Një përballje “e pavullnetshme” me Perëndimin

24 Korrik 2015, 20:50Editorial TEMA
Një përballje “e pavullnetshme” me Perëndimin

 

Mero Baze

Ambasada e Mbretërisë së Britanisë së Madhe është dashur të reagoj dy herë rradhazi. Fillimisht reagoi për ligjin e Arsimit të Lart në Shqipëri duke e mbrojtur atë dhe duke vlerësuar cilësinë e tij. Pas britanikëve dhe një nga personat kyc në Komisionin Evropian për Arsimin, Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit dhe Kulturës në Komisionin Evropian, Xavier Prats Monne i ka dërguar një letër mbështetëse dhe inkurajuese Ministres se Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla për këtë ligj.

Bëhet fjalë për një ligj të cilin opozita në dy ditët e fundit e kompleksuar nga debati rreth klientelizmit të saj, jo vetëm që e hodhi posht, por do ta coj deri në Gjykatë Kushtetuese. Pra angazhimi i saj në këtë betejë përvecse nuk ishte serioz, pasi ishte reagim i orëve të fundit, është dhe ekstrem lidhur me pozicionin e saj si opozitë “properëndimore”.

Reagimi i dytë i Ambasadës Britanike kishte të bënte me kompaninë Croën Agent, e cila u vu nën akuzë nga opozita si e korruptuar.

Në fakt më shumë se sa akuzë, Basha ka rënë viktimë e kulturës së papërgjegjësisë publike për fjalën kultivuar në PD nga Berisha, dhe në këtë kuadër ka sulmuar me një fjalor të egër në emër të opozitës këtë kompani britanike.

Problemi nuk është të debatojnë a kanë të drejt britanikët dhe Komisioni Evropian apo ka të drejt Basha në gjithë këto histori, por tek mënyra se si ballafaqohet kultura opozitare e Bashës me perëndimin.

Kur opozita përballet me qeverinë në Kuvend, shumë gjëra bëhen relative, spekullimi me faktet është në ekstrem , referemi tek “sms” që u “vijnë deputetëve” njëkohësisht, ndërkohë që cohen për të folur është traditë sajimesh berishiane, dhe akuzat pa doganë janë pjesë e kulturës së tyre politike. Problemi është se shpeshë herë Basha pëprpiqet ta paraqes këtë lloj kulture opozitare si perëndimore.

Në rastin e parë që ai ka prekur me “opozitën” e tij këndvështrimin perëndimor për Shqipëirnë, në të vërtet ka hyrë në betejë publike me ta.

Tek rasti i parë, ai i ligjit për Arsimin e Lart, jemi të qart se Basha ka qenë mbështetës i tij deri javën e fundit, pastaj hyri në mekanizma presioni të tjera nga grupe brenda PD. Por e gjitha kjo zbulon faktin se ai nuk ka asnjë mendim të vetin dhe asnjë bosht si lider i një partie të djathtë. Reforma në thelb nxit konkurencën mes universiteteve, vënë pozita të barabarta cdo student në raport me pagesën në Univeristete dhe mund të prodhoj një përmbysje reale të fabrikave të diplomave publike dhe private që vegjetojnë në Shqipëri, nën mbshkrimin “Universitete”. Por dhe nëse do të ishte kundër, Basha duhet të ishte qartazi kundër, me një oponencë të stukturuar muaj më parë kur gjysma e stafit të tij shkruanin këtë ligj. Duke mos e bërë këtë dhe duke kthyer pllakën në javën e fundit ai përpiqet të mbuloj dështimin e tij me fjali të forta dhe hyn realisht në konflikt me konceptin perëndimor për ligjin e arsimit. Tani që zyrtarisht ligji përkahet nga Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe, unë nuk di se në emër të kujt fryme perëndimroe do të bëj opozitë Basha.

Rasti i Crown Agent është dhe më i rënd. Unë nuk jam entuziast për atë që ata kanë bërë në sistemin e doganve në Shqipëri. Mund të ketë dhe debat real nëse ja kanë vlejtur ose jo. Por një opozitë normale, ose “properëndimroe” sic pretendon Basha, nuk bëhet me llogjikën e Sali Berishës, duke dal në triubnë e duke thënë ata janë të korruptuar.

Marrëveshja koncesionare me Crown Agent, është publike, e miratuar nga qeveria. Opozita ka mundësi ta marrë, ta analizoj, ta hetoj, të ngrej dh eKomision Hetimor dhe të verifjkoj nëse ajo ka përmbushur apo jo pritshmëritë që i ka caktuar ligji. Dhe në bazë të kësaj mund të penalizoj qeverinë që e favrozon atë. Kjo është rruga perëndimore e të bërit opozitë. Rruga që aplikon Basha është njësoj sikur nxjerr ben Rustanin të shaj Tërmet Peçin nën akuzën se i ka ardh një sms që njëri pa emër thotë se di emrin e atij që mbjell hashash.. Por për fatin e tij të keq, Perëndimi është serioz kur flet opozita dhe mban shënim. Në rastin konkret, duket se janë në hall ngaqë po u mbushet blloku me marrëzira, të cilat provojnë se opozita e Bashës nuk është as perëndimre, as properëndimore, por as dhe e Bashës. Është një përpjekje për të folur si Berisha dhe për tu dukur si Basha. Por hipnoza nuk po ngjit, sidomos kur do të duket edhe berishistë, edhe perëndimorë. Në fakt është e qart se një lider opozite tek ne, ka shans të jetë, ose Berishistë ose Perëndimor.

 

30 komente në “Një përballje “e pavullnetshme” me Perëndimin”

  1. Labi Vlore says:

    Lindita Nikolla te jape DOREHEQJEN.Te tjerat jane dokrra,perfshi edhe artikulli qe ke shkruar ti Mero.Na shkruaj pak neser per Lindita Nikollen qe sqaron kriminelin e faktuar Boterisht nga FBI-ja Amerikane,Sali Ram berisha,per sa i perket ligjit te Arsimit te Larte??Perse nuk shkruan per kete i nderuar Mero??Ai ishte nje skandal mbi skandalet.

    1. Labi Vlore says:

      Na thuaj i nderuar Mero kontributet e Sali Berishes ne Demokracine Shqiptare,kontribute te cilat Ministrja jone e Arsimit eshte ne dijeni te plote…Vetem ne Shqiptaret injorante dhe idiota(sipas Ministres Nikolla) nuk jemi ne dijeni te kontributeve te medha te Sali Berishes ne Demokracine Shqiptare!!Na informo dhe na radhit meritat e Sali Berishes i nderuar Mero,sepse Lindita nuk na i ka thene??!!Nuk e njihnin per kontribues te Demokracise zoterine Berisha por per shkaterrimin ne themel te c’do gjeje te mire Shqiptare ndaj dhe nuk e votojme.Nese na radhit kontributet e tij per Demokracine,betohem se do votoj Kriminelin e Vicidolit.

    2. Selam,i says:

      Amdasada Angleze eshte nder me te korruptuarart. Per lek ata shesin dhe mbretereshen . Historia e NAglise eshte e mbushur me pazare qe nga Periudha Viktoriane e deri me sot. Ti marresh per shembull eshte nje idiotesi. Shikoi sesi jane shitur gjithmone vizat angleze dhe sesi Tony Blair me Gruan rrjepin fondet shqiptare ne emer te Avokati\se falas

  2. linda says:

    Jo vetem ambasada britanike por edhe Henri Cili e
    vlerëson ligjin për Arsimin e Lartë.
    PD PD PD PD PD PD PD PD PD PD PD PD PD PD PD PD

    YLBERISTET YLBERISTET YLBERISTET YLBERISTET YLBERISTET

    Ku qendron ndryshimi???????????

    1. Joni says:

      Linda. nese je me universitet pas viteve 90-te, je nje fakt i gjalle per falcitetin e diplomava universitar, nisur nga logjika qe perdor ne shenimin tende. Logjike feminore.

  3. uniesi says:

    aman o Mero, po kush jane ato te mete ne shqiperi qe te besojne qe nje person si Lulzim Basha, qe e filloi punen si kryetar bashkie duke bere kurban te dera, ka sado pak brum perendimorei. Basha, ne rastin me te mire, eshte nje dylber per otomanet

  4. Lili says:

    Mero i di sukseset e crown agent neper evropen lindore edhe si Kane reaguar atje gazetaret e ketyre vendeve,po edhe politikanet e tyre!

  5. MEROOOO KY BUKUROSHI I KOOPIT ESHTE VAZHDIMESIA E KRYETAREVE TE PD. PO TI SHIKOSH KETO 25 VJET KUPTOHET LET SE SA KOHE I KA HUMBUR KRYETAR SALIU KETI VENDI JEMI AKOMA NE KERKIM TE KOHES HUMBUR.PO HERDHI KY BUKUROSHI KOPIT NE PUSHTET ME KETE PLATFORME APO VIZION DO HUMBASIM EDHE 25 VJET TE TJERA.QE TE SHKRUASH PER TE GJITHA PROBLEMET DO TE DUHET KOHE SHUME. PERNDIMORET JANE SHUME NE GJENDJE TA BEJNE DIFERENCEN,SHQIPERIA DUHET TE KET BESIM TE ATA.

  6. CCTV says:

    Arsimit të Lart(ë), e hodhi posht(ë), do ta çoj(ë), kanë të drejt(ë), shpeshë herë, jemi të qart(ë), mund të prodhoj(ë), përpiqet të mbuloj(ë), më i rënd(ë), ta analizoj(ë), ta hetoj(ë), të ngrej(ë), të verifikoj(ë), të penalizoj(ë), të shaj(ë), është e qart(ë).
    Vetë e ke shkruar artikullin, Mero, apo ia ke diktuar ndonjë sekretareje, e cila e ka shkruar siç di të shkruajë ajo. E ka shkruar edhe me nxitim, se gabime shpejtësie ka pa fund.
    Mund të duket sikur jam jashtë teme, por besoj se kjo ka të bëjë me seriozitetin e artikullit dhe të gazetës.

  7. Arber Iliri says:

    Nese ka ndonje burre me dy gram tru ne PD, duhet te analizojne mire se cfare po ndodh me ta.Te dali amb.Britanik kunder eshte nje kembane jo e mire.Po vazhduat me Saliun duhet te shpalleni Parti kriminale mafioze ne kerkim dhe e paligjshme, nuk mund te vazhdohet keshtu.

  8. nendetsja 105 says:

    Sinqerisht mu be qefi, qe Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane gjeti kohe te lire per tu marre edhe me ligjin e arsimit te larte edhe per te sherbyer si bodigard mediatik per hajdutet, dhe mashtruesit (per kete ka dokumente) te Crown Agents. Jo per ndonje gje, po ishte shume e zene duke organizuar ceremoni martese per lloj lloj cifte pederasesh.SHT Ambasadori Canon i ben hesapet pa hanxhine. I mjeri kujton se ka perballe vec median modeste shqiptare, te cilen i genjen mendja se mund ta kompleksoje deri ne nenshtrim. Jo, e para shqiptaret jane europiane prandaj mos prit qe te te pergjigjen me servilizem: Yes Sahib! Apo t’i drejtohen asaj femres se ambasades me : No Mam Sahib! Mos ju drejto kolektivce shqiptareve si Lordi anglez hyzmetqareve egjitiane: Come here Mustapha!
    E dyta, kujto debalce te SHT Ambasadorit Arvizu, kur gabimisht ne vend te letres higjenike te markes Klan perdori ne tualet letren zumpara te markes “Thano&Yzeiri”. Arvizuja normal duke qene son of a gun (bir,kopil ushtari), duke qene prodhim i ciftezimit rreze mureve te Kalase se Shuri-t ne Okinava te nje rrobalarse vendase me nje ish Peones te shnderruar ne GI, ju turr Thanos dhe Yzeirit, sepse arsyetoi dava gazetaresh shqiptare. Mendoi qe puna e tyre qameti do shkonte deri te Desk Officer-i ne Departamentin e Shtetit. Sapo u botua dicka ne blogun e Le Monde per sherrin publik te ambasadorit me gazetaret, Arvizu mavrija u be si femra e shkrete, kur i vine zakonet!
    SHT Ambasadori Cohen, te mendohet mire, kur t’i beje avokatine “kraunexhentsave”, sepse me pislleqet e tyre nuk po merret vetem Lulush Hollandezi, por edhe gazetare investigative shqiptare, por ehe nga tabloidi “THe SUn” dhe nga e perditshmja “Daily Mirror”. Canon more Canon po tu qep “The Sun”, humb vendin e punes si ambasador dhe te ngelet te besh jogging te Parku i Liqenit bashke me ate Steeplechaer-in, qe mban si oficer kontakti ne ambasade. O Kenen, me javash me javash se nuk ke perballe as bantu lekure bardhe as fellahe te races kaukaziane, por ke luftetare Masaj por lekure bardhe e sy bojeqielli, qe kane pare sa e sa ambasadore medioker si puna jote.
    Me qe jemi ketu, more Kenen, pse e anulluat stervitjjen e pervitshme ushtarake anglo-shqiptare me emrin “Adriatic Lion”?! Mos valle anullimi u be per arsye sigurie?!
    P.S. Mero mos e censuro kete komentin se te jap falen e nderit, qe ne te kundert utrgjentisht do hedh ne web spiunlleqet qe bente bP me pseudonimin “Corapja” per njerezit (redaksine) e Gazetes “Studenti” ne vitet e largeta 1987-1988.

    1. Katunari prej Vaqarri says:

      @Mero ,shikoj qe Paske “Shoke te vjeter”,si nendetsja 105-se…

    2. bikurina says:

      O 105=sa te rren mendja se mund te lexoje kush gjithe ate derr romani idiot qe ke bere!

    3. s.h. says:

      Po ti nendetesja e leshit , me qe qenke kaq kompetent , pse nuk del hapur….na hape barkun si corape e palare …..!

  9. Agim Anastasi says:

    Eshte per tu çuditur qe Basha flet pa kontrolluar gjuhen. Ai ka jetuar ne perendim e aq me shume eshte dhe politikan.. Te akuzosh nje firme dhe aq me shume dhe me emer ne kapitalizmin perendimor eshte njesoj si te kritikoje qeverine ne kohen e diktatures. Pa hezitim do te them se kjo ne demokracine perendimore eshte nje lajthitje qe mundet te kushtoi aq rende,sa mos ta shohesh driten e diellit me. Jo vetem qe duhet te kesh fakte te forta por s’te lejohet ligjerisht te dalesh te flasesh ne media. Rendesia e firmave eshte jetike,paguajne taksa dhe punesojne njerzit. Por ne Shqiperi ,kur nuk di nje politikan i rendesishem ç’fare pritet nga njerez te thjeshte. Ne se firma e kerkon zbardhjen e akuzesh, Basha duhet te kete pasoja,sigurishte jo ne ate nivel qe i duhet ti jepet nje qytetari ne perendim,siç kam shkruar me larte. Siç u pa ambasada reagoi menjehere . Naivetete te ti ksaj natyre ,jane mjafte trashanike ne politike. Sistemi perendimor ka “daten” dhe nuk te le kush te leshosh dengla. Si politikan Basha sa me pare duhet te terheqe akuzat dhe te kerkoi falje. Ky eshte nje raste se sa naiv jane politikanet shqipetare.

  10. Mergimtari says:

    Saliut dhe lulit duuhet tu bjere pika ne koke, mbas kritikave qe bejne evropjanet, sidomos anglezet qe kerkojne fakte dhe jo llafe. Por nese kjo ka vend te verifikohet nese ja vlen te qendroi kjo kompani apo jo, Vleresimi qe ben BE dhe ambasada angleze ne emer te mbreterise se bashkuar per arsimin e larte eshte nje shuplake syve per Berishen dhe Lulin qe i shkon pas. Ne duam ti bashkohemi evropes, pore harojme se evropa na vezhgon ne cdo hap. Ky eshte deshtimi i rradhes ne rrugen e denigrimit te PD dhe lulit te vogel.

  11. berti says:

    O Mero, po drejtshkrimin e ke menderosur nga vapa apo te ka shpetuar kopja e keqe? Qart, rend, ardh, shpeshe… ka nje qortues drejtshkrimor, apo spell checker edhe per shqipen, nese nuk e zoteron drejtshkrimin e saj. Po ky ben Rustani kush eshte mor aman? Me fal, nuk dua te hyj ne permbajtjen e artikullit, ku ke te drejte, po per nga forma nje artikull i tille eshte i pabotueshem ne asnje gazete te Lindjes dhe Perendimit. As ne nje blog nuk shkruajne kaq pa kujdes. Flasim per standarde, ta fillojme nga vetja, nga ajo qe kemi ne dore…

  12. "BALASHI" says:

    Po sikur nje minister i PD te ulej ne krah te Edi Rames e ti shpegonte ligjin, ç’ mund te bente saliu me ate minister. Do ta shkarkonte ne me pak minuta sa shkarkoi ate pushtin minister. Ai kete fryme ka mbjelle. Ju i beni temena si me qene Ismail Qemali qe beri nje akt madheshtor per kombin.
    Ju silleni keshtu me nje moster se nuk kini force, se jeni vet te korruptuar. Nuk ka asnje shpegim tjeter…

  13. Tani.deutschland says:

    Oh
    Moj Shqypni
    Oh
    Moj Shqypni
    Kusht t’ka qit me krye
    N’hi?

    ………tallni trapkn deri
    Da t’ju eci
    Megjithe ate te gjithe
    Jemi te perkoheshem…..

  14. kastriot says:

    Majmunizmi ka mbi 30 vjet qe eshte bere menyre jetesene Shqioeri .Kjo behet me e spikatur per dike qe vjen nga me te pakten 3 pashaporta xhungle

  15. fshatari says:

    O Mero pse e vret mendjen…Basha ka dale per plack dhe per lek,ndryshe nuk shpjegohet fakti qe mori per grua ate shemtiren kusheriren e Vebi Alimucaj-dhe e mori pikerisht kur ishte student bythe ne Holland dhe i duheshin lek per buk

  16. Lili says:

    Ajo qe te cudit eshte si e Kane perzgedh kete firma me nje historique skandale te begadshme qeveritaret tone? Ndihkimi i ambasadoreve sigurisht!

    1. bikurina says:

      O Lili! cdo pasdite tek brryli behen kurset kunder analfabetizmit.Te lutem mos mungo pasi paske tmerresisht nevoje.

  17. arb says:

    Nese kete ligj fiks sic eshte do ta kishte prezantuar PD-ja Merua do kish bere nje artikull kunder ketij ligji. Sepse Merua eshte mjeshter per te gjetur argumenta dhe ti paraqese ato sipas qejfit apo interesit. Ne rastin e reagimit te Ambasades Britanike Merua do kish thene qe ky reagim eshte nje nderyrje ne punet e brendshme dhe ne nje debat politik mbi nje ligj te caktuar nuk mund te rreshtohet pro ose kunder njeres pale por duhet te mbaje vendin qe i takon si mision diplomatik dhe jo si nje aktor politik i brendshem. Ndersa ne rastin e Crown agents Mero hipokriti thote se nuk jam entuziast per ta dhe se mund te kete debat real nese ia ka vlejtur apo apo jo. Ky eshte kulmi i hipokrizise. Po si mund te haje debat kur dukshem puna e Crown agents ishte nje falimentim total qe vetem se po na kushton ca miliona euro per nje pune qe nuk e ben dot. Kontrata nuk duhet te ishte rinovuar me kete agjensi qe pas deshtimit total te vitit te pare ku sipas Rames do te sillte te ardhura 1% te GDP-se. Jo vetem qe nuk i solli por doganat kane ulur mbi 50 milione€ te ardhurat per buxhetin.

  18. filani says:

    O injorante, shkruani artikujt me shqipen e sakte dhe jo gjysmake.

  19. SHQIPTAR says:

    Jam shume dakort Z.Mero.

    Ligji i arsimit nuk eshte nje propozim, ai tashme eshte nje Ligj i republikes, i votuar me votat e nevojshme. Opozita nese ka kundershtime ndaj ligjeve, apo ka deshire te jete pjesemarrese ne hartimin dhe miratimin e tyre duhet ta filloje punen mbare: te fitoje vota ne kohe zgjedhjesh. Ky eshte pushteti dhe pushtetin e kane socialistet rilindas. Ai qe ka pushtetin ka te gjitha atributet per te votuar ligje sipas logjikes se tij. E thene ndryshe dhe me thjeshte: kush nuk ka vota nuk ben ligje.

    Ligji i ri i arsimit, i mire apo i keq, nuk eshte vaksine qe te mund ta testojme para se ta hedhim ne treg. Ligji ne pamje te pare ka elemente goxha pozitive. Suksesi i tij kerkon kohe dhe kujdes gjate implementimit. Nga ana tjeter ky ligj po pershendetet edhe nga BE, qe do te thote se eshte ligji i duhur, absolutisht.

    Ne lidhje me Crownin, mire te na behet sepse po korrim cfare kemi mbjellur – e kemi quajtur mashtrimin dialog politik, mandej te paprekshem dhe te drejte per tu ushtruar si i tille? Ja ku ndodhemi! Mund te spekulojme te lire me gjithcka ne emer te dialogut politik. Nuk e di nese kushtetuta jone e lejon mashtrimin nese ai behet per qellime politike? E c’rendesi ka?! Me duket e arsyeshme ti kerkoj ndjese partnereve tane te hershem britanike: ju lutem mos e konsideroni dialogun politik. Nese gjykata nuk ka asnje vendim per ceshtjen, jeni te respektuar dhe te lutur te ushtroni misionin tuaj. Ju lutem, as padite mos i konsideroni, sepse edhe ato jane pjese e dialogut politik.

  20. OR TAJ O SURRAT BOLE BERISHES QI SHIKO
    SIKUR TKA HONGER GAMORI BUKEN SI NJI IDIOT APO PSIKOPAT

    THUJ KTYNE NANQIMAVE MODERATOR TE RRESPEKTOJN KLIKIMET TONA KTU DHE POSTOJN QYFYRET TONA PERNDRYSHE DO JU SHKATERROJM FAQEN E GAZETES

  21. sit.. back....and relaks → says:

    Si berisha, si nano si rama po e shesin kete vend per dy kacidhe. berisha paguante me prokurim te drejtperdrejte lobistet per ta mbeshtetur ne perendim, kurse keta specialistat socialista e lsi-sta bejne te njejten gje po pak me te kamufluar, nuk ja u cojne sterlinat drejt e ne llogari bankare, por ja u pastrojne nje here nepermjet kompanive si kjo crown agents perpara se parate te shkojne te pastra tek blair & wife co. ku jane keta shoqeristat civilista qe hidhen e perdridhen per bythen pinderit dhe kur vjen puna per shperdorimin e taksave te shqiptareve fshihen zgiqeve. apo nje pjese e parave te shperdoruara nga taksat shkojne edhe per financimin e xhirove me bicikleta pa shale? pse nuk flet Mero per kete skandal po e kalon me dy rreshta gje. Shqiptareve ju kerkohet llogari deri me nje bile perfundojne edhe ne burg pse kane dy apo tre muaj drita pa paguar nderkohe qe ketyre afendikojve britanike ju kerkohet llogari me delikatese se mos na preket mretnesha. jemi shtet sovran apo ca mutin jemi? kemi ministri financash, drejtori dognash apo nuk kemi? kemi prokurori apo nuk kemi? dhe pastaj keni goje te shani fullaninqe i doli banka deficit, ketu po del shteti i tere deficit dhe nuk po e rruan njeri. ku jane grupet e interesit per mbrojtjen e konsumatorit se fundja mosrealizimi i te ardhurave ne dogana ka efekt te drejperdrejte tek konsumatori i thjeshte dhe tek buxhetoret, dhe tek pensionistet, dhe tek invalided, tek kushdo qe merr dhe jep nga buxheti i shtetit. ku eshte ky bojaxhiu me ate frontin e vete te famshem qe nuk ndihet per keto maskaralleqe ne kurriz te shqiptareve? kush duhet te flasi e te ngrihet per te mbrotjur interesin e shqiptareve kur as pozita as opozita e as shoqeria civile dhe intelektualet nuk ngrihen e te flasin per koncensionet e sotme e te djeshme te cilat rendojne xhepin e shqiptareve jo vetem sot per sot por per dekada. A ka shtet apo jo ne shqiperi? Apo shteti funksionon vetem per te vobektit ndersa per te kamurit bolemedhenj ka tjeter lloj njesie matese ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje