Përse nuk duhet përdorur Bashkia e Tiranës!

29 Korrik 2015, 20:11Editorial TEMA
Përse nuk duhet përdorur Bashkia e Tiranës!

Nga Mero Baze

 

Bashkia e Tiranës shpërndau sot pa dashje në një listë të gjerë personash, se sot e tutje kontaktet me kreun e Partisë Demokratike nuk do të jenë më në adresën e kryetarit të Bashkisë, por në adresën e tij si kryetar i Partisë Demokratike. Dy vjet pasi ka marrë detyrën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duket se ka përdorur tërësisht infrastrukturën e Bashkisë së Tiranës për detyrën e tij si kryetar i PD-së. Kjo jo vetëm në aspektin logjistik, por dhe atë politik, duke kthyer në njerëzit më të rëndësishëm në PD, njerëzit që e rrethonin në zyrat e Bashkisë.

Të enjten, në Bashkinë e Tiranës do të hyjë kryetari i ri i saj, Erion Veliaj, duke pasur fatin të jetë kryebashkiaku i gati gjysmës së Shqipërisë dhe fituesi me rezultatin më të thellë në gjithë kohërat në kryeqytet.

Të japësh sot receta se çfarë duhet të bëjë Erion Veliaj për të qenë i suksesshëm është një delir që duhet shmangur, por për të ecur në tokë të sigurt, ai ka plotë gjëra të qarta që nuk duhet t’i bëj. Mbi të gjitha ai duhet të shmangë këtë email që qarkulloi sot, nga zyra e atij që po ikën nga Bashkia.

Simbolika e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës, është ndoshta trashëgimia më e hidhur politike që duhet shmangur në Shqipëri. Jo vetëm për faktin që nuk bëri asgjë, por mbi të gjitha për arsyet përse hyri dhe përse nxitoi të dalë nga ajo derë.

Lulzim Basha e mori Bashkinë e Tiranës se donte të mbulonte një histori kriminale që i mbeti në duar, siç ishin vrasjet e 21 Janarit 2011. Për të pastruar atë histori dhe për tu votëbesuar si një politikan jo kriminel, Lulzim Bashës iu desh të bënte një krim të ri electoral, për të mbuluar një krim politik në biografinë e tij. Dhe kjo ishte kryearsyeja përse atij i duhej zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi iu përgjak karrigia në zyrën e Ministrit të Brendshëm. Erion Veliaj nuk e ka këtë hall. Përkundrazi, ai vjen nga një histori suksesi në karrierën e tij si politike edhe administrative.

Bashkia e Tiranës, ishte për Lulzim Bashën një fazë kalimtare për të bërë karrierë politike në Partinë Demokratike. Dy  vitet e para të Bashkisë, Bashës iu deshën për të harruar 21 Janarin dhe 2 vitet e fundit për të marrë kontrollin mbi Partinë Demokratike.

Njerëzit që ai grumbulloi rreth vetes në Bashki nuk kishin më lidhje me Partinë Demokratike tradicionale, por me një grup klientelistë dhe farefisnor, kryesisht të gruas së tij, që përbën dy vjet më pas dhe zemrën e të zgjedhurëve në Këshillin Kombëtar të PD-së, edhe pse shumica e tyre janë ish-socialist ose familje me lidhje të forta me regjimin e vjetër. Basha ishte i qartë se Bashkia ishte vetëm një arsye për tu ndarë nga biografia e 21 Janarit dhe një fillim për kreun e ri të PD-së.

Email-i që ai shpërndan sot, ëhstë një akt i sinqertë i mënyrës sesi ai ka funksionuar dhe përse e ka përdorur realisht Bashkinë e Tiranës.

Lulzim Basha e përdori po ashtu Bashkinë e Tiranës për biznese tërësisht okulte dhe të ngushtuara tek një rreth i ngushtë njerëzish që nuk janë as PD, por thjesht klient të tij. Zbardhja e lejeve të ndërtimit kalonte nga zyra e Kunatit të tij pasi paguhej nën dorë, ndërsa shumica e kandidatëve biznesmenë në rrethe ishin njerëz të kësaj klientele. Por pavarësisht etjes për para, simboli i banalitetit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës do të ngelet historikisht leja që ai i ka dhënë vetes, për të ndërtuar një kat të trembëdhjet mbi taracën e pallatit ku banon, duke banalizuar kështu vizionin e tij, pangopësinë e tij dhe mediokritetin që e shoqëron si individ. Gjest të tillë nuk ka bërë në këtë qytet askush, që nga viti 1920.

Si në asnjë rast tjetër, kjo zyrë bashkie është vënë në funksion të një njeriu për katër vjet, për t’i larë atij njollat e gjakut nga duart dhe për t’i veshur kostumin e kryetarit të ri të partisë. Për katër vite, ajo zyrë nuk kishte më lidhje as me kryeqytetin, as me PD-në dhe as me ndonjë vizion për zhvillim.

Ai nuk do mbahet mend vetëm si kryetari që nuk bëri asgjë për kryeqytetin, por mbi të gjitha si kryetari që përdori kryeqytetin për historinë e tij.

Erion Veliaj e ka të lehtë sot të bëj diferencën me parardhësin e tij, për faktin se Bashkia nuk i duhet për të mbuluar të shkuarën dhe as për t’i hapur rrugën e karrierës politike për të ardhmen. Ai duhet ta shikojë atë zyrë, si gjënë më të rëndësishme që i ka besuar kryeqyteti në jetën e tij, pa kalkuluar sesi do të dalë prej saj. E rëndësishme është që pas katër, tetë a më shumë  vitesh të mos diskutojmë si sot se ku do të shkojë Erioni, por ku ka shkuar Tirana. Është e sigurt se do të dalë më i nderuar se ky që po ikën, pasi të gjithë e kanë të fituar betejën me asgjën, por ai duhet të fitojë betejën me veten, duke lënë gjurmët e tij në kryeqytet. Ky email tregon përse i duhej Tirana Lulzim Bashës, ndërkohë që na duhet dikush që kur të iki, të diskutojmë përse i duhej ai Tiranës.

11 komente në “Përse nuk duhet përdorur Bashkia e Tiranës!”

  1. meckojati says:

    I dashur mero! Ju lumte per kapacitetin qe zoteroni si gazetar ,me analiza te thella ne mendime e argumenta bidese. Basha eshte si ajo kenga bir selmani nenes ke te te qaj me pare.

    1. eltoni says:

      sa kam qesh o meckojati… me kengen tende…flm! i uroj bashes e berishes qe nje dite te vihet drejtesi ne kete vend.. ua uroj me gjith shpirt zuzareve te Shqiperise, kur ti shohim pas hekurave i gjith populli do jet ne fest!

    2. 3B^ says:

      ARTIKULL SHKRUESI KA BERE NJE GABIM TE PAFALSHEM KUR THOTE QE LUBASHA MORI BASHKINE E TIRANES.

      GABIMI ESHTE SE ATIJ JA DHA AI MENGEPERVESHURI ME HYSNI MILLOSHIN..PA HARRUAR DHE IDIOTIZMIN KRIMINAL TE EDI RAMES QE PRANOI TE HYJE NE GARE ME BASH KRIMINELIN.

      AJO QE ME BEN TE HABITEM DHE TE ULURAS ESHTE SE FAKTI SE A I DINE MIQTE AMERIKANE KRIMET E LULIT..APO VAZHDON LOJA E 2 PRILLIT 1991

      “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL YLLIT NE NGJITJE

      A
      -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

      B
      -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

      C
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
      D
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

      E
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

      F
      -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

      G
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

      J
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

      M
      -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

      “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

      -LUL LEGENI
      Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

      LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
      Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

      -LUL MALOKARI
      .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

      LULI KUQ
      Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

      LUL I AMBASADORES
      Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

      *shenim : ky material nuk lejohet te perdoret nga miqte tane nderkombetare pa shkuar te okulisti per te rregulluar numrin e gjyslykeve qe u jane bere si xham kavanozi

  2. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Mero ,nuk ja vlen barra qerane te harxhosh nerva me lulushin.Tani atij ,ja tregon qejfin baca sal.Ta kesh te sigurt se shumicen e ish funksionareve te bashkise nuk do ti pranojne fare te afrohen tek shqupi.Te gjithe isg funksionaret e bashkise mundet vetem te shetisin me tramin imagjinar.

  3. alti says:

    Veliaj te kryej detyren me devotshmeri ,te mbaje premtimet dhe te mos degjoj keshilla idiotesh te stafity qe u zbyth . Tirane kerkon ,pune, rregull dhe mbi te gjitha transparence per cdo ndryshim , duke pasur motiv rritjen e cilesise se jetes se kryeqytetasve.

  4. Universiteti me thike pas shpine says:

    Mos e ki merak Mero, edhe Eri nje mut te madh do te beje.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ndryshimi i adreses elektronike te emall-it,ka te bej me shmangijen nga rjeti gov.al.Mjafton nje PC dhe mesazhet lexohen kudo !

    Per Bashen “lepuri” fle gjetke,ai ka ndezur motoret e “dekriminalizimit”,per te mbuluar krimet e tij.
    Favoret qe maxhoranca i ka dhene opozites per komisionin e reformes zgjedhore,ka krijuar kushte qe Basha dhe Berisha,te jene te “sigurte”,per te ruajtur skalionin e emerimeve te mbeshtetesve te tij.
    Barazimi i votave,eshte fitore per Berishen dhe Bashen.Ate qe s’ja jep populli,ja jep e majta e koruptuar,ne emer te “konsensusit”!!!!!!!!!!

  6. "BALASHI" says:

    Nje nga perlat e tua Mero! Te falenderoj me zemer. E te falenderosh me zemer nuk eshte pak. Se ka syresh ketu tek ne qe te falenderojne me xhep…

  7. Omer Zabe says:

    O Mero, po ca mut SIGURIMSI qe je o vlla? Kur shkruan, ke nje “talent” djallezor per t’i bere argumentat sa me bindese dhe, ne te nejten kohe, je vete i ndergjegjshem se aty brenda ke nje mal me shpifje. Je me pak fjale, SIGURIMSI tipik, i poshter, i ndyre, qen qe shet edhe familjen per padronin… Por me e bukura eshte se pas cdo artikulli te pacavures “Tema”, ke ngarkuar zevendesin tend, budallain paranojak dhe spermatozoidin e skaduar Bledi Mane qe te beje komente “inteligjente” si per te perforcuar idete e tua. Ja cila eshte kenaqesia e “stafit idiot” te Temes. Ngushellime o rrace bastarde spiunesh e njerezish te liq. Nëma e njerezve te ndershem e objektive do t’ju zeje nje dite, se tani per tani nuk ka kohe njeri te merret me 2 idiota. POSHTE SPIUNET DHE LIGESIA!

  8. perla says:

    nuk mund te dorzoj detyren nje kriminel,qe i ka lyer duart me vrasjen e 21 janarit, tja ler doren e paster erjonit,qe te dej detyren me duar te pastra.iuroj erjonit pune te mdar pa dadhim,qe shqipetaret te shofin tek erjoni te ardhmen e nje brezi te ri.

  9. era says:

    Komentit perfekt te @ 3B do i shtoja ate te @ Universiteti me thike mbas shpine dhe po ta argumentoj vetem, me nje fakt,( pa le te tjerat).

    Ne fushate elektorale Velia kudo qe shkoi nuk harroi te permendte 6000 m katror ??trotuare (pa gjelberim) qe liroi si hapesira si dhe premtoi se nuk do lejonte as nje grime BETON rrotull parkut te Liqenit. Nuk tha gjekundi se ne hyrje te parkut-qe premtoi se nuk do lejonte asnje ndertim, do te propozonin nje “projekt te cmendur”. Shefi i vet kryerilindas qe e lancoi dhe tatoi nervin e qytetarit te Tiranes dhe te atyre pak elitave te pakorruptuara, kam frike dhe jam e sigurte se do e perdori si Erin ( qe ne fakt ka qene djale i mire)si buratin letre njesoj si ministreshat dhe ministrat e vet PA DINJITET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje