Nga Mero Baze
Qeveria shqiptare në vitin e dytë të saj, ka një tablo të qartë të asaj çfarë kërkon të bëjë, por ka standarde të ndryshme për tipin e reformave që po ndërmerr. Ndër pesë reformat kryesore, ajo e arsimit, e pensioneve, e shëndetësisë, e taksave dhe e drejtësisë, ka së paku dy modele që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe që mund të sjellin dhe bilance të ndryshme.
Për reformën e pensioneve, e cila është dhe më rrënjësorja sa i takon një sistemi që kishte falimentuar, ne jemi përballë një reforme reale tregu, ku çdo shtetas shqiptar është i detyruar të sigurohet dhe vetësigurohet, pasi pensioni i tij tani e tutje do të llogaritet mbi atë çfarë ai paguan dhe jo sipas metodës së vjetër ku merreshin tri vitet e fundit më të larta dhe demotivonte sigurimin shoqëror, si nga punëdhënësi, ashtu edhe nga punëmarrësi. Pra, skema e re është funksionale dhe motivuese kundër punës së zezë, plagës më të madhe që ka pasur sistemi i punësimit në Shqipëri.
Reforma në arsim, për të cilën po ashtu po debatohet, është po ashtu një reformë e pastër tregu, ku shteti vendos një raport financiar me studentin përmes një kontributi që llogaritet çdo vit, bazuar në disa parametra dhe studenti e gëzon këtë kontribut të shtetit në çdo universitet që ai shkon. Sesi do të zbatohet dhe sa do të funksionojë mbetet për t’u parë, por jemi përballë një reforme reale.
Ndryshe nga këto, reforma në shëndetësi është tërësisht e paqartë dhe kontradiktore. Ajo nga një anë synon që shteti të marrë përsipër çdo gjë për qytetarët, nga ana tjetër operon me koncesione duke ua deleguar tregut privat shërbimet, të cilat në të vërtetë rrisin kostot dhe janë jo shumë transparente.
Nëse do ndiqnim logjikën e reformës së pensioneve, apo reformës në arsim, edhe në shëndetësi duhet të kishim të njëjtin parim. Pra shteti, duhet të siguronte një paketë bazë për të mbështetur çdo qytetar për shërbimet bazike përmes një siguracioni falas dhe pastaj përmes siguracioneve të shkallëzuara çdo shtetas mund ta merrte shërbimin në çdo spital. Kjo fut në garë spitalet private dhe ata publik dhe zhduk nevojën që shteti të kthehet në prokurues shërbimesh tek tregu privat, për t’i dalë zot falas një tregu të paqartë, dinamik dhe të rrezikuar nëse nuk trajtohet me rigorizitet.
Një tjetër problem po shihet në reformën fiskale dhe në pafuqinë për të realizuar të ardhurat e pritshme. E vërteta është se paketa e re fiskale pritej që do të trembte formalizimin e ekonomisë dhe do të detyrojë shumë biznese hileqare të dalin nga skema, për shkak të rritjes së menjëhershme të kostove të tyre. Duke qenë një ekonomi në krizë, ekonomia shqiptare ka nevojë të zgjerojë bazën e formalizimit sa më shumë të mundet dhe të çlirojë frikën e investimeve. Të parit që i duhet hequr frika është investitori më i madh i këtij vendi, qeveria shqiptare. Ajo duhet të jetë shumë më agresive në investime, për të gjallëruar biznesin dhe shumë më e qartë në strategjinë e saj sesi duhet të nxisë formalizimin. Dhe këtu ka vend për shumë rezerva. Jo vetëm taksat e larta të paketës fiskale, por dhe nismat e tjera ligjore të qeverisë, sidomos ato që prekin biznese që sjellin të ardhura, janë të orientuara drejt rritjes së tarfiave paraprake. Kjo i detyron shumë biznese sesi t’i shmangen formalizimit, ndërkohë që biznesi i vogël përtej Tiranës është informal dhe i pakontrollueshëm. Situata më dramatike dhe e paprekur nga asnjë reformë është raporti i fshatit me taksat. Fshati shqiptar nuk është ende pjesë e shtetit shqiptar, në kuptimin e një territori që qeveriset nga një buxhet. Fshatarët shqiptarë nuk kanë asnjë raport serioz me taksën e tokës, shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale dhe ndihmën nga shteti.
Pra, financat shqiptare janë të rrezikuara si nga territori ku funskionojnë, ashtu dhe nga kapilariteti me të cilën shtrihen në zonat e biznesit. Si e tillë, administrata tatimore është në një presion politik për të mbledhur ç’të mundë nga taksat dhe më shumë tremb sesa nxit biznese që të prodhojnë. Një qasje më e guximshme ndaj paketës fiskale duke e bërë atë të llogaritshme, të parashikueshme dhe të lehtë, do të bënte që të kishim një boom biznesesh të formalizuara dhe një qartësi më të madhe për të investuar. Kështu siç është sot paketa fiskale e një biznesi, ajo është e paparashikueshme, por vetëm e llogaritshme nga administrata tatimore. Si e tillë, ajo tkurr dëshirën për të qenë i formalizuar dhe aq më tepër investitor që mund të llogarisësh kostot. Dhe po ta lësh në këtë gjendje, korrupsioni do mbetet i vetmi mekanizëm lubrifikues mes tatimeve dhe biznesit.
Së fundmi, duhet parë seriozisht dhe qasja e qeverisë shqiptare ndaj dhënies së shërbimeve me koncesion në çdo fushë. Të japësh me koncesion një investim të madh, të papërballueshëm për momentin ka një farë kuptimi edhe pse është keqpërdour thellë nga Berisha, por të kthesh në modë dhënien me koncesion të shërbimeve paralele me agjencitë shtetërore, është tepërim dhe shenjë e qartë e kapjes së shtetit. Disa nga koncesionet më të fëlliqura të Berishës që lidhen me familjarë të tij, janë ato që japin me koncesion shërbime të tilla si kontrolli i cilësisë së naftës, kontrolli i skanerit në dogana, apo pullat fiskale. Duke qenë shërbime, ato mund t’i bëjnë agjencitë e specializuara të shtetit dhe s’ka pse rriten kostot për t’u devijuar disa miliona në xhepat e koncesionarëve. Qeveria e re nga një anë lufton t’i prishë ato koncesione, nga ana tjetër vazhdon, dhe pse jo me ritëm të lartë, të japë me koncesion shërbime si në mjekësi, financa dhe së fundmi dhe në drejtësi. Fjala vjen, pashë në faqen e APP sesi do të jepet me koncesion për 20 vjet mbledhja e gjobës penale vetëm nga një zyrë përmbarimi privat. Absurdi është se tarifat e përmbaruesve privat janë fikse, pasi i cakton shteti dhe oferta bazohet kryesisht tek çmimi. Fiksimi për 20 vjet i tregut për një kompani private, jo vetëm që është shkelje barazie e tregut të përmbaruesve privat, por dhe nxjerrje jashtë loje e përmbarimit shtetëror, i cili paguhet për këtë punë. Për më tepër, qeveria ka nëpër këmbë reformën në drejtësi dhe është pa kuptim, që ende pa mbaruar ajo, disa shërbime të drejtësisë të jepen me koncesione që vijnë era monopol.
Pra, thelbi i qeverisës së Edi Ramës duhet të ketë një model dhe një ngjyrë dhe nuk duhet të imitojë shijet për shumë ngjyra të tij në jetën artistike. Nëse kemi reforma të qarta, që bazohen tek tregu dhe barazia e gjithë aktorëve para kontributit shtetëror, ky parim duhet të ndiqet kudo, si në reformat e mëdha, ashtu dhe në mënyrën sesi qeveria prokuron shërbimet e saj, apo ua shet ato koncesionarëve. Kundërshtitë e opozitës janë njëlloj si idetë e qeverisë. PD-ja si parti e djathtë, duhet të ishte flamurtare e reformave që bazohen tek parime të tilla të barazisë dhe konkurrencës së lirë, por duke u dominuar nga Berisha, PD-ja i shikon reformat si mundësi për t’iu prishur kontratat familjes, apo për t’i prishur bizneset asaj dhe jo si koncepte politike. Tregu i shërbimeve duhet konsideruar i barabartë, edhe pse aty ka dhe aktor shtetëror, dhe privat, dhe publik, dhe shërbimet që burojnë nga parime të tilla janë më të shëndetshme, më realiste dhe më të qëndrueshme se çdo rezultat spekulativ i fituar në rrugë të tjera. Ky vend ka nevojë të jetë i vërtetë dhe në varfërinë e tij, e cila shoqëron shpesh reforma të dhimbshme, por realiste.
Me pak fjale Mero ti po thua qe keta as nuk dine fare cfare bejne, jo me te “kene te qarta se cfare kerkojne te bejne”.
Mbi te gjitha, keta si Berisha po perpiqen te krijojne xhepa dhe hapesira per bizneset e tyre.
Ja kjo eshte loja politike qe ta dine te gjithe.
Ja reformat e qeverise te Rilindjes :
Reforma e pensioneve sipas modelit spanjoll
Reforma e tatimeve sipas modelit francez
Reforma e arsimit sipas modelit britanik
Reforma e territorit sipas modelit suedez
Reforma e rendit sipas modelit gjerman
Reforma e shendetesise sipas modelit italo-afrikan.
Konkluzioni : shqiptaret ja mbathin nga syte-kembet per ti shijuar modelet ne vendet e origjines.
Nuk ka me kohe per reforma dhe analiza. Tani ka ardhur koha per ndryshime ne qeveri, sepse kjo qeveri aguridhesh deshtoi ne mbajtjen e premtimeve me bazike. Perndryshe duhet te largohet vete Rama.
Dihej qe Rama nuk kishte formimin e duhur per te qene kryeminister i afte, por me ekipin e duhur Rama mund te ndryshonte faqen e historise se Shqiperise.
Por paradoskalisht Rama e rrethoi veten me nje ekip qe ishte edhe me i paafte se vetja, dhe me kete keshill budallenjsh Rama u nis drejt nje deshtimi te sigurt. Per ti vene punet ne vije, duhet shkarkuar keshilli i budallenjve qe ka rrethuar Ramen.
Kjo qeveri ka bere vetem dy pune te mira: mbylljen e universiteteve si Kristali, dhe mbylljen e Lazaratit. Te dyja keto jane per tu lavederuar dhe treguan kembenguljen e Rames per te pastruar pisqlleqet e qeverisjeve te meparshme, dhe Rama ka shkelqyer gjithmone ne pastrim. Por pastrimi dhe zbukurimi eshte gjithcka qe di te beje Rama, nderkohe qe sot Shqiptaret jane po aq keq sac ishin ne kohen e Berishes. Rama vetem po zgjat agonine e varferise qe la Berisha.
Keshilli i budallenjve deshtoi turpshem ne ekonomi dhe mashtrimit me shifrat e ekonomise i erdhi fundi tashme. Sic u doli boja grerezave te doganave dhe tatimeve, tani do shihni edhe mashtrimet me punesimin dhe rritjen ekonomike te trumbetuara nga budallenjte qe Rama mban pa pike turpi ne kabinet.
Edhe Berisha qe mbahej kampion korrupsioni arriti ti rriste doganat edhe tatimet ne 2 vitet e para te qeverisjes. Kurse Rama me grerezat budallacka nuk arriti ti rriste me shume se 1 vit. Dhe te mendosh qe Rama e morri qeverisjen pas nje korrupsioni galopant, pra kishte nje mundesi tejet te madhe per te mbushur arkat e shtetit shume me gjate se Berisha.
Fatkeqsisht per te dhe per Bracet, Rama me paturpesi e ka paraqitur ekonomine ne rrijte, prandaj nuk ja ve dot fajin gjendjes ekonomike per renien e te ardhurave. Tashme i kapur gafil, Rama per te mos pranuar deshtimin hidhet ne nje sulm banditesk taksidaresh per te mbledhur taksat qe s’i mblodhen dot grerezat, dhe paralajmeron edhe venien e denimit me burg per evazoret.
Por a nuk ishte Rama ai qe denonconte taksidaret e Saliut qe u rrinin te dera bizneseve, kurse tani i con taksidaret si reparte ushtarake ne pikun e veres?
A nuk ishte Rama qe denonconte evazionin e Berishes si shfaqje korrupsioni, kurse tani e gjen fajin tek ligji i dobet. Dhe si i paafte qe eshte gjithmone zgjidhjen e gjen tek burgu, dhe kurre nuk e pranon deshtimin. Perkundrazi, te deshtuarit i con lart e me lart sa here qe i ka emeruar vete, njelloj sic bente Berisha.
E verteta eshte qe Shqiptaret sot jane me keq se dje, sepse Rama ka keqqeverisur me keshillin e tij te budallenjve. Pasi i fshehu shifrat per nje vit e gjysem, tashme Rama nuk i fsheh dot me dhe nuk e mbulon dot diellin me shoshen e tija e te analisteve te tij. Cdo diskutim per reforma eshte nje diversion pasi me kete qeveri cdo reforme do deshtoje.
Analistet duhet ne rradhe te pare ti kerkojne llogari Rames per deshtimet e bujshme, dhe doreheqje te ministrave perkates. Perndryshe cdo keshillim sado dashamires, vetem ndihmon tejzgjatjen e keqqeverisjes. Ne kete drejtim gazeta Dita u be disa muaj qe ka renditur gjithe fushat kryesore ku Rama ka deshtuar bujshem, ku vendin e pare sigurisht e ze ekonomia, nderkohe qe propaganda e qeverise eshte turp per rilindjen e pretenduar.
Kurse Baze mundohet mes rreshtave ta kritikoje qeverine duke i treguar problemet me reformen fiskale, koncesionet e informalitetin. Problemi eshte qe Rama s’merr vesh nga keto, dhe Rama nuk degjon askend qe nuk e ka emeruar vete. Prandaj Rama duhet te largoje aguridhet dhe budallenjte qe ka emeruar, te cilet edhe tani qe flasim i betohen per suksesin e reformes fiskale e te atyre grerezave qe duhet do ta implementonin kete reforme. Rama kurre nuk pranon deshtimet, dhe ske cfare te presesh nga nje njeri qe e ka rrethuar veten me keshillin e budallenjve.
Ky keshill i budallenjve ka korrur nje rekord historik, qe ka arritur te deshtoje vetem nje vit e gjysem pas keqqeverisjes se Berishes. Gropen e Berishes ne KESH e paguan shqiptaret duke mbajtur rradhe ne sportelet e Keshit. Gropen e Berishes ne punet publike e pagoi borxhi qe u morr nga FMN. Por tani po dalin gropa te reja qe s’ja ve dot fajin kush Berishes, sepse fajin e ka vete keshilli i budallenjve.
Rama duhet te beje ndryshime menjehere dhe te heqi dore nga aguridhet, perndryshe ky do jete mandati i fundit i Rames. Shpresat qe Rama do degjoje jane pothuajse zero. Ashtu sic beri Berisha Rama do e mbysi zerin e qytetareve per ca kohe. Por qytetaret po gejne gati 1 milion shuplakat mbrapsh, dhe sic dihet nje shuplake mbrapsh dhemb me shume se nje shuplake parc. Nqs do kishim nje shtyp te pavarur, Rama do detyrohej ta rregullonte qeverisjen duke larguar budallenjte. Por fatkeqsisht shtypi i pavaruar tashme flet me nje ze te mekur nga joshja e pushtetit, prandaj popullit i ngelet vetem tia veshi shpullen mbrapsh Kryetarit te Keshillit te Budallenjve.
Qeverisja ka deshtuar!Te gjitha te ashtuquajturat reforma kane deshtuar.Ne fakt ato ishin te deshtuar akoma pa nisur mire.Qe kur u konceptuan nga sharlatanet socialiste.Ishin te destinuara te deshtonin.
Konceptimi i gabuar,keqkuptimi me to,madje me vete termin reforme si te tille,njerezit qe u dolen per zot,duke filluar nga vete Edi Rama,nje injorant qe s’ia ka idene ekonomise,korrupsioni kapilar ne cdo sektor ku tentohej e ashtuquajtur reforme,kriminelet ne postet kyce te administrates ,lufta per placke ne pushtet PS-LSI etj,jane disa nga arsyet kryesore pse kane deshtuar “reformat”.
Ne arsim “reforma” degradoi me Henricilizim.Socialistet,mbeshtetesit e tyre,analistet,opinionistet qe mbrojne reformen ne arsim,ne fakt mbrojne Henri Cilin!E kujt socialist do t’ia merrte mendja qe do te vinte kjo dite?!
Ne shendetesi katastrofe totale.Korrupsion i ububushem,me skandale te njepasnjeshme korruptive,duke filluar nga ai i farmacive fallco,e deri tek tenderi milionesh i fituar nga miku biznesmen i Edi Rames.
Tek pensionet,tallje mendereje me pensionistet.
Tek drejtesia,simboli i deshtimit spektakolar te pushtetit te inkriminuar.Imagjinoni kerkohet reforme ne drejtesi,nga ata qe kane ne gjirin e tyre,trafikante droge,trafikante prostitucioni,pengmarres,grabites,vrases,por edhe ish-sigurimsa,ish-prokurore e hetues te kohes se komunizmit.
Tatimet dhe doganat,po shenojne rekorde te njepasnjeshme korrupsioni,hajduterie.Duket sikur te gjithe jane leshuar me luge ne brez e trasta ne dore,per te zhvatur c’te munden ne dogana,anemabane vendit.
Shkurt e me pak fjale,te flasesh per reforme eshte me shume se qesharake.Eshte tallje mendereje me nje popull te tere qe po varferohet cdo dite e me shume.
Papunesia po rritet frikshem.Te varferit po shtohen me shpejtesi.Kriminaliteti i cdollojshem,pasoje e pashmangshme e kesaj varferie,shenon rekorde te papara ndonjehere.Aq shume e rritur ai,aq shume jane familjarizuar shqiptaret me te,sa shkohet deri aty e te merret guximi nga zuzare te pushtetit,qe te kete ndoca dekriminalizime,si ai i marijuanes bie fjala…
Vendi eshte ne zgrip.Thika ka vajtur ne palce.Shqiptaret jane me shpine pas muri.Nuk kane ku te shkojne me tutje.
As eksodi i nxitur nga Edi Rama dhe qeveria e tij,nuk po sherben me si valvul sigurie.Per shqiptaret,s’ka mbetur gje tjeter,vetem t’u marresh shpirtin tani.
E sikur te mos mjaftonte kjo,kemi luften e eger mes ortakeve ne pushtet.Kemi luften Rama-Meta.PS-LSI.Ajo sapo ka nisur.Dhe,shume eger.
Per krizen e rende ekonomike,per korrupsionin gjigand,per krimin qe ka depertuar ne cdo qelize te pushtetit,e eshte ngjitur deri ne Parlament,kerkohet pergjegjesi,kerkohen pergjegjesit,kerkohen fajltoret,kerkohen kurbane.Dhe,kurbane do te kete.
Rama apo Meta.Meta apo Rama.Njeri prej ketyre si fillim.Te dy me vone.Padiskutim.
Kjo eshte gjendja reale ekonomiko-politike ne Shqiperi.Qelbesirat e rilindura e dine kete me mire se askush tjeter.E di Kryeqelbesira rilindjote,Edi Rama.E di ortaku i tij Ilir Meta.
Te gjendur perballe kesaj situate,shqiptaret po behen deshmitare te lloj-lloj hipotezave hileqare te hedhura ne tregun mediatik nga bashibozuket e Edi Rames.E hedhin pisllekun dhe fshehin dore,duke bere te paditurin,e duke reaguar me pas nga komentet qe behen per pisllekun e hedhur nga po vete keta pisa, gjoja te indinjuar…!
Ajo me kryesorja eshte e aleancave me opoziten.PD-LSI,apo PD-PS.E hedhin pisllekun dhe presin reagimet.Behen testime ne opinionin publik.
Pertej poshtersise se ketyre provokimeve qe bejne mediat e Rama-Metes,duhet te veme ne dukje,se per aleance te tilla,dmth,me opoziten,aq me shume kur pozita ka shumicen e madhe ne parlament,madje si kurre me pare,behen vetem ne momente jetike per vendin,prsh,ne kohe lufte,apo krize te rende humanitare.
Mirepo,do te thoni ju,ne s’jemi ne kohe lufte,as krize te rende humanitare nuk jemi.Po,eshte e vertete.
Por,pikerisht kjo tregon se c’fare krize te thelle ekonomike,politike,institucionale eshte Shqiperia,sa maxhoranca edhe pse e madhe ne numer,si kurre me pare,nuk mund t’i beje derman me situates qe i ka dale duarsh.Per faj te saj,padyshim.
Sidoqofte,opozita demokrate,duhet te tregohet e matur ne maksimum.
Eshte gje shume e rende te besh aleance me qelbesirat,me dy grupet e qelbesirave,me dy kryeqelbesirat.
Por,nese rrethanat,detyrojne nje qeverisje me baze te gjere,qe une per vete,nuk do ta uroja kurren e kurres(qeverisje me qelbesirat…ptuuu!),atehere opozita demokrate,duhet te vere kushtet e saj,parakushtin,kushtin e kushteve,kryekushtin:JO qeverisje me Edi Ramen!
Jo.Jo.Jo.
Nese rrethanat e sjellin,qe mos e sjellshin kurre,qe edhe nen nxitjen e nderkombetareve,te krijohet nje qeverisje me baze te gjere,ani,le te behet,por,e perseris:jo me Edi Ramen!
Edi Rama eshte pergjegjesi Nr.1,pergjegjesi kryesor per situaten e mjerueshme ekonomike ku gjenden sot shqiptaret.
Edi Rama eshte pergjegjesi dhe fajtori per korrupsionin galopant,per kriminalitetin e frikshem qe mbreteron ne gjithe vendin.
Edi Rama eshte pergjegjesi per eksodin me te madh te shqiptareve pas atij te kohes se Spiro Kolekes,dajkos se tij.
Edi Rama eshte pergjegjesi dhe fajtori per varferimin e mijera e dhjeteramijera familjeve shqiptare,qe deri dje mendonin se i kishin dhene fund varferise,dhe tejvarferimit,varferimit te skajshem,deri ne uri,te atyre qe ishin ende te varfera.
Edi Rama eshte fajtor per depresionin e madh,si kurre me pare,qe po kalon mbare shoqeria shqiptare.
Jo aleance me kete sociopat,me kete te droguar.
Jo aleance me kriminelin e 21 janarit,atij qe ideoi,organizoi dhe realizoi te paren proteste nazi-fashiste ne Shqiperi,si nje proteste qe te perfundonte ne kasaphane,vetem e vetem qe te vinte ne pushtet.
Aty i ka rrenjet pushteti i tij i sotem.Ne krim.
Opozita,Partia Demokratike,duhet ta kete mire parasysh kete.
Ne cdo variant,ne cdo rrethane,ne cdo situacion,edhe ne ate me te keqin,me te keqin e te keqijve,pra kur,mos qofte e thene,te jete e detyruar te hyje ne qeverisje me baze te gjere,le te hyje,por JO me sociopatin e droguar Edi Rama.Jo.Jo.Jo.Never.
Ky duhet te jete kushti,parakushti,kushti pa te cilin,kushti i kushteve,kryekushti.
Jo me Edi Ramen!
Per tu kryer te gjitha keto reforma antisociale dhe anti popullore politima e shqiptare e dirigjuar apo inskenuar nga fmn do te beje nje loje sikur meta apo lsi do te jete kunder reformave dhe nje aleance me e gjere gjoja me popullore ps-pd do jete ajo qe do te mund te realizoje keto reforma.
Kjo do ndodhi. Do tme kujroni. Celsin e kurdisjes e ka dikush tjeter.
Do ndodhi aleanca e syrizes me avimin e arte. Pseudo aleance per te shokuar njerezit.
Sigurimet shoqerore dhe ato shendetsore do te jepen me koncesione tek ata qe kane marre bankat, lotot, kompanite telefonike, portet, aeroportet dhe lodrat e fatit.
Populli do marre te gjatin nga i gjati.
Ky scorpioni, (jo scyponi) nuk eshte budalla, por eshte shejtanbudalla, nga ata qe edhe i kruhet edhe i dhemb. E urren ramen (jo pe verteti) por s’e keshtu ia do puna. Te prishe mendjet e miletit dhe ta kete ne rregull me ustain. Tani medemek ia do qejfi per aleancen pd-ps, por jo me ramen, iu u turren nanos me parrullen “nano ik” dhe me pas e bene mik. Nuk lane gje a thene per Ilir Meten, ne pushtet (kur arrestoi Berishen sidomos) por edhe ne opozite, por ne 2009, saliu e mbajti ne krah te djathte edhe pse vetem me kater deputete te dhuruar, por ata ishin flori dhe kaluar floririt (pse kot i thone Metes, Ilir floriri?). Ja u drodhi ne fund, shkoi tek rama. Nuhatja e tij politike i tha se berishen kishin fillar ta urrenin, ndaj nuk duhej leshuar pushteti dhe e fitoi. Tani o burra t’i turremi maskarait! Jo, me mire te bejme diversion, ta ndajme nga rama dhe te bejme koalicion perseri me Meten. Me Meten? me ate mafiozin? Jo kurre, se PD nshperbehet perfundimisht. Atehere me mire me PS, keshtu jemi ne rregull edhe me fillimin, ate te Ramizit, pra me “katovicen”, por kurrsesi me Ramen. Ai nuk eshte i skemes! Me mire psh me Blushin, ose jo, jo me mire me Kacin etj etj. Me keto alucinacione scorpioni dhe te tjere qe enderrojne si ai, kurre nuk kane per ta sjelle ne pushtet PD. dhe kjo jo per merite, as te PS dhe as te LSI, por te budallallekut te tyre. Populli nuk thote kot: budallallek, maskarallek. Helmi yt o scorpion, nuk pin uje, sepse edhe scorpion nuk je pe verteti.
Keqardhje dhe pesimizem kur lexon keto rrjeshta per probleme rutine qe i kane te gjitha shtetet e botes nga amerika te magadaskari .
Biles dhe ne Amerike reforma shendetsore “obamacare” po zhvillohet normalisht edhe pse ka nje nje kundershti te forte nga republikanet…pra kudo ka reforma dhe eshte thjesht normale.
Pra nuk shoh ndonje rrezik “atomik” te ngjyrat e ketyre reformave kudo ka plus-minuste e veta.
Ku gabon artikllshkruesi te ky editorial rutine ?? qe po e paraqet si rrezik “shperthyes”
Pak dite pasi mori pushtetin Rama me te drejte MBaze beri nje artikull te forte ku shprehej tekstualisht:
Reforma e pare qe duhet te beje ERama eshte ajo e drejtesise ku pasi te shkaterroje banden e drejtesise te krijoje kushtet per denimin e bandes 2B,ne te kundert do te deshtoje me turp.
Ku jemi sot pas dy vjetesh dhe pas dy fitoresh te bujeshme te antiberishistve ??
Jo vetem qe sistemi drejtesise vazhdon veprimtarine kriminale me KLD & presidentin por nuk kane denuar asnje sardele nga krimet dhe korrupsioni kozmik..ose kaen kapur me zhurme ndonje xhelal,ardian apo shpetim dhe kane shpetuar duke dale si heronj nga qelite qe ishin kthyer ne dhoma hoteli lluksoze..
Nqs se duhet te flasim per rrezik sot ..ajo eshte impotenca apo ndonje marreveshje ne bodrume ambasadash per mos denimin e sali kriminelit
rreziku me i madh eshte dhe nga miqte tane nderkombetare qe po barazojme krimin e berishes te 21 janarit me nje shpulle te strazimirir ose me krimet ordinere ca ndokave,dosheit apo kodoshit qe kane ndodhur para 10-20 vjetesh.
Pra nqs se nderkombetaret po “bashpunojme” me kriminelin berishe per “dekriminalzim” dhe arrin deri aty ku ne parlament ujku berishe cdo te enjte po terrorizon “fituesit e pjerdhur te 23 dhe 21 qershorit..kujt i duhen keto reforma me lajle e lule shume ngjyreshe..
Pra keto reforma po behen nga Edi Rama jo si k/m por si hamall..si kal karroce per te pastruar ate vend qe ne 2017, princi Lulqim Basha te jete governori i shquptareve..
Turp per Meron…turp per Ramen..turp dhe per Donald Lu-ne qe hapur po luan me letrat e saliqenit……se kryereforma eshte prangat berishes nga shteti..ose plumbi nga populli nqs nuk ka vdekur
shkrimi i mero bazes eshte me vend. ne kohen e duhur e me sens. thene me thjeshte, ne rrugetimin e saj qeverite rifreskohen dhe ndryshojne disa parametra baze te programit. jam dakort qe ne nuk e kemi luksin te harxhojme para me knçesionare e axhensi private. gje qe fare mire mund dhe duhet ta beje administrata shteterore. nuk besoj qe shumica e komentuesve ketu , perfshi edhe veten, te jene kompetente financash. kur do te sulmosh dike, aq me teper nje qeveri, e para e punes duhet te paraqisesh shifra konkrete. keto ti krahasosh, ti perkthesh, e madje te shpjegosh edhe efektet kolaterle te ecurise. nuk dua aspak tu referohem disa komentuesve, pasi siç e theksova jane thjesht komente me ngjyrime e simpati politike. po u referohem deklaratave te zedhenesve te opozites. sipas tyre nuk jane realizuar te ardhurat ne tatime, ne dogana, e per me teper na munguakan rreth 130 mil dollare. po sipas tyre keto te dhena i pranon edhe min e financave. tani per te qene sa me te sinqerte me veten e me te tjeret. nuk kam dyshuar kurre se ne misionin e saj qeveria do ti bente shqiptaret te hanin me luge floriri. madje nga vete k. ministri eshte cituar se reformat do jene edhe te dhimbshme. po le te kthehemi te thelbi kryesor qe shume pak e trajtojne. ne vitin 2013 shqiperia doli nje vend qe nuk funksiononte fare si shtet. kjo nuk quhet banalitet po realitet. te marresh ne dore çelesat e nje godine ku pretendohej se qeverisesh vendi, e te gjesh nje ambien tere zhul e plera si rruget e lagjeve periferike, nuk ka me nevoje per komente te tjera. pra shteti duhej reformuar i teri. nga rendi qe ishte kthyer ne nje ndermarje private, tek shendetesia krejt e shpartalluar. per te pasuar me arsimin analfabet gjysme funksional te rinise se diplomuar. per te vazhduar me ekonomine informale, me energjine qe kishte dale mall pa zot. per tu kthyer tek tema e hashashit e deri tek trafiqet ilegale qe qeveria i mbulonte vete. per te mos folur me tutje per shkaterrimet e pa riparueshme te mjedisit, duke dhene konçesione e duke mos marre asnje te ardhur. a ka njeri me mendje te kthjellet e qe rri me kembe ne toke, pra nuk fluturon me prase, te me thote se pas gjithe ketyre gjerave qe diheshin e qe sot kane dale lakuriq, te priste nje bum te menjehershem zhvillimi ekonomik. po normal qe ne dogana do kete tkurrje te fitimeve. me greqine qe thuajse eshe ne tilt, me italine qe po kalon jo pak peripecira ne rritjen insufiçente gati 0% te gdp, çfare rritje pretendoni te kete? te ardhurat nga tatimet thote spaho i pd. po si mund te realizosh me shume te ardhura se kaq kur sektoret e ekonomise si bisnese te vogla, bujqesia, apo edhe trasporti me furgona, nuk deklarojne asnje te ardhur. kur mjaft industri shmangin detyrimet fiskale per njerezit qe kane punesuar. po qe me e renda qe opozita regresive i stimulon me deklarata famekeqe. si mund te kesh sukses ndaj krimit ordiner e atij te organizuar , kur opzita dekurajon policine e shtetit e inkurajon krimin ne menyre edhe te hapur shpesh here. pertej kesaj retorike e polemikash, lipset qe qeveria mund te rishikoje pozicionin e saj lidhur me disa momente te reformave. por gjithashtu edhe me disa emerime ne dikastere strategjike per vendin. fjala bie, ne financa mund te besh oferta te sinqerta per njerez qe kane kontribute te vyera e qe jane njohes te mire te fushes. nuk eshte ndonje paradoks te bashkepunosh me ata qe kane patur ose kane vizion ndryshe nga i yti, por qe gjithsesi nuk hezitojne te japin kontributin e tyre ne permiresimin e sistemit. kjo vlen per financat, per rendin, madje edhe shendetesine. nuk ka qeveritare me kohe te perhershme. elektorati i mirepret ndryshimet ne qeveri kur ato behen per te rritur performancen e efikasitetin e tyre.
Qeveria Rama po gabon, si qeveria e PD ,duke dhene me koncension sherbime , qe shume mire mund ti nej shteti .Koncensionet qe po ipen ne shemdetsi dhe ne drejtesi jane forma te pastra te abuzimit , dhe ne kete rast duhet nderhyrja e KLSh per te vene me shpatulla pas muri disa ministra ku vecojme Ahmetakn dhe Beqen . qe po luajn. me parate e taksapaguesve shqiptar si te ishinm te tyret dhe jo pak , por qindra milion dollar. Qeveria Rama nuk po tregohet e majte por me keq se nje parti e djathe. Ne kete rast Ben Blushi ka te drejte se kjo qeveri me performancen dhe veprimet e saj nuk I perket partise socialiste por nje klani te Rtames ,qe nuk asnje dallim me ate te Nanos qe shiti gjysmen e pasurise se shqptareve .
Po sh. Mero! Ju falenderrojme ne, vdterranet!
Mbylla syte dhe imagjinova meron duke shkruar kete artikull.
Mu shfaq me nje brez te mbushur plot me donamit dhe sikur u fut mes turmes se protestuesve qe kundershtonin keto reforma antipopullore.
Ahhhh kamikazi mero thashe me vete kur pashe te shtrire e te gjakosur me windra e mijera pleq e plaka te gjakosur.
Bravo mero e ke qire kete artikull.
Ahhhh njeriu varfer po i shkon thika ne palc dhe lexoni cfare thote ky njeri kamikaz i pacipe.
Kujt ja thua Mero? Peleshit ?
Peleshi ka mbledhur pese studio, duke shkelur te drejten elementare te sanksionuar edhe me disa ligje, te te gjithe arkitekteve dhe projektuesve, dhe me keto pese studio “shin” leket e buxhetit dhe donatoreve si I do prapanica e leshte.
Studio e Tan Shkrelit – Archspace
Studio e Alban Eftimit Atelier 4
Studio e Fatos Pipes Dea
Studio e dashnorit belg te Adelina Greces
Dhe Metropolis e Besnik Aliut nje vend te hudhres
Dhe Peleshkes si ben syri ter per leket e buxhetit sikur te jene te robaqepsise te xhaxhait te tij apo berberhanes se te jatit. KLSh duhet ti beje nje vizite. Predatori Leskaj mund tja shohe “hajrin” kesaj pune
Nje popull qe zgjedh ne krye njerez te korruptuar, hajdut dhe maskarenj, nuk eshte viktime por bashkefajtor.
Ramy
Bazja eshte I “persosur” Si gjithenje fajin e ka Berisha kot te lodhesh te lexosh artikujt e tije,Perralla Berisha Gogoli qe s’e le te fle gjume,Berisha,Satani.Edveri Engjelli,Dielli I parties shkelqimi i te vertetes….blla,blla,blla….Berisha,PD.Saliu,PD,Berisha…..
Analize e perkryer
Te rroje partia me ne krye…..
Gazeta Tema organ I KQPS.
Militant;Mero Baze
Shume mire e ka mero.
Njerezit edhe pse papune le te sigurohen vete. Kur te plaken te marrin te gjatin e te gkatit.
Demokraci jemi.
Zgjidhe si te duash. Te gjate apo te shkurter
Merua na flet dhe ben moral per gerdecin pothuaj cdo dite.
Por une mendoj qe reformat qe po ben edi dhe ps nen trysnine e fmn do te jete nje hiroshima per shqiperine.
Varferia qe ka pllakosur dhe qe po qaset e ka shnderruar popullin shqiptar deri aty sa nuk pi kuptojme dot a jemi ne.
Cajupi thote
Mos pandeh se csheh ne shoke
Nuk do te bjere ne koke.
edhe ty te ka rene ne koken tende qerose. Te ka ndare nga gruaja dhe femijet po ti nuk shikon se te kane zene syte parate.
Naten e mire mero
Eshte gabim i pafalshem privatizimi i sherbimeve ne mjekesi ku cdo vend i botes e quan fushe te rendesise se vecante.se shpejti do kaloje me koncesion dhe sherbimi i analizave.hajde rrumpalle hajde.dhe per kete u kritikua qeverisja e meparshme por ata te pakten kuptonin nga mjekesia dhe nuk i futen hundet atje.
e di si eshte puna?
me mire ta marre vetem po vetem fare ilir floriri se sipas meje EDI eshte i rrethuar nga servile dhe te paafte per te gjetur zgjidhje te nevojshme e te duhura.
me mire te them qe eshte i rrethuar nga keta tipèa qe i pelqejne vete.
po bejne nje lemsh qe zor tja gjejne fillin.
kujtova se ishte i vendosur sic dukej ne tv e mitingje por ja qe nuk eshte keshtu.
kemi prape vite te humbura sic i kemi pasur me perapara.
shqiperia eshte vend vetem per spiune dhe per mashtrues.
Historia e trishte e popullit shqiptar do te vazhdoje pafundesisht, per aq kohe sa nuk do te fillojne te denohen, nje e nga nje dhe deri tek me i fundit, hajdutet dhe mashtruesit e medhej qe ndodhen me shumice dhe me pakice ne te dy kampet e politikes shqiptare. DENIM DHE SEKUESTRIM PASURIE!
Sekuestrimi i pasurive te paligjshme dhe te pa justifikuara do te jete nje thesar i paimagjinueshem qe mund te ndryshoje brenda nje kohe te shkurter standartin ekonomik te shqiptareve me me shume se dyfishin e nivelit te sotem.
Komentues si Skypion me shoke dhe analiste te cdo lloji, jane mostra qe hajne nga te dy krahet, pavaresisht se duket sikur jane tifoze te njeres pale. Detyra e tyre eshte te bejne lavazh truri njerezve me gjoja ndryshimin midis dy kampeve alternative te pushtetit.
Populli duhet te perqendrohet fillimisht, vetem tek kerkesa per denimin e hajduteve dhe kriminelave. Le te fillojne me Sali-stanin se pastaj dalin vete “stanet” e tjera.
Te gjitha editorialet dhe komentet e tjera jane lavazh truri dhe humbje kohe.
Prapë fajin e ka Berisha?! Prapë ai është e keqja e gjithçkaje që ndodh në Shqipëri?!!!! Lerë, Mero nazet se s’të kanë lezet!
“E verteta” nje spekullant klasik,nje njeri qe nuk merr veshe nga asnje gje fare,rrjeshton nja dhjete here togfjalshin budallenjte dhe asgje me teper.
Se te duket vetja i mençem,dhe te vjen keqe per kete vend,dhe ne se ke bythe shko atje dhe trokit ku duhet trokitur,leri pallavrat se qenke bere si Skyioni ose me keq se ai.
Se sipas teje Rama qeka budalla fare,por po te pyese se si nje budalla e dashka nje popull i tere perjashtu ca banda te Saliut ty dhe skypionin.
Ne se doni te dukeni se dini ndiqni nje rruge tjeter dhe jo duke share qeverine dhe njerzit qe e drejtojne,duke pasur parasyshe se edhe ajo ka gabimet e saj dhe jo te vogla,por ta shumezoshe me mzero jo mor ndrikull jo si ti dhe skapioni mbas teje.
Jei skypion se tani pa pune je dhe rrjeshton qindra xhevahirlleqe nga A deri tek XH.
Po te ishje ti president vall çfar do beje more kodosh kalamani.