Blushi e bëri betejën e tij!

18 Korrik 2015, 19:02Editorial TEMA
Blushi e bëri betejën e tij!

Nga Mero Baze

 

Ben Blushi mund ta kishte shmangur debatin e sotëm. Për dy muaj rresht para zgjedhjeve, ai u angazhua në një betejë politike të strukturuar kundër kryeministrit Edi Rama, betejë e cila synonte ta ballafqonte Ramën me votuesit e tij të zhgënjyer. E kam theksuar dhe kur e nisi këtë betejë, që ai kishte të drejtë ta bënte atë. Ai ishte në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe në mënyrën e duhur për të qenë një kundërshtar politik, i cili do të të ballafaqojë me bilancin tënd.

Teza kryesore e Blushit, ishte se PS po bëhej gjithnjë e më pak politike dhe statuore, duke shmangur zgjedhjet formale dhe duke braktisur bazën e PS-së. Fushata e zgjedhjeve ishte momenti më i mirë për ta verifikuar këtë. Dhe Blushi nuk e la të ikte kot. Ai po ashtu ngriti akuza për klientelizmin politik dhe pragmatizmin e tepëruar, duke dhënë e marrë kandidatë nga e djathta, duke e ilustruar me rastin e Kukësit.

Problemi me të filloi sidomos në mars, kur PS u përfshi në një konflikt me deputetin Doshi, pas akuzave të tij ekstreme lidhur me një komplot për likujdimin e tij fizik nga dyshja Meta-Rama. Beteja e tij për lidhjet okulte të Ramës me disa deputetë shpërtheu para kohe dhe jo për arsye të tij. Ai ndihej nervoz, që nuk do ta kishte më kalë beteje publike, atë që e kishte deri në atë kohë argument kryesor kundër Ramës në tavolina me diplomatë, gazetarë apo miq të tij.

Por, mbi të gjitha Blushi sulmoi ashpër qeverinë lidhur me varfërinë në vend dhe problemet që krijuan reformat antipopullore të Ramës, sidomos ajo e mbledhjes së lekëve të energjisë elektrike, moratoriumi kundër ndërtimeve pa leje dhe rritja e taksave, që po krijonte mes të tjerash diferenca të thella klasore.

Ndryshe nga përvoja e tij si politikan jo shumë aktiv, Blushi i qëndroi me një konseguencë të admirueshme betejës së tij. Të gjithë ata që thoshin se do të lodhet, apo nuk shkruan më javën tjetër, u zhgënjyen, pasi ai u qëndroi deri në fund ideve të tij. E vërteta është se ishte i paqartë për shumë aspekte të rregullimit të situatës, por në fund të fundit ai nuk kishte dalë si kandidat për udhëheqës, por si kundërshtar dhe kritik. Madje, për të treguar që do mbetej socialist, deklaronte mbështetje parciale dhe për disa kandidatë të PS-së.

Tani e gjithë beteja politike e Blushit pati një ballafaqim më 21 qershor. E vërteta është se Rama nuk u dëmtua nga fushata politike kundër tij, por u konfirmua nga mbështetësit e tij në gjithë vendin. Kostoja politike e reformave antipopullore të tij, duket se ishte gëlltitur nga socialistët dhe nëse kjo është vërtetë, arsyeja kryesore pse është votuar, kemi të bëjmë me një emancipim të thellë politik në Shqipëri. Unë nuk besoj se jemi para një lajmi kaq pozitiv sa duket në sipërfaqe, por ama nuk jemi para asnjë regresi politik. Ca prej gogolit Berisha, ca prej paaftësisë brilante të Bashës dhe natyrisht në shumicën e rasteve prej besnikërisë së votës së majtë, Edi Rama mbeti i pacënuar nga 21 qershori, madje i forcuar në shumë pika. Edhe unë kisha plot pikëpyetje për disa përzgjedhje të tij sidomos në Jug të vendit, por përveç Përmetit, gjithë të tjerët u konfirmuan.

Kjo natyrisht që nuk e bën Edi Ramën automatikisht të jetë një lider arrogant dhe të mos respektojë rregullat, por e bën atë padyshim liderin më të konfirmuar në historinë tonë, dy vjet pas qeverisjes. Blushi e bëri të vetën, por nuk ia doli dot. As unë nuk ia dola të dëshmoja se Kokëdhima kishte bërë zgjedhje të këqija dhe politikë klienteliste në qarkun e Vlorës. As ata që mendonin se Vangjel Tavo do dëmtonte LSI-në në qarkun e Gjirokastrës nuk ia dolën, pasi ai u rikonfirmua në çdo zgjedhje dhe votë. Pati plot gjeste politike që dështuan këtë fushatë, ndaj Blushi nuk është i vetëm. Ai thjesht nuk ia doli dot, edhe pse e bëri betejën e vet kundër Ramës. Kjo nuk duhet ta mërzisë dhe të kalojë në një fushatë të re dëshpëruese. Është mirë të ruajë stekën e fortë të para 21 qershorit, kundër Ramës.

Debatet e sotme për zgjedhjet në parti dhe rëndësinë e tyre dhe sidomos formalitetet teknike të zgjedhjeve brenda partisë, janë të vjetra për politikën e re perëndimore të partive elektorale. Ideja se partitë shqiptare duhet të jenë parti leniniste, ku paguhen kuotat, forcohen celulat dhe forcohet uniteti, janë jo eficente. Partitë e reja që po triumfojnë prej dekadash në perëndim janë partitë elektorale, ato që funksionojnë si makinë elektorale e përkryer. Mbledhin vota, bazuar në disa parime të vetat dhe mbi një program konkret dhe vihen në funksion të pushtetit që fitojnë. Partitë janë mekanizma që i lindin dhe i vdesin zgjedhjet në demokraci. Nëse ato funksionojnë për të fituar zgjedhjet dhe ia dalin, janë në rregull. Nëse dështojnë, natyrisht që duhet të ikin bashkë me kandidatin që promovuan. Rasti kur fitimtarit i kërkohet llogari pse ka fituar, në kundërshtim me statutin e partisë, është banal dhe duhet të zhduket nga fjalori politik. Të paktën Blushi duhet të bëjë kujdes ta shmange. Ai ka shans të provojë përsëri të bëjë betejë politike kundër Ramës pas dy vjetësh. Madje, po ka fuqi dhe vullnet mund ta fillojë që sot deri më 2017-ën, ngaqë Basha duket se ka marrë pushime në Karaibe. Ajo është beteja e tij dhe e drejta e tij. Këtë radhë nuk ia doli dhe do fitonte më shumë pikë të pranonte humbjen, sesa të ndërronte kalin e betejës pas luftës.

54 komente në “Blushi e bëri betejën e tij!”

  1. Tafuti says:

    O MERO GELBAZA BOLL LEPIVE TOPE BEHU GAZETAR I PAVARUR SE DO NDIHESH ME MIRE ..PROVOJE NJE HERE O TOPELEPIRES PROFESIONIST

    1. Pilo Lala says:

      Mero po thote Edi Rama fitoi, ndersa Blushi kafeneve humbi. Kete e dine te gjithe.
      Blushi te vetmen mbeshtetje ka SHQUP dhe Kac Islamin.

      1. fahri ballizmi says:

        Kaq e pati dhe Baze. Thot qe populli konfirmoi Koco Kokdhimen, Vangjel Tavon dhe Edi Ramen. Mos ke harruar konfirmimin e Qifeve, Fatmir Mediut etj qe morren vota plot si asnjiher tjeter. Keto fenomene ku vota blihet me leke e me pushtet duhen denoncuar. Jo te quhen konfirmim i hajduteve. Turp per gazetarine. Fahri Ballizmi po kap edhe shtypin e majte.

        1. xheJ eN Bi says:

          Skypion —

          Si shume po me ngatron.Me duket si nje emer me shume fytyra ,ose shume fytyra me nje emer.
          Me shume mundesi ka te jete e dyta ,se shume kollaj dallohet fytyra e Saliut kur nenshkruan ” Skypion “, deri diku edhe te Bashes , kurse sot me ngjan me Frrok Cupin ,ose kam patur idene se ishte Basha..
          Eshte stili i Frrokut ti jap nje drejtim tjeter fakteve dhe ngjarjeve.
          Kete ben dhe sot kur e vendos Blushin se eshte dekor per PS-en .

          Me ben te dyshoje per Frrok Cupin ,se edhe te debate televizive kur nuk ishte ne gjendje te perballonte debatin ,kalonte ne ofendime.

          Kjo duket dhe inatin qe ka me Stefanin , Vangjelin ,Nanon, Minxhozin, Nazarkon e Rakipin.

          Frrok Cupi pasi eshte sfumuar si analist , kujton se ja kane fajin analistet e majte dhe nuk harrin te kuptoje se kapaciteti i tij le per te deshiruar.
          Frrokut i ka mbetur ora te RD-ja e 91-it kur nuk kishte gazetare te tjere dhe ai matej me hijen e tij.
          Te gjithe ben perpara ,kursi ai vet ngali ne vend numero dhe shpreh cinizmin e tij .

      2. Skypion says:

        Ka nje perpjekje te te njohurve te Blushit,gazetare e analiste gjithfaresh,ne media te ndryshme(per ironi,edhe tek ndonje opozitare)per te zmadhuar e per t’i dhene jehone “oponences” Blushi brenda PS-se.
        Ne te vertete – perjashto ca muaj pas zgjedhjeve te 2009,kur Rama shkeli cdo parim e standard ne PS,per te mbajtur kreun atje,pas humbjes ne zgjedhje – oponenca e Blushit ka qene dhe eshte “oponence”.
        Ndersa nuk i ka prishur,ajo,”oponenca” pra,me shume i ka ndrequr pune PS-se,duke dhene iluzionin e nje partie me debat te brendshem.
        Eshte kjo arsyeja kryesore se pse nuk bojkotohet nga mediat Ben Blushi.Eshte kjo arsyeja,se pse bashibozuko-analistet e oligarkise e trajtojne disi me xhentilese,kurse koleget e tij socialiste,deputete,me nje lloj ftohtesie te ngrohte!
        Ai duhet per dekor.Ben Blushi i duhet PS-se per dekor.
        Eshte i vetmi qe mund ta beje kete pune.S’ka te tjere.Te tjereve i’u eshte prere koka.
        Koka e Blushit sherben si hudher.Dhe,si hudher po e mbajne.Edhe per pak kohe.Edhe per pak sa te konsolidohet perfundimisht pushtetit i sociopatit Rama ne krye te Partise Socialiste.
        Ndersa “oponenca” e Blushit sherben per dekor ne PS,ajo,megjithate ka nje vlere.
        Ajo,here pas here sherben per t’i treguar opinionit publik se ne c’qenef eshte kthyer Partia Socialiste.Blushi ngjan me nje punonjes mirembajtjeje qe herepashere,ashtu kot se koti,ngre kapakun e gropes septike,nga ku vershon duhma e nje kuterbimi te padurueshem fecesh.
        Gropa septike eshte Partia Socialiste e Edi Rames.Keshtu,shqiptaret,kane rastin te ndergjegjesohen se nga c’qenef-parti po qeverisen.
        Njejte po ndodh edhe kesaj radhe,vecse me nje ndryshim perkeqesues.
        Ndersa Ben Blushi ngre kapakun e qenefit,shqiptaret po shohin se ne ate grope septike,ne PS pra,ka rifilluar te jape kontributin e tij edhe Tome Doshi.
        Blushi po iken.Tome Doshi po rikthehet.
        Ben Blushi po iken,me gjase pa kthim.Tome Doshi po rikthehet fuqishem.Me fuqishem se kurre me pare.
        Ka nje heshtje ndaj rikthimit te Doshit.Asnje ze ne kampin e qelbesirave.Asnje per be.Vec njerit.Atij te vete Tomes,kur i’u thote socialistave “pse nuk flisni o legena, he ju shisha rept!”.Heshtin te gjitha mediat e oligarkise.Heshtin te gjithe analistet pro-qeritare,qe benin hosanara kur partia i vuri prangat Doshit.Ja – thoshin stefanet,vangjelet,nanot,minxhozet,nazarkot,rakipet – Rama po shpreh vullnet per te larguar “te fortet”, te inkriminuarit nga PS-ja!
        Po sot qe Rama po e rikthen ne parti “te fortin” Doshi,pse heshtin keta zoterinj?!
        Jua them une pse.
        Heshtin zoterinjte analiste,sepse jane zoterinje mercenare,sepse jane zoterinj bashibozuke,sepse jane zoterinj zuzare.Ja per kete heshtin.
        heshtin dhe durojne.Duhet ta durojne.Kane urdher ta durojne.Pardje ,maloku i prape Tome,i tha “o legen” Braces,neser do t’i thote “t’i shi rept”!
        Do t’u thote edhe te tjereve.Eshte inat maloku,do te thoshte Toni socialist.Edhe pse budall,ai e kupton se e kane poshteruar duke e lidhur me zinxhir si qen.
        Por,ndersa Blushi nuk duhet,Doshi duhet.Duhet ashtu si dikur ne protesten e 21 janarit 2011,kur bashke me “maloket e mire” Paulin Sterkaj e Prec Zogaj,realizuan planin e Rames me ate grupin prej 200-300 malokesh me “axhende tjeter”.
        Maloku Prec Zogaj eshte i lexuar,i ditur,me shkollim dhe kulture.E kuptoi,megjithese shume shume vone,se ne c’menyre poshteruese e perdori Rama me “Ton-et e tij socialiste,qe ndersa rrinin te sigurte ne fund te turmes,ndersenin maloket ne balle te saj…!!!
        Blushi po iken.Doshi po rikthehet.Duhet prape.
        Kesaj radhe,jo per ndonje 21 janar te ri,por si kopace ndaj Ilir Metes.
        Pasi e lidhen me zinxhir si qen,para ca muajsh,kur i’u duhej Meta,tani qe Meta eshte ribere armik me Ramen,e kane liruar nga zinxhiret per t’ia ndersyer atij.Maloku Tome do t’i bjere skraparlliut Ilir.Rama po e ndersen.Godite Tome – thote Rama – se ti je i forte,je malok…
        Ja,kjo eshte Partia Socialiste e Edi Rames.Qe ne fakt,nuk eshte parti,po nje grup keqberesish politike gjithfaresh qe drejtohen me grusht te hekurt nga po nje keqberes.Nje keqberes sociopat.Qe edhe ben keq,edhe tallet me viktimat.
        Ndersa aradha e analisteve bashibozuke,ketyre keqberesve mediatike,justifikojne tiranine e keqberesit politik,keqberesit sociopat,Edi Rames.

        1. @skypion says:

          Duket qe je i brendshem, per te dy krahet, sepse i njeh me detaje levizjet e kundershtareve. Mafia te shperblen mire, apo jo?
          Gjynah qe nuk te njohim me emer e mbiemer…
          Do mbetesh per jete kacaku i ferres…

        2. Spartaku says:

          Skypoin Sali Berisha! Na çave b…en shume.Gropa septike eshte partia jote demokratike qe mbledhe rrethe vehtes njerzit me te felliqur si ty dhe me keq se ty.Ju kerrmoni ere te keqe me kilometra,nuk ju afrohesh dot.Nuk u lan dote as lumi e as deti.Qelbesira.Inat te kini.Ps-te dhe Edi Rama do te triumfoi se ka mbeshtetjen e popullit,dhe kundershtar ca krimba si ty,Basha e tj.Kerma.

          1. TJ says:

            Spartak ke te drejte! Po nuk qe i perlyer PD dhe Berisha eshte “gropa septike”!Mund te jete edhe Iliri,por nuk mendoj qe Rama eshte ne hkallen e dy krimineleve si Meta dhe Berisha! Duket qe “skopion” ose eshte pjese e gropes septike te PD ose eshte mercenar, me sindromen e Stokholmit ,ashtu sic jane te gjithe drejtuesit e PD, te zgjedhur nga Berisha! Jamamber tani eshte drejtuesi i shoqerise civile?!Por Shqiperise nuk i duhet me percarja! Jemi shqiptare! Tipa si “skopion”i fryne luftes mes vedit! Kerma!

          2. anticensurë2587456 says:

            tako
            skopjoni nuk është saliu!!saliu nuk ëhstë kaq i zgjuar,nuk di të shkruaj kaq pastër!!
            kuptohet që është një nga të afrëmit e tij,politik a familje nuk ka rëndësi!
            këto që thot në shumicën e fakteve qëndrojnë!duam apo nuk duam!!e vetmia gjë është se këtë skopjo,jo skorpion,e kemi të njëanshëm!!e kemi ithtar të kriminelit të tij dhe kundërshtar të kriminelit tjetër!!shkrimi i tij mund të shërbejë si informim por aspak si ndihmë!!ky qelbësirë është kundër diktaturës kundërshtare dhe jo kundër diktaturës!!
            ky njëlloj si gërkët e ndyrë enter e kusur,që nuk pranojnë të shkruajnë këngën e alfabetit shqiptar në komentet e tyre,dhe ky nuk mund të thotë,nuk ka thënë asnjëherë asnjë fjalë që të kritikojë sado pak sali kriminel berishën!!
            është e vërtetë se toma u përjashtua nga PS,pa zbatuar asnjë gërmë të statutit të saj,tashti po ndodh e njëjta!!pasi u pështy sha dhe u dhunua psiqikisht në maksimum,po hyn,e fusin,po ashtu pa zbatuar asnjë regull statuti!!
            rrumpallë që ka për tu ndryshuar në jetën shqiptare!politike a e konomike sociale a dreqi e di se çfarë!!

        3. gfjhfjhf says:

          bravo bravo

      3. Lili says:

        Problemi eshte se vetem ne shqiperi débat et duhet te behen ndermjet prizmit’ armiku’ per ke mendon ndryshe:ne demokraci duhet demokraci edhe ne parti,pra duhet nje ben blushi qe artikulon nje me dim ndryshe.Syntezen e bene kryesia e parties edhe kryetari i cili ,ne qofte se eshte i mencem merr ne konsiderate kritikat.perndryshe na lindin Njeshat,qe sundojne ne albanistan,po qe nuk ndihmojne demokracin,

      4. shqiptari says:

        O Pilo Lala,Rama vertet fitoje,por kjo fitore eshte produkt i ngjales berisha qe gelltiti ne vilen e Ilir metes te superkorruptuar e te lidhur pazgjithsherisht me boten e krimit.
        Kujto fitoren e Fatmir Mediut ne Gerdec,fill pas tragjedise ku e ktheu Gerdecin ne nje fshat germadhe dhe me mbi 26 viktima nga pangopesia e Kediut per leke te piset e pushtet pa kufi Brenda llojit,dhe pastaj thuaj per ndershmeri ne fitore.
        Rama nuk fitoje,por e bene fitues komisjonet zonale dhe KQZ-ja qe si huligane grabites dhe per hire te pushteti ne sherbim te vetes,i kane sherbyer partise ne pushtet,pa harruar qe keto zgjedhje u bojkotuan nga shumica shqiptare.
        Bolle me, me llustra e spote alla kmunistesh,Shqiperia ka nevoje per shtet te se dtejtes dhe jo per bashkejetese me djallin,sikurse po ben Edvini me meta-berishen e bashen me shoke.

    2. Devolliu says:

      Ky Blushi Mavi është shok i Tos Kazinosë e i Kaçit të Zi, duhet shporrur një orë e më parë nga Partia Socialiste ky plehrë.

    3. Spartaku says:

      Na habite me kete komentin tende.

  2. katarakti says:

    Pavaresisht se ndermjet Rames dhe Blushit une zgjedh pa asnje ngurrim te parin, Blushi perseri ka te drejte kur kerkon qe te futet ne rend dite edhe zgjedhja e kryetarit. Edi Rama eshte nje kryeminister i mire, por ai nuk ben per kryetar partie. Aq me shume i nje partie si ajo Socialiste, me tradita dhe mbeshtetje te madhe ne popull. Kjo sepse vete Rama nuk eshte edhe aq socialist. Ai eshte Rilindas, por jo socialist. Per mendimin tim partia socialiste duhet te kete nje kryetar tjeter, ndersa Edi Rama mund te vazhdoje te qeverise vendin edhe per nja dy dekada te mira.

    1. Bureto says:

      Gabim. Kush e ha ate. Po kush i ben listat per deputete? Krietari i partise. Por deputetet formojne maxhorancen dhe maxhoranca zgjedh kryeministrin e rradhes. Atehere ku do shkoje kryeministri i pare, te ngele pa pune? Ja pra pse tek ne kryetaret e partive jane te perjetshem. Shikoni listen nga 1991. S. Berisha(mos u gaboni te thoni Basha), F.Mediu, S.gjinushi, I. Meta, Paskal Milo, F.Nano, 15 vjet dhe nuk e hoqi njeri deshi vete se ia futi Sala, duke i premtuar qe do ta bente president, meqe ai i kishte premtuar Xhoit se o ta bente zonje te pare; dhe keshtu lista vazhdon e gjate. S’jane budallenj krietaret qe ta lene partine mbasi behen kryeminister, se kryeminister mund te jesh njehere, por krietar je tere jeten dhe kesisoj mund te jesh oerseri rastin te behesh kryeminister, qe eshte dhe enderra e cdo krietari. A nuk e tha vete Rama qe e kishte kete enderr? Bile Saliut i qajne syte dhe i hane duart te ulet edhe njehere ne ate karrige. Dhe nuk e kane gabim. Ne Shqiperi te jesh kryeminister (qofte edhe dy vjet si Meta) i thua sikter fukarallekut per tre breza. Ja pra pse Blushi e ka gabim, sepse sikur nje dite ta merrte ai partine dhe sigurisht qe do behej kryeminister, jam i sigurte qe me forcen , ndonjehere sugjestionuese, qe ka kryeministri , ai do ta rregulonte qe te mbetesh perseri dhe krietar. E mbani mend Saline e pare. Kur u be president, nuk hoqi dore nga partia dhe sa e la presidencen fap u be prape kryetar i partise. Jo mor zoteri, krietari i partise tek ne eshte flori e kaluar floririt dhe cili eshte ai qe e shkel floririn e kembe?!

  3. ben says:

    Ka vetem 1 fakt te pamohushem pse gazetat prane rames sulmojne ne cdo cast e rast bile me kryeartikuj Ben Blushin.

    Arsyeja eshte e thjeshte.

    Ne zgjedhjet e 2013 PS mori 44% te votave
    Ne zgjedhjet e 2015 PS mori 26% te votave.

    Ps: per te gjithe skeptiket shifrat e zgjedhjeve mund te futen te site I kqz dhe ti konsultojne.

    Vertet koalicioni gjigand I rames perballe te konsumuarve B Bfitoi zgjedhjet por PS pati rrjedhjen me te madhe te votave.

    Rama dhe strateget e tij kete e dine shume mire dhe jane keta socialiste plot 14% qe I iken rames ne dy vjet qe shqeteson ramen e strateget e tij fhe jo Blushi personalisht.

    Nese PS do vazhdoje me kete ritem dhe 2 vjecarin qe vjen I bie qe PS te mari me pak vota se Lsi

    Dhe nuk eshte cudi se nga naskarenjte e politikes Lsi eshte maskarai qe mban fjalen me njerzit e vet. Te tjeret pervecse maskarenj dhe hajdute jane dhe mashtrus e mismirenjohes.

    1. XhungëlHesapi says:

      Ajo çfare ti quan “rrjedhje votash” nuk është kurrgjë tjetër veçse transferim i votave pikërisht brenda atij “koalicionit gjigand”. Lojë e pazereve politike me vullnet shumëpalësh.

  4. besa says:

    Ne te dy rastet e zgjedhjeve,vota per Ramen eshte vote shprese.Me tej do te jete vote besimi.Llafet e shumta jane fukarallik.Te shohim shtator-tetorin…

  5. Pa fjale says:

    E bere detyren edhe per sot Mero Baze . Por ky popull nuk ka nevoje per 10-tat ne mesime, te tuat apo kujtdo tjeter . Do dal ndonje Nga Qeveria apo dhe Nga gazetaria te na thote se u hapen x ose y vende Pune ne Kete vend. Njerezit duan te punojne dhe te jetojne si njerez me ne fund. Mundohu te besh Kete detyre Mero, ti dhe gjithe gazetaret e tjere ne Kete vend dhe do shikoni se cdo gje do filloje te rregullohet dhe te qetesohet vetvetiu. Edi Rama, hap vende Pune per popullin dhe do shikosh qe do votohesh cdo 4 Vjecar pa hezitim dhe masivisht .

  6. Agimi says:

    Mero si gjithmone eshte shume I sakte.Cfare zgjedhjesh mund te kerkosh kur ai fiton zgjedhjet ne tere vendin.apo duhet bere si dikur ne Kohen kur Blushi ishte sekretar rinie.Blushi ka qene edhe minister ne Kohen e nanos, kur qeverisej me luge ne brez.fakti qe ka ngelur pa post e ben nervoz.Mendoj se Blushi eshte thjesht nje njeri fodull. arrogant dhe I paafte si politikan.

  7. katani says:

    Plotesisht dakord Katarakti me komentin tend.

  8. Shoku " Hekuran " says:

    O Mero , Blushi duhet ti hedhe nje sy atyre 10 cilesive te komunistit . Ti mesoj permendesh , ti recitoje para …dhe pastaj te behet kryetar i PS-se !

  9. semanjaku says:

    Z. Mero,pse duhet te pergatitet per beteja te tjera Blushi kunder Rames? Blushi kaq kritik nuk ka qene kunder shpellarit,,nuk eshte edhe sot kunder bashes.Ne shkrimin tend dicka kamuflohet, ose ti parashikon ngjarje te reja politike.Debatet brenda nje partie jane jetike por kur ato kthehen ne pasion behen te rrezikshme per vete personin ,sidomos kur nuk gjen mbeshtetje nga te pakten nga ata qe errethojne.Blushi flet me inat dhe kjo nuk e nxjer gjekundi.

  10. roland says:

    Ilir monikqiri =kancer,nuk ka lene me letyra e kurvare e hajdute pa futur ne pune ,tamam monikqir= kancer,vdekte si qen i zgjebosur,e marte me vete gjithe sojin e sorollopin e tij

  11. gjeramadhi says:

    shkurt , blushi eshte KOQE

  12. tanit says:

    Mero, ne pergjithesi jam ne nje mendje me ate qe ke shkruar me siper, dhe se sot per sot ne Ps ,por edhe ne Shqiperi nuk ka dale nje burre tjeter qe te konkuroj Edi Ramen, edhe pse nuk shkelqen!!
    Por mendoj se pervec te tjerave qe ndodhin ne administraten shteterore, si pa aftesia ,mediokriteti,familjariteti i semure,korrupsioni i shfrenuar, shperblimet marramendse te tyre me leket e popullit fukara e te tjera, ajo qe eshte me e rrezikshme per kete administrat, thone se ata qe jane punesuar apo duan te punesohen, nuk pyesin sa eshte rroga qe ka vendi i punes,por….sa eshte fitimi qe merre nga ky vend pune(pra sa jane te ardhurat qe mbledh(VJEDH)!!!!!
    O Mero ku po shkojm, ne themi ja ujku,cakalli ben kerrdin!!!!!

    1. Lili says:

      Principi i pjetrit çuhet ky fenomen-le principe de peter-ce wikipedia e sidomos pjesen observations ,ku keni pasqyren e qeverisjes tone sot

      Il remarque que les hiérarques, quand ils sont devenus réellement incompétents, se complaisent à fréquenter des réunions, colloques, séminaires, symposiums, conférences… Le corps des hiérarques peut alors entrer en « lévitation » sous le nom de « sommet volant ». En résumé, on ne peut déboulonner un hiérarque incompétent pour les raisons suivantes :

      seul un hiérarque peut le faire ;
      s’il le fait, il se déjuge et admet son incompétence à discerner le personnel compétent ;
      mais on peut toujours déplacer la sous hiérarchie que constitue le personnel sous ses ordres ;
      le hiérarque reste ainsi seul à la tête d’une pyramide sans base, sur son « sommet volant ».

  13. pellazget me kompjutera says:

    Mero me dy standarte.
    Nje per salen
    Nje per edin.
    Nese duhen bere zgjedhjet le te behen. Rama le te rikonfirmohet perseri.
    Sa per zgjedhjet ti mero dhe kushdo duhet ta dije qe nuk fiton edi por ps.
    Edhe ver llapen ta vesh kunder pedes dhe sales do fitoje.
    Populli shqiptar eshte i majte, se qe andej vjen.
    Edi eshte nje njeri i zakonshem. Pa njohuri nga ekonomija, financa, politika dhe historia.
    E vetmja gje qe e ben te fitoje eshte qe eshte ne ps.
    Coje te pedeja dhe shikoje sa vota merr.
    Edi, sala dhe fatosi dine vetem te firmosin koncesione afatgjata me perfitime personale ne porte, aeroporte, lloto, kompani telefonash, banka e doganash.
    Aty ku fitohet paraja qyl.
    Cfare tjeter ka bere edi?
    E mer merkeli per dore per te firmosur kontrata fitimprurese ne leverdi te kompanive gjermane dhe kaq.
    Ti mero do tesh more ndonje koncesion qe mban dy standarte.
    Standarti sali
    Dhe standarti edi.
    Ta them une kurre sdo ta marri vesh lojen e kryeministrit edi.
    Do lozi vetem lodren e ndyre te nanos dhe berishes.
    Ah harrova meten dhe lojen e naftes.

  14. LORA says:

    Po c’beteje mund te beje blush-dhjaksi o Mero vellai??????
    Ti e ke mire qe ben pak humor (mua keshtu me duket ky editorial)me kete blush-nano-kurven,,,,jo per gje,por e ka hak si resto se nuk ka bythe te dal e te ballafaqohet me njerzit po mbeti si qen zarbo qe ndersehet nga zgjyrat e historise,nano,berisha dhe zhgani i kodosheve klienteliste mediatike,per te ngrene pas kraheve (deri ne lutje malinje per funeral) partine qe i ka dhuruar kolltukun e ligjvenesit.
    Me vjen mire Mero qe konkludon se “kemi te bejme me nje emancipim te thelle politik ne Shqiperi”,,,,i cili ,mendoj une, do te pershpejtohet po aq sa te shenjterohet paprekshmeria e votes se Sovranit.
    TUNG.

  15. Mergimtari says:

    SHpresojme qe reformat e dhimbeshme qe ndermori qeveria Rama, edhe pse ben shume te pakenaqur, shumica e popullsise e mbeshteti dhe e mbeshtet sepse teka Kryeministri Rama shikon njeriun qe kerkon te ringreje shtetin qe shkateroi Sali Berisha dhe te bej shtet si gjithe te tjeret ne BE. A ka mangesi dhe gabime ne kete rruge qe ndjek qeveria , ka shume, pore me shume jane te mirat qe dote vine neser per te gjithe. o ishte mire qe Beni, jo vetem te konstatoi mangesit, pore edhe te shtroi e jape alternative se si duhet pe behet me mire kjo apo ajo pune, per te patur me shume rritje ekonomike, me shume punesim, me pak taksa etj. GJeja me e lehte eshte te kritikosh te tjeret, sic vepron Beni, prandai me plote goje themi se arkivolin qe pregatiti per te varosur rilindjen e PS dhe te Edi Rames, ra vete brenda se Rama i fitoi zgjedhjet ne tre te katertat e vendit tone e me gjere.

  16. pietro says:

    Mero kokezbathuri mbete sahanlepires i perjetshem,ju gazetaret duhet ti bani oponence qeverise,por ti more i shkrete mbete ne krahun e opozitarit te opozites, kaq thelle ta ka rras Berisha sa akoma te duket se e ke mrenda.Turp te vije je superservil.

    1. TJ says:

      O Guri -Guro! Mero Baze eshte gazetari me i kompletuar ne Shqiperi! Mero e sheh qarte se e keqja ne Shqiperi eshte Berisha! Kur Rama te jete i lire nga krimet e Berishes atehere,besoj une,do te filloje kritikat per ramen,te cilat edhe s’kane munguar!Ti, Pietro – Guri mund te jesh sahan lepires por jo Mero Baze!

  17. plaku says:

    Jam pothuajse i bindur se, ne se Blushi vazhdon “betejen” e tija te humbur me Edin, ne zgjedhjet e 2017 nuk do te jete ne listat e PS dhe do marri fund si politikan, si shume politikane te tjere qe ju kundervune “vijes” se Rames. Kjo gje vlen jo vetem per Shqiperine por edhe per partite e tjera europjane si CDU, CSU dhe SPD te gjermanise etj.
    Blushi, ne vitin 2017 na le shendene dhe do te mbijetoje vetem me ndonje botim libri, gje per te cilen dyshoj.

    Pershendetje

    1. denis says:

      Blushi ngjall vetem neveri.

  18. Kot Sekoti says:

    Blushi dhwe Kac Islami me Tos Nano behen tre musketieret por po presin D’artanjanin, nuk besoj se do e gjejne.

  19. Juli says:

    Z. Baze. Ju jeni gazetare dhe jo politikan. Te pakten keshtu pretendoni. Misioni jusj eshte te informoni publikun, por edhe mos te keqinterpretini faktet. Votimi i 21 qershorit ka konfurmuar PS jo liderin e saj. Mos deformoni parimet e demokracise. Cdo sistem autoritar fillon me aplikimin e parimit “po e shkel ligjin per te miren publike”.

  20. I.lir says:

    Analiza e Meros eshte e sakte. Beni e beri luften e tij, betejen e humbi tani te prese, ti vere bythes nje thengjill, thone nga anet tona. Ramen e konfirmoi kryetar populli qe i dha fitoren. Beni i ngjan atij qenushit qe eshte sulur per te kafshuar, por ka ngrene nje shkop dhembeve e tani angullin duke tundur bishtin duke na thene se eshte akoma ketu.
    Boshti Rama – Meta eshte i pa thyshem, ne 2017 fitorja do te jete me e thelle. S’e ndalon dot as PD e as qenushat e saj.

    1. Lili says:

      E konfirmoj,e konfirmoj? Pak si shpejt e si mbrapsht popullin po na e thirni ketu ne débat:populi e votoj me vetem 1|4 te votueseve,pra i dell qe kemi nje qeveri,maxhoritare ne vetem karshi minoritetit tjeter:maxhoriteti i popullit as nuk morr pjese ne votime,edhe ajo pjese qe morri pjese votoj per mbi 33% per partite jo prezent ne Parlament ,pra aq sa per ju!e kuptoni tash pse jeni minoritare ne popull…

    2. Lili says:

      Kaq arrogance per nje fitore medioker ,edhe Kaq perkushtim me e bâ tjetri qen, lind vetem ne nje koke te formatuar alla pionnier et e Enverit!
      Pra merrni pak kohe te lexoni ku na çojne fjale qen,magar,shtanz,ceçen etj qe na perdorin ‘ne lejimin e shfarrosjes neser te kundershtarit
      Nje mekanizm qe diktaturat e Kane perdor cdo here me sbirat e tyre se ju per te perhapur iden: ai eshte qen,se qen nuk eshte njeri,pra une mundem me vra nje qen pa keqardhje se nuk vrava nje njeri po nje qen!

      http://ecehg.ens-lyon.fr/ECEHG/enjeux-de-memoire/Shoah-et-deportation/ressources-pedagogiques/lectures/bruneteau

    3. anticensurë2587456 says:

      debil bythëlëpirës
      “Beni e beri luften e tij, betejen e humbi..”
      nuk ka humbur or gomar!!ai po këmbëngul për tu zbatuar STATUTI DEMOKRATIK I PS!!nëse ti dhe shumë idiotë bythëlëpirës nuk e kuptoni ose thejeshtë e kundërshtoni!?nuk do të kemi tjetër veçse vendosjen e diktaturës në PS që për pasojë do të ta sjellë dhe në shqipëri!!
      nëse rama është aq i sigurtë,atëherë çfar i kushton të RIZGJIDHET??
      përse i shmanget zgjedhjeve??
      nëse ka “armiq”brënda në partinë e tij,atëherë të bëjë zgjedhje dhe të shohim në do të mbetet ai kryetar i partisë o ndonjë prej “armiqve” të tij!!kjo është demokraci!!dhe në këtë demokraci partiake NUK KA ARMIQ!ka vetëm kundërshtarë me mendime ndryshe nga ai ikryetarit të sotëm!!
      “Boshti Rama – Meta eshte i pa thyshem, ne 2017 fitorja do te jete me e thelle. S’e ndalon dot as PD e as qenushat e saj.”
      or debil i marrë dhe bythëlëpirës për një copë rrogë!!kjo që thua ti është një injorancë e pastër ose një mbështetje e hapur e diktaturës së re fashiste!!
      “”Boshti Rama – Meta”është një bosht i ndërtuar nga një psikopat që ngriti një popull të tërë kundër hajdutit që sot e ka për pjesë të boshti!hajdut që dha idenë e “një ditë terror,për shumë vite qetësi”!
      njerëz shkërdhata që se latë njëherë këtë shqipëri të bëjë një hap përpara!!jo “me krye në hi,por me krye në mut¨”kërkoni ta mbani!!
      qënër të qelbur!!

  21. relisti says:

    blushi dhe blushat akoma se kane filluar mire betejen …po vjen koha e blushave ne shqiperi sepse i kerkon koha..keta njerez me vlera dhe karakter…shqiptaret mezi po presin njerez si blushi…

  22. DREJT E KE says:

    po po mero,drejt e ke….do te ishte media qe duhej ta vinte ne siklet PS,por shiko se ku ke rene….shiko shiko…..po noton ne shurren e PS.

  23. temujin says:

    Mero te keshilloj te keshillohesh me keshilltaret e KQZ ne lidhje me shifrat zyrtare te zgjedhjeve te 2015 dhe ti krahasosh me zgjedhjet e kaluara…(edhe pjesmarrja ne votime zone per zone duhet keshilluar) dhe pastaj te keshillohesh me keshilltarin Zaloshnja…mos merr persiper certifikime e konfirmime pa i mbeshtetur me shifra zyrtare…Blushi dhe Doshi jane dy vota minus ne Kuvend…keshillo edhe kete…

  24. oldman says:

    MORALI I FABULES eshte se Fitimtari ka gjithmone te drejte dhe ju “te tjeret” qe kritikoni fitimtarin, vazhdoni betejen tuaj por pa futur shkopij nen rrota…
    Ky moral redukton dhe banalizon politiken duke e barazuar me sportin, qe jane dy gjera krejtesisht ndryshe nga njera tjetra. Ne sport kemi zgjedhje midis skuadrave qe ndeshen me forcat e veta dhe spektatoret (tifozet) pavaresisht se brohorasin per skuadrat e tyre, nuk ndikojne aspak ne rezultatin e ndeshjes. Sporti eshte spektakel dhe zbavitje, fitimtari nuk gjykohet.
    Politika eshte zgjedhje ku rezultatin e percaktojne “tifozat” dhe fitimtari nuk duhet te fitoje per vete por per sherbimin me te mire kundrejt tifozave.
    Historia e vjeter por edhe e re ka plot shembuj qe shpjegojne sa siper.
    Sikur Stalini te ishte ndeshur personalisht me Hitlerin dhe te kishte fituar, atehere po qe do te kishte te drejte, por ai fitonte zgjedhjet dhe betejat e luftes, jo duke u ndeshur vete por me vuajtjet dhe humbjet kolosale te popullit sovjetik. Duke vazhduar, Enveri ka fituar zgjedhjet per gati gjysem shekulli; Sali Berisha ka fituar shume zgjedhje ne Shqiperi; Ilir Meta po fiton gjithnje e me shume zgjedhje, por te gjitha keto nuk vertetojne aspak se e drejta ka qene me Stalinin, Enverin, etj., ose eshte sot me Edi Ramen, Ilir Meten, etj.
    Larg qofte, ne 2017 te fitoje perseri partia demokratike, atehere do te na thote Mero Baze se e drejta eshte me Sali Berishen?

  25. kiu says:

    Z.Mero ky B.Blushi ku e ben jeten biologjike ne Shqiperi apo diku gjetke?
    Ku e ben jeten shoqerore ne shoqerine shqiptare apo ne ndonje shoqeri tjeter?Ku e ben jeten partiake ne Partine Socialiste shqiptare apo ne ndonje parti tjeter?.Me qene qe nuk i kuptoj keto pikepyetje nik mude te jap mendim te kjarte.Z.Ben i kujtoj nje shprehje qesendisese te krahinave te jugut “O ceco diqe rehat,koka poshte e kembet larte”

  26. Bond says:

    Skypion kritikon ‘funksionimin e PS’…e cila vertet po degradon gradualisht drejt ‘modelit’ 25-vjecar te PD te udhehequr ne menyre mafioze nga familja SRB!

  27. BLUSHİ KERKON PA DREJTE ME KERKU KURSE DOSHİ KERKON PA DİT ME KERKU. Mendoj qe nuk kane te perbashket jo vete te qenurit “krymadh”

  28. anticensurë2587456 says:

    “Kjo natyrisht që nuk e bën Edi Ramën automatikisht të jetë një lider arrogant dhe të mos respektojë rregullat, por e bën atë padyshim liderin më të konfirmuar në historinë tonë,…….. Ai thjesht nuk ia doli dot, edhe pse e bëri betejën e vet kundër Ramës. Kjo nuk duhet ta mërzisë dhe të kalojë në një fushatë të re dëshpëruese. Është mirë të ruajë stekën e fortë të para 21 qershorit, kundër Ramës.”

    mero këtij paragrafi dhe tërë editorialit tënd unë po i përgjigjem me një fjali tënden:
    ” Ai (flitet për ramën)po ashtu ngriti akuza për klientelizmin politik dhe pragmatizmin e tepëruar,.. ”
    pjesë e këtij klientelizmi je dhe ti!!
    po e mbron si tashti që fitoi dhe kur e sulmoi blushi para se të fitonte!!ti po e “këshillon blushin”(në të vërtetë po e sulmon me thikë pas shpine)që ta lërë këtë punën e statutit!!
    dhe kur??tashti që është pikërisht koha!!tashti që ka të bëjë me të vërtetë me zbatimin e statutit!!nëse mund të themi se e kishte gabim atëherë,gjat fushatës,tashti nuk e ka gabim fare!!
    këto arsyetimet e tua “parti leniniste e parti perëndimore”!?mero e ke parasysh se ku mund ti fusësh?!janë dredhje gjuhe dhe asgë më tepër!!me të vërtetë që partitë perëndimore nuk janë të formuara si ajo leniniste(ka qënë gjithnjë e vetme),por dhe tek ato,bile tek ato më shumë se kudo tjetër,ka D E M O K R A C I P A R T I A K E!!
    mero na merrni për budallenj o doni të na bëni budallenj?!?!
    mero çfar të keqe ka që të bëhen zgjedhje për kryetarin??
    mund të ma thuash??
    mund të më thuash përse ky i çmëndur dhe zagarët e tij,nuk ja THYEJNË HUNDËT BLUSHIT me një votim të hapur e të pastër “një antar një votë”??
    nuk do të ishte përgjigjia më e mirë për këtë “lapaqenëri të blushit”???
    nuk do të ishte një “derë e përplasur në hundën”e të gjithë mbështetësve të blushit?PËRFSHIRË DHE MUA??
    nuk do të kishe më shumë material për ta goditur ballë për ballë blushin dhe jo ti hidhje dorën në qafë dhe …. thikën pas shpine??
    jo mero jo!!
    ty nuk të intereson të “diskreditohet”blushi me një votim,por do ta diskreditosh për të shpërblyer reklamat që të jep kundërshtari i blushit dhe të qëndrosh sa më shumë të jetë e mundur në rrethin e klientëve të tij!!
    edhe nëse bëhen votime dhe rifiton rama,blushi nuk diskreditohet!!aspak,ai ngrihet dhe më shumë!sepse inisiativa e tij bëri të mundur respektimin e statutit demokratik të partisë!!bën të mundur dhe demokratizimin e shqipërisë!!
    mero nëse rama e ka të padiskutueshëm postin e kryetarit të partisë?!
    pas fitoreve të ’13ësh dhe 21 qeshorit!
    atëherë duhet ta kishte dorzuar në ato të ’09ës dhe ’11ës!!
    hajt shëndet dhe mo na çaj trapin!!
    lërini përrallat me gogol dhe borbardha!!i kemi kaluar 5 vjeçët që para 50 viteve!!e dimë fare mirë se plaku i vitit të ri nuk egziston!!

  29. SHQIPTAR says:

    Z.Mero me pelqen shume si e keni ndertuar kete editorial, sidomos sintaksa miqesore me te cilen i drejtoheni Blushit.

    Te them te drejten, personalisht Blushin e kam respektuar per vullnetin kritik qe tregoi, sepse realisht ne tablone e qeverise kishte nevoje per kritika racionale dhe ka akoma. Nevojen per te permiresuar ngjyrat e kesaj tabloje e pranon hapur edhe kryeministri, gje qe ne njefare menyre tregon miratim ndaj kritikave te Blushit. Pra kjo eshte fitorja e Blushit dhe besoj ai duhet te mjaftohet me kete forme fitoreje.

    Kritikat e Blushit i kam konsideruar racionale, pa u cenuar aq sa ti vishja vullnet kundershtie dhe armiqesie, por nese do vazhdoje qe keto kritika ti percoje akoma ne plan te pergjithshem, me idealizem, kam frike se do behet vulnerabel nga nga nje situate qe do ta percaktoje si antagonist, e me tej si fraksionist.

    Stili i qeverisjes Rama, ndoshta edhe per shkak te sfondit te tij artistik, e mori pak me vonese ndezjen flakeruese – si ai motorri me nafte – qe ka keq sa te ndizet se pastaj cliron shume fuqi kalorifike te larte. Dukshem motorri Rama, ka ndezur mire, sidomos pas vizites se kancelaret, dhe ketu kam parasysh me shume planin rajonal sigurisht dhe ate te brendshem.

    Nuk me pelqen aspak qe Blushi nuk uroi publikisht per fitoren e thelle te ASHE ne zgjedhjet vendore. Tregoi se e konsideroi nje humbje personale kur ne fakt nuk duhet ta kishte konsideruar ashtu; te pakten deri sa te jete pjese e PS.
    Pra kjo sjellje, ne dukje si kompleks politik, kerkon tani delikatese politike qe mos marre pergjigje hokatare. Sic duket Blushi nuk tenton aspak ta njohe natyren e kryeministrit, dhe kjo nuk eshte as e drejte dhe as profesionale. Kryeministri ka pasur guximin te beje deklarata te fuqishme drejtuar BE, sigurisht qe ka akoma me te forte vullnetin ti pergjigjet Blushit ashtu sic ju pergjigj ne asamble. Rezultati? Nje grusht knockdowni politik per Blushin. Nuk kam preferuar qe Blushi te terhiqet nga PS, por pas ketij grushti mundesite i ka te pakta ne linjen e tij. E shikoj te pashmangshem fraksionin Blushi dhe dobishmerine politike te fraksioneve, sidomos pas levizjeve “Ne Tirana”.

    Ne kete stad politik, i konsideroj fraksionet te panevojshme, te pafrytshme dhe demtuese te kohezionit social. Nese ka nje kaste te pakenaqurish, nuk besoj se dikush mund tju vije ne ndihme me fraksione.

    Blushi shqetesohet per ekonomine dhe per migrimin, sepse nuk do ta pranoje ekzistencen e Ahmetajt. Eshte e kote, Ahmetaj duhet pranuar ashtu sic eshte, sepse nuk mund te jete rastesor. Blushi nuk po sillet politik se fundmi – nenkuptoj inisjativat e tij per te propozuar zgjidhje konkrete, larg kritikave ne parim te pergjithshem. Blushin nuk e ndalon kush te behet ndihme brenda grupit te tij parlamentar, duke prodhuar dhe komunikuar zgjidhje qe jo medoemos duhet ti japin atij lavdi te lexueshme publikisht.

    Ne jemi nje vend me popullsi 3 mln me rroba te lagura, dhe ne kete prizem Blushin nuk i jep doren asnje delegacion diplomatik. Te mos harrojme qe jemi ne kohen kur opozita nuk merret fare ne planin e jashtem, por thjeshte me ceshtje te imta te brendshme. Keto levizje nuk jane te rastesishme, ato pervec se tregojne qe opozita nuk ka ndermend te ndjeke nje linje armiqesore, ajo e respekton realitetin aktual – gje qe Blushi nuk po do ta respektoje, duke dale nga realiteti.

    Blushi po luan betejen e madhe, nderkohe qe askush nuk po e ben – duke rene ne absurd – dhe po nenvlereson betejat e vogla. Blushi nuk po mendon psh: per intelektualet e vendit – ai eshte shkrimtar dhe mund ti perfaqesoje ata qe mos mbyten ne nje vend ku ligjesite e demokracise prodhojne paradokse. Kryeministri psh tregon me shume vemendje ndaj tyre, shpesh me gjuhen e perkryer artistike te simbolikave. Kjo gjuhe me tregon mua si intelektual, vullnetin per tu bere pjese e nje levizje te madhe – pse jo edhe duke keputur nje cope kerpudhe te mos behem pjese e nje endrre te madhe. A nuk eshte kjo enderr nje mundesi qe nuk e kemi shfryyezuar kurre? Pse mos ti japim nje shanc? Ky shanc eshte e vetmja strehe qe shqiptaret nuk e kane provuar kurre, dhe per ta arritur sigurisht qe duhet ta shohim efektin mbrojtes te strehes kryeministrore me syrin pozitiv. Kthim mbrapa nuk ka, dhe ecja perpara ne kete enderr faktikisht perfaqesohet vetem nga lidershipi Rama. Perendia qofte me ne! Besoj se do te jete!

    1. anticensurë2587456 says:

      o shqipo dhe ti nuk ke bërë më shumë se këto që i i thua meros!!
      “Z.Mero me pelqen shume si e keni ndertuar kete editorial, sidomos sintaksa miqesore me te cilen i drejtoheni Blushit.”
      dhe ti kërkon tia mbyllësh gojën me pambuk!!

  30. rilindja e sdjathts says:

    Ne te vertete blushi po tregon se eshte vec nje humbes si lulushi.Nuk ka aftesi drejtuese dhe as formulimi alternativash dhe zgjidhjesh njesoj si lulushi.Te krijohet ideja se eshte krijim mediatik dhe pa asnje vlere reale.E verteta eshte se ai ,nuk mund te behet kurre kreu i PS dhe tani qe po e verteton po behet me keq se sala.Duhet te krijoje parti te re bashke me nanon dhe kaqin e zi dhe te mase forcat ne zgjedhje.

  31. tekniku says:

    Ne cdo parti politike ku aderon nuk mund te kesh vetem karrige e kritizerit qe eshte pozicion comfortable por duhet te sjellesh ide te reja ne tavoline.Blushi nuk me duket i tille.Plus lufta politike brenda Partise eshte lufte e ideve dhe mendimeve jo e personave.Per llogari te dikujt tjeter Blushi po e shndrron kete lufte si lufte personash.Ka vetem nje rruge dalje per te nqs nuk ka perkrahjen e mazhorances, Blushexit.Adero ne nje Parti tjeter ku idete e tua gjejne vend dhe perkrahje,ndryshe behesh i bezdisshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje