Burgu i vjetër shqiptaro-grek

15 Korrik 2015, 20:11Editorial TEMA
Burgu i vjetër shqiptaro-grek

Nga Arban Hasani

 

Prej më shumë se 70 vjetësh marrëdhëniet shqiptaro- greke zhvillohen si brenda një burgu  të harruar, ku e shkuara i merr frymën së ardhmes. E tashmja duket se është peng i një të kohe që nuk kthehet dot, ndërsa e ardhmja nuk merr formë prej tabuve të asaj të shkuare. Kjo ishte ndjesia që ndoshta shoqëroi të gjithë vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias të mërkurën në Tiranë. E gjitha dukej si një “deja vu”, si një përsëritje me xhiro të ngadalësuara e një filmi të vjetër, si kurth mes dy kohëve ku ndryshojnë vetëm aktorët që duhet të recitojnë problemet e vjetra, pa lënë asnjë shpresë për ndonjë sekuencë të re. Ligji i luftës, kufiri detar, pronat e çamëve.

Ato janë  aty të palëvizshme, përtej buzëqeshjeve të Bushatit dhe Kotzias. Tamam siç ishin kur përpara kamerave shfaqeshin Basha e Bakojanis, Meta e Papandreu, Serreqi e Pangallos, Kapllani e Papulias. Por jo vetëm ata. Që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore është e njëjta histori e vjetër, pavarësisht ujit që ka rrjedhur jo vetëm në kohë.

Ndoshta të parët që u panë të ndërgjegjshëm për këtë atmosferë, ishin Bushati dhe Kotzias. Në deklaratata e tyre u përpoqën të tregojnë se diçka po ndryshon. Ministri i Jashtëm shqiptar deklaroi se nuk ka tema tabu tashmë në bisedime, ndërsa homologu i  tij grek, përvec kujdesit për t’iu referuar njësoj si Perëndisë dhe Allahut, përdori gjithë lavdërimet më të spikatura për emigrantët në Greqi. Madje profesori grek që ka përkthyer Habermasin në greqisht, nuk shfaqi asnjë shenjë nervozimi kur u përmendën çamët dhe pronat e tyre, siç kanë bërë rëndom paraardhësit e tij. Të dy diplomatët deklaruan se tashmë ka ardhur koha që kësaj të shkuare të bezdisshme t’i jepet fund në marrëdhëniet mes dy vendeve. Dhe për të bërë këtë ka shumë arsye.

Për Shqipërinë, është e ditur se Greqia është partneri kryesor ekonomik. Shkëmbimet tregtare janë më të larta se me çdo vend tjetër, ndërsa është bërë tashmë i superpërmendur roli i emigrantëve shqiptarë në Greqi. Prej 25 vitesh kompanitë greke zhvillojnë biznese të suksesshme në Shqipëri, ndërsa vëllimi i remitancave ka përballuar kriza jo të vogla për ekonominë shqiptare. Nëse dikush do të përpiqej të numëronte ndonjë problem dypalësh në 25 vitet e fundit me fqinjin jugor, do ta kishte shumë të vështirë. Greqia ka ndihmuar në krizat e 91-shit dhe 97-tës, ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë proceset integruese ndërkombëtare, asiston për çeljen e negociatave me BE-në, është partner në NATO. Së fundmi, qeveria e Tsiprasit miratoi ligjin për emigrantët, ku afro 800 mijë shqiptarë mund të gëzojnë të drejta politike dhe shoqërore si në çdo vend tjetër të Bashkimit Europian. Dhe jo vetëm kaq. Vizita e Kotziasit në Prishtinë, çelja e një zyre përfaqësimi kosovare në kryeqytetin grek, është hapi i fundit përpara njohjes de jure të pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër minoriteti grek jeton si i barabartë në Shqipëri. Të drejtat shoqërore dhe politike janë të atilla sa kur Vangjel Dule për shkaqe elektorale ankohet për mungesë të tyre, shkakton vetëm të qeshura. Kjo, prej faktit të thjeshtë se tashmë minoritarët, megjithëse nuk votojnë PBDNJ-në, (për rastësi që prej heqjes së vizave), përfaqësohen disa herë më shumë në gjithë piramidën e shtetit shqiptar.

E vërteta është se mund të thuhet me plot gojën, që nuk ka asnjë problem serioz me fqinjët jugorë në 25 vitet e fundit. Ndërsa në të ardhmen, siç nënvizoi dhe ministri i Jashtëm Kotzias, bashkëpunimi mund të jetë i rëndësishëm për të dy fqinjët. Marrëveshjet e nënshkruara në Tiranë, konfirmojnë pikërisht nevojën për t’u larguar nga burgu i së shkuarës. Por, për të arritur këtë, duhet të zgjidhen pikërisht problemet mbi 70 vjeçare: Ligji i luftës, kufiri detar dhe pronat e çamëve.

Pesha e kësaj të shkuare duket se ka tulatur edhe më entuziastët e fitores së Syrizas, që besonin se qeveria e Tsiprasit do t’i flakte menjëherë këto rudimente. Formulat diplomatike të ministrit Kotzias, se de facto jemi aleatë dhe jo armiq, se detin do e ndajmë për të mira të përbashkëta dhe se çdo qytetar duhet t’i drejtohet gjykatave për të marrë pronat, nuk e largojnë hijen e problemeve të vjetra. Të njëjtat formula i ka përdorur Venizellos, Avramopul, Samaras, Micotaqis,  të gjithë, edhe ata që Syriza i vuri shkelmin kur premtoi se do e shkulte nga rrënjët politikën e vjetër.

Për t’i dhënë fund këtij paradoksi, të zero problemeve aktuale dhe shumë halleve nga e shkuara, duhet një vullnet që i kapërcen formulat diplomatike, madje dhe shpengimin e herës së parë që askush nuk nervozohet kur përmendet lufta apo çamët. Nëse parlamenti grek do abrogojë ligjin e luftës dhe për rrjedhojë dhe qytetarët çamë do të shkojnë të kërkojnë pronat në gjykata, nëse parlamenti shqiptar do pranojë distancat e së drejtës ndërkombëtare në vend të metrit folklorik për kufirin detar, vetëm ashtu mund të dilet nga errësira e së shkuarës. Nëse kjo nuk ndodh, do vijojë të shfaqet i njëjti film i vjetër bardhezi, i Luftës së Dytë Botërore.

Pavarësisht se aktorët mund të ndryshojnë sërisht, e ardhmja do jetë e mbyllur në të njëjtin burg.

13 komente në “Burgu i vjetër shqiptaro-grek”

  1. Pelasgian says:

    Ore me gerrkun ka vetem nje zgjidhje

    ANIJET LUFTARAKE TURKE NE VLORE DHE SARANDE !!!!!

    1. daku says:

      E pastaj tja puthim pak koqet Turkut,babait tone meqenese ne djemeve nuk na i mban te luftojme me forcat tona.

      1. hysen daci says:

        po per serbet qe dine vetem te cfarosi shqiptaret a fo kujtohet njeri ? apo me ta nuk ndeshemi ne politik e ne blogje se i kemi xhan. me ta ndeshemi ne futboll e me balona tabake…..

    2. Zero hero says:

      … dhe derri turk, deri ne rreze te gjithe Shqipetareve… Po nuk ka gje, se e kemi te shqyer fundshpinen nder shekuj. Dhe jo vetem qe nuk na duhet vaj per dhimbjet….. por dhe e kerkojme me mall te madh.

    3. Shqiptari says:

      Dmth sipas ketij, sa te hiqet ligji luftes pastaj gjyqtaret grek do cjerrin fytyrat nga gezimi dhe padurimi per tu dhene te drejte cameve??!!!! Dmth parlamenti shqiptar qenka ai qe perdorka meter folklorik dhe per kete arsye duhet te reflektoje??!!! Yyyyt te kam dhjere mu ne analize, k….. me zile

  2. p says:

    Artikullshkruesi eshte perpjekur te thote dicka por eshte konfuz.

    Ne raportin Greqi Shqiperi ka qene viktima ( me perjashtim te kohes Enver hoxhes qe i kinte nonen grekut si ne 1949 dhe 1967…)

    Pas 1992 u be nje ekspansion nga greku dhe pothuajse jemi nje koloni ekonomike e saj..por ajo qe eshte horror ka te beje me klasen politike shqiptare sidomos me monstren Sali berisha ky “esat pashe toptani” i diteve tona

    Historia 200 vjecare e perplasjeve fetare-politike Shqiperi Greqi duke perfshire dhe ditet e sotme eshte invazioni me cdo kusht i vorio-epirit dhe auqefalise NOLIT qe u krye tashme me kolonelin Janullatos .Deri tani ky invazion ka patur sukses POLITIK-FETAR-EKONOMIK..dhe priten se shpejti hapa te tjera “gjume ndjellese”
    Kisha greke
    me “komandant” Nikolas Geixh,’
    me “komisar” Janullatos”
    me kellefin nje perdorimsh Sali Qenef Berishen dhe deri diku vasalet meta-basha-rama-nano pothuajse i kane vene PIKETAT E VORIO EPIRIT.
    MATERIALI I MEPOSHTEM DUHET TE JETE KEMBANE ALARMI

    Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së

    Dioguardi: SERBerisha na tradhtoi

    “Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”

    TIRANË – SRBBerisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të SERBerishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “SRBBerisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.

    Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin SERBerisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të SRBBerishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?

    Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti SRBerisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga SRBerisha, ku shkruan se doktor SERBerisha fliste shumë keq për minoritetin grek.
    Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktorSRBerisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
    Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti SRBerisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të SRBerishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti SERBerisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.

    Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?

    Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj.

    Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi. Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drrejtësisë.

    Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti SERBerisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës. Pse ka ndryshuar tani zoti SERBerisha?

    1. Sherif says:

      Sa i ngeshem qenke more Zotni…Edhe ne themi se nuk kemi Minister te Jashtem…Ja, Ti mund t’i besh te gjitha…..

    2. Jola says:

      Kur ke nevoje te lirohesh gjej nje uturak tjeter per diarene idiote qe ke leshuar o P……… Fol per ate gje qe ka skruar ky zotnia dhe mduket se i ka kap detajet dhe jep zgjidhjet. Pronat e cameve ne gjykata dhe mosmarreveshja e detit ne gjykata. Reciprociteti nuk ei ben dem askujt. Problemet jane perpara jane disa vjecare dhe duan zgjidhje dy paleshe apo me nje arbiter nderkombetar. Pa u zgjidhur keto politika e fqinjesise se mire ngelet e brishte dhe frenuese…..

  3. Labi Vlore says:

    Marrdheniet e mira kane nje prerogative.Te harrohet e shkuara dhe te shikohet nga e ardhmja.Por e shkuara nuk harrohet duke u sjelle me Arrogance.Ka vetem nje menyre per te harruar te shkuaren.”PRANIMI I FAJEVE”.E shkuara e erret harrohet vetem ne nje menyre.Kjo menyre eshte menyra e Kryetarit te Parlamentit Evropian Martin Schulz,qe dje ne Tirane kerkoi falje per masakrat e Nazisizmit ndaj grave,femijeve dhe pleqeve te pafajshem Shqiptar.Kerkimi i ndjeses eshte fillimi.Nese kjo nuk ndodh e shkuara nuk mund te fshihet dhe as nuk mund te injorohet.Greket i kane shkaktuar shume te keqija Shqiperise dhe Shqiptareve.Shteti Grek e kam fjalen.Te fillojme me kerkimin e ndjeses per Gjenocidin Cam,kthimin e pronave te sekuestruara,heqjen dore nga varrezat dhe Greqizimi i Certifikatave Shqiptare duke blere Shqiptare me leke pensionesh Greke.Te hiqet dore nga perdhosja e eshtrave ne Boboshtice dhe gjetke.Vetem keshtu normalizohen marrdheniet.DUKE E PARE TE VERTETEN NE SY.E kunderta jo vetem qe nuk mund te sjelle marrdhenie te mira,por perkundrazi,i perkeqeson ato.Faktori Shqiptar ne Ballkan,nuk mund te trajtohet me si ne te shkuaren.Nese Greqia dhe Serbia nuk heqin dore se trajtuari Shqiptaret si te Barabarte,marrdheniet jo vetem qe nuk kane per te permiresuar,por te jeni te bindur se ato nuk mundet se vecse te perkeqesohen.A ju intereson Grekeve perkeqesimi i marrdhenieve me Shqiptaret ne Ballkan??Nuk besoj.Koha kur fjalet Shqiperi dhe Shqiptare shkaktonin te qeshura ne Ministrine e Jashtme Greke,tashme kane mbaruar.

  4. the truth hurts says:

    @ palesgjian mahmuti
    Pa dyshim, baba Erdogani do ti dergoj anijet, do te te ruaj hanemen se mos ja Merr greku.

    1. komunalja says:

      fuck the gypsies!

  5. emigranti says:

    TE RROJE TURQIA PER NE SHQIPTARET SE TANI DO ISHIM GREKE TE GJITHE…

  6. Akilis says:

    Po pse cfare je ty zoti emigranti?
    A nuk je 75%Turk,15%Greke,10%Italiane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje