Nga Mero Baze
Lajmi për takimin e Berishës me Bashën në zyrën private të Berishës si dhe detajet që jepte një gazetë e Bashës, sesi ky i fundit kishte pritur të dilte dhe dikush që ishte brenda, janë e gjitha çfarë Berisha ka pritur nga këto zgjedhje. Ai donte një PD të humbur, një kryetar formal, tërësisht të përulur ndaj tij dhe një nevojë për t’u bërë ai njeriu që do të vendosë t’i pritet koka apo jo.
Humbja e thellë e opozitës dhe mungesa e çfarëdolloj shkëndije politike që mund të japë shpresë për të dhe aty ku ka fituar aksidentalisht, e bëjnë sot Berishën fatkeqësinë më të rëndësishme të Partisë Demokratike.
Në një parti normale me këtë rezultat kryetari jo vetëm që duhet të ikte, por partia duhet të përfshihej në një debat serioz për rithemelimin e saj dhe për të gjetur rrugë afatgjata të ringrihej.
Tek Partia Demokratike po ndodh e kundërta.
Lulzim Basha po përpiqet të sigurojë vetëm një gjë, faktin që Berisha të frenojë zërat kritikë dhe të vazhdojë të mos e dorëzojë atë. Ai duket se ka vetëm një preokupim, që ka të bëjë me bllokimin e çdo lloj debati ndaj rezultatit.
Për këtë po bën dhe përpjekjet më qesharake që ndonjë lider ka bërë në historinë e këtij vendi, për t’u dukur i qetë pas humbjes.
Disa opinionistë të tij, duan ta paraqesin mungesën e debatit si siguri që Basha ka, se askush nuk ia merr postin në PD, përveç njërit, atij që e lë të presë pas takimit me një refugjat nga Kanadaja. Të tjerë opinionistë të tij, duan ta paraqesin të interesuar të bashkëpunojë me gjithë zërat kritikë. Disa delfinë të tij, shikojnë si problem vetëm Topallin dhe Patozin, të vetmit politikanë të gardës së vjetër, që kanë fituar në zonat e tyre, në Vorë dhe Shkodër. Pra, absurdi ka kaluar në art, ku fituesit sulmohen për t’u mbyllur gojën, ndërsa humbësit tentohen të paraqiten të qetë dhe të parrezikuar nga askush.
Kjo kulturë klienteliste brenda PD-së, që mbështetet tek ideja se Basha ka sigurinë e Berishës që nuk e lëviz njeri nga karrigia, nuk ka asnjë lidhje me kulturën opozitare. Një opozitë nuk duhet të jetë në dispozicion të karriges së kryetarit të saj formal, por kryetari duhet të jetë në dispozicion të fuqizimit të opozitës. Përpjekja për ta mbyllur çdo debat në PD përmes Berishës dhe akoma më tepër, banaliteti i paraqitjes së qetësisë së Bashës pas humbjes si siguri që ai ka se dikur do të fitojë, janë e vetmja gjë që i intereson qeverisë, por jo opozitës.
Politikisht Lulzim Basha jo vetëm që nuk arriti të fitojë betejën e tij të parë politike, duke e humbur atë thellë, por nuk ka arritur për dy vjet të prodhojë qoftë dhe një tezë politike që të ketë patur sukses. Opozita e sotme është katandisur në klub thashethemesh me pagesë, ku thashethemexhiu i radhës e merr atë me qera për të nxjerrë ndonjë budallallëk në publik. Në daljet e saj publike ka vetëm denoncime, bazuar mbi thashetheme dhe tek-tuk ndonjë fakt, por që asgjë nuk ka thelb politik. E gjitha çfarë prodhon opozita është një frymë propagande denoncuese e lodhshme, e pabesueshme dhe gjithnjë e më pak politike. Madje të tilla gjen më shumë në shtyp dhe rrjetet sociale, sesa në selinë e PD-së.
Fakti që Basha mendon se po e garantoi Berisha dhe rrethi i tij se nuk do të rebelohen, ai mund ta shtyjë qetë e qetë dhe dy vjet, është gjëja më e rëndë që po i ndodh opozitës. Kështu siç është, ajo është aseti politik më i mirë i kësaj qeverie dhe përpjekja për të shmangur debatin brenda saj, duke e quajtur këtë humbje të thellë fitore të Bashës, është fyerja më e madhe që i është bërë ndonjëherë një elektorati të tradhtuar në këtë vend.
Nëse Bashës i duhet Berisha si badigard nga zërat kritikë, me kusht që ai të rrijë si qen i rrahur para tij, ia ka arritur kësaj dite. Por Berisha mund ta mbrojë Bashën vetëm nga opozitarët e zemëruar, apo të emëruar. Puna është kush do ta mbrojë Bashën dhe opozitën e tij nga kundërshtari real i tij, Edi Rama? Këtë dilemë duhet të zgjidhë opozita, para se ta bëjë rozë dhe një herë hartën e Shqipërisë më 2017-ën.
Nuk kuptoj se cfare e shqeteson mero bazen.
Astrit pordhozi kryetar pd
E lexova shkrimin, dhe me thene te drejten kisha deshire te shkruaja nje koment edhe si force zakoni. Por problemi eshte, kush mund te me thote se c’fare ka ne kete shkrim per te komentuar. Perveçse gjera te thena e te sterthena me qindra mijera here, shkrimi ka edhe nje veçori tjeter qe si i thone fjales, as te ngroh dhe as te ftoh. Bile kam pershtypjen se as simpatizantet me te flakte te Meros, nuk do i thone bravo per kete shkrim, siç bejne zakonisht. Nuk dua te zgjatem sepse siç thashe me siper ky shkrim nuk te jep kenaqesine e te komentuarit, por gjithesesi desha te dija se, nga kush duhet te ruhet ne fakt Lulzim Basha?
Teper vone. Doktorri ia ka henger tashme arrat Lulit. Lufta per ekzistence ne kapitalizem eshte shume e forte. Luli e kishte zogun ne dore per ta hedhe ne ere, por si I tra
she qe eshte nuk diti ta menaxhoje pushteti qe baba Saliu ia dhuroi ne pjate.
Ka nje preokupim te cuditshem te medias qeveritare dhe analisteve te tyre per fatin e opozites dhe Partise Demokratike ne vecanti.
Te gjithe mediat e qeverise,te gjithe mediat e majta,me aradhen e analisteve-bashibozuke,duket se i ka perfshire nje dhembshuri e madhe per fatin e opozites!
Shume te preokupuar jane bashibozuket e meposhtem te mediave te pushtetit oligark:Andrea Stefani – bolsheviku i perhenur,ne degradim te plote mental;Mustafa Nano – analisti vulgar,krahinori i paepur,apo gegofagu,sic i thone me shaka miqte e tij;Lorenc Vangjeli – bejtexhiu shakaxhi dhe avdall;Shpetim Nazarko – analisti popullor shejtanbudalla,qe citatet e Leninit e Marksit ne studiot televizive,i paraqet si anektoda popullore(aq shume eshte intoksikuar nga to);Skender Minxhozi – hundeshtypuri qe i lyen floket me xhel,perfaqesuesi tipik i malokut te mire,i malokut socialist.Pastaj vijne me radhe,nje skote tjeter analistesh,politikanesh “te zhgenjyer” nga partia,ku dikur sherbenin me aq zell,si Merua yne prsh.
Te gjithe keta jane bere bashke … per te shpetuar opoziten…!!!
Pertej ironise se pashmangshme,ky “preokupim” zuzaresh,ka nje shpjegim logjik.Me shume se me dashakeqesine ndaj opozites,ka te beje me pushtetin qe po degradon dita-dites,degradim te cilin duan ta fshehin duke u marre punet e opozites.
Gjithe kjo ligesi zuzaresh ndaj opozites,megjithate,ka nje ane pozitive.Opozita eshte e gjalle(e donin te vdekur ne keto zgjedhje).PD-ja eshte e gjalle,aktive,ku vlojne debatet dhe polemikat.Aq i hapur eshte debati ne Partine Demokratike,sa ne te marrin pjese edhe merot,stefanet,mucet e vangjelet!
Keni degjuar ju te behen debate ne kampin e qelbesirave?! – Jo,nuk keni degjuar.Po pse nuk keni degjuar?! – Sepse,te dashur trushkulur te ketij forumi te nderuar,ne kampin e qelbesirave nuk ka parti.Atje ka vetem pirgje qelbesirash.
Nuk ka Parti Socialiste.Ka kohe qe ajo eshte shnderruar nje grup keqberesish politike,qe vetem vjedhin e grabisin;eshte nje bande qe drejtohet pameshirshem nga nje kryebandit lunatik.
Per LSI-ne nuk po them gje,se besoj se biem te gjithe dakord,qe ajo eshte krijuar si OPQ,Organizate Pro-Qeveritare,shumefitimprurese qe ne fillim.
Mediat klienteliste,te majta,gjithe mediat e pushtetit ne pergjithesi,bashke me argatet,mercenaret dhe bashibozuket analiste,me te spikaturit prej te cileve i permendem me lart,jane media dhe analiste te ketyre banditeve qe drejtojne grupet e tyre kriminale,qe per eufemizem i quajne PS dhe LSI.
Ne PS ka shekuj qe nuk behen zgjedhje.PS-ja ka shekuj qe drejtohet nga nje bandit i cmendur.
Ne LSI behen vazhdimisht zgjedhje,dhe nje bandit atje fiton me 100% te votave,mes brohorimash dhe duartrokitjesh,qe do t’i benin komunistet e dikurshem te ngriheshin prej varrit nga zilia.
Pushteti i pushtave ne pushtet,po degradon dita-dites.Babezia e tyre eshte e pamate.Harbutlleku i tyre ska te ndalur.Deliranca e tyre ka shtyre cdo kufi te imagjinueshem.
Ndodhen ne nje gjendje te tille,qe me pushtet si kurre e si askush me pare,duan te kontrollojne gjithcka,duan te grabisin gjithcka,duan qe kete pushtet edhe keshtu tejet te madh ta bejne edhe me shume te tille,sa te mos kete mundesi reagimi ndaj zullumit qe eshte bere kamare moti.
Me demagogji,mashtrim,vjedhje,kercenim kane hypur ne pushtet.Tani qe jane atje lart,duan ta mbajne.Dhe,menyra e vetme per ta mbajtur pushtetin eshte…te bejne pikerisht ate qe bene per te ardhur ne pushtet,dmth,te mashtrojne,te vjedhin,te kercenojne.
Eshte kjo arsyeja kryesore,se pse mediat mercenare dhe bashibozuket e tyre mediatike,merren me opoziten.Duan te largojne vemendjen nga zullumi i pushtetareve,qe jane ne hall te madh se nuk po gjejne formulen e duhur per ta cimentosur kete pushtet,edhe pse i kane provuar te gjitha,qe nga ato qe permenden me lart,e deri tek kercenimet ndaj fqinjeve,Europes per trazira ne Shqiperi e Ballkan,nese nuk u japin pare per te qeverisur!!!…
Eshte kjo arsyeja kryesore,se pse mercenaret dhe bashibozuket e oligarkise,merren me Bashen dhe Berishen.
Duan te largojne vemendjen nga lufta e eger brenda llojit,krenariste-leseiste.Rama-Meta.
Duan te largojne vemendjen,sidomos,nga rregjimi mental i Rames.
Se Rama eshte me probleme psiqike,keta na e ka provuar vite me pare,me fakte konkrete,procesverbale mjekesore,zoti Baze.
Por,ka kohe qe eshte renduar shume.Pritet qe te rendohet edhe me tej.
Gafat e tij,sidomos ato ne politiken e jashtme,jane te tilla,sa nuk mund t’i quash gafa,por cmenduri.
Kjo eshte vene re nga partneret tane nderkombetare.EShte kjo arsyeja se pse ata,kane nje komunikim te cuditshem me Ramen,krejt ndryshe me lideret e tjere ballkanas: e marrin me te mire;i kerkojne t’u flase per ngjyrat;i luten te tregoje barcaleta,e nxisin te performoje stilin e tij te batutes.
Kjo eshte sjellja tipike ndaj atyre qe mendohet se kane rreshqitur.
Megjithate,gjithe duke e marre me te mire,nuk harrojne t’i thone ate me kryesoren,qe te sillet mire,te mos kercenoje Ballkanin dhe Europen me destabilizim ekstremizmash, e mbi te gjitha,te kete kujdes qe te mos e humbase rrugen,e te marre ndonje shteg tjeter qe shpie larg Europes…
Sic shihet problemi eshte i madh.
Kemi te bejme me nje mpleksje fatale elementesh nga me te ndryshmit:te korrupsionit,krimit,oligarkise,psikopatise,nacionalizmit,ekstremizmit.
Eshte ky problem i madh i pushtetit,qe i shtyn mediat dhe analistet e tij,te preokupohen kaq shume per fatin e Partise Demokratike!
O Skorpo ,po pse mer mik nuk shkon te komentosh tek gazeta 55-56-57……..te gazetarit te Zerit te Popullit Balli Fariu????ose tek Rivdekja Demokratike ?????!!! Kaq sevda kein tek Mero ????
Zoti Skipion!
Ashtu siç dhe fare mirë mund ta dini, partitë politike në demokraci funksionojnë për një qëllim, të marrin pushtetin dhe të zbatojnë atë plan që kanë paraqitur për zhvillimin e vëndit, plan mbi të cilin ata realizuan fitoren zgjedhore. Diskutimi jua këtu dhe ai që zakonisht bëni ndërtohet mbi bazën e urrejtjes për kampin kundërshtar. Për mision, duket, ju keni të kundërshtoni çdo gjë në kampin e armikut, pa patur më të voglin qëllim dhe pa ju hëngër aspak meraku nëse opozita vjen apo jo në pushtet. Kjo për ju nuk ka as më të voglën rëndësi. Ndyshe nuk ka se si shpjegohet që kurrë nuk paraqesni qoftë edhe më të voglën ide se si kjo opozitë duhet dhe mund të vijë në pushtet.
Ke filluar te hash prape m.. se nuk u ngope.I pe rezultatet e zgjedhjeve mor zvarranik dhe futi mire ne mend shuplakat qe hengert edhe kete here! Skopions= me ndyresire me prejardhje qenefesh.
Ta jap une pergjigjen, po e do, po nuk e deshe mos e lexo: Lulezim Basha duhet te ruhet nga Sali Berisha se nga Edi Rama s’ka pse te ruhet. Nga Edi e di se ku do qendroje tere jeten: aty ku eshte.
I vemendshem si gjithmone o Mero.Por ajo qe me beri ta lexoj dy here te njejten fjali eshte kur Berishen e konsideron si fatkeqsine me te rendesishme te partise demokratike!!!brilante…
PD, pavaresisht emrit, kurre s’ ka patur demokraci ne vet partine, pra le me gjere.
Edhe kongreset (Kuvendet sic i quan) i bente formale duke futur ne salle lloj lloj njerezish nga Bathorja.
Me kujtohet kur nje kryetar PD-je ne Burrel hodhi teseren e partise. E dini pse? Kur kalo ne piken e dyte te randit te dites per zgjedhjen e delegateve per ne Kuvendin e qendres se partise, i deleguari i Tiranes i tha se ata jane zgjedhur e nuk eshte nevoja. Ai i revoltuar flaku teseren…
Keshtu ka punuar gjithnje ajo Parti.
Shpejt Skypion, mos humb kohe, futja pordheve te maresh diten e punes!
Luli s’ka piken e karizmes per te qene drejtues. Edhe si intelektual eshte deficient.shkalla e zgjuarsise I shkon deri aty sa te vjedhi me duar e me kembe.
LULI ESHTE “VRASES ” , HAJDUT DHE GENJESHTARI PASKRUPULLT DHE KETE E KA FILLUAR QE I RI ME PUNET E NDYRA QE KA BERE SHQIPERI DHE KOSOVE DHE ME MARTESEN E HALLIT ME TEPELENSEN HOLLANDEZE VETEM PER MARRE PASHAPORTEN HOLLANDEZE !
AI ESHTE DJEGUR SI POLITIKAN DHE SHUME SHPEJT PD DO E MARRIN KELLYSHET E BERISHES QE JANE SHTUAR
Ik o Mero se le nam! Po ske gje per te thene bej ndonje pushim. Ulu, ngrihu e merru me Lul Domaten a thua se te digjet barku per te.
Tani te presim se si dhe sa do ti uli taksat, cmimin e energjis elektrike dhe cmimin e naftes ashtu si premtoj ne fushate
elektorale luzimi ne bashkite ku ka fituar.
Basha eshte i sigurte se nuk e leviz njeri nga posti qe ka, sepse pas dy vjetesh, do t’ia lere vendin perseri themeluesit te lavdishem historik te Partise Demokratike, nipit te Mujit dhe Halilit, legjendarit Sali Ram Berisha!
Per mendimin tim,sherbimin qe i bejne Rames dhe PS-se Sali Berisha dhe Lulzim Basha ne keto momente,nuk mund tja bejne kurre E.Brace dhe T.Balla ! Me keto figura tejet te konsumuara,me kete retorike boshe dhe pa asnje program por thjesht me parimin e dhelpres qe i shkon mbrapa dashit se mos i bien topet,kurre nuk vine ne pushtet ! Shpresa e vetme per shkaterrimin e PS-se mbetet I.Meta megjithese dhe ky ka arritur majen dhe po fillon zbritjen,po sa per Saliun dhe Lulin,Rama vdes si kryeminister!
SRB dhe femija deshtak Basha perfaqesojne banden me kriminale dhe antishqiptare qe ka shtrire pertoke dhe po terheq zvarre kete popull te drobitur qe nga koha e Skenderbeut…
Me vjen me thane Luli s’ka bëthë, por s’asht e vertete, ne saje te bëthës i ka arrite tana.
O Mero , e di ate historine me gjermanin ? Edhe nje gjerman qe vrave na cave buthen na cave . Po shiko o derezi se ka aq probleme Shqiperia saqe Luli e Saliu jane shume te vegjel per ti kushtuar kaq vemendje !
Basha duhet mbrojtur nga vete Luli se asht i pa nivel.
Gjeja ma interresante sot asht qe merren dhe shkruajn per nji humbes.Nji njeri ne permbajtje teper ordiner dhe ne paraqitje(formalitet,aparence) me shume pompozitet.Te tjeret duan ta vlersojne.Kurse ky sa here hape ate te ngraten goje shumezon veten me zero.
Shoku shpati. eshte e vertete se Luli dhe Saliu jane te vegjel si njerez;pa shpirt,pa ndergjegje,pa skrupull ose si thone te moshuarit pa namuz,as ju skuqet as ju nxihet faqja.Por ata kane zene per fyti te djathten shqiptare duke e lene Shqiperine pa levizje te djathte.E gjithe e djathta shqiptare dhe opozita e sotme eshte versulur kunder aleatit te tij ne shkaterrimin e Shqiperise LSI.
Po vazhdoi keshtu e djathta shqiptare po perserit gabimin e saj me 1944 e cila i la fushe te lire te majtes dhe populli vuajti pasojat.Po t`i lihet krahu krejt i lire te majtes asnje siguri nuk se dalengadale te vendoset edhe njeher diktature autoritariste.
Mendoj se Mero ka shume te drejte qe shqetesohet per gjendjen e mjerushme te PD si forca kryesore e te djathtes dhe opozites se sotme.
Po nuk bene analizen e humbjeve te thella ne te dy zgjedhjet e fundit ajo do te kthehet ne nje bisht te shumices.Ajo nuk eshte me parti por nje klub cilesorin t`a gjeje secili sipas deshires.
Ja ku e verteton nje cop idjoti qe Edi Ramen e paska frike Europa,e çfar mund te lexoshe me me tej per kete Skypionin qe qenka me te vertete kafshe e çuditeshme qe deri dje nuk eshte dukur ndonjehere ketej nga shqiperia,ky duhet te jete i importuare se nga nuk dihet.
Te akuzoshe nje qeveri qe po ben te pamunduren qe te ngrere shtetin dhe ti i thua i çmendur,ketu duhet te qendrojme dhe te bejme pyetjen se me ke kemi te bejme se juve ore skypion i kaloni kufijte e çmendurise qe nuk dini te beni asgje.Jepi skype se me dukesh si sqolle haleje kur flete dhe shkruan.
Te analizosh sot raportin Berisha-Basha eshte me teper se humbje kohe.
Vetem nqs se analizojme dy ngjarje horror te fundit dilet ne konkluzion se ai vend vazhdon te jete i pushtuar nga Perbindeshi Viqidolit.
1-inisiativa tinzare k/kriminelit berishovic ne parlament per te mbajtur nje minute zi per masakrat e mikut te tij millosheviq qe I vrau bosnjaket me naften dhe fisheket te shqiperise eshte kataklizmo.
Por ajo qe nuk falet eshte se PS-istat dhe Lsi-istat u treguan si prostitute politike….asnje per bese nuk doli ne shesh te burrave por ….pranuan poshtrimin kombetar.
2-mos perfshirja ne listen e krimineleve politike nga ambasadori I rruges se elbasanit te dyshes kriminale 2B tregon qe ai vend eshte tradhetuar keto 25 vjet ne menyren me te keqe te mundeshme.
I vetmi ngushellim per ate vend gjysem te pushtuar (pushtimi i plote do ishte ideal) eshte ideja se Enver Hoxha paska qene nje kirurg dhe psikollog I madh per ate popull,per ate klase poltike dhe per ato porno ambasadore
*******
te shajnë të tutë,
o shoku Enver,
vetëm gjysmë dite,
dil edhe një herë!
Vetëm gjysmë ore,
dil e luaj fenë,
në Shtëpinë Qendrore,
ta pimë kafenë!
Në Shtëpinë Qendrore,
more Komandant,
ku tani i parë,
është një intrigant!
Ty – ky shkretëtirë,
as të shkon në mëndje,
i ligu të ligjve,
në partinë tënde!
Ç’djall të tha në kokë,
nga shpella ta nxirrje,
të ngjiste ca shkallë,
veç me bythëlëpirje!
Në hatër s’të bie,
ty mender Saliu,
sa të ta ndjejë erën,
do fshihet si miu!
Rri veç pak sekonda,
jo një gjysmë ore,
ta çlirosh nga bandat,
Shtëpinë Qendrore!
Dhe mos shko aspak,
në të tjera vënde,
sepse një besnik,
ke në zyrën tënde!
Ai ta ka mbajtur,
emrin të florinjtë,
se ti mbi të gjithë,
i ke skraparllinjtë!
Ai ngjan nga ty,
shoku Komandant,
ndaj me të pushtetin,
e kemi garant!
Në zyrën e madhe,
të shokut Mehmet,
është djalë i Kristaqit,
që qe deputet!
Ai ndonjëherë,
bën sikur të shan,
po nga ana jote,
kandarin e mban!
Eh, edhe në zyrën,
e shokut Haxhi,
ësht’ një oficer,
pak mustaqeli!
Vetëm pak mustaqe,
siç i kish Haxhiu,
dhe për këtë punë,
i hoqi i ziu!
Kaq – o Komandant,
s’kemi më ç’të themi,
se pushtetin tënd,
neve prapë e kemi!
Se do të humbiste,
kot mendoi shpellari,
kur në mes të natës,
të krreu nga varri!
Tani ik i qetë,
dhe nuk ke pse vuan,
se këtu shumica,
akoma të duan!
Ka dhe që të shajnë,
e të hedhin gurë,
për inat të tyre,
unë të mburr – o burrë!
Unë të mburr – o burrë,
se jam realist,
se s’jam njohur kurrë,
Kiu , Meroja nuk ndryshon asgje ne lidhje me drejtimin e PD-se , ai kenaq vetem egon e tij .Nese Meroja do te ngrinte probleme te cilat ti ,une dhe te gjithe ne i hasim cdo dite atehere do kishte nje vend real dhe te respektuar ne gazetari . Po te jap nje shembull , sikur me shkrimet e tij Meroja te ndikonte thjesht tek tabelat e qarkullimit rrugor te cilat po shnderrohen sa gjakatare aq edhe rrenuese per te ardhurat e familjareve te cilet udhetojne ne rruget e Shqiperise atehere do te ishte nje gazetar I cili do te ngelej gjate ne kujtesen tone . Nje mesazh te madh e dha znj Merkel , pse te mos ndikojme te gjithe , pasi besoj ke kaluar ndonjehere ne autostrade dhe i ke pare tabelat nga 20 deri 30 km/ore dhe e ha gjoben sa je vete ne kembe . Lojen e madhe le ta bejne ata qe e drejtojne kete vend , ti , une dhe Meroja nuk ndryshojme dot asgje !
http://dielli.al/admin/wp-content/uploads/2015/07/sali-berisha-stema-ps-dielli.al_.jpg