Të paqartë dhe të pasigurtë

8 Gusht 2015, 20:35Editorial TEMA
Të paqartë dhe të pasigurtë

Nga Mero Baze

 

Debati publik mes shtypit dhe Ministrisë së Financave për atë çfarë pritet nga projektligji i ri për taksat dhe tatimet, vlen më shumë për të treguar sa e paqartë është Ministria e Financave në atë që po bën, sesa e pasaktë është media në atë që po shkruan. Çështja e taksave dhe tatimeve është themelore në identitetin e një qeverie dhe aq më tepër, në thelbin politik të një koalicioni. 25 vjet pas rënies së komunizmit, shqiptarët nuk do të vazhdojnë më të besojnë tek e majta dhe tek djathta bazuar mbi komunizmin dhe raportet me të, por ka filluar tashmë era e diferencimit mes dy krahëve për atë çfarë dy blloqet politike ndahen në gjithë botën, për këndvështrimin mbi ekonominë dhe politikat e zhvillimit, bazuar kryesisht te politikat tatimore.

Po çfarë tregon debati 24 orësh?

I gjithi është banal dhe vërtitet rreth konspiracionit a po bëhet një ligj i ri apo jo dhe a po e bëjnë me FMN-në apo vetëm? I gjithë ky konspiracion, e para nuk ka pse prodhon lajm po të mos ketë idiotë në Ministri të Financave, pasi sqarohet që në sekondën e parë dhe mbyllet si debat. Debat real do të përbënte politika e re fiskale dhe si synon qeveria ta ndryshojë atë.

Letërkëmbimet e lodhshme konsultative me nëpunës tatimorë dhe zyrtarë të tatimeve dhe pastaj gjuha e drunjtë, që flet për konsultime dhe drafte zyrtare dhe jo zyrtare, nuk vlejnë fare politikisht. Ato vetëm sa dëshmojnë se politika financiare dhe fiskale ka kompleksuar qeverinë dhe nuk i del dot zot. Askush nuk ia ka dalë në botë të jetë shpallur hero duke mbrojtur taksën e sheshtë apo atë progresive. Të dy palët kanë avantazhet e veta, që i mbështesin mbi politika të majta apo të djathta, por të dyja palët janë të qarta se çfarë mbrojnë. Politika jonë financiare dhe sidomos debati mbi të, bëhet sikur të jetë ndonjë aksion ilegal për prerje telash dhe duhet të ruhemi se mos e merr vesh shtypi apo publiku. Një politikan i qartë nuk ka frikë as të rrisë taksat, as ti ulë ato, dhe sidomos të mos debatojë për to. Një politikan i qartë i ka taksat kalë beteje dhe bën politikë me to, dhe jo llogari. Kjo që bën Ministria e Financave nuk është politikë, por llogari. Ata ulen si rrobaqepës që kthejnë mbrapsht kostumet e përdorura dhe presin nga mëngët, ua ngjitin shpatullave, pastaj heqin nga kurrizi dhe ia shtojnë barkut, por e gjitha është ajo që është. As shtypi dhe as publiku nuk janë aq shumë të interesuar kujt do t’ia heqë 5 milionë dhe kujt do t’ia shtojë Ministria e Financave. Problemi është çfarë është duke bërë me sistemin e taksa-tatimeve dhe politikat fiskale në tërësi, pasi ato nuk janë ligje që ndryshojnë një herë në gjashtë muaj. Debatit publik nuk i hyjnë në punë deklarata të shkruara nga njerëz kokëthatë, që mendojnë se bëhen gardianë të qeverisë duke folur broçkulla. Debati publik ka nevojë për fjalor politik, të qartë, të sigurtë dhe të parashikueshëm në atë që thotë. Është fjala për ekonominë e gjithësecilit dhe për nevojën e nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendit. Një investitor i huaj, mjafton të dëgjojë këtë debat idiot dhe ia mbath e ikën nga vendi.

Një miku im avokat i një studioje të njohur ligjore në vend, më shkruante dje se 2 kompani italiane në Tiranë me 180 punonjës po shikojnë mundësinë të zhvendosen në Serbi, pasi qeveria serbe u ka ofruar lehtësi të papërfytyrueshme fiskale. Taksë të sheshtë 12 përqind, plus një kontribut për sigurimin e çdo punëmarrësi. Natyrisht që zhvendosja ka kosto, por kur e shikon sa i paqartë është debati mbi politikat fiskale këtu, ia vlen mundimi të ikësh.

Pra, ajo që duhet të bëjë qeveria në këtë rast, nuk është të tregojë sa e zonja është të mos na tregojë se çfarë po bën, por sa e zonja është të na mbushë mendjen që ato që po bën, po i bën mirë dhe për për të mirën e vendit. Debati i fundit tregon se qeveria nuk i del dot zot publikisht gjërave dhe po fshihet si struci. Ajo sillet sikur e paguan njeri të gjejë ndonjë gabim në shtyp se çfarë shkruan për të. Gabimet e shtypit janë 24 orëshe pasi korrigjohen. Madje, tani me shtypin online janë 24 minutëshe. Problemi është me gabimet e politikave fiskale dhe mënyrën si mbrohen ato. Gabime të tilla i korrigjon vota, por ajo është një herë në katër vjet.

29 komente në “Të paqartë dhe të pasigurtë”

  1. sit.. back and relaks → says:

    ka raste dhe shpejt se nj here ne kater vjet, varet sa i madh eshte bere mutllari

    1. tirona says:

      Ekonomia eshte finalja e Simfonise se Jetes.
      Si e tille,nuk mund ta Dirixhoje cdokush.
      Harmonizimi ne sinkrone i orkestres te bene ose ta shijosh
      ose te ikesh me vrap nga Syte-Kembet.
      E keqja qendrone se te gjitha veglat luhen me Gishta,
      ku me kalimin e nje kohe fare te shkurter,ata
      zhdervjelltesohen setepermi.Keshtu funksionon kudo
      ne Bote.Mirepo,nuk mund ta konsiderojme surprize
      faktin se perballe tyre edhe Medja ka formatuar
      orkestren e vet,vecse Frymore!Te gjithe pra me Borrie,
      dhe te gjithe me Ze te trashe!Ata nuk kane Flaut ku ta thyejne sadopak
      ate Barritore qe na eshte bere si Zhurremgervishese!
      a thua se jane Barinj! Ndonse me keqardhje te tille e konsiderone veten
      shumica,ndaj dhe ju themi Mushkonja “Mediagashe”.
      Fare pak kemi Gazetare te mirefillte.te cilet e konsiderojne
      profesionin si Mision! ndaj dhe gjithmone kerkojne
      per te gjetur Kauzen! Fundja Kauza sjell Produkt
      dhe ku ka produkt ka bereqet. E kunderta qendrone nga Mediagashet!Pasioni i tyre eshte te vrrasin Kauzen qofte edhe per hir
      te Millonait!Kjo gje shperndane Makth!Sa me i madh te jete ky,
      aq me shume krekoset Mediagashi.Se ku i shpje Mushka
      as vete nuk e dine. Kesisoj,Qeverrite nuk mund te jene
      vasale te tyre.as te ndonje Opozite qe perpiqet te rrahi Ujin ne Havan vetem per ta cvendosur vemendjen nga aty ku duhet te jete.
      Po shoh qe Qeveria ka Darat ne Duar,bene mire tua besoje ustallareve.Kurse Opozita me gjithe Mediagashet po Cirren
      edhe pse ato ende nuk kane filluar te punojne…
      Persa keshtu une mendoj se Qeveria ne kohen e te vjelave
      do shperndaje embelsiren,ndersa kjo Opozit do mblidhet per
      te tretat ku do shperndaje Kaffe Shqeto.Ne kete sebep do te jene
      pjesemarres edhe Mediagashet.

      1. Skypion says:

        Politikat tatimore,padyshim qe,jane dallimi thelbesor mes blloqeve politike ne demokraci,ne gjithe boten demokratike.
        Edhe ne vendin tone,megjithese me demokraci hibride,ku sundon oligarkia ramiste,ky eshte dallimi kryesor.
        Premtimi kryesor i Edi Rames,partise se tij,te majtes ne pergjithesi,ne fushaten zgjedhore te 2013,ishte TAKSA PROGRESIVE.Kjo dhe vetem kjo.
        Ne debatet qe beheshin atekohe,demokratet,e paraqisnin taksen e sheshte si piken e tyre me te forte.
        E cuditshmja,e mbrapshta ne ato debate,ishte qe socialistet,si te ishin ne nje beteje singulare me demokratet,ku nuk perfshiheshin interesat e te treteve,dmth,popullit,sulmonin pikerisht kete pike te forte,me idene qe po i thyen ketu demokratet i kane thyer gjithandej!
        Se taksa e sheshte kishte sukses,kjo ishte faktuar gjate qeverisjes se demokrateve.
        Po,atehere,pse socialistet ishin kunder kesaj?!
        Injorance?Paaftesi?Papergjegjshmeri?Eksperiment?
        Une mendoj se jane te gjitha bashke.
        Qeveria e sotme,eshte nje nder me te paaftat dhe me te papergjegjshmet ne historine e shtetit shqiptar,dhe,padyshim,me e paafta e ketyre 23 viteve demokraci.
        Kryeministri i sotem,Edi Rama,eshte nder kryeministrat me injorante,te paafte dhe te papergjegjshem ne historine e shtetit shqiptar,dhe,padyshim kryeministri me injorant e ketyre 23 viteve demokraci.Injoranca e Edi Rames ne ceshtje ekonomike eshte legjende.Batutat qe ai i perdor per te fyer mbare e mbrapsht dynjane,i kthehen si bumerang ne kete rast,kur kundershtaret,koleget,miqte e te njohurit e tij pershkruajne me batuta injorancen e tij te thelle ne ceshtjet ekonomike.
        Rama si kryeminister mund te krahasohet vetem me Adil Carcanin,por ne formen e nje eufemizmi,gjithsesi.
        Ministri i Financave eshte nje sharlatan.Me sharlatani qe ka njohur demokracia shqiptare.Ai eshte njefare Golumi i qeverise shqiptare.Flet tere kohes per gjene e tij te cmuar,qe as e ka ne duar,as e di ku eshte,as e di sa eshte e,natyrisht,as nuk mund ta kontrolloje dot.
        Taksa progresive,boshti i gjithe fushates elektorale te 2013,fale edhe perdorimit demagogjik te se ciles socialistet erdhen ne pushtet,deshtoi.Deshtoi ne menyre te turpshme.Me shume kosto per shqiptaret.
        I pati dale goja ,sic thuhet,pas veshit Sali Berishes,si ate kohe gjate fushates,edhe pas saj kur socialistet erdhen ne pushtet.Mos e beni taksen progresive.
        Mos!Mos!Mos!Askush nuk e degjoi.
        E si te mos mjaftonte kjo,injorantet edhe talleshin me taksen e sheshte.Sidomos kryeinjoranti,Edi Rama,me ato batutat e tij te vjelshme qe te bejne me vjelle.
        Ja ku jemi sot!
        Taksa progresive deshtoi.Taksa,le te themi,e Rames deshtoi.
        Taksa e sheshte paskesh qene e duhura.Taksa,le te themi,e Berishes paskesh qene e duhura.
        Shikoni se c’behet ne kampin e qelbesirave.Pas deshtimit te politikes se tyre kryesore ekomomike,te coroditur,kane filluar e kerrleshen me njeri-tjetrin.Fyejne dhe ofendojne rrugacerisht njeri-tjetrin.Eshte situata tipike,kur te kapur ne gabim,ne faj,kerrleshen mes vetes,per te mos e pranuar ate.Per t’iu shmangur pranimit te gabimit.Per te mos kerkuar ndjese,e per te mos thene:na falni,gabuam!
        Gabuan dhe gabuan rende.Gabuan kur premtuan ne opozite,gabuan kur e zbatuan ne pushtet.
        Nuk eshte nje gabim dosido.Eshte nje gabim i madh,me pasoja te renda mbi nje popull te tere.
        Por,situata,edhe pasi u ndergjegjesuan se demokratet me Berishen paskan pasur te drejte me taksen e sheshte,eshte e rende sidoqofte.Sepse,nuk duan ta pranojne deshtimin.Keshtuqe eshte e veshtire,per te mos thene e pamundur qe te ndreqet gabimi i bere.Duhet ta pranosh ate,si fillim,qe ta ndreqesh.Ata se pranojne.Mendojne qe po ta pranojne gabimin me taksen progresive,do t’i japin te drejte Sali Berishes.
        Natyrisht qe keshtu eshte.Natyrisht qe Sali Berisha kishte dhe ka te drejte.
        Por,kjo nuk duhet te sherbeje si argument per te mos pranuar gabimin e rende,sepse eshte ne loje ekonomia e vendit,gjendja ekonomike e shqiptareve.
        Pervec te tjerash,ky eshte rasti ilustrues per mallkimin e perjetshem te se majtes:demagogjine.
        Demagogjia eshte arma e tyre kryesore per te ardhur ne pushtet.
        Demagogjia eshte deshtimi spektakolar i tyre kur jane ne pushtet.

    2. fshatari says:

      O Mero pusho edhe ti se qeveria eshte me pushime.Flasim ne Shtator

    3. Skypion says:

      Politikat tatimore,padyshim qe,jane dallimi thelbesor mes blloqeve politike ne demokraci,ne gjithe boten demokratike.
      Edhe ne vendin tone,megjithese me demokraci hibride,ku sundon oligarkia ramiste,ky eshte dallimi kryesor.
      Premtimi kryesor i Edi Rames,partise se tij,te majtes ne pergjithesi,ne fushaten zgjedhore te 2013,ishte TAKSA PROGRESIVE.Kjo dhe vetem kjo.
      Ne debatet qe beheshin atekohe,demokratet,e paraqisnin taksen e sheshte si piken e tyre me te forte.
      E cuditshmja,e mbrapshta ne ato debate,ishte qe socialistet,si te ishin ne nje beteje singulare me demokratet,ku nuk perfshiheshin interesat e te treteve,dmth,popullit,sulmonin pikerisht kete pike te forte,me idene qe po i thyen ketu demokratet i kane thyer gjithandej!
      Se taksa e sheshte kishte sukses,kjo ishte faktuar gjate qeverisjes se demokrateve.
      Po,atehere,pse socialistet ishin kunder kesaj?!
      Injorance?Paaftesi?Papergjegjshmeri?Eksperiment?
      Une mendoj se jane te gjitha bashke.
      Qeveria e sotme,eshte nje nder me te paaftat dhe me te papergjegjshmet ne historine e shtetit shqiptar,dhe,padyshim,me e paafta e ketyre 23 viteve demokraci.
      Kryeministri i sotem,Edi Rama,eshte nder kryeministrat me injorante,te paafte dhe te papergjegjshem ne historine e shtetit shqiptar,dhe,padyshim kryeministri me injorant e ketyre 23 viteve demokraci.Injoranca e Edi Rames ne ceshtje ekonomike eshte legjende.Batutat qe ai i perdor per te fyer mbare e mbrapsht dynjane,i kthehen si bumerang ne kete rast,kur kundershtaret,koleget,miqte e te njohurit e tij pershkruajne me batuta injorancen e tij te thelle ne ceshtjet ekonomike.
      Rama si kryeminister mund te krahasohet vetem me Adil Carcanin,por ne formen e nje eufemizmi,gjithsesi.
      Ministri i Ekonomise eshte nje sharlatan.Me sharlatani qe ka njohur demokracia shqiptare.Ai eshte njefare Golumi i qeverise shqiptare.Flet tere kohes per gjene e tij te cmuar,qe as e ka ne duar,as e di ku eshte,as e di sa eshte e,natyrisht,as nuk mund ta kontrolloje dot.
      Taksa progresive,boshti i gjithe fushates elektorale te 2013,fale edhe perdorimit demagogjik te se ciles socialistet erdhen ne pushtet,deshtoi.Deshtoi ne menyre te turpshme.Me shume kosto per shqiptaret.
      I pati dale goja ,sic thuhet,pas veshit Sali Berishes,si ate kohe gjate fushates,edhe pas saj kur socialistet erdhen ne pushtet.Mos e beni taksen progresive.
      Mos!Mos!Mos!Askush nuk e degjoi.
      E si te mos mjaftonte kjo,injorantet edhe talleshin me taksen e sheshte.Sidomos kryeinjoranti,Edi Rama,me ato batutat e tij te vjelshme qe te bejne me vjelle.
      Ja ku jemi sot!
      Taksa progresive deshtoi.Taksa,le te themi,e Rames deshtoi.
      Taksa e sheshte paskesh qene e duhura.Taksa,le te themi,e Berishes paskesh qene e duhura.
      Shikoni se c’behet ne kampin e qelbesirave.Pas deshtimit te politikes se tyre kryesore ekomomike,te coroditur,kane filluar e kerrleshen me njeri-tjetrin.Fyejne dhe ofendojne rrugacerisht njeri-tjetrin.Eshte situata tipike,kur te kapur ne gabim,ne faj,kerrleshen mes vetes,per te mos e pranuar ate.Per t’iu shmangur pranimit te gabimit.Per te mos kerkuar ndjese,e per te mos thene:na falni,gabuam!
      Gabuan dhe gabuan rende.Gabuan kur premtuan ne opozite,gabuan kur e zbatuan ne pushtet.
      Nuk eshte nje gabim dosido.Eshte nje gabim i madh,me pasoja te renda mbi nje popull te tere.
      Por,situata,edhe pasi u ndergjegjesuan se demokratet me Berishen paskan pasur te drejte me taksen e sheshte,eshte e rende sidoqofte.Sepse,nuk duan ta pranojne deshtimin.Keshtuqe eshte e veshtire,per te mos thene e pamundur qe te ndreqet gabimi i bere.Duhet ta pranosh ate,si fillim,qe ta ndreqesh.Ata se pranojne.Mendojne qe po ta pranojne gabimin me taksen progresive,do t’i japin te drejte Sali Berishes.
      Natyrisht qe keshtu eshte.Natyrisht qe Sali Berisha kishte dhe ka te drejte.
      Por,kjo nuk duhet te sherbeje si argument per te mos pranuar gabimin e rende,sepse eshte ne loje ekonomia e vendit,gjendja ekonomike e shqiptareve.
      Pervec te tjerash,ky eshte rasti ilustrues per mallkimin e perjetshem te se majtes:demagogjine.
      Demagogjia eshte arma e tyre kryesore per te ardhur ne pushtet.
      Demagogjia eshte deshtimi spektakolar i tyre kur jane ne pushtet.

      1. Gjyshi says:

        Haaaaaaaaaa . Skupion . I bukur komenti jot . Gjithcka qe shkruan e drejte por ne mnyren infantile , si ai femija i kopshtit . Eshte normale . Sepse edhe erresira eshte e madhe . Ja shiko .zigurin ti qe jeton i lumtur ne erresiren qe i ndricon demokrcia……… Me lejen tuaj po shtoje . Ne politik , ekonomi asgje nuk ndodh rastesisht . Gjithcka eshte e programuar . Do apo nuk do ti , une ose edhe .ziguri. Te pagguash taksat nuk eshte akt patriotik . Taksimi eshte mekanizmi qe mban nen kontroll inflacionin. Po e mbyll me thenien , shyqyr qe njerzit si . Zigur komunist bizantini nuk kuptojne nga ekonomia , se po te kuptonin , neser ne mengjez pa u gdhire do te fillonte revolucioni . Delet nuk ankohen . I kane ndare ne tufa . Delet roze . E delet blu te saliut . Delet panvarsisht te ngjyrave , po dele ngelen . Saliu dhe rilindasi edi fitojne per llogari te tjeter kujt . Shpresoje ta kesh kuptuar komentin tim . Se per ziguret e kam humbur shpresen se do kuptojne ne kete jete . Te shkretet ata . Injoranca eshte semundja me e tmershme e njerzimit .

  2. xhemal says:

    qeverite qe rrisin taksat ose jane te pazonja ,ose hajdute ose servile te istitucioneve bankare dhe mundesia me e madhe per qeverine shqipetare eshte kjo e fundit pse jo dhe hajdute

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Drejtuesit dhe administrate e tatim taksave,nuk jane zgjedhur ti sherbejne modelit,aftesit e tyre deri tani jane kriminale,pervetsime nga fondet publike,sipas modelit vidh sa te mundesh.
    Shifrat e botuara,per korupsion dhe vjedhje ne dogana dhe tatim taksa,jane skandaloze,per te cilat duhet te mbajne pergjegjesi,ata qe I kane emruar,ne detyre ,per te vjedhur.
    Ne pergjithesi sistemet,ne Shqiperi,vuajne nga semundja e hajdutllekut,korupsionit dhe “heroizmit partiak.
    Populli beson me shume tek hajdutet partiak,te cilet,me mediat e tyre,bejne lavazh te trurit,duke shperndare opinione dy partiake.

  4. Ne Vjeshte says:

    ME KETO MUHABETE VJESHTA DO SJELLE NDRYSHIME. MERO BAZE MIRE SE ERDHE NE GJIRIN E NJEREZVE TE LIRE.BEHUNI NDERGJEGJA E KOMBIT JU QE KENI PESHE NE FJALE DHE TMERR PER POLITIKANET SHARLATANE QE MASAKROJNE POPULLIN.

  5. leci says:

    Kjo eshte qeveri idiotesh qe idiotizmin e ka shtrire si piramide ne gjithe administraten shteterore. Problemi yne eshte mire qe keta jane idiote po kush dreqin jane tamam

    1. gjithashtu malok says:

      leco , Shum dakort me ty. si ka mundesi qe pas 2 vjetesh ne pushtet, keta po mbajne akoma ne gjith administraten, gjith ate bande hajdutesh dhe dembelesh qe ka lene sala.

  6. qim qani qe qelloi qenin dhe ver llapa says:

    Kali qe kapet shine lrmin, thote populli.
    Me llogjiken e ver llapes meqe nuk mblodhem dot taxat nga biznezet, hajdeni tja marrim ketyre te urteve qe skane nga shkojn. Pensionistave.
    Hajde tua ngreme dhe moshen e pensionit se cdo na bejne.
    Keta te egrit, hajdutet, biznezeve skemi cu bejme.
    Llogjika e fmn( futja mrena)

  7. fshatari says:

    Po car pret o Mero xhani,na ngeli ne dere vetem Cimi i Canit min finance,po pse ore spaska gjithe kjo PSe ndonje tjeter,po ka plot djem e vajza te shkolluar jashte e brenda vendit a lumadh,po thuaja dy llafe dhe Edit,o Mero xhani,se e ke me afer nga na ti.Thuaji qe tani ne kete kohe qe kemi Intern. ne shtepi,edhe ne fshataret e marim vesh se cbehet. PS,o Mero,thuaj Canit se nuk kemi ne shpi Interin e Italise or jo, po Internetin,Internetin o Cim Cani.

  8. Palldremi says:

    …se siç dihet, “kompleksiteti i punës së financave”(!?) bazohet në një “shkallë besimi” (!?), e cila nuk rakordon me mosbesimin që kanë mediat me Ministrinë tonë – u shpreh taksidari me portofol te cpuar.

    Mungesa e transparences se zyres se finances ne lidhje me menyren se si eshte menduar te villen parate e tatimeve dhe taksave, s’do mend qe do ngjalle shqetesim e pasiguri si ke mediat, ashtu dhe tek qytetaret. Pse? Po se i ha meraku se mos u prishin punet e biznesit dhe ua zhvasin edhe ato dy kacidhe qe u kane mbetur ne xhep, ja sepse.

    Taksidari i gjatovinos kishte marre urdher te mbante te fshehte informacionin, por kur u be publike e-maili qe zbardhte te verteten e marreveshjes me FMN i rane breket ne fund te kembeve. Tani ka dhe bithe te permende shkallen e besueshmerise. Po c’lesh besueshmerie o palldrem. Besim ke zhvatesi? Po pse trapa ishin ata 30.000 qe ia mbathen nga syte kembet?

  9. Mergimtari says:

    Kaq e veshtire eshte te paguhen e te blidhen taksat. Ne asnje vend te botes sidomos ne perendim nuke ka, qe nje qytetare te mare qofte dhe nje gjilpere apo nje rote peri dhe te mos i mbahet takse per shtetin, kjo mbahet ne residin qe te jep shitsja apo shitesi gjate skanimit te mallit. Cesht kjo makuteri ne vendin tone, duket sikur te gjithe prodhusit duan dhe nuke paguajne taksen perkatse. Pamvaressht paaftesise se administrates tatimore, apo kooruptimit te saj, mose jemi edhe ne nje popull qe snjohim ligj, dhe detyrimet qe kemi ndaj shtetit dhe shoqerise, qofshin te shterses se mesme, apo dhe te pasurit.

  10. oldman says:

    Dy jane aresyet per te qene “te paqarte dhe te pa sigurte”:

    1- PAAFTESIA
    2- HAJDUTLLEKU (mashtrimi i popullit)

    Une them se jane te dyja bashke. Ka hajdute, por edhe shume axhamij.
    Nuk behet stan me lepuj i dashur Mero.

    Sidoqofte, falemnderit per shkrimin. I sakte dhe profesional. Gjithmone me ke pelqyer, por me pelqen me shume kur e drejton objektivin tek Qeveria.

  11. qim qani qe qelloi qenin dhe ver llapa says:

    Pajtohem plotesisht me shkrimin e meros.
    Mero ka te drejte. Nuk ka rendesi fare qe do taksohen rrogat e ulta dhe pensionet.
    As ngritja e moshes se pensionit ska rendesi.
    Rendesi ka qe erion veliaj hypen ne autobuz dhe rama takon taxistin naten per te qare jallet e popullit diten.
    Ka rendesivdhe lemosha qe merr mero nga qeveria.
    Te tjeret per te vuajtur kane lindur

    1. Gjyshi says:

      Po si nuk paska rendesi . O qim qami . Pse ste ha mortja ty , meron dhe kompiuterin bashke . Ska rendesi thua kur taksohen rrogat e vogla e ku ta di une se c’ derdellit ti . Me nje fjale ti thua . Nuk me hyne ne pune qe shteti me taksen qe e ka sa te gomarit ta fut tyja . Ti ndoshta kenaqesh bashke me meron duke u hargalisur , . Po ne te tjeret qe nuk kemi bythe per taksen e atij mikut qe ka gomari nga tja mbajme . Dikush e quan te sheshte e dikush progresive , por ajo e shte si ka.. I gomarit mor djale ……….

  12. nositi says:

    Mero e paske harruar Berishen sot…shiko mos harrosh neser…

  13. argit says:

    Ministri nuk ka shume faj, ai eshte ne situaten e atij qe skishte çi bente samarit e i binte gomarit.Ne sisteme politike si i yni rrumpalle me i varferi e han ndersa paralline sguxon kush ti shkoj ne mendje ta detyroj te paguaj tatimet e taksat.Keq me Salen e keq pa Salen si e kemi hallin o mero!

  14. profesionisti says:

    Edhe mero duket sikur do te thote” Degjoheni dhe Ben Malajn”.

  15. emigranti says:

    Nuk rritet ekonomia duke taksuar barktharet.ose edi ka nje Plan emergjence per ti dhene ekonomise frymarje ose nuk ka.nuk mund te terheqesh vemendjen e opinionit me veprime sporadike te polizise jo Droge jo shembje pallatesh por ka ardhur koha te besh dicka per ekonomine e cila calon shume.prandaj bej dicka dhe leri baut.

  16. Bir selmani i nene ke te qaj me pare says:

    Po ministri si burre i zoti te kuptoje te pakten ca i sjellin ne tavoline dhe ku do te arrije. As kaq s kupton.ca nevoje ka te ndryshosh ligjet kur dhe keto qe kemi jane ok si te botes dhe s kuptohen dhe s zbatohen? Apo s ka ca ti beje brimsildes dhe bizneseve te medha e thote ti fus ne burg te vegjlit. Po mor idiot i clasit 1 , te vegjlit s kane takat me te mbush arken dhe i ke votus.shiko icik italine qe. Smerret me te mesmit dhe te vegjlit.ul bythen e q. Dhe lexo e puno mor trap mos le injorantet dhe hajdutet te te komAndojne. S ke gje ne terezi as ti as qeferia dhe as ne. Meri ate qe duhet buzneseve vip dhe te medhenjve mos ja le moza kalise dhe androkli kokthit ti rrjepin dhe s ke nevoje te shkosh dere me dere te njerzit si zhvates. Kokthi ka dy vjet qe i shkepi bizneset e vogla me gjoba dhe a ke rrit ndoj te ardhur? Kalia me nazmi tolen i rrjepin te medhenjte. Po dhe ti prandaj rri si m.. Se ke phesen .

  17. RILINDJA E LESHIT says:

    hhahaa O MERO PO LEHTE ESHTE EDHE PSE QEVERIA RAMA QEVERIS FAJET I KA BERISHA PO SOT E PASKE HARRUAR

  18. qim qani qe qelloi qenin dhe ver llapa says:

    Me vjen keq qe komentuesit nuk e kuptojne shkrimin dhe thelbin qe cfare po ndodh.
    Edhe skypioni nje cop idiot gjen momentin te shfryje dhe te hidhet ne sulm e te mbroje suksesin e berishes.
    Qeveria nuk ka deshtuar. Te gjithe jeni gabim.
    Qeveria po ben reforme ne pensione dhe kerkon te taksoje cdo qindarke te qarkulluar. Edhe pensionet.
    Kundershtimibim nuk eshte se ketabdeshtuan ne mbledhjen e taxave. Ajo eshte tymnaje e hedhur per ti bere nje fare presioni psikollogjik mjerezve qe te pranojne masat e reja qe jane te diktuara mga fmn.
    Skypion pisi dhe injoranti shfrytzon momentin per te nxjerre nga llumi saliunvdhe familjenvhajdute te ketij monarku.
    Kundershtimi qe njerezit duhet te bejne eshte te mos lejohet ngritja e moshes se pensionit dhe taximi i rrogave te ulta dhe pensioneve.
    Skypion qelbesira hedh shashka. Qen maskara. Injorant

  19. besa says:

    Edi Rama eshte me pikpamje te djathta.Veshtiresia eshte se kryeson parti te majte.Te gjithe hiqemi se ekspert ,por harrojme kryesoren qe korrupsioni eshte i fuqishem.Populli per kete flet cdo dite shume me mire se ekonomistet….

  20. pse ka qene profet enver hoxha ?* says:

    Paqartesia dhe pasiguria nuk eshte shfaqur tani por qe ne 1991.

    Sot duket menxyra qe i kemi bere vetes ne ate kohe duke ngaterruar shtetin e shqiptareve me ideologjine e gabuar te enverit.Eshte e pafaleshme qe eshte prishur me themel shteti shqiptar dhe intelektualet & media nuk po thone te verten e hidhur te madhe..Shteti me ekonomi ,me financa ,..me mbrojtje,..me dipllomaci ka vdekur… e perseris KA VDEKUR.

    E keqja me e madhe eshte se ai vend qe eshte shitur dhe po shitet ne menyre te frikeshme por aty ka perfunduar dhe shplarje e trurit dhe reagimi qytetar eshte nen zero …ka ngrire.

    Kalojme te Edi Rama …pse eshte i paqarte dhe i pasigurte:

    Kur mori pushtetin ne 2013 beri tre here vetvrasje:

    1-U gjend me nje pushtet paralel te Saliserbit shume here me te forte sepse ai kishte Presidencen,Prokurorine..Shikun KLD,KLSH dhe me nje Ilir Meta si kale troje qe kishte pushtuar parlamentin ,drejtesine dhe shumicen e administratave..Pra Edi Rama lindi i vdekur.

    2-Shteti shqiptar finacjarisht kishte vdekur sepse borxhi jashtem kishte kaluar piken e vdekjes mbi 67%,,borxhi ndaj investitoreve te brendshem afrohej 1 miljard dollare..problemet e renda finacjare me Cezin,strazburgun,te perndjekurit politike,legalizimet,nafta ,rruga e kombit ,shqupit..etj Edi Rama ne vend qe te bente kallzim penal kryeministrit para ardhes se kishte kryer krimin ekonamok e vrasjes shtetit…merrej me barcaleta duke treguar se ata kishin grabitur dhe groshet (fasulet) nga depot e emergjences

    3-Votat e forta te 23 qershorit 2013 dhe te 21 qershorit 2015 Edi Rama nuk i mori se do rregullonte ekonomine se do te pakten 2-3 dekada…por i mori per nje veprim qe do kohe shume te shkurter:

    Te c”montonte bunkerin e Saliqenit: presidence-kryeshik-prokurori-gjykate dhe te akuzonte per krimin e 21 janarit,gerdecit,1997,1998 dhe rrugen e kombit.

    Koha qe ka kaluar deri tani ka vertetuar se Edi Rama me dashje nuk ka realizuar kerkesen popullore per denimin e bandes 2B..nga frika,nga impotenca apo nga ndonje marreveshje si Esat Pasha me ndonje dipllomat neper ndonje bodrum ambasade.

    Eshte kriminale qe dhe mediat (plus Meron) po paraqesin se ekonomia nuk po ecen mire nga taksat e qeverise Rama…

    E verteta eshte se ekonomia shqiptare ka vdekur,,ka falimentuar dhe duhet te gjetur fajtori per keto 25 vjet….

    Kush i shkaterroi shtetin shqiptareve ??

    Dhe ne vend te krijohej nje gjykate speciale ku te denohej paria e tiranes dhe ndonje dipllomat i huaj….ata te huajt krijuan gjykaten e krimeve te Uck ne Kosove qe do te thote se bashke me Shqiperine ka rene dhe Kosova….dhe mbahet nga emigracjoni dhe informaliteti

    Fakti qe ne 6-mujorin e pare te 2015 kane kerkuar azil ne Europe nga trevat shqiptare mbi 250 mije veta tregon menxyren llahtareshme te atij popull..

    Pra kush i futi shqiptareve thiken pas shpine me saliserbin ne shqiperi dhe Isa udbashit ne Kosove…

    Leri taksat zoti mero…..nuk ngjallet gjysem i vdekuri me aspirina…

    *-komentshkruesi ka qene dhe eshte dhe do jete jo enverist

  21. maria says:

    Mero te lumte o trim,gojet e liga i mbylle sot, dhe qeverrin e detyrove te terhiqet. Lum ne qe te kemi

  22. qim qani qe qelloi qenin dhe ver llapa says:

    Nastrudin. U ktheve enverit bre bace?
    Hej tlumt pushka.
    Tani qe u bashku peqini dhe kavaja, skam nevoje per angline, tha haxhi qamili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje