Nga Mero Baze
Në harkun e dy ditëve në Maqedoni kanë ndodhur dy vrasje të bujshme, që kanë të bëjnë me pushtetin politik të shqiptarëve. i pari i vrarë në Kumanovë është një ish komandant i luftës pretendent për postin e kryetarit të partisë së Ali Ahmetit në Kumanovë.
I dyti që u vra sot në Stugë, Argëtim Hasani është po ashtu një personazh i njohur i botës politike në Maqedoni, ose më mirë ta përshkruaj si një personazh që lidh shumë klane politike mes shqiptarëve në Maqedoni.
Personalisht e kam takuar si gazetarë edhe me Menduh Thacin dhe me disident të tij dhe me kundërshtarë të tij. Ka qenë fillimisht i afërt me Menduh Thacin, pastaj me një kundërshtarë të tij breënda partisë dhe së fundmi me bashkiakun e Strugës.
Nëse ka një arsye të përbashkët përse vriten shqiptarë të tillë në Maqedoni është pikërisht mënyra se si e përdorin dhe përse u duhet pushteti shqiptarëve atje.
BDI si partia më e vjetër e shqiptarëve në pushtet, është kthyer në të vërtet në polin e vetëm të pushtetit për shqiptarët. Duke qenë parti që drejetohet nga një figurë autoritare pa shumë rregulla dhe me një pushtet personal në rritje, biznesi i vetëm i shqiptarëve që duan të kenë pushtet është të kapin këtë parti, degët e saj, ose postet kyce të pushtetit që i ofrohen asaj për të fituar.
Mënyra se si pushteti i Gruevskit sillet me shqiptarët është po kaq poshtëruese dhe antiligjore. Ai e konsideron pjesën e pushtetit të shqiptarëve, jo si pjesë të pushtetit të tij, por si një geto që duhet ti bashkangjiutet atij. Kështu ai e ndan atë dhe ua “fal” shqiptarëve, i bindur se më keq se ata nuk ka mundësi të sillet askush tjetër me shqiptarët.
Duke funskionuar si një qeveri geto, brenda qeverisë dhe më keq akoma, si një pushtet okult brenda një pushteti, po ashtu autoritar, lufta për të kapur pozicionet kyce në këtë pushtet, është kthyer tashmë në një luftë për jetë a vdekje mes grupeve rivale shqiptare.
Kjo është një nga pikat më degraduese, ku e ka cuar politikën shqiptare mënyra se si pushteti maqedonas e përdor pjesën shqiptare. Por nga ana tjetër ky është dhe modeli më i shëmtuar, që shqiptarët demonstrojnë si standart të tyre për të qenë në pushtet.
Personalizimi i pushtetit të shqiptarëve në Maqedoni me Ahmetin, dhe në disa raste me Thacin, kur ai ka pas shanse të ishte në pushtet, është aq i fort dhe i pakontestueshëm, saqë shikohet si alterativa e vetme për korrupsion, trafiqe, apo dhe karrierë politike.
Viktimat e luftës për pushtet po trondisin opinionin publik, jo aq shumë për emrat e përvecëm, por për nivelin se ku ka arritur konflikti brenda një segmenti të pushtetit të shqiptarëve në Maqedoni.
Mungesa e opozitës shqiptare që prodhon rrotacion, dhe mbajtja edhe e PDSH në dorë të një grupi që u siguron gjithnjë të qënit në opozitë, e ka bërë BDI e Ali Ahmetit dhe më tej shansin e vetëm për pushtet që duhet të prodhoj tashmë, ose karrige ose arkivol.
Ky është padyshim një turp jo vetëm pse po prodhon viktima njerëzore, por mbi të gjitha se po prodhon mungesë shprese dhe një model të shëmtuar pushteti, i cili duhet ndryshuar për të mirë të shqiptarëve.
Sic është sot modeli i pushtetit të shqiptarëve, është një model që ofron pushtet për korrupsion trafiqe dhe pushtet personal të liderit.
Ky përvecse është standart anormal për një shoqëri të lirë, është dhe standart degradues në raport me pjesën tjetër të shoqërisë maqedonase, e cila nuk është sterile nga këto vese, por nuk i ka deri në këtë shkallë. Brenda shqiptarëve të Maqedonisë, jo pa qëllim pushteti maqedonas toleron vese të tilla diskretituese për shqiptarët, duke filluar nga vjedhja e votave në zgjedhje e deri tek vrasja për një karrige kryetari partie lokale apo një post në një agjensi fitmprurëse.
Por më shumë fajtorë se sa ata që i nxisin këto, janë vet shqiptarët që i kanë kthyer në traditë të qeverisjes së tyre dhe në arsye të vetme përse u duhet pushteti në Maqedoni.
Dhe e gjithë kjo bëhet sidomos cinike, kur mendon se ata që kanë pushtetin, janë ata që morën armët për lirinë e shqiptarëve dhe tashmë i kanë futur mes këmbëve të pushtetit të tyre personal, duke u marrë dhe jetën për “idealet e tyre të larta”, të krimit korrupsionit, trafiqeve dhe pazareve politike.
O Mero, pershkrim i perkryer i karakterit te shqiptarit per pushtet. Nuk kemi ndryshuar aspak nga menyra se si i benim gjerat ne mesjete qe behej lufte se kush e kish te udheheqi dhe tani ne kohen e sotme, si shqiptaret e shqiperise, si te kosoves ashtu dhe te maqedonise…
Tani,Grujevski i paska lene shqiptareve pavaresi te plote ne pjesen e pushtetit shqiptar. Grujevski qenka burre i mire. E paska ai fajin qe vriten shqiptaret mes tyre?
Ymer Baze ;Pasi nuk te shkrepen shpifjet e sharjet per Pd dhe Bashen e Berishen ja paske marre politikes shqiptare ne Maqedoni.Si ore analisti i math nuk u kujtove te flasesh per ato qe thote Sinanaj vrasi serial nga burgu? po te ishte Pd ne pushtet do kishe ngit me kuc e me mace kujt i thone kunder mafias e kunder familjes.Do thonje se e di mire se pase ketyre presioneve qendronte familja Berisha e Zeni e Argita.Por ce do se keto vrasje jane bere nga mafija e kuqe qe eshte ne pushtet sot.Fol pra o Ymer Baze per Sinanajn se ky eshte problemi i math sot ne Shqiperi ku Mafija komuniste dhe vrastare eshte ne pushtet.Fol Ymer fol se duam te degjojme
Mos u lodh kot “ne emer te Migjenit”.
Mero ka dhene me vertetesi karakterin e banditeve dhe hajduteve shqiptare qe me mashtrime dhe krime kane privatizuar partite ne Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi. Po te shkoni pak me tej ne historine do te zbuloni emra te tjere si keta te sotmit, qe nga Ali Pasha e deri tek Enver Hoxha.
Problemi nuk qendron tek individet por tek ky popull qe u shkon pas…
Akoma me ‘komuniste’ more i mjere!!!! Po edhe Salihi yt e ka horru ate histori! Dil nga erresira e shpelles ku jeton! Leri endrrat per pervetsim te klanit qe ka 25 vite genjyen frikesuan vodhen e vrane shqiptaret!..Jemi ne v.2015..Apo vitet nuk ecin pa udheheqesin tend ne krye???Edhe pa te njerezit, po mundohen,punojne fitojne ..martohen e shtohen..Si kujton ti zotrote? Friken nuk mund ta heqim nga koka
Ti qenke me kulture Mero BAZE ; KONCEPTOKE kritikat tona !
bravo MERO na pelqeu refleksioni juaj ;FLM.
tani kemi nji problem me moderatotin tend antishqiptare ,
i cili largon temat ku komentohet ,ne interes te shqiptareve .
perfekt Meroooooooooooooooo,
se me ate foton tjater qe thua ti ,kupton apo jo ,
na kallje daten vallaj.
je njeshi je ,e me te lumte .
Qeverite e dhiera te Tiranes ndotin jo vetem Tiranen, por gjithe rajonin.
Fajtori numur nje per shqipetaret e rajonit jane qeverite hajdute dhe te pamoralshme te Tiranes.
Keshtu zoteri Baze filloje fajesimin me qeverine e sotme te Tiranes dhe mbaroje me ke te duash.
Sllavet qe drejtojne FYROM-in jane cakej qe shfytezojne situaten dhe shume mire bejne kur zgjedhim kaqola neve per drejtues.
Sakte Mero
Shqiptaret e Maqedonise i kane perqendruar energjite e tyre drejt shnderrimit ne vehabiste. Ndjejne me shume lidhje me kembezbathurit e shkretetires se me kombin shqiptar. Le te marrin ate qe meritojne nga sllavo-maqedonasit.
saktë nardi
E keqja me e madhe per shqiptaret ne Maqedoni eshte Ali Ahmeti dhe Mendu Thaqi dy persona te shitur te sherbimet sekrete sllave.Nese e percjelle p.sh.Ali Ahmetin ai gjoja se eshte duke pounuar per intergrimin e Maqedonis ne NATO ose ne BE.Ahmeti askund me nuk permend avancimin e pozites se shqiptareve edhe kur ia permend ndonje i huaj ai e anashkalon,shkurt a<i e ka te ndaluar te flase per shqiptaret dhe poziten e veshtire te tyre.Polkitika e Shqiperise dhe e Kosoves per hire te shqiptareve te Maqdonise duhet te bojkotoje keto dy tradhetare dhe te perkrahin njerez tjere per shpetimin e shqiptareve te Maq,nga me e keqja.
Duke lexuar e perjetuar me shum dhimje ate qe po ndodhe nder shqiptaret e FYROM-it
Ngelem plotesisht i habitur, A kjo eshte ajo per te cilen, lider, ushtar e komandant rroken armet ne vitin 2001?
Cfar eshte kjo force magjike e plackerise, qe u beka me e forte se ideali per te cilen u luftua ?
Ku eshte Ali Ahmeti i vitit 2001, kur kerkonte me pushke ne dore te drejtat e shqiptarve, e tani behet goma e pare e makines me motorr te prishur qe nen gujdimin e Gruevskit perparon mbi trupat e shqiptarve ?
Ku eshte ai i VERTETI i Bedri Islamit, e a mundet qe te jet me i Vertete?
Sot me shume se kurre me duket se ka ardhur koha qe shqiptaret e FYROM, te bashkohen ne nje rruge krejt tjeter per te drejtat e tyre.
Paska qene si Kastriot Islami. Tip kurve.
le mos fol me,shqiptari qen do mbetet gjithmon per te tjeret pasi e bejn vet veten te tille dhe e shesin,dhe kur nuk i duhemi me askujt atehere na hedhin rrugeve
Nuk na e ka fajin gruevski, por budallalleku dhe injoranca jone! Nje parti e vetme Shqiptare do e bente zap maqedonine!
Mero trazovaci ti e di mire, por “pyete” njehere arkivin e piste te tiranes zyrtare tere keta 25 vite te krimipolitikes shqiptare kudo qe te jete. Ti si trazovac qe ishe dhe je duke pshurre korridoreve politike ku zien kjo gjelle me helm, e di mire kete loje dhe behu njehere i sinqerte dhe tregoja lexuesit tend kete rol te percarjes se shqiptareve qe e ka mbjelle si bar i eger po tirana sepse te tjeret kur shohin qe ke ngritur shalet te pallojne edhe ne mes te tiranes dhe jo vetem ne shkup. Pra, gjyko drejte dhe kur te besh keto paloanaliza per shqiptaret jashte shqiperise mos e fsheh me kurveri kurverine e tiranes ku ti jo se nuk i ke ndjekur keto lojera, perse jo kesaj gjelle ti kesh shtuar edhe ndonje ereze nga ato ‘keshillat’ e tua sidomos me ate qe te theu surratin-berisha i cili ka mbjelle kete lemsh me vdekjen si ’embelsire’ qe ti duke e fshehur kete, akuzon te tjeret per getoizim…marrezira e idiotesira jane keto lojera dhe mjaft me analiza kurvash qe dihet kush i pallon apo jo…ose shiko krimin gjithandej shqiptareve e ne rivieren shqiptare te eger e ke si meny “albanian summer gun”…qepeni se jeni gazi i botes apo getoja e rajonit dhe evropes.
Jemi njerez me komlekse, ngaqe na ka munguar gjithmon liria dhe vetqeverisia, tani qe i kemi po na myt babzia dhe forcen qe kemi ja kthejm njoni tjetrit