Nga Mero Baze
Ka një sërë kritikash të shtuara në adresë të Bashës nga brenda PD-së dhe shtypi rrotull saj, duke bërë thirrje për rehabilitimin e modelit të Berishës në krye të PD-së. Nga një anë është fryma e fortë radikale, në qendër të së cilës është vetëvendosur Topalli, e cila kërkon opozitë agresive, jo konstruktive dhe të pakompromis me çdo gjë që ka lidhje me pushtetin. Nga ana tjetër janë një sërë kritikash nga gazetarë dytësorë të PD-së, që ndihen të frustruar nga ideja, se Bashën e dikton në vendimet e veta politike një grup klientelist në media, që vërtiten rreth Henri Çilit.
E vërteta është se Basha nuk arriti i vetëm në këtë pikë. Ai arriti nga mënyra sesi u bë kryetar, nga mënyra sesi ka keqqeverisur në bashki si model klientelizmi, nga mënyra sesi ka hyrë në politikë dhe mbi të gjitha nga mënyra sesi ka ditur të bëhet i dobishëm për Berishën në të gjitha kohërat.
Gafat dhe kontradiktat politike të tij si kryetar opozite kanë qenë shpesh foshnjarake, por mbi të gjitha ka dominuar opozitarizmi i rastësishëm, i pastrukturuar dhe klientelist. Nëse kthehemi prapa në kohë, do kujtoni se kjo opozitë protestën e parë e ka bërë për furgonat 8 plus 1, në një kohë që qeveria i ofronte vendin me të drejtë veto në reformën administrative. Ajo refuzonte ofertën për të pasur pushtet të plotë në një reformë rrënjësore në vend dhe vajtonte ca klientë të PD-së që po ngeleshin pa furgonë.
Mos të harrojmë se për gati një vit, ai administroi një proces zgjedhor qesharak brenda PD-së, duke e ndarë dhe më tej PD-në, pas mënyrës vulgare sesi u bë kryetar i saj dhe duke përqëndruar gjithë forcat kundër atyre që i vetëcaktoi njerëz të Olldashit.
Mos të harrojmë se dhe kauza e dekriminalizimit nuk ishte një strategji, por një rastësi që Basha e shpiku për t’u hedhur hi syve demokratëve të kthehej në parlament dhe në fund shpalli kandidat Xhelal Mziun, të nesërmen e ditës që u dënua me vendim gjykate si hajdut. Pra, pafuqia e tij për t’u shkëputur nga klientela kriminale brenda PD-së, e bëri të pabesueshme dhe e hodhi në erë edhe këtë kauzë të rastësishme, dhe u bë i fortë me kandidatin e Këlcyrës, të cilin e bëri kurban për t’u dukur se po mbështeste kauzën.
Duke bërë betejë jashtë parlamentare, ata e lanë të qetë shumicën të miratonte çfarë të donte nga ligjet e saj dhe të mos kishte për të asnjë ekspertizë kundër. Kjo situatë po vazhdon me ligjet më të rëndësishme të reformave, si ai i pensioneve, i arsimit të lartë, i paketës fiskale etj.
Nga pikëpamja organizative, Basha tentoi të bëjë një strukturë me dy shtresa. Një shtresë sigurie, që nuk e lejon askënd ta heqë nga PD-ja, që është lista e Këshillit Kombëtar, me njerëz privat dhe një strukturë politike ku përfshihen deputetët e koordinatorët, që duket sikur e bëjnë politike strukturën, por që në rast rreziku nuk e mundin dot trupën private të Bashës në Këshillin Kombëtar.
Pra, në një farë mënyre, Basha ka marrë dhe masat për veten në rast sulmi.
Basha erdhi deri këtu, jo se kështu e këshilluan, por se kështu ka ditur të bëjë opozitë. Problemi nuk është kush e këshillon një lider, por kush nuk e kritikon atë në kohë.
Në Shqipëri ka shumë legjenda për këshilltarë kryeministrash apo kryetar partish, por të gjitha janë alibi për gafat e kryetarëve.
Ka pas legjenda për këshilltarë të Berishës, në të gjitha kohërat, por është e sigurtë se Berisha nuk ka pasur kurrë një të tillë, përveç Sali Berishës. Gjithë çfarë thuheshin ishin mllefe të njerëzve rrotull tij, që nuk ndikonin dot tek Berisha dhe shpiknin këshilltarë që i “dëgjonte” Berisha.
Ka pas legjenda për njerëz që këshillonin Fatos Nanon, por dhe kjo ka qenë një legjendë. Thjesht ka pasur njerëz që nuk ia prishnin dhe kur gabonte.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Në kulturën e liderëve tanë mungon institucioni i këshilltarit politik real, jo vetëm se nuk ka realisht mentor të tillë, që të jenë mbi kapacitetin e kryetarëve tanë politik, por dhe sepse vet liderët tanë i marrin këshilltarët që t’i këshillojnë dhe jo të këshillohen prej tyre.
Në këtë pikë unë nuk e di me kë këshillohet Basha përveç Kunatit, por di të them se në gjithë gabimet e rënda të Bashës si politikan dhe opozitar, nuk kam parë asnjë kritikë nga mbështetësit e tij, kur ai i ka bërë këto gabime. Si të tillë, të gjithë ata mund të quhen këshilltarë të këqinj të Lulzim Bashës. Madje grupi i shtypit, i cili nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë kritikë.
Kështu si po e kritikojnë Bashën, duket më shumë si qejfmbetje çiliminjsh, se kë duhet të përfillë më shumë Basha.
Ndaj ky proces, më shumë se “Çilizmi” i PD-së, është çilimizmi i PD-së dhe vazhdimi i një beteje qaramanësh, që mendojnë se dhe pozicioni i të qenit opozitar bëhet me emërim.
Opozita bëhet me vendim personal dhe qartësi, dhe vendin në opozitë secili e hap me fuqinë e vet. Në pushtet mund të të emërojë dikush, por jo në opozitë. I vetmi opozitar i emëruar në këtë vend që nga viti 1990 është Lulzim Basha. Liderët e tjerë e kanë fituar vet opozitën dhe pushtetin. Bashën e ka emëruar Sali Berisha dhe po e mbron, ndaj nëse dikush ka vërejtje për të, duhet të merret me atë që e ka emëruar dhe jo me atë që i ofron Bashës njerëz për të emëruar.
epo fytyre me te legenosur skam pare.. ka pune veliaj se ja ka lene mizerje ai qoftja, shume e sakte analiza
Flogert ke te drejte ne ate analizen qe ben per PD, por mos harro saliun, qe ben gjtihcka aty..
Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…
Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
17..vijon
Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
“Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
dhe prokuroria amerikane dhe ajo shqiptare duhet tu arrestoje ju si shpifes ose Lu Bashen si kriminel…..OSE TE SHPALLIM ENVER HOXHEN PROFETIN E SHQIPTAREVE
*-Fidel Alejandro Castro Ruz
Me konstatimin se nuk ka njerez me kapacitet mbi krye..aret e partive, Meron e ka dhjere kete artikull dhe analize brilante…
Basha eshte nje femije adoloshent! Por kjo eshte Shqiperia keta jane shqiptaret qe kane ngelur ne Shqperi!Jani gati dhe te lumtur deputete analste profesore,gazetare etj qe afrojne veten te shfrytezohen si prostituta!
Addiksion i cuditeshem i Bazes!!!
Por edhe mjeshteri per te harruar bemat e Ramushkes dhe Ilimushkes
O popull injorant dhe kuqalash, nuk eshte problemi BAsha por Ramushka
dhe kjo taktike e Meros eshte qe te harrohen bemat e Ramushkes dhe vemendja te terhiqet drejt opozites, e cila nuk ka asnje gje ne dore.
Nga ana tjeter, besoni ju qe Meron e hengri meraku per opoziten? Se mire apo keq po ben opozita dhe Basha?
Jo more jo, Baze paguhet qe te shaje gjithe diten opoziten, Saliun dhe Bashen
, si dhe per te mbajtur lar frymen revolucionare te popullit kuqalash.
Shikoni si do te versulen kuqot tani…
Lere Bashen-Berishen ne pune vet opozitare ore Mero Baze.
Shiko kete karafilin e ri Kryeminister qe nuk po permbahet fare.
Ka marre vrull, dhe nuk po di te ndalet ne budallallekun e tij.
Kesaj si do i veje halli?
Duke lexuar komentin e mesiperm, krijon bindjen se ne krye te PD eshte vendosur nje hajdut, nje vrases, nje trafikant e spiun, sidomos per kohen qe ka sherbyer ne Kosove. Drejtesia ka heshtur dhe hesht, sepse mostra Sali, ka bere e ben cmos qe ky zagar te lehe e te mbroi Berishen, per akuzat me te renda e te shumta qe jane bere gjate gjithe karieres politike, ku me dashje dhe qellimisht ka shkelur kushtetuten, ligjet e shtetit, vetem e vetem te ralizonte qellimet e tije.
Hajt mos u merzisni zse na ka ardh nje prof. nga Italia quhet Nard Noka dhe eshte me certifikate italione, ai duhet me u bo kryetar opozite se Basha edhe shkollen e hollandes nuk e ka maru.
Analiza e Z.Mero eshte e sakt.Perderisa ne krye te PD u emrua Luli,nje hajdut e kriminel,punet ne kete parti do shkojne keq e me keq,pasi kundershtari politik fajet e tij do ti anatemoj sa te jet ai ne politike,pra SULME-KUNDRASULME,ndaj politikanet tan vetem mbrohen nga paudhesit qe kan bere e nuk e kan mendjen tek puna per ta ndertuar kete vend.Luli eshte nje adoleshen ne politik dhe po kopjon aliun,ku ky i fundit eshte bere macja e zeze e ketij vendi ne keto 25 vite dhe,nuk iken vet nga politika pasi ka frik nga arrestimi ose vrasja nga njerzit qe ai vet ka vrare qe nga A.Broci vet i 4-ter ne Shkodrer deri te S.Olldashi..!