    1. ONA says:

      Shume te drejte Z.Astrit nuk I heqe asnje presje,,,mos harojne se po ditet ,muajt ikin shume shpejt dhe zgjedhjet e 2017 po afrohen.

      1. Gega says:

        po si vijn shpejt po kto qe e kan blloku tvsh duht tmbajn pergjesi se nuk mund ta vjedh akoma demokratet

      2. Entela says:

        fiks, ikin vitet, ndaj bejeni tani cdo beni se ndryshe kto vetem shkaterrim dun

    2. Elsa says:

      Ju me duket se nuk po kuptoni se cfare po ndodh realisht aty. Me sa kuptoj une TVSH eshte ende ne doren e PD dhe nuk duan qe te zgjedhin drejtorin e ri se u leverdis qe ta mbajne TVSH-ne ne kete batak ku e kane futur prej vitesh.

    3. Gazetari says:

      TVSH eshte kthyer ne nje magazine ku drejtuesit aktual vjedh dhe marrin cfare te mundin. Sa me shume zvarritet aq me shume u intereson. Ata sduan ta zgjidhin por ta vjedhin dhe plackisin sa te munden!!!!!!!!! Kjo eshte e verteta. Plus po behen pazare me vendet e punes. JU DUHET TE NDERHYNI SA NUK ESHTE VONE! NE TVSH cdo gje po shkaterrohet!

    4. Demokrati says:

      fakteqesisht keni tdrejt por le te han dhe pak se bashkia u ka ik, qeveria po, ku do i bejn leket ato, tvsh u ka ngel vetem

      1. akili says:

        ia the po kujt ia the. po kto edhe kane pushtetin e vazhdojn tepysin. nuk e din keta qe po te ishte pd si keto do te behej nami

  2. Tarasi says:

    Gomar mbete ore Peza …

  3. ivan i madh says:

    O zoti Peza pse mashtron pa pagese po ajo kuota qe mbahet tek dritat per TVSh publik cfare eshte .Tek kompanite dicitale dixhalb dhe tring vertet jane me pagese po miret nga ata qe duan dhe jane me pakice ndersa per publikun paguan i gjithe populli beje nje here llogarine se mos dale me pagese e ne mos me shume se ato me lart.

    1. kaladibrance says:

      Ore Ivan, ne gjithe boten TV publike nga taksat e popullit paguhen. Psh ne cdo vend te europes veriore mjafton te kesh nje aparat TV ne shtepi dhe kohet e fundit edhe kompjuter dhe je i detyruar te paguash tarifen per Radiot dhe TV publike te sejcilit vend te botes te qyteteruar. Kjo sepse Radiot dhe TV publike jan ete vetmet qe mund te mbulojne hapesira informuese dhe kulturore qe duke mos patur synim fitimin sa me te shpejte luajne nje rol vendimtar balancues ne cdo shtet te botes, ndryshe nga TV private qe fundi i fundit i sherbejne interesave te pronareve dhe rritjes te fitimit.

      Zoti Peza, pohimi juaj se anetaret e keshillit drejtues kane votuar sipas porosive te 2+1 partive qe i kane zgjedhur, hedh poshte automatikisht idene fillestare dhe ligjore se keta anetare duhet te jene te pavarur.

      Me votimin dy here rresht sipas llogoreve, doli ashiqare qe anetaret nuk jane te pavarur. Kete e thoni vete Ju. Qe ne kete moment keshilli drejtues KA RENE dhe duhet zevendesuar me njerez te tjere.
      Me tej le te zgjedhin me te mirin me formulen qe ju propozoni.

      Kuptohet qe me kete keshill drejtues te perbere nga pensioniste te punesuar nga partite puna ne ate institucion do te jete jo vetem mediokre por edhe e pamundur.

      Problemi tjeter eshte qe edhe kanditatet per drejtore i keni te vaket. eshte rrokullisur tenxherja ka gjetur kapakun.

      Beni pakt me opoziten te vendosni njerez vertete te pavarur ne keshill.
      S’ka asgje te keqe kjo dhe nuk ka pse te mos jete e pranueshme.

      Drejtorin zgjidheni vete ne parlament pas nje filtri ne komisionin e medias ashtu sic zgjidhet sot kryetari i keshillit drejtues dhe u zgjidh problemi.

  4. bis says:

    Qyp mbete tere jeten o Peza.

  5. elb says:

    Z. Peza ti e shpjegon shum mire se si veprohet per te zgjedhur drejtorin e RTSH por vota e sovranit si e thot komentuesi me lart ,te ka dhene te drejten te veprosh edhe pa opoziten se ata jan antishqiptar.

  6. ilir says:

    O peza mos u tallni me popullin ini shume te vonuar,,,por ju zbarit prej koqesh Pollua dhe mire ja u bene se keshtu I do mushka,,,mjere populli ne dore te kujt ka rene,,,por nje dite do ti vidhni te gjitha keto mashtrime qe po beni.

  7. ? says:

    Ajo cfare kuptohet nga shkrimi I z. PEZA eshte qe pozita ka votuar me siguri sipas nje vendimi politik dhe nga kjo pavaresisht se nuk e thote ndonje nga PD, edhe opozita del qe ka votuar minimalisht ne bllok. Ne kete arsyetim do mund t’i jepej zotit Peza te dreje kur anatemon anetaret e Keshillit RTSH nese do te kishim nje kandidature te majte dhe nje te djathte. Ne nje rast te tille do thoshim bravo z.Peza se pozita ka te drejte te vendosi njeriun e saj dhe jo te degjoje mender pordhet e opozites. Por si I behet qe kandidatet, nese I referohemi politikisht, jane te dy te majte, madje z. MALAJ, deri para kandidimit paska qene anetar I asamblese se PS. Pra I bie qe PD mbeshtet nje perfaqesues te pozites. z. Malaj eshte nje figure e njohur publike, nderkohe qe kandidati tjeter nuk ka ndonje arritje te spikatur. Nuk I hy ketu aftesive profesionale te sejcili, sepse nuk kam njohuri, por eshte e qarte qe vetem per profesionalizem nuk ka folur z. Peza ne kete shkrim dhe me shume gjasa as 5 anetaret qe kush e di pse u bene gjashte, nuk e kane merak kete aspekt. Ky eshte problemi I madh ne fakt qe e ka katandisur rtsh me keq se nje transmetues fshati.

  8. Mozi says:

    Po nje gje nuk kuptoj, cfare lidhje ka drejtori i RTSh me dixhitalizimin , ju kujtoj se vendimet dhe tenderin per dixhitalizimin e mbylli ne menyre skandaloze Znj.Harito me urdher nga lart dhe ne menyre te paligjshme ligjeroi tenderin qe e akuzuan aq fort, vetem se u fut mik ambasadori gjerman,ambasadori suedez kuotohej me pak ne influencen politike.Tender , pa specifikime , pa kerkesa, me mirebesim si marreveshje sheriati.Pastaj TVSh e vetmja qe nuk ka bere dixhitalizimin, pse kush e ka bere ne shqiperi?! Edhe privatet nese duan ta bejne jane te paafte,nuk ja vlen pa subvencionim, sepse shteti jone per licensim te merr shuma marramendese, e nderkohe kudo ne bote subvencionohen privatet qe detyrohen te nderrojne teknologjine. Po mire keta qe do dixhitalizohen , po ne shtepite tona , kush do na i japi leket ?! Se mire qe e keni bere ligjin ,po e keni bere dhe t2 dhe ne shqiperi vazhdon te shiten vetem televizora dvb-t dmth me shume kosto.
    Keto jane hallet e verteta ,se drejtorin ne mos sot nsr, do dali nje

    1. agron says:

      Duke lexuar Mozin, deshiroj te bej nje sqarim. Pozicioni i Mozit, ndoshta pa dashje, eshte ai i atyre qe bllokuan dixhitalizimin e RTSH per gati dy vjet, pra i televizioneve te njohura private. Z. Harito nuk theu asnje ligj dhe norme, vecse zbatoi nje vendim gjykate, qe e gjykoi ceshtjen para se ajo te behej ministre. Te dini se gjykata foli kunder saj dhe jo pro saj, sic thoni ju ne postimin tuaj.
      Tenderi eshte fituar nga kompania me e mire ne bote, eshte fituar me aftesi dhe ndershmeri. Askush nuk mori leke per t’i dhene asaj fitoren, gje qe e tregon fakti qe ish ministri Pollo u perpoq ta anulonte fitoren e saj. Nuk mundi dhe kjo flet per ate se ne kete vend jo gjithnje fiton padrejtesia. Nderkohe qe kompania suedeze, Ericsson, ishte shume larg saj ne te gjitha drejtimet. Projekti dhe oferta e kesaj kompanie jane larg atyre te kompanise fituese. Shume pajisje te saj jane te nje niveli te papershtatshem, gje qe u shoqerua me nje vleresim me te ulet.
      Me pretekstin se mungonin frekuencat per te ndertuar me shume rrjete, aktoret private te tregut te mediave elektronike, e vonuan shume procesin. Kjo ishta sajesa e gjetur, por sot, kur ka frekuenca sa te duash, jane ende te pasheprndara 5 te tilla, cfare justifikimesh do sillen?
      Mozi, deshiroj t’u sqaroj se, megjithese ligji ia ngarkon shtetit ndertimin e rrjeteve te trtansmetimeve dixhitale te RTSH,kete e thote shprehimisht ligji per mediat ne Republiken e Shqiperise, ky institucion po i nderton ata vete, me te ardhurat e tij.
      Duhet te dini se ligjet europiane e ndalojne rreptesisht ndihmen e shtetit ne kete drejtim. Raste te tilla, qe jane bere ne disa shtete te Europes, jane denuar dhe perfituesit kundra ligjit te financimeve te tilla jane detyruar t’i kthejne ato.
      Nese nuk je person teknik, atehere te kane sqaruar keq. T2 eshte formati i detyruar sot per t’u perdorur, nuk eshte Shqiperia qe e ka perzgjedhur. Ky format perpiqet te “eliminoje” ne nje fare menyre mungesen e frekuencave. Deri ne 2015 te gjithe do kalojne ne kete format. Per me teper, numri i frekuencave ne zoterim per ndertim te rrjeteve televizive te transmetimit, do zvogelohet dukshem ne nje te ardhme te afert. RTSH nuk mund te investonte ne T, sepse brenda pak kohesh do duhej te kalonte ne T2.
      Meqe ke deshire te dish me shume, Digitalb, ne dyqanet e veta, ka shume kohe qe shet dekodere te pershtatshem per kete format, nderkohe qe preferon te vazhdoje transmetimet ne T2. Ai ka te drejten e tij, por kjo e drejte mbaron atje ku fillon e drejta e RTSH.
      Pastaj, besoj e mbani mend, shqiptaret paguan, pa e kerkuar vete, nga 3200 leke te reja per nderrrimin e sahateve te ujit, nderkohe qe dekoderi nuk koston me shume se kaq.
      RTSH do ofroje, deri ne dhjetor-janar te ketij viti nje pakete me rreth 20 programe, gje qe do ndikoje ne rritjen e influences se saj ne treg. Eshte kjo aresyeja e shqetesimit te atyre qe humbasin ekskluzivitetin e te qenit te vetem.
      Me licensimin e “te palicensuarve”, edhe keta te fundit do i neneshtrohen ligjeve te tregur te lire dhe nuk do shkelin me ligjet e shtetit dhe te Europes, sic kane bere dhe vazhdojne te bejne edhe sot.

      Une qe po te shkruaj, po ve emrin tim dhe jam i gatshem te bisedoj sa here te duash per kete problem, te cilin, per fat e njoh shume mire.
      Te pershendes.
      Agroni

  9. plaku dhe deti says:

    Qe te bini dakord zgjidhni njerin prej ketyre tre kandidateve: “Nastradini”, “Intelektuali”, “Arvizuja”.Cilido te fitoje nga ketà te tre dalin te tre te fituar, duke qene se jane i njejti person. Jane edhe te persekutuar, ish-pronare, spiune dhe antispiune, dmth ne rregull me estraden alla shqiptarce qe luhet me parate e biletave qe njerezit i paguajne pa dashur ti blejne. TVSH i ngjan asaj shishes bosh qe vinim ne rradhen e qumeshtit qe ne 12 te nates, nje TV qe paguhet per te prodhuar mediokritet. Me vjen keq, por TV shteteror i ngjan fiks Greqise me telenovelen e borxheve, hahaaaaa, une kam 20 vjet qe s’è shoh fare por e paguaj sistematikisht tek fatura e dritave.Une as drita nuk harxhoj, po edhe atje punojne me paradhenie…Interesant, pse ne shqip pagimi para shkembimit quhet paradhenie(dhenie para kohe), qe ngaterrohet kollaj me dhenie paraje…Belgjika ndenjti dy vjet pa kryeminister,nuk u be qameti se TVSH mbeti pa drejtor.Mos o zot po te mbeteshim pa kryetar parlamenti, kryeminister, saliberishe e compagnia bella, do benim referendum si greket per te dale nga mendte e kokes.I kam thene dikujt ketu ne forum qe vetem Peqini ka zgjedhur deputet per te qene, te tjeret i kemi garipa kafeneje.Por edhe ketij i kane lene ne dore nje shalqi kuadrat sic eshte TVSh(Tirre, Vishe dhe Shterdhite).

  10. eri says:

    Boll Fred se e dime qe e kishit planifikuar gjithe kete farse. Te gjithe e dine. Relaksohu dhe mos na jep shpjegime i cuditur e i revoltuar qe duhet ndryshuar ligji se e gjitha eshte produkt i juaji. E cuat drejt deshtimit procesin per te ndryshuar ligjin. Ju nuk e keni te keqen te keto mekanizma medemek te sofistikuara mashtrimi qe beni, ju te keqen e keni qe nuk dini as keto t’i beni. Pa filluar ende, ja u dine te gjithe. Leri statuset ne fb dhe vazhdo punen qe te ka dhene shefi vella se po nuk e zgjidhe ti, e bitis Taulant Balla.

  11. koli says:

    Bravo zoti Peza.Ju e adresoni sic duhet problemin. Turp tu vije atyre qe mbrojne TVSH per interesat e tyre. Te gjithe qe flasin nuk e shikojn dot si aset politik por e lexojn sipas interesit

  12. Andrea says:

    bravo Fredi se vetem ti di ta besh kete pun dhe jo kto tjeret qe flasin per media kur skan punuar nje dit. ti i ke dhen provat qe di te besh media kshu qe jepi drejtim leri qent te flasin

  13. Enkelejd Mara says:

    Shume jeni vonuar. Kete gje duhet ta kishit bere me kohe. Si mund te toleroni qe opozita tju udheheq. Ju jeni zgjedhur per te udhehequr dhe jo per te pyetur opoziten. Cfare eshte kjo gje qe beni keshtu. Jepini drejtim sa nuk eshte vone sepse opozita mjegull do qe te perfitoje vete…..

  14. leopoldi says:

    dicitura e fotos te Alfredit: “Si s’u bera vete drejtor i RTSH?… Aty ka gjithe ato leke! Kush ma futi… kush ma futii… Do ndrroj ligjin t’i qr! Drejtor te behet nenkryetari i komisionit te medias. Na haje K(omisionerin) opozita! Jam i pamotivuar, kam nevoje te punoj me shume!”

  15. batoni says:

    Beni ore ligjet dhe lereni Mark Markun ne punen e tij se s’e degjojme dot argumentat e tij. Jepeni fryme vendit se na vdiqet me konsensusin e nje opozite qe nuk egziston. Populli ju zgjodhi te jepni verdiktin e tij.

  16. Bizantini says:

    Zgjidhet duke e bere mavi. Bejeni tani se plaset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje