Çfarë do vërtetë opozita nga Reforma në Drejtësi?

17 Gusht 2015, 20:12Editorial TEMA
Çfarë do vërtetë opozita nga Reforma në

Nga Mero Baze

 

Më në fund Bujar Nishani po flet më hapur. E ka të qartë kundërshtimin ndaj Reformës në Drejtësi dhe e ka inatin me institucionin kryesor të saj, Komisionin e Ekspertëve të nivelit të lartë, që po merret me draftin e ndryshimeve kushtetuese që do të propozojnë. Bujar Nishani i ka etiketuar si ekspertë të politizuar, madje dhe ekstremistë.

Po si është e vërteta e përzgjedhjes së tyre?

Komisioni i Ekspertëve të nivelit të lartë për reformën administrative është krijuar rreth gjashtë muaj më parë, sipas një formule që shmang politikën nga rekomandimet dhe ngarkon për këtë institucionet që kanë të bëjnë me drejtësinë në Shqipëri, duke pasur si bashkëdrejtues dhe përfaqësues të programit OPDAT-i të SHBA, Euralius i Bashkimit Evropian, Komisionin e Venecias dhe OSBE. Institucionet që kanë propozuar ekspertë janë Gjykata e Lartë, kryetari i së cilës është zgjedhur nga Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese, kryetari i së cilës është zgjedhur nga Sali Berisha, Prokuroria e Përgjithshme, kryetari i të cilës është zgjedhur nga Sali Berisha, Shkolla e Magjistraturës, që ka përfaqësim akademik, Ministria e Drejtësisë që i takon qeverisë, si dhe katër institucionet ndërkombëtare që merren me drejtësinë në Shqipëri, misioni i ndihmës ligjore të SHBA, OPDAT, ai i BE-së, EURALIUS, OSBE dhe një vëzhgues nga Komisioni i Venecias. Komisioni i ka kërkuar dhe Presidentit që të dërgojë aty një anëtar nga Këshilli Lartë i Drejtësisë, por për shkak se Nishani në atë kohë ishte i udhëzuar nga Berisha ta bojkotonte procesin, nuk dërgoi njeri, duke injoruar ftesën dhe duke arsyetuar se KLD nuk bëhet pjesë e këtij procesi. Së fundmi, kur PD-ja u kthye formalisht në proces nën presionin e SHBA dhe BE për të përfshirë në reformë dhe modalitet e ligjit për dekriminalizimin në politikë, Nishani ka rekomanduar të merret me këtë punë kunati i Gjin Gjonit, i cili ka propozuar një zonjë të afërt me Alibeaj, ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim.

Po në këtë kuadër, PD ka kërkuar të fusë dhe ajo tre ekspertë të saj pranë Komisionit, por formula e ekspertëve të nivelit të lartë, bazohet tek propozimet që vijnë nga institucionet dhe jo nga partitë politike. Sidoqoftë dhe për ata është gjetur një zgjidhje, të jenë të pranishëm në veprimtarinë e këtij Komisioni. Prej tre emrave, njëri është i panjohur, dy të tjerët janë Enkelejd Alibeaj dhe Ivi Kaso. Të dy janë juristë me përkushtim ekstrem politik, por për mua janë të paqortueshëm nga formimi profesiona. Nga gjithë ekspertët që kanë propozuar institucionet shtetërore, unë nuk gjej askënd kaq të angazhuar politikisht sa tre emrat e dërguar aty nga opozita, ndërkohë një nga ekspertët më të mirë të opozitës për çështje kushtetuese, Ilir Rusmajli, as është ftuar prej tyre të konsultohet për këtë çështje, vetëm se nuk e duan fëmijët e Berishës, si “armik” të bizneseve të Familjes. Ekspertët e propozuar nga institucionet janë të gjithë pa histori politike dhe angazhime konkrete politike, siç janë këta tre emra, dhe mbi të gjitha Komisioni i Ekspertëve ka bashkëdrejtues përfaqësuesit e EURALIUS-i, OPDAT-i, si dhe vëzhguesit nga Komisioni i Venecias dhe OSBE.

I gjithë ligjërimi politik i Bujar Nishanit kundër asaj çfarë është bërë deri tani nga ky Komision, i cili nuk do të çojë asnjë rekomandim në parlament pa miratimin e ndërkombëtarve, ka të bëjë pikërisht me faktin se Komisioni po mban larg politikën dhe ekstremizmin politik nga kjo reformë. Ajo që Nishani thotë, është në fakt ajo që Nishani dhe Berisha kërkojnë të bëjnë në këtë proces, pra përfshirjen e politikës në reformë dhe kthimin e reformës në një kompromis politik të ri mes pozitës dhe opozitës, për kapjen e drejtësisë.

Nga mënyra si Bujar Nishani flet për punën e derisotme në këtë Komision, duket qartë jo vetëm që mungon konsiderata për atë që është bërë, por dhe një përgatitje për betejë politike kundër saj. I vetmi që ka një qëndrim më korrekt ndaj këtij procesi deri tani është Lulzim Basha, i cili nuk ka folur, edhe pse ka nxjerrë vartësit e tij të shprehen kundër saj. Rreziku real që ka Basha është të përsërisë historinë e tij dhe të PD-së ndaj gjithë nismave ligjore që kanë ndryshuar rrënjësisht historinë e Shqipërisë. Kryetari i tij real, Sali Berisha, refuzoi në vitin 1998 të përfshihej në Komisionin Kushtetues duke akuzuar qeverinë se Komisioni i Kushtetutës kishte në krye një ekstremist komunist, agjent të grekëve, të quajtur Arben Imami , i cili kishte përmbysur sipas Berishës me tank rendin kushtetues. Të njëjtin vlerësim negativ kishte dhe për bashkëkryetarin Sabri Godo, të cilin e quante një skile të vjetër të Ramiz Alisë. Për shkak të Arben Imamit, e braktisi Komisionin dhe abstenoi dhe në referendumin për Kushtetutën. Vite më vonë pranoi jo vetëm Kushtetutën, por bëri yll të politikës së saj dhe Arben Imamin, për mos të folur për qëndrimin hipokrit ndaj Godos.

Edhe reforma e dytë e rëndësishme në vend pas hartimit të Kushtetutës, reforma administrative u kundërshtua nga Basha, nën ndikimin e Berishës. Ajo u quajt e papranueshme dhe e politizuar. Edhe pse u ofrua kompromis maksimal dhe pse u mbështet nga ndërkombëtarët, Basha nuk e pranoi dhe u betua se nuk do ta njohë kurrë dhe do ta ndryshojë. Pas disa muajsh, jo vetëm e pranoi, por u fut në zgjedhje sipas ndarjes që diktonte reforma dhe natyrisht humbi thellë për shkak të paqartësisë ku e ka zhytur elektoratin e vet.

E njëjta gjë po i ndodh dhe me këtë reformë të re kushtetuese, e cila do të ndryshojë së paku fatin e drejtësisë në Shqipëri. Ai po e lë debatin në emër të PD-së  në gojë të ekstremistëve politikë dhe kamikazëve të Berishës, por reforma do të kryehet sipas rekomandimeve perëndimore. Dhe kur ajo të kryhet me votat e PD-së ose referendum, për Bashën do të jetë vonë t’i rikthehet kauzës që ia dhanë me zor ta mbronte, por as nuk do ta përdorë, atë të dekriminalizimit. Pa këtë reformë, ajo është një fjalë boshe, që nuk tremb as laraskat. Me këtë reformë, ajo bëhet mekanizëm vetëpastrues i jetës politike nga krimi. Tani jemi duke kuptuar çfarë do në të vërtetë opozita!

20 komente në “Çfarë do vërtetë opozita nga Reforma në Drejtësi?”

  1. peci says:

    merreni e fluturojeni per bythe nje injorant qe iqet zvarre e pengon ligjet murro burre

    1. pse ka qene profet enver hoxha ?* says:

      Ne te vertete opozita duhet te largoje banden kriminale 2B dhe te distancohet prej saj…..por a duan nderkombetaret TE CILET jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi ?

      Eshte bere pothuaj e ligjeshme qe komuniteti nderkombetar pasacerisht dipllomatet amerikene qe merren me Shqiperine barazojne GABIMET E PS ME KRIMET E BERISHJAVE…ose e krahesuar me kosoven po barazohen 100 serbe te vrare me 1 miljon kosovare te debuar dhe perdhunuar dhe mijra te vrare

      Kjo u vu re dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ku famekeqi Arvizu si njeriu me i pushtetshem ne shqiperi BARAZOI VRASESIN BERISHE ME DHUNEN E PROTESTUESVE.
      Kjo ‘DIRTY JOB’ po vazhdon dhe sot me ato qe inskenuan komedine e
      dekriminalizimit ku duket qarte se u goditen disa kriminele ordinere te PS per te mbuluar krimet e monstrave..

      Nqs se ambasada amerikane nuk perfshin ne listat e saj PUBLIKISHT..e theksoj PUBLIKISHT kriminelet Berishet (babe e bir) Bashen,Mediun,Imamin,Balliun,atehere faji nuk duhet kerkuar te Berisha por te Donald Lu dhe PODESTAT , WISNERAT,GRANOFFET q e dukeshen kane lidhje me krimete berishes si gerdeci ,rruga e kombit,albetroli,bankers,etjetj..ku dhe ky biznesmeni izraelito-gjeorgjian eshte nje mafjoz qe pasi ka kopsitur mire bizneset e tij vjen per te trubulluar ujrat ne favor te klanit te berishajve.

      Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.
      Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe. Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.

      Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.

      Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.

      Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare

      Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:

      1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
      2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
      3-ktheu k/m ne spital fushor
      4-refuzoi dorzimin e gardisteve
      5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
      6-perdhosi k/prokuroren di lavire
      7-ofendoi k/shikasin si pucist
      8-kercenoi ramen me egzekutim
      9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
      9-u fshine filmimet
      10-u ndrruan tytat e armeve
      11-u dekorua burri shtetit
      12-u dekorua ylli ne ngjitje
      13-u menderosen ekpertizat e FBI
      14-u zevendesua presidenti
      15-u zevendesua k/prokurri
      16-u zevendesua k/bashkiaku
      17-u zevendesua k/shiku
      18-u terrorizuan gazetare
      19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
      20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
      21-demshperble te gjithe vrasesit
      22-poshtroi Arvizune e Obames
      23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
      24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit

      Eshte pa kuptim qe te flasesh per dekriminalizim dhe reforme ne drejtesi..kur njeriu me i ndyre per te gjithe kohrat Saleh Berishaj…nen zgerdhimjen e nderkombetareve dhe me nje impotence kriminale te Edi Rames po tall mizorisht jo vetem me popullin e thjeshte por po perdhosin viktimat dhe jetimet e tyre…

      Atehere pse duhet te vazhdojme akoma te akuzojme diktatorin e dashur e te paharrur kur kemi neper kembe akoma frankeshtetin monstren e vicidolit qe po mbrohet me cdo kusht nga miqte nderkombetare biles edhe duke poshtruar dinjitetin e kombit shqiptar…?!

      Nuk ka Rame dhe Obame qe ta shpetoje saliserbin nga ndeshkimi popullor…sado te bejne gallate me dekriminalizimin ose kete reformen e debilave te dreqesise…

      1. relisti says:

        eshte gjuha me e bute qe mund te perdore kryeministri i nje vendi ndaj atyre qe u munduan ta marrin me dhune dhe me gjak pushtetin..

        1. SPAK says:

          Zoti komentues relisti

          Keto dy rrjeshta qe ke shkruar mjaftojne per te kuptuar qe ke nivel te mjerueshem shumedimensional dhe ke bere mire qe je mjaftuar me kete koment te shkurter.

          Mender Berisha kurre nuk ka qene as president,as kryetar PD dhe as kryminister por dora e zgjatur e Serbise qe ka relizuar ate qe per shekuj serbi nuk e arrti ne shekuj.Eshte kurajoz zoti izet haxhia nga turqia qe ja ka cjerre masken saliserbit qe per cudi shqiptaret nuk reagojne..dhe aleateve nuk u vjen turp

          Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.

          Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!

          e para

          Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane

          e dyta

          Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…

          e treta

          Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe

          e katerta

          Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,

          Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

          Sidoqofte per ju komentuesi “relisti” problemi nuk qendron te sali qeni apo sali serbi..problemi qendron te impotenca e atdhetareve qe po behen specie ne zhdukje si dhe ne suportin maksimal qe ka ujku viqidolit nga lobi serbamerikan,grekoamerikan dhe disa segmente kuazi fashiste europjane.

          Më vjen keq per Meron qe akoma merret me barcaletat e reformes drejtesise nga delet dhe lopet e PS për të kapur Ujkun e PD..Usali Udberishen

    2. Skypion says:

      Te flasesh per reforme ne drejtesi ne kushtet e nje regjimi oligarkik qe synon,pikerisht,me ane te kesaj “reforme”,te shtije ne dore perfundimisht ate,eshte pa kuptim.
      Kete e kuptojne te gjithe.
      Maxhoranca e deligjitimuar ne te gjitha aspektet,me ane te bashibozukeve te saj politike dhe mediatike,po mundohet te fuse debatin ne ceshtje teknike,kinse jemi ne nje situate normale ekonomike dhe politike dhe po me kete normalitet te shtirur te jape idene e nje serioziteti ne nje prej reformave me jetike per demokracine ne Shqiperi.
      E si per ta cuar farsen deri ne fund,ben edhe prepotenten me opoziten,duke e kercenuar se mund ta beje e vetme kete reforme!
      Eshte nje bllof!Eshte nje bllof per dy arsye.
      E para,as qe mund te mendohet qe kjo maxhorance e korruptuar dhe inkriminuar deri ne asht,te mund te beje reforme ne drejtesi.Reforma ne drejtesi per te eshte thjeshte vetevrasje politike.
      E dyta,ajo nuk ka legjimitetin per t’u angazhuar per cfaredo reforme,pale per kete me te rendesishmen,per arsyen se ka instaluar regjimin oligarkik ne Shqiperi,qe synon pikerisht te kunderten e reformes ne drejtesi.Me shume se kaq.Synon kontrollin absolut te isntitucioneve te drejtesise(pjesen me te madhe te tij a ka nen kontroll tashme.
      Jane keto arsyet kryesore se pse diskursi i ketyre diteve per reforme ne drejtesi eshte fallc,joreal.
      Nderkaq,opozita demokrate,eshte e detyruar,qe per hir te rregullave demokratike,te te famshmeve rregulla loje,te tregoje,nese mund ta themi,prezencen e saj,me oferta dhe propozime,gjithe duke qene e vetedijshme se jemi ne rrethanat e nje mungese vullneti nga pala tjeter per reformen sic lypet,apo ne rrethanat e nje vullneti te forte per te kunderten e saj,dmth per ta shtene nen kontroll ate.
      Kjo eshte situata reale.
      Ne keto rrethana,e vetmja menyre per te bere reformen ne drejtesi eshte shembja e pengeses se vetme te saj.
      Eshte shembja e regjimit oligarkik.
      Per fat te keq e te mire,kjo eshte e vetmja rruge.Rruge tjeter nuku ka.Cdo shteg tjeter dot e ishte e rrezikshme per opoziten.Do te ishte denim per te.Do te ishte shkaterrim per te.Opozita eshte e denuar te ndjeke ate.Me hir a me pahir.
      Pra,hapi i pare,qe duhet bere per reformen ne drejtesi,eshte shembja e pengeses kryesore te saj: regjimit oligarkik.
      Permbysje e regjimit oligarkik.Permbysje e regjimit te aleances se qelbesirave.Ky eshte kushti sine qua non per reformen ne drejtesi dhe per gjithe reformat e tjera,per demokracine shqiptare,per destinin europian e perendimor te kombit shqiptar.
      Situata politike ne Shqiperi,ne raportet pushtet-popull,pozite-opozite,eshte e ngjashme me ate te 1992.Popullsia eshte ne gjendje te rende ekonomike,me te renden keto 23 vite demokraci.Si ne vitin 1992 shqiptaret kercenohen me URI,me uri buke.Si ne vitin 1992 Shqiperise i kane ikur me dhjetera e dhjeteramijera qytetare.E po ikin akoma,papra.
      Si ne vitin 1992,maxhoranca socialiste ne pushtet,edhe pse me numra qe e bejne te duket e forte,eshte me e dobet se kurre.Eshte nje gorrobine e kalbur,qe nga casti ne cast pritet te shembet.
      Dy kreret e regjimit oligarkik kane hyr ne nje lufte per jete a vdekje mes tyre.
      Dy partite me te korruptuarat e tranzicionit,PS dhe LSI,kane ngritur nderkaq llogoret mes njera tjetres,mu ne mes kampit te tyre.
      Hordat e bashibozukeve mediatike,deri dje,besnik te dy oligarkeve,sot jane ndare ne kampe.
      Aradhat e mbeshtetesve te verber te regjimit oligark jane teresisht te shastisur,te coroditur e mbi te gjitha te frikesuar nga kerrleshja mes zoterve te tyre.
      Mosbesimi,frika,paniku mbizoteron ne kampin e qelbesirave.
      Pikerisht ky eshte momenti i duhur per opoziten demokrate,per Partine Demokratike,per demokratet ne pergjithesi te japin goditjen e tyre.Goditjet me sakte.Goditje te pareshtura,te njepasnjeshme.Nuk u duhet lene te marrin fryme.
      Duke filluar me protesta ne gjithe vendin.Te organizuara,te bashkerenditura,te njekohshme si te jete me e favorshme,rast pas rasti.Duke vazhduar me MOSBINDJE CIVILE.Kjo eshte shume e rendesishme.Eshte e tille,sepse maxhoranca eshte deligjitimuar,pushteti i saj eshte i deligjitimuar.Ajo eshte nje maxhorance kriminale oligarkesh.Ajo ka isntaluar nje regjim oligark.
      MOSBINDJA CIVILE eshte arma me efikase ndaj ketij regjimi.Protestat,po.Te fuqishme,te perditshme,mbarekombetare.Gjithsesi,ato nuk mund te shembin te vetme,pa kombinim,regjimin oligark.Asnje regjim oligark ne bote,nuk eshte shembur vetem me protesta te zakonshme demokratike.Nuk ka asnje shembull.Asnje.Asnje e askund.Shqiperia nuk mund te beje perjashtim.
      Protesta dhe mosbindje civile.Nonstop.Nuk u duhet lene kohe as mundesi qelbesirave per te marre fryme.Duhet vullnet dhe vendosmeri.Bisha e socialiste eshte lenduar.Eshte lenduar keq.Pikerisht,pse eshte keshtu,duhet goditur pameshire,qe te mos rrezikojme si ne shembelltyren e bishes se plagosur.
      Opozita duhet ta shfrytezoje zemerimin popullor.Ai po zien si vullkan.Nga dita ne dite pritet te shpertheje.Opozita duhet t’i jape drejtim atij.Shperthimi duhet te jete i kontrolluar.Vetem nje objektiv:aleancen e qelbesirave,pushtetin e tyre,regjimin e tyre te oligarkise.
      T’i hedhim qelbesirat si fillim,pa pastaj flasim per reforme ne drejtesi,ne rruzulli e kudo.

      1. Spartaku says:

        SKYPION! Na ngrenç ate…..Te kame dhjer mu ne komentin qe bene.O mut qeni.

      2. genci says:

        nuk e di ku e gjen besimin tek opozita Skorpioni, nderkohe qe eshte shume me antidemokratike, me e zeze, me keqberese se maxhoranca. nuk mund te konceptohet qe nje “kapacitet” i tille si “Skorpionsi” nuk e sheh nje gje te tille kur zgjedhjet e 2013 dhe te 2015 e konfirmuan kete. Vertet maxhoranca eshte problematike, joeficente dhe me plot te meta, por opozita eshte shume me e keqe.

  2. genc says:

    The dashur lexues dhe I dashur mero. Drafti I reformes ne drejtesi ka shume probleme konceptuale, parimore dhe kushtetuese. Nese reforma do the behet sipas draftit te propozuar atehere ne fillim te janarit do te kemi nje gjyqesor dhe prokurori te mbushur me militantet e PS dhe LSI. Perfundimi do jete nje reforme e deshtuar por qe do kenaqe orekset e fatmir xhafes per te mbushur gjyqesorin me njerzit e tij ,por qe korrupsioni do vazhdoje me tregues akoma me shqetesues.

    1. Joni says:

      Sa i zgjaur je Genci? Te gjitha i parashikon si do ti jo si do behen ne realitet

  3. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Mero , mender presidenti eshte jo vetem rrot jari komplet por edhe perfaqesues tipik i servilit qe me servilosje mbijetoi ne komunizem dhe ka 25 vite qe i serviloset sals.Te gjithe e kuptojme se spastrimi i drejtesise nga plepat dhe hajdutet qe instaloi sala ne sistem ,do sjelle zhberjen e pedes pasi udheheqesit e saj ,kane kryer krimme te tmerrshme ,qe nga tradhtia kombetare ,vrasja e civileve te pafajshem ,korrupsioni dhe grabitja masive e shqiptareve.Pra gjithe lukunia hajdute e pedes nuk e do kete reforme.Kryesorja eshte qe populli (jo vetem ,te majtet)nuk i mbajne dot me ne shpine keta derra te pangopur ,shushunja qe gjoja japin drejtesi.Pra shumices i mbetet qe ti lere te zhgerryhen ne llucen e korrupsionit salen ,jarin ,lulin dhe ceten e tyre dhe te vazhdoje punen per reformen.

  4. Mergimtari says:

    Fakeminderit zoti Mero, si gjithnje i sakte, godet ne shenje. Poore si kudo edhe ne kete rreforme qe eshte me e domosdoshme,Saliu nuke ri pa futur hundet, me sherbetoret qe ka, duke filluar nga Nishani dote mundohen ta sabotojne projektin qe do paraqesi qeveria edhe pse po pregatitet nga institucjone nderkombatare dhe kuadro me pervoje te vendit tone.

  5. braho says:

    Shkrim kot o Mero. Kush do ta ndryshoje fatin e drejtesise ata qe vet perfitojne nga kjo drejtesi ?

  6. Besoj says:

    Shume i sakte Mero!

  7. Arber Iliri says:

    Une nuk e dij se quani opozite se keta kecat e saliut jane vetem kundershtues per cdo gje here drejtpersedrejti dhe here me hile, vetem me pengu vendin ne progresin e tij.Me marr pushtetin dine vetem me perfitu e me e mjel si lope, kjo eshte fatkeqesi se vendit I duhet patjeter nje opozite me alternative dhe e pergatitur te qeverise.

  8. ILIRIA says:

    Ajo kuptohet qarte se cfare do opozita: Do qe te mos e zere reforma se e dine se ku e kane vendin po u zbatua reforma ne drejtesi dhe me drejtesi qe nga ish kryeminista e deri tek ish drejtora sepse te gjithe kane vjedhur nga djersa e popullit, por kush ta zbatoje thuaj jane te gjithe njesoj dhe zbatimin e ligjit e fillojne nga me i dobti dhe me fukaraj duke rritur cmime e rritur taksa deri sa nuk mund ti paguajne dhe ata qe duhen denuar vjedhin me shume.

  9. koli says:

    smund te mbahet peng shqiperia nga nje spiun i serbeve dhe kapterri i tij nishani.
    nese pd-sali qenit nuk pranon te bashkpunoj, hudhe ne referendum e i japim fund ktij filmi.

  10. ananananananannannanana says:

    Refererendum per miratimin e kushtetutes? Kush ta tha se keshtu behet?

  11. relisti says:

    a ta them une vetem 1 mendim????…mendoj se reforma ne drejtesi te mos behet nga ata qe kane krijuar dhe mbeshtetur padrejtesite me te medhaja ne kete vend…ketu duhet te fillojne reforma…

  12. ??? says:

    Reforma ne drejtesi(si te gjitha reformat qe jane bere ne Shqiperi)eshte e tipit”Hiqja Lenes-futja Prenes”Keta qe kerkojne me ngulm te hyjne ne drejtesi,kohet e fundit kane deklaruar se ne ishim ne drejtesi,dhe per te vajtur ne drejtesi kemi paguar 300 mije euro dhe nuk i nxorem dot se na hoqen.”Duam parate tona”-thone keta,pastaj shohim e bejme per me tutje,po patem kohe(sepse pastaj lind nevoja per reforme), bejme edhe nga pak drejtesi per te tjeret.

  13. ben tirona says:

    I pabesueshem si gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje