Nga Mero Baze
Alfred Guileuma Rodriges është një shtatëdhjetë vjeçar që ka dalë qysh herët para ambasadës amerikane në Havana, një ndërtesë që deri më sot ka shërbyer si një përfaqësi ekonomike e SHBA-së në Kubë, buzë shëtitores kryesore përballë detit. Alfred ka qenë një nga drejtuesit e revolucionit së bashku me Fidelin dhe në vitet ‘60 është tërhequr nga ushtria nën akuzën e tradhtarit të revolucionit.
“Unë nuk kam frikë të them çfarë ka ndodhur. E kam pritur këtë ditë, të them rroftë Kuba e lirë, këtu para ambasadës. Unë nuk jam tradhtar. Unë e dua vendin tim. Unë e kam dashur revolucionin, por jo tiraninë”, thotë ai.
Alfred është një nga qindra-mijëra kubanë, që e ka vuajtur disidencën në Kubë, pa munduar të iki prej saj. Fytyra e tij e thatë, e mplakur dhe plot vula mjerimi është një arkivë e gjallë e asaj që ka ndohur në këtë vend.
Tony, një djalë i ri me flamur amerikan në dorë, shpreson të jetë ndër ata që do marrë një vizë për të ikur. Ai ka xhaxhain në Majami dhe nuk ka ndërmend më të rrijë në këtë vend, nëse i lejohet të iki. I futur mes gazetarëve që presin të raportojnë para ambasadës për hapjen e saj, Tony është në mëdyshje nëse duhet ta mbajë në dorë ose jo flamurin amerikan, për shkak të frikës që ende nuk është vrarë.
Situata para ambasadës është absurde. Askush nuk njofton se kur do të fillojë aktiviteti dhe rrjetet më të forta të raportimit si BBC apo Reuters, kanë çuar ekipet në disa pika, pasi ceremonia do të zhvillohet në një sallë të mbyllur qeveritare ndërsa flamuri do ngrihet para ambasadës.
Marrëdhëniet diplomatike u lidhën disa muaj më parë, pas negociatash që morën më shumë se dy vjet kohë, ndërsa sot do rihapet ambasada pas gati më shumë se gjysmë shekulli nga revolucioni.
Pas kësaj dite shumë pyetje mbeten pezull, lidhur me kohën dhe mënyrën sesi do të bëhen. Mbi të gjitha vlen të mësohet kur do të hiqet embargoja amerikane për Kubën, si do hapet vendi i izoluar i Fidel Kastros dhe a do përsëriten dramat e vendeve ish-komuniste këtu?
Zyrtarët kubanë nuk preferojnë të flasin për asnjë temë të tillë, edhe për faktin se aty lejohet të mendoj vetëm “i pari”. Amerikanët thonë se do të marrë ende kohë heqja e embargos, për shkak të ngurimit që vet kubanët kanë për shumë terma të bashkëpunimit ekonomik. Kështu, në shtator pritet të vendoset linja e parë e trageteve nga Key Est në Kuba, por pa lejuar të ketë makina. Pra, turistët do të duhet të përdorin ende makinat e vjetra kubane, shumica e të cilave kanë moshën para revolucionit. Makina me të cilën lëvizëm ishte një Chevrolet i vitit 1952, së cilës i kishte ngelur vetëm stema e Chevrolet-it. Gjithçka ishte një modifikim vit pas viti e brez pas brezi i familjes së shoferit.
Por, vet Kuba po bëhej gati për kapitalizmin. Sekretarët e partive po bëheshin gati të ishin kapitalistët e rinj të Kubës. Shtëpia ku ne bujtëm ishte një vilë luksoze që ofronte katër dhoma me qera me rreth 110 euro nata për dhomë, duke fituar afërsisht 12 mijë euro në muaj vetëm nga qeraja me turistët që kanë përmbytur Kubën. Pronari është njeri i afërm dhe shumë i besuar i Fidel Kastros dhe ka shërbyer edhe si shofer i tij. Përveç kësaj vile, ai kishte blerë dhe një tjetër që kushtonte 600 mijë euro, të cilën do ta bënte restorant, ndërsa kishte një biznes dhe në Majami në SHBA. Kjo ishte diçka e papërfytyreshme për njerëzit e thjeshtë. Në shtëpinë e tij kishte gjashtë të punësuar, tre gra dhe tre burra. Gratë shërbenin në guzhinë dhe pastronin dhomat, burrat ishin roje tek dera dhe baçhevanë. Paga e tyre ishte 20 euro në muaj dhe të gjithë paguheshin me çmimin e një nate të dhomës sime.
Pronari, i cili ishte në zemër të pushtetit të revolucionit dhe njeri i afërt i familjes në pushtet, në të vërtetë i kishte harruar me kohë predikimet e barazisë dhe komunizmit. Ai ishte thjesht një kapitalist i pamëshirshëm, nëse do t’i refereoheshim dogmave të revolucionit kuban.
Vizitorët në shtëpinë e tij ishin biznesmenë meksikanë, kolumbianë dhe amerikanë, të cilët bënin plane se çfarë duhet të bënin me Kubën.
Por, kishte dhe njerëz të thjeshtë, që po bëheshin gati për kapitalizmin. R. ishte një kubanez i thjeshtë që punonte në një fabrikë purosh në Havana. E kontaktuam të blinim disa puro dhe ai na tregoi historinë e “biznesit” të tij. Kishte miqësi me “shefin” në fabrikë dhe ai i kishte lejuar të administronte kafen e fabrikës. Deri këtu lejohej kapitalizmi. Pastaj R. kishte ofruar një paketë ushqimi për punëtorët, por me klering. Ai u merrte punëtorëve që donin të hanin një puro në ditë, e cila ishte dhuratë e fabrikës për çdo punëtor. Dhe përmes këtij sistemi kleringu brenda fabrikës, ai kishte krijuar një koleksion të madh purosh që ua shiste turistëve. Plani i tij i parë ishte të blinte një fermë duhani me 27 hektarë në periferi të Kubës perëndimore.
Kubanezët e thjeshtë po bëheshin gati për shërbimet turistike, sidomos veturat. Kuba është vendi me veturat më të vjetra në botë, për shkak të embargos dhe çmimeve të larta në hyrje të një veture. Çmimi ditor i një makine ishte rreth 90 euro dhe ajo në shumicën e rasteve, ilegale. Makinat janë krejt të pasigurta, por rrugët janë të gjera dhe bosh dhe kjo shmangë masakrën e aksidenteve, që besoj nuk do të vonojë.
Të kesh një veturë sot në Kubë bëhesh i pasur, pasi në një ditë merr rrogën e tre muajve të një kubani.
Sistemi i shërbimeve turistike është zhvatës për turistët. Të gjithë ata që nisen për Kubë me shpresë se është lire, do të zhgënjehen. Sapo zbret ne aeroport ti duhet t’i kthesh valutat perëndimore në CUC kubanë, një valutë specifike vetëm për turistë, me të cilat do blesh çdo shërbim. Kursi i saj është afërsisht 1 dollarë. Një taksi të merr 10 dollarë për një rrugë të shkurtër dhe dhomat e hoteleve janë mbi 150 dollarë nata. Të hysh në një klub nate ku ka muzikë nga grupe kubane kushton 20 dollarë në hyrje, pastaj ke taksën e një bodigardi që të ofron “siguri” dhe që do 40 dollarë. Më tej tavolina kushton 100 dollarë dhe gjendesh në një mjedis ku shikohesh si gjah nga të gjithë që të rrethojnë.
Turizmi seksual është po ashtu një fenomen para syve të revolucionarëve që nuk duan ta shikojnë. “Elita” e femrave të Kubës, kryesisht balerina, modele, këngëtare, por edhe nga ato jo shumë të njohura, kanë ndërtuar një rrjet të përsosur shërbimesh seksuale për turistët nën një dokumentim të plotë nga regjimi, i cili ka urdhëruar çdo femër që shkon me një turist si shoqëruese, të dorëzojë ID e saj pranë dikujt që është njeri i shtetit. Dhe nëse dikush ka probleme, të gjitha letrat hapen.
E vetmja gjë e lirë janë plazhet. Play del Esta, rreth tridhjetë kilometra nga Havana është një deja vu e plazhit të Durrës-Golem, me rërë, por tejet i pastër dhe pa asnjë ndërtim. Hyrja është e lirë, dhe çadrat kushtojnë pak. Ka plot policë nëpër këmbë sa të bindesh se je i sigurt dhe të ofrojnë pije dhe ushqim, të cilat janë të shtrenjta dhe të pasigurta.
Restorantet kubane janë ndoshta gjëja më e keqe e Kubës. Ushqimi është i gatuar keq, prodhimet e detit janë të pangrënshme për shkak të pasigurisë se kur është furnizuar dyqani i shtetit. E vetmja gjë e sigurt është pilafi me pulë dhe pijet e freskëta të shtrydhura në shtëpi.
Një restorant i ri privat, i hapur në qendër të Havanës përballë Kapitolit, e ka radhën dhjetëra metra jashtë dere, për shkak të shërbimit të mirë dhe furnizimit ditor që ka.
Komunzimi kuban, në të vërtetë nuk është një komunizëm klasik. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me komunizmin lindor të Europës. Së paku aty ekzistojnë tre liri të mëdha, liri artistike, liria fetare dhe liria seksuale si dimensione themelore të mungesave të komunizmit lindor. Në Havanë ka muze të Artit Modern përkah muzeut të Revolucionit. Jeta e natës është njësoj si në Miami për ata që kanë mundësi, ndërsa muzika dhe arti janë thuajse të lirë dhe nuk kanë asnjë lidhje me realizmin socialist. Në Kështjellën e Havanës është një nga statujat më të mëdha të Krishtit, ndërsa arkitektura e Havanës jo vetëm që është mahnitëse, por nuk ka dy ndërtesa njëlloj. Ndryshe nga komunizimi ynë ku uniformiteti i arkitekturës është thelbësor, aty nuk ka gjurmë të tilla. E vetmja gjurmë e komunizimit mbi ndërtesa është fakti që ato janë të mrekullueshme, por të rrënuara si ish- zonja të rënda të lëna pas dore nga varfëria. Kastro dhe regjimi i tij nuk kanë mundur të lënë gjurmë në gjeografinë e Kubës me ndërtimet e tyre. Ata thjesht s’ia kanë dalë dot të mbajnë Kubën siç ishte para revolucionit.
Destinacionet kryesore kulturore të turizmit mbeten ende të pakta. Pelegrinazhi kryesor është drejt shtëpisë së Heminguejit, në perfieri të Havanës. Shoferi ynë, një 40 vjeçar nuk kishte dëgjuar kurrë për të dhe mezi gjeti rrugën, pasi dhe dikë që pyeti vetëm 100 metra larg shtëpisë, pyeti me çudi duke përmendur emrin e Hemingueit keq, gati sa nuk pyeti i kujt është ky djalë.
Shtëpia e tij, një vilë e mrekullueshme franceze e fillimshekullit XX, rreth 4.3 ha, ishte në një kodër të vogël nga ku dukej gjithë Havana. Ciceronia, me 5 euro linte çdo punë dhe të shpjegonte çdo detaj, por vizitorët ishin të pakët dhe kryesisht nga Europa lindore.
Po aq e braktisur dukej dhe shtëpia e Che Guevara-s, përveç disa nostalgjikëve të tij.
Gjërat e vjetra, me të cilat Havana ishte krenuar dukej se nuk vlenin më. Të gjithë ishin duke menduar sesi do t’ia dilnin në periudhën post-revolucion. Është një përmbysje pa kundërshtarë. Disidentët e Majamit janë lejuar prej dy vitesh të kthehen në atdhe dhe të investojnë. Askush nuk i arreston më, por as i lënë aq të lirë. Post-revolucionin po e udhëheqin sërish revolucionarët, tashmë të bindur se kapitalizmi u duhet më shumë se dogma që u dha pushtet gjysmë shekulli më parë. Është një vend që nuk ka shumë gjëra të përbashkëta me komunizmin, përveç regjimit autoritar dhe sundimit familjar të tyre. Është një vend, që nuk besoj se do të bëhet demokratik, por do të bëhet kapitalist. Dhe do të vazhdojë të udhëhiqet çdo gjë, nga ata që sot kanë shanse të bëhen kapitalistë.
Havana, 20 korrik 2015
CUC KUBANE
hahahahahhahaha …..u nisa pra …….
du shume CUCA !!!!
Ka nje paralelizem midis kubes dhe shqiperise ne lidhje me ameriken,por me ne shqiptaret nuk e di pse ato stratege,gjenerale, dipllomate dhe ambasdore amerikane me elez biberet e tyre kurre nuk folen pas 1992 per keto gjera jetike:
1-PAJTIM KOMBETAR
2-plan ndihme marshall
Pse pra amerika zyrtare ndryshet sillet me Kuben komuniste..me kinen komuniste dhe me enver hoxhen kane 22 vjet qe po i hane kockat me berishet dhe lul bashistet si fashistet dikur
Nga ana tjeter shikoja nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..tani u shtua mesila dodovska dhe
Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..
Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO) shkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
*
Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
**
Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
***
Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
****
Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
*****
Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
******
Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
*******
Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
********
Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
*********
Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
*************
Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botes ne Amerike.
Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
Pikerisht mbrojtja qe po behet Satrapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..
SHTRIGU I LUGUT TE ZI TE TROPOJES ME NDER ME THANE SALI QENEFI.
***
po me emertimin e enver hoxhes pse tregohen kaq kanibale ?
Enver Halil Hoxha ( si quhet zyrtarisht “diktatori “)
16 October 1908 – 11 April 1985)
was the socialist leader of Albania from 1944 until his death in 1985,
as the First Secretary of the Party of Labour of Albania.
He was chairman of the Democratic Front of Albania and commander-in-chief of the armed forces from 1944 until his death.
***
kur do te mbaroje supa 23 vjecare sali elezbiberiste me kufomen e enver hoxhes
Duhet ndjekur ndryshimi i Kubes. Jam kurjoz te shoh se si do te shendrohen revolucionaret e djeshem ne kapitalista te pa meshirshem te cilet nuk mendojne se shfrytezimi i njeriut nga njeriu eshte paderjtei. Ore te pa meshirshem … Une nuk e di se ku jane keto te meshirshmit.
Realisti dhe te tjere : Kuba do te integrohet shpejte ne ekonomine e tregut e do te jete shume e sukseseshme .
Ne vehdin tone , nuk u permbys komunizmi , por Shqiperia . Procesin e pas 1990, nuk e drejtuan forcat demokratike; por forcat antishqiptare, brenda e jashte vendit .
Mero ,
Na ke dhene nje pasqyre te plote , te transferimit Kapitalist nga lart . Te pakten eshte pa bastisje rrugacore , I. Foto