Nga Mero Baze
Beteja e paralajmëruar kundër evazionit fiskal në muajin shtator, po merr formën e një paralajmërimi represiv policor, kundër të gjithë atyre që shmangin kasat fiskale dhe prodhojnë evazion me skema në biznesin e madh. Beteja kundër evazionit fiskal është themelore për këtë qeveri, e cila përveçse e gjeti ekonominë në gjendje të keqe vazhdon të përballet me një ekonomi anemike, ende pa fuqi për t’u ringritur.
Për këtë shkak, beteja kundër evazionit fiskal duhet të jetë një betejë, e cila duhet ta nisë punën nga formalizimi dhe pastaj nga represioni.
Në këtë pikë, beteja është paksa e vonuar. Muajt e verës janë muajt vendimtar për biznesin e vogël informal, sidomos në zonat turistike të vendit, ku evazioni mund të ketë qenë deri në 90 përqind. Askund në jug e veri, nga Ksamili në Valbonë, nuk të jep njeri një faturë tatimore për çdo shërbim turistik, deri dhe tek dhoma e hotelit apo shtëpia me qera.
Qindra restorante tre mujore që funksionojnë vetëm në verë, po ashtu nuk të japin asnjë faturë tatimore. Fillimi i betejës në shtator është një shans i humbur për miliona lekë të shkuara në xhepat e biznesit të paregjistruar, i cili ka dhjam ta shtyjë deri qershorin tjetër pa kasa fiskale. Paralajmërimet për represion mund të krijojnë një klimë dyshuese për të vazhduar punë dhe mund të krijojë një tkurrje të tij për të investuar, pasi kanë fituar boll pa taksa.
E vërteta është se kjo qeveri ka favorizuar dukshëm biznesin e vogël me politikat e saj fiskale, duke i përgjysmuar taksat. Efekti, i cili duhet të ishte pozitiv është negativ. Përgjysmimi i taksave duhet të shoqërohej me një maksimalizim të formalizimit të bizneseve, duke mos lejuar askënd të ishte paregjistruar. Pra, nëse ka një politikë pozitive ndaj biznesit nga kjo qeveri, është ajo ndaj biznesit të vogël dhe ai nuk duhej toleruar më.
Por, këtu lindin pikëpyetje jo për biznesin, por për administratën tatimore. Është korrupsioni i saj që ka lejuar të shmanget formalizimi thuajse 100 përqind i biznesit të vogël, i cili nuk është nën presionin e taksave dhe skemës fiskale të biznesit të madh. Për këtë arsye, formalizimi i tij, natyrisht dhe në mënyrë represive, duhet të shoqërohet me represion dhe mbi administratën tatimore aty ku të konstatohet biznesi i paformalizuar. Çdo rezultat pozitiv i këtij aksioni duhet parë dhe si korrupsion i administratës aktuale dhe paaftësi e saj për të qenë në krye të detyrës.
Sezoni turistik që po mbyllet është një shëmbull i përkryer i pafuqisë së kësaj administrate, ose korrupsionit të saj për të mbledhur taksa. Ka restorante në jug të Shqipërisë, që mund të kenë pasur dhe radhë për të ngrënë një drekë dhe as që e dinë fare ç’është kasa fiskale. Ka qindra hotele të paregjistruara dhe mijëra apartamente që jepen me qera jashtë çdo kontrolli. Sistemi ka dalë jashtë kontrollit, pikërisht se administrata tatimore lokale nuk ka funksionuar, ose është korruptuar nga ky lloj biznesi.
Ndryshe nga biznesi i madh, i cili është i formalizuar dhe borxhet e tij janë të verifikueshme, biznesi i vogël, i superprivilegjuar nga qeveria, është jashtë kontrollit dhe prodhuesi më i rëndësishëm i evazionit.
Por, dhe biznesi i madh ka probleme që lidhen me evazionin fiskal, por që lidhen me transparencën e tij. Kjo, dhe për shkak të një sistemi taksash të rënduara në raport me të kaluarën dhe vendet fqinje. Nëse në rastin e parë funksionon represioni, në rastin e dytë duhet të funksionojë anti-depresioni i biznesit, duke stimuluar një qëndrim pozitiv ndaj tij dhe nxitje për përsosje të paketës fiskale.
Ndryshe nga aksioni kundër energjisë, ku funsionon mos-toleranca ndaj borxhit, në aksionin kundër evazionit fiskal duhet betejë për formalizim dhe pastaj për vjelje taksash. Dhe që të bëhet kjo, duhet doemos ndëshkim për korrupsionin që ka prodhuar këtë situatë. Ndryshe do të rikthehemi sërish në pikën zero.
Ilir floririn Meroooooooooooooo,e ke në ballë të (ku)vendit.Të tjerat janë broçkulla!
Korrupsion tatimoret??????
Jjjooooooooo.
Drejtoresha ka bere revolucion. Shum pak korrupsion ka mbetur. Fajin e kane qytetaret biznesmenet. Tani do e shohin rilindjen. Ska me fiq pa kas fiskale.
Deri dje kush shiste fiq pa kas behej minister. Kurse tani futen ne burg. Rilindjotet kan dale jashte kontrollit.
Z. Baze, nuk nxirret dhjame nga pleshti, thote populli. Dhe nuk e ka keq. Nje derr te therret nxjerr dhjame sa per gjithe pleshtat e botes, po kush ka bythe ta therre thuaj…
Z. Baze une mendoj qe duhet luftuar korrupsioni pastaj Evazioni. A e dini pse? Sepse korrupsioni ben qe ato parate e evazionit qe mblidhen nga shume biznese te shkojne ne pak xhepa. Rasti me i paster eshte mbledhja e detyrimeve nga OSHEE me te drejte dhe vjedhja sistematike qe po u behet atyre parave nepermjet “projekteve” te cuditshme si ky i fundit qindra milionesh per “trajnime”. Te gjithe e dime mire qe nese do te marresh para te thata organizo disa trajnime, me katering etj, etj. Ne fund nje vrime ne uje. Popullit te thjeshte mund tja futesh por jo atyre qe kane 2 pare tru. Ne kete kendveshtrim do te preferoja qe te vazhdoje evazioni derisa te zgjidhet korrupsioni.
100% dakord me ty!!!!!!!
Kisha nje pyetje:
Para 2 vjetesh biznese te vegjel qe benin fatura me tvsh dhe i mernin leket vetem kalime me banke benin deklarim prane tatimeve me nr prot qe une nuk mar leke kesh.
Tani ky rast denohet?
E mo se nuk i ke seriozisht keto qe thua,po nje cike turp qe (vazhdimesisht) talleni me kete popull dele nuk keni,nuk i dini ju z Baze vertete kush jane problemet reale e me ke lidhen te ekonomise ne Shqiperi?
Po qe se nuk luftohet korrupsioni pse kerkoni tja merrni leket biznesit apo qe ti vidhni per vete se keni ngele thate me duket. Thuhet qe ska as per rrogat ne disa institucione. Duhet nderruar qeveria. Duhen zevendesuar menjehere te korruptuarit dhe te paaftet. Imagjinoni vendi yne ne krize te thelle ne qeverine e Berishes kishte per minister Nasip Nacon tani ka Arben Ahmetajn. Po ti shohesh kush jane e kupton qe nuk kane lidhje me kete dikaster. Ekonomia ka ikur per lesh.
Problemi nuk qendron tek evazioni e korrupsioni, por tek verferia.
Parate e evazionit me mire ti kene njerezit se i shpenzojne me mire, se sa Qeveria qe i çon ne xhepat e veta.
Po per cfare administrate tatimore flet o Mero. Ku ka administrate tatimore. Shko e meri nje per nje inspektoret tatimore, dhe verifikoji kush jane, nga vijne, cfare arsimimi kane, kush eshte e kaluara e tyre, dhe cila eshte lidhja e tyre me bosat e politikes apo te biznesit? Cfare do te presesh nga kjo administrate? Vetem menyren se si te pasurohet vete, pa kush pjerdh per shtetin.
Shih edhe sa apartamente kane prone, sa dyqane, sa femije kane studjuar ne shkolla private , te mesme dhe te larte dhe pastaj nxirr perfundimiin.Ai s mund te jete vecse denim dhe konfiskiim.Mirpo kush mund te denoje dhe te konfiskoje veten? Askush.T u biem fukarenjve, biiznesit te vogel qe rrine tere diten dhe s u futet njeri ne dyqan.Rruga e duhur eshte tjeter.Ate sn mund ta dine dhe ta gjejne njerez pa vizion dhe me mendje per pasurim te shpejt.
Ne vazhdim te komentit perfekt ,te -Monit-
doja te lidhja komentin tim !
Njerezit qe jane ne administraten tatimore,jane po te njejtet njerez ,qe prisnin e percillnin nga njeri qytet tek tjetri——————-kutite e votimit ,ne vitin 1996 !Superhajdute !Injorante me kollare ! Me aresim te rregullt vetem nate !Fodulle !Kopuke !Te perlyer deri kriminele !Njerez te informalitetit !
Me morshkerdhyer ,nuk i gjen !
Qeveria ,duhet te pastroje bajgat berishiane ,parazito-politike ,te paafte ,prej administrates tatimore,sepse atje eshte dobesija e shtetit ,bile ,duhej te pastroheshin qe ne ditet e para te qeverisjes.
Nuk hecet perpara me njerez te tille !
Burri,burrit ,te kem vetem 5 nga komentuesat ketu,dhe ta bej zap te gjith vendin nga jugu ne veri te vendit !
Kjo pune nuk do as ushtri dhe as polici !
Kjo pune do vetem befasi,atje ku nuk e pret ,bjeri,ai fiton dhe shteti fiton,ai spaguan dhe une paguaj! Pse ?
Merri me rradhe nji pjese lokalesh….
Futja 5 milion lek te vjetra !
Njerit ,tjetrit e me rradhe,dhe shikoje si do te presin fature edhe kur te jesh jashte lokalit…
Shqiperia ,vetem me nji numer shume te vogel kontrolloresh ,behet lule !
Asnjihere njerez te njohur per keto pune,kuksianin coje per kontroll ne Sarande ,sarandjotin coje ne Berat,beratasin ne Shkoder e me radhe.
Vetem keshtu behet puna .
Puna e pare….pastrimi i zhulit administrave …..
Pikes i ke rene por sot adm tatimore vuan nga drejtimi i keq. Mer cv e drejtuesve dhd shikoji
Mero sot tatimet jane pa drejtim, eshte tmerr
Në Itali së fundmi emeruan si menaxherë të disa nga muzeumet më të rëndësishme personalitete të huaja të artit dhe kulturës duke shkaktuar një furtunë mediatike me arsyetimin se ishte skandal që Italia të huazonte drejtues kur kishte me bollëk në vend….
Morali i fabulës: Të jesh figurë e artit, i talentuar dhe italian nuk është arsye e mjaftueshme për menaxhimin e një muzeumi në itali.
E përshtatur sipas artit modern shqiptar te evazion-korrupsionit, një përmbledhje e praktikave më të mira korruptive turko-greke-italiane, do të konkludonim se të qënit demokrat,socialist apo lësëist i talentuar nuk është arsye për të të varur mëlçitë në qafë, përkundrazi.
rrofsh, Mero na lehtesove!
Mero, si po shkojne klikimet ?
Evazion dhe iformalitet do te kete kurdohere sepse i kane bere ligjet dhe taksat corbe duke i ndryshuar nga 2 here brenda vitit dhe duke favorizuar ata qe jane pa regjistruar fare dhe duke terorizuar ata qe jane me ne rregull kjo vjen sepse nuk ka nje ligj qe ta ndaloje bisnesin e madh dhe vipat qe te shesin mallrat e tyre tek te pa licensuarit dmth. tek ata qe jane te pa regjistruar keshtu eleminohet ajo pjesa qe nuk deklarohet duke shitur BM dhe VIPAT me pakic dhe pa NIPT dhe te ulen TVSH, dhe taksat qe te mos vazhdohet me 2 lloje fature dhe me tvsh dhe per llogari private sepse po te deklarohet cmimi real i mallit edhe xhiro do te behet me shume por edhe taksa do te mblidhen sepse do te deklarohen 100% e xhiros, dhe taksa te jete vetem 1 (nje) takse kombetare ne baze te xhiros dmth 1% – 2% apo 3% e xhiros dhe te kerkohet pastaj vetem xhirua nga kasa apo nga fatura tatimore duke eleminuar burokracite tatimore jo fitove aq apo fitove kaq duke i detyruar bisneset qe te bejne nga 2 apo 3 bisnese me nga 2 bilance qe te manovrojne duke rimbursuar tvsh tek bisnesi i madh, prandaj duhet te hiqen edhe shkallezimet 2 milion 8 milion dhe tju lihet hapesire bisneseve te vogla duke paguar ate qe ju takon ne baze te xhiros qe del nga kasa duke qene edhe shume e lehte edhe per bisneset per tu llogaritur. Vetem keshtu eliminohet evazioni dhe formalizohet cdo gje qe tregetohet. Faleminderit
Si vone u kujtuan!
Ne sezonin e plazhit, qe nga veriu ne jug, asnje lokal nuk te jep kupon tatimor.Asnje per be! Mos shkoni shume larg o tatimore, shkoni ne Durres apo Gjirin e Lalzit , ne cdo lokal, kudo, nuk te japin kupon, qofte ky biznes i vogel apo i madh.
Kompania Lura ne Gjirin e Lalzit, qe ka shfrytezuar mijra hektare nga pasuria kombetare per te ndertuar tre fshatra turistike , ka dhe dy lokale ku nuk leshojne asnjehere kupon tatimor. Nuk ju mjafton fitimi nga shitjet e hyrjeve me cmimet “sipas qejfit” por duhet te vjedhin dhe 20% te TVSH.
Meruni seriozisht njehere me peshqit e medhenj, se aty eshte dhjami!
Po behet pune me palacot e Monika Kryemadhit ?
Evazioni fiskal ne Shqiperi ndodh 90% te kompanite e medha qe kane te tera nga 2 bilance. Per sa kohe nuk funksionon adminsitrata tatimore dhe per sa kohe bankat japin kredi duke marre per baze bilacet e fshehta te ketyre kompanive eshte e kote te flasim per luftim evazioni duke kapur lokalet e lagjeve.
biznesi vogel per gjithe ju qe s dini, eshte shumica e popullit dhe jeton duke mbajt veten dhe familjen e vet te papune.dmth evazioni qe ju thoni shkon per asistence socilae brenda familjes se vet. duhet te jete ndryshe ne fakt .biz i vogel te paguaje dhe shteti ti japi asistence me leket qe mbledh per familjen.
sic duket , eshte veterregulluar nepermjet evazionit por efekti makro i tij eshte 0.
i gjiothe biz i vogel ka nje kontribut fare minimal ne buxhet shikoni statistikat, a 5% ba me pak. ja e 10 fishuat te ardhuren nga biz vogel ca fituat?
vetem i prishni jeten e i kaloni ne deshperim votuesit tuaj per te cilet duhet te kujdeseni se e keni per detyre.
si thoni ju 5 lekeshi behet 10 apo miljoni behet miliare nga kush fitoni me shume. e keshtu eshte dhe te merresh me te vegjlit. po njesoj eshte kjo pune si p[olicet qe ndalojne makinat e vjetra , si gjykatesit qe denojne fukarenjte se te pasuriot i kane frike ose me mire akoma me te p[asurit ndajne leket , me te farverit zbatojne ligjin dhe keshtu hiqen si zot.
po ca ligji do nga te vegjelit aman. e dini ju qe ne hololande te pysin do fature s doi fature? jo per evazion po se ruajne letren dhe ambientin. taksat ja marrin fixe pasi i kane analizuar madhesine e biznesit te vegjelve. po ketu 1000 ligje dhe 1000 veta qe te sulmojne biznesin nga i gjithe shteti , gjithe dun leke se ndryshe ta mbyllin tani ne finale dashka leke dhe buxheti. bejini llogarite dhe e kuptonio. a duhet te ndryshoje? po duhet? te ulen kokat e ta analizojne ca ndodh e si ndodh e pse ndodh e kush e ben? e pastaj te na thone pajoe 5 do paguash 10 sivjet vitin tjeter 12 e keshtu me radhe e mos shofim njeri ne dere te biznesit se na tmerrun. ne punojme qe te hajne te tjeret. me shkop ne dore e pse? meqe punojme do na rrifni? ku i kemi pasurite qe s pagujme taksa ? bejini llogarite se jeni me shkolle sa fitojme e sa na tepron? ca doni doni te vdesim ? po dhe ju s keni qar po vdiqem se kush do punoje per ju? une s kam pa qeveri qe te vdesi njerzit e vet. une e di qe qeveria eshte per tu kujdes per ne jo per te na vra apo jo?
OSHEE
_________________________________________________________________________
Numeri I kontrates:KRIA….. Emri I abonentit:…….
Nr. Muaji Seriali i fatures Vlera e paguar Principal Kamate Takse tv
Vlera e arketuar:……
ARKETARI
Luljeta DUROLLARI
Nuk e kuptoj,ku eshte vlera e TVSH ?!!!
O Mero,po Ju nuk e merni vesh se edhe kjo nuk eshte e vertete,qe do mbledhin te ardhura?Ju drejt tregoni bregdetin,aty ku jane milionat e miliardat e pa mbledhura,por mos haro qe pushimet ku i kaluan ministrat,drejtoret,deputetet,e si thoni ti gjobisnin? po ku do hanin e pinin pa leke? A nuk e kupton se jo rastesisht kontrolli do filloje ne Shtator? KANE MBARUAR PUSHIMET O MERO,KANE MBARUAR…….KUJT I DUHET KONTROLLI,KASA FISKALE,FATURA NE SHTATOR? EDI RAMA E TE TJERET JANE KETHYER NE TIRANE TANI.
DAKORT ME AKSIONIN E QEVERISE PER KASAT E BIZNESIT DHE EVAZIONIN ,
POR A DO TE KETE KUPON TATIMOR PER ATA MINISTRA POLITIKANE TE KORRUPTUAR PREJ 20 VITESH PER ATE SHUME TE MADHE PARASH QE MARRIN NE ZARFA ????????/ ,
A DO TE KETE NDESHKIME NDONJEHERE PER ATA ?????
CESHTE KY PANIK DHE PRESION QE I BEHET BIZNESIT SA HERE QE U TEKET
KA LIGJE KA ADMINISTRATE POR JANE NE KRYE NJEREZ TE PAAFTE DHE E KANE MENDJEN TEK RYSHFETET DHE TEK SASIA E LEKEVE QE ENDERROJNE TE FITOJNE C DO DITE , VETEM PSE JANE NE ADMINISTRATE ,
A MUND TE FLASI ETE BEJE PRESION MINISTRI I EKONOMISE , ZEDHENESI I QEVERISE QE SOT ESHTE ME I PASURI NE QEVERI PA BERE KURRE BIZNES DHE PA PAGUAR ASNJE TAKSE DHE FATURE TATIMORE SHTETIT SHQIPTAR .
HIQNI HIQNI DREJTORESHEN E MADHE QE NUK MERR VESH NGA TATIMET DHE FINACAT , DEMASKONI ATA QE FLASIN PER TAKSAT E SHTETIT DHE NGA ANA TJETER MBUSHIN TAKSAT E TYRE FAMILJARE .
po grereza qe u be blete puntore, a nuk ka pak faj,qe nga arketare u be drejtore?
Qëllimi mesa duket justifikon mjetin? Por pyetja që shtrohet është: kush është qëllimi në të vërtetë? A është vërtet ulja e informalitetit? Këtu lind një pikëpyetje e madhe, sepse në mendimin tim këtë luftë e nisi edhe qeveria Berisha në kohën e saj. Bile, ndoshta rastësisht qeveria e tij e kishte më të qartë politiken fiskale që po ndiqte, sepse thelbi i tij ishte jo rritje ulje taksash dhe shtim të bazës së tatueshme. Në fakt ata gaboheshin në thelb të çështjes sepse ashtu siç po gaboheni edhe këta çështja e ekonomisë shqiptare nuk është informaliteti, por është shkaqet që çojnë në këtë informalitetit të madh. Pra të gjithë merren me informalitetin në vetvete dhe kjo është gracka. Prandaj ajo që them ështe së edhe kësaj rradhe “mendimtaret fiskale ” të Qeverisë Rama, si Ahmetaj, Cani apo ndonjë nga tatimet po bien në grackën që ra Berisha. Por ndoshta ky është qëllimi i tyre, të bien në këtë nivel për të treguar mediatiksiht së në e kemi seriozisht. Dështimi do të jetë real, ju garantoj për këtë. I vetmi sukses do të jetë i tillë që do t’i japë të drejtë shprehjes ” Nqs të fortët janë në pushtet të pafajshmit kërkoni në burg” Pse kjo është një betejë kundër informalitetit? Për disa arsye: Ekonomia shqiptare ka problemin me Themelor që ka ekonomia e tregut: problemi qëndron në zemër të konkurrencës së ndershme. Në Shqipëri nuk ka konkurrencë të lirë dhe të ndershme. Ky është thelbi i ekonomisë shqiptare, ky është problemi i informalitetit të madh, ky është problemi qe ose nuk denoncohet informaliteti apo evazioni fiskal, ky është problemi qe edhe kur ai denoncohet, “dënohet” denoncuesi. Një biznesmen në drejtorinë e tatimeve kërkonte dy gjera: ose me hiqni edhe mua nga regjistrimi në Tvsh, ose regjistroni edhe konkurrentët e mi në tvsh. Pra, kjo betejë në mendimin tim ka dy drejtime, ose mendimtaret e Rames e kanë vullnetin por nuk kanë aftësinë të kuptojnë ose nuk kanë për qëllim real të luftojnë informalitetin. Sepse po te kishin këtë qëllim real nuk do ishte kjo rruga. Unë e kuptoj mënyrën që do ndjekin për ta bere kete, prandaj po shkruaj ketu së nuk është kjo rruga. Është e njëjta mënyrë që ndoqën më lojërat e fatit, por çfarë bënë në fakt, një vrime në uje. A U be ndonjëherë ndonjë analizë reale ekonomike për të parë efektivitetin që pati ky aksioni mbi të ardhurat tatimore. Në dijeninë time të ardhurat tatimore nga lojërat e fatit nuk U rriten pas operacionit. Turp për administratën tatimore që nuk publikoi asnjëherë efektin tatimor pas këtij operacioni, vetem kështu mund të justifikohet disi operacioni i jashtëligjshëm. Pra vijme të problemi, edhe njëherë duke parë rezultatin e operacionit mbi lojërat e fatit, normalisht logjika të çon te mendosh qe rezultati nuk do të jetë ai i pritshëm. Dhe kështu do jete së siç e thashë, në këtë ekonomi të sëmurë rëndë kura duhet të jetë në drejtim të eliminimit të shkaqeve që e kanë shkaktuar këtë sëmundje dhe jo thjesht në drejtim të qetësuesve që do të ulin përkohësisht dhimbjen e kokës të Qeverisë.
Evazioni dhe korrupsioni ne tregtaret e vegjel nqs se ndodh eshte shume shume shume nje kundravajtje ligjore dhe nuk eshte krim.
E ka drejte komentuesi “il popolo” qe thote se kjo kategori jane te shumte ne numer por….buxheti shtetit do perfitoje “dhjame nga pleshti”
Kjo kategori po mbijeton me shume halle dhe sot eshte ne kufi te egzistences dhe nje fushate “me drita ndezur” vecse do mbylle shume prej tyre ose do te sofistikoje menyrat e pageses dhe taksat..pra rezultati do jete I paperfillshem por zhurma e madhe ..se qeveria do tregoje se po punon…..
Pervec invazionit dhe korrupsionit per bizneset e mesme dhe te vogla eshte dhe KRIMI EKONOMIK me pasoja kombetare.
Ketu duhet te filloje Trimi Edi Rama pra te lere sardelet dhe te merret me korkodilat dhe sypeshkaqenet…
Per shembull:
-Te hapen letrat e floririt te Londres qe sipas dokumentave te CIA-s te publikuar kohet e fundit ilegalisht dhe ne kundershtim me cdo ligj ekonomik apo dipllomatik e ndane Berisha me Rajeronin..ne nje kohe kur shefin e opozites Fatos Nano e kalben ne burg per 100 mije dollare qe kishin vjedhur te tretet…..A nuk eshte ky nje krim ?!
-Te ri rihapen letrat e vjedhjes kozmike te rruges kombit qe ka kaluar mbi gjysem miljardi dollare..
Pse te falet manekini Lul Basha dhe nje ambasdore MR bashke dhe me Dellin e Kosoves ” e kane dhi punen” dhe te shikohen qindarkat e biznesit vogel
-Te rihapet krimi ekonomik I Berishit qe kaloi pragun e 67% te borxhit jashtem..dhe nga ana tjeter nuk ka paguar gjysem miljardi dollare te biznesit brendshem…Pse edi rama po fal kriminalisht kriminelin berishe…
Ose kush e mori kaparin e albetrolit 85 miljon dollare ?
Pse BANKERS nuk ka paguar asnje takse se ka dale me “humbje” ku nga ana tjeter ka prodhim me tre shifra miljona dollaresh ??
Pse nuk taksohet mijarderri Blendi Fejzi Esat Pashe Topatni kur rroga e tij barazohet me te presidentit Barak Obama….kush e paguan kete monster kaq shume..??
Mund te rrjeshtoj qindra krime dhe superkrime ekonomike nga kupola e berishajne,imameve,bodeve,ballive,fejzive,frangajve dhe te 2-3 ambasdoreve te akredituar ne shqiperi…por eshte e panevojeshme.
Problemi kryesor sot eshte:
Pse qeveria,parlamenti dhe Edi Rama po merren me sardelet per te nxjerre dhjame nga pleshti…dhe nuk merret me kriminelat e dhjamur me gjakun dhe djersen e shqiptareve.
Nqs se falet dhe tolerohet mafia berishiane qe kane vjedhur miliarda dhe vazhdohet lufta kunedr kasave te fukarenjeve atehere ky lloj shteti dhe pushteti eshte me I keq se fashizmi dhe komunizmi bashke…pra jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar nga paria e tiraneve te Tiranes..nen zgerdhimjen 25 vjecare te miqve nderkombetare qe kurre nuk qene te tille.
Keq ardhje per Meron qe eshte bere pjese e oligarkise,shteterore,mediatike dhe te biznesit te piste te pusht-tetareve dhe nderkombetareve qe kane pjesen e luanit.
Per Tonix e te tjere! Per ShBA thuhet se atje qytetaret dy gjera dine si ajri qe thithin: qe do te vdesin dhe qe do te paguajne billat (faturat etj). Si ia kane arritur? Me siguri rruget edhe keta tanet i dine po nuk duan t’i zbatojne. Se ndryshe ku do t’i gjejne parate qe i duhen per vota, pastaj te kthyera keto ne pushtet dhe pastaj ky i fundit i kthyer ne para per xhepat e tyre. Loje e ngaterruar kjo, prandaj eshte e do te jete nje vere ne uje dhe kjo ashtu si dhe ajo e drejtesise, qe jane ne te vertete dy shtyllat e shtetit: financat dhe drejtesia. Me keto zgjidhen dhe gjithe te tjerat. Por, po u zgjidhen keto, atehere zullumqaret do ngeleshin ose te varfer, ose do ishin ne burg. Kush e do kete fund?!…
Po turp ste vjen mo Mero dakord formalizimi Po per kasat fiskale me cmim dhe mirembajtje skandaloze perse sthia nje fjale,Po perse sflet qe cmimi ikasave eshte skandaloz,sa per pergjysmim te taksave na hoqi19000 lekeshin e tatimit mbi pagen shtoi 20000 te kontributet ,na shtoi dhe nje takse te re tatimi ne burim shto ketu edhe gjobat per mosdeklarim edhe kur je ne spital duhet te mnash internet in me vete se perndryshe kercet 100000 beje vete llogarine
Se pari duhet arrestu drejtoresha e tatimeve qe ka toleru evazionin por ajo nuk preket megjethese ne dy vjet e ka rritjen ekonomike personale me te madhe se GDP e kines. Se dyti, ashtu si dhe tek oshee, nese operacioni sjell rritje arketimesh por keto nuk perkthehn ne investime por shpenzohen per trajnime ne hotele me sauna, katering si buzua i oshee apo kurse anglishteje si miss spiropalka, ahere vari qillon, popullit i ra ky taksirat dhe do e mbaje si edhe te tjera. Pastaj ne fund burg per fakirat qe shesin fiq te pazari ri (me kujdes dhe me keta se behen ministra pas ca vitesh). Kurse per bossat e naftes, cigares, ndertimeve, etj etj, ka amnisti se me ta kjo qeveri i ka dhene provat (aksioni per dritat, punesimin ilegal, ndertime pa leje, vjedhjet e karburanteve) qe nuk ja mban sumatricja se ja mbyllin gojen me nje shuk evrosh nga ato ngjyre mavi. Xhanem 160 miljon euro kontrabande ne cigare dhe nafte qe thote fmn keta bossa e ka e bere, jo gjyshja nga kopliku qe shet duhan te hapur ke pazari shkodres.