Taksa të lodhshme

7 Gusht 2015, 20:02Editorial TEMA
Taksa të lodhshme

Nga Mero Baze

 

Qeveria po ndërmerr një hap të ri për të riklasifikuar taksimin e rrogës sipas një shkallëzimi në tre breza, duke filluar nga paga minimale deri tek ajo maksimale. Ndryshimi i ri vjen pas paketës fiskale të një viti më parë, e cila futi në zbatim tatimin progresiv mbi pagat, i cili duket se nuk prodhoi ndonjë sukses.

Ndryshimi i ri në pamje të parë duket i lodhshëm. I lodhshëm në përllogaritje, i lodhshëm në parashikim shpenzimesh dhe mbi të gjitha, i lodhshëm në strategjinë që qeveria pretendon se ka për taksat. Një sistem taksash nuk ndryshon çdo gjashtëmujor dhe nuk mund të kthehet në “marifet” për të mbyllur vrima në thesin e shpuar të buxhetit. Një sistem taksash ndërtohet për një qëllim startegjik, i cili zkaonisht ka të bëjë me nxitjen e investimeve të huaja dhe me zgjerimin e bazës së taksimit.

Këto ndryshime të herë pas hershme të sistemit tonë të taksimit, përveçse e bëjnë të lodhshme parashikimin e shpenzimeve të një biznesi dhe e lënë atë në dorë të tatimorëve gjobvënës, prodhojnë pasiguri tek koorporatat dhe investitorët e mëdhenj, tek të cilët, ndryshime të tilla prodhojnë fatura financiare që ndikojnë mbi vendimet e tyre për të qëndruar këtu ose jo.

E vërteta është se Shqipëria ka nevojë për investime të mëdha të huaja dhe ato vijnë, kur janë të sigurta që gjejnë një sistem taksash sidomos të qartë, të llogaritshëm lehtë dhe natyrisht të favorshëm. Taksa e sheshtë e ka këtë favor. Ajo mund të mos jetë dhjetë përqind sa e kishte Berisha, mund të jetë 12, por të jetë një e vetme, e llogaritshme dhe e parashikueshme lehtësisht në buxhetin e një biznesi. Vendet tona fqinje, Maqedonia, Serbia, por dhe Mali i Zi e  Kosova, mund të bëhen siç po ndodh që po bëhen vendet më të preferuara për investitorë të huaj, të cilët tashmë janë nën terrorin fiskal të vendeve perëndimore që kemi po fqinjë, Greqisë dhe Italisë. Shqipëria duhet të përgatitej dhe ka ende kohë të përgatisë një strategji sesi ta përdor pozitivisht krizën e koorporatave në Perëndim dhe sistemin dragonin të taksave që synon të kompesojë defiçitin e krijuar në ato vende. Shqipëria nuk ka pse sillet sikur i kanë rënë hallet e Greqisë apo Italisë me buxhetin dhe duhet të shkurtoj shpenzime apo të rrisë taksa.

Shqipëria është një vend konsumator, i cili nëse zgjeron bazën e taksimit me taksa të lehta, shmang korrupsionin nga tatimet, pasi u jep atyre më pak pushtet dhe josh investitorët e mëdhenj.  Ne nuk jemi një vend që kemi miliarda euro borxhe dhe nuk dijmë ç’të bëjmë me buxhetin e shtetit. Ne kemi nevojë t’i nxjerrim frikën biznesit për të nxjerrë lekët nga bankat dhe shtëpitë ku i mbajnë mbyllur dhe t’i vënë në punë. Bankat shqiptare kanë në depozitat e tyre rreth 9 miliardë euro sipas analistëve të bankave dhe kjo është një shifër e lartë dhe siguri e madhe që me politika fiskale liberale dhe të parashikueshme, ne mund të nxisim investimet dhe ekonominë efiçente në vend, siç është turizmi dhe bujqësia. Nga ana tjetër, një sistem më i qartë takasash dhe jo kaq i  lodhur sa ky i yni, mund ta bëjë Shqipërinë një vend emigrimi për bizneset e mëdha të Perëndimit që po kërkojnë vend ku të shkojnë, pas asaj që po ndodh në disa prej këtyre vendeve.

Me të njëjtën vëmendje duhet parë dhe nevoja e individëve të pasur nga vendet fqinje, që kanë qenë të papërgatitur për masat e reja shtrënguese në vendet e tyre, të cilët duan të investojnë në Shqipëri, apo dhe me transferimet e kursimeve të tyre në bankat shqiptare.

Qeveria duket e kompleksuar nga ideja e ndryshimit të sistemit të taksimit, ngaqë këtë paketë fiskale e përgatiti bashkë me FMN dy vjet më parë. Rruga për të mbledhur sa më shumë taksa është t’u marrësh taksa të gjithëve nga pak, sesa të ngresh pragun, të rrisësh korrupsionin dhe t’u marrësh vetëm atyre që s’kanë ku të shkojnë pa paguar. Kështu  ke marrë më pak taksa dhe ke bërë më shumë dëme, plus korrupsionit. Manovrat dhe njoftimet e përditshme për qepje dhe shqepje xhepash në sistemin e taksave, janë shenja lodhjeje të cilat më së paku nuk ngjallin optimizëm.

Që një ekonomi të ngjallet, ka nevojë dhe për klimë pozitive dhe entuziasëm kur flitet për të dhe jo për fytyra të vrerosura dhe xhandarë tatimesh, që kërcënojnë më shumë për xhepat e tyre sesa për xhepin e shtetit.

38 komente në “Taksa të lodhshme”

  1. Universiteti me thike pas shpine says:

    Edi Rama rezultoi te jete KM me i paafte pas Adil Çarçanit.

    1. Shok ideali says:

      “Ajo mund të mos jetë dhjetë
      përqind sa e kishte Berisha” – shoke, jooo, jooooooo, aman shokeni te idealit…, jo si kulaket dhe agjentet e perrndimit…

      1. TURP PER USA + BE says:

        Kush do te paguaje taksen e gjakut te 21 janarit,gerdecit,otrantos……

        1. pse ka qene profet enver hoxha ? says:

          Ka disa jave qe bossi i vuvuzelave te Shqupit Artan Skypion Hoxha eshte hedhur ne sulm frontal per te rrezuar qelbesirat e PS.

          Po kush eshte ky karagjoz qe kakarit cdo dite te gazeta Tema ??

          Nje nga figurat me te urryera te zvarranikeve qe notojne ne mocalin E MEDIAVE SHQIPTARE esht ky Skypioni –URIAH HEEP-Artan Hogja

          Duke u nisur nga kerkesat e shumta te lexuesve te Temes se kush eshte ky Skypioni po plotesojme kersherine e tyre duke I kerkuar ndjese per materialin e gjate.

          Ky FRANKESTEIN MONSTER eshte ndoshta njeriu me I urryer ne trevat shqipfolese se vete kryekrimineli Berishe qe ky mender analist I sherben akoma edhe pse I ka shkerdhyer NONEN disa here.

          Nuk do ti benim autopsine perversit Artan Hoxha nqs nuk do kishin nje ngjashmeri perfekte me Grida Dumen,te dy nga Durresi ,te dy nxenes te mire,te “rekrutuar” nga brenda dhe jashte.Te dy te perlyer ne korrupsion dhe pune te pista edhe pa hipur ne “fron”

          Skypioni-Ministri hajdut qe arratiset me gomone ne 1994.

          Në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion, Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze. Një ndër personat për të cilët u lëshua një urdhër arresti nga Prokuroria për këtë çështje ishte dhe Artan Hoxha, i cili atëherë ishte ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë dhe që më pas rezultoi të ishte miku i ngushtë i Genc Rulit, duke qenë se ai e mori në institutin (OJF) që krijoi në 1998, dhe që në 2005, kur Ruli u bë ministër e bëri kryetar të Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH. Kur shpërtheu skandali i “drurit të arrës”, duke qenë se Artan Hoxha nuk ishte deputet, pra nuk kishte mbrojtje nga imuniteti, ai gjeti si rrugën më të mirë për të shpëtuar arratisjen nga Shqipëria, në një mënyrë mëse rokamboleske, duke u bërë klient i skafistëve shqiptarë, që e çuan në bregdetin Italian….vijon

          ***

          Skypioni-Gjeologu qe nuk punoi asnej dite ne zanatin e tij por gjeti minieren e arin ne KESH& USAID

          (JU LUTEM LEXOJENI ME KUJDES)

          Në këtë OJF, Genc Ruli më pas tërhoqi si zëvendësdrejtor ekzekutiv dhe mikun e vet të “drurit të arrës”, Artan Hoxha, që shpëtoi nga ndjekja penale falë amnistisë së marsit 1997 dhe u kthye në Shqipëri. OJF-ja e Genc Rulit dhe Artan Hoxhës ka qenë një nga beniaminët e Zyrës së USAID në Tiranë çka nuk mundet mos të të krijojë bindjen e plotë se angazhimi amerikan për mbështetjen në Shqipëri të njerëzve të pakompromentuar për korrupsion, është më së paku joserioz. OJF-ja e Genc Rulit dhe Artan Hoxhës bëri me paratë e USAID-it, por edhe të Fondacionit “Soros” atë që bëri me drurin e arrës, duke bërë tym së paku nëntë milion dollarë donacione. Të kërkosh se ç’është bërë me to, është njëlloj si të dalësh e të kërkosh dru arre në pyjet shqiptare. Synimi i kësaj OJF-je ishte që të merrte fonde nga donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë USAID dhe Fondacionin “Soros”, të cilët nga ana e tyre duke bërë këtë veç të tjerash kishin interes që ta paraqisnin këtë OJF si provë se ata nuk mbështetnin vetëm OJF-të e majta, por mbështesnin dhe OJF-të “e djathta”. Por kryesorja ishte që të krijonin artificialisht një elitë të shoqërisë civile, që vinte gjoja nga e djathta dhe që donin ta mbanin si rezervë për ta lançuar në politikë, në PD… Me rikthimin e PD në pushtet, në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli, ashtu si në vitin 1992, mori portofolin e një superministrie, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës… Në këtë superministri, Ruli ka në dorë tri sfera shumë fitimprurëse të ekonomisë, privatizimet, energjetikën, ku ka mundësi fitimesh të mëdha me tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë të KESH për energjinë elektrike, ku luhen qindra milion euro. Për të mbrojtur interesat e tij në KESH, Ruli zgjodhi mikun e tij të kohës së drurit të arrës, Artan Hoxha. Në 2005 Artan Hoxha u bë përsëri berishian, si në 1992, duke ndjekur shembullin e shefit dhe protektorit të vet Genc Ruli. Edhe Artan Hoxha mori “fetën” e vet nga “torta” e pushtetit të PD-së, duke u bërë kryetar i Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH, një post ky ku Hoxha merr një pagë të majme, si dhe përfitime të tjera. Pse Genc Ruli zgjodhi pikërisht bashkëpunëtorin e vet më të ngushtë në afera të dyshimta në OJF-në që drejtonte, si dhe në qeverisjen e parë të PD-së, për ta vënë në krye të bordit të KESH, kjo është e kuptueshme. Me Artan Hoxhën në krye të këshillit mbikëqyrës të KESH, ministri Ruli do të “presë dru arre” në arkën e pasur të KESH. Gjithashtu, Artan Hoxha zuri vendin e Genc Rulit në krye të OJF-së së tyre, pasi Ruli dha dorëheqjen nga posti i kreut të OJF-së, kur u bë ministër. Ky është një vend shumë i lakmuar, pasi kjo OJF është shumë e sponsorizuar nga donatorët ndërkombëtarë. Artan Hoxha, gjeologu që nuk punoi asnjë ditë në profesionin e vet, dhe që zbuloi “minierën e arit” në arkën e USAID dhe të Fondacionit “Soros”,

          KRYQZIMI I SKYPION SPIUNIT ….GSH 12 QERSHOR 2012

          Berisha ka deklaruar në mbledhje grupi se Artan Hoxha kishte lidhje me Sigurimin. “Kemi informacion se kur ka qenë 17-18 vjeç, ai ka shkëmbyer informacion me një punonjës të ish- Sigurimit të Shtetit,” mësohet se është shprehur Berisha. Ajo që të habit është se si ka mundësi që ky kryeministër, që e ka përndjekur Hoxhën dikur dhe i ka pasur në dorë dosjet e tij, tani e kandidon dhe hedh me dhjetëra lëvdata për të. Më pas e detyron të dorëhiqet

          Populli, analistet, po fut ketu edhe ata bythlepires te Sali Berishes dhe vemje (shpehja e Z. Mustafa Nano), si edhe gazetaret nuk kane kuptuar ende lojen dhe teatrin e Z. Berisha, Sali Ram i Pabesi, lidhur me zgjedhjen e presidentit te ri te republikes. Kryeministri Uzurpator, asnjehere nuk i eshte larguar qellimit, synimit dhe deshires per te zgjedhur nje njeri te rangut te larte te PD. I pari, dhe vetem i pari, si edhe i fundit ne liste ka qene Z. Nishani. Z. Zaganjori, Z. Hoxha (i neveritshmi spiun i sigurimit te shtetit dhe menaxher i disa bizneseve te Sali Berishes dhe bijes se tij), me deshiren e tyre te madhe, kane pranuar te luajne rolin e kavjeve dhe te karemave, pa perjashtuar edhe Z. Fatos Nano. Te tre keta “burra”, njeri me mut se tjetri, per nga karakteri dhe personaliteti vetjak, luajten me popullin, me opoziten, me “nderkombetaret” dhe me te gjithe, madje edhe me deputetet e PD dhe me vete Jozefina Toipallin. VIJON

          ***
          Skypioni qesharak
          Artan Hoxha është bërë personazhi më qesharak në Durrës, pas asaj që i ka ndodhur si kandidat për president. Pasi është qerasur dhe ka qerasur në disa lokale ku aktualisht pijnë kafe dhe njerëzit e klanit të Olldashit, Hoxha ka deklaruar se e ka kërkuar PD-ja për ta bërë President por ai nuk pranon. Kjo është gjëja më e turpshme nëse është e vërtetë nëse ai është shprehur kështu. Ai ka takuar prej disa ditësh mjaft nga themeluesit, njerëzit me reputacion të PD-së në Durrës, po nga ata ka marrë vetëm përbuzjen, urrejtjen për atë që ai i ka bërë PD-së duke përfituar miliona lekë nga fondacione dhe tashmë që ato janë ndërprerë i duhet një mandat politik. “Artan Hoxha gënjen dhe kjo tregon se kush ka qenë ai në të vërtetë dhe Sali Berisha ka bërë mirë që e hoqi si kandidat për president , madje edhe e quajti spiun. VIJON

          ***

          Skypioni –URIAH HEEP
          Artan Hoxha, ka vetë-pranuar, se me “letra” ka qënë ish-spiun i sigurimit të shtetit, që prej moshës kur bashkëmoshatarët e tij shkonin ende në kampin e pionerëve. I gjendur përballë këtij realiteti që e ka “mbyllur në shtëpi”, ish-kandidati për President Republike Artani i “hoxhëve” të Durrësit, i mirënjohur si shërbëtor mediatik edhe i pushtetit e kryeministrit të 7 viteve të fundit, doli dje publikisht me një “esse” në formë auto-portreti të tejzgjatur, për të vetëshpalur “virgjërinë e figurës së tij”. Madje, duke vetë-deklaruar dhe “virgjërinë morale” të familjes e fisit të tij stërgjyshor, me “burrëritë” e tyre që nga viti 1920.

          Skypioni –URIAH HEEP

          Artan Hoxha, ka kontribuar egërsisht e banalisht në shërbim të Berishës, duke bërë qindra “denoncime” e komente nëpër gazeta dhe duke qënë “analist” në mbi 1000 debate televizive per keto dy dekada Në fakt, siç e kemi dëgjuar në ekrane, Artan Hoxha, ka qënë një komentues ndëshkues deri në ashpërsi ekstreme ndaj veseve morale, vecanërisht ndaj ish-spiunëve që nuk ishin ishin shefa, kolegë, miqë e financues të tij dhe ka qënë mbrojtës pasionant deri në histeri, i ish-spiunëve që ishin shefa, miqë, kolegë e financues të tij.
          Këtë qëndrim mediatik “anti-spiunëve”, Artan Hoxha, ose siç është vetëquajtur analisti, politologu, biznesmeni, profesori, diplomati, VIP-Universitari, pedagogu, komentatori, intelektuali, anti-pushtetari, armiku i korrupsionit, qytetari i lirë, personaliteti i shquar publik, demokrati, anti-komunisti, dhe figura e pastër morale Artan Hoxha e ka mbajtur deri në mesnatën e 11 qershorit 2012, kur shefat, ortakët dhe miqtë e tij ish-spiunë sigurimi e thirrën për ta graduar “President Republike”. Por që vetëm 12 orë më pas, u detyrua të dorëhiqet, sepse nga “sirtarët e vitit 1981” i doli një “fashikull i zi” që mbante emrin dhe firmën e tij si ish-spiun sigurimi. Që prej momentit të publikmit të emrit si ish-spiun sigurimi, “Mjelma e Durrësit” Artan Hoxha është vendosur përballë “gjyqit publik”.
          I mbetur vetëm, i braktisur prej shefave e miqëve si një “mjelmë” e zgjebosur, “qytetari i moralshëm” Artan Hoxha, po lufton me vetë-stërmundim mbi tastierën e kompjuterit dhe npër zyrat e pushtetit, duke bërë përpjekje mediatike për të vetë-pastruar “njollën” e adoleshencës së tij. Dukë lexuar “autbografinë” e Artan Hoxhës, të vetë-publikuar në media, ku vetshfaqej si “gjeni”, si idivid i “rekomanduar”, i pranuar dhe i privilegjuar i çdo sistemi, regjimi, pushteti e politike, natyrshëm lindin këto pyetje:
          – Po kush është ky individ, i cili është përzgjedhur mes qindra 16-17 vjeçarëve durrsakë, për të bërë shërbime kriminale anti-njerëzore për diktaturën?!
          – Po kush është kjo specie tashmë e “ngordhur” moralisht, që ka hipur në pushtet qeveritar ende pa mbushur 26 vjeç?!
          – Po kush ky “akrobat” politiko-shoqëror, i cili prej 20 vitesh ka bërë “cirk” abuzimesh në “litarin” e çdo pushteti e sistemi drejtësie dhe nuk është ndëshkuar?!
          – Po cili është ky “aktor” skenash e prapaskenash, që është bërë faktor publik, politik e qeverisës, duke qënë “mik dhe armik” i dashur nga të gjithë pushtetet?
          – Po kush është ky “gjeni” i denjë dhe i pranuar” për “mendje e kontribute” nga të gjithë krahët e politikës dhe të gjithë kupolat e pushteteve shqiptare?!
          Ka disa përgjigje, të cilat “poliedriku” Artan Hoxha nuk i analizon në “Auto-CV” e tij të vetë-publikuar 24 orë më parë në media. Ai nuk i ka dhënë gjërat ashtu siç janë në realitet, por shqiptarët i dinë shumicën e tyre dhe po i etiketojnë e komentojnë intensivisht në media e blogje. Ja disa prej këtyre etiketimeve:
          – Eshtë një profil, i përzgjedhur që në fëmijëri, si eksponent i denjë e i aftë për ish-spiun sigurmi.
          – Eshtë një ekzemplar i “specializuar” si bashkëpuntor elastik deri në ndotje e vetë-ndotje morale me këdo që e linte të qetë, që e bënte të lumtur e të pasur.
          – Eshtë një aftësi e plotë e pafrenueshme moralisht, për të shërbyer egërsisht kundër kujtëdo dhe gjiçkaje që e braktis apo që nuk i duhet më për lumturinë, qetësinë dhe pasurimin e tij.
          – Eshtë një profil i kompletuar si individ tipik akrobatik, i zhveshur nga morali “stativ”, për mbajtur pozicion fiks në bindjet dhe qëndrimet e tij.
          – I përkedhelur i çdo sistemi, qeverie e partie.
          – I kudo-ndodhur i ekraneve, për të folur sipas interesave të porositëve.
          – I financuar prej çdo institucioni qeveritar e jo qeveritar.
          – I akuzuar në çdo pozicion e funksion qeveritar dhe jo qeveritar, për korrupsion e pazare të pista.
          – I arratisur jashtë kufijëve nga frika e prangave të korrupsionit prej shefit të tij të sotëm politiko-financiar.
          – I rikthyer e i lidhur me pushtetin e ri, për të mos u cënuar nga drejtësia dhe për t’i mbyllur letrat e akuzës.
          – I larguar pa asnjë pendesë prej pushtetit që e shëpti nga prangat dhe i rikthyer në prehërin e pushtetit që i bëri gati prangat, duke vjell vrerë kundër pushtetit që e shpëtoi nga prangat, kur u rikthye nga arratia.
          Vure pasuri të mëdha e bëre karrierë. Ligjëron në media e gazeta deri sa po i dol gurmazi, duke pështyrë për 20 vjet me rradhë. U kapardise 12 orë me “kurrorë” dhe eksortë presidenciale. Tani që ishe për mrekulli e të kishin zili gjithë “dunjaja”, si për dreq të doli në shesh ajo e flamosur “letër” e qelbur si ish-spiun.

          o Skypion ti ulur rri
          se nje bejte po ta qes
          ba me i pas tre cope si ti
          nedy ve kambet e ne tjetrin dhjes

      2. Skypion says:

        “taksim i lodhshem” per analistin tone simpatik eshte nje eufemizem per rritje taksash.Te bukur e ka gjetur,t’i japem haken.
        Rama rriti taksat.Qeveria rriti taksat.Ky eshte lajmi.Ky eshte lajmi i zi,lajmi i kobshem,lajmi rrenqethes per ata mijera e dhjetera mijera shqiptare te varfer,qe edhe ashtu po varferoheshin.E si te mos mjaftonte kjo,Edi Rama,ua rrit taksat edhe me.
        FMN-ja e braktisi Ramen,duke thene qe “taksa e sheshte(e Berishes) kishte sjelle mjaft te ardhura”.
        Crown Agents,kompania e kontraktuar me aq buje nga Rama po iken gjithashtu,me nje bilanc te frikshem korrupsioni ne dogana.
        Papunesia po rritet me ritem galopant.Varferia po shenon rekorde te frikshme,si kurre me pare.
        Te gjendur perballe kesaj situate shume te rende,mijera e dhjeteramijera shqiptare,te rinj e te reja,burra e gra,shtatzana e femije,bile edhe pleq per cudi,po ikin nga syte kembet nga Shqiperia e Edi Rames.
        Shoqeria shqiptare po kalon nje depresion te madh.Me te madhin ne keto 23 vite demokraci.
        Te duket sikur nje magji e zeze ka zene shqiptaret.
        Te duket sikur nje mallkim i mocem,sipas te cilit,cmenduria e sundimtarit prek popullin e tij,ka zene shqiptaret.
        Te duket sikur skizofrenine e tij,Edi Rama,po ua leshon si ballast shqiptareve ne shpine e shpirt.
        Shqiptaret jane me te pashprese se kurre.
        Po si erdhem deri ketu?!
        Ka nje shpjegim per kete,si per cdo gje tjeter.
        Ne jemi ne kete pike,per faj te Sali Berishes.
        Nuk po tallem.Nuk po bej shaka.E kam seriozisht.
        Sali Berisha ka bere nje faj,nje faj te madh,te cilin faj,duke pare humneren e zeze qe ka perpire shqiptaret,pse jo,mund ta quajme edhe krim.
        Faji apo krimi i Sali Berishes eshte qe,nuk i vuri prangat Edi Rames me 21 janar 2011.
        Me 21 janar 2011,Edi Rama beri te paren proteste te pergjakshme nazi-fashiste ne Shqiperi.
        Cdo pushtet kriminal ngrihet mbi themelet e nje krimi te pare,paresor,fondator.
        21 janari eshte krimi fondator i Edi Rames,mbi te cilin ngrihet pushteti i sotem kriminal i tij.Themelet e ketij pushteti jane te ngritura mbi gjakun e kurbaneve te pafajshem qe beri katili,shpirtkatrani,i pashpirti,mizori,krimineli me 21 janar.
        -Nese Berisha do ta kishte arrestuar Ramen me 21 janar,nuk do te kishim nje kryeminister sociopat,te droguar,te inkriminuar.
        -Nese Berisha do ta kishte arrestuar Ramen me 21 janar,nuk do te rrinim e te numeronim sot krimet e Edi Rames.
        -Nese Berisha do ta kishte arestuar Ramen me 21 janar,Shqiperine dhe shqiptaret nuk do t’i qeveriste nje aleance qelbesirash te zhytura deri ne fyt ne llumin e krimit dhe korrupsionit.
        -Nese Berisha do ta kishte arrestuar Ramen me 21 janar,nuk do te kishim nje Parlament me trafikante,grabites dhe vrases.
        -Nese Berisha do ta kishte arrestuar Ramen me 21 janar,nuk do te kishim nje administrate te korruptuar kapilarisht,fund e maje,si kurre me pare;nuk do te kishim gjykata,prokurori te kapura e shtet policor.
        -Nese Berisha do ta kishte arrestuar Ramen me 21 janar,nuk do kishim nje kriminalitet te frikshem ne rritje;nuk do te kishim shpikje te reja ne “zerat” e krimit.Imagjinoni,kane filluar te vjedhin edhe furrat e bukes…si ne zi buke…!!!
        -Nese Berisha do ta kishte arrestuar Ramen me 21 janar,nuk do te kishim eksodin me te madh,pas atij te 1990,kur ne pushtet ishin komunistet,paraardhesit e ketyre qe jane sot ne pushtet;nuk do te kishim depresion social;humbje totale te shpreses.
        Ja pra,pse them qe mosarrestimi i kukudhit Rama me 21 janar 2011,eshte gabimi me i madh,faji i rende dhe “krimi” i vetem i Berishes qe kur i hyri politikes.
        Megjithate,c’eshte bere nuk c’behet.Shqiptaret po shohin vete,me syte e tyre,se c’nga monster po qeverisen.
        E ndjejne ne xhepat e tyre te shpuar,ne stomakun e tyre te thare,ne mendjen qe po u iken e ne shpirtin qe po u nxihet.
        Deri kur keshtu ma?!
        Te shohim.Shtatori po vjen.Opozita po pergatit protesta te medha dhe te pandalshme.
        Sy per sy dhe dhemb per dhemb me qelbesirat ne pushtet.
        Eshte ne loje fati i nje kombi te tere.
        Opozita ka nje mision fisnik.Duhet ta kryeje ate.Medoemos.S’ka rruge tjeter shpetimi.
        Te tjerat cojne ne humbje,theqafje.

    2. Spartaku says:

      Edi Rama eshte kryeministri me i afte nga te gjithe kryeministrat qe ka patur shiperia deri sote.Por ish kryeministri Sali Berisha,e dinte humbjen dhe u vu me mishe e me shpirte per te boshatisur bankat,vodhi gjithe pasurine e shtetit,beri miljarder rrethin e tij,krijoi nje grope te madhe borxhesh,me qellim qe Edi Rama te telendiset,te vihet ne veshtiresi para popullit shqipetare.Por populli shikon dhe arsyeton ma mire se ata qe thon se Edi Rama eshte i paafte.Jo,ai eshte shume i afte.Ne jemi te ndrgjegjshem,se ai do gjej rruget me te pershtateshme,ndoshta edhe te dhimbeshme,por te domosdoshme sote per sote.

      1. :P says:

        Saliu vidhte dhe ekonomi vectesicecen sot.Pyetjaeshte :Ku shkojne sot ato qe vidhte Saliu dje.Dikush I vjedh persesri meqe financat dalin deficit… Kryeministrit te afte si zhduken leket rruges…

    3. refree says:

      pyesni Ngjelen, ai do tju jape zgjidhjen.

  2. ed snobisti says:

    mire e ke ti mero, po une premtova taksimin progresiv si Obama. apo nuk e mban mend? e mire o mire!

    1. Alkidi says:

      Po ajo gopi i doganave ku behet qe e keqja e ekonomis nga ajo po vjen, sqarim; nje hajdut qe punoi ne doganat e gopit bleu 2 shtepi nga 95 mije € dhe nje lokal ne zonen e bllokut ndersa palloshi me i gjat ne bote kerkon te taksoj nje pag 300 mije lek dhe harron se p+dhat e rinje neper dogana…tatime dhe administrat po bejne kerdine

  3. andromeda says:

    ‘enough is enough’me këtë taksim të pagave të vogla Rama ka shkelur vijën e kuqe. Tashmë askush s’ka për të besuar më në çaprashitjet ekonomike të Ramës dhe qeverisë së tij.

  4. Epirioti II says:

    Sistemi i taksimit te te ardhurave personale qe vuri PS kur erdhi ne pushtet eshte nje sistem teper i mire, por qe zhvleresohet shume nese nuk arrihet nje shkalle e larte formaliteti.

    Te ndryshosh sistemin me nje tjeter me te keq dhe mos merresh me zemren e problemit: INFORMALITETI eshte me keq se Struci qe fut koken ne rere.

    Gjithashtu ndryshimi i shpeshte i sistemit fiskal shton pasigurine dhe konfuzionin tek biznesi.

    Shpresoj shume qe e gjithe kjo te jete nje provokacion mediatik.

  5. E gjithe bota i ka kryeministrat me nga dy Mastera, te pakten njeri ne ekonomi, kurse ne e kemi piktor te deshtuar. Piktori kryeminister! Puuuuupupupupupu!
    Kurse ti Mero qerosi, investimet e huaja te medha nuk duan vetem nje sistem te qarte e te sigurte te taksave por mbi te gjitha nje Drejtesi! Cilen nga keto dyja kemi ne?

  6. sit.. back and relaks → says:

    shkurt, nuk nxirret dhjam nga pleshti. do ta haje biznesi i vogel dhe familjar, do mbyllen bizneset e vogla dhe familjare dhe kush do ti punesoje qe te nxjerrin buken e gojes? Nuk besoj se Rama ka ndonje shkop magjik per te hapur vende pune, pra…… nje kontigjent me shume per azilant ne gjermani ose per mitingjet e saliut ne shtator

  7. Katunar Peqini says:

    Hallall, si nje e nje qe bejne dy eshte shkruar e zeza mbi te bardhe. Shqiptaret kane me shume inat kur ua hedh tatimori me lapsin pehlivan, sesa edhe pse taksa me te lart, kane sigurine qe shkojne per shtetin. Komplimente per shkrimin.

  8. Ashtu says:

    mos fol me o Mero, se do ta prishesh.
    Une vet kam 1 vit qe spo marr vesh se cfare behet me tatimet qe me vijne ne biznes. Nje corap i papare. Mbeta duke henger gjoba, pa i marr vesh se si e qysh! Ishte me kollaj ne qeverine e Berishes : e dija se sa do paguaja dhe e kisha te lehte te llogarisja se sa do e kisha fitimin. Tashti s’po marr vesh asgjo.
    P.S. Mero, mos me merr per antar te PD=se. Ne fakt jam socialist, por cfare eshte e vertete, nuk mund te mohohet

  9. pbaj says:

    E gjithe barra bie mbi shtresen e ulet dhe bisnesin e vogel. Nuk ka nevoje te behen ndryshime, mundesisht edhe te ulen taksat. E vetmja gje qe duhet te beje qeveria eshte venjen nen kontroll te shlyerjes se taksave dhe tatimeve nga bisnesi i madh si dhe tregetia e paligjshme, ku shteti nuk merr asgje.

  10. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    He mor kafshe te shqupit ,filluat te villni helm per ramen.Te pakten rama nuk thote se eshte ne gare me gjermanine per vend te pare si shpellari.Kryesorja eshte qe votuesi i majte ,qe eshte shumice gjithmone do mbeshtete me vote te majten ,keshtu qe shpellaret nuk kane shanc per tu rikthyer ne pushtet.Me reformimin e drejtesise po vjen burgu per gjithe hajdutet dhe tradhtaret e pedes.

    1. Elvis says:

      po VK mer SHQUPIT se spo na rruhet
      PO lesh ke ne vetlla qe te ka zene syte

      E shef ca bo ky

      dhjam ke pleshti do nxjerresh (populli)
      Beson ke reforma ne drejtesi ti

      ke ke fut ne burg deri me sot apo je suprrahes dhe ti ,kujton se po na rruhet shume e majte apo e djathte , kujton se ka ndryshim rama me salen nje mut jane o kokqe kanari , ca lehtesirash e avantazhesh merr ti si popull po me ate krah flej ti se per inta te malokut do i japim voten rames .

    2. Unitet says:

      Po shok! Kemi rajá me shumice, mish per top…

  11. kot says:

    Ky eshte deshtimi me i madh. Kjo tregon qe Rama nuk ka pasur program qeverisje.

  12. Michael says:

    ….Si puna e sfungjerit tek josh ja & lodhja e medias !

  13. sarandjoti says:

    Taksimin o e njehe qeveria o nuk e njehe askush.Taksimi eshte tregetia e shtetit.Ashtu si nje tregtar manovrone ne ekonomine e tregut, me cmimet ashtu dhe shteti manovron me taksimin.Nuk mundem te besoj se Ministria e jon e financave nuk e di se si duhet te veproj ne nje konkurence te hapur dhe agresive te rajonit.Per sa i takone takses se shesht,kur flitet per rroga 180mij lekeshe deri 600 mije leke,po ti taksoshe keto rroga eshte nje lloj sikur bejne tutoret qe u mbledhin xhiron ditore lipsareve ne fund te dites.Pa diskutim qe taksa duhet te jet progresive,por jam dakort duhet te jet konkuruese me rajonin

  14. Arifi says:

    Problemi eshte saktesisht.si shkruan Mero, por Rama nuk e di (aq me pak disa medioker rreth tij) se populli vlereson qeverisjen nga ekonomia (dmth nga xhepi), kurse palmat dhe bojerat i duhen pasi kane ngrene dhe jo kur i erren syte nga munges e mjaftueshme e ushqimit.

  15. Male Osdrimi says:

    Po Harvardistet e kurseve tremujore ku jane ? Ku eshte metabolisti urban ? Ku eshte pioneri Enverit Ahmetaj mashkullora ?

  16. Ledio says:

    Zoti Mero : Si shume shqiptare edhe ti e ke fare te qarte qe Edi Rama erdhi ne pushtet si pasoje e pakenaqesise se shqiptareve ndaj Serbit SRB , dhe jo sepse Edi Rama kishte nje plan ekonomik apo ndonje vizion me te qarte per te ardhmen e Shqiperise. Ai thjesht ne nje mbremje para zgjedhjeve ka mbledhur “kokat” e ekonomise Shkelqim Cani , Arben Malaj, Anastas Angjelin, Arben Ahmetaj dhe te tjere dhe do u kete keshilluar qe po ate mbremje te shkruajne nje plan ekonomik. Duke trasheguar nje sistem te rrenuar dhe te korruptuar si ne ate Tatimor ashtu edhe ne ate Doganor. Duke mos e patur as idene me te vogel se si duhet te dali nga kjo vorbull, Edi Rama po mundohet gjoja te stimuloj ekonomine duke marre me shume borxhe dhe duke bere “rreforma ” qe jane te destinuara te deshtojne qe ne fillim. Per mendimin tim edhe me aq sa e njohe une ekonomine pak rrendesi ka nese kemi nje tatim te sheshte apo progresiv, per sa kohe kemi nje sistem te qarte , te thjeshte, te paanshem ne vendosjen dhe mbledhjen e tatimeve.Perderisa cdo taxapagues e ka te qarte per cfare edhe sa paguan, si dhe cili eshte destinacioni final i lekeve qe ai paguan. Gjithashtu legjislacioni duhet te mbroje edhe te favorizoje taxapaguesit e rregullt dhe te ndershem, dhe te ndershkoj ne maximum ata qe me qellim u shmangen taxave. Vetem keshtu ecet para zoti Mero dhe jo duke bere rreforma cdo here qe ndryshon nje kryeminister .

  17. filani says:

    Mero djali, po avash se nuk je dhe politikan, dhe kriminolog dhe ekonomist, dhe ambjentalist. Mos i shtri kembet me shume se jorgani…

  18. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Po ne kohe te enverit sa ishin taxat? Se jam i ri dhe se di si ju taxonin

  19. Qirjako nga Qiparoi, Qi o Qirjako says:

    Nuk e ka fajin taksa, por taksixhiu qe keshillon Ramen

  20. argit says:

    Qe kjo qeveri seshte ne gjendje te ndal renjen ekonomike kjo ska me nevoje per koment. Problemi qendron se kush e si do te ndalet kjo renje.Fjalet e pafund per taksat se si mblidhe e nga kush mblidhen nuk po na japin as zhvillim e as rritje ekonomike. Kjo qeveri sot nuk ka nevoje per keshilla por ka nevoje per trasplant ne te gjithe sektoret e saj.Kjo qeveri nuk eshte qeveri shprese por qeveri e semure nga paaftesia e veset e tjera te zakoneshme te qeverive shqiptare.

  21. hajdut profesion says:

    Qe ishte i pa afete rama ne ekonomi e kishim kuptuar, po jo dhe ne kete gjendje ca jan keto qe do te bejn. Thot do taksojm pagat deri tek me te ultat, thot ne shtator do fillojm aksjoni qe kush nuk ka kasa dhe nuk jep kupon tatimor do ta fusim ne burk. imagjino te vesh neper kjoskat e lagjeve qe nuk nxjerin as per te ushqyer familjen e ti futesh ne burk, kurse te ter hotelet resorantet ne bregdet qe bejn xhiro miljona lek ditore nuk jep asnjeri kupon tatimor. Nuk ka njeri mbrapa ta mesojn kete gjatoshin rama qe te mos bejn keto budalliqe. Se ne shtator po vazhdoj keshtu ka nje miljon protestues ne shesh,

  22. Tasi says:

    O Mero, po thuaje troç, a derëzi: Politika ekonomike e qeverisë Rama-Meta ka falimentuar dhe kjo duket fare qartë në defiçitet e krijuara në dogana,tatime etj.Thuaje me gojën plot se ekonomia po rrukulliset dhe ne rrezik ta pësojmë si Greqia. Në një vend ku nuk prodhohet sepse nuk ka punë, sepse nuk ka investime, në një vend ku shtetin po e mbajnë huat e marra sa andej këtej, nuk mund të flitet për ecje drejt Evropës. Thuaj të shkretën: Shumica sunduese po e rrënon Shqipërinë dhe fajin nuk e ka vetëm Rama-Meta po edhe ju të medias që u serviloseni, që u krehni bishtin për ca para që të mbijetoni. Bëje gazetën tënde opozitare dhe do ta shikosh se do të mbahet me këmbët e veta…

  23. tomi says:

    Reforma ekonomike e ndermarre para 2 vitesh nga Rilindasit dha efektet e para te saj ne kuadrin e 2 vjetorit te ardhjes ne pushtet…
    Asnjehere nuk jam kundra pageses sepse shteti mbahet me taksa….
    Ajo qe me shqetesojne jane keto…
    1) Reforma dha efekte negative..
    2)Fillojne te demtohet shtesa me e varfer e ekonomise puntoria…
    3)Ulen taksat per pagat e larta …
    Ta dini mire njehere e pergjithmone ne nje shtet ku Doganjieri merr 100 euro ne xhep dhe punonjesi i taksave merr 5 mije lek nuk behet shteti…..

    1. Nje shqiptar emigrant says:

      Shteti yne eshte bere dhe do te behet edhe me i persosur sepse kemi njerzit e duhur dhe ndihmen nderkombetare qe ta realizojne kete. Mero paraqet qarte nje varg problemesh qe duhen analizuar dhe zgjidhur nga pushtetaret neqoftese duan te qendrojne ne pushtet. Nuk mund te taksohet popullesia per shkak se hajdutet kane vjedhur arken e shtetit ne dogana, ne nafte, ne mineralet etj. Nuk mund te lejohet qe te mos paguajne taksa ata qe privatizuan, apo moren me koncesione ndermarrjet shteterore me bilance te pasterta dhe sot i paraqesin me humbje pasi bashkuan borxhet e tyre me bilancet e ndermarrjeve etj. etj. Uroje qe Edi Rama te gjeje njerzit e duhur qe ta ndihmojne ne permiresimin e sistemit fiskal, por jo ne kurriz te popullesise qe punon e paguhet me nje page qe i siguron vetem mbijetesen.

  24. lali says:

    Aman cfare populli parazit jeni.ktu luftohet evazioni e ju thoni e kane fajin tatimet. Sipas jush nuk e kane fajin ato qe vjedhin por ato qe luftojne evazionin. Hajde popull Hajde. Jemi i vetmi vend ne bote me reagime tilla, kudo do i kishin perkrahur e pergezuar

  25. takfak says:

    Une them qe drejtoresha tatimeve tjapi doreheqjen qe te gjithe te vjedhim rehat fare.

  26. Fshatari says:

    Po mire ore se i jene kundervene Edit,e jo se skeni te drejte.Po une do i drejtohesha Edit!po pse ore a nuk paska ekonomiste te tjere Shqiperia?po ka ngelur ne dore te Shkelqim Canit e ca te tjere surreter si A.Malaj,Bode,Rruli,etj,po ke ore i ururar plote shqiptare neper Bote qe punojne per financat e botes,therriti e vuri atje ku mund te japin per Shqiperine me te miren,se ngelet po me keta surreter.Vjen PDja ne pushtet,hop min financave Bode,vjen PSja ne pushtet hop Cani min finance,pse keshtu do ecet akoma?

  27. Mentari says:

    Pse nuk I bie shkurt o Baze se kjo qeveri eshte nje qeveri e lodhshme per shqiptaret,eshte nje qeveri e paafte me dilettante e [artizane partie injorante,vakabonde e antishqiptare.Pse nuk kerkon largimin e qeverise se hajdutit te Skraparit qe eshte ne krye te Parlamentit shqiptar,pse nuk kerkon largimin e qeverise se edvinit si nje qeveri qe po e dergon ekonomine shqiptare ne gremine duke e mbushur me borxhe e duke humbur per dite vende pune.Po marrin borxhe vetem e vetem per te paguar rrogat sic benin ne kohen e Nanos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje