Nga Mero Baze
Botuesi i gazetës 55 Fahri Balliu, është vënë nën kritika të forta dhe ironi pa fund nga media online brenda Partisë Demokratike për shkak të një interviste të tij, ku shikon si zgjidhje reale të ardhjes së PD-së në pushtet një koalicion me LSI-në dhe një ndëshkim të njerëzve që Basha afroi në këtë fushatë, por që dështuan.
Sulmet ndaj Balliut, vijnë sidomos për shkak të tezës së tij për alencë të mundshme të PD-së me LSI-në, që siç e ka zakon Fahriu në raste të tilla, i dekoron me “interesin kombëtar”.
Edhe pse nuk jam i prirur të marr seriozisht Fahriun në këtë rast, ne duhet të vendosim nëse duhet të marrim seriozisht Lulzim Bashën apo jo.
Teza e rindërtimit të koalicionit të PD-së me LSI-në, ka qenë teza themelore e Lulzim Bashës në garën kundër Sokol Olldashit në Korrik të vitit 2013. Edhe pse kishte ende një muaj nga humbja e thellë e 23 Qershorit, Basha e shikonte këtë humbje, si një humbje aritmike dhe jo politike. Ai fajësonte atë për humbjen e alencës me LSI-në dhe e kishte tezë themelore rikuperimin e kësaj aleance. Olldashi kishte tezën e kundërt, atë të konsiderimit të LSI-së kundërshtare politike dhe betejën për një opozitë morale.
Të gjithë ata që mbështesnin Bashën atëherë ishin po me këtë tezë. Dy vjet më pas, i vetmi njeri konseguent, nga gjithë PD-ja dhe grupi i Bashës, që vazhdon të mbroj qëndrimet e tij është Fahri Balliu. Të tjerët, dmth mbështetësit e tjerë të Bashës duhet të kthejnë kokën dhe të shikojnë çfarë kanë thënë e shkruar kur mbronin Bashën dhe tezat e tij dy vjet më parë.
Nga ana tjetër, të njëjtët që duken të egërsuar me Fahri Balliun, që është për një rikuperim të aleancës PD-LSI, janë duke futur nëpër media mundësitë e një aleance PD-PS për të eleminuar LSI-në. Pra në këtë kontekst, i gjithë evolimi i PD-së këto dy vjet është nga një parti kundër PS-së, në një parti pro dhe kundër LSI-së. Një pjesë e urrejnë dhe duan të bëhen me PS-në ta shkatërrojnë, një pjesë e adhurojnë dhe duan të bëhen aleate me të që të fitojnë pushtetin. Kjo shkretëtirë idesh në PD dhe mungesë fantazie për të bërë opozitë, ka bërë që gjithë opozita dhe ata që formojnë opinionin rreth saj, të merren me një fushatë idiote, ku synojnë ose “të nxisin sherre” mes PS-së dhe LSI-së, ose të “frikësojnë” LSI-në se do bëhen bashke me PS-në kundër saj.
Kjo mënyrë të sjelluri nuk bën asgjë tjetër, veçse bën LSI-në forcë udhëheqëse të PD-së, nga e cila varet fati i saj në të ardhmen. Kjo reflektohej nëse e vije re dhe në fushatën e fundit elektorale. Bateritë kryesore të Bashës dhe Berishës u përqëndruan kundër LSI-së dhe betejat më të forta politike u bën kundër saj. Kundër saj u bë betejë politike në Vorë, në Lezhë, në Pogradec dhe thuajse gjithë akzuat për manipulime u vërtitën nga PD-ja kundër LSI-së. Jo se nuk ka pasur vend për debate dhe betejë kundër LSI-së, por motivi që e ka shtyrë PD-në të hyjë në atë fushatë janë idetë foshnjore se kështu do t’i rrisim paranojën Ilir Metës, se kjo luftë po bëhet në bashkëpunim me PS-në.
E njëjta betejë po vazhdon dhe tani. PD-ja është ndarë në një parti pro dhe kundër Ilir Metës dhe LSI-së dhe kjo e bën fatin e saj të prekshëm dhe të diktueshëm jo nga vota e demokratëve, por nga vizioni i LSI-së dhe Ilir Metës.
Ndër ta, Fahri Balliu është më i sinqerti dhe konseguenti. Ai e ka përjetuar humbjen e 23 Qershorit si humbje të mikut të tij Ilir Meta dhe ka qenë mbështetësi kryesor i Bashës dhe luftëtari kryesor kundër Olldashit, mbështetur mbi këtë tezë. Këta që e sulmojnë kanë bërë të njëjtën gjë, vetëm se tani nuk duan ta kujtojnë.
E dini ju qe nuk e ka keq Fahrua?!
pak koment paraprak per materialin e meposhtem:
ne 2008 dyshja meta-braho akuzon berishen si double agjent dhe pas nje viti lidh kontrate qeveritare per kualicjon….me agjentin serb…..
LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SSALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB
Shtetasi shqiptar SSali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e SSali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
“Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SSALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SSALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve
epilog:
i sugjerojme zotit Donald Lu qe te ndjeke levizjet e shtepise bardhe ne lidhje me marredheniet dipllomatike washington-havana
me kete glase politike ( ku dhe amerika ka fajet e saj) eshte mire te mos tallet ai popull duke bere namin me arben ndoken
nqs se do jete jete me serioz zoti Donald duhet te fuse ne listen e tij berishen e bashen si star-kriminele dhe dyshen rama meta per tradhetine kriminale te 21 janarit ,gerdecit,23 qershorit dhe se fundi te 21 qershorit.
nqs se ambasadori i nderuar Lu qe eshte njeri me i fuqishem ne shqiperi vazhdon me “avazin e mukjes”..nuk ka nevoja enver hoxha per ti ringritur lapidarin se po ja ngre donaldi me lul bashen & tiranet politike te tiranes
Profetet nuk jane kopila 1. dhe nuk thone se ska Zot si enveri qe qe vete djalli.
enveri ka qene profeti i vertete.
te besh shtet me 900 mije leckamane + nja 50 intelektuale..qe emori ne 1944…dhe e beri me 3.3 miljon me arsim te njejte me shtetet perendimore ne 1985 eshte mrekulli..le te flasim per shtet dhe jo per ideollogji
shenjterimi i tij i takon se banda e cubave te tropojes e shkaterroi perfundimisht shtetin shqiptar..dhe miqte nderkombetare & mazhoranca po rrine sikur nuk ka ndodhur gje.
PD.mund te ndahet jone Dy,por edhe ne 700
celula ne undafte,duhet ta dime mire se
sejcila prej tyre eshte e mbeshtjelle nga
nje membrane me nderthurrje Berishjane;Keshtu
qe mendimi do te kete vetem nje drejtim:sa Diaqbolik
aq edhe Bajraktar.Atehere:Cduhet bere?
Te shkrihet membrana! Dhe Celulat te dalin nga Eresirra.
Dhe te shohin Djellin ne Sy!Se vetem keshtu do te
orjentohen ne drejtimin e duhur duke i bere ne te njejten
kohe te pergjegjshem per misjonin qe kane.kiu nuk do
gllaberojne por do prodhojne! Nuk do Lehin por do Kafshojne
deri ne mbytje te Keqen,ate qe Saliu ja u la peshqesh.
Ata nuk duhet te jene ata qe jane Sot.qe i thone Derrit-Daje!
Ata kane aq kapital sa te hyjne ne Gare dhe te fitojne
dhe jo te enderojne se pa LSI. apo PS. nuk mund te fitojme.
Koalicioni duhet ti sherbeje Popullit;thote LSI. Atehere duhet bere
dicka ndryshe qe Populli tju besoje.Dhe separi distancohuni nga ata
qe ju katandisen ne kete drerexhe.Nuk ka fitore me Saliun
dhe Dhenderin e tij.Me Lulin,Boden,Ristane e Topalle.Pollo e Imame
apo me te pa rriturin Flamur!e ku ta di une sa te tjere Hunj
jane ne rradhe qe shkerrmoqen jo vetem PD por edhe tere
Shqiperine e gjore.E kuptoj qe jane shume keta te paudhe,por
edhe PD ja duhet ta kuptoje se i duhet shume kurajo dhe Pune
qe te pastrohet nga keta Cibane.
Lufta brenda llojit ka nisur.Ajo ka kohe qe ka nisur.
Cdo lufte paraprihet nga nje deklarate qe e shpall ate.Nje deklarate te tille e beri Luan Rama i LSI-se,te nesermen e zgjedhjeve te 21 qershorit.
Akoma nuk jemi ne perballjen frontale.Jemi ne fazen e matjes se forcave,demostrimit te tyre,provokimeve te dyanshme.
Ka me shume se nje muaj,dhe ky demostrim forcash nga te dyja palet eshte intesifikuar.
Dita-dites kemi deklarata provokuese nga palet ne armiqesi.Me shume vijne nga LSI-ja,eksponente te rendesishem te saj dhe nga vete Ilir Meta.
Kjo kuptohet.Ata jane,si te thuash,pala e “prere ne bese”.Zgjedhjet e 21 qershorit,pervec te tjerash,ishin edhe nje pabesi spaktakolare e Rames ndaj Metes,e PS-se ndaj LSI-se.Megjithese e njeh shume mire,Meta nuk e priste nje pabesi te tille nga Rama.Kjo e ka terbuar ate.
Te gjithe po thone:Rama ia futi perseri Metes!
Politikane,deputete,ministra,zv.ministra e lsi-ste te thjeshte,po shprehin cdo dite,ne shtyp e tv-ra,blogje e forume,kete klime armiqesore ne menyra nga me te hidhurat.
Shkurt,kampi i qelbesirave po zien.Po zihen qejte e egjer,cakejt e hienat.Po zihen per placken e zene e ate qe duan te zene.Nuk ka shume placke.Nuk ka mbetur shume per t’u ndare.E kjo e ben luften edhe me te eger.
Provokimet,kercenimet,shantazhet e fshehta dhe te hapura vazhdojne nderkohe.
Duket sikur ne avantazh eshte Rama.Pervece me me pushtet,Rama ka ate armen e vjeter ndaj Metes.Ka “dosjen Meta”.Ka ate dosje qe ua ka derguar gjithe kancelarive perendimore,BE-se dhe ShBA-se.Kercenon Meten me te.
Por,kjo mund te jete edhe pika e dobet e tij.Rama e di mire se,kur partneret tane ishin ne kulmin e shqyrtimit te “dosjes Meta”, ai beri aleance me ta.Madje iu lut ne gjunje Metes.Pyetja hipotetike e nderkombetareve:”po c’eshte keshtu me ty,kur edhe na jep dosjen me krimet e Metes,edhe ben aleance me te duke i’u lutur madje,edhe qeveris me te,e prapeseprape ke sy e faqe te na kujtosh dosjen e tij?!” rreh si cekan ne koken e Rames.
Me ane tjeter,edhe pse duket ne disavantazh,Meta, ka edhe ai “dosjen Rama”.Eshte nje dosje qe daton larg ne vite.Qe ne fillimvitet dymije.Eshte nje dosje voluminoze,ku jane ta faktuara lidhjet e Rames me boten e krimit,me trafikante, grupe trafikantesh e kriminele gjithfaresh qe jane marre e merren akoma me biznesin e ndertimit.
Canta e zeze e baba Takut,ne te vertete,dhe te gjithe e dine kete,eshte para se gjithash shantazhi i Metes per Ramen.Eshte “dosja Rama” qe disponon Meta.
Por,Meta ka nje avantazh plus.Ai ka “dosjen Rama 2″.Eshte dosje e re.Eshte dosja per te cilen po flasin te gjithe sot.Me kombetare e nderkombetare.Eshte dosja e trafikanteve te droges,prostitucionit,grabitesve,pengmarresve,vrasesve.
Te dy me dosje per njeri-tjetrin.Te dyja te trasha.Voluminoze.
Kampi i qelbesirave po zien.
Por atje nuk ka vetem kerrleshje.Atje ka edhe heshtje…
Pjesa tjeter e qelbesirave ne kamp,hesht.E kam fjalen per aradhen e gazetareve,opinionisteve,analisteve qe aq shume kane bere qe te kryhet kjo aleance e qe aq shume po bejne qe ta mbajne ne kembe ate.
Heshtja e qelbesirave mediatike,nuk eshte tamam heshtje.Eshte nje heshtje e njelloji te vecante.
Eshte nje lutje e pazeshme.Nje pergjerim i shurdher.Eshte versioni i pazeshem i socialistes se Beratit.
Heshtja e tyre,ne fakt,bucet:amani more shoke,merrini te gjitha,ndajini te gjitha,plackisni c’te mundni,ne s’duam gje,ne duam vetem qe ju te jeni bashke…
Hesht shamani qe yshti kete aleance.Heshte Muc Nanua.Hesht ne dhimbje,tek sheh qelbesirat qe grinden.I sembon ne zemer.Fundja,jane qelbesirat e tij.Jane soji i tij.Jane gjindja e tij.Ai vete eshte nje nder ta.Nje qelbesire.
Hesht Vangjeli,i cili,i shkreti, nuk di c’ane te mbaje.Eshte socialist,po.Por eshte edhe keshilltar i Metes.Hej dreq o pune!A me mire te shkruaje vjersha?!
Heshtin te gjithe bashibozuket e qelbesirave.Pervec njerit.Pervec Stefanit.Bolshevikut te perhenur Stefani.Por,ky eshte perjashtim.
Ky te kujton ate avdallin e anektodes,qe e porosisnin qe te mos fliste ne vaki ne mexhlis,e ai prapeseprape,nuk rrinte pa folur,e kuptohet,pa keputur budallallekun e radhes qe i bente me turp te gjithe.
Ah po,na qenkesh edhe Merua yne qe nuk hesht.E jo vetem qe nuk hesht,por zbavitet me ato qe shkruan.Me diversionet e digresionet e tij.Sic duken edhe ne kete shkrim.Ne te vertete analistit tone simpatik,nuk i behet vone se si do te veje beteja Rama-Meta,kush do ta pesoje etj.Ai nuk eshte i perfshire emocionalisht ne kete qorrbeteje.Sepse,emocionet e gjithe c’kane lidhje me to,i ka per armikun e tij te betuar,”atij burrit” qe i’a shkaterroi endrren per t’u bere nje Balli apo nje Frangaj.
Aleancave e qelbesirave,tani,mund te quhet e tille me titull te plote.Vetem qelbesirat jane te denja per t’u kerrleshur me njera- tjetren.Qelbi i mbledhur ka shperthyer.Tashme kampi i qelbesirave i ngjan nje grope te madhe septike qe po qelb dynjane.
Larg saj,ne distance,opozita demokrate po shikon kete kacafytje te eger mes qelbesirave.Mire ben.Larg te rrije.Ta mbaje distancen e nevojshme.Ajo ka luksin,qe duke qene ne terren te qeruar,te shijoje kete spektakel balte qe po e japin falas qelbesirat.
Le ta shijoje spektaklin,por te kujtoje,se pas tij,ajo ka detyren per pastrimin e berllogut.Nuk ka kush tjeter ta beje kete.Puna do te jete e zorshme dhe e rende,por mos te harroje se do te kete dore edhe nga partneret tane nderkombetare.Ata,ne fakt,ia kane dhene doren nderkaq.
te behemi 100 % me Ramen!
Na e merrni Meten
te behemi 100 % me Ramen!
E dini ju se kush eshte fytyra me emrin Fahri? Derri i kenaqur, ai personazhi i “Ferma e Kafsheve” e Xhorxh Orwellit. Tani nuk eshte mire qe disa media, per mendimin tim akoma serioze, se nganjehere dhe keto e dredhin, te mos i bejne vend kesaj fytyre. I mjafton dhe i teperon, “55” e tij dhe dhe RD-ja. Shikoni faqen e pare te RD, vetem e zeze. Çudi, e pranojne edhe vete ate ngjyre. Ndersa “55” ka ngjyren blu, si gjaku ‘finik’ i bythlepiresit te Ramiz Alise dje, sot i Sali Berishes, mokrarit provincial Fahri Balliu.
Po fari balliu Mero, ti e di eshte miku i afert i metes, keshilltar i perjetshem i tij. Dhe thuaj cfar bulmet do kesh nga ky stan.
Ne intervisten e fundit tre dite para zgjedhjeve para zgjedhjeve te v.2009 ne OPINION KLAN-TV , Sali Berisha u pyet nga Fevziu , ne se rezultati i zgjedhjeve ja u don te beni aleance me LSI , Berisha ju pergjigj prere , nuk bej alenace me gjysmen e kalbur te PS . Pas1.5 muaj e thirri I.Meten , te kalburin e PS . per aleance dhe ay jo vetem u be zv/K.minister por dhe tre deputete te tij i beri ministra dhe nga 20% te administrates e coi ne 40% . Berisha vetem per karrigen e tij dhe te Jozit i pranoi cdo nevoje te tille , e shpetoi nga 700.000 euro qe fiksfare e dha me ze e figure , per te vrau 4 veta me duar ne xhepa para zyres se tij , pra vetem per te mbajtur kolltukun e tij dhe te Jozit . Nga kjo papergjegjesi politike e hengren mijra e mijra demokrate qe dje . sot e neser vazhdojne te sillne rrugeve pa pune , pa shprese , pa te ardhme , e pesoi PD qe eshte bere nje parti ordinere
Sado serioze te jete shkrimi kur ne qender te tij eshte Bahri Falliu kokexhunga, behet qesharak. Vetem seriozitet nuk ka. Faro kaqene dhe ka mbetur Masovik pushtetesh,nje qenie e peshtire me te tera.
Falemnderrit Shok Gazetarr! Lufte Kulakeve! Unitet!
Beratas, te vleresoj ! Ke dhene percaktimin me te drejte per nje servil sahan-lepires si qelbesiri 55. Faleminderit.
I thon nji shprehje andej mga anet tona SHIKOI TURIN DHE VERI KUSIN edhe FARIUT vETEM PSE E KA THEN AI KOK XHUGA NUK KA GJE SERIOZE
Fajin e ka Berisha!
Po ai qe e vodhi lopen ere; S’ka faj fare ?
Nuk shikoj se P.D.-ja eshte ndare tani ne dy grupe politike brenda gjirit te saj, majtas dhe djathtas. Po te hedhim veshtrimin, ne gjithe ekzistencen dhe veprimtarine politike te P.D.-s, veme re se, sa here ka ardhur ne Pushtet i eshte dashur te marri miell hua tek e majta. Kete lloj huazimi e ka ushtruar mjeshtri i rryshfeteve dhe servilizmave, i sabotimeve dhe shkaterrimit total te ekonomise dhe ndergjegjes te kombit zoti Berisha qe, futi hundet ne cdo sektor te jetes dhe i ketheu ne xero, apo dhe i paralizoi.Mos te harrojme thirrjet e tij histerike si Ilir Floriri, Kaci i zi, Koke pa laret, lavire, horr bulevardi etj. Ky lloj njeriu, se bashku me Lul Bashen, si vici lepire, e cuan P.D. ne nji force politike qe, neser e majta do ta perdori per rresto politike. Sa per zotin Balliu, si nji mulli me uje, mos tja veme re . Mundohet te mbijetoje me intriga gazetareske dhe trillime qe, na ka detyruar te mos e letxojme asnji here 55-, ndonse Bashkimi i mengjesit, i jep nji rrendesi te vecante. Mendoj ta leme P.D.se, besoj nji dite, do ta gjej rrugen qe i takon, dhe do te largohet nga dhjetra mijera kilometra te ‘asfaltuara’ nga Berisha qe, e cuan Shqiperine dhe popullin ne gremine.
Si nuk u shkye nje here ky Corapja i sigurimit te shtetit .Me cfare leshi do jete gatuar ky Corapja i Rames
PD po fut F.Balliun te provokoi me shkrimet idjote te tij per te ardhmen e kualicioneve,pasi shef se PD e ka te veshtire te vije ne pushtet edhe pas 20 vjetesh nqs RAMA-META do te jen bashk,pavarsisht se elektorati i PS nuk e do Meten,por e do LSI pa Ilirin me plot probleme me drejtesine…!
kesaj i thone; per inat te sime vjerre , shkoj e fle me mullixhine. nese do me duhej te zgjidhja ndermjet dy te keqijave, pa dyshim do zgjidhja nje politikan apo deputet te pd, se sa balliun e 55s. une kam qene gjithnje i ndergjegjshem se pd eshte nje parti regresive dhe me segmente brenda saj antikombetare. por fahri balliu eshte ispiruesi i zellshem i shkaterrimit te vlerave e principeve baze te njeriut. politikanin e degjon te debatoje, te thote edhe budallalleqe. po fahriu ka nje mision te qarte, ate te shantazhit, lavazhit, shpifjes, sharjes, etj. dhe te gjitha keto i ka kthyer ne institucion. i semuri kronik nuk mund te mbahet gjate. i duhet hequr spina , eshte me mire per te gjithe. per ne por edhe per ata vete. sot lipset te organizohet nje e djathte moderne e me vizion tejet perendimor. mendoj se kete rol mund dhe duhet ta luaje frd me aktoret me me inegritet e te pergjegjshem qe mund te afroj spektri i djathte. me kupolen egzistuese te pd nuk ka asnje shans qe populli te votoj ndryshe. madje edhe vete mbeshtetesit e pd e shohin ate te vjeteruar e jashte çdo realiteti. injoranca e mediokriteti qe ka mbuluar zyrat e shqupit nuk lene vend per ekuivoke.
PD po ju shkon prapa si dhelpra pas atyre te dashit se per momentin eshte e vetmja shprese, parvaresisht interpretimeve rutine.
Per “Bureto”:Ne ategorine “Derri” hyn Sala,ndersa Farua i perket kategorise “Dele”.Tung
Balliu me Leshelin Mori skrapin e TECevr. I ka pa hajrin kockave qe I ka hedh Ilir KM
Komentuesi i parë i ditka të gjitha dhe i takon vetëm atij të dërgojë në prokurori të dhënat që ka për të gjykuar Berishën me kompani!!! Si shkruani kështu fare pa përgjegjësi?! Pse merreni me llafe si plakat e liga?! I paski zbuluar të gjithë spiunët, të gjithë armiqtë dhe uleni nëpër tavolina lokalesh e grini sallatë, vini e hiqni ministra e deputetë, shani të djathtë e të majtë. E çfarë dini ju për LSI-në? Cilën të vërtetë dini ju për Metën me kompani? Në rast se jeni gazetarë mos e gënjeni veten se dini gjithçka. Shkruani vetëm me hamendje dhe pa asnjë lloj të dhëne konkrete, kërkoni skupe të kota dhe tregoni se sa të mangët e keni kulturën dhe aftësinë për tu marrë me gazetarinë cilësore…