Europa na vlen dhe si ëndërr

20 Gusht 2015, 20:04Editorial TEMA
Europa na vlen dhe si ëndërr

Nga Mero Baze

 

Ka një debat artificial pas një deklarate të stërpërsëritur të Edi Ramës mbi lodhjen e Europës nga zgjerimi dhe humbjen e durimit nga moszgjerimi. Nuk e ka thënë për herë të parë dhe nuk e ka tezë politike, por më shumë gjetje publicistike, që i ngjan si ide. Është e këndshme ta thuash në gazeta, por natyrisht jo në tryeza bisedimesh, ku ke për të raportuar për detyrimet e tua ndaj pranimit në Europë.

E thënë shkurt, më shumë sesa një lodhje e Europës nga zgjerimi, vërehet një farë lodhje e rajonit nga kushtet e zgjerimit, ngaqë nuk i plotësojnë dot. Shqipëria është pjesë e këtij nervozizmi rajonal.

Edi Rama ende për fat nuk ka teza politike antieuropianiste. Ai po përpiqet të jetë pjesë e një grupi politikanësh të rinj në Ballkan, që po sheshojnë problemet e moskomunikimit rajonal dhe është i prirur të jetë i llastuari i BE në këtë pikë.

Teza e fundit antieuropianiste e një kryeministri shqiptar, ka qenë teza e “Albanofobisë”, e prodhuar nga Berisha në Samitin e Mynihut, e cila ishte një akuzë në emër të kombit shqiptar ndaj Europës për racizëm ndaj shqiptarëve. Ndodhi pikërisht kur Bashkimi Europian, në mënyrë të përsëritur për tre vite radhazi refuzoi të hapë zarfin që Berisha  e kishte dërguar me miqtë e tij çek që u shiti CEZ në Bruksel, nën garancinë e grekëve që u shiti detin dhe francezëve që do t’u blinte helikoptera. Ishte veprimi më klientelist i bërë në emër të shtetit shqiptar dhe pas dështimit, sulmi më i paprecedent i bërë në emër të kombit shqiptar nga një i papërgjegjshëm kundër Europës.

Fjalimi i Sali Berishën në Samitin e Mynihut, ishte në të vërtetë dhe pika kritike, kur Perëndimi i hoqi atij përfundimisht vizën dhe si lider anormal, një njeri ekscentrik, që ishte gati t’i vinte zjarrin rajonit, për shkak të refuzimit që Europa i bënte politikës së tij.

Nga ai moment, në Shqipëri nisi kthesa e fortë politike dhe ai u largua nga pushteti. Qeveria e re jo vetëm që nuk ka pretenciozitetin e një qeverie delirante, që t’i diktojë Evropës çfarë të bëj, por së paku  na ka shpëtuar nervat dhe nga retorika nacionaliste apo paternalizmi për faktorin shqiptar në Ballkan. Për fat të mirë Edi Rama nuk ndjehet “baba i kombit”, dhe shqiptarët kudo që janë nuk kanë varë xhaketën e shpresës tek ai.

Përpjekja për të prodhuar nga publicistika e Ramës një lider të ngjashëm si Berisha, nuk funksionon. Rama është e vërtetë që ka nevojë të përkëdhelet dhe të ndjehet si rebel herë pas here, kur nuk i shkon vaj puna me Brukselin, por probemi nuk është në Bruksel, por në shtëpinë e tij. Dhe një nga kryeproblemet është pikërisht se ai po e lëviz ngadalë Shqipërinë nga gërmadhat ku e la Sali Berisha.

Problemi i vetëm që ka Shqipëria, por dhe liderët e saj shqiptarë, është se ata mendojnë që janë qendra e botës dhe Europa mendon natë e ditë për ta, si t’i fusë në Europë. Edhe pse Bashkimi Europian përpiqet të ruajë koherencën dhe strategjinë e tij të zgjerimit, problemet e reja që po e mbysin atë, e bëjnë të bezdisshëm padurimin tonë për të marrë vemendjen e tij. Thjesht jemi të dënuar të mos humbasim durimin.

E vërteta është se Europa është i vetmi orientim që e shpëton kombin shqiptar, qoftë dhe si objektiv që mund të vonojë të arrihet . Ajo na mban të bashkuar dhe me shpresë se një ditë do t’ia arrijmë. Çdo lodhje nervash apo retorikë delirante kundër Europës, na shpërbën dhe na kthen në një anarki si ajo e vitit 1914, ku disa kërkojnë babën në Turqi, e disa nënën në Europë. Europa na vlen dhe si ëndërr, që do realizohet vonë, pasi na mban zgjuar dhe na jep motiv përse të luftojmë. Dhe kësaj ëndrre i jemi borxh, pasi na ka dyfishuar si komb brenda një shekulli. Nuk ka rëndësi kur do jemi anëtarë të saj, apo të barabartë si ajo. Vendimi për të qenë europian na bën shqiptarë. Çdo vendim dhe objektiv tjetër, na bën thjesht popullsi problematike.

25 komente në “Europa na vlen dhe si ëndërr”

  1. katarakti says:

    Mire e ke thene o Mero. Europa as qe na ka ne refene, dhe jo me te degjoje çfare thote Rama apo Berisha. Ajo ka halle te tjera shume me te medha. Dhe nuk ka pse te fusi ne gjirin e saj nje popull problematik si shqiptaret. Siç pohonte sot edhe nje fare reperi apo laperi: Te gjithe shqiptaret kane probleme me ligjin. Kjo flet shume. Kjo tregon se ende nuk kemi arritur stadin e qyteterimit. Nuk ka dite qe ne shtypin e huaj te mos kete nja tri a kater lajme makaber, ku protagoniste jane shqiptaret. Dhe jemi nje popullsi kaq e vogel, po qe dallohet vetem per zullume. Kur kardinali gjerman deklaroi ne Shkoder se shqiptaret duhet ta ndertojne Gjermanine dhe Europen ne vendin e tyre, patriotet shqiptare majekrehi e moren inat qamet dhe e shane. Ai duhej te thoshte:”Bujrrum ne Gjermani. te gjitha i keni shtruar”. Prandaj Rama ben mire dhe ta mbylle squpin dhe ta leje Europen rehat. Se nuk na e ka fajin Europa. Fajin e kemi vete. Edhe sepse kemi zgjedhur dhe rizgjedhur si drejtues te shtetit te semure psiqike si Berisha dhe kompani.

    1. liri says:

      Ne jemi europiane dhe kjo esht e vetmja rruge per te ardhmen e sigurte te Shqiperise. Nuk ka esgje tjeter pervec kesaj

      1. Skypion says:

        Ka nje shqetesim te madh ne lidhje me kercenimin e perseritur te Edi Rames,ne mediat perendimore,per gjakderdhje ne Ballkan.
        Shumekend,ky kercenim i tmerrshem,ka lene pa fjale.Shumekush,kete kercenim ogurzi,e merr si lajthitjen e radhes te sociopatit Rama.
        Por,te gjithe,perjashto bashibozuket e tij,jane te mendimit qe kjo sjellje e Rames eshte e papranueshme,antidemokratike,antieuropiane,antikombetare.
        Kryeministri lunatik Rama,jo vetem qe e kercenon Europen,por e ben ate pergjegjese per gjendjen e mjerueshme ekonomike-politike-sociale ku e ka katandisur Shqiperine regjimi i tij kriminal,mafioz,oligarkik.
        E si te mos mjaftonte kjo,ky i sociopat,tallet me cinizem me fatkeqesine e shqiptareve qe ikin,duke thene qe “ata rendin pas endrres europiane”…!!!
        Eksodi qe po ndodh sot ne syte tane,eshte prova kryesore qe deshmon sesa kriminal eshte regjimi i oligarkise i instaluar nga Edi Rama.
        Eksodi qe po ndodh,mu ne syte tane,eshte prova kryesore qe deshmon antishqiptarizmin,antikombetarizmin e Edi Rames,sektit te tij kriminal Partise Socialiste,qeverise se tij antikombetare,regjimit te tij oligarkik.
        Ky eshte eksodi i dyte i madh pas atij te 1990,kur ne pushtet ishte daja i Rames,Spiro Koleka me komunistet e tij.Per nga permasat eshte edhe me i madh.Per nga konteksti eshte shume me i rende.
        Eksodi i 1990-es erdhi si pasoje e regjimit barbar komunist te Spirro Kolekeve.
        Eksodi i 2015 eshte pasoje e regjimit kriminal oligarkik te nipit te Kolekes,Edi Rames.
        Shume eksode-ikje-shperngulje-perzenie-deportime njeh ky popull per shkak te pushtimeve e dhunes se regjimeve te huaja.
        I pari,daton pese para pese shekujsh,per shkak te pushtimit turk.
        Te tjere vijne me pas.Kemi dy te tilla te medha:ate nga shovinizmi serbo-sllav ne veri dhe veri-lindje,dhe ate nga shovinizmi grek ne jug.
        Por eksodet me te hidhura,ky popull,i perjetoi dhe po i perjeton ne kohen e regjimeve kriminale shqiptare:
        -Regjimit barbar komunist dhe regjimit kriminal oligarkik.
        Te dy regjimet kane nje lidhje mes tyre.Lidhje shume te forte.Me te forten.Lidhje gjaku.
        Regjimi barbar komunist i baballareve te kuq – regjimi kriminal oligarkik i bijve te tyre mavij.Regjimi i dajes-regjimi i nipit.Regjimi i Spirro Kolekes – Regjimi i Edi Rames…hajde c’vete!
        Ikin shqiptaret me tmerr nga Shqiperi,dhe kryeministri i tyre i cmendur dhe i droguar bashke me bashibozuket e tij thone: po rendin pas endrres…endrres europiane!
        Se ku i kemi degjuar keto fjale…ah po,i ka thene nje socialist,ish-komunist,nacional-komunist,jo shqiptar por…serb!
        Po,po i ka thene nje vella idealesh i socialiteve ish-komuniste shqiptar,i ka thene Sllobodan Milloshevici.
        I ka thene ne kulmin e eksodit kosovar,te shqiptareve te Kosoves,ne vitin 1999.
        Shqiptaret – tha Milloshevici – po shtegtojne…ata jane si zogjte…!
        16 vite me pas,te njejten gje e thote,jo nje serb tashme,por nje shqiptar(he mos qofte!).
        16 vite me pas,fjalet e Milloshevicit,i perserit Edi Rama:shqiptaret po shtegtojne…pas endrres europiane!
        Krahasimi i serbit Milloshevic eshte me pak cinik sesa ai i shqiptarit Rama.
        Verejini me kujdes,dhe do te me jepni te drejte.
        Edi Rama fajeson Europen per eksodin e madh shqiptar,dhe e kercenon ate me lufte,me gjak qe do te permbyte Ballkanin.
        Sllobodan Milloshevici fajesoi Europen,e kercenoi ate me perrenj gjaku,dhe kercenimin e beri realitet.
        A mos duhet te presim,qe edhe ky krimineli yne te beje realitet kercenimin per gjakderdhje ne Ballkan?!
        Shumekush,sidomos nga trushpelaret e trushkulurit,do thone: hehe,po Rama eshte artist piktor a derezi,eshte snob kozmopolit,ku eshte ai per gjakderdhje e gjera te ketilla!
        Artist ishte edhe Musolini,madje shume me i rafinuar ne shije.Piktor ishte edhe Hitleri,deshtak si Rama po,gjithsesi ca me i mire.Shkrimtare ishin edhe Stalini me Enverin.
        Por,asgje nga keto,as arti,as letersia,as piktura nuk i pengoi te lartpermendurit qe te benin kasaphana,t’i zhysnini popujt e tyre dhe popujt e tjere ne gjak.
        E pse do ta pengokan Edi Ramen,qe ndryshe nga te lartpermendurit,eshte edhe sociopat….sociopat qe drogohet biles?!
        Fundja,a nuk na e ka provuar ate me protesten nazi-fashiste te 21 janarit 2011,kur,megjithese nuk ia arriti te bente kurban me shume se kater qytetare te pafajshem,enderronte te mbushej Bulevardi i Madh me mijera kufoma te zhytura ne gjak?!
        Shqiptare,a mund te durohet nje cmenduri e tille?!
        Cohuni!
        Cohuni ta lidhim kriminelin e cmendur.Ta lidhim me zinxhir,konop,se po ju cmend te gjitheve.

        1. andromeda says:

          O Skipion, o dele e Berishës. Po pse nuk thua se kjo gjendje e rëndë ekonomike është pasojë e një keqqeverisje për 20 e ca vite me rradhë dhe kontributin kryesor për këtë mjerim e rrënim e ka ai idhulli yt që e ktheushtetin në një rrumpallhane ku vidhte e rrëmbente kushdo nga qeveritarët dhe partiakët po menduar kurrë për një mirëqenie shoqërore. Pse s’e llogarit ti që dukesh çun me shkollë, se sa janë në total të ardhurat që kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve dhe sa prej tyre kanë shkuar në të mirën e përbashkët? Apo kapitalizmi s’ka rregulla dhe s’mund të bëhen llogaritje, se është spontan dhe i pakontrollueshëm. Ato miliarda, ore pallë kanë shkuar në xhepat e oligarkisë pa ngjyrë dhe bekimin ia ka dhënë pa hezitim Sali Berisha, kryefjala e politikës shqiptare dhe sot e kësaj dite.

        2. genci says:

          Skorpion mire i ke thene ca gjera vetem se ke ngaterruar emrin e shkaktarit te te gjithe ketyre fatkeqesive e te keqiave qe i jane shkaktuar shqiptareve. Ai eshte saleh berisha, me pas like meta e me pas edi rama.
          ja nje e keqe domethenese, por jo me kryesorja, qe beri berrisha: shiti 4 HEC-e (2 bistricat dhe 2 t2 Matit), kur sapo u ishte bere remonti dhe nuk kishin me nevoje per investime, por jepnin para pa hesap nga rrjedhja e ujit.
          Jane te pallogaritshme e te paimagjinushme demet e keti monstre.

    2. liri says:

      Ne jemi europiane dhe kjo esht e vetmja rruge per te ardhmen e sigurte te Shqiperise. Nuk ka esgje tjeter pervec kesaj

    3. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      Te lumte shok! Edhe sonte e bere detirren… Mjere ky vend!

  2. Universiteti me thike pas shpine says:

    Edhe Rama ne rrugen e Berishes po ecën.

  3. , says:

    hahahahah,
    tipi e mban veten si udhezuesi politikes shqiptare vs be-se

    poooooooooo mer pooooo na sherben si enderr jo ne pajdh ,
    por ne byth te shqiperise ,o fundi botes
    mbasi te ka shtar me car ne thellesi te bythes be-ja ,
    ti fillo enderro parajsen europiane .
    o tempora o mores ,
    cdonte zoti kur pordhi kte rrace bastarde

    1. Adrian says:

      Dhe ti, o presje, fende e te njejtes vrime je!Ne t’u dukte vetja me mire, meso ti marresh ere vetes, e ndoshta do te kesh me respekt per te tjeretArtikull shume i mire MeroBravo

  4. Gjak arian says:

    Per cfare i don Europa fukarenjte e ballkanit ??? Greqia eshte sa gjithe ballkani .

  5. Tili says:

    O Mero ti do të lyesh me bojë Edin si leu Edi pallatet e Enverit ,nuk ja vlen Mero është më keq nga Berisha . Berisha është i lig por jo budall kurse Edi do të rezultoj në fund dhe budall dhe i lig.

  6. Realisti says:

    Mos të harrojmë dëshirimin e poetit Naim Frashëri: “Jak o ditë e uruar që lind nga perëndon.”

  7. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Mero. Me thuaj nje te mire po hyme ne evrope.
    Vetem nje.
    Cndryshim ka nga perandoria turke ajo evropiane?

  8. AntiPatreas says:

    Per te gjithe bashkekombasit e mi idealiste qe besojne vertete se Shqiperia do behet ndonjehere pjese e europes me tere ato xhami e jo vetem ky problem,por qe eshte KRYESORI,mos mbani shprese te tille se eshte humbje kohe,perpiquni ta lini ate vend e rregulloni jeten tuaj e te femijeve diku tjeter kudoqofte larg ballkanit!Selanik e tatepjete ashtu ka qene e ashtu do jete thoshte papuli i shkrete….andej nga 38 kjo..sot jemi 2015 e as gje nuk ka ndryshuar,te tjerat jane per te vene ne gjume budallenjte e naivet!Vec nje keshille..ikni por HECNI ME SHPEJT

  9. dymi says:

    Kjo puna e endres europiane eshte si puna e komunizmit qe thoshim se do ta ndertojme, por se kur dhe si askush nuk e dinte.

  10. Skifter Mergimi says:

    O Tili, nuk e di se si e kupton ti budallallekun! Berisha nuk eshte budall vetem per ligesi, me te cilat duke u mbeshtetur edhe ne budallenjte dhe injorantet qe e perkrahin ka ruajtur karriken.Ka dhe nje kategori mbeshtetesish qe dine te shfrytezojne dhe te perfitojne nga lgesite dhe budallaqet e tij.
    Uroj qe ti te mos besh pjese ne te dy kategorite e mbeshtetesve te Berishes.

  11. ZahoKoka says:

    Po te jemi te zotet dhe te punojme e te mos lakmojme pasurine e tjetrit apo te vjedhim pronat e shtetit e te mos paguajme pasi jemi hordhite e Saliut apo te Edi Rames, ky vend behet. Por me ligjin e hajduterise kudo, harroje! Nuk ka komunitet apo bashkesi kombesh qe merr belane brenda ne shtepi, lere te ngordhi sic edhe e ka nisur.

  12. tepelena says:

    Mero merru me Edin, po na kthen Berishen, me paaftesine e tij!

  13. relisti says:

    poi Mero skemi nevoje per europen..ta leme kete muhabet..rendesi ka te enderrojme….si puna atyre te uritureve qe endrrojne sikur hane mish dhe ne realitet nuk kane as nje cope buke thate…bravo..u gjet edhe kjo zgjidhje

  14. s says:

    Nje shkrim ky I sotmi, ku pervec moralit nuk ka asgje per tu lavderuar

    E dine te gjithe se shqiptaret u cuan ne bllok per ndryshim ne 1990-1991 dhe kahu I drejtimit ishte ne drejtim te europes ku mund te permenden shprehjen e fameshme “e duan shqiperine si gjithe Europa”

    Cfare ka ndodhur pas nje cerek shekulli ?!

    Nqs Enveri ne kohen e tij na ndaloi te shkonim ne Europe, kurse sot eshte Europa qe jo vetem po na ndalon por po kryen veprime poshtrues duke I kthyer emigrantet si bageti….

    Zoti duhet ti themi gjerat tamam.

    Eshte kjo Europe dhe kjo amerike pergjegjese kryesore per katastrofen shqiptare.

    Ka ardhur koha qe Europa dhe ameriak te jape llogari se pse dhe kush ja shkatarroi shtetin shqiptareve…

    Mos harroni se ne vitet 1990-1991 ideollogjia qe zbatohej kishte vdekur (dikush I thote komunzem) por shteti ishte efikas..

    psh: nuk mund te ndertoje apo te vije nje cope mur apo tulle pa leje….kufiri ishte I ruajtur,..arsimi,shendetesia,sportet..etj ishin ne nivel te kenaqshem…

    Pra pse Europa dhe amerika na pruri nje perbindesh si berisha..

    pas 1992 as edhe nje hap nuk kane bere qeverite shqiptare pa keshillen apo urdherat e dipllamateve te washingtonit dhe brukselit…

    pra pse na tradhetuan perendimoret,…dhe pse po bejne rolin e shejtan-budallait ?!

    Kete e thote bukur me poshte dhe nje analist I ekulibrua nga amerika ku ben fajtor perendimin per kataklizmone ne shqiperi ku thote shprehimisht?

    ***

    Shkrimtari amerikan, Fred Abrahams, thotë se SHBA dhe Perëndimi mbështetën shumë politikanë të korruptuar shqiptarë për interesat e tyre, ndërsa sot Shqipëria po vuan pasojat.

    Ai thotë se liderët e partive politike shqiptare nuk respektonin institucionet dhe pushteti përqendrohej në dorën e vetëm një individi.

    “Gjatë kësaj kohe, pashë që SHBA dhe Perëndimi penguan tranzicionin e Shqipërisë.

    Për shumë vite, SHBA dhe Europa Perëndimore mbështetën liderë të korruptuar shqiptarë, për hir të stabilitetit të Ballkanit.

    Udhëheqësit nuk respektonin institucionet e vendit dhe pushteti kalonte në një dorë. Tashmë Shqipëria po e paguan këtë çmim.

    ***

    Pra zoti Mero ju jeni nje humbes I madh bashke me gjeneraten tuaj sepse:

    = Nuk ishit ne gjendje te ndertonit pas 1992 nje shtet me te mire se te enver hoxhes( ne gop te semes ideologjia e tij)

    = Nuk ishit ne gjendje pas 2013 ( me nje miljon shuplakat) te rimekembni ekonomine (ka hyre viti I trete I pushtetit)

    = Nuk jeni ne gjendje te realizonit aspiraten nr 1 te 23 qershorit 2013 qe ishte: shpartallimi I bandes drejtesise,reformimi I saj dhe prangat berishes.

    =Nuk po kuptoni qe faktori I jashtem…pra perendimi eshte faktori kryesor qe ne jemi shperfyteruar..por beni moral te panevojshem..

    perfundimisht:

    Shqiptaret jane me Europen dhe Ameriken..por jane keto te fundit me shqiperine ??

    Pergjigja trishtueshem eshte JOOOOOOOOOOOOOOOO e madhe biles perendimi eshte jo vetem fajtori kryesor por ata jane qe prodhuan shtrigun berishe dhe po e mbrojne me cdo kusht..

    Nuk I duhet perendimi shqiptareve me super kriminel berishen jashte dyerve te burgut per faj te tyre…

  15. Bir selmani i nene ke te qaj me pare says:

    O mere aman llogarite pak sa tvsh duhet te mbledhi qeceria me formulene e fmn: totali i konsumit (gdp sipas shpenzimeve) : 5 ( qe te gjesh tvsh e perfshire prej 20% ne konsum dmth ne blerjet) dhe na thuj sa duhej dhe sa eshte

  16. Gjyshi says:

    Skupion , . Qekur nuk ke pire nje kafe me doktorin tende personal ? Shko takoje e beje nje dore domino duke i thene ca muhabete si keto qe ke shkruar ketu . Apo ke qene ne diell kur e ke shkrojur ? E ee diell i forte o lale te bie ne koke . Nejse ti beje nje dush me uje te ftohte , per te qene i sigurte . Rakija nuk ka keto shenja

  17. Skifter Mergimi says:

    O Skypordh sa ke fituar kete muaj me onoraret?

  18. Jak-Boston says:

    Kane nje cerek shekulli qe politikanet e ndryshem te vendit dhe te huaj na drogojne me nocionin “Europe”.
    Une personalisht mendoj se ne jemi Europian si nga pamja dhe gjeografikisht keshtu qe politikanet dhe qeveritaret shqipetare mos te shpenzojne leket e taksapaguesve shqipetare duke pritur e percjelle europianet e panumert qe shkojne e vijne si dallget e detit.
    Shtetaret shqipetare e kane detyrim moral dhe shoqeror qe te ndertojne je shtet te standarteve me te larta europiane dhe boterore si Zvicera apo ndonje tjeter dhe pastaj vjen dhe emancipimi shoqeror qe na nevojitet.
    Po beme keto gjera ne jemi Europe dhe sna duhet fare kooperativa e re europiane qe mua me ngjason me shume me ish Jugosllavine sesa me nje bashkim organik europian i cili do te pakten dhe 500 vjet te tjera kohe qe te arrihet.
    Europa nuk mund te behet kurre si USA sado qe te mundohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje