Nga Mero Baze
Nëse ka një armik real Lulzim Basha në PD, ai është vet Lulzim Basha. Problemi i tij kryesor nuk është as mënyra sesi u zgjodh në krye të PD-së (pasi atë po e konsiderojmë dhuratë nga Berisha), as mungesa e karizmës dhe ideve të tij opozitare. Problemi i tij i madh është formimi i tij klientelist si politikan.
I ardhur në PD jo në rrugë politike, por familjare, si mik i vajzës së kryeministrit, i ngritur në detyra të rëndësishme për shkak të këtij luajaliteti, i mbrojtur para aferave të rrezikshme ligjore po për shkak të kësaj lidhjeje, ai e ndërtoi edhe punën e tij si kryetar i ri i PD-së, po ashtu mbi lidhje klienteliste dhe jo politike.
Ai ndërtoi një Këshill Kombëtar, bazuar në njohjet e gruas dhe kunatit të tij, duke thirrur në Këshillin Kombëtar njerëz jo vetëm apolitik, por dhe me origjinë të theksuar në lidhje me komunizmin. Klientelizmi i tij, vazhdoi në mënyrën sesi është drejtuar Bashkia e Tiranës, kush i ka marrë tenderat dhe kush ka marrë poste drejtuese. Thuajse gjithë njerëzit që morën pjesë në ndërtimin e pallatit të tij në Vlorë, që nga arkitekti e deri tek ndërtuesi vullentar ende i papaguar, u shpërblyen duke u bërë drejtues në Bashkinë e Tiranës apo marrës tenderash në atë bashki, deri tek kandidat për kryetar bashkie në Vlorë.
Ai po ashtu pasuroi një pjesë të ekipit të ri të PD-së të quajtur koordinator, me emra që nuk vijnë nga politika, por nga sallone mediash me raste dhe afër tij, të cilët ia kanë ofruar si shkëmbim nderesh.
Është kjo arsyeja, që sot çdo debat brenda PD-së bazuar në rezultatet e PD-së apo gabimet e Bashës si lider, janë të kota. Lulzim Basha nuk është dikush që duhet gjykuar për çfarë bën dhe si e drejton PD-në, pasi ai ka aq paturpësi sa të mos i konsiderojë humbjet e tij, humbje.
Armiku real i Bashës është ta përballësh Bashën me klientelizmin e tij, duke e vënë në pozitë të vështirë për të shkelur mbi vetveten.
Përshembull, vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, ishte një rast që Basha të debatonte mbi firmën e tij në marrëveshjen detare. Një lider i sigurtë dhe i qartë e mbron atë që ka bërë dhe Basha duhet ta mbronte atë që ka bërë. Ai nuk mund të takohet me pasardhësin e Bakojanisit, me të cilën ka firmosur marrëveshjen, dhe të flasë për ligjin e luftës që de facto nuk ekziston. Ai duhet të flasë për luftën më të re që ai i ka hapur Shqipërisë me Greqinë, pa ia pasur borxh dhe vetëm për një grusht vota më 2009-ën.
Dikush në PD duhet t’ia kujtonte këtë firmë dhe ajo parti duhet të mbajë një qëndrim ndaj asaj që ka ndodhur. Nëse e mendojnë se kanë bërë mirë, le ta mbrojnë, nëse mendojnë se ka qenë gabim, të distancohen. Por të kaluarit sikur nuk ka ndodhur gjë, duke iu përshatatur momentit, nuk është një qëndrim politik.
Një debat interesant ishte një ditë më parë dhe ai mes Topallit dhe Bashës për ligjin e Arsimit të Lartë. Ligji ka prodhuar debate në opinion publik, por qeveria është e qartë në mënyrën sesi e mbron. Ajo thotë se do t’i japë shans çdo studenti të përfitojë njëlloj nga kontributi i tij në taksat e shtetit, pavarësisht universitetit që zgjedh. Parimi është në rregull, por të gjithë i tremben xhepave të ligjit. Topalli e sulmoi ligjin, por Basha ende nuk ka asnjë qëndrim ndaj tij. Nuk është kundër, se i ka dhënë fjalën mbështetësve të ligjit ta mbështesë. Nuk është pro se nuk ka siguri që kjo nuk i bën dëm. Është thjesht viktimë e klientelizmit të tij.
Vetëm pasi u forcuan kritikat ndaj tij për klientelizëm, ai nxorri sot Pollon, që tha disa fjalë për dëmtimin e autonomisë universitare pa asnjë thelb oponence kundër ligjit, sipas parimit “më ka çu nana me la gojën”.
Histori të ngjashme ai ka me konçesionet e dhëna në fushën e industrisë së naftës, ku megjithë maskarën ndaj kësaj pasurie, ai nuk guxon të distancohet për shkak të asaj që ka bërë PD-ja në pushtet. Raporti i fundit i Kontrollit të Shtetit, flet për miliona euro abuzime për shkak të kushteve në të cilat e ka dhënë konçesionin. PD-ja dhe Berisha, dhe sot Basha, nuk flet dot për thelbin e problemit, por nxjerr karagjozë të flasin kot për të mbuluar të vërtetën.
Tani, kur pyetet se kush mund të përballet me Bashën në PD, e shikon se asnjë prej ministrave të Berishës nuk ka fuqi të bëjë opozitë, pasi ata janë pjesë e klientelizmit që prodhoi ai pushtet. Kur flet Pollo për arsimin, të kujtohen kioskat universitare, kur flet Bode për konçesionet në fushën financiare, sidomos ato në dogana, të kujtohen milionat që na merr Zeni pa i hyrë gjemb në këmbë, kur flet Basha për marrëdhëniet shqiptaro-greke, na kujtohet pakti detar, e kështu me radhë. Paradoksalisht, na duket më normale një opozitare radikale si Topalli, që ka qenë pjesë e strukturave qeverisëse, sesa opozita e koordinatorëve të Bashës, që i ngrejnë nervat të gjitha palëve. Kjo nuk ndodh rastësisht, por se ata nuk kanë qenë pjesë e qeverisë dhe nuk kanë firmosur si Basha, Bode, Pollo, Imami etj, mbi gjëra, të cilat tani nuk i mbrojnë dot si opozitarë. Që dikush të përballet me Bashën në PD duhet të jetë i lirë nga e shkuara qeverisëse. Jo se ata nuk janë fajtorë, pasi ata kanë mbështetur atë qeveri, por nuk janë përgjegjës direkt të saj.
Në këtë gjendje ku është PD-ja dhe si po e menaxhon Basha, Bashën do ta mundë vetëm Lulzim Basha, i cili do ta rrënojë çdo ditë atë parti nën peshën e klientelizmit të tij dhe bashkëfajësisë në shumë tema të nxehta, që duhet të trajtojë opozita. Kur ta rrënojë edhe më keq se më 21 qershor, të gjithë do të kujtohen se ishte gabim, që kjo parti nuk shkoi një orë e më parë drejtë rithemelimit, për t’i shpëtuar jo vetëm asaj çfarë i ka bërë shoqërisë si parti, por mbi të gjitha për ta shpëtuar PD-në nga klientelizmi i Lulzim Bashës, i cili është e vetmja vlerë që ka dhe e vetmja rrugë, me të cilën ai ka arritur deri aty.
Jozefinka mund te perballet me Bashen sepse kishte bere edhe thirrje qe te rezojme voten e popullit, nuk ka popull qe e mbeshtete Jozefinken qelbesire. Sot shqiptaret kane qeverine me te mire ne historine e tyre, Basha edhe Jozefinka mund te perballen dite e nate, kurse Rama qeverise sepse edhe me 21 qeshor shqiptaret i dhanen voten per vazhdimin e qeverisjes edhe me tej, ndoshta te pakten nje 20 vjecare ne qeverisje.
Nuk me ze gjumi naten e oreksi e eshte prere nga meraku se si fo i shkoje fati pd. Bile as cmimet e larta te ushqimeve, as faturat e larta te korentit e ujit, as pluhuri, as cmimi i naftes, as papunesia, as mungesa e drejtesise, as mungesa e sigurise etj nuk me hyjne me ne sy. Pd-ja vella pd-ja si do ja beje, ky eshte halli qe ka sot cdo shqiptar.
I pandehuri Lulzim Xhelal Bashic nqs do kishte paksa demokraci ne Shqiperi duhej te ishte prapa hekurave dhe jo te ndegjojme perrallat e Mero Guri Bazes.
Ky ndyresira nga drenica pervec krimit te vrasjeve si 21 janari apo tradhetia e hapur me detin jon ka nje dosje te kompletuar per rrugen e Kombit qe kap shifra te frikeshme astronomike.
Jam nje komentues i “lodhur” i gazetes Tema dhe me cfare impotence po sillet Edi Rama ( mjeshter per MAKE UP )dhe PS-istat si dhe nje “dirty job” qe po bejne misionet dipllomatike te akredituara ne Shqiperi me keqardhje mendoj se ai vend po rivarroset me rilindjen…
E vetmja rruge eshte qe shqiptaret e ndershem te thone te vertetat me ze te larte..qe te pakten ato qe po na vjedhin dhe vrasin mos na pshurrin nen buzeqeshjen tone dhe sudokeve te Meros.
Eshte rasti i vetem ne bote qe nje kriminel tolerohet kaq hapur nga miqte tane qe me zor i kemi..
Fatos Nano futet ne burg ne kohen e mbreterimit te Rajersonit 1991-1994 per 200 dollare kavanoza receli dhe arrestohet si Bin Ladeni…..kurse Basha (me sakte ato qe jane pas tij) rruajne gjysem miljardi dollare.
Sipas materialit te meposhtem duhet te futet ne burg Basha dhe ndonje ambasador/e pertejatllatikas..ose te merret i pandehur per shpifje autori i ketij shkrimi..
PSE DUHET TI VIHEN PRANGAT NE CDO KOHE TE PANDEHURIT LULIZI XHELAL BASHA ???
Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –
Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën.
T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.
Tenderi i shpejtë
Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.
‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
“Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedhur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..me lista dekriminalizimi te lu-lezuar
Po si nuk permende ndonjehere per koncesione e korrupsion GENC RULIN Mero i dashur.Nqse ka koke korrupsioni ne Shqiperi eshte RULI.Po harron gjithmone MAJLINDA BREGUN ,shoket e tu FLAMUR NOKEN dhe PATOZIN qe para 8 vitesh i mbanin biznesmene afer PD me leket e bukes dhe sot i ke milionere.
Mero, Po te bej nje verejtje dhe po te jap nje keshille.Meqenese kam 6 vjet se paku qe e lexoj Temen perdite e per ore dhe meqenese dua ta lexoj perseri ne te ardhmen, po te them te kthehesh ne realitet.Pothuajse te gjitha analizat qe ke bere deri me sot kane patur lidhje me Berishen dhe PD-ne.Mjaft me.Problemet e tua personale jane te tuat.Misioni yt si gazetar shkon pertej interesave te tua personale. Tash dy vjet, nuk eshte me ne pushtet Saliu dhe vendi ka dy vjet pa opozite.Te gjitha mediat jane te blera.Gazeta juaj eshte kthyer ne dritare thashethemesh.Ky vend ka probleme me te renda se sa te merresh me Saliun perdite.Ka nje qeveri qe ashtu si Saliu premtoi duart e pastra,kjo e sotmja premtoi rilindje.Po rilindje s’ka gjekundi.Ka vetem korrupsion masiv,vjedhje vrasje,mashtrime,pasiguri,varferi dhe nje Kryeminister qe ka rigjetur nje kenaqesi te re.Vetkenaqesine.Eja ne vete Mero.
Rustem djali, Enver Hoxha ka 30 vjet qe ka vdekur, por ne edhe sot i vuajme disa plage te atij sistemi ashtu sic edhe sot perfitojme nga te mirat e tij. Saliu, vetem dy vjet ka qe nuk eshte kryeminister por perandoria e krimit qe krijoi rron akoma e pandeshluar dhe gezon parate e vjedhura ne mos vazhdon te vjele akoma fitime.
Drejtesia eahte akoma e gllaberuar nga krimi dhe mbrohet nga nje president i tredhur. Misioni i Meros me Berishen nuk ka mbaruar akoma sepse Berisha akoma komandon dhe ha njerez, sic hengri Sokol Olldashin.
Pastaj, as une as ti nuk i themi dot Meros se cfare te shkruaje. Po e komanduam ne Meron, atehere ai kot qe i thote vetes gazetar. Pushtwti i katwrt eshte i tille sepse eshte i pavarur. Ti po qe se nuk e pelqen mos e lexo. Po nuk e lexuan shumica, atehere Mero nderron vete drejtim. Por po e lexove, mos fol kot. Lexoje, perpunoje ne koke, merr ate qe te intereson, ler ate qe nuk te pelqen dhe mori fund puna. Mos jep leksione se cfare te shkruaje Mero Baze sepse nuk e ke gazetar personal.
Berisha eshte nje plage e hapur e ketij vendi. Do kohe te mbyllet.
Ah sa e veshtire eshte te jesh i mundur”mjere te mundurit”thoshte Bonoparti,Jozi po e jeton kete gje duke harruar leckat qe fliste kur ishte ne nje karrike qe nuk i takonte.Basha eshte ,hajde ta shtyjme,ndonje deklarate qorre,ndonje foto me Fevzo prostituten,ndonje pordhe koti dhe asgje,tjeter kush mendon dhe vepron,rolet jane ndare,ndersa aktoret fryjne syte,Ku jane trimat e Flamur idiotit,injoranca vazhdon dhe me Ramen.Por Luli e ka nje zgjidhje qe ai e di mire,doreheqjen ose bashkepinimin me Meten ,gje qe eshte shume e thjeshte per Meten ose dhe per Ramen.
Me cfare jeton Nano ne Austri ,me rroge,me pension,me biznesin e autobuzave te gruas se dyte,po pushimet kush ja paguan….dihet Shqiperia,kontratat dhe koncesionet qe Rama ha kot sepse askush se pjerdh sepse edhe Ai vehte jeton ne te njejten menyre.Ku eshte Veliaj qe do te bente namin se bashku me Kocon,ata mendojne shume mire per Ramen,.Cikli eshte njelloj,Nano,Meta,Berisha,Luli,Rama dhe rrotullohet me deklarata boshe,,por aman president Nishanin se eshte tamam Nishan Bythe,hajt te vjedhim dhe te ikim si Nano me shoke.
Te gjitha sa thote Mero jane te verteta, por u lodhem… duke…i degjuar!
Cfare perfitojme ne si popull duke lexuar pa fund akuza? Asgje!
Ku do na coje ne si popull “kenaqesia” e sharjeve me emra VIP? Asgjekundi!
Nuk crrenjoset e keqja duke share ata qe kane ikur. Po keta qe kane ardhur cfare po bejne? Sa veta kane arrestuar nga ata qe akuzohen? Del ai Bracja ne parlament dhe akuzon per miliona te vjedhura dhe shperdoruara. Pse nuk i kerkon qeverise se tij pergjegjesine per te ndeshkuar fajtoret? Perndryshe te jape doreheqjen dhe te deklaroje se mafia vazhdon te jete ne pushtet.
Ku shkuan akuzat ne Ministrine e Mbrojtjes? Po ne ministrite e tjera, neper Bashki e komuna, ne gjykata e prokurori, etj, etj, ne lista pa fund akuzash?
Jo vetem qe nuk ndeshkohen ata qe kane ikur, por vazhdojne te vjedhin dhe keta qe kane ardhur, sepse e keqja nuk perfaqesohet vetem nga disa emra qe vertiten ne thashethemnajen popullore, por eshte e mbartur ne sistemin e privatizuar dhe mafioz te te gjithe politikes shqiptare.
Ne e dime qe na kane qeverisur hajdutet por duhet te bertasim fort ne dyert e Europes qe te shpresojme se dikush do te na shpetoje. Po se beri kete media dhe ata politikane qe pretendojne se e duan kete popull, nuk kane per ta bere asnjehere editorialet “wash brain” dhe komentet anonime si deri me sot.
Gjergj Fishta ne vitin 1908 ka thene: ” Momi ajet si njala ne Shqiperi” dhe per fatin tone te keq ai eshte edhe sot i gjalle dhe i shendoshe.
Per sa kohe qe e keqja (momi) nuk do te shkulet nga rrenja, nuk do te beje prokopi populli por do te vazhdoje te ushqeje hajdutet dhe mashtruesit e vet.
Momi eshte mallkimi i ketij populli.
Sakte Mero!
Duhet te dale nje tjeter njeri, te cilin deri me sot askush nuk mund te na e tregoje. Aty mungojne njerezit vizionar, me mendim te pavarur, kurajoz dhe pasionant per te lulezuar mendimin novator per rimekembjen e partise dhe pastaj te Shqiperise.
Te dy, si zhelefina si lulushja, kane qene ish spiune te sigurimit te shtetit dhe Sala, sipas interesave, ndersen here njerin e here tjetrin duke i kercenuar me dosjet qe i ka ne shtepi. Parti lesh arapi me nje kryetar de fakto te lene nga trute, te deshtuar e te perbuzur,me nje kryetar de jure pederast dhe leshko, me nje xhelefine spiune dhe antipatike.Vajmedet!
Majlinda Bregu mendoj se eshte i vetmi personazh qe mund ta rigjeneroje PD-ne.
Ore z Baze
Kur do bejsh nje shkrim pa Berishe ose bashe ?
E di qe i urren dhe ndoshta jane per tu urryer , por i ka dale boja shkrimeve te tuaja kunder ketyre
Edhe neperkes i mbaron helmi pas disa kafshimeve !!!!
Sa per shkrimin ne teresi si gjithmone pika mbi “i”. I vetmi sygjerim Z. Baze: tash eshte e pranuar dhe nga MJ Greke se ligji i luftes me Shqiperine de jure nuk eshte shfuqizuar. Grekeve ju intereson shume dhe qellimisht e kane bere ate hile qe te na genjejne ne Shqiptareve per te bllokuar te drejtat, ne radhe te pare pronesore, te qytetareve çame. Bile u nenshkrua nga syleshet tane qeverritare berishiste edhe nje “Traktat miqesie” me Greqine me ligjin e luftes akoma ne fuqi! Mendoj se ju gazetaret profesioniste duhet te jeni oponente te veprimeve te gabuara te aparatçikeve tane dhe jo te bini ne hilen e grekeve.
Me konsiderate,
Nik
Keta ja kaluan epopese se ballit kombetar
oldman:
Ke shume te drejte per ato qe thua,
Mos harro se ke nje drejtesi komplet kundra qeverise,nje drejtesi qe sa do dosje te shkoin per korrupsion,per kondrabante,per krime e tje, kjo drejtesi i mbyll pa problem,kjo drejtesi qe kemi,e nxier nje vrases nga salla e gjyqit kur shkalla tjeter e denoi me burgim te perjetshem,kjo eshte drejtesia qe te gjitha dosjet qe kane shkuar per korrupsion i mban ne sirtare deri sa tu kaloi afati ligjor.
Per kte drejtesi po flet gjith bota,lindja dhe perendimi,per kte reforme ne drejtesi edhe Europa apo Amerika po flet me te madhe,qe pa nje reforme te thell ne drejtesi,mos mendoni se do hyni ne BE.
I nderuar Sherif,
Kush e pengon akuzen e qeverise se “ndershme” te kerkoje drejtesi ne te gjitha shkallet e gjykimit, deri ne Strasburg? Nderkohe le ta reformoje sistemin gjyqesor shqiptar (madje duhet te kishte filluar) se i ka te gjitha votat e mundshme ne parlament.
Kur qytetare te thjeshte kane gjetur drejtesi ne gjykatat nderkombetare, po shteti qe nuk i mungojne mjetet, pse nuk vepron (nese eshte vullneti i mire)?
Zoti Mero, si gjithnje analizat tuaja, jane te shkelqyera. uke qene dakrd me gjithcka qe ju argumentoni per Lulezim Bashen, une them se ne kushtet aktuale kure PD e drejtuar prej ti, nga 61 baski mori si kualicjon vetem 15, e para gje qe duhej te bente ishte doreheqja si kryetar iPD. Cudia tjeter eshte se Berisha po e mbron me cdo mjet, kuptohet eshte personi qe e emeroi ne kete post dhe i duhet qe ta mbrioje Berishen nga zullumet qe ka bere me Lulin dhe pa Lulin.
A ka mundesi te mos na shkruash per dite hartime per Bashen, Berishe apo opoziten. Ata sjane me as ne bashki e as ne qeveri. Po pate kellqe merr e shkruaj per korrupsionin alarmant qe vazhdon kudo, per mijera njerez qe ikin te kerkojne azil dhe varferine e popullit. Po qe se do shkruash per opoziten shkruaj per arsyet se pse sjane ende ne burg!
Merua tashti eshte fandaksur duke pare dy yjet hollivudian te vendit Edvinin dhe LirushkenMerakun e ka te Pd.Dashuria e pare nuk harrohet.Po na thuaj o Mero gjeostrategu cdo behet me ps tashti qe eshte ne aleance me gjithe qelbesirat.
na fol per batutat e piktor it se cdo batute na shton nje vrime ne rryp
Aman mos na flisni me per kete kufome te neveriteshme qe na detyron te mos duam me Shqiperine,eshte pa shtylle kurrizore…duhet nje PD tjeter dhe jo e mbytur me b…lepiresa dhe batakci si ky !
O Mero neser do shkruash qe xhaketa i rrinte shtrember lulit, pasneser qe lulit i kishte dale pak dyll te veshi, pas nje jave qe u zune ne mbledhje, pas nje muaji qe nuk e takoi x diplomat, pas 6 muajsh qe pd ju prene dritat ne mbledhje, pas 1 viti qe nuk realizoi zgjedhjet ne parti, pas dy vjetesh do shkruash qe skane shance ne keto zgjedhje, pas 4 do shkruash qe nuk bashkepunoi per standartet, pas 6 vitesh do shkruash….. ky eshte lider vizionar ky eshte shpetuesi i shqiperise ky eshte e ardhmja e femijeve tane ky eshte… (me ka dhene fjalen qe sdo me ngacmoje tani qe ka pushtetin e do me hudhe me shume kocka nga ato qe me hudhnin ishet)….
Mero duhet te shkruash edhe me teper per burimin e te gjithe te keqiave qe ka sot shqiperia.Ai eshte baca sal dhe organizata hajdute pede.Nuk duhet te harrojme se kush na solli ne kete gjendje pasi shkaterroi ,vodhi ,vrau ,tradhtoi shqiperine per 24 vite.Nuk kane te drejte sot te kerkojne llogari hajdutet e pedes dhe te na hiqen si te ndershem.Bile keta lloj funderrinash antishqiptare marrin guximin te quajne ,qelbesira , 1 milion shqiptare te ndershem qe i rrezuan me turp nga pushteti.Ketyre derrave te nginjun ,rama duhet tu sekuestroje pasurite e vjedhura dhe tua rishperndaje shqiptareve te varfer qe vuajne.
Me kto thirrje per protesta per ta rrxuar qeverin,Rama kta do e psojnë edhe me 2017 bele besoj edhe Shum ma keq.
Nuk qeveriset me ksi llumi qe shqiptaret u perballen mbi 8 vite si per nga Krimi, droga dhe ate met madhe per nga hajnia nga koka gjer te kembet,me nje arroganti,e pra qoft basha Joza po dhe ai dallkauku i tyre Sala e kan kot shqiptaret kur i njofin fare mirë.