Nga Mero Baze
Ka një zell të shtuar të opozitës zyrtare dhe medias së saj, të flasë për mosmarrëveshje brenda koalicionit dhe të krijojë iluzionin se qeverisja do të ndryshojë nga kriza Rama-Meta. Ky zell është i rrezikshëm për opozitën dhe i dëmshëm deri në palcë për të krijuar një identitet opozitar në Shqipëri dhe më tej, për të bërë një betejë opozitare. Është i dëmshëm për shumë arsye.
Së pari, sepse gjithë aksioni bazohet mbi asgjë. Shumica në pushtet nuk ka krizë as për numra, as për aksione të përbashkëta politike, as për ndonjë pikë të axhendës së tyre të përbashkët që nuk e kanë realizuar. Debatet brenda së majës janë një kurth i rrezikshëm për çdo opozitë të saj për t’u marrë të mirëqena si kriza, pasi duke qenë se janë në kulturën e tyre, ajo vetëm sa u rrit profilin dhe imponimin publik.
Rreziku për opozitën nga debatet brenda së majtës bëhet dhe më i madh, nëse këto debate forcohen në të ardhmen. Rreziku real është se, debatet brenda së majtës janë më thelbësore sesa opozita e së djathtës. Nëse Erion Braçe, Ilir Meta apo dikush tjetër me peshë në pushtet flet për taksat dhe qeveria reflekton, aty qytetarët shikojnë dhe udhëheqësit, por dhe gardianët e tyre. Opozita zyrtare pastaj ngelet të merret me filmat me metrazh të shkurtër të Saliut, që ka mbetur vetëm në Lalëz se i kanë ikur fëmijët në Greqi dhe shikon ëndrra me helikopterë që i fluturojnë sipër kokës dhe Rama i arreston pilotët se i bëjnë zhurmë. Kjo opozitë qesharake dhe sikur të mos kishte debate brenda pozitës, është shumë e papërfillshme. Por, në momentin që brenda së majtës ka dhe një opozitë brenda saj dhe një debat real për mënyrën si qeveriset, opozita zyrtare del tërësisht jashtë loje dhe bëhet e papërfillshme për vendin. Ajo nuk ka shanse as të krijojë identitet dhe as mendim politik, por të kthehet në një blogere të pëshpërimave të qeverisë.
I kuptoj këta çunat e Zenit që erren e gdhihen në Facebook, duke menduar se bëjnë opozitë me kalamallëqe, por Sali Berisha vet e ka provuar një herë peshën e hidhur të debatit të së majtës, kur u eklipsua prej tyre në vitin 2001- 2002 dhe për t’u faktorizuar, u desh të bënte paqe me Fatos Nanon, që të zgjidhnin bashkë presidentin.
Realisht nuk jemi para asnjë krize brenda së majtës, ashtu siç nuk jemi në muajin e mjaltit të Ilir Metës me Edi Ramën, muaj që duket se s’ka ekzistuar kurrë. Por, koalicioni i së majtës është i mbështetur mbi një marrëveshje politike afatgjatë dhe deri më sot jo vetëm që nuk është cënuar asgjë, por janë forcuar premisat politike pas zgjedhjeve për të qenë një shumicë e sigurtë. Siguria pastaj krijon dhe deliret e veta dhe sherret për ndarje të superpushtetit, por kjo është t’i qash hallin kalorësit pse i varen këmbët.
Partia Demokratike duhet të bëjë opozitën e saj, duhet të prodhojë identitetin e saj opozitar, në daç si e ka pasur Saliu, në daç siç e ëndërron Luli, por jo të rrinë pas Ramës dhe Metës e tu mbajnë erë pordhëve të tyre, për të parashikuar të ardhmen e Shqipërisë.
Kjo nuk është opozitë, por një tufë njerëzish të dëshpëruar bythëpambukë që as dinë, as dëgjojnë dhe më duket as duan të bëjnë opozitë, por mendojnë se përfaqësojnë atë pjesë të Shqipërisë që kërkon gallatë me punët e qeverisë. Problemi i tyre është se duhet të përfaqësojnë popullin opozitar, madje për të fituar dhe opozitën reale brenda së majtës që mund të formojë një shtresë gri kundër qeverisë. Kështu si sillen këta, po u mbushin mendjen shqiptarëve se do vijnë në pushtet kur të zihet Rama me Metën, se pastaj njëri prej tyre do bëhet me Doktorin ta ringjallë sipas parimit “e treta e vërteta”. Kjo është thjeshtë një gënjeshtër që s’e besojnë as vet, por duke mos ditur ç’të bëjnë tjetër, po shtyjnë vapën e gushtit për t’u dukur si opozitarë.
Shumica e sotme, praktikisht i ka vjedhur opozitës dhe të drejtën për të bërë opozitë. Ndaj opozita duhet të alarmohet pikërisht për këtë dhe jo për faktin se ku erret Rama e ku gdhihet Meta. Ata hanë ndarazi, por jetojnë nën një çati.
Mire e ke thene o Mero se me teper opozite qeverise aktuale po i ben Erion Brace dhe socialistet e tjere,se sa opozita qe kane perballe me Lulen!Me kete shkrim i ke dale kundra edhe ca sharlataneve si Andi Bushati qe me zor pret ndonje theshethem qe ta shenderroje ne shkrim per te kap ndonje lek,dhe pikerisht kur ne shkrimin e tij thosh se:qe Rama me Meten jo vetem qe jane ndare,por kjo ndarje nuk riparohet me,jane njerez kaq te vegjel ku per para mashtrojne dhe genjejne ne menyren me te ndyre vetem per te shtuar ndonje lek ne banke.
O z.Mer”: Me lejo te them vetem dy llafe
per gjithcka qe kini trajtuar per kete
Shkrretosur Opozite:
Sa ishte ne Pushtet ju qep Rrumpallesw.
Sot,i vjene rrotull Verrdalles.
HIPOKRIZIA E LALUCIT TE GURI BAZES
Edhe pse informimi dhe komunikimi ne vitet e fundit, ka bere hapa perpara ne rrugen e nje gazetarie moderne, ka akoma sot, gazetare e te ashtuquajtur “opinioniste” qe vazhdojne te jetojne e mendojne njelloj si ne vitet e para te shkerdhatokracise pas enveroxhiane.
Shpejtesia dhe efikasiteti i transmetimit te ngjarjeve nuk i shqeteson minimalisht keta zhberje te natyres humane, qe vazhdojne ti therrasin derrit daje, psikopateve shtetare te shquar e hajduteve te korruptuar njerez te perkushtuar “ne qetesi e dashuri”.
Deri dje, te besh gazetarin, do te thoshte te zgjidhje nje parti politike, apo nje grup politik, ti sherbeje nje interesi ekonomik, duke u shtirur i pavarur.
Dhe, siç eshte rasti i lalucit Mero Baze, arriti te bente karriere e pasuri duke u hedhur si ato kurvat e bordeleve sa mbi nje trangull salishiqereberishist, aq mbi nje dore eurosh korruptive ilirmetiste, apo edhe mbi nje karrote erionbraçiste, pa lene menjane tere zarzavatet e gangstereve nudiste qe komandojne me shthurjen e tyre kete vend te nemuar e te harruar nga perendia.
Per fat te keq te ketij biçimi, e per fat te mire tonin, rregullat sot kane ndryshuar rrenjesisht. Mashtrimi i realitetit, trukimi i tij ishte i pa diskutueshem kur realiteti nuk ishte i dukshem ne kohe reale. Sot edhe kalamajte e filloreve e deri tek pensionistet, kane mesuar qe ky apo ai gazetar i ka sherbyer ne menyre te paskrupullt te fuqishmeve te turnit.
Po tani qe çdo gje eshte ne posedim publik ne kohe reale, jo pak injorante, qe injorojne kete dukuri te modernizmit shoqeror, vazhdojne te mbeten nen efektin e viteve te para te shkerdhatokracise. I tille eshte edhe Merua i Guri Bazes, vazhdon ti bjere xhurase me garuzhden e xhelalmzinjeve (dallkaukeve) me shoke.
Me e keqja eshte se akoma ka syresh qe vazhdojne te ndjekin tellallimet e shndruara ne qelbesirellek, te ketij biçimi qe mban akoma eren e baltes myzeqare.
DITA, jo vetem ne rastin e ndalimit te helikopterit gjerman, por edhe ne shumicen e fakteve qe publikon, i trajton ato me ngjyrat e tyre reale, pa makiazhe apo operacione kirurgjikale te bukurive te forcuara, e kercenuar edhe nga xhahile si Endrina Fuga, kontribuon ne ndergjegjesimin modern te ndjekesve te saj dhe jo vetem.
Kenaqesia e Mero Lalucit, i ndergjegjeshem ne hipokrizine e tij, do vazhdoje gjate te mirepaguhet per te mbijetuar ne bollek, nuk pres te kete nje riflektim nga ana e tij, erdhi nga balta e irrte myzeqare, aty do humbe edhe frymemarrjen e fundit, si dallkauk medioker, i pa moralte e shpirt kermembytur.
Kur qeverisin qelbesirat…
Synopsis.
Papunesi rekord.Varferi ekstreme.Dhjeteramijera shqiptare qe ikin te lebetitur nga Shqiperia.
Korrupsion kapilar.Krim qe mbreteron.Kryeminister qe drogohet.Minister rendi qe drogohet.Deputete trafikante droge.Deputete trafikante prostitucioni.Shoqe deputete qe i mbrojne,puci puci me ta.Kryetare bashkishe trafikante droge e prostitutash.Femra qe lene punen ne administraten shteterore per shkak te ngacmimeve seksuale.Femra te tjera,shoqe socialiste, qe hyjne ne pune pikerisht per te kunderten.Kryeministria me pamje bordelloje.Kryeminister ne terapi.
Polici ne aksion kunder hashashit.Superdeputete qe propagandojne kultivimin e tij.Te pasur qe nuk paguajne miliona detyrime.Te varfer qe per dymije leke plasen ne burg.Shtepi qe shemben per nje qeramidhe pa leje.Supervila socialistesh qe ngrihen si keshtjella ne buze te detit.Politikane,deputete,qeveritare me pushime luksoze ne vendet me te shtrenjta turistike.Shqiptare qe thyejne furrat e bukes per te vjedhur buke.
Mjerim.Rrenim.Braktisje.
Qelbesira gjithandej.Kohe qelbesirash.Aleance qelbesirash.Aleance qe drejtohet nga dy kryeqebesira.Njeri me qelbesire se tjetri.Aleance qe ka zene shume qelb.Qelb qe po shperthen.Qelbesira ne istikame.Gati per t’i ngrene kokat njeri-tjetrit.Dy kryeqelbesirat Rama dhe Meta pergatiten per luften finale.Lufte per jete a vdekje.Del ne skene nje qelbesire e vjeter.Takim sekret me Kryeqelbesiren e gjate.
Provokime.Presione.Shantazhe te dyanshme.Canta plot me fakte pervelonjese.Pabesi.Zuzareri.Bashibozukeri.
Ish-komuniste,socialiste,besnike te partise jet e mot,te kuq,klysh te kuq,mavij,te nxire;analiste,opinioniste,gazetare bashibozuke,te gjithe me duart perpjete duke bere nje lutje legjendare: amani more shokeni merrini te gjitha,s’duam asgje,vec mos u zini!
Opozite qe mban distance.Distance nga plehu.Distance nga qelbesirat.Jo me kot ka shef “holandez”.
Ish-lideri historik i PD-se.Berisha.Saliu.Sali Berisha.Energjik.I paoksidueshem.Vullnet qe plas dreqin.Facebook.Denoncime te parreshtura.
Terbim.Muc Nano qe i kelthet me te madhe:te urrej,te urrej,te urrej!
Cmenduri.Bolsheviku i fundme,Stefani ne cmenduri te plote.Akuzon Europen e Ameriken e gjithe boten se i ka korruptuar Sali Berisha!!!…
Qelbesira.Aleance qelbesirash.Edi Rama.Ilir Meta.Vellezer armiq.Hiena.Cakej.Qej te egjer.Shqyjne njeri-tjetrin.Baste.Kush nga qejt do te fitoje.
Shqiptare qe ikin.Me mijera,me dhjetera mijera.Familjarisht.Fiserisht.Bresheri guresh te hedhur pas.Te tjere qe rrine me shpirt nder dhembe.Temperatura qe ngrihen.Zemerim qe zien.Shperthimi ceshtje kohe.
Nderkohe,qelbesirat po te njejtin avaz.Kush t’i haje koken i pari sho-shoqit.Rama Metes, apo Meta Rames.
Koka te qelbura.Koka qlebesirash.Hengshin kokat e njeri-tjetri.Sa me pare.Sa me shpejt.Amen!
O Mero, le të merremi pak me spektrin politik alla shqiptar. Sipas meje, e majta shqiptare nuk ekziston ende. Të gjitha partitë janë turravrap kush e kush të rrëmbejë llokmat e mëdha nga pozitat e pushtetit. Asnjëra parti s’e ka mendjen të ndërtojë një shtet të së drejtës pasi drejtësia iu shërben atyre për të kamufluar hajdutërinë e pasurisë kombëtare. Dhe as mos të shpresojmë se do të kemi ndonjë rend demokratik të shtetit të së drejtës. Ndaj spektri politik mund të ndahej kësisoj – PS parti e qendrës së djathtë. LSI, parti e djathtë me pragmatizmin alla amerikan, ndërsa PD ? Askujt mos i shkojë mendja ta quaj parti të djathtë. Ajo është një parti që endet mes të djathtës e të majtës pa një program të mirëfilltë dhe me koncepte leniniste për marrje të pushtetit me revolucion, me një opozitarizëm që i kundërvihet çdo reforme gjoja duke i qarë hallin vegjëlisë. Kjo parti e kthyer në një OJQ berishiane duhet të zhduket nga spektri politik sepse në asnjë pozicion ajo nuk i ka shërbyer vendit dhe shqiptarëve. Pa Saliun, pa LULIN dhe pa ristanërat e kapedanërat e PD punët do të shkojnë më mirë. Dhe na duhet një e majtë e mirëfilltë. Rama nuk më rezulton të jetë ‘i majtë’ në kuptimin e vërtetë të termit.
Pd e vetmja gje qe duhet te beje eshte presi, te presi momentin kur ti dali preja ne shteg. per momentin nuk ka se cben. pd duhet te presi dhe ne te njejten kohe ti fryje me kujdes thengjijve te zemerimit dhe kundershtive ndaj politikave ekonomike dhe deshtimit financiar te qeverise. ngutjet per protesta ndoshta nuk jane te mira, me mire nje proteste e voneshme por e mireorganizuar dhe me motiv te qarte sesa shume protesta te ngutura por me motive te fragmentuara qe ia heqin qellimin dhe arsyen real protestes. ajo duhet te punoje si urithi per tia dobesuar rrenjet ketij koalicioni. pd sot i mungon nje strateg dhe nje strategji e qarte afatmesme dhe afatgjate. nqs ka nder mend qe ta mbaje presionin mbi qeverine duke perdorur protesta mire eshte te organizohen protesta mes komunitetit, dmth kunder varferise, kunder papunesise, kunder rritjes se cmimeve, kostots se jetes etj. keto mund te organizohen ne shkalle lagje, blloku, komune apo dhe bashkish kur shikohet e mundur por nepermjet ketyre miniprotestave te vogla ne dukje por te shperndara ne gjithe territorin do krijohet atmosfera e duhur per te hedhur faren e pakenaqesise e cila pasi te rritet e te zere vend do i sherbeje qellimit final. keto protesta duhet te mos jene te drejtuara apo te organizuara nga figura poltike te pd por ne dukje te jene spontane ku mund te perdoren shkaqe apo arsye te ndryshme si sebep. Per kete duhen njerez te motivuar dhe qe pd te gjeje keta njerez ajo duhet te gjeje motivimin. as roma nuk u ndertua ne nje dite.
Ka ardhur koha qe shqiperia te kete nje opozite serioze me dinjitet e me vizion te qarte.
Kjo e sotmja nu eshte opozite,por nje grup njerzish pa asnje sens,e okupuar nga njerez hajdute,vrasesh e kriminele.
Simpatizantet e thjeshte te PD duhet te largohen sa me shpejt nga kjo opozite,per te krijuar nje te re,te paster e vitale.
Personalisht mendoj qe pushteti te largohet me vote dhe vetem me vote. Nuk do perkrahja lojrat midis politikaneve sepse kane kosto dhe ate e paguajne qytetaret e thjeshte.
Mendoj qe koalicioni Rama-Meta eshte ne krize, sepse Meta ka pritshmeri shume te larta, dhe po te mendosh cfare favore I beri Berisha kur kishte vetem 4-deputet, padyshim qe tani qe ka shume here me shume edhe pret shume here me shume.
Qeveria nderkohe ka problem te medhaja me ekonomine. Edhe po te punohet ne reformat e kerkuara nga Europa, perseri ekonomia e dobet/ne krize te ha koken. Qytetaret tani ne boten e internetit I jane larguar idealizmit/nostalgjise etc. Ata jane ber “praktik”, kishin me shume te ardhura para dy vjetesh, kursenin me shume para dy vjetes, dhe nese po, ata te lene stafeten.
Nje rikthim I Berishes nuk eshe I pamundur, edhe pse eshte vdekje-prures ne afat gjate. Rikthimin e tij, gazetat e majta ia kujtojne qytetareve pothuajse cdo dite si nje ardhje e Gogolit. Dhe ashtu eshte, por me teper se qytetareve, duhet tja tregojne Rames dhe Qeverise qe te ule koken dhe te punoj dhe jo te bej llogje. Korrupsioni ne maximum, shendetsia me pagese dhe selective, sherbimi policor selektive, punesimi po e po selective, …. nuk bejne gje tjeter vetem merzitin qytetaret qe nje dite ju humbet durimi dhe ku do shkojne tjeter pervec te Gogoli.
Nuk e di pse Mero po dyshoj se ne PD ju behet vone shume se ca mendon ti, se nuk besoj per me teper qe ke ndonje njohuri te thelle se si vihet ne pushtet.
E verteta eshte qe PD erdhi ne pushtet ne 2005 se u ca e majta dhe e mbajti pushtetin ne 2009 prap duke i marre nje pjese te majtes. PS erdhi ne pushtet ne 2013 jo se krijoj ndonje fryme, se fryma vdiq ne 1 prill, po se Likja ndrroi krah. Me pak fjale, tere keto teorirat e tua jane pese me hic. Pushteti ne Shqiper eshte loje e ndyre pazaresh, e nese PD eshte tu prit pazarin e rradhes nuk po ben asgje me shume sec kane bere opozitat ne kete vend.
Kam pershtypjen se pritmerite e tua,zoti Baze,ndaj bandes
kusaro-kriminale shqup-se ,po te shmangin ty nga realiteti.
Shqiperise i duhet urgjent nje opozite politike ;kurrsesi zgjatja e jetes se nje bande antishqiptare,,,sikurse ajo shqup-se.
Analiz perfekt.
ha..ha.. ha. opoziten qeverise nuk ka nevoje t’ia bej askush, eshte ekonomia qe po bie poshte e me poshte o idioter do te thoshte Bill Klinton. ha. ha.. ha.
Sa i mjere qe duket ky artikull shkruesi ,tamam Mjero!
O Mero ,mos u lodh kot me keshilla per shqupin se ata jane njethundrake qe ushqehen me foragjere.Politika e tyre eshte e bazuar mbi korrupsion ,ekonomine alla lazarat ,tritolvenie ,tradhti kombetare ,gerdec.Shumica derrmuese e shqiptareve qe eshte e ndershme i shkelmoi me 2 milion vota dhe u tregoi vendin.Shanset e tyre per pushtet jane afer zeros ,keshtu qe mos u lodh kot me keshilla.Atyre u mjafton qe te ndihen vitale permes facebook-ut.Edhe ne ,shumices se perhershme na mjafton humori qe percjellin ,te djathtet (?) ,ne parlament ,facebook dhe konferenca shtypi.Mos na privoni nga ky serial humoristik i opozites.
Komenti in ska lidhje me artikullin por po i drejtohem canit, braces e dokles nese do ta lexojne komentin.
Por kryesisht meros.
Shqiperia erdhi nga nje vend 100% socialist. Eshte pa ekonomi.
Shba eshte ivetmi vend 100% kapitalist ne bote.
Vendet evropiane jane alternim i kapitalizmit me socializmin..
Duke shkuar ne drejtim te veriut dhe anglese perqindja anon nga socializmi. Prandaj tendeca e shqiptareve per te emigruar eshte ne drejtim te vendeve qe jane me socialist se ndjehen me te mbrojtut.
Duke shtuar ketu gjendjen super kapitaliste qe eshte shqiperia dhe modelin qe ndjek.
Shteti shqiptar te gjitha aktivitetet fitim prurese duhet ti kishte mbajtur dhe kontrolluar vete dhe jo ti jepte me koncesione si hidrocentralet, postat, telefonet, urbanet, llotarite, portet, aeroportet.
Meqenese kryeministrat shqiptare menduan ti linin me koncesione per te perfituar per vete duke harruar popullin.
Fmn dhe masat qe kerkon te marre jane te kesaj forme. Ti hape rruge investimir privat. Parase qe ajo ka ne dispozicion dhe kerkon ta investoje. Nukbpyet per papunesine qe krijojet.
Keto masa mori xh. Bush sa hypi ne fuqi dhe amerika ra ne recesion dhe nuk po del.
Per ne eshte shume heret per te qene kaq agresiv. Duhet te presim edhe nje gjysem shekulli.
Qeveria jone duhet ti sherbeje te gjitheve dhe jo individit. Nese shqiperia kerkon te ece duhet te ndjeke modelin japonez, anglez apo te vendeve nordike. Jo ameriken. jemi shumeblarg po kercejm me presh ne byth.
Nuk e permenda edin se e di qe skupton asgje nga ekonomia.
Fmn nuk duhet te jete rruga e shqiperise.
Ndryshe ky vend docshkretohet. Njerezit do vazhdojne te kerkojne strehim pilitik per te gjetur nje strwhe te ngrohte per familjen dhe veten.
Je i madh SKYPION. Brilant si ne cdo koment
Shumica qe ka vjedhur krizen e opozites?
Editorial pa thelb dhe bosht Mero. Ka kohe qe vlon brenda maxhorances. Ka kohe qe ajo e ka hunbur toruan dhe eshte ne coroditje te plote. Ekonomia po i shkon keq dhe me keq, te ardhurat jane beterr, eksod te papare pas 25 vjetesh si pasoje e mjerimit dhe varferise, pra ke nje konsum nga qeverisja ne nje kohe shume te shkurter.
Opozita rri dhe veshtron kete konsumim te maxhorances, e c`te beje tjeter. Jane si ato semundjet autoimune qe gerryejne dhe gerryejne organizimin duke mos e ndaluar dot as mjeku dhe askush tjeter.
Kur ka kaluar dhe gazeta “Dita” te beje opozite ndaj qeverise, kur bejtet e Arben Dukes kishin kohe qe kishin marre dhene, atehere shume mend nuk duhet per te dale ne nje konkluzion: Qeverisja eshte demtuar rende dhe kur te kthehen nga pushimet do te gjejne nje tufe rrenojash ne cdo sektor dhe nuk do ta dije nga t`ia filloje.
A harrova, pushimet:
Kam frike se ai helikopteri me “dava pilotesh” ka patur ne bord Tahirin per ta cuar ne Korfuz dhe kjo mund te kete qene arsyeja qe kryeministri eshte irrituar. Po edhe nese nuk e ka patur, pushimet e ministrit te brendshem ne ate pjese te ishullit jane me te vertete marramendese.
E hapa portalin e atij, hotel i thencin, “Corfu Imperial” ku nuk behej fjale per apartamente, kate dhe ku ta di une, por behej fjale per bungalow te tilla ku cmimet per 4-5 dite shkonin deri tek 5000 € nata, pra 2000 € me shume se cmimi i dhene nga “Dita”. Ishin bungalow te tilla superluksoze per nje minister te nje vendi qe i shkojne mijera vete ne azil ne dite.
Eshte kontrast teper cinik i nderuar Mero, nuk ka se ku te shkoje me.
Mire qe nuk ka bere pushimet ne Achileon ku ka qene vete princesha austro-hungareze Sisi, kur po kurohej kunder TBC!!!!!
E pra, Mero sa do opozite te besh, keto bema qe po ben kjo qeveri qe e mban veten per te majte dhe “socialiste” nuk kane nevoje per opozite, se opoziten ja bejne vete vetes.
Opozita duhet te marre vetem nje pozicion: Doreheqjen e Tahirit, pa asnje ekuivok.
Per paranteze:
Merkel po i kalon pushimet ne Südtirol ne nje hotel te thjeshte me 4-yje, me nje ballkon prej 30 m2, ndersa Tahiri ne bungalow luksi.
Le qe perse ta zgjas, shihni vete kete faqe:
http://www.corfuimperial.com/
Skypion, komenti yt do te ishte vertet brilant po ta ta kishe filluar me citatin:
“Ceshtja e revolucionit nuk eshte nje aspirate por nje problem i shtruar per zgjidhje.”
Shqiperia duhet te zgjedh nje sistem 50 me 50
Kushdo qe pelqen socializin te punoje ne shtet.
Keta te thekurit per kapitalizem le te punojne te kapitalisti qe i paguan me mire.
Te dy sistemet brenda vendit te vihen ne garw si ne angli, danimarke norvegji, japoni dhe kine.
Duke mos u bere hipokrit edhe keta te thekurit per kapitalizem duan te punojne ne shtet.per nje qytetar perendimor edhe ne ameriken e kapitalizmit te suksesshem eshte ender te punosh ne shtet per kedo
Atehere pse trumbetohet kapitalizmi kur njerezit praktikisht duan te jetojne ne socializm.?
Sepse propaganga, media eshte ne dore te kapitalistit qe i shplan trurin njerezve
Pse s’ja ndryshon emrin gazetes Mero? Tematikat qe ke trajtuar muajt e fundit tregojne fare qarte, se je munduar me vetedije apo jo t’i qendrosh larg realitetit. Sot mjetet e informimit jane aq te fuqishme sa qe dikush do ta kishte mjaft te veshtire t’ia arrinte qellimit per t’i mbajtur lajmet e fshehura, ose t’i deformonte ato qellimshem per te futur tufat e deleve ne qorrsokak.
Pyetja ime per ty sot eshte fare e thjeshte, Mero.
”A beson vertet, se keto qe po na ofron kohet e fundit per lexim, percjellin mendimin e shumices duke iu bashkangjitur njekohesisht dhe opinionit te gjere publik?”