A po e shantazhon Berisha, Bashën?

23 Korrik 2015, 20:22Editorial TEMA
A po e shantazhon Berisha, Bashën?

Nga Mero Baze

Pothuajse dy javët e fundit një fluks opinionistësh që vërtiten rrotull Berishës dhe sidomos djalit të tij, po trashin dita-ditës zërin kundër Lulzim Bashës. Në fillim e fajësuan për mënyrën si u soll me rezultatin e zgjedhjeve, pse pranoi të futej në zgjedhje, pse pranoi të thoshte se zgjedhjet kishin shkuar mirë, pse pranoi të thoshte që kemi fituar dhe pastaj u kthye tek ajo që Berisha e tha sapo u mbyll kutia e fundit, që ato zgjedhje nuk duheshin njohur.

Më pas vijuan kritikat me mungesën e fuqisë së Bashës për të bërë protesta, me faktin që ai po e ndan PD-në në grupin e tij të ri dhe në berishët e vjetër dhe deri tek akuzat e fundit për klientelizëm në qëndrimet ndaj ligjeve të shumicës në Kuvend.

Gjithnjë e më shumë po theksohet nga ana tjetër, se Berisha po bëhet i vetmi pol referues në PD dhe për këtë sillen dhe shembuj ekstremisht banal si kafet e Berishës me ambasadorin amerikan, kinez apo ndonjë tjetër.

Po ashtu dhe fokusi i debateve parlamentare është më shumë i përqëndruar tek ajo ç’thotë Berisha sesa tek qëndrimi zyrtar i PD-së, që formalisht përfaqësohet nga ato që thotë Basha.

Shantazhi duket se është i qartë dhe jo pa pasoja tek Basha. Ai ka reflektuar me nxitim ditët e fundit ndaj këtyre zërave duke bërë gjeste qesharake politike, siç është qëndrimi ndaj ligjit për Arsimin e Lartë, ku vet Berisha ishte më i qartë dhe më serioz pro ligjit se sa kundërshtimi vulgar i Bashës pa asnjë thelb politik. Një lider opozite nuk e ka luksin që qëndrimin për një ligj ta vendosë në bazë të kritikave që i bëjnë figurës së tij, por në bazë të cilësisë së ligjit. Dhe nëse ligji sipas Bashës do çohet në Gjykatë Kushtetuese, atëherë i bie që ai të ketë qenë aq i keq sa Basha duhet ta kishte ngritur zërin javë e muaj më parë, kur në fakt i kishte dhënë ok këtij projekligji me lobistët e tij.

Por a është i gjithë ky shantazh një përpjekje për ta zhvendosur Bashën nga kreu i PD-së?

Kjo nuk ka asnjë shans të ndodh. E para sepse Berisha nuk dëshiron të zvënedsoj formalisht Bahsën, por ta ketë atë të zëvendësuar realisht. Dhe me këtë mënyrë të sjelluri Berisha e ka zhdukur Bashën nga qarkullimi dhe dikton me qëndrimet e tij. Kjo është dhe arsyeja pse rrit presionin ndaj tij.

Së dyti, Berisha e do Bashën kështu siç është sot. Të pafuqishëm, të mundur, të paaftë për të çuar PD-në në fitore dhe të përulur për të mos ia prerë kokën. Është dosja e duhur për një njeri, të cilit i ka hapur rrugën formalisht të jetë kryetar i një partie, që ai nuk ka ndërmend ta lëshojë. Ashtu siç i ka dashur ministrat dhe bashkëpuntorët me cene që t’i mbante nën kontroll, po ashtu dhe Bashën e do pikërisht kështu, të pazotin për asgjë që mund t’i rrezikojë marrjen seriozisht të postit të kryetarit.

Dhe së treti, edhe sikur të ndodh çudia dhe Berisha ta humbiste durimin e t’i thoshte “ik”, Basha nuk do ishte për herë të parë në jetë të tij aq i bindur. Një njeri që ka sakrifikuar aq shumë për të qenë i përulur për dhjetë vite, duke pranuar çdo poshtërim personaliteti, nuk mund ta pranojë lehtë të flaket edhe pse ky është sporti më popullor i Berishës me bashkëpuntorët e tij. Basha e ka pranuar poshtërimin për të qenë formalisht kryetar dhe duke i hapur rrugën Berishës për çdo gjë, por nuk e pranon humbjen edhe të këtij statusi. Dhe megjithëse Berisha bën humor me të duke i lëshuar në shpinë “shokët e çunit”, e di mirë që “shoku i vajzës”, nuk është po aq i përulur si i divorcuar, sa është i përulur si dhëndër brenda në PD. Ndaj e gjithë kjo zhurmë është thjesht për ta bërë edhe më ushtar sesa është. Dhe ai nuk përton të bëhet!

 

15 komente në “A po e shantazhon Berisha, Bashën?”

  1. Ata te dy jane vrasesa Mero….

    1. prangat ose plumbin. says:

      -a e imagjinoni te nderuar lexues nje student qe sapo mbaron shkollen dhe ne punen e pare te paguhet 80 mije dollare ne muaj

      -a e imagjinoni te nderuar lexues qe Spiuni serb Lul Basha nnga 2001-2004 ka hyre dhjetra here ne kufirin shqiperi-kosove i maskuar si inxhinjer rrugesh per te shkuar ne Bicaj,shtepine e verdhe dhe gjetke…pse duhet te pranojme akoma sherbimet e spiunazhit te dokumentuar te ketij rezervisti te Damir Fazllicit dhe Sali Berishovicit ?!

      a doni fakte ?

      Gazeta “Le Temps”, Baraybar dhe Lulzim Basha.

      “Legal officer”: Lulzim Xhelal Basha i Drenicës, një nga ndëshkuesit e gjeneralëve të UÇK-së

      20/04/2011
      Disa muej më parë, mediat i bënë jehonë një interviste të antropologut Jose Pablo Baraybar, të botuar tek gazeta zvicerane “Le Temps”. Baraybar njihet prej publikut si një prej ekspertëve të përfshirë në hetimin e atyre që përfliten si krime të UÇK-së, apo historia e “shtëpisë së verdhë”.

      Ky hetim famëkeq për shqiptarët, i kryer prej një skuadre ku merrnin pjesë ekspertë ndërkombëtarë të punësuar pranë UNMIK-ut dhe pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, edhe pse ende nuk ka prodhuar asnjë përfundim serioz e të besueshëm, ka pasur jehonë në media ndërkombëtare, po edhe në institucione të ndryshme të angazhuara në rajon.

      Bëhet fjalë pikërisht për hetimin, të cilit iu referua Carla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Hagës, në librin e saj, sipas të cilit në luftën në Kosovë rezulton që shqiptarët të kenë bërë po aq krime sa edhe serbët, edhe pse këta të fundit siç dihet, ishin të organizuar në represionin e tyre e në qëllimin për të spastruar etnikisht atë territor që historikisht ka qenë i banuar prej shqiptarësh.
      Prej hetimeve të tilla ka marrë spunton dhe raporti kontrovers i zviceranit tjetër, Dick Marty-t, raport që tashmë është bërë shkak për nisjen e hetimeve të reja nga ana e EULEX-it.

      Për raportin Marty dhe për historinë e “Shtëpisë së Verdhë” është folur gjatë, e palët interpretojnë sipas interesave, mirëpo, sipas Baraybar-it, e jo vetëm sipas tij, në ekipin e hetuesve që ka “zbuluar” atë çka pretendohet se ka ndodhur gjatë luftës, pra vrasje e tortura të kryera nga ana e UÇK-së, ka qenë dhe Lulzim Basha

      Sipas Baraybarit, Basha ka qenë me të në veri të Shqipërisë, si përkthyes e si jurist. “Basha e njeh dosjen, ai e ka pasur atë”, – ka thënë antropologu peruan publikisht tek gazeta “Le Temps”. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Lulzim Bashës, që ishte Ministër i Brendshëm në momentet kur u botua intervista e Baraybar-it, e kur sapo kishte nisur diskutimi: Basha mohoi të kishte qenë pjesë e hetimeve, edhe pse në CV-në e tij shkruhet se bash në atë kohë ai ka qenë në shërbim të Gjykatës Ndërkombëtare e të UNMIK, dhe detyra e tij ka qenë pikërisht ajo: të shoqërojë ekipet hetimore, si përkthyes nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas, dhe si jurist.

      Pas deklaratës së Bashës, pati dhe një reagim tjetër, nga mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, edhe ai pjesëtar i ekipeve që kanë marrë pjesë në hetim. Gashi gjithashtu dëshmon për praninë e Bashës në hetimet në fjalë. Një tjetër konfirmim erdhi dhe nga Human Rights Watch, përmes përfaqësuesit të tyre Fred Abrahams. Në një deklaratë publike të kësaj organizate ndërkombëtare Abrahams pohon se Basha ka qenë në dijeni të hetimit, edhe pse në deklaratat e tij Basha tha se s’ka dëgjuar kurrë për këtë hetim.
      “Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë”, – tha Abrahams në deklaratën e tij publike.

      Fred Abrahams: Basha personalisht ka hetuar informacionet
      për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë!
      Ky qelbesire duhet te egzekutohet si Esat Pashe Toptani…por faj ka dhe Mero qe ka filluat te tregoje barcaleta me Sa-Lul,ka faj Edi Rama qe ben shurren ne breke nga berisha..por faji me i madh eshte i atij te rruag elbasanit qe ben lista kriminelesh por harron megakriminelin Lul Berisha..

  2. iksi says:

    njeri i shpifur nuk mund te behet me shume – llull hollandezi stonon edhe ne Hollane e jo me ne Albani.

  3. METEH says:

    Analize e sakt.Sali+Luli=shpifs,hajdut,kriminel.shpresojme me berjen e drejtesise te futen te dy ne biruce nqs Meta bie dakort me Ramen,pasi Meta eshte si puna e kandarit te farmacise.Ai rrezon çdo qeveri ne kete vend,eshte shume i rrezikshem,te ha qete-qete…!

  4. Jimi says:

    Medemek Lul plastelina!

  5. Mergimtari says:

    Kure dote vije ajo dite zoti Mero qe Saliu dhe Luli te vihen ne bangen e te akuzuarve per vjedhjet, vrasjet, shpifjet, qe jane bere gjate tete viteve te qeverisjes Berisha, ne te gjitha fushat e jetes dhe nga te gjitha dikasteret vertikalish dhe orizotalisht. Kete e shkojme nga kontrollet e shtetit ku eshte abuzuar me miliona hero.

  6. sherifi says:

    Eshte teori e njohur nga Berisha kjo z.Mero,Berisha eshte prototipi i nje Marksist-Leninisti,nje Enveristo-Putinist,qe cdo njeri qe eshte poshte,te jete i “bindur”.Si i tille,ky tip nuk permban asnje % te vlerave te demokracise,por keto jane tipare te sistemeve diktatoriale,biles nga me te egrat.

  7. dymi says:

    Ore, a me shpjegon dot njeri se c’e ka Anila Basha, ajo pianecja, Lulzim Bashen, i cili edhe kur pi nje gote uje behet tape dhe flet me dhembe jashte si nje specie e paarire.

  8. h says:

    He mo Mero si kalove nga Kuba , te zuri dhembi ndonje njomishte?

  9. Roland Deda says:

    Berisha eshte de facto kryetar i P.D.se. Asnje nuk ka dyshim per kete . Basha eshte nje marionete ne duart e Berishes dhe do te jete i tille derisa lideri historik te mendoje se nuk i duhet me. Basha ka vepruar dhe vepron ne baze te udhezimeve te Berishes, pasi jo vetem ai , por dhe shumica e deputeteve te tjre ne P.D. nuk guxojne te artikulojne ndonje germe kunder bosit te tyre.Me humbjen e pushtetit nga P.D. normalisht duhet te kishte analize dhe nxjerrje konkluzionesh per humbjen e madhe. Me urdher te shefit kjo analize u anashkalua dhe u kalua ne planin e marrjes se pushtetit ne tavolene nepermjet L.S.I.-se. Deri vone Basha trumbetonte nen ze se L.S.I. do te shkeputej nga koalicioni dhe do te bente aleance me P.D.Pasi ky plan deshtoi te gjitha perpjekjet shkuan tek zgjedhjet lokale te cilat sipas Bashes do te ishin referendum popullor per te rrezuar maxhorancen dhe per te shpallur zgjedhje te parakohshme. Endrra me sy hapur. “Referendumi popullor” i bashes rezultoi katostrofik per te personalisht dhe per vete P.D.ne.Basha ka deklaruar se do te beje analizat e zgjedhjeve lokale ne shtator. Po cfare do te thote? Ai ishte aktori kryesor qe kerkoi ti shndrronte zgjedhjet lokale ne zgjedhje te pergjthshme. Pergjegjesia direkte bie mbi te. A do ta marre valle ai ne shtator kete pergjegjesi dhe normalisht te jape doreheqjen? Personalisht besoj se jo. Bosi i tij zoti Berisha nuk do ta lejoje nje gje te tille pasi do te diskretitohej vete.Perrallat me shantazhe te Berishes ndaj Bashes as edhe te vegjlit nuk i besojne.P.D. do te vazhdoje ne frymen e Berishes per te kundershtuar cdo gje ne parlament. Strategjia e Berishes ka qene gjithmone ekstremizmi. Basha nuk del dot jashte kesaj kornize te bosit te tij.Djali i adoptuar i familjes Berisha do te vazhdoje te sillet sic e ka udhezuar njerku i tij. Asgje te re nuk mund te kete ne frontin e P.D.se.Edhe ato pak mbeshtetes apo simpatizante te Sokol Olldashit do te behen “koka turku ” ne analizen e ardhshme. Berisha nuk mund te shantazhoje beniamin e tij te cilin e ka bekuar vete.

  10. ne emer te Migjenit te Math says:

    lehja e rradhes

  11. Zani Burimi says:

    Mero,
    Ju lutemi te mos merreni shpesh me Lulin e Berishen, sepse u ben reklame kufomave politike qe kane mbetur si lemizhdet qe nxjerr deti gjate dimrit.

  12. sela says:

    Thuthuqe bjeri se i bi mir

  13. lupua says:

    Dolet mo komuniste t’i qani hallin Bashes me ne krye Mero traktoristin ose me mire ndihmesin se su be dot as traktorist ne fshat.C’i qani hallin mor te mjere, kur amerikanet thone yll ne ngritje per Bashen, dhe burre shteti per Berishen c’komentoni me. Eshte e vertete qe si degjuat imperialistet amerikane ne 45, dhe e hengret 45 vjet dhe ne 91 ia shtruat me qylym Bejkerit.Po ku do ta gjeni Arvizune ti kerkoni falje, ai iu doli borxhit, hani dhe ca akoma sa te mbeteni me pak se mali i zi t’iu vene dhe regjimin e vizave dhe te thoni ku je Sali…apo hani dhe bar se harova.

  14. daku says:

    Te drejte ke per te gjitha Mero djali,po per Ilir Kryemadhin pse ke kohe qe sflet,apo nuk del kunder vijes se partise dhe ti.Perdite e me shume po na zhgenjen.Dhe Tema po katandiset si gjithe te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje