Pse SHISH vazhdon të prodhojë lajme në Shqipëri?

13 Korrik 2015, 19:58Editorial TEMA
Pse SHISH vazhdon të prodhojë lajme në Shqipëri?

Nga Mero Baze

 

Rrjedhja e fundit e informacionit për negociatat e SHISH-it për blerjen e një aparature të sofistikuar përgjimi për smartphone, nuk do të përbënte lajm në asnjë vend të botës, nëse shërbimi sekret është thjesht shërbim sekret. Për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar, shërbimet sekrete dhe shërbimet e tjera inteligjente në vend, e kanë të nevojshme sofistikimin e logjistikës së tyre. Por, kur shqiptarët dëgjojnë se shërbimi i tyre sekret ka tentuar, ose ka blerë aparatura moderne përgjimi, i kap të gjithë një sindromë persekutimi dhe shpërthejnë.

Kjo kulturë “anti-shtet” e shqiptarëve, vjen për shkak të historisë së gjatë të përdorimit politik të shërbimit sekret. Shërbimi sekret i kohës së Bashkim Gazidedes ishte thellësisht politik dhe u përdor politikisht, sidomos kundër opozitës më shumë sesa kundër terroristëve të çdo feje apo kombi dhe krimit të organizuar. Edhe pse përgjimet e telefonave ishin me metodën manuale, thuajse nuk ngelej opozitar pa u përgjuar, deri dhe me ndjekje fizike në rrugë. Pas vitit 1997, kur SHIK-u u kthye në SHISH, nuk ndryshoi ndonjë gjë e madhe. Shërbimi Sekret vazhdoi për inerci të ishte një armë anti-opozitare dhe implikimi i tij deri tek vrasja e Azem Hajdarit ishte i dukshëm, i prekshëm dhe i papranueshëm. Për këtë shkak, dy kryeministrat socialistë, Nano dhe Majko nuk e konfirmuan Klosin pas 14 shtatorit kryetar të SHISH dhe ai qëndroi aty për shkak të raporteve të mira personale me ish-presidentin e asaj kohe, Rexhep Mejdani.

Periudha më e mirë dhe jo politike e shërbimit tonë ka qenë prej vitit 2002 deri në vitin 2012, kur Bahri Shaqiri dhe i ndjeri Kujtim Hysenaj, e mbajtën SHISH-in larg politikës dhe përdorimit antiopozitar si një njësi inteligjente, tepër bashkëpunuese, sidomos me shërbimin amerikan.

Me rikthimin e Visho Ajazit në krye të SHISH, ky besim pati një tronditje. Ajazi u emërua aty prej Berishës, në një shenjë karshillëku ndaj opozitës, e cila e shihte ende si numrin 2 të ish-Shërbimit Sekret të Gazidedes dhe diplomatët perëndimor, që e shikonin po ashtu të dyshimtë në raportet e tij me botën myslimane dhe shërbimet politike ndaj Berishës.

Në fakt Ajazi nuk është se u bë një Gazidede i dytë, por as dhe një model i mirë në krye të shërbimit. Ai u përpoq të ulte sa më shumë tensionet me perëndimorët që nuk e shikonin me sy të mirë dhe tentoi ta shmangë përdorimin politik në publik nga Berisha, duke i bërë atij shërbime të vogla personale jo zyrtare, si raporte konfidenciale për kundërshtarin e tij politik dhe shuarje kuriozitetesh për gazetarë apo politikanë që ai përgjon. Në thelb, nuk është një zgjidhje e keqe nga ana e tij, por është një siklet i pamerituar i Shërbimit Sekret vetëm për shkak të huqit të një njeriu si Sali Berisha, që e do atë në dispozicion. Për më tepër, mënyra sesi Bujar Nishani arsyetoi emërimin e tij, duke thënë se nuk mund të refuzonte propozimin e një kryeministri (Sali Berisha) dhe si argumentoi mbajtjen e tij në detyrë, duke thënë se kryetari i SHISH, nuk është kompetencë e kryeministrit të ri(Edi Ramës), kompromentonte rëndë misionin e tij.

Kështu, në mënyrë të dukshme SHISH, qëndronte pas informacioneve konfidenciale për Berishën dhe kur ai iku nga pushteti rreth qeverisjes, përgjime jozyratre të kundërshtarëve të tij, përfshirje në fushatën e brendshme në PD kundër Olldashit dhe deri përgjime të disa diplomatëve perëndimor, përfshi dhe ish-ambasadorin Arvizu.

Paralel me të, Shërbimi Informativ i ushtrisë porositi në Izrael një përgjues telefonash dhe zëri, të cilin e futi me pjesë në Shqipëri pa e deklaruar në sistemin tonë doganor dhe pa lënë gjurmë zyrtare që ai ekziston në Shqipëri. Kjo aparaturë u përdor po ashtu për përgjim diplomatësh, politikanësh dhe gazetarësh. Prokuroria ka një dosje të detajur të saj, dorëzuar nga qeveria, ku ka fotografi dhe fotokopje faturash për çdo pjesë që është blerë, për çdo hotel ku kanë fjetur njerëzit e Arben Imamit, për mënyrën si i kanë futur në Shqipëri etj, por çështja mesa duket u arkivua.

Tani jemi para faktit, se tentativë të tillë ka bërë dhe SHISH për të blerë këtë pajisje të sofistikuar, të cilën ndoshta e ka blerë dhe e ka në punë.

Nuk është mirë që tani të fillojë një ofensivë e re kundër shërbimeve sekrete dhe agjensive të sigurisë në vend, por që dyshimet të ikin dhe këto agjensi ta mbledhin mendjen që janë aty për t’i shërbyer shtetit dhe jo pushtetit, ato kanë nevojë për një transparencë totale, ndoshta nga një komision hetimor parlamentar, i cili duhet të delegojë përgjegjësitë penale për prokurorinë, nëse vërteton abuzimet e përfolura për përdorim politik dhe të rekomadojë shkarkimet e mundshme, nëse ka konstatuar abuzime me detyrën. Dhe pas kësaj, duhet shpresuar që këto agjensi të mbledhin mendjen e t’i kthehen detyrës së tyre shtetërore dhe jo atyre partiake, që së paku kur ka lajme të tilla, opinioni publik të shqetësohet për shtetin dhe jo të turfullojë kundër SHISH-it.

16 komente në “Pse SHISH vazhdon të prodhojë lajme në Shqipëri?”

  1. Cudia says:

    Mero, shume je munduar te nxjerresh ndonje analize qe tja vleje per Vishon por te them te drejten veshtire se mund te gjesh ndonje gje qe te caloje te ai. Une shpresoj se jeta ne Kanada e ka civilizuar ndopak Vishon qe te dije si te kryeje te pakten punen e tij ne menyre profesionale. Tjetra qe dua te te them eshte se Shqiperia do te ece akoma me shume nqs njerez te suksesshem nga diaspora e drejtojne ate vend. Meta, Berisha, Basha, Mediu dhe nje pjese e mire e parlamentit jane te zhytur aq shume ne vjedhje dhe krime sa qe nuk ka zot t’i laje pasojat e tyre deri edhe per 50 vjete te tjere. I pifshi ajrin vendit ku te vrasin naten dhe te qajne diten.

    1. Skypion says:

      Rama si Gruevski.
      Edi Rama si Nikolla Gruevski.
      Kryeministri i Shqiperise si Kryeministri i Maqedonise.
      Qeveria e Rames njesoj si qeveria e Gruevskit.
      Kryeministri shqiptar do te pergjoje shqiptaret,njejte si Gruevski maqedonet.
      Keto paralele po hiqen shume keto dite,pas publikimit te wikilikseve.
      Eshte e tmerrshme!Paska patur dy vjet perpjekje te Rames per te bere te mundur pergjimin e shqiptareve.
      3 (tre) ministra te qeverise se Edi Rames,per dy vjet me radhe,paskan bere pazare per te blere pajisjen pergjuese!
      Ky eshte nje skandal alla Gruevski.
      Per fatin tone te mire,te pakten deri me tani,sepse nuk e dime se c’do te behet me tutje,meqe Rama eshte kokemushke dhe nuk heq dore kurre nga cmendurite e tij,kryeministri shqiptar nuk e ka ushtar te tijin kreun e SHISH,i cili,duhet ta themi,paskesh qene tejet korrekt ndaj ofertes per pajisjen te kerkuar me ngulm nga qeveria Rama.Korrektese qe permblidhet ne fjalet:duhet leje nga Kryeprokurori.Pike.
      Deri me tani,pra,kemi vetem reagimin e qarte dhe korrekt te SHISH,me nje deklarate zyrtare.Pike.
      Ne anen tjeter,3(tre) ministrat e Edi Rames,here direkt,e here me ndermjetesine tejet te dyshimte te ndoca anonimeve,qe s’po dihet se kush jane e me c’merren,akoma nuk kane reaguar,pervec njeres,pervec Mimit,e cila e mohoi paturpesisht aferen e pergjimit,ashtu sic pati mohuar po kaq paciperisht aferen me avionet dhe aeroportet e droges para nje viti.
      Heshtin ministrat e Edi Rames.
      Heshtin bashibozuket e Edi Rames.
      Hesht kryebashibozuku i Edi Rames,Sajmir Tahiri,ai qe me shume se cdokush tjeter eshte i kallt pas pergjimit te popullsise(njelloj Ebu Beqiri,veq i lig dhe i pashpirt).
      Nderkohe ne rrjetet sociale ka shperthyer nje zemerim qe sa vjen e shtohet ndaj kesaj tentative pergjimi,qe sic e thame,prej se ciles askush te mos ushqeje iluzione se Edi Rama dhe Sajmir TAhiri do te heqin dore.Ketu do jemi e do te themi.
      Po ndodh pike per pike sic ka ndodhur ne Maqedonine e Nikolla Gruevskit.
      I tejngopur me pushtet,ne nje vend qe se qeveriste dot demokratikisht,ne zbatim te ligjit dhe kushtetutes,Gruevski i Maqedonise,mosbesues ndaj te gjitheve,edhe te veteve,beri nje pergjim masiv te popullsise,si nje menyre per te kontrolluar ate.
      I tejngupor me pushtet,ne nje vend qe po zhytet thelle e me thelle ne nje krize te gjithanshme ekonomike,politike dhe sociale,mosbesues,tepke si Gruevski,ndaj popullsise se vet,Edi Rama paskesh bere perpjekje te ethshme per te pergjuar ate,qe edhe keshtu,me ato mjete qe ka ne dizpozicion,eshte shume e pergjuar.
      Skandali i ketyre diteve,tregon se qelbesirat nuk ia kane besen popullit qe e qeverisin,nuk ia kane besen popollit shqiptar.Perndryshe pse jane kaq te padurueshem per ta pergjuar ate?!
      Pergjimi i popullsise,ka qene nje gje e zakonshme ne kohen e regjimit te kaluar totalitarist.
      Edi Rama po don ta beje po aq te zakonshme ne kohen e regjimit oligarkik.
      Eshte folur shume per karakteristikat e oligarkive ne kete rajon te Europes,perfshi edhe Ballkanin perendimor,si blerja e votes,blerja e mediave,uzurpimi i institucioneve kryesore,shtypja e opozites etj.
      Skandali i pergjimit i qeverise Rama,i shton edhe nje vecori tjeter,po aq kriminale: ate te pergjimit masiv te popullsise.
      Me pergjimin e popullsise,mbyllet di te thuash,rrethi i sundimit oligarkik.
      Kjo eshte tipike per regjimet e sundimet kurdo e kudo ne bote.
      Kur nje regjim kontrollon te gjitha pushtetet,ajo qe i ve vulen eshte pergjimi i popullates.Edhe ne regjimet me represive ne bote,pushteti nuk ishte dhe nuk eshte kurre i sigurte,pa pergjuar popullaten.Pa patur pushtet edhe ne mendjen dhe zemren e saj.
      Keshtu,eshte Edi Rama,kerkon te dije se c’mendojne e c’enderrojne shqiptaret.Ai e kerkon kete,sepse don t’i kontrolloje edhe mendimet dhe endrrat e tyre.
      Nuk besoj se do t’ia arrije.Perndryshe,do te ishte katastrofale.
      Imagjinoni nje sundimtar lunatik si Edi Rama te te kontrolloje mendimet!Fundi i botes!
      Ky ishte skandali i radhes ne kampin e qelbesirave.Kjo ishte cudia e radhes atje,qe sic e kemi thene,edhe duke cituar vete kryeqelbesiren,eshte nga ato “prisni prisni se nuk keni pare gje akoma”!
      Nikolla Gruevski pergjoi popullin e tij.
      Edi Rama po don te beje te njejten gje.
      Nikolla Gruevskit,ky pergjim,i ra kokes dhe po shkon ne te semes.
      E njejta gje,heret a vone,do t’i ndodhe edhe Edi Rames.Atje do shkoje edhe ai.Atje e ka vendin.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Gjithkush qe ka provuar pergjimet non stop te SHIK apo SHISH,bindet se aty kane sherbyer dhe sherbejne,kryesisht militant te PD-s !
    Nuk eshte vetem kryetari,por e gjithe struktura e tij e “djathte”,raporton ne menyre te “pavarur” per Berishen.
    Ky vetem sherbim inteligjent,nuk eshte !
    Programuesit dhe hacerat e Team,jane ne gjendje te depertojne,ne te gjitha kompiuterat e ketij sherbimi,mjafton sa te ndizen.

  3. semanjaku says:

    Nje tjerje e gjate ne kete shkrim o Mero,,,vetem fakti qe Ajazi i sherben Berishes edhe sot e kesaj dite te le shije shume te hidhur.Ngjarjet me vrasje,,,me tritol,,,perdorimi i armeve si ne ameriken para 100viteve,,,kultivimi i hashashitetj etj etj,,tregojne se ky organ nuk po kryen detyrat e tije,,edhe ketu duhet reform dhe mbeshtetje financiare.

  4. lulzullap bin bela al bashar says:

    Hrj mero.
    Jam lexues dhe komentues i perditshem i temes.
    Kushedi sa here gazeta tema dhe cel tone jane hakuar vetem e vetem psr komentojme dhe themi mendimet tona qe bien ndesh me dike.
    Nuk me behet vone se nuk them asgje te kundralighshme pir keto jane shkelje flagrante te te drejtave wytetare.
    Shume here mendohesha qe e ben mero apo shiku.
    Gjithmone faktoheshe qe nuk e beje ti.
    Komentet qe beja fluturonin nuk shkelnin tek tema fare.
    Nje here para dy vjetesh ma shkaterruan cel. Duhet te blija tjeter.
    E kam permendur disa here ne komentet e mija

  5. Pinoku says:

    Kjo pergjigje me duket se eshte Bree nga vet Vesho ajci

  6. Kris 1 says:

    Ky shtet vetem problems krijon.Vishua si qytetar Kanadez Po e ndihmon shume shqiperine.

  7. Marku says:

    Mero,me vjen por nuk eshte shume terheqese kjo analize ! Pas vitit ’97,thua “…se nuk ndryshoi ndonje gje e madhe..”! Jo,e ke gabim,ndryshoi cdo gje sepse ndryshoi ligji ne ’98 ! Ky ligj eshte ne fuqi edhe sot e kesaj dite,dhe ky eshte ai qe e ben SHISH-in te pavarur nga politika,nuk e ben as Hyseni e as Hasani ! Kjo do e thote qe as V.Ajazi nuk ka as bythe e as mundesi te shkele ligjin!Por nese SHISH-i nuk pelqehet nga qeveritaret,kjo nuk do te thote qe nuk po i sherben shtetit sipas ligjit ! Asgje nuk e perligj mungesen e besimit tek institucioni i SHISH-it dhe mungesen kontakteve fizike mes kryeministrit dhe drejtorit te SHISH-it sic bente Saliu me z.Shaqiri! Atehere ku ndryshon Rama nga Berisha ? Institucionet jane te shtetit dhe pergjegjesia ne kete rast eshte vetem e kryeministrit!

  8. gk says:

    Z.Mero e lexova me nje fryme shkrimin tend per te kuptuar qe po kerkon ndonje te mete per ta share apo ndonje vlere pozitive por nuk kuptova sinqerisht asgje.Une personalisht e kam njohur Z.Visho Ajazi shume vite me pare ketu ne Kanada.Do te isha i lumtur te dija dhe te beja portretin e ketij njeriu,qe per mua e quaj qytetar nderi.Ne bukurine e ketij personaliteti qendron aftesia,kualifikimi i larte profesional(matematicien).MODESTIA e tij eshte ne shkallen siperore.Thjeshtesia e tij i paarritshem.Eshte njeri i rralle per elegancen e tij qe nuk di te te fyej.Jo arrogant.Jo provokues per te pyetur apo per te marre ndonje informacion.Dhe ne fund dua te them megjithese me frofesion jam i diplomuar artist,Z.Ajazi shpenzon kohen e lire te tij duke luajtur Kitarre,qe e vleresoj per shkallen e larte te ndjeshmerise per te bukuren ne tingull e kudo,ne veshje,ne te folur,komunikim ,pasionant i peshkut dhe guxhinjer i perkryar,artis me shume se une me diplome,pra uroj qytetareve te mi te nderuar Shqiptare vetem te kishin fatin e mire ta njohin sado pak Z.Ajazi jam i sigurte qe do te flisnin dhe do te shruanin shume e shume nga une.Te falenderoj “Cudia” qe me nxitet edhe mua te them ate qe quhet e vertete e zeze mbi te bardhe.Urimet e mia te zemres Z.Visho Ajazi vec te mira e arritje sa me te sukseshme per te miren e tij dhe te SHoqerise Shqiptare ne detyren e tij te larte,delikate dhe patriotike.Zoti bekofte SHQIPERINE dhe Shqiptaret kudo qofshin.

    1. p2 says:

      pershendetje komentuesi gk

      Me keto parametra te shkelqyesheme qe ke vene per Vishinsk Likos Ajazin duhet ti ngreme jo nje por dy permendore .

      Edhe Ajshtaini duket I vogel me superlativat qe ja ku future Vishos (ne mos qofsh ndonje kapterr I tij ose dv.

      Edhe disa gjenerale te Hitlerit luanin persosmerisht pjese me klasike me piano dhe violin..por nuk I ndaloi arti per krime mbi njerzimin

      Edhe Vishinski yne jone ka qene “truri inteligjent” I famekeqit Gazidede bash ne kohen kur arriti kulmin ne 1993-1996…prandaj do vije dita qe “drejtori I mire” I gazidedes do jape llogari per Remzi Hoxhen qe ka qene truri,dora dhe koburja e saliqenit ( lexo izet haxhine se kush eshte KOLONELI visho ajazi)

      ***

      Rrëmbimi dhe torturimi i Remzi Hoxhës, 13 vjet më parë, i cilësuar si një nga ngjarjet më enigmatike të Prokurorisë shqiptare, ka marrë një kthesë të papritur. Dje, në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, së bashku me drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, “kanë marrë” një propozim të papritur nga Ilir Kumbaro, i akuzuar në Shqipëri si një nga personat që ka rrëmbyer dhe më pas zhdukur Hoxhën.

      Sipas burimeve tepër konfidenciale, ai ka pranuar të tregojë të gjithë historinë e rrëmbimit dhe torturimit të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, por me një kusht: të mos ekstradohet në Shqipëri, si dhe të fitojë azilin politik në Angli, duke përfituar njëkohësisht të gjitha privilegjet që i jep ligji një “të penduari”. Propozimi është marrë seriozisht nga delegacioni shqiptar dhe menjëherë kanë filluar konsultimet. Meqenëse në ekipin e lartë që ndodhet në Londër është edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, dikur një nga prokurorët që ka hetuar dosjen në fjalë, çështja është diskutuar në detaje, dhe parimisht është rënë dakord që Ilir Kumbaro të fitojë statusin e të penduarit, duke i krijuar të gjitha kushtet që parashikon ligji në fjalë.

      Propozimi i ish-SHIK-asit

      Dje, pas lajmit që faktikisht gëzoi hetuesit e çështjes, në Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare është diskutuar për mënyrën se si do të dëshmojë ish-SHIK-asi që ndodhet në Angli. Burime konfidenciale thanë se Kryeprokurorja Ina Rama ka pasur dijeni prej një muaj për lëvizjet e Ilir Kumbaros në Angli dhe, menjëherë sapo ka marrë konfirmimin e homologut të saj, Ken Mec Donald, ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Bashkë me të janë nisur edhe dy prokurorë të tjerë të nivelit të lartë. Ata kanë përgatitur edhe skeletin e seancës së pyetjeve. Mësohet se pyetjet do të bëhet me video dhe, nëse është e mundur, dëshmia mund të kryhet edhe me video-konferencë në një nga seancat gjyqësore që po zhvillohet aktualisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ajo çka është ende enigmë për familjarët dhe prokurorinë shqiptare janë detajet se si u torturua dhe u zhduk Remzi Hoxha. Por, sidomos vendndodhja e trupit të tij. Nëse rrëfen të dhëna të dobishme për gjykimin, atëherë ndaj Kumbaros do të aplikohen edhe masat që merren për mbrojtjen e të penduarve. Një mundësi tjetër për akuzën është që Kumbaro të vuajë disa vjet burg për “krimin” që ka kryer, duke përfituar lehtësira. Por, nga informacionet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë, pasi pritet që ai të bëjë një rrëfim “të plotë” jo vetëm për çështjen “Hoxha”.

      Trupi Remzi Hoxhës

      Enigma 13-vjeçare, që ka shoqëruar rrëmbimin e Remzi Hoxhës, të çon në një pikë: ku është trupi i tij, kush e torturoi dhe “groposi”? Duket se të gjitha dëshmitë dhe provat e mbledhura nga prokuroria të çojnë në një emër: Ilir Kumbaro. Mësohet se ishte personi i fundit, që e kishte parë gjallë, duke e marrë në dorëzim nga Avni Koldashi. Prokuroria thotë se emri i Ilir Kumbaros është përmendur shumë herë nga dëshmitë e ish-shikasve për dosjen “Remzi Hoxha”. Ata kanë treguar se e kanë marrë biznesmenin në një punishte duralumini në Tiranë dhe e kanë transferuar në drejtim të godinë së SHIK-ut në Lezhë. Atje e kanë dorëzuar tek Ilir Kumbaro, i cili është marrë “personalisht”… Gjithashtu, prokuroria thotë se ka dëshmi se nga keqtrajtimet biznesmeni shqiptaro-maqedonas iu ka vdekur torturuesve në duar dhe më pas është “sistemuar” në një vend të fshehtë, i cili ende nuk është gjetur. Prokuroria shqiptare, pas nisjes së “negociatave”, i ka vendosur një kusht Ilir Kumbaros: Na trego ku është trupi i Remzi Hoxhës?

      “Arratisja”

      Prokuroria thotë se pikërisht Ilir Kumbaro është personi që e ka takuar për herë të fundit Hoxhën. Dyshimet janë vërtetuar edhe nga dëshmitë e tjera të rojeve dhe punonjësve të tjerë të rezidencës së SHIK-ut në Lezhë, Vain. Për herë të parë, emri i Ilir Kumbaros është përmendur nga Bledar Mane, i vetëshpallur trafikant, sipas të cilit, ai vetë e kishte dërguar Kumbaron në Londër.

      KRONOLOGJIA

      5 tetor 1995

      Ndalohet Abdyl (Armand) Loshaj, kosovari që fshihej nën petkun e gazetarit austriak

      18 tetor 1995

      Rrëmbehet Ziso Kristopulli, anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste të Sarandës

      21 tetor 1995

      Rrëmbehet edhe Remzi Hoxha, biznesmeni që jetonte prej ‘92 në Tiranë

      21 Maj 2003

      Arrestohen 3 ish-punonjësit e SHIK-ut, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Arben Sefgjini

      Nëntor 2003

      Lirohet Avni Koldashi. Dy të pandehurit e tjerë lirohen në maj 2004

      18 prill 2008

      Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon për gjykim dosjen ndaj katër ish-shikasve. Dosja “Hoxha”, dëshmojnë 2 ish-inspektorë. Prokuroria kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë për të pandehurit . SHIK-asit: Kumbaro mori sendet personale të Remziut

      Shërbimi Inteligjent Shqiptar ka rrëmbyer Remzi Hoxhën dhe Avdyl Loshajn. Në procesin e djeshëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda për dosjen e “Hoxha” dëshmuan dy ish-oficerë të SHIK-ut, Arjan Hysolli dhe Qerim Cako, të cilët përforcuan dyshimet e prokurorisë. Ata deklaruan se biznesmeni shqiptaro-maqedonas është marrë në një punishte në Tiranë dhe është transportuar në bazën e tyre në Vain të Lezhës. Një nga oficerët e SHIK-ut deklaroi se Ilir Kumbaro, i arrestuar disa ditë më parë në Angli, dhe i gjykuar në mungesë, e kishte urdhëruar të merrte sendet personale të Remziut, në automjetin e tij, tip “Benz Mercedez”. “Gjithçka që gjetëm në makinë, pohon Cako, ia dorëzuam Ilir Kumbaros dhe Arben Sefgjinit”.

      Dëshmia nuk kishte detaje, pasi për ish-oficerët koha e gjatë kishte bërë të vetën, në kujtesën e tyre. Por ata theksuan se SHIK-u ka rrëmbyer edhe Avdyl Loshajn. Sipas tyre, ai është mbajtur për disa ditë në të njëjtën godinë dhe më pas është arratisur, duke u hedhur nga kati i tretë. Për prokurorinë, dëshmitë e djeshme kanë vërtetuar se SHIK-u i vitit 1995 ka rrëmbyer Remzi Hoxhën. Duket se dëshmitë kanë çuar hetimin në Lezhë. Ndërsa asnjë prej oficerëve të SHIK-ut nuk kanë deklaruar fatin përfundimtar të Hoxhës, si dhe personin që është marrë me të. Sipas tyre, operacioni i rrëmbimeve është drejtuar nga Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini. Ky i fundit ka mohuar në mënyrë kategorike implikimin në këtë ngjarje.

      Ndërkohë, në seancën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokurorët e çështjes konfirmuan gjithashtu se do të kërkojnë një masë tjetër sigurie për personat e akuzuar për këtë ngjarje të rëndë të 13 viteve më parë. Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe janë të pandehurit e këtij procesi. Ata akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, si dhe për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Abdyl Loshajt. Sipas kërkesës për gjykim, katër të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin shtator-tetor 1995 kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut, në vendin e quajtur Vain, të Rrethit Lezhë.

      Djali i Remzi Hoxhës: Kumbaro ka marrë në dorëzim babanë dhe di ekzaktësisht varrin

      Familjarët e të “zhdukurit” Remzi Hoxha, pas arrestimit në Angli të Ilir Kumbaros, një prej njerëzve kyç, në dijeni të orëve të fundit të të afërmit të tyre, duken si më të qetë. Për 13 vite plot, të afërmit e biznesmenit që, me sa duket, ngeli “viktimë” e lojërave të shërbimeve sekrete rajonale, kanë përdorur të gjitha mënyrat për të mësuar fatin e Remzi Hoxhës. Tentativa e dështuar për të takuar Presidentin e Shqipërisë në atë kohë, Sali Berishën, përcjellja me fjalinë e thatë, “mos u merrni me këtë punë”, nga ish-kreu i shërbimit sekret, Gazidede, denoncime e kërkesa pafund në prokurorinë shqiptare, organizmat ndërkombëtarë…

      Por, paralel me përpjekjet institucionale, familja e Remzi Hoxhës, nuk ka reshtur duke investiguar për fatin, vendndodhjen e trupit dhe autorët e tragjedisë që iu mbiu në familje, më 21 nëntor të vitit 1995, kur ai u rrëmbye nga Shërbimi Informativ Kombëtar Shqiptar, për të mos u kthyer më në shtëpi. Familja, miqtë e shumtë të Hoxhës, kanë angazhuar për vite të tëra edhe burime jo të vogla financiare, me të vetmin qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe veçanërisht gjetjen e trupit. Pa kaluar 24 orë nga lajmi i arrestimit në Londër të një prej njerëzve që ka marrë “në dorëzim” biznesmenin shqiptaro-maqedonas, Ilir Kumbaros, djali i “të zhdukurit”, Adrian Hoxha, në një prej gazetave shqiptare të përditshme, shpreh hapur gëzimin dhe besimin se ngjarja “është drejt zbardhjes”. Djali i madh i Hoxhës, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur babai u rrëmbye nga agjentë të SHISH, fiks pas 4746 ditësh, rrëfen për Kumbaron. “Ilir Kumbaro, është një nga personat kyç që ka marrë pjesë në zhdukjen e babait tim”, deklaron ai.

      Ndërkohë ai pohon edhe faktin se për këtë gjë “kanë pasur dijeni që në kohën e zhdukjes së babait të tyre”. “Këtë informacion (pjesëmarrja e Kumbaros në zhdukje), e kemi pasur që në vitin 1995… kemi gjetur edhe dëshmitarë”, vazhdon ai në intervistën e tij. Por dëshmia më e fundit e Adrian Hoxhës, arrin kulmin me deklaratën: “Kumbaro e di ekzaktësisht se ku e kanë varrosur trupin e babait. Ai është personi që e ka marrë babanë tim në dorëzim nga Avni Koldashi, dhe më pas personalisht është marrë me të…

  9. Gerti says:

    O Mero, se po le kokrren e namit. Lajmi nuk eshte qe SHISH ka dash me ble nje aparature pergjimi, se SHISH per ate pune eshte.

    Lajmi eshte qe kete aparature e kane dashur dhe ministrat, qe jane persona politike, e qe nuk duhet te kene fare pune me pergjimet. E kupton kete apo ke rrjedh fare ne manine tende per te sulmuar vetem Sali Berishen e per te mbrojtur Edi Ramen ne cdo gje qe ndodh ne kete vend?!!!

    1. kastriot says:

      Jana ata 10 institucione qe Berisha me ligj I detyronte te pergjonin qesi Sulltan te kryqezonte informacionin.Vone je kujtuar per kete problem se berisha e gjeti vetem me dy institucione qe ergjonin dhe e beri me dhjetepra ata po kerkojne te vazhdojne aty ku e la Berisha

  10. juna says:

    shume i sakte z.mero, por eshte dhe per tu theksuar ne artikull dhe veprimi antiligjor i urdherit te vishos bere vartesve te tij per pergjimin te jetes private dhe familjare si dhe mbledhjen e informacioneve per punonjesit dhe shefat e policise te cilet zevendesuan drejtuesit e policise(mesues fiskulture) te qeverise se sales !

  11. p says:

    Zoti Mero ke arritur nje minimum te frikshem komentesh,ndonse problemi qe shtrohet eshte I madh.

    Kam nje verejtje shoqerore: qe kete komentuesin Skypion ose e ke “nje loje me orar udhetimesh” ose po zbaton variantin Olldashi kur ky I fundit do te vriste 300 veta ne boulevard dhe ti flirtoje me te.

    Sidoqofte per te pare se cfare krimesh ka bere gestapo e shik-ut berish-gazidedes (islamike) ndiq materialin e meposhtem. dhe te keni turp ju sheiket e medias qe ne nje fare menyre ju pelqen kjo statukuo

    Libri

    Përbindëshi i Tropojës:

    11 përdhunimet më ekstreme në Shqipëri

    Author Zamir Dule

    Publisher Toena, 1995

    71 pages

    Si e masakroi makineria naziskine berishiste gazetarin Zamir Dule
    Aty në një shtëpi gati të rrëzuar, në fund të fshatit dhe i harruar në një dhomë përherë të errët, ndodhet një gazetar që bëri epokë me kronikat e zeza dhe gazetarinë investigative në vitet 1194-1997. Quhet Zamir Dule.

    Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza. Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë. Ai është në prag të verbimit.

    E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut. Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”. Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.

    Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.
    Zamiri po humb edhe shikimin

    Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet. Por, fati edhe këtë herë nuk është me të.

    Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë. Zamiri rrëfen me shumë lakonizëm se televizori u është prishur dhe se nuk mund të shohë më; por për fat të keq, nuk ka as edhe një radio për të jetuar jetën e të gjallëve, për të patur informacionin, burimin e jetës së tij të dikurshme. Sa për internet, rrjete sociale, Facebook etj., këto janë fjalë të panjohura për ish-gazetarin, sepse nuk ka patur shansin t’i shohë dhe provojë si gjithkush, qoftë dhe si bashkëfshatarët e vet. Ai mezi gjen shtratin e tij, që qëndron i pandryshuar prej vitesh me disa nënkresa të vjetra e të dala boje, ndërsa në një dritare mban fletore dhe shënime të shumta. Por dhe ky “privilegj”, si një tjetër zakon i të shkuarës, po i privohet. Zamir Dule nuk mund të shkruajë asgjë, as ditarin e tij të thjeshtë pa ngjarje reale dhe personazhe jetësorë. Ai tani nuk mund të shkruajë dhe as të lexojë.

    Të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë, ndërsa ata shprehen se Zamirin e kanë harruar të gjithë dhe në këto momente, ai ka nevojë për ndihmën e shtetit. Traumat në familjen Dule kanë qenë të njëpasnjëshme. Pas asaj që pësoi gazetari, iu vra vëllai, teksa nga gjithë ky lumë hallesh, u nda nga jeta edhe babai i tij. Ajo që mund të thuhet tashmë për të është se Zamir Dule ka nevojë për ndihmë, për kurim, për vëmendje. “Të paktën të ketë sy të shkruajë dhe të lexojë. Ju lutem ndihmojeni”, – thonë të afërmit e tij.

    ……………

    Pa u ndeshkuar kucedra e viqidolit keto vizita te merkelit dhe nulandit do jene ne Neverland …turp per keto dy zonja qe tolerojne Nazi-berishizmin

  12. DEMOKRATI LEZHE.... says:

    SUPER SHKRIM……………………………………
    VISHO NE MENYRE (SIPAS TIJ) TE MODERUAR KA KTHYER SHISH NE NJE NDERMARRJE PUNESIMI PER ITHTARET (TRADHTARET) E PD-se TE SHPORRUR ME TURP NGA ADMINISTRATA,
    SHISH-i NUK KA LIDHJE FARE ME INSTITUCIONIN E BAHRI SHAQIRIT I CILI NDONESE NE RAPORTE TE ACARUARA ME BERISHEN ISHTE INSTITUCION MODEL DHE ME KONTRIBUTE THELBESORE NE LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT DHE TRAFIQEVE NE VEND, VISHO TRASHEGOI NJE INSTITUCION PERFEKT DHE E SHKATERROI ATE DUKE HEQUR GJITHE PROFESIONISTET E ZVENDESUAR ATA ME DISA MAINIKINE PARTIAK E PA INTEGRITET, SHISH-i ESHTE SHENDRRUAR NE NJE NDERMARJE SI ATO TE BASHKIMIT SOVJETIK KU RROFTE DREJTUESI E NE JETOJME SE DUHET ME QENDRUE GJALLE E NE POST DREJTUESI KY BURRE I POSHTER KURVE DREDHARAKE.

    TURPI I TURPEVE DREJTORI I SHISH LEZHE NJE NJERI I PAVLERE NJE NJERI I CILI PATURPESISHTE I THOTE VETES MALSOR KY PEDERAST QE SHET EDHE NANEN E MOTREN E TIJ NE ZGJEDHJET E FUNDIT FUTI KOKEN NE BYTHEN E MONIKA KRYEMADHIT DUKE SHITUR LUGEN BOSHE ASAJ SE LESH MUNDI ME E NDIHMUE SEPSE KETA DESHTAKET E VISHOS NUK JANE AS PER VETE JO ME TE NDIHMOJNE SEPSE JANE NJEREZ BOSHE E PAVLERA TE ULET DUKE ILUZIONUAR NENMISTERIOZITETIN QE U JEP FUNKSIONI,
    KY ESHTE MODELI I EFEKTIVIT TE SHISH-it TE CILIN KA PROSHU VISHO LIKA AJAZI NJEREZ TE CILET DINE VEC ME SHIT VETVETEN..

    NUK DO DOJA QE ME U BA KESHTU POR ME CFARE PASHE NE LEZHE E CFARE NIGJOVA E PASHE NE SHQIPERI KUR ERDHA NE QERSHOR PER TE VOTUE U SKANDALIZOVA SHKOVA NE QYTETIN TIM LEZHE E PASHE KETE NJERI PA ASNJI TIPAR E KUDO SHKOVA NE SHQIPERI PASHE EFEKTIV TE SHISH QE TE NJOHUR SI PJESTAR FAMILJESH TE DJATHTA POR QE DISA ISHIN SHIT TEK LSI E DISA TE TJERE KISHIN HARRU SE CFARE PERFAQSONIN E DILNIN PER TE NDIHMUAR PASRTINE DEMOKRATIKE.

    KETE STANDARD E VENOSI VISHUA ME VISHOT E TJERE MBASI GJITHE ATA DREJTUES NE QARKE KU FITOI THELLE PD I HOQI, KUSH NUK SHKRUENTE KUNDER POLICISE E HOQI.

    NE INSTITUCIONIN PARAROJE TE SHTETIT NUK DUHET TE BEHEN GJANAT KSHU ESHTE TURP………. E KJO DUHET ME MARRE FUND NJEHERE E PERGJITHMONE NE ATE SHQIPERI QE JUN JETONI E NE NGA LARG DIXHEMI PER TE..

  13. p3 says:

    o democrat I leshit…

    shteti shqiptar me gjithe Shik ka hyp ne fik ose e then me ndryshe ka shkuar ne te semes..

    Jam nje person anti-LSI por per to qe ka bere organizata terroriste me emrin Shik ne vitet e Nazi-demokartit berishe nuk kane te sosur..

    Kape dhe kete djegien e oficerit te Shikut qe tregon se shteti shqiptar ka ikur ne fik megjithe shik

    Kush e dogji te gjalle oficerin e shikut ISA COBA ?!

    Një raport konfidencial, i hartuar për mbytjen e anijes turke me tetë marinarë në bord pas përplasjes me tragetin e nisur nga Durrësi, mund të ketë qenë shkak i vrasjes së oficerit të SHISH në Durrës, Isa Çopa. Ai gjeti vdekjen mbrëmjen e 24 tetorit në Durrës, ndërsa vdekja e tij dyshohet të ketë lidhje me një raport të fundit që ai kishte hartuar pas mbytjes së anijes tregtare turke “Reina” në detin Adriatik. Faktet u bënë publike mbrëmë në emisionin investigativ “Xhungel”, në televizionin “News 24”.

    Gazetari Artan Hoxha, veç analizimit të versioneve të bëra publike deri më sot nga policia dhe media, publikoi faktin se oficeri i SHISH kishte mbledhur të dhëna për anijen e mbytur në rrethana misterioze 12 milje larg Durrësit. Nga vetë pozicioni i punës, si një agjent kundërzbulimi, që mbulonte veprimet agjenturore të shërbimeve të huaja në territorin e Shqipërisë, Isa Çopa rezulton të ketë mbajtur një raport në lidhje me mbytjen e anijes tregtare, pas përplasjes me tragetin e linjës Durrës-Bari. “Një detaj që agjencitë ligjzbatuese dhe institucioni ku punonte viktima janë munduar ta mbajnë të fshehtë, është një nga raportet e fundit që ka dërguar Isa Çopa për SHISH-in. Ky raport ka të bëjë me mbytjen e anijes tregtare turke “Reina” më 20 tetor, vetëm pesë ditë përpara se të gjendej e djegur kufoma e Isa Çopës. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka raportuar oficeri i shërbimit inteligjent për eprorët e tij. Por ai ka dhënë informacion në lidhje me shkaqet e mbytjes, destinacionin e nisjes së anijes nga një port Rus në Detin e Zi, vendin e mbërritjes, ngarkesën e saj, e cila vazhdon të jetë mister edhe pse anija ka përfunduar 120 metra në fund të detit Adriatik. Ky është një prej dyshimeve më të forta që po hetohet në drejtim të pistës së vrasjes me paramendim, pasi janë analizuar edhe disa pista të tjera. Dyshimet në lidhje me raportin e mbajtur për anijen e mbytur, u ngritën pas rënies së versionit që ai mund të ishte përfshirë në afera korruptive”, u citua në emisionin “Xhungël”.

    “Versioni se Isa Çopa mund të ishte ngatërruar në një aferë korruptive me shuma të mëdha parash bie nga fakti që ai banonte në një shtëpi tepër modeste. Një banesë me një dhomë e kuzhinë, me orendi thuajse modeste është gjithë çfarë ka lënë pas vetes oficeri i SHISH-it”. Por dyshimet për vrasje u përforcuan edhe më shumë pas analizës mjekoligjore mbi kufomën e Isa Çopës. Ekspertët e laboratorit qendror të Kriminalistikës kanë arritur në konkluzionin përfundimtar se vdekja e oficerit të Shërbimit Sekret shqiptar, Isa Çoba, ka ardhur si rezultat i goditjes traumatike me një mjet të fortë në kokë. Pra, viktima nuk ka djegur veten, ashtu siç u dyshua fillimisht nga grupi hetimor. Personat që mund të kenë kryer vrasjen e tij, ishin munduar në mënyrë mjeshtërore të fshihnin gjurmët, dhe kur gati ia kishin arritur, një detaj i vogël i tradhtoi. Nga trupi i djegur krejtësisht i punonjësit të Shërbimit Informative Shtetëror, kishte shpëtuar një detaj mjaft i rëndësishëm.

    Isa Çopa kishte një frakturë të dukshme në anën e majtë të kokës, pak mbi pjesën e veshit. Zjarri dhe nxehtësia e madhe e krijuar prej tij nuk mundi ta fshinte këtë fakt, që u zbulua lehtësisht gjatë ekspertizës mjekoligjore.
    Një dyshim tjetër i ngritur nga organi i akuzës ishte edhe në lidhje me tekstin e mesazhit që ai, sipas versionit zyrtar, ia ka dërguar të birit. Teksti i mesazhit, mënyra se si ishte shkruar, ndryshonte nga stili i të shkruarit të Isa Çopës, gjë që ngre dyshime se dikush tjetër mund të ketë shkruar një sms nga telefoni i tij, duke ia nisur të birit. Por edhe dëshmitë e kolegëve të fundit që Çopa ka takuar gjatë ditës, para se të gjendej i vdekur, të bëjnë të dyshosh se agjenti sekret nuk mund të kishte planifikuar vetëvrasjen, pasi gjatë gjithë bisedave të zhvilluara me ta, ai dukej mjaft i qetë. Këtë qetësi e ka pasur edhe gjatë ditës kur ishte në punë, por edhe gjatë një kafeje që ka pirë më një koleg, pak minuta para se t’i “dërgonte” mesazhin të birit.

    Itinerari i ditës së fundit, kolegu në SHISH: Isai nuk ishte i mërzitur
    Dita kur ndodhi djegia e Isa Çopës nuk lë shumë dyshime për veprimet e 49-vjeçarit. Ai ka shkuar në punë normalisht dhe personat që kanë kontaktuar me të atë ditë, nuk kanë vënë re asnjë shqetësim, citoi emisioni “Xhungël”. Isa Çopa ka lënë punën rreth orës 16:00 dhe nuk ka shkuar drejt e në shtëpi, por është kthyer për pak minuta të banesa e së motrës. Pasi ka takuar mbesën, i ka kërkuar asaj një bidon plastik me pretekstin se i duhej, por pa treguar se për çfarë. Në orën 17:30, ai ka pirë kafen e fundit me një koleg pune, oficer në SHISH, por që për shkak të fshehtësisë së hetimit, emri i tij si dëshmitar nuk mund të bëhet publik. Sipas dëshmisë së tij, Isa Çopa nuk ka shfaqur asnjë shenjë depresive gjatë bisedës dhe ishin takuar thjesht për një kafe, pa ndonjë arsye konkrete.

    Më pas, kronologjia vijon me mesazhin që 49-vjeçari i ka dërguar djalit të tij 17-vjeçar, në orën 18:30, që rezulton të jetë pak minuta pas takimit me kolegun. “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu te nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”. Teksti i këtij mesazhi mbërriti në telefonin e të birit në orën 18:30, në mbrëmjen e të hënës së 24 tetorit. Menjëherë pas këtij mesazhi, telefoni i oficerit të SHISH-it është fikur. Përpjekjet e të birit dhe bashkëshortes për ta marrë në telefon nuk dhanë asnjë rezultat. Telefoni i tij rezultonte jashtë shërbimit. Kaq mjaftoi që familjarët e 49-vjeçarit Çopa t’i drejtoheshin menjëherë për ndihmë sallës operative në Drejtorinë e Policisë në Durrës. Policia vuri në lëvizje patrullat e saj në terren. Ndërkohë, u kërkua ndihma e një operatori të telefonisë celulare, nëpërmjet të cilit oficeri i SHISH-it i kishte çuar mesazhin e fundit të birit. Gjurmimi nëpërmjet antenave të telefonave celular, lokalizoi zonën nga ku ishte dërguar për herë të fundit mesazhi i Isa Çopës. Trupat e policisë në terren, rreth orës 00:30 pas mesnate, gjetën autoveturën e oficerit të SHISH-it, që lëshonte ende tym.

    Autopsia bashkë me provat e ngjarjes
    Anëtarët e grupit të hetimit të vdekjes së oficerit të SHISH, Isa Çopa, janë thirrur dje në ambientet e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Mësohet se hetuesit e çështjes kanë shkuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore së bashku me raportet e procesverbalet e provave që janë mbledhur në zonën e Currilave në Durrës, ku u gjet i djegur oficeri 49-vjeçar i SHISH.

    Morgu i Tiranës, i cili ka kryer autopsinë e Isa Çopës, pas konstatimit të frakturave në kokë është duke hartuar raportin përfundimtar mbi shkakun e vdekjes së oficerit të SHISH. Por para përfundimit të këtij procesi, mjekët ligjorë mësohet se kanë kërkuar edhe njëherë tabelën fotografike të vendit të ngjarjes, listën e provave dhe procesverbalet me përshkrimin si dhe ku është gjetur secila prej tyre, në mënyrë që e gjithë skena t’i bashkëngjitet raportit të autopsisë që është kryer në organizmin e ish-oficerit të Shërbimit Sekret. Isa Çopa ishte nënkryetar i SHISH në Durrës dhe veç çështjeve të kundrazbulimit, mbulonte edhe procese në ndjekje për çështje që kishin lidhje brenda vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje